Tag: europa

  • Duhanpirja: Alternativat reduktojnë risqet dhe ndihmojnë ekonominë europiane

    Duhanpirja: Alternativat reduktojnë risqet dhe ndihmojnë ekonominë europiane

     

    Bruksel – Europa po zhvillon alternativa ndaj pirjes tradicionale të duhanit. Kjo është dhe shpresa e organizatës jo-qeveritare EPIC ose ndryshe Këshilli i Inovacionit për Politikat Evropiane i cili sot publikoi raportin e titulluar ’’Fundi i duhanit? Si Europa mund të shpëtojë miliona jetë duke promovuar rritjen ekonomike.’’ Studimi evidenton ndikimin ekonomik që ka zinxhiri i duhanit në nivel evropian dhe ofron një këndvështrim pragmatik mbi rregullimin e këtij tregu. Ҫ’ka do të zbuste dhe dëmet e shkaktuara nga konsumi i duhanit.  
    Duke pasur parasysh se përdoruesit e duhanit dhe nikotinës nuk do të zhduken brenda natës, sipas autorit, Antonios Nestoras, themelues dhe CEO i Këshillit të Inovacionit për Politikat Evropiane, Europa duhet të inkurajojë adoptimin e alternativave më të sigurta ndaj pirjes së duhanit.  
    Kjo qasje do të përmbushte tre qëllime: Ruajtjen e kontributit ekonomik të një industrie plotësisht të ndërtuar në Evropë;  Përmirësimin e shëndetit publik përmes një kuadri rregullator që balancon reduktimin e dëmit me nevojën për të hequr gradualisht cigaret; Parandalimin e tregut të paligjshëm,  për produkte me standarde të ulëta sigurie që vijnë kryesisht nga Kina. 
    Ndikimi ekonomik i duhanit në Europë 
    Në nivel europian, sektori i duhanit kontribuon me 223.7 miliardë euro në vit në PBB, ose 1.3 për qind të PBB-së totale të Bashkimit Europian. Të ardhurat totale vjetore tatimore nga duhani arrijnë në 112.9 miliardë euro (një shifër e barabartë me 55.4 për qind të shpenzimeve totale aktuale të BE-së për mbrojtjen). Industria punëson drejtpërdrejt dhe indirekt më shumë se 2.1 milionë njerëz, me një total pagash që i kalojnë 60 milionë euro. 
    Tregu i paligjshëm 
    Për shkak të tregut të paligjshëm të cigareve, humbasin 11.6 miliardë euro në vit ose 8.3% e konsumit total. Këto humbje financiare mund të përdoren për të rritur aktivitetet publike të kërkimit dhe zhvillimit në të gjitha vendet anëtare të BE-së me 52.5 për qind, duke përmirësuar kështu novacionin dhe zhvillimin në Europë. 
    Raporti tregon se si nxitja e investimit në alternativa më pak të dëmshme mund të jetë një strategji efektive për të reduktuar dëmet shëndetësore, për ruajtjen e kontributit ekonomik të një zinxhiri furnizimi mbarë-evropian dhe për të luftuar tregun e paligjshëm nga produktet me cilësi të dobët.  
    Në lidhje me rishikimin e Komisionit Evropian të Direktivës së Produkteve të Duhanit (TPD) dhe Direktivës së Taksimit të Duhanit (2011/64/BE), raporti thekson se marrja e masave ekstreme mund të dëmtojë tegun europian, duke inkurajuar tregtinë e paligjshme.  
    Prandaj, thirrja për institucionet është që të miratojnë një kuadër rregullator që synon të mbrojë zinxhirin europian të duhanit dhe më shumë se 2.1 milionë vende pune.  

  • VIDEO/ Vetëm një minutë në ajër, shpërthen në qiell raketa e lëshuar nga Europa për në hapësirë

    VIDEO/ Vetëm një minutë në ajër, shpërthen në qiell raketa e lëshuar nga Europa për në hapësirë

    Një raketë testuese, e cila kishte për qëllim të niste lëshimet e satelitëve nga Europa, ra në tokë dhe shpërtheu në më pak se një minutë pas ngritjes nga Norvegjia të dielën, në atë që startupi gjerman Isar Aerospace e përshkroi si një test fillestar.

    Spectrum filloi të nxirrte tym nga anët e tij dhe ra përsëri në Tokë në një shpërthim të fuqishëm menjëherë pas lëshimit nga porti hapësinor Andøya në Arktik. Imazhe u transmetuan live në YouTube.

    Drone and pad footage from Isar Aerospace’s Spectrum launch. You can see it avoided the pad when it came down. pic.twitter.com/NePozHqYad
    — NSF – NASASpaceflight.com (@NASASpaceflight) March 30, 2025

    Raketa pa ekuipazh u promovua si përpjekja e parë për një fluturim orbital që do të origjinonte nga Europa, ku disa shtete, përfshirë Suedinë dhe Britaninë, kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në tregun në rritje të misioneve komerciale hapësinore.
    Raketat orbitale janë të dizajnuara për të vendosur ngarkesa, si satelitët, në orbitën e Tokës ose përtej saj.
    Isar Aerospace, e cila kishte paralajmëruar se lëshimi i parë mund të përfundonte para kohe, tha se ky test prodhoi të dhëna të bollshme që ekipi mund t’i përdorë për të mësuar.
    Raketa u ngrit nga platforma në orën 12:30 pasdite, sipas orës lokale të dielën dhe fluturoi për rreth një minutë, para se fluturimi të ndërpritej, tha Isar.
    “Kjo i lejoi kompanisë të mbledhë një sasi të konsiderueshme të dhënash nga fluturimi dhe përvojë për t’u aplikuar në misionet e ardhshme”, tha Isar në një deklaratë. “Pas ndërprerjes së fluturimit në T+30 sekonda, mjeti i lëshimit ra në det në mënyrë të kontrolluar”.

    Top Channel

  • Amerikë – Europë, një divorc i rrezikshëm

    Amerikë – Europë, një divorc i rrezikshëm

    Në rast përballjeje, Europa ka shumë mjete të leverdishme kundrejt Amerikës. Por zbatimi i disa prej tyre do të ishte aq i dëmshëm, sa nuk mund të përdoren, shkruan The Economist “Veprimi që nevojitet duhet të jetë i guximshëm dhe i vendosur”, deklaroi Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian.Ajo argumentoi se Bashkimi Europian duhet të kundërpërgjigjet ndaj prirjeve të Trump për të thyer “zotime gjoja të hekurta”, duke kërcënuar kështu “vlerat europiane”.“Kohët e jashtëzakonshme, – tha ajo, – kërkojnë masa të jashtëzakonshme”.Deri tani, përgjigjja e BE-së ndaj Trump ka qenë mjaft e zakonshme. Pasi Amerika vendosi një tarifë prej 25% për çelikun dhe aluminin më 12 mars, Europa tha se duke filluar nga 1 prilli do të vendoste taksa ndëshkuese ndaj importeve amerikane me vlerë 8 miliardë euro (9 miliardë dollarë) dhe nga mesi i prillit do të taksonte importe të tjera me vlerë 18 miliardë euro.Pavarësisht tonit luftarak të zonjës von der Leyen, Europa nuk dëshiron që mosmarrëveshja e saj me Amerikën të përshkallëzojë dhe shpreson se Trump do të zbutet.Por nëse mosmarrëveshjet me Amerikën do të theksoheshin, BE-ja ka mundësi të shumta për të ushtruar trysni ndaj aleatit të rreptë.Pasuria më e dukshme gjeopolitike e BE-së është madhësia e tregut të saj. Së bashku me Britaninë, Norvegjinë dhe Zvicrën, PBB-ja e kontinentit arrin në 24.5 trilionë dollarë, pothuajse sa PBB-ja amerikane prej 29 trilionë dollarësh.Firmat amerikane, nga prodhuesit e birrës e deri te bankat, duan të vazhdojnë të bëjnë biznes në Europë.Tarifat hakmarrëse të Europës do të ishin mjaft efikase. Ato fillimisht janë vendosur ndaj mallrave luksoze amerikane që janë lehtësisht të zëvendësueshme, si motoçikletat Harley-Davidson dhe uiski.Problemi është se tarifat ose kufizimet e tjera mbi importet amerikane dëmtojnë edhe konsumatorët europianë, edhe eksportuesit amerikanë. Një shembull i tillë është energjia, importi më i madh i Europës nga Amerika.Vitin e kaluar, energjia përbënte 35% të eksporteve amerikane të naftës. Më shumë se gjysma e gazit natyror të lëngshëm të Amerikës shkoi gjithashtu në Europë.Kërkesa nga Europa, që ka gjasa të vazhdojë të rritet deri në vitin 2030, garanton shumë nga projektet e eksportit të gazit që po zhvillohen në Amerikë, dhe që kanë një vlerë prej disa miliarda dollarësh.Nëse Europa do të kufizonte blerjet e gazit natyror të lëngshëm nga Amerika, shumë kompani amerikane të energjisë do të ishin në telashe.Por nëse do ta bënte këtë, Europa mund të dëmtonte ekonominë e saj tashmë të çalë ose do të përfundonte duke rënë sërish nën varësinë ruse, gjë që do të ishte alarmante. Probleme teknikeNjë shënjestër më e mirë do të ishin kompanitë e mëdha teknologjike të Amerikës. Europa mund të jetojë pa Instagram-in, një rrjet social në pronësi të kompanisë amerikane Meta, por Meta do të goditej shumë rëndë nga humbja e të ardhurave europiane.Europa ka shumë mënyra për të goditur financiarisht kompani të tilla amerikane, pa i ndaluar ato tërësisht nga tregu europian, duke përfshirë këtu taksat dhe politikën e konkurrencës. Kjo e lejon Europën të kalibrojë nivelin e goditjes, duke shtrënguar ngadalë vidat, nëse është e nevojshme.Fakti që këto kompani gjigante teknologjike amerikane paguajnë pak taksa në Europë, ka qenë një pikë debati në marrëdhëniet transatlantike, për vite me radhë. Të ardhurat e ulëta nga taksat janë pjesërisht edhe faj i Europës, sepse ajo ka lejuar Irlandën dhe vende të tjera që të jenë parajsa fiskale brenda BE-së.Shtetet europiane kanë vendosur taksa mbi reklamat online dhe shërbime të tjera dixhitale, që u lejojnë qeverive të shtinë në dorë disa nga të ardhurat e këtyre kompanive amerikane.Përpjekja për të arritur një marrëveshje globale për taksa të tilla ka mbetur pezull sepse Trump nuk e mbështet atë. Vendet europiane mund të rrisin individualisht normat tatimore, ose BE-ja në tërësi mund të paraqesë sërish taksat që i kishte lënë në sirtar.Për të vendosur një taksë në mbarë BE-në, duhet të pajtohen të gjitha vendet e Europës, gjë që mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur, në rast se moti diplomatik do të bëhej i stuhishëm.Komisioni Europian gjithashtu ka fuqi të jashtëzakonshme rregullatore mbi kompanitë amerikane të teknologjisë. Ai mund të luajë me politikat antikonkurruese, të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së dëmshme dhe të zbatojë me rreptësi ligjet e privatësisë.Gjobat për firmat që shkelin këto rregulla, mund të arrijnë në disa miliarda euro. Edhe pse autoritetet europiane i përmbahen shtetit të së drejtës dhe nuk bëjnë ndjekje penale me motive të hakmarrjes politike, një qëndrim më i rreptë do të kishte efektin e dëshiruar.Kompanitë financiare amerikane janë gjithashtu në mëshirën e institucioneve europiane. Madje, disa nga mjetet që ka në dispozicion BE-ja, janë aq të fuqishme, sa ndoshta nuk mund të përdoren dot kurrë.Për shembull, sistemi qendror i pagesave globale është SWIFT, një organizatë me seli në Belgjikë, e cila përcjell çdo vit rreth 8 miliardë mesazhe elektronike midis 11,000 institucioneve financiare.Rregullatorët europianë kanë ndikim shumë të madh mbi operacionet financiare të SWIFT. Por nëse Europa do të kufizonte qasjen e bankave amerikane në sistem, kjo do të shkaktonte një katastrofë financiare, sepse pengimi i transfertave globale do të dëmtonte njëlloj, si bankat europiane, ashtu edhe ato amerikane.Rregullat e konkurrencës do të ishin një mënyrë më e butë për të goditur firmat financiare amerikane. Rregullatorët në BE dhe Britani, po hetojnë pozicionin e leverdishëm që gëzojnë dy kompanitë amerikane Mastercard dhe Visa, në tregun e pagesave të Europës.Një tjetër levë janë ligjet rregullatore. Europa mund t’u kërkojë bankave të huaja dhe menaxherëve të aseteve që të mundësojnë më shumë kapital për të financuar operacionet e tyre europiane.Ajo gjithashtu mund të vendosë kërkesa më të rrepta lokale për ruajtjen e të dhënave të ndjeshme, e kështu me radhë. Frika e hakmarrjesAmerika mund të hakmerret në të njëjtën mënyrë, por ajo do të dilte më e humbur se Europa në rastin e një lufte për sektorin e shërbimeve. Në përgjithësi, Amerika eksporton rreth 100 miliardë euro më shumë shërbime në BE, sesa anasjelltas.E kundërta ndodh me tregtinë e mallrave, ku Europa shënoi një suficit prej gati 200 miliardë eurosh vitin e kaluar. (Në rastin e Britanisë është e kundërta: vendi ka një suficit në shërbime me Amerikën, por një deficit në mallra).Për më tepër, përmasa e tregut nuk është burimi i vetëm i levës ekonomike të Europës. Ajo gjithashtu mund të frenojë qasjen e Amerikës në mallrat ose shërbimet ku Europa mbizotëron.Një raport i fundit nga agjencia franceze CEPII ka nxjerrë në pah shumë grupe mallrash që prodhohen kryesisht në Europë dhe që Amerika i importon me shumicë, kryesisht në sektorin e farmaceutikës dhe kimikateve.Natyrisht, BE-ja nuk do ta gjunjëzonte Amerikën duke kufizuar për shembull, shitjet e Wegowy, një ilaçi kundër diabetit që prodhohet nga firma daneze Novo Nordisk, por ama, blloku europian ka në dorë një industri strategjike: makineritë e përdorura për të prodhuar çipat kompjuterikë më të sofistikuar në botë.ASML, me seli në Holandë, është e vetmja firmë në botë që prodhon pajisje që mund të krijojnë çipa prej shtatë nanometrash ose më pak, lloji i përdorur për Inteligjencën Artificiale më të fundit. Edhe për makineritë që prodhojnë çipa pak më të trashë, prej 14 nanometrash, firma ASML ka një pjesë tregu prej 90%.Kufizimi i eksporteve të kompanisë ASML nuk do të ishte i pashembullt. Në vitin 2023, Holanda ndaloi disa shitje në Kinë. Por marrëdhëniet e Europës me Amerikën do të duhej të përkeqësoheshin jashtëzakonisht shumë që ajo të merrte të njëjtin trajtim si Kina.Për më tepër, ashtu si me sistemin SWIFT, ndërprerja e zinxhirit të furnizimit me gjysmëpërçues, mund të ketë pasoja të tmerrshme dhe të paparashikueshme që mund të dëmtonin edhe vetë Europën.Europa mbizotëron edhe në një industri tjetër: tregtinë globale të mallrave. Ajo nuk është një eksportues po aq i madh i shumicës së lëndëve të para, por është një ndërmjetës i domosdoshëm.Burimet e pakta natyrore, vendndodhja qendrore e kontinentit dhe historia e gjatë e tregtisë së hapur, kanë ndihmuar në nxitjen e të gjitha veprimtarive që janë vendimtare për lëvizjen e mallrave në botë, si transporti dhe sigurimet.Nëse do të ftohte marrëdhëniet me Europën, Amerika mund ta kishte shumë të vështirë të shiste burimet e saj kudo në botë, jo vetëm në Europë.Europa është shtëpia e tregtarëve më të mëdhenj të mallrave në botë. Vetëm Zvicra ka rreth 900 të tillë, duke përfshirë gjigantë si Glencore, Gunvor, Mercuria dhe Vitol. Pjesa e Europës në tregtinë globale arrin në 35% për naftën, 60% për metalet, 50% për drithërat dhe 40% për sheqerin. Britania dhe Holanda janë gjithashtu qendra të mëdha tregtare, duke përforcuar mbizotërimin e Europës.Gjatë dekadave, shtëpitë tregtare të Europës kanë krijuar një rrjet të gjerë furnizuesish, objektesh magazinimi, infrastrukture transporti dhe marrëdhëniesh bankare, që i lejojnë ato të lidhin prodhuesit me konsumatorët në çdo pjesë të globit.Lidhja e minierave dhe fermave të largëta me qytetet dhe fabrikat është një detyrë e ndërlikuar që nuk mund të përsëritet lehtë. Një rol i pazëvendësueshëmKompanitë më të mëdha të transportit, si Maersk, MSC dhe CMA CGM, janë të gjitha europiane. Oldendorff, kompania më e madhe në botë e transportit me shumicë, është gjermane.Kompanitë greke zotërojnë më shumë se 30% të të gjithë cisternave të naftës dhe më shumë se një të pestën e flotës botërore të gazit natyror të lëngshëm.Megjithëse shumë vende aziatike kanë gjithashtu industri të mëdha të transportit detar, Europa e tejkalon jashtëzakonisht pjesën e tregut të Amerikës (shih grafikun).  Ndërkohë, kompanitë financiare të Europës lehtësojnë tregtinë e mallrave në një mënyrë që firmat e Amerikës nuk e bëjnë dot.Londra, me rrjetin e saj të ndërmjetësve dhe firmave të sigurimit mundëson më shumë se 40% të sigurimit të energjisë në det të hapur.12 “klubet” e mbrojtjes dhe dëmshpërblimit që formojnë Grupin Ndërkombëtar të Britanisë, sigurojnë shumicën dërrmuese të flotës globale të cisternave të naftës.Bankat europiane kanë një peshë shumë të madhe në financimin e tregtisë së mallrave, një treg ku bankat amerikane mungojnë. Më 10 mars, kompania e tregtisë Trafigura, me seli në Singapor, tha se kishte grumbulluar 5.6 miliardë dollarë për të financuar operacionet e saj.Huadhënësit europianë përbënin pesë nga shtatë bankat që rregulluan këtë marrëveshje dhe banka holandeze ING drejtoi grupin.Kohët e fundit, Europa është përpjekur ta përdorë këtë ndikim për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës.Ajo ka ndaluar tregtarët europianë të mallrave që të tregtojnë naftë ruse, ka ndaluar bankat europiane që të financojnë tregtinë e naftës, ka ndaluar anijet europiane që ta transportojnë atë dhe firmat europiane të sigurimit që ta sigurojnë atë, përveç rasteve nëse nafta shitet për më pak se 60 dollarë për fuçi.Edhe pse Rusia ka gjetur mënyra për të shmangur këtë kufi, kjo gjë ka rritur kostot për firmat ruse dhe ka ulur të ardhurat e vendit nga nafta.Është një çështje tjetër nëse Europa do të dëshironte apo jo të përdorte ndonjëherë taktika të tilla kundër Amerikës. Ndoshta do të vendosë një sistem tarifash shtesë ose taksa më pak të rrepta se sanksionet ruse, që do ta bënin më të shtrenjtë tregtimin ndërkombëtar për firmat amerikane.Por do të ishte një hap kaq i madh dhe armiqësor, saqë mund të përfytyrohet vetëm nëse prishen shumë marrëdhëniet. Europa me siguri nuk do ta trajtonte kurrë Amerikën siç trajton Rusinë, pavarësisht se sa e egër mund të bëhet lufta tregtare.Marrëdhënia më e anshme transatlantike është mbrojtja. Europa varet shumë nga mbështetja ushtarake e Amerikës. Ajo ka shumë më tepër për të humbur se Amerika nga prishja e kësaj marrëveshjeje, ndërsa Amerika, siç tha Trump kohët e fundit, është e mbrojtur nga “një oqean i madh dhe i bukur”.Por kjo mbrojtje nuk është e paprekshme. Dhe fakti që Europa ka më shumë për të humbur nuk do të thotë se ajo nuk ka fare ndikim. MbrojtjaFillojmë me oqeanin e madh dhe të bukur që përmendi Trump. Amerika nuk mund ta mbrojë atë pa ndihmën europiane.Nëndetëset ruse që hyjnë në Atlantikun e Veriut nga bazat arktike, duhet të kalojnë nëpër një sërë pikash të njohura si hendeku Groenlandë-Islandë-Mbretëri e Bashkuar (GIUK).Për dekada, Amerika dhe aleatët e kanë vëzhguar së bashku këtë zonë, me sensorë akustikë nënujorë, të lidhur me pika në tokë, si dhe fregata me radar dhe avionë patrullimi detar që fluturojnë nga Britania, Islanda dhe Norvegjia. Shumica e të dhënave të grumbulluara nga këto misione përpunohen në selinë detare të NATO-s, në periferi të Londrës.Nëse këto marrëveshje do të prisheshin, Amerika do ta kishte shumë më të vështirë të gjurmonte nëndetëset ruse dhe t’i zbulonte ato rrugës për në bregun lindor të Amerikës.Kjo do t’i lejonte Rusisë të vendoste shumë më tepër raketa brenda rrezes së objektivave amerikane. Edhe nëse Trump do të arrinte të përmbushte dëshirën që Amerika të aneksonte Groenlandën, e cila është një territor autonom i Danimarkës, forcat amerikane nuk do të ishin në gjendje të mbyllnin plotësisht hendekun gjeografik.Nëse anijet detare amerikane do të dërgoheshin në Paqësor për të përballuar një krizë apo luftë atje, varësia e Amerikës nga bashkëpunimi me Europën, mund të thellohej ende.Ky hendek reflekton një dukuri më të gjerë: fuqia ushtarake amerikane varet nga qasja në territorin europian. Për shembull, Forca Hapësinore e Amerikës mban një stacion radari në bazën hapësinore Pituffik në Groenlandë, për të gjurmuar raketat ruse që do t’i afroheshin Amerikës së Veriut mbi Polin e Veriut.Pa qasje në atë radar, Amerika do të kishte më pak paralajmërime për kërcënimet raketore.Në krahun jugor të NATO-s, në Mesdhe, Forcat Ajrore të SHBA-së kanë dashur të zgjerojnë një bazë ajrore në Qipro. Ajo ka qenë jetike për operacionet amerikane në Lindjen e Mesme, siç është dorëzimi i fundit i ndihmës në Gaza. Kush po ndihmon kë?Ndoshta baza më e rëndësishme e Amerikës në Europë është Gjermania, ku janë vendosur më shumë se 50,000 trupa amerikane. Komandat europiane dhe afrikane të Pentagonit, të cilat mbikëqyrin çdo ushtar, tank, avion luftarak dhe anije detare, ndodhen në Stuttgart.Selia europiane e Ushtrisë Amerikane ndodhet në Wiesbaden dhe Gjermania mban pesë nga shtatë garnizonet europiane të Amerikës, duke përfshirë Grafenwöhr, bazën më të madhe jashtë Amerikës.Ramstein, një bazë e madhe ajrore, ishte për shumë vite një qendër për drejtimin e sulmeve me dronë në Afganistan, Pakistan, Somali dhe Jemen. Në spitalin ushtarak Landstuhl u trajtuan rreth 95,000 ushtarë amerikanë të plagosur në Irak dhe Afganistan.Të paktën 40% e veprimtarisë amerikane në Gjermani, mbështet operacione në pjesë të tjera të botës. Ekipi i forcave të posaçme amerikane që vrau Osama bin Laden në vitin 2011, fluturoi në Pakistan nëpërmjet bazës në Ramstein.Leva e Europës nuk buron vetëm nga qasja territoriale. Firmat europiane janë integruar thellë në zinxhirët e furnizimit të mbrojtjes amerikane.Rreth një e katërta e pjesëve të këmbimit të avionit amerikan F-35 prodhohet në Europë. Britania mundëson aftësi të veçanta në programin bërthamor të Amerikës. Është edhe inteligjenca.Britania është anëtare e paktit të spiunazhit Five Eyes, ku Amerika, Australia, Britania, Kanadaja dhe Zelanda e Re mbledhin dhe më pas ndajnë sinjale të inteligjencës, si komunikimet e përgjuara. Amerika nxjerr rreth 75-80% të kësaj inteligjence.Por 20-25% e prodhuar nga aleatët e tjerë, është ende e vlefshme, duke i lejuar spiunët amerikanë që të jenë më efikasë, të kryejnë operacione gjatë gjithë kohës dhe të përgjojnë nga vende që përndryshe do të ishin të paarritshme, siç janë bazat britanike në Qipro.Zbulimet e inteligjencës britanike shpesh shfaqen në Presidential Daily Brief, një përmbledhje e të dhënave ditore të inteligjencës, e prodhuar nga spiunët e Amerikës.Spiunët amerikanë gjithashtu punojnë ngushtë me europianët e tjerë. Për shembull, në fillim të viteve 2010, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Amerikës bashkëpunoi me Danimarkën për të spiunuar politikanë të shquar europianë, duke përgjuar kabllot e internetit me fibra optike që kalojnë nëpër territorin danez.Në vitin 2015, shërbimi i inteligjencës holandeze paralajmëroi Amerikën që hakerat rusë kishin depërtuar në Komitetin Kombëtar Demokratik me synimin për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.Sigurisht, shumica e këtij bashkëpunimi do të vazhdonte edhe në rast të ftohjes së marrëdhënieve transatlantike. Shërbimet e inteligjencës punojnë me të gjithë, madje edhe me kundërshtarët, në fusha si lufta kundër terrorizmit.Spiunët europianë do të kundërshtonin kërkesat e politikanëve për të ndërprerë lidhjet.Në fakt, kontaktet e fshehta dhe bashkëpunimi mund të bëheshin edhe më të rëndësishme në një periudhë ku diplomacia e hapur është bërë toksike.Sidoqoftë, Europa mund të përdorë levën e saj mbi Amerikën pa i prishur plotësisht marrëdhëniet transatlantike. Kështu ka bërë edhe më parë. Në vitin 1973, Britania nuk pranoi të lejonte Amerikën të fluturonte me avionë spiun U2 nga bazat në Britani dhe Qipro gjatë luftës Yom Kipur.Në vitin 1986, Franca, Spanja dhe Italia e ndaluan Amerikën të fluturonte mbi territorin e tyre ose të përdorte bazat e tyre ajrore gjatë një sulmi bombardues në Libi.Kjo i detyroi avionët amerikanë të merrnin një rrugë më të gjatë dhe më të ndërlikuar.Dhe në vitin 2003, Turqia e pengoi Amerikën të përdorte territorin e saj për të nisur një pushtim të Irakut, duke penguar Amerikën që të sulmonte Bagdadin nga veriu.Këto lloj fërkimesh janë të zakonshme në çdo aleancë. Por në një botë ku aleatët po përballen me tekat e Trump, masa të tilla nga Europa mund të dobësojnë ndjeshëm fuqinë dhe ndikimin amerikan.Ashtu si me fuqinë ekonomike, Europa do të dëmtohej edhe vetë nëse do të ushtronte plotësisht levat e saj ushtarake për hakmarrje ndaj Amerikës.Pothuajse të gjithë hapat që mund të ndërmerrte do të dëmtonin edhe vetë kontinentin europian, pavarësisht se do t’i shkaktonin dëme edhe më të mëdha Amerikës.Për këtë arsye, udhëheqësit europianë po bisedojnë për të arritur një marrëveshje se si të përgjigjen ndaj ngacmimit amerikan, duke zbutur sa më shumë fërkimet. Por nëse vendosin të përgjigjen me luftë, kanë shumë mjete në dispozicion. / Përktheu: Lira Muça  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Një humbje e izraelitëve brenda dhe jashtë fushës

    Një humbje e izraelitëve brenda dhe jashtë fushës

    Klubi i futbollit Bodo/Glimt nga Norvegjia ka njoftuar se do të dhurojë të ardhurat nga biletat e ndeshjes së tyre në UEFA Europa League kundër Maccabi Tel Aviv të Izraelit më 23 janar për ndihmën humanitare në Gaza.
    “Glimt nuk mund dhe nuk do të jetë i paprekur nga vuajtjet dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar që ndodhin në pjesë të tjera të botës”, thuhet në deklaratën e Bodo/Glimt, duke shtuar:
    “Ne do t’i dhurojmë të gjitha të ardhurat e rregullta të biletave nga ndeshja në shtëpi kundër Maccabi Tel Aviv për Kryqin e Kuq dhe do të caktojmë ndihmën për Rripin e Gazës. Donacioni arrin në 735,000 korona (62,500 euro)”.
    Bodo/Glimt mposhti Maccabi Tel Aviv 3-1 javën e kaluar, duke zënë vendin e nëntë me 14 pikë në fazën e grupeve të UEFA Europa League.
    Norvegjia, së bashku me Spanjën dhe Irlandën, njohën shtetin e Palestinës në maj 2024. Ishte ndër vendet e para perëndimore që bëri thirrje për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 47,000 njerëz që nga 7 tetori 2023 dhe ka kthyer pjesën më të madhe të enklavës në gërmadha. /tesheshi.com/

  • Ish-gjenerali i lartë britanik: Europa në rrezik, Rusia mund të na sulmojë brenda dy vitesh!

    Ish-gjenerali i lartë britanik: Europa në rrezik, Rusia mund të na sulmojë brenda dy vitesh!

    Një ish-gjeneral i lartë britanik ka paralajmëruar se Europa mund të përballet me një luftë të përgjithshme brenda dy viteve, pasi Rusia mund të pushtojë vendet baltike.
    Sipas gjeneralit në pension Sir Richard Shirreff, ish-komandant i lartë i NATO-s në Europë, vendimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës dhe qëndrimi i tij kërcënues ndaj aleatëve të NATO-s e bën kontinentin më të prekshëm nga agresioni rus.
    Ai argumenton se presidenti rus Vladimir Putin do të përfitojë nga kjo situatë dhe se armëpushimi që Trump po i imponon Ukrainës nuk do të sjellë kurrë paqe. Shirreff parashikon se brenda dy vitesh, tanket ruse mund të kalojnë kufirin me Estoninë dhe Letoninë dhe se trupat britanike në Estoni do të rezistojnë për pak kohë, por më pas do të detyrohen të tërhiqen.
    Në këtë skenar, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj si Gjermania, Franca dhe Italia do të shpallnin luftë ndaj Rusisë, ndërkohë që disa vende si Hungaria, Sllovakia dhe SHBA mund të refuzonin të ndërhynin. Ai parashikon gjithashtu që Rusia mund të sulmojë bazat ajrore britanike dhe objektiva të tjera në Europën Perëndimore, duke nxitur kundërpërgjigje të ashpra ndaj infrastrukturës ushtarake dhe energjetike ruse.
    Ish-gjenerali britanik ka skicuar një skenar të zymtë për të ardhmen, duke përfshirë edhe një përmbysje të mundshme të regjimit të Putinit si pasojë e një lufte të përshkallëzuar, por ai e pranon se ky mbetet një parashikim spekulativ.
    Ndërkohë, Europa po reagon duke rritur shpenzimet ushtarake. Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një rritje prej 13.4 miliardë paund në vit për mbrojtjen nga viti 2027, ndërsa Bashkimi Europian ka planifikuar një buxhet prej 674 miliardë paund për rritjen e kapaciteteve ushtarake. Polonia pritet të shpenzojë 4.7% të PBB-së për mbrojtjen, më shumë se SHBA vitin e kaluar.
    Tensionet në rritje dhe riformatimi i aleancave globale mund të përcaktojnë të ardhmen e sigurisë në Europë në vitet e ardhshme.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR