Tag: europës

  • LIGA E EUROPËS/ Besnik Hasi përballë Etrit Berishës, UEFA u cakton grup gjyqtarësh nga Superiorja

    LIGA E EUROPËS/ Besnik Hasi përballë Etrit Berishës, UEFA u cakton grup gjyqtarësh nga Superiorja

    Një grup gjyqtarësh të kampionatit shqiptar, do të gjykojë një përballej shumë interesante mes shqiptarësh në Ligën e Europës. Nga një anë do të jetë Anderlehti i drejtuar nga Besnik Hasi, ndërsa nga tjetra BK Haken ku luan titullar Etrit Berisha.
    UEFA ka vendosur që ndeshja në fjalë të gjykohet nga kryesori Eldorjan Hamiti, i cili do të mbështetet nga një trupë plotësisht shqiptare, si në katërkëndorin e fushës, ashtu edhe në sallën e VAR-it. Asistentë të tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj, ndërsa Erjon Bastari është caktuar si gjyqtar i katërt.

    Ndërkohë, në sallën e VAR-it është Kreshnik Bajramaj si kryesor në ndeshjen e të enjtes në Bruksel, me Olsion Yzeirajn si asistent të tij.

  • Autoritetet franceze japin alarmin, ja lufta e madhe që pritet të shpërthejë në Evropë brenda vitit 2030,Ballkani në…

    Autoritetet franceze japin alarmin, ja lufta e madhe që pritet të shpërthejë në Evropë brenda vitit 2030,Ballkani në…

    Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga autoritetet franceze përmes dokumentit zyrtar “Rishikimi Strategjik Kombëtar – 2025”, i publikuar më 14 korrik nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare. Sipas këtij dokumenti, një luftë e përmasave të plota në Europë është “shumë e mundshme” të shpërthejë deri në vitin 2030, për shkak të kërcënimit në rritje që përfaqëson Rusia. Raporti vë theksin te nevoja urgjente që ka Franca për të marrë masa konkrete dhe gjithëpërfshirëse në funksion të përgatitjes për rrezikun real të një lufte të madhe që mund të zhvillohet në zemër të kontinentit europian. Ndërkohë, dokumenti thekson me realizëm se Shtetet e Bashkuara nuk pritet të jenë më të angazhuara në mënyrë aktive në çështjet e sigurisë së Europës, duke krijuar një boshllëk të ndjeshëm që duhet mbushur nga vetë vendet europiane.
    Megjithëse çdo përplasje e mundshme pritet të ndodhë jashtë territorit francez, Rishikimi Strategjik paralajmëron qartë se Franca nuk mund të qëndrojë jashtë konflikteve, duke lënë të kuptohet se një përfshirje e saj në hostilitete është pothuajse e pashmangshme. Dokumenti shtron qartë se prioritetet për Francën deri në vitin 2030 do të jenë dy: forcimi i kapaciteteve ushtarake dhe ngritja e moralit kombëtar. Këto janë konsideruar thelbësore për të përballuar një luftë të mundshme dhe për të përgatitur vendin ndaj aktiviteteve destabilizuese që mund të ndodhin edhe brenda kufijve francezë, si dhe ndaj pasojave që ato sjellin. Në këtë kontekst, theksohet domosdoshmëria e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen kombëtare, në mënyrë që të modernizohen forcat e armatosura dhe të rritet rezistenca strategjike e shtetit. Ajo që bie në sy dhe përbën mesazhin më të drejtpërdrejtë të dokumentit është identifikimi i Rusisë si një kërcënim i qartë, i drejtpërdrejtë dhe i “pa mëdyshje” për Francën dhe për të gjithë kontinentin europian.
    Në analizën e tij, dokumenti shpjegon se:
    “Kremlini prej kohësh dhe në mënyrë të përsëritur, në deklarata zyrtare, e ka paraqitur Francën dhe europianët si armiq. Prioritizimi i këtij kërcënimi… e vendos Europën në një konfrontim afatgjatë. Perspektiva e një agresioni të ri rus ndaj Europës brenda 3 deri në 5 vite është një element kyç në interes të mbrojtjes dhe sigurisë europiane”. Raporti thekson se nuk ekzistojnë asnjë shenjë apo sinjal që të tregojnë se Presidenti Vladimir Putin është gati të heqë dorë nga politikat e tij agresive, nga armiqësia ideologjike ndaj Perëndimit apo nga ambiciet e tij territoriale. Këto qëndrime janë ndërtuar mbi praninë e komuniteteve ruse ose rusisht-folëse jashtë kufijve të Federatës Ruse, të cilat shpeshherë përdoren si justifikim për ndërhyrje dhe agresion. Putin mbetet i udhëhequr nga ideologjia e një “Rusia të përjetshme” dhe nga kundërshtimi i ashpër ndaj asaj që ai e përshkruan si dekadencë dhe hegjemoni perëndimore, thekson dokumenti zyrtar francez. Për më tepër, qeveria franceze shpreh shqetësim për rritjen e mëtejshme të kërcënimit rus, i cili sipas analizës së tyre është duke u ushqyer nga zgjerimi i industrisë së mbrojtjes në Rusi. Rishikimi Strategjik paralajmëron për agresione të reja të mundshme, që mund të përfshijnë jo vetëm Ukrainën, por edhe Moldavinë dhe rajonin e Ballkanit, duke vënë kështu në rrezik drejtpërdrejt stabilitetin e Europës Juglindore.
    Në një nga konkluzionet më të forta të dokumentit, theksohet se:
    “Rezultati i fazës aktuale të luftës në Ukrainë është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Europës”, duke shtuar se siguria europiane varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ajo që do të ndodhë në fushëbetejat ukrainase. Për këtë arsye, Rishikimi Strategjik – 2025 e përmbyll analizën me një thirrje të qartë dhe të vendosur: Europa duhet të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës, pa lëkundje dhe pa vonesa. Ky dokument i rëndësishëm i qeverisë franceze vjen pas një sërë paralajmërimesh të mëparshme nga Presidenti Emmanuel Macron, i cili ka kërkuar në mënyrë të përsëritur rritje të konsiderueshme të buxhetit të mbrojtjes, duke theksuar se Europa po përballet me kërcënimin më serioz ndaj lirisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në fjalimin e tij drejtuar Forcave të Armatosura Franceze, përpara festimeve të Ditës së Bastijës, Macron e cilësoi këtë periudhë si një moment kritik për kontinentin europian, duke e akuzuar hapur Rusinë se po ndjek ambicie të rrezikshme imperialiste, që nuk mund të neglizhohen apo të injorohen më nga asnjë vend i Europës.

  • “Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

    “Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

    Kryeministri Edi Rama foli në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, në Bavari të Gjermanisë, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës.
    Fjalimin e tij në Bavari, kryeministri e nisi duke iu kthyer Europës së dikurshme, më saktë Bavarisë, si një simbol i bukurisë dhe vizionit romantik. Prezencën në pallatin historik nuk e cilësoi vetëm nder, por një privilegj të rrallë.
    “Të gjendesh këtu, nën harqet e një pallati që lindi nga një ëndërr për bukurinë, vetminë dhe përjetësinë, do të thotë të ndjesh diçka më të madhe se arkitektura. Është të përqafosh një ide që është bërë e përjetshme. Sovrani bavarez që ndërtoi këtë vend u quajt i çmendur. Për përkushtimin ndaj bukurisë, sepse zgjodhi shpirtin, jo shpatën. Romantiku i fundit i madh i pushtetit, sundoi me ëndrra, jo me dekrete.”
    Më pas, ndaloi te sfidat aktuale të Europës, në një kohë frike për copëtim, për harresë të asaj që i mban të lidhur popujt.
    “Sonte, muzika na fton të kujtojmë se Europa ka qenë dhe duhet të mbetet civilizim. Një mënyrë për të besuar se bukuria ka peshë politike, se arti nuk është luks, por stil jetese. Ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore, por një mbledhje rezistence ndaj dëshpërimit që e sheh kulturën si dekor, ndaj zhurmës që mbyt zërin njerëzor.”
    Kryeministri ndau edhe kujtime nga Shqipëria e komunizmit dhe fëmijëria e tij.
    “Në Shqipëri, ne e dimë si tingëllon heshtja. Jetuam për dekada të shkëputur nga sonatat dhe sallat e koncerteve. E megjithatë, muzika gjente rrugën e vet. E mbaj mend kur isha fëmijë dhe shihja filma bardh e zi, me një antenë të paligjshme. Sot, muzikantët shqiptarë studiojnë në Mynih e Berlin, fëmijët tanë rriten jo më me ëndrrën për t’u arratisur, por për të bashkëpunuar.”
    Në vijim, përmendi një moment domethënës për Shqipërinë, që e lidh me Bavarinë.
    “Si mund të mos kujtoj këtu në Bavari një gjest të guximshëm për Shqipërinë? Në vitin 1984, Franz Strauss erdhi në Shqipëri, jo me kërcënime, por me oferta. Jo për të lëpirë regjimin, por për të hapur një dritare për popullin. Sot, ajo dorë ndihet ende. Shqipëria është e hapur dhe mirënjohëse. Ai moment provon se urat nuk ndërtohen vetëm kur kalimi është i lehtë – ndonjëherë ndërtohen në heshtje.”
    Në fund, ai i bëri thirrje Europës që të mbrohet jo vetëm me fuqi, por edhe me me art.
    “Bavaria na kujton se fuqia ekonomike dhe thellësia kulturore janë binjake. Europa pa shpirt, nuk është më Europë. Duhet të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e saj! Atë që duhet ta mbrojmë jo vetëm me traktate, jo vetëm me ushtarë, por në rrugë, në klasat e fëmijëve dhe në skutat e fshehta të ëndrrave tona. Le të jemi pak të çmendur, si Ludvigu, sa të besojmë në bukuri dhe ta mbrojmë, ta bëjmë sërish zemrën e Europës.”
    Herrenchiemsee Festspiele “është një festival prestigjioz muzikor që zhvillohet çdo verë në ishullin Herreninsel, në liqenin Chiemsee të Bavarisë, Gjermani.
    Edicioni 2025 zhvillohet nga 15 deri më 27 korrik, me koncerte të përditshme që fillojnë në orën 19:00. Programi përfshin muzikë klasike të nivelit të lartë, me pjesëmarrjen e interpretuesve të njohur ndërkombëtarisht. /tvklan.al

  • Edi Rama në Ceremoninë e Hapjes së ‘Herrenchiemsee Festspiele’, kryeministri: Privilegj i rrallë që do ta mbart me vete për gjithë jetën

    Edi Rama në Ceremoninë e Hapjes së ‘Herrenchiemsee Festspiele’, kryeministri: Privilegj i rrallë që do ta mbart me vete për gjithë jetën

    Kryeministri Edi Rama ishte prezent sot në Ceremoninë e Hapjes së ‘Herrenchiemsee Festspiele’

    Fjala e Kryeministrit Edi Rama, i ftuar i nderit nga qeveria e Bavarisë, për të mbajtur fjalën e rastit në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës.
    Rama u shpreh ndër të tjera se se ky kontinent është trashëgimia e përbashkët e të gjithëve dhe se Europa është civilizim.
    Fjala e Ramës:
    Të gjendesh këtu, në ishullin Herrenchiemsee, nën harqet e një pallati që lindi jo nga politika, por nga një ëndërr — një ëndërr për bukurinë, vetminë dhe përtejshmërinë — do të thotë të ndjesh diçka më të madhe se arkitektura, më të qëndrueshme se guri. Do të thotë të përqafosh një ide që është bërë e përjetshme. Dhe të ftohesh këtu, përpara jush, në këtë rast të posaçëm, nuk është thjesht nder, është një privilegj i rrallë, që do ta mbart me vete për gjithë jetën.
    Mbreti Ludvig II, sovrani bavarez që ndërtoi këtë vend, u quajt i marrë. I çmendur sepse harxhonte pasuri jo për ushtri, por për Vagnerin. Jo për pushtime, por për përsosjen e së bukurës. I marrë, me fjalë të tjera, sepse zgjodhi shpirtin jo shpatën.
    Dikur, ai tha: “Dua të mbetem një enigmë e përjetshme për veten dhe për të tjerët.” E ashtu, ai u bë diçka tjetër — romantiku i fundit i madh i pushtetit. Njeriu që nuk sundoi me dekrete, por me ëndrra.Ja ku jemi sot, në zemër të asaj ëndrre, në një kohë kur Europa, shtëpia jonë e përbashkët, trashëgimia jonë kolektive, gjendet edhe njëherë e rrethuar nga oshtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur bashkë.
    Sonte, muzika na bën ftesë të kujtojmë. Të kujtojmë se Europa nuk ka qenë kurrë veç një traktat a një monedhë, as thjesht një parlament apo një treg. Europa ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim. Një mënyrë për të ndjerë botën. Një mënyrë për të besuar, siç besonte Ludvigu, se bukuria ka peshë politike, se arti nuk është luks, por një mënyrë të jetuari.
    Ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore. Në sfidën e tij të heshtur, ai është një mbledhje rezistence. Rezistencë ndaj cinizmit që e mpak Europën veç në burokraci. Rezistencë ndaj dëshpërimit që e sheh kulturën si dekor. Rezistencë ndaj zhurmës që mbyt zërin njerëzor.
    Ne, në Shqipëri, e dimë ç’tingull ka heshtja. Për dekada të tëra, jetuam pas perdes së hekurt që e ndërtuam vetë, të shkëputur nga simfonitë dhe sonatat që mbushnin sallat e koncerteve të Europës së lirë. E megjithatë, edhe atëherë, muzika e gjente rrugën e saj. Një kasetë e hyrë kontrabandë, një partiturë e ndaluar, një kujtim nga një koncert përpara se të ngriheshin muret.Dhe e mbaj mend, si fëmijë, herën e parë që pashë “Ludwig”, kryeveprën tronditëse të Luchino Viscontit. Jo në kinema. As me ngjyra.
    Por bardhë e zi, përmes një kutie të vogël me ekran, kapur nga një antenë e paligjshme, e bërë me tel rrobash, që sfidonte ndalimin nga regjimi të televizioneve të huaja. Ai film, ajo kredhje poetike thellë në shpirtin e një mbreti që dashuronte tepër dhe bukur, la gjurmë tek unë, jo vetëm si shikues, por si qytetar i ardhshëm i një Europe që ende nuk e kisha parë dhe që, të them të drejtën, as e imagjinoja që do e shihja në të gjallët e mi.
    Po sot? Sot, muzikantët shqiptarë studiojnë në Mynih dhe Berlin. Sot, muzikantët gjermanë interpretojnë në Tiranë. Tani fëmijët tanë rriten pa ëndrrën për t’u arratisur, por për të bashkëpunuar. Kjo nuk është rastësi. Kjo është Europa që bën atë për të cilën është krijuar: të bashkojë përmes krijimit, të lartësojë përmes shkëmbimit. E si të mos e kujtoj këtu në Bavari një gjest të guximshëm nga kjo tokë, të cilin historia gati e ka harruar, po ne jo. Në vitin 1984, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur për botën, Franz Josef Strauss, figura madhore e Bavarisë, erdhi në Shqipëri. Nuk erdhi me kërcënime, por me oferta. Jo për të lajkatuar regjimin e egër, por për të hapur një dritare për popullin shqiptar. Ai i zgjati dorën një vendi, që nuk dinte si ta pranonte. Regjimi tha, “jo”. Historia, për fat të mirë, tha, “prit”.
    Sot, ajo dorë ndihet ende. Bavaria qëndroi e hapur kur Shqipëria ishte e mbyllur. Tani Shqipëria është e hapur dhe mirënjohëse. Ai moment ka vlerë, sepse dëshmon se urat nuk ndërtohen vetëm kur kalimi është i lehtë. Ndonjëherë, ndërtohen në heshtje, në pritje që të shfaqet ana tjetër. Më lejoni të flas sinqerisht: Europa që unë ëndërroj nuk është ajo ku flasim të gjithë të njëjtën gjuhë apo besojmë të njëjtat gjëra. Është një Europë ku një mbret bavarez që shkon me ngulm pas bukurisë mund t’i flasë përtej shekujve një kryeministri shqiptar të kohëve moderne dhe të bien dakord. Është një Europë ku një përpjekje e harruar nga një burrështetas bavarez mund të bëhet rrënja e një miqësie të sotme.
    Mikpritësve tanë në Bavari u them faleminderit me gjithë zemër, jo vetëm për këtë ftesë, por për shembullin që vazhdoni të jepni. Bavaria na kujton se fuqia ekonomike dhe thellësia kulturore nuk janë të kundërta — janë binjake, se begatia pa poezi është e zbrazët, se pushteti pa kujtesë është i verbër, se Europa pa shpirt, nuk është më Europë. Dhe nëse duhet të riarmatosemi për të mbrojtur tokën europiane, na duhet, njëkohësisht, të rishpikim veten, për të mbrojtur shpirtin e Europës.
    Më lejoni të falënderoj edhe Kryeministrin tuaj, Markus Söder, jo vetëm si një burrështetas me bindje dhe qartësi, por si mik. Shqipëria e vlerëson zërin e tij, vizionin e tij për Bavarinë dhe respektin e tij për larminë europiane. Dhe unë, personalisht, vlerësoj ngrohtësinë dhe mirëkuptimin që ka shfaqur Kryeministri juaj, të cilat, më besoni, nuk janë aq të zakonshme sa duhet në qarqet e larta të kontinentit tonë. Le të bëjë sonte muzika që do të dëgjojmë atë që fjalimet nuk mundin e le t’i shtojë bukuria e këtij pallati atë që fjalët s’e bëjnë dot.
    Le ta mbartë shpirtin e Europës, atë që Ludvigu e dëgjoi, kur të tjerët nuk dëgjonin asgjë. Atë që duhet ta mbrojmë jo vetëm në traktate dhe jo thjesht me ushtarë, por në rrugët tona, në klasat e fëmijëve tanë dhe skutat e heshtura të ëndrrave.
    Le të jemi siç ishte Ludvigu, pak të çmendur, të paktën një grimë, ndoshta jo edhe aq sa ai. Të çmendur deri aty sa të besojmë në bukuri, të marrë deri aq sa ta mbrojmë. Të çmendur mjaft aq sa ta bëjmë bukurinë sërish zemrën e Europës. Ju falemnderit!

    Top Channel

  • 30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

    30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

    Shqipëria ka shënuar sot 30-vjetorin e anëtarësimit në Këshillin e Europës.
    Lidhur me këtë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka shpërndarë një mesazh, ku ka vlerësuar këtë moment historik si një hap thelbësor në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut në vendin tonë.
    Ajo nënvizoi se gjatë kësaj legjislature, si rezultat i reformave në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të Këshillit të Europës më 21 prill 2024.
    Po ashtu, Spiropali shprehu gjithashtu mirënjohjen për punën dhe kontributin e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për angazhimin në të gjitha çështjet kyçe ndër vite.
    Mesazhi i Spiropalit:
    “30 vjet më parë Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës, një hap kyç në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut.
    Ky përvjetor na kujton se angazhimi i vazhdueshëm për konsolidimin e institucioneve e vlerave demokratike dhe progresi në sistemin e pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, mbetet prioritet i Kuvendit.
    Si rezultat i reformave transformuese në sistemin e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe përparimit në zbatimin e standarteve të të drejtave të njeriut, gjatë kësaj legjislature, në 21 prill 2024, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të Këshillit të Europës.
    Si vendi kandidat pararojë për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është moment për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar dhe për të shumëfishuar kontributet për Shqipërinë Europiane.
    Është rasti të përsërisim qëndrimin e vendosur të Shqipërisë se Këshilli i Europës, kjo organizatë prestigjoze e me impakt global, është jo e plotë pa Republikën e Kosovës dhe se anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt.
    Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin konsistent, të vlerësuar e të spikatur të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të KiE, për të gjitha çështjet kyçe përgjatë këtyre katër viteve.”

  • 30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KE, Spiropali: Duhet të ndodhë sa më shpejt edhe për Kosovën

    30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KE, Spiropali: Duhet të ndodhë sa më shpejt edhe për Kosovën

    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka dhënë një mesazh mbi rrugëtimin demokratik të vendit dhe reformat institucionale që e kanë shoqëruar.
    Ajo tha se ky është moment për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar dhe për të shumëfishuar kontributet për Shqipërinë Europiane.
    “30 vjet më parë Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës, një hap kyç në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Ky përvjetor na kujton se angazhimi i vazhdueshëm për konsolidimin e institucioneve e vlerave demokratike dhe progresi në sistemin e pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, mbetet prioritet i Kuvendit.
    Si rezultat i reformave transformuese në sistemin e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe përparimit në zbatimin e standarteve të të drejtave të njeriut, gjatë kësaj legjislature, në 21 prill 2024, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të Këshillit të Europës. Si vendi kandidat pararojë për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është moment për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar dhe për të shumëfishuar kontributet për Shqipërinë Europiane’, tha ajo.
    Spiropali tha se anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt.
    Është rasti të përsërisim qëndrimin e vendosur të Shqipërisë se Këshilli i Europës, kjo organizatë prestigjoze e me impakt global, është jo e plotë pa Republikën e Kosovës dhe se anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt. Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin konsistent, të vlerësuar e të spikatur të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të KiE, për të gjitha çështjet kyçe përgjatë këtyre katër viteve’, tha ajo.

  • Spiropali mesazh në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e  Europës: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt

    Spiropali mesazh në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e  Europës: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali dha një mesazh për 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës.  

    “30 vjet më parë Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës, një hap kyç në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut.
    Ky përvjetor na kujton se angazhimi i vazhdueshëm për konsolidimin e institucioneve e vlerave demokratike dhe progresi në sistemin e pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, mbetet prioritet i Kuvendit.
    Si rezultat i reformave transformuese në sistemin e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe përparimit në zbatimin e standarteve të të drejtave të njeriut, gjatë kësaj legjislature, në 21 prill 2024, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të Këshillit të Europës.
    Si vendi kandidat pararojë për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është moment për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar dhe për të shumëfishuar kontributet për Shqipërinë Europiane.
    Është rasti të përsërisim qëndrimin e vendosur të Shqipërisë se Këshilli i Europës, kjo organizatë prestigjoze e me impakt global, është jo e plotë pa Republikën e Kosovës dhe se anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt.
    Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin konsistent, të vlerësuar e të spikatur të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të KiE, për të gjitha çështjet kyçe përgjatë këtyre katër viteve”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

    Top Channel

  • VIDEO/ Kampionët e Europës i tregojnë forcën Realit, PSG dhuron spektakël dhe shkon në finalen e Kupës së Botës për Klube

    VIDEO/ Kampionët e Europës i tregojnë forcën Realit, PSG dhuron spektakël dhe shkon në finalen e Kupës së Botës për Klube

    PSG është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube teksa mundi 4-0 Real Madridin. Kampionët e Europës treguan forcën shumë shpejt, teksa realizuan me Ruiz. Pak më vonë Dembele dyfishoi shifrat, ndërsa brenda pjesës së parë, Ruiz kompletoi dopietën personale.

    Në disavantazh të 3 golave, Los Blancos e patën të pamundur për t’u rikthyer në lojë. Shumë pak për të thënë për të besuarit e Alonsos, në një ndeshje për t’u harruar.
    Goncalo Ramos vendosi emrin në listën e golashënuesve, me një gol në fund.
    Në finale shkon PSG, me të besuarit e Luis Enrique që do përballen me Chelsea.

  • Lufta tregtare me dy fronte e Europës

    Lufta tregtare me dy fronte e Europës

    Nga David Amiel* Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Kina po zhvillojnë luftë tregtare kundër tij, Bashkimi Europian ndodhet në territor të panjohur. Ai duhet të hartojë plane veprimi që marrin në konsideratë dallimet e mëdha, si dhe ngjashmëritë e rëndësishme, mes këtyre dy përballjeve.Lufta tregtare me SHBA-në erdhi disi si befasi, megjithëse nuk duhej të ishte, duke pasur parasysh armiqësinë e hapur të presidentit Donald Trump ndaj BE-së dhe konceptin e tij të gabuar mbi dinamikat e tregtisë. Trump ankohet për deficitin tregtar të SHBA-së me BE-në, por ky deficit ekziston vetëm për mallrat; në sektorin e shërbimeve, SHBA ka suficit ndaj Europës. Tarifat e vendosura nga Trump janë si ta qëllosh ekonominë amerikane në këmbë, pa ndikuar aspak në uljen e çekuilibrave të llogarisë korrente, të cilët burojnë kryesisht nga norma e ulët e kursimit në SHBA.Kjo nuk është thjesht një çështje tregtare, por edhe politike. Administrata Trump kërkon të frikësojë dhe të përfitojë lëshime nga Europa, edhe nëse kjo rrezikon rritjen e vet ekonomike. Trump me shumë mundësi beson se europianët do të tërhiqen, duke i dhënë mundësinë të mburret në vend për një “fitore”.Lufta tregtare me Kinën është njëherazi më pak befasuese dhe më e rrezikshme, pasi përbën një sfidë ekzistenciale për ekonominë europiane. Që prej pranimit të saj në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001, Kina ka arritur të barazohet me ekonomitë e përparuara në produktivitet, por jo në paga dhe standarde sociale. Kështu, edhe pse ndodhet në kufijtë e inovacionit në shumë industri, Kina vijon të ketë kosto pune shumë më të ulëta se vendet më të pasura.Kjo përzierje mes teknologjisë së nivelit të Silicon Valley-t, kostove të ulëta të punës dhe fuqisë punëtore masive të një prej vendeve më të populluara në botë, e bën Kinën një kundërshtar të frikshëm. Pjesë të mëdha të industrisë europiane janë në rrezik. Nuk bëhet më fjalë vetëm për çelikun dhe aluminin. Konkurrenca është shtrirë tek automjetet, kimikatet, farmaceutikën, makineritë dhe pajisjet dhe shumë sektorë të tjerë.Ashtu si tarifat amerikane, edhe veprimet e Kinës janë të motivuara fort nga qëndrimi politik. Duke akumuluar kapacitete të tepërta industriale, një burim kyç i tensioneve tregtare me Europën, regjimi kinez synon të projektojë fuqinë e tij në arenën ndërkombëtare dhe të ruajë kontrollin ndaj popullsisë. Kjo shpjegon përse thirrjet e përsëritura për të kaluar drejt një modeli të orientuar më shumë nga konsumi i brendshëm, i cili do të rriste standardin e jetesës së qytetarëve, nuk gjejnë përgjigje nga udhëheqësit kinezë.Historiani grek Polibi ia atribuonte rënien e qytet-shteteve greke përballë perandorisë romake jo mungesës së burimeve, por sistemeve politike të vjetruara, mungesës së unitetit dhe vetëkënaqësisë. Kështu që, ndërsa ngritja e Kinës ngjall shqetësim në SHBA për “kurthin e Tukididit”, sipas të cilit frika e fuqisë domuniese ekzistuese nga një sfidues në ngritje çon në luftë, ajo ngjall gjithashtu spektrin e “kurthit të Polibit” që çon në rrënimin e Europës.Nëse Europa dëshiron të mbetet një aktor global, duhet të tregojë se, ashtu si Kina dhe SHBA, është e aftë të përballojë probleme ekonomike afatshkurtra për të mbrojtur interesat e saj strategjike afatgjata. Pranimi i kërkesave të padrejta amerikane mund të duket si zgjidhje e mirë për rritjen e muajit të ardhshëm, por do të ishte katastrofale në planin afatgjatë, jo vetëm për shkak të lëshimeve, por edhe për precedentët që do të vendoste për një administratë amerikane të përqendruar te shantazhi. Të gjithë aktorët globalë do të vënë në dyshim gatishmërinë e Europës për t’i rezistuar sjelljeve grabitqare.Përqafimi i Kinës si alternativë ndaj SHBA-së do të ishte si të hidhesh nga tigan në zjarr, sepse do të krijonte një varësi të re, që mund të keqpërdorej lehtësisht. Të dyja qasjet do të çonin në vasalitet.Periudha aktuale e përplasjeve mes fuqive të mëdha, shpresojmë, nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ndërkohë, Europa duhet të gjejë mënyra për të forcuar qëndrueshmërinë e saj. Kjo kërkon gjetjen e levave të reja të rritjes, ndjekjen e bashkimi për “kursim dhe investim”, heqjen e shumë pengesave të mbetura të tregtisë së brendshme, dhe hapjen e rrugës për investimet publike përmes huamarrjes së përbashkët.Për këtë qëllim, BE-ja mund të marrë në konsideratë mbajtjen e një samiti të jashtëzakonshëm këtë vjeshtë të përqendruar në krijimin e një strategjie për nxitjen e rritjes ekonomike (growth-engine strategy) për dy vitet e ardhshme, veçanërisht nëse dështojnë negociatat tregtare me SHBA-në. Një plan i tillë duhet të synojë përshpejtimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në raportin shumë të lakuar të ish-kryeministrit italian dhe ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, mbi konkurrueshmërinë europiane, përfshirë mobilizimin e fondeve të nevojshme.Gjatë gjithë këtij procesi, Europa duhet të tregojë përulësi. Ajo duhet të bëjë më shumë se të pranojë, siç bëri duke porositur raportin e Draghi-t, se ka mbetur pas në shumë sektorë industrialë, dhe të përdorë vetë mjetet që i dhanë Kinës përparësi. Në veçanti, BE-ja duhet të kërkojë dhe zbatojë një “preferencë europiane” në tregjet strategjike dhe, edhe më e rëndësishmja, të përfshijë transferime teknologjike të detyrueshme për disa investime.Si përfundim, me kuadrin rregullator të OBT-së që duket gjithnjë e më i vjetëruar, BE-ja duhet të ndërtojë marrëveshje të reja tregtare me ekonomi, që nuk janë të rreshtuara as me SHBA-në dhe as me Kinën, veçanërisht në Azinë Jugore. Duke theksuar parashikueshmërinë dhe respektimin e rregullave, këto marrëveshje mund të nisin me bashkëpunim industrial të synuar, i cili zbatohet shumë më shpejt.Historiani i shekullit XIX, Fustel de Coulanges, vërejti se, ndërsa Roma avanconte drejt Greqisë, “të gjithë të huajt e dinin se grekët mund të ‘bliheshin’, ose individualisht dhe fshehurazi, ose hapur dhe si qytet.” Nëse BE-ja dëshiron të shmangë rrënimin përballë fuqive të mëdha që do ta rrethojnë, ajo duhet ta bëjë të qartë se kjo nuk është e vërtetë për europianët e sotëm. Copyright: Project Syndicate, 2025.www.project-syndicate.org* David Amiel është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Francës nga partia Rilindja (Renaissance).Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nisja e aventurës në Europë për skuadrat shqiptare, Duka: Suksese, pres përfaqësim dinjitoz

    Nisja e aventurës në Europë për skuadrat shqiptare, Duka: Suksese, pres përfaqësim dinjitoz

    Ekipet shqiptare po i japin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjet e Europës.Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka uruar suksese në arenën europiane ekipeve si Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Dinamo.
    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i FSHF, inkurajoi të gjitha skuadrat që të bëjnë maksimumin për të shkuar sa më larg në këtë rrugëtim.

    “Dua t’u uroj suksese klubeve tona në kupat e Europës! Egnatias, që nis e para rrugëtimin në kualifikueset e Champions League, e për të vijuar me Partizanin dhe Vllazninë në turin e parë të Conference League, si dhe Dinamo City që do e nisë nga turi i dytë rrugëtimin e saj europian.
    Është shumë e rëndësishme për të gjitha klubet, por edhe për futbollin shqiptar, një përfaqësim dinjitoz në Kupat e Europës, qoftë për financat, qoftë për të treguar nivelin e kampionatit.
    Ndaj i inkurajoj të gjitha klubet të bëjnë maksimumin e tyre për të kaluar sa më shumë ture e pse jo për t’u përfaqësuar sërish në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane”, shkruan Duka.