Tag: europës

  • Ceremonia spektakolare në TKOB për Samitin e Europës, Gonxhja: Rrëfim dhe udhëtim i Shqipërisë, nga e shkuara në të ardhmen

    Ceremonia spektakolare në TKOB për Samitin e Europës, Gonxhja: Rrëfim dhe udhëtim i Shqipërisë, nga e shkuara në të ardhmen

    Politikë E Premte, 16 Maj 2025 15:25

    Një ceremoni spektakolare për Samitin e Europës u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Performanca e dhënë nga grupet ishte shumëngjyrëshe dhe gati magjepëse, duke surprizuar edhe 47 liderët dhe drejtuesit e institucioneve. Ministri Blendi Gonxhja shkruan se performanca është një rrëfim dhe udhëtim i Shqipërisë nga e shkuara në të ardhmen. ”Një rrëfim vizual dhe performativ që përshkruan Shqipërinë në udhëtimin e saj nga e shkuara drejt së ardhmes përmes historisë, trashëgimisë dhe inovacionit”.

  • “Ribashkimi i Europës, jo pa Ballkanin”/ Meloni në samitin e BE: Shqipëria është Evropë

    “Ribashkimi i Europës, jo pa Ballkanin”/ Meloni në samitin e BE: Shqipëria është Evropë

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbajtur fjalimin e saj në Samitin Evropian në Tiranë, duke uruar Kryeministrin Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, por jo vetëm. Meloni mendon bashkimin e Evropës si një moment të rëndësishëm për të gjithë.
    Giorgia Meloni:
    Më lejoni të falenderoj Edi, jo se jetoj në protektorat, por për pritjen kët edhe më ka bërë të ndihem shume e re në atë videon E uroj për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur. Jam e kënaqur do të mbështetet te vendosmëria e tij. Sot është moment i rëndësishëm për të gjithë ne. E kam mendur që identiteti europian i Shqipërisë është fakt. Shqipëria është Europë, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate apo jo. Të gjithë shtetet në këtë tryezë sot janë po aq europiane sat ë 27 shtetet e BE.
    Të gjithë janë pjesë e një të vetme ashtu si gishtat e dorës. Popuj që kanë luftuar njëri tjetrit, sot janë një i vendit. Po ndërmarrim një hap në bashkimin e europës, dhe nuk mund ta bëjmë këtë pa ballkanin perëndimor. Janë ura ndërmjet Lindjes e Perëndimit. Për këtë Italia është e angazhuar për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Këto vende duhet të kenë një perspektivë të qartë për BE. Integrimi edhe në Lindje është vetëm në të mirë të Europës, duke patur parasysh cfarë po ndodh në kufijtë tanë.
     
     

  • Samiti/ Rama: Fushata jonë ishte BE, na dha 52% të votave

    Samiti/ Rama: Fushata jonë ishte BE, na dha 52% të votave

    Edi Rama

    TIRANË- Në fjalën hapëse të samitit të Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama komentoi fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rama u shpreh se fushata elektorale e socialistëve u përqendrua e gjitha tek Europa, gjë që i siguroi socialistëve 52% të votave.
    “Ishe dyshim, por u shndërrua në provë shkencore nga Institucioni i Parashikimit të Motit Evropian, që shiu jo i brendshëm dhe këmbëngulës ishte sjell nga delegacioni britanik dje në mëngjes. Më vjen keq. Sa herë largohuni nga Europa qani. Në fakt kemi ardhur në një moment shumë domethënës në këtë vend, ku je i mësuar të shohim Shqipërinë në sytë e së ardhmes, e jo më të ta shohim të ardhëm me sytë e së shkuarës. Në fakt mbërritje juaj vijon një fushatë zgjedhore, ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë dhe jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendimi të, jo si një nismë politikash, por si një pretendim i thellë për përkatësi, jo si një grup e grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua tek këto fjalë, Europë, identitet, përkatës. Dhe identiteti fitoi më shumë se 52% të votave. Në Ballkan i kemi mbijetuar luftës shkatërrimit e rrënimin, kemi mësuar se paqja nuk ka konkurent. I kemi mbijetuar lajmeve të rreme dhe kemi mësuar se bashkëpunimi nuk ka humbës,”-u shpreh Rama.
    Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare e vendosi theksin të Bashkimi Europian.
    “Është një mozaik rajonesh, ndjejmë nevojën për një politikë që ripërcakton edhe se si jemi së bashku mes vetes dhe me botën. Një politikë që e sheh Europën si një shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur. Dhe për ta bërë këtë duhet të investojmë edhe tek zemrat dhe mendjet që mbartin me vete shpirtin e Europës. Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit. Kërkimesh shkencore, ku territore që ende nuk janë anëtare të bëhen pjesë…Duke nxitur epokën e fundit të rritjes reale…Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë. T’i japim arsye për të ndërtuar në tokën Europiane. Beteja jonë duhet të edhe diçka me atë që ne mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë. Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe forcuar besimin. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse Zoti kishte një plan edhe për Europën. Të sigurohemi që udhëtimi i Europës të jetë një udhëtim kthim dhe rilindje,”- tha Rama./ZËRI

  • 47 liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes IA, hapja e samitit në Tiranë dhe…

    47 liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes IA, hapja e samitit në Tiranë dhe…

    Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë është hapur nga një ceremoni e veçantë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që ka sjellur të qeshura dhe mjaft duartrokitje për liderët e Europës.
    Hapja është realizuar përmes një video-mesazhi nga Inteligjenca Artificiale, ku është krijuar nga një version “bebe” i çdo lideri të kontinentit, duke thënë në gjuhën amtare të secilit “Mirëseerdhët në Shqipëri”.
    Të gjithë liderët e Europës kanë reaguar duke qeshur e duartrokitur, e disa të tjerë filmonin hapjen e kësaj ceremonie.
    Më pas 47 liderët dhe 5 përfaqësues të lartë të institucioneve të BE janë mbledhur të gjithë për foton familjare të këtij samiti.

  • Samiti i Komunitetit Politik/ Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe AI-së, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

    Samiti i Komunitetit Politik/ Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe AI-së, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

    Edi Rama: Nuk duhet të investojmë vetëm te mbrojtja, por te zemrat e mendjet që do të mbartin me vete shpirtin e Europës. Pse mos të imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe Inteligjencës Artificiale. Një aleancë përtej armatimit. Një burim dijeje, kërkimi e inovacioni, ku vendet që nuk janë anëtare të BE-së bëhen kufij të rinj, ringjallje e asaj që pasoi rënien e murit të Berlinit. Duhen tërhequr të rinjtë në përqafimin e Europës, ku nga këto investime pati dividentë të lartë. T’u japim të rinjve të Europës një arsye më të mirë për të qëndruar se sa të flasim vetëm për armë, për të ëndërruar në tokën europiane.
    Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës nuk është një udhëtim rrëmbimi, por një udhëtim kthimi dhe rilindjeje, një kthim në shtëpi. Padyshim një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve por me imagjinatën e fëmijëve tanë e etërve tanë, një vizion që na takon ne ta sjellim në jetë.

    Top Channel

  • ‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

    ‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, në Sheshin Skënderbej, Tiranë.
    Rama e quan “Shtëpia e Europës”, e cila është krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë. Gjithashtu shprehet sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota.
    Postimi i Ramës:
    ‘MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë’.
     

  • Ja si duket “shtëpia” e Europës në zemër të Tiranës (VIDEO)

    Ja si duket “shtëpia” e Europës në zemër të Tiranës (VIDEO)

    “Dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

  • Tirana-kryeqendra e Europës për një ditë, Keir Starmer “krushku” i parë në Shqipëri

    Tirana-kryeqendra e Europës për një ditë, Keir Starmer “krushku” i parë në Shqipëri

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer arriti sot në Shqipëri. Kjo është hera e parë që një kryeministër britanik vjen në Shqipëri në një vizitë zyrtare. Por Keir Starmer është edhe “krushku” i parë që ka mbërritur në Tiranë për takimin e madh europian në kryeqytetin e Shqipërisë.
    Sot liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor pritet të vijnë në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili do të mbahet në Shtëpinë e Europës të zhvendosur në Sheshin “Skënderbej”. Do të vijnë 53 liderë shtetesh.

    Këmba e parë, e mbarë, ishte e kryeministrit të Britanisë së Madhe, edhe për faktin se mbetet vizita e parë e një kryeministri britanik.
    Shefi i qeverisë britanike, Starmer, njihet për dashamirësinë që ka për shqiptarët, ndërkohë na kujtohen fjalët dhe akuzat e disa pjestarëve të qeverisë së mëparshme që i quanin shqiptarët si “pushtues”.
    Ndaj ardhja e Keir Starmer është një ogur i mirë për Shqipërinë. Starmer është njeri pragmatist, pra si njeri që synon zgjidhjen e problemeve britanike, por edhe të shteteve mike.

  • Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

    Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

    Nga sheshi ‘Skënderbej’, kryeministri Rama po mban fjalimin falënderues pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
    Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti nuk i kurseu ironitë për opozitën, ku u shpreh se shqiptarët mes yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, e refuzuan këtë të fundit.
    Rama falenderoi po ashtu të gjithë emigrantët nëpër botë, të cilët votuan në këto zgjedhje për herë të parë
    Pjesë nga fjala e Edi Ramës pas fitores në zgjedhjet e 11 Majit:
    Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës të një kapeleje fake Shqipëria zgjodhi yjet.
    Mes korit tonë për Evropën dhe një grumbulli radiosh të vjetra me ca tiki take rreth e rrotull Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri.
    Kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira gjerë më sot për mua…Më është e pamundur të them me goj gjithçka që ndjej dhe mendoj përballë një arritjeje të tillë, e cila është historike jo për përmasën e fitores së PS po mbi të gjitha për momentin historik ku kjo fitore mori jetë.
    Falenderim të veçantë për shqiptarë nëpër botë, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës.
    Ka qenë një ushtrim, i parë historik për nga fakti i herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve në raport me atë të regjistruarve një ndër më të lartë në votimet e diasporës që kemi parë në europë. Shumë faleminderit nga zemra.