Europa dhe Dragoi Kinez. Është e vështirë të bisedosh me dy superfuqi, shkruan The Economist Europa po mban bisedime tregtare me të dyja superfuqitë e botës. Ajo është kërcënuar me tarifa prej 50% nga Amerika, që pritet të vendosen më 9 korrik, por janë hedhur poshtë nga një vendim gjykate, që administrata Trump e ka apeluar.Në të njëjtën kohë, Europa po përpiqet të rivendosë marrëdhëniet …
Tag: europës
-

“Politika amerikane ka ruajtur sfumaturat ndaj Europës”/ Flet analisti për zgjedhjet dhe ‘vulën’ amerikane
“Politika amerikane ndaj Europës i ka ruajtur sfumaturat e veta”, kështu u shpreh analisti Skënder Minxhozi i ftuar në një studio televizive ku argumentoi lidhur me procesin e zgjedhjeve të 11 majit, dhe deklaratën e ambasadës amerikane.
Për reagimin e ambasadës, Minxhozi tha se deklarata pa dashuri e Amerikës për Ramën pa i përmendur qoftë dhe emrin, është e pranueshme në këto pozita ku është qeveria.
Skënder Minxhozi:
“Edhe në një kontinent, të Europës, ke qëndrime ku Danimarka kërkon Groenlandën ndërsa me Melonin është në terma shumë të mirë. Politika amerikane ndaj Europës i ka ruajtur sfumaturat e veta. Unë do ngrija një pyetje para së cilës na vë deklarata, cila palë jeton më mirë dhe sheh të ardhmen më të qartë me këtë tekst në dorë.
Një deklaratë pa dashuri e Amerikës për Ramën pa i përmendur emrin do të ishte shumë e pranueshme me qeverinë në këto pozita ku ndodhet, në kontrast me një opozitë që kërkon aq shumë suport për shkeljet, kontestimet. PD kërkon kontestimin e procesit dhe shkon deri aty në qeveri teknike dhe ripërsëritje zgjedhjesh. Njëra palë ndihet komfort, ndërsa pala tjetër ka lobuar dhe ka pritur shumë para zgjedhjeve unë mendoj që pala tjetër nuk e ka marrë atë që ka pritur”. -

I pranishëm edhe Rama, Ursula von der Leyen nderohet me Çmimin “Karl i Madh”, thirrje për një Evropë të bashkuar dhe mbështetje për Ballkanin Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në qytetin historik të Aachenit në Gjermani, një vlerësim që thekson përkushtimin e saj ndaj unitetit evropian dhe vlerave demokratike.
Në ceremoninë solemne ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke reflektuar mbështetjen për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalimin e saj, von der Leyen theksoi rëndësinë e historisë, kulturës dhe vizionit për një Evropë të bashkuar, duke bërë thirrje për veprim në mbrojtje të demokracisë dhe përkrahje të aspiratave të vendeve si Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Shqipëria.Ursula von der Leyen: Ky çmim, ky qytet, janë simbol i një Europe të bashkuar. Ka kaq shumë gjëra që dëshmojnë për kulturën dhe historinë tonë, për bukurinë e jashtëzakonshme të Europës dhe për luftërat tona tragjike, për rilindjet tona të shumta dhe për ringjalljen tonë nga hiri pas dy luftërave botërore të tmerrshme.
Mrekullia e Europës – ribashkimi i fatit dhe historisë së popujve është e shkruar në këtë qytet.
Kushdo që sheh Palatine Chapel ndjen se kjo forcë është mbledhur pikërisht këtu. Çfarë vendi. Çfarë force. Katedralja është një dëshmi e jashtëzakonshme e rilindjes shpirtërore, kulturore dhe politike të Europës, e nxitur nga vizioni i Karlit të Madh.
Ideja e tij për Evropën ishte të krijonte një hapësirë, ku shkenca dhe kultura, arsimi dhe sundimi i ligjit mund të zhvilloheshin – një vend ku njerëzit përpiqen për dije dhe vlera të përbashkëta. Ai ishte i bindur se e ardhmja e Europës ndërtohej mbi të kaluarën e saj – ashtu si Kapela (kisheza) e frymëzuar nga arti bizantin, romak dhe klasik, por e formësuar për një epokë të re. Ashtu siç edhe e ardhmja jonë do të mbështetet gjithmonë mbi të kaluarën – mbi kulturën dhe dijen, historinë dhe vlerat.
Po, ky është një moment historik dhe nuk duhet ta lëmë të kalojë pa vepruar. Duhet të përballemi me këtë sfidë për Ukrainën, për Ballkanin Perëndimor.
Jam shumë e lumtur që mirëpres këtu Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Kjo është një shenjë gjithashtu për Republikën e Moldavisë dhe, shpresoj, edhe për Gjeorgjinë – për të gjithë ata që kanë vendosur në favor të një të ardhmeje të lirë dhe paqësore në Bashkimin tonë, për një Evropë më të fortë dhe më të pavarur.
Shkëlqesitë tuaja, zonja dhe zotërinj, detyra e katërt qëndron në themel të tri detyrave të tjera. Është detyra për të rinovuar dhe forcuar demokracinë tonë. Të gjithë e dimë që demokracitë janë nën sulm – nga armiq të jashtëm që veprojnë me forca të bashkuara, por edhe nga përpjekje të brendshme për ti dëmtuar. Duhet t’u kundërvihemi këtyre tendencave me gjithë energjinë tonë. -

Rama, si doktor i Europës
Në një bashkëbisedim me producentin Richard Attias, një prej organizatorëve të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), realizuar pas samitit te Komunitetit Politik Europian në Tiranë, Rama tha se BE ka shumë mjekë për një pacient, që sipas kryeministrit, hahen me njëri-tjetrin për të gjetur diagnozën.
Sipas tij. BE po vuan nga ky proces demokratik, por që sipas tij, nga ana tjetër, i duhet padyshim të ruajë demokracinë.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Richard Attias: Pak muaj më parë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ju thatë se BE-ja është më shumë “E” sesa “B”, është më shumë Europian sesa Bashkim. Si mendon se mund ta zgjidhim këtë problem, për të cilin shumë njerëz bien dakord me ju? Pra, si mund ta bëjmë BE-në të bashkuar vërtet?
Rama: Dëgjoni, një nga problemet që shoh te BE-ja vështirësia e daljes me një vendim, pasi ka shumë mjekë për një pacient, që hahen me njëri-tjetrin për të gjetur diagnozën, hahen se cili është mjekimi i duhur dhe, në një farë mënyre, BE-ja po vuan nga ky proces demokratik, por, nga ana tjetër, i duhet padyshim ta ruajë demokracinë.
Sidoqoftë, thelbi i kësaj është që BE-ja duhet të mendojë se mënyra e vetme për t’iu bërë ballë fuqive që po dalin në pah dhe këtij rendi të ri që po lind është të bëjë të pamendueshmen për të thyer fuqishëm paragjykimet që janë krijuar.
Kur organizuam KPE-në (Komuniteti Politik Europian), iu thashë të gjithëve që e kemi dekoruar këtë shtëpi me vizatimet e fëmijëve, por shoh shumë ngjashmëri mes ëndrrave të fëmijëve dhe ëndrrave të etërve themelues të Europës, sepse as njëri e as tjetri nuk janë marrë peng nga mitet e së shkuarës. Kësisoj, Europës i duhet të shkojë përtej së shkuarës së vet, e kam fjalën për të shkuarën e afërt dhe nuk duhet të humbasë bindjen dhe besimin te vetja si kontinent i paqes.
Pra, është mirë të riarmatosesh, është mirë të përgatitesh për të mbrojtur veten, por nuk duhet të harrojmë se, në Europë, nuk është vetëm territori fizik që ia vlen të mbrohet, por edhe shpirti i Europës që është praktikisht shpirti i botës. Nëse e humbasim këtë shpirt, mund të kemi edhe ushtrinë më të fuqishme, po çfarë do mbrojmë? -

Ngjela: Samiti i Europës ishte sukses për vendin tonë, së shpejti Shqipëria anëtarësohet në BE!
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian që u zhvillua më 16 maj në Tiranë la pas gjurmët e suksesit.
Por për avokatin Spartak Ngjela, shenja e tij ishte edhe më e madhe sesa një event gjeopolitik, pasi nënkuptonte edhe anëtarësimin së shpejti të Shqipërisë në BE.
Duke analizuar dhe interpretuar mesazhet e 47 liderëve të Europës në Shqipëri, fjalimet e tyre dhe prezencën pa asnjë mungesë, ish-deputeti i PD-së theksoi se kjo ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme për vendin.
“Samiti ishte sukses për Shqipërinë. Nuk po flasim për kryeministrin shqiptar, por ishte sukses për vendin. Pra, një event të rëndësishëm politik Europa e bën në Tiranë. Kjo la të kuptohej edhe sipas analizës ndërkombëtare, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i afërt dhe i shpejtë. Nuk më duhet mua individi, mua më duhet integrimi i Shqipërisë në BE. Shqipëria po shkon drejt perëndimit. Kishim një lidership që iku drejt Lindjes, tani kemi një vend afër Europës”, tha avokati për Report Tv.
Dhe nëse Shqipëria nuk del nga rruga që po ndjek aktualisht, mesazhet e krerëve të shteteve të BE-së dhe Europës do të finalizoheshin së shpejti me hyrje në familjen e madhe europiane.
“Entuziazmi i tyre ishte i dukshëm dhe i ekspozuar, të gjithë liderët erdhën në Tiranë, ishin të pranishëm. Ju e patë, Shqipëria u trajtua si një vend i BE-së, edhe fjalimet e tyre ishin të tilla. Dhe e keni të shpejtë, Shqipëria në BE. Nëse ecim në këtë rrugë, është e sigurt që do jemi në BE”, përfundoi Ngjela. -

Rama ndan pamje nga aeroporti i Tiranës ku zbritën liderët e Europës: Ndjesi e bukur Shqipërie
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për tre ditë me radhë, mirëpriti 47 liderët që morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. ”Ndjesi e bukur Shqipërie”, shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ndau sot pamje nga avionët që sollën në Tiranë pjesëmarrësit e samitit të parkuar në pistat e aeroportit.
Ekipet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës punuan me përkushtim për të garantuar që çdo avion, çdo i ftuar dhe çdo detaj të menaxhohej me përpikëri, kujdes dhe mikpritjen karakteristike shqiptare.”Ndërsa sytë e Europës ishin drejt Tiranës, jemi krenarë që ishim pika e parë e kontaktit”, theksoi TIA në rrjetet sociale. Shqipëria mikpriti më 16 maj Samitin VI të Komunitetit Politik Europian, duke shënuar kështu takimin për herë të parë në Ballkanin Perëndimor të një formati të tillë.
-

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024
Shqipëria kryeson listën e vendeve të Europës për nivelin e ulët të jetesës, ku sipas shifrave, gjysma e popullsisë në vendin tonë jeton në varfëri. Sipas të dhënave të Eurostat, në Shqipëri rreth një milionë persona jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit.
Paçka rritjes së ekonomisë së Shqipërisë në tërësi, ulja e numrit të personave që vuajnë nga një prej formave të varfërisë, është ende e ulët.Ndër vendet me përqindjen më të lartë të nivelit të varfërisë, krahas Shqipërisë, ishin edhe Turqia e Rumania. Çekia, Holanda dhe Slovenia ishin vendet me përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie.
-

Çelet ‘Java e Europës’, Gonzato: Zgjodhëm 11 projekte në 9 qytete të Shqipërisë
Çelet Java e Europës në kryeqytet. Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato e quajti një “rrugëtim nëpërmjet arteve pamore, performancave, muzikës e bashkëbisedimeve”.
“Komuniteti i artistëve në Shqipëri sollën më shumë se 200 propozime për aktivitet, gjë që na e bëri të vështirë zgjedhjen, por zgjodhëm 11 projekte në 9 qytete të Shqipërisë për 2 javët në vijim. Kemi artistë nga Shqipëria e Europa që do na angazhojnë e do na bëjnë të reflektojmë. Ne dëshironim që kjo javë të na tregonte pikërisht këtë, të bënim këto biseda kritike. Ku do shkojmë ne në këto kohë të pasigurta? Jemi miq të BE-së këtu, të kutpojmë se çfarë na bën ne europianë. Ky bashkëbisedim do jetë spontan dhe shumë personal”, deklaroi ai këtë të Hënë nga “Europe House” në Tiranë.Gonzato sëbashku me Federica Mogherini-n, Rektore e Kolegjit të Evropës, i janë bashkuar sot bisedës së moderuar nga Profesorja Belina Budini dhe Jean Monnet Chair.
-

Çelet Java e Europës, Gonzato: Zgjodhëm 11 projekte në 9 qytete të Shqipërisë
Është çelur sot Java e Europës në kryeqytet. Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato e quajti një “rrugëtim nëpërmjet arteve pamore, performancave, muzikës e bashkëbisedimeve”.
Sipas Gozatos, komuniteti i artistëve në Shqipëri solli më shumë se 200 propozime për aktivitet, nga të cilat sipas tij u zgjodhën 11 projekte në 9 qytete të Shqipërisë.
“Komuniteti i artistëve në Shqipëri sollën më shumë se 200 propozime për aktivitet, gjë që na e bëri të vështirë zgjedhjen, por zgjodhëm 11 projekte në 9 qytete të Shqipërisë për 2 javët në vijim. Kemi artistë nga Shqipëria e Evropa që do na angazhojnë e do na bëjnë të reflektojmë. Ne dëshironim që kjo javë të na tregonte pikërisht këtë, të bënim këto biseda kritike. Ku do shkojmë ne në këto kohë të pasigurta? Jemi miq të BE-së këtu, të kuptojmë se çfarë na bën ne evropianë. Ky bashkëbisedim do jetë spontan dhe shumë personal”, deklaroi ai.
Gonzato së bashku me Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës, i janë bashkuar sot bisedës së moderuar nga Profesorja Belina Budini dhe Jean Monnet Chair.

