Tag: europën

  • Gripi që po alarmon Europën, varianti “K” është shumë ngjitës dhe më agresiv

    Gripi që po alarmon Europën, varianti “K” është shumë ngjitës dhe më agresiv

    Varianti K virusit të gripit i cili ka alarmuar shumë shtete në botë, ende nuk është të identifikuar në Shqipëri. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se zyrtarisht kemi hyrë  sezonin e gripit, por  Laboratori i Virologjisë deri tani  ka kapur raste me nëntipin Ah1n1 dhe Ah3n2.
    Ky i fundit jo vetëm është më agresiv por këtë dimër  vjen I ndryshuar gjenetikisht duke sjellë me vete edhe nëntipin K. Sipas  komiteteve shkencore në botë, ky variant është shumë ngjitës dhe pritet të rëndojë situatën nga shtrimet në spitale.
    Autoritet shëndetësore botërore, OBSH dhe ECDC tashmë kanë pranuar efikasitetin e ulet të vaksinës së gripit ndaj këtij mutacioni I cili ka qarkullim të lartë në të gjithë Europën. Megjthatw specialistwt e ISHP-sw deklarojnë se nuk ka vend për panik dhe se Shqipëria ndryshe nga Britania e Madhe, Gjermania apo shtete te tjera ka klimë tjetër gjë që favorizon ne uljen e ashpërsisw sw gripit dhe këtij mutacioni.
    Organizata Europiane Shëndetësore ka paralajmëruar se qarkullimi i lartë i nënvariantit “ K” pritet të përshpejtoje pikun e infektimeve nga gripi si dhe të rrisë shtrikmet nëspitale. ECDC ka bërë thirrje për kryerjen e vaksinës së gripit e cila në shtamin e saj përmban variantin Ah3n2 nga i cili ka dalë mutacioni “K”.

  • Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

    Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi se ndryshimet që presidenti amerikan Donald Trump ka bërë në strategjinë për sigurinë kombëtare, duke kritikuar Europën dhe duke paralajmëruar për rrezikun e “shuarjes së civilizimit”, janë “të përputhshme” me vizionin e Moskës.
    Peskov shtoi se këto ndryshime mund të sigurojnë një “bashkëpunim konstruktiv” me Shtetet e Bashkuara për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë.
    “Ndryshimet janë në masë të madhe të përputhshme me pikëpamjet tona”, tha ai, duke shprehur shpresën se kjo mund të garantojë vazhdimin e punës së përbashkët për paqen në Ukrainë.

  • ZYRTARE/ Shqipëria e nis në Meksikë në orën 4 të mëngjesit! Mësohet kalendari i plote me oraret dhe stadiumet e ndeshjeve të kuqezinjve nëse shkojnë në Botëror

    ZYRTARE/ Shqipëria e nis në Meksikë në orën 4 të mëngjesit! Mësohet kalendari i plote me oraret dhe stadiumet e ndeshjeve të kuqezinjve nëse shkojnë në Botëror

    FIFA ka bërë sot zyrtare oraret dhe stadiumet për ndeshjet e Botërorit 2026 duke treguar se si do të jetë shpërndarja e sfidave të këtij aktiviteti. Dhe mes tyre sigurisht edhe për Grupin F, ku potencialisht mudn të bëhet pjesë Shqipëria nëse kalon play-off.
    Ashtu siç pritej, oraret e ndeshjeve nuk do të jenë aspak të përshtatshme për Europën. Oraret që ka publikuar FIFA, janë të gjitha të vendosura në orën lokale të Amerikës Lindore, që do të thotë se kanë 6 orë diferencë me Europën Qendrore dhe vendin tonë.

    Kështu, potencialisht ndeshja e parë e Shqipërisë, ajo ndaj Tunizisë. do të luhet në Monterrej të Meksikës me orën 22:00 të Amerikës Lindore të datës 14 qershor, që do të thotë se do të jetë ora 4 e mëngjesit në vendin tonë në datën 15 qershor!
    Sfida e dytë, planifikuar më 20 qershor ndaj Holandës, luhet në Hjuston në orën 13:00 në SHBA dhe në teori është ajo që mund të ndiqet në mënyrë më praktike pasi sfida në Hjuston përkon me orën 19:00 në Europë.
    Ndërsa sfida e tretë, ajo ndaj Japonisë, që luhet në Dallas, është planifikuar përsëri në një orar të papërshtatshëm për Europën. Ajo është caktuar më datë 25 qershor në orën 19:00 në SHBA, që përkon me orën 01:00 të datës 26 qershor në Europë.

  • Nga shtimi i ushtrisë tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare

    Nga shtimi i ushtrisë tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare

    Administrata e Presidentit Donald Trump publikoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare me në fokus shtimin e pranisë ushtarake në hemisferën Perëndimore, balancimin e tregtisë globale, forcimin e sigurisë kufitare dhe triumfin në luftën kulturore me Europën.
    Dokumenti shoqërohet me një parathënie ku kreu 79-vjeçar i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan kohën e tij në detyrë si “një rivendosje të fuqishme të Amerikës në skenën botërore”. “Pas një neglizhence shumëvjeçare, Shtetet e Bashkuara do të rivendosin dhe implementojnë Doktrinën Monroe me qëllimin të rivendoset epërsia amerikane në Hemisferën Perëndimore e të mbrojmë atdheun dhe aksesin tonë në zona kyçe gjeografike në të gjithë rajonin”, theksohet aty.
    Dokumenti, i hartuar me një ton që nxjerr qartazi në pah arritjet e kësaj administrate, përfshin edhe një referencë të drejtpërdrejtë për Kosovën. Shmangia e tensioneve mes saj dhe Serbisë përshkruhet në referencën e përfshirë në kapitullin IV si një prej arritjeve që administrata pretendon se ka realizuar brenda tetë muajve të parë në detyrë.
    Edhe pse dokumenti nuk jep detaje mbi marrëveshjen e supozuar Kosovë-Serbi, përfshirja e saj në strategji tregon se administrata Trump e sheh këtë si një sukses diplomatik, që synon të forcojë pozicionin politik ndërkombëtar. Donald Trump e ka përmendur edhe në të kaluarën arritjen e një marrëveshje paqeje mes Prishtinës e Beogradit si një histori suksesi personal.
    Në dokumentin prej 33 faqesh po ashtu përmendet fakti që presidenti amerikan negocioi paqen edhe ndërmjet Kamboxhias dhe Tajlandës, atë në Kongos e Ruandës, Pakistan-Indi, Egjipt-Etiopi, Armeni-Azerbajxhan dhe luftën në Gaza.

  • Nga shtimi i ushtrisë, kufijtë, lufta ndaj drogës, deri tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, përmendet Kosova

    Nga shtimi i ushtrisë, kufijtë, lufta ndaj drogës, deri tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, përmendet Kosova

    Administrata e Presidentit Donald Trump publikoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare me në fokus shtimin e pranisë ushtarake në hemisferën Perëndimore, balancimin e tregtisë globale, forcimin e sigurisë kufitare dhe triumfin në luftën kulturore me Europën.

    Dokumenti shoqërohet me një parathënie ku kreu 79-vjeçar i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan kohën e tij në detyrë si “një rivendosje të fuqishme të Amerikës në skenën botërore”. “Pas një neglizhence shumëvjeçare, Shtetet e Bashkuara do të rivendosin dhe implementojnë Doktrinën Monroe me qëllimin të rivendoset epërsia amerikane në Hemisferën Perëndimore e të mbrojmë atdheun dhe aksesin tonë në zona kyçe gjeografike në të gjithë rajonin”, theksohet aty.
    Dokumenti, i hartuar me një ton që nxjerr qartazi në pah arritjet e kësaj administrate, përfshin edhe një referencë të drejtpërdrejtë për Kosovën. Shmangia e tensioneve mes saj dhe Serbisë përshkruhet në referencën e përfshirë në kapitullin IV si një prej arritjeve që administrata pretendon se ka realizuar brenda tetë muajve të parë në detyrë.
    Edhe pse dokumenti nuk jep detaje mbi marrëveshjen e supozuar Kosovë-Serbi, përfshirja e saj në strategji tregon se administrata Trump e sheh këtë si një sukses diplomatik, që synon të forcojë pozicionin politik ndërkombëtar. Donald Trump e ka përmendur edhe në të kaluarën arritjen e një marrëveshje paqeje mes Prishtinës e Beogradit si një histori suksesi personal.
    Në dokumentin prej 33 faqesh po ashtu përmendet fakti që presidenti amerikan negocioi paqen edhe ndërmjet Kamboxhias dhe Tajlandës, atë në Kongos e Ruandës, Pakistan-Indi, Egjipt-Etiopi, Armeni-Azerbajxhan dhe luftën në Gaza.

    Top Channel

  • Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

    Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

    Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për deklaratat e Presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me gatishmërinë e Rusisë për t’u përballur ushtarakisht me Evropën në rast se kjo e fundit do të niste një konflikt.
    Në një postim në kanalin e tij në Telegram, Kadyrov tha se forcat çeçene presin vetëm një sinjal nga Moska për t’u angazhuar menjëherë në luftë.
    “Nuk do të ketë hezitim, Vladimir Vladimiroviç. Ne presim komandën tuaj. Çdo konflikt i tillë do të përfundonte shpejt dhe me vendosmëri, jo në favor të atyre që zgjedhin të fillojnë një luftë me Rusinë,” shkroi ai.
    Reagimi i Kadyrovit erdhi pas fjalimit të Putinit në Forumin e Investimeve në Moskë, ku presidenti rus theksoi se Rusia “nuk po përgatitet të shkojë në luftë me Europën”, por se është “plotësisht e gatshme” të reagojë menjëherë nëse vendet europiane ndërmarrin hapa drejt një konflikti ushtarak.
    Tonet e ashpra mes Moskës dhe disa kryeqyteteve europiane janë rritur në javët e fundit, ndërsa deklaratat e Kadyrovit vijnë si një demonstrim i radhës i mbështetjes së tij të pakushtëzuar ndaj Kremlinit.

  • Kadyrov kërcënon Europën: “Mjafton urdhri i Putinit”!

    Kadyrov kërcënon Europën: “Mjafton urdhri i Putinit”!

    Bota E Premte, 5 Dhjetor 2025 11:05
    Lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka shprehur hapur mbështetjen e tij për deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin lidhur me gatishmërinë e Rusisë për t’u përballur me Evropën, nëse kjo e fundit do të niste një konflikt të armatosur.
    Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Kadyrov theksoi se forcat çeçene kanë nevojë vetëm për një urdhër nga Moska për t’u përfshirë menjëherë në çdo përballje të mundshme. “Ne, sigurisht, nuk do të hezitojmë, Vladimir Vladimirovich. Ne po presim urdhrin. Gjithçka do të përfundojë shumë shpejt dhe padyshim jo në favor të atyre që zgjedhin të nisin një luftë kundër Rusisë. Kam vetëm një pyetje, Vladimir Vladimirovich: nëse fillon lufta, a nuk do të ofendohesh nëse ata fillojnë menjëherë të kërkojnë falje vullnetarisht?”, shkroi Kadyrov në Telegram.

    Deklaratat e tij erdhën pas fjalimit të Putinit në Forumin e Investimeve në Moskë, ku presidenti rus theksoi se Rusia “nuk po përgatitet të shkojë në luftë me Europën”, por është “plotësisht e gatshme” të reagojë menjëherë nëse shtetet europiane nisin një konflikt. Putin paralajmëroi se Evropa duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat, duke përsëritur narrativën se “Perëndimi vazhdon të kërcënojë Rusinë”.

    Pas këtyre deklaratave, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte reagoi duke theksuar se aleanca mbetet plotësisht e përgatitur për të mbrojtur çdo vend anëtar. Ai deklaroi se NATO nuk do të tolerojë asnjë sulm ndaj territorit të saj dhe se siguria kolektive është e panegociueshme.

  • Spiropali pret në Tiranë homologen austriake: Mbështetja juaj për integrimin europian ka bërë gjithmonë diferencën…

    Spiropali pret në Tiranë homologen austriake: Mbështetja juaj për integrimin europian ka bërë gjithmonë diferencën…

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti dje në Tiranë Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger. Në konferencën për shtyp Spiropali theksoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët. Spiropali deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë”. “Jam vërtet e lumtur t’i jap mirëseardhjen sot një mikeje të vendit tonë, Beate Meinl-Reisinger, Ministre Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Austrisë, në vizitën e saj të parë zyrtare në Shqipëri. Jam posaçërisht mirënjohëse dhe falenderuese, që në këtë moment kyç të vendit tonë, kur gjendemi në pragun e derës së shtëpisë europiane, historia rezonon.
    Por, unë besoj se kjo vizitë, shërben gjithashtu për të provuar se Europa jeton jo vetëm në kryeqytetet e saj tradicionale, si Viena. Ajo jeton kudo ku vlerat europiane ekzistojnë, admirohen dhe ndiqen. E askund tjetër më shumë se në Shqipëri, nuk ekziston sot një mbështetje dhe një admirim kaq unanim për Europën. E nderuar Ministre, mirëseerdhe në Tiranën që nuk na përket vetëm ne, por i përket të gjithë Europës.Shqipëria është mirënjohëse ndaj Austrisë për gjithë mbështetjen e dhënë dhe kjo vizitë, është pa dyshim shprehje e një vullneti të përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Ashtu siç ka thënë Karl Kraus, tre herë kandidat për Nobelin e Literaturës, “e ardhmja nuk është thjesht ajo që do të ndodhë, por ajo që do të imagjinojmë”. Imagjinuam sot me homologen dhe miken, një të ardhme në të cilën aksi Tiranë-Vjenë do të jetë shumë më dinamik në të gjithë drejtimet; politikisht, ekonomikisht, sa i përket sigurisë, etj.
    Në fuqizimin e këtij aksi, një rol thelbësor do të luajë pa dyshim, edhe komuniteti shqiptar në Austri, si dhe ai komunitet gjithmonë edhe më i madh, i investitorëve dhe sipërmarrësve austriakë në Shqipëri. Sa i përket rrugës sonë integruese, rikonfirmuam me Ministren Federale axhendën shumë ambicioze të punës, për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe për anëtarësimin e plotë brenda kësaj dekade. Në këtë drejtim, mbështetja parimore dhe pragmatike e Austrisë, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të rajonit kanë bërë dhe do të vijojnë të bëjnë një diferencë të rëndësishme për vendin tonë” tha Spiropali. Ndër të tjera ajo shtoi se Europa për vendin tonë është jo vetëm objektivi kryesor kombëtar, por edhe një shans historik për transformimin e institucioneve, forcimin e shtetit të së drejtës, ekonomisë, tregut dhe shoqërisë shqiptare.
    “Qartësisht, pavarësisht progresit ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se Shqipëria ka ende rrugë sfiduese përpara. Dhe raporti evidenton qartë kapitujt ku ka nevojë për ritëm të shtuar. Ne mbetemi plotësisht të angazhuar që gjetjet e raportit t’i shndërrojmë në një program të mirëfilltë pune për institucionet tona. Investimet austriake luajnë një rol kyç në sektorë të rëndësishëm si energjia, bankat, ndërtimi, turizmi dhe teknologjia, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë sonë. Prioritet absolut për Shqipërinë mbetet fuqizimi i mëtejshëm i investimeve dhe sipërmarrjeve austriake në sektorët kyç të ekonomisë sonë. Në përfundim, ramë dakord të vijojmë dialogun tonë strategjik në formate të ndryshme, të masim progresin me objektiva të përbashkëta dhe të hapim kapituj të rinj bashkëpunimi”, tha Spiropali.
     

  • Spiropali do takohet me homologen austriake, zbardhet agjenda

    Spiropali do takohet me homologen austriake, zbardhet agjenda

    Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ditën e martë, në datën 25 nëntor.
    Në një njoftim për mediat, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka zbardhur edhe agjendën.
    “Ju njoftojmë se ditën e martë, në datë 25 nëntor, Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

    Ministrja austriake do të pritet në një takim bilateral nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
    Pas takimit bilateral, ministret do të mbajnë një konferencë për mediat prej orës 14.15 deri në 14.45, në mjediset e MEPJ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./vizionplus.tv

  • Spiropali do takohet me homologen australiane, zbardhet agjenda

    Spiropali do takohet me homologen australiane, zbardhet agjenda

    Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ditën e martë, në datën 25 nëntor.
    Në një njoftim për mediat, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka zbardhur edhe agjendën.
    “Ju njoftojmë se ditën e martë, në datë 25 nëntor, Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

    Ministrja austriake do të pritet në një takim bilateral nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
    Pas takimit bilateral, ministret do të mbajnë një konferencë për mediat prej orës 14.15 deri në 14.45, në mjediset e MEPJ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./vizionplus.tv