Tag: europës

  • Fatmir Mediu takon zyrtarë të lartë të OSBE-së dhe Këshillit të Europës në Porto

    Fatmir Mediu takon zyrtarë të lartë të OSBE-së dhe Këshillit të Europës në Porto

    Kryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu gjatë Asamblesë parlamentare të OSBE-së së mbajtur në Porto, Portugali ka zhvilluar takime të shumta me pjesëmarrësit.
    Dy prej këtyre takimeve kanë qenë me Presidentin e Këshillit të Europës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së.
    Me një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se, gjatë këtyre takimeve është rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën dhe prezantimin e fakteve për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.
    Reagimi i Fatmir Mediut:
    Në Porto Portugali gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE pata kënaqësinë të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE si dhe Presidentin e Këshillit të Europës Theodoros Roussopoulos.
    Në takim ramë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me opozitën dhe prezantuar faktet e manipulimit të zgjedhjeve të 11Majit.

  • Nga tempereratura ekstreme në reshje shiu/ Moti bën kthesën ‘drastike’, në këtë ditë të javës rikthehen rrebeshet

    Nga tempereratura ekstreme në reshje shiu/ Moti bën kthesën ‘drastike’, në këtë ditë të javës rikthehen rrebeshet

    Të dielë, të hënë dhe të martë pritet rënie e maximumit, me temperatura që shkojnë deri në 32 gradë.
    Kthesë pritet të ndodhë ditën e mërkurë, kur futet në Ballkan një masë më e ftohte me origjinë nga veriu i Europës. Priten stuhi e rrebeshe në veri dhe qendër të vendit, në sasi më të paktë se në veri të Europës. Temperaturat parashikohen të mos arrijnë më shumë se 32-33 gradë celcius.
    Pas 4 ditë të freskëta, nga e diela tjetër e në vijim do të shkojmë sërish në temp 38 gradë.
    “Gushti parashikohet të jetë i nxehtë, shumë ditë pritet të kemi temperatura me 38-39 gradë celcius.
    Në pjesën e parë të gushtit, vendi do të goditet nga një tjetër valë e të nxehti që të shpresojmë të mos shkojë më shumë se 41 gradë në hije.
    Ajo që është ndryshe, është se vera do të ndjehet akoma më e nxehtë pasi temperaturat e larta nuk do të zgjasin pak ditë, por do të jenë të vijueshme, mund të shkojën deri në 12 ditë rresht. Ditët e freskëta do të jenë shumë të pakta.
    Duhet theksuar se temperaturat janë të matura në hije, ndërsa në diell ndjehen edhe 4-5 gradë më shumë se sa regjistrohet”, tha meteorologia.

  • “Më kanë bërë përshtypje miqësoret e tyre”, Artan Pogoni sheh një “mrekulli” të ekipeve të Superiores në Europë këtë sezon

    “Më kanë bërë përshtypje miqësoret e tyre”, Artan Pogoni sheh një “mrekulli” të ekipeve të Superiores në Europë këtë sezon

    Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”. Në këtë emision ishte i ftuar edhe trajneri i Korabit, Alfred Deliallisi, i cili u shpreh se Vllaznia ka bërë goditjen më të madhe me Jaxzhi. Në fakt ai erdhi i huazuar te Vllaznia vetëm për ndeshjet e Europës, si një kërkesë e Martinit që e njeh mirë nga puna e bërë te Teuta.
    “Unë mendoj se goditjen më të madhe e ka bërë Vllaznia me Jazxhi në qendër të mbrojtjes. Po flas për ndeshjet e Europës, e di që është i huazuar. Ai është ndër pikat më të forta të Vllaznisë dhe me informacionet që kam ka bërë paraqitje shumë të mira me Vllazninë. Për mua është mbrojtësi më i mirë në qarkullim, 23-vjeç. Teuta nuk ka qenë në momente të mira për ta ndihmuar Jazxhiun, më shumë e ka ndihmuar ai Teutën”, tha Deliallisi.
    Nga ana tjetër, Artan Pogoni, sheh një sinjal të mirë dhe një shpresë pozitive që ekipet e Superiores mund të shkojnë larg këtë herë në turet e Europës. Të paktën sipas panoramës së parë, skuadrat shqiptare kanë një seriozitet më të madh të treguar para takimeve vendimtare që mbushin arkat e klubit.
    “Këtë herë kam vënë re pak më shumë seriozitet. Të paktën kjo është ajo panorama e parë që unë shoh nga ekipet shqiptare. Më bëri përshtypje fakti se kanë bërë shumë ndeshje miqësore dhe kjo më pëlqen, është e mirë, kështu duket. Ka ndeshje miqësore jo vetëm brenda për brenda, pra me njëri-tjetrin, por ka shumë ndeshje miqësore me kundërshtarë ndërkombëtarë dhe emra më të fortë sesa ekipet tona. Kjo tregon se është marrë shumë seriozisht situata”, tha Pogoni. /Sport Ekspres/?

  • “Luanët e rinj” mundin Gjermaninë në finale/ Anglia U21, kampione e Europës

    “Luanët e rinj” mundin Gjermaninë në finale/ Anglia U21, kampione e Europës

    “Luanët e rinj” janë tashmë katër herë kampionë të këtij turneu, ndërsa kishin gati 40 vjet që prisnin, që pas brezit të madh të viteve 80-të të shekullit të kaluar.
    Pas një pritjeje tepër të gjatë janë kthyer fuqishëm. Futbollistët e Anglisë U21 mbetën në fronin e Europës duke fituar sërish titullin kontinental, pas një finaleje të madhe ndaj Gjermanisë.
    Të besuarit e trajnerit Li Karslej e nisën më mirë ndeshjen dhe u duk se do t’i lanin hesapet shpejt e shpejt me gjermanët. Ylli I Liverpulit, Harvej Eliot, shënoi që në minutën e 5-të, ndërsa Omari Haçinson dyfishoi shifrat në 24’.
    Gjithsesi, Gjermania nuk dorëzohete dhe kur është në versionin e lojtarëve deri 21 vjeç. Sulmuesi gjermano-shqiptar, Nelson Vaiper, goditi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke e bërë finalen më të hapur në të dytën.
    Në stadiumin “Tehelne Pole” të Bratislavës në Sllovaki, Paul Nebel gjeti barazimin 2-2 në minutën e 61-të dhe Gjermania pati mundësi edhe ta fitonte ndeshjen. Jo më kot goditi dy shtylla, por nuk pati fat.
    U deshën shtesat, por “luanët” goditën shpejt. Goli për 3-2 u shënua në 92’ dhe më pas nuk ndryshoi asgjë, ndonëse gjermanët u përpoqën shumë. Anglia U21 është katër herë kampione e Europës, vetëm një titull pas Spanjës dhe Italisë që mbajnë rekordin.

  • Skuadrat e Europës, Egnatia në fushë me rumunët e Farul

    Dje në Ohër u luajt testi Dinamo- Partizani i cili u fitua nga të kuqtë 0-1 (Keko 69′), ndërsa sot është radha e Egnatias për të matur forcat me Farul Konstanca në miqësoren e programuar të zhvillohet në orën 17:30.

    Në fakt të gjitha skuadrat e Abissnet Superiore që marrin pjesë në Kupat e Europës gjatë kësaj vere, janë shfaqur dinjitoze pasi me rezultatin në plan të dytë, kanë performuar pozitivisht.

    Aq më tepër që ditët në Ohër (Dinamo dhe Partizani), në Bansko (Bullgari) Egnatia dhe në Kompleksin e Mariborit (Slloveni) Vllaznia, janë përjekur paralelisht të stervitn, testohen dhe të kryejnë ndonjë lëvizje në organikë./Sportiim.al/

  • ‘Rama, Maduro i Europës’, Berisha: Farsa elektorale, çështje kryesore në Asamblenë e Këshillit të Europës

    ‘Rama, Maduro i Europës’, Berisha: Farsa elektorale, çështje kryesore në Asamblenë e Këshillit të Europës

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët ka komentuar sërish zgjedhjet e 11 majit, ose siç ai i quan ‘farsa elektorale. Duke folur para gezetarëve, Lideri i opozitës u shpreh se farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës.
    Kryedemokrati përmendi edhe artikullin e medias ameriaken Fox News, ku kryeministri Edi Rama krahasohej me narkodiktatorin e Venezuelës, Nikola Maduro, me emrin ‘Ramaduro’. Sipas tij kjo farsë damkosi përfundimisht edhe kryeministrin Edi Rama si Maduron e Europës.
    “Kjo farsë damkosi përfundimisht Edi Ramën si Maduron e Europës. Ajo çka mediat e mëdha shqiptare censurojnë me fanatizëm është pikërisht fakti se editoriali i rrjetit më të madh televiziv të SHBA, Fox News, po ripublikohet në një zhvillim shumë të veçantë nga mediat e tjera më të mëdha të këtij vendi dhe më influente, siç është e pavarura RealClearPolitics.
    Pra, lajmet në këto dy media më të mëdha dhe më influence në SHBA, pas aksionit historik të presidentit Donald Trump me të cilin këputi Nyjën Gordiane dhe shkatërroi impiantet bërthamore të Iranit, të ajatollahëve, mund të them se lajmi i dytë më i qarkulluar është Ramaduro. Ribotimi, ripublikimi nga RealClearPolitics, media e pavarur shumë e fuqishme, është qëndrimi më i merituar ndaj Edi Ramës.
    Farsa nuk kapërdihet. Ka tre ditë që në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, farsa elektorale është çështje kryesore. Në seanca plenare dhe në mbledhje të grupeve dhe të komisioneve. Ndaj dhe me këtë rast dua të përgëzoj përfaqësuesen e opozitës, zonjën Vokshi për qëndrimet e saj në mbrojtje të votës së lirë të shqiptarëve në tempullin e demokracisë. Mos harroni se Këshilli i Europës është institucioni që ka dy shtylla kryesore, zgjedhjet e lira dhe shtetin ligjor,” tha Berisha.

  • Luis Suarez: Përballja me PSG e vështirë, ja si mund të eliminohen kampionët e Europës

    Luis Suarez: Përballja me PSG e vështirë, ja si mund të eliminohen kampionët e Europës

    25 Qershor 2025

    11:10

    Telesport

    Luis Suarez, sulmuesi i Inter Miami, foli pas barazimit 2-2 kundër Palmeiras, i cili u lejoi amerikano-veriorëve të kualifikoheshin për raundin tjetër të Kupës së Botës për klube.
    Në këtë raund, skuadra amerikane do të përballen me PSG e Luis Enriques, kampione e Europës një muaj më parë. Sulmuesi i Inter Miami ka folur me superlativa për trajnerin e parizienëve.
    “Për mua, Luis Enrique, së bashku me maestro Tabárez, është një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time. Ne e dimë sa e vështirë është të përballesh me kampionët e Champions League”, tha Luis Suarez.
    “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi armët tona për të konkurruar. Ne duhet të korrigjojmë disa gabime që, në ndeshje si kjo, paguhen shtrenjtë“, shtoi sulmuesi uruguajan.

  • Rinumërimi i ’11 majit’/ Reagon ashpër deputetja e PD: Është e paimagjinueshme të zhvillohen zgjedhje të tilla…

    Rinumërimi i ’11 majit’/ Reagon ashpër deputetja e PD: Është e paimagjinueshme të zhvillohen zgjedhje të tilla…

    Vokshi ngriti shqetësimin për keqpërdorimin e burimeve shtetërore, përfshirë mbi 400 milionë euro të shpenzuara në publikime, licenca dhe leje elektorale, si dhe falje gjobash mbi 200 milionë euro vetëm dy ditë para zgjedhjeve.
    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në një intervistë televizive deklaroi se ka informuar grupin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës mbi situatën zgjedhore në Shqipëri. Vokshi tha se pas raportimit të saj, kishte habi nga anëtarët e grupit për mënyrën se si ndodhnin disa fenomene në procesin zgjedhor.
    Sipas saj, shkeljet kanë qenë të vazhdueshme, që nga periudha parazgjedhore e deri në atë paszgjedhore, përfshirë edhe shkelje të Kodit Zgjedhor, Kushtetutës dhe legjislacionit aktual.
    Deputetja theksoi gjithashtu rëndësinë e rrjetit të patronazhistëve, të përmendur në raportet ndërkombëtare si ato të OSBE-ODIHR, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Europës. Ajo shtoi se pamjet që ka shfaqur kryetari i PD janë prezantuar në grupin e PPE dhe në forume të tjera ndërkombëtare.
    “Në një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e paimagjinueshme të zhvillohen zgjedhje të tilla. Në fakt, këto nuk janë zgjedhje, janë thjesht votime,” deklaroi Vokshi. Ajo theksoi se pjesëmarrësit në Asamble u tronditën nga të dhënat e paraqitura.
    Në përmbyllje, Vokshi tha se ka kërkuar që sa më shpejt të dërgohet një mision faktmbledhës në kuadër të post-monitorimit, i fokusuar në shkeljet ligjore dhe të drejtave të votës së qytetarëve shqiptarë, një kërkesë që ajo e përsëriti edhe në Komisionin e Monitorimit, ku është anëtare.
    Albana Vokshi:
    Pas raportimi dhe informacionit që unë i dhashë grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, e para kishte çudi, sesi mund të ndodhnin këto gjëra.Unë bëra një informim për situatën, pra situatën parazgjedhore, zgjedhore dhe paszgjedhore. I informova për shkeljet e vazhdueshme të Kodit Zgjedhor, të Kushtetutës, të legjislacionit aktual.
    Nëpërmjet keqpërdorimit të burimeve njerëzore, mbi 400 milionë euro të shpërdoruara në publikime elektorale, në licenca elektorale, në leje elektorale, në falje gjobash mbi 200 milionë vetëm 2 ditë përpara, për bonuset 100 euro për mbi 750 mijë pensionistë.
    Më tej i informova për rrjetin e patronazhistëve, i përmendur në të gjitha raportet, edhe në të OSBE-ODIHR, edhe në Parlamentin Evropian, edhe në Këshillin e Europës.Pamjet që ka shfaqur kryetari i Partisë Demokratike, unë i kam prezantuar këtu në grupin e EPP, por i kam prezantuar edhe në grupe të tjera.
    Askush nuk mund ta imagjinojë, që në një vend që aspiron për t’u futur në Europë, mund të ketë zgjedhje të tilla. Në fakt ato nuk janë zgjedhje, janë votime.
    Të gjithë u çuditën, dhe jo vetëm u çuditën, u alarmuan, u shqetësuan, si mund të ndodhë kjo.
    Unë kërkesën time për të pasur një mision sa më shpejt që të jetë e mundur, në kuadër të misionit të post-monitorimit por fokusuar në shkeljen e legjislacionit, të shkeljes së të drejtave të qytetarëve shqiptarë për të votuar, sepse nga vota e lirë dhe e ndershme, rrjedh edhe demokracia, unë e përsërita këtë kërkesë edhe në Komisionin e Monitorimit ku unë jam anëtare sot, pra misioni faktmbledhës në Shqipëri është i mundshëm.

  • Merkato aktive, tjetër javë zyrtarizimesh për Partizanin

    Merkato aktive, tjetër javë zyrtarizimesh për Partizanin

    Kjo javë do të sjellë të tjera afrime te Partizani. Klubi i kuq po punon në merkato, ndërsa “Panorama Sport” mëson se pritet të zyrtarizohen të paktën dy përforcime të tjera para Europës.
    Partizani deri tani ka prezantuar katër lojtarë të rinj, që janë nën urdhrat e trajnerit Gega. Bëhet fjalë për Martinez, Skukën, Isgandarlin dhe Garsian. Tre emrat e fundit tregojnë fokusin e madh që i është kushtuar repartit ofensiv. Sulmi shfaqet i kompletuar, dhe pse asgjë nuk quhet akoma e mbyllur. Podstrelov, Vujnoviç, Eleke, Taipi, Domgjoni, Mintongo, Osmanllari mungojnë nga edicioni i kaluar. Me përjashtim të Taipit, emrat e tjerë u afruan pikërisht gjatë sezonit 2024-25. Largimi i tyre ka bërë që Partizani të mos e ndalë punën në merkato para Europës.

    MESFUSHA- Partizani shfaq nevoja në mesfushë. Që gjithçka të funksionojë si duhet, rol të rëndësishëm ka edhe reparti i mesfushës. Për këtë ka lindur nevoja e gjetjes së një lideri. Nuk mungojnë kualitetet, megjithatë sfidat ndërkombëtare sjellin tjetër vështirësi.
    EUROPA- Ndeshja me Kalju është më pak se tri javë larg. Sfida e parë në Ligën e Konferencës do të jetë në Estoni, më 10 korrik ora 18:45. Takimi i kthimit do të luhet një javë më pas, pikërisht më 17 korrik në “Air Albania”. Objektiv i vetëm është kalimi i turit të parë. Shorti i shmangu Partizanit rivalë “big” edhe për turin e dytë. Nëse të kuqtë kalojnë estonezët, atëherë sfida e radhës i gjen me fituesin e çiftit St. Patrik-Hegelman. Duke qenë njëra irlandeze dhe tjetra lituaneze, bën që besimi për kalimin në turin e tretë të jetë mjaft i madh.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Këshilli i Europës certifikon 11 Majin, raporti prezantohet në Asamblenë Parlamentare

    Këshilli i Europës certifikon 11 Majin, raporti prezantohet në Asamblenë Parlamentare

    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u prezantuan gjetjet e vezhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas tyre, procesi i votimit në Shqipëri ka qënë transparent dhe i qetë. Raporti tha se administrata nuk i shpëtoi dot ndikimit.
    “Delegacioni arriti në përfundimin se zgjedhjet ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale. Megjithatë, kishte një sfond shumë të polarizuar të zgjedhjeve. Kandidatët nuk po garonin në një nivel të barabartë. Edhe pse shumica e tyre ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, disa u ankuan për frikësim.”
    Megjithatë, Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës ka disa rekomandime për Shqipërinë, me nw krye depolitizimin e procesit zgjedhor.
    “Ne do të sugjeronim t’i jepet përparësi fushave të mëposhtme, duke iu drejtuar rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe OSBE-së në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe gjithëpërfshirëse, dhe gjithashtu të shqyrtohet politizimi i thellë i administratës zgjedhore, veçanërisht në nivele më të ulëta, të merren masa për të parandaluar blerjen e votave dhe të sigurohen që nuk ka përdorim të burimeve shtetërore nga pushteti partiak.”
    Vëzhguesit ndëkombëtarë vlerësuan rolin e SPAK në zgjedhje, edhe pse struktura e posaçme është përballur me jo pak akuza nga opozita.
    “Një përparim pozitiv ishte krijimi i një mekanizmi të ri koordinimi për të hetuar dhe ndjekur penalisht shkeljet zgjedhore. Delegacioni vlerësoi punën e bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, struktura speciale kundër korrupsionit kundër krimit të organizuar, e ashtuquajtura SPAK, si dhe nga zyra e prokurorit dhe Komisioni Qendror Zgjedhor, të cilat u koordinuan në mënyrë efektive për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.”
    Po ashtu, në raportin e hartuar për Shqipërinë, vëzhguesit ndërkombëtarë bëjnë apel për rishikimin e rregullave të financimit të fushatës elektorale në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.