Tag: europa

  • “Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

    “Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

    Shtetet e Bashkuara duan që deri në 2027-tën, Europa të marrë përsipër shumicën e aftësive mbrojtëse konvencionale të NATO-s, që nga informacionet e inteligjencës e deri tek raketat.
    Afati i shkurtër, që iu komunikua në Washington nga zyrtarë të Pentagonit, diplomatëve europiane iu duk tejet jorealist.
    Reuters thotë se mesazhi, i pohuar nga pesë burime që kanë dijeni për këtë diskutim, përfshirë këtu një zyrtar amerikan, u përcoll në një takim në Uashington këtë javë të stafit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve europiane.
    Raportet për afatin e ri vijnë mes agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë dhe përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA-të për të ndërmjetësuar paqen.
    I dërguari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner u takuan me një delegacion rus në Kremlin të martën.
    Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se takimi ishte “mjaftueshëm i mirë”, por Ukraina dhe aleatët e saj europiane e kanë akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po hiqet sikur është i interesuar në përpjekjet për paqe, kur në të vërtetë, drejt saj nuk po shënohet asnjë përparim.
    Administrata Trump tani duket se dëshiron që Europa të marrë shumë më tepër përgjegjësi për mbrojtjen në kontinentin e vjetër. Në këtë pikë, ajo nuk po mjaftohet më as me gatishmërinë e liderëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të prodhimit të tyre ekonomik deri në vitin 2035.
    Afati i ri e Pentagonit erdhi me një paralajmërim: Nëse ai nuk përmbushet, Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga disa nga koordinimet e tyre të mbrojtjes me aleatët e NATO-s.

  • Europa zjarre rekord gjatë vitit 2025, ekspertët: Diçka nuk është në rregull!

    Europa zjarre rekord gjatë vitit 2025, ekspertët: Diçka nuk është në rregull!

    Europa përjetoi në vitin 2025 sezonin e saj më të rëndë të zjarreve në natyrë, sipas vlerësimeve të para të Shërbimit Europian të Informacionit për Zjarret Pyjore (EFFIS), që konfirmon kështu një trend alarmues të sezoneve gjithnjë e më të gjata dhe më shkatërruese.

    Të dhënat e EFFIS tregojnë se zjarret në kontinent po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe më të vështira për t’u menaxhuar. Sipas shifrave paraprake, sipërfaqja e djegur në vitin 2025 pritet të kapërcejë çdo rekord të regjistruar që prej vitit 2006, kur ky organizëm nisi grumbullimin sistematik të të dhënave. Viti 2024 shënoi gjithashtu një numër rekord zjarresh, me 8.343 raste të raportuara, katërfish më shumë se mesatarja afatgjatë.
    Më të goditurat ishin Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja, me një total prej 334.940 hektarësh të djegur. Ndër vendet joanëtare të BE-së që marrin pjesë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile-UCPM, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina pësuan dëme të mëdha.
    EFFIS paralajmëron se modelet e zjarreve në Evropë po transformohen në mënyrë dramatike. Shpeshtësia dhe intensiteti i lartë i zjarreve, së bashku me zgjatjen e sezonit të tyre, kanë vendosur një presion të paprecedentë mbi shërbimet zjarrfikëse në të gjithë kontinentin.
    Zyrtarët e BE-së theksojnë se, përveç forcimit të kapaciteteve të shuarjes së zjarreve, prioritet mbeten masat parandaluese: menaxhimi i integruar i zjarreve, zgjidhjet e bazuara në natyrë dhe përmirësimi i menaxhimit të ekosistemeve.

    Top Channel

  • Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

    Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

    Uashingtoni ka shkaktuar reagime të forta në kryeqytetet europiane pas publikimit të dokumentit të ri të strategjisë amerikane të sigurisë kombëtare, ku kërkohet që Europa të marrë plotësisht mbi vete barrën e mbrojtjes deri në vitin 2027. Kërkesa është cilësuar në BE si “krejtësisht jorealiste”, ndërsa përshkrimi i BE-së në raportin amerikan si një kontinent në “rënie” është vlerësuar nga shumë kryeqytete si “fyes dhe i rrezikshëm”.
    Komisioni Europian zgjodhi një ton të përmbajtur. Një zëdhënëse e institucionit deklaroi se Komisioni “sapo ka marrë dijeni për publikimin e raportit” dhe se “do të shprehet zyrtarisht sapo dokumenti të shqyrtohet”.
    Reagimi më i menjëhershëm erdhi nga Berlini. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se tema të tilla si liria e shprehjes dhe funksionimi i shoqërive të lira “nuk mund të diskutohen nga Uashingtoni”.
    “Askush nuk ka pse të na japë këshilla për çështje që rregullohen qartë nga kushtetutat tona”, u shpreh ai.
    Edhe rrethet pranë presidentit francez Emmanuel Macron reaguan ashpër, duke shprehur “shqetësim të thellë” për deklaratat e administratës amerikane. Grupi i tij politik në Parlamentin Europian, Renew Europe, kritikoi dokumentin duke thënë se ai “dobëson unitetin perëndimor përballë agresionit rus” dhe “shpërfill sakrificat që Europa bën çdo ditë për mbrojtjen e sigurisë demokratike”.
    Valérie Hayer, kryetare e Renew, e cila sapo është kthyer nga një vizitë në Uashington, deklaroi se ka vënë re “një hendek të madh mes Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve amerikanë”. Sipas saj, “presidenti Trump po izolohet nga ekspertët e tij dhe mbështetet te një rreth i ngushtë këshilltarësh”.
    Eurodeputetja socialiste belge Kathleen Van Brempt deklaroi se SHBA “nuk po sillet si aleate” dhe i bëri thirrje BE-së “të mos lejojë më presionet e Trump”.
    Ndërsa kandidati francez për presidencën, Raphael Glucksmann, tha se dokumenti tregon se Trump “përçmon BE-në, mbështet ekstremet e djathta dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për të ndihmuar Europën kundër Putinit”.
    Sipas burimeve të Reuters, SHBA i ka kërkuar aleatëve të marrin kontrollin e shumicës së kapaciteteve konvencionale të mbrojtjes. Burime diplomatike brenda BE-së theksojnë se Europa po rrit shpenzimet ushtarake, me objektivin që vendet anëtare të arrijnë nivelin 3.5% të PBB-së deri në vitin 2035, si dhe një rritje shtesë prej 1.5% për investime të tjera të lidhura.
    “Edhe afati i vitit 2030 është sfidë e madhe për ne”, tha burimi. “Të kërkosh një transformim të plotë brenda dy viteve është thjesht jorealiste.”

  • SHBA-të mesazh të qartë Europës: Merrni përsipër kapacitet mbrojtëse të NATO-s deri në 2027-ën ose…

    SHBA-të mesazh të qartë Europës: Merrni përsipër kapacitet mbrojtëse të NATO-s deri në 2027-ën ose…

    SHBA-të duan që Europa të marrë përsipër shumicën e kapaciteteve mbrojtëse konvencionale të NATO-s, nga inteligjenca te raketat, deri në vitin 2027, i thanë zyrtarët e Pentagonit diplomatëve në Uashington këtë javë, raporton Reuters.

    Mesazhi, i rrëfyer nga pesë burime të njohura me diskutimin, përfshirë një zyrtar amerikan, u përcoll në një takim në Uashington këtë javë midis stafit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve evropiane.
    Diçka e tillë do të ndryshonte në mënyrë dramatike mënyrën se si SHBA-të, një anëtar themelues i aleancës së pasluftës, punojnë me partnerët e tyre më të rëndësishëm ushtarakë. Në takim, zyrtarët e Pentagonit treguan se Uashingtoni nuk ishte ende i kënaqur me progresin që ka bërë Evropa për të rritur kapacitetet e saj mbrojtëse që nga pushtimi i zgjeruar i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
    Zyrtarët amerikanë u thanë homologëve të tyre se nëse Europa nuk e përmbush afatin e vitit 2027, SHBA-të mund të ndalojnë së marri pjesë në disa mekanizma koordinimi mbrojtës të NATO-s, sipas burimeve.
    Disa zyrtarë në Capitol Hill janë të vetëdijshëm dhe të shqetësuar për mesazhin e Pentagonit për europianët, tha një zyrtar amerikan.

    Top Channel

  • Analizë| Putin ultimatum Trump-it: Zgjidh mes Rusisë dhe Europës!

    Analizë| Putin ultimatum Trump-it: Zgjidh mes Rusisë dhe Europës!

    Presidenti rus Vladimir Putin i ka kujtuar homologut amerikan Donald Trump se paqja e vërtetë kërkon një zgjedhje të pamohueshme: Rusia ose Europa.
    Mesazhi ishte i qartë dhe i fortë, kontinenti i vjetër nuk mund të jetë pjesë e negociatave, përndryshe asgjë nuk do të realizohet.
    Analistët shpjegojnë se tonet e ashpra të përdorura nga Kremlini nuk ishin një shprehje emocionale, por një mesazh strategjik për partnerin amerikan.
    Putin ndjen se pas ndërhyrjes së udhëheqësve europianë, kartat në tavolinë janë ndryshuar dhe planet e reja të dialogut nuk i interesojnë. Ai e thekson shpesh herë se plani amerikan prej 28 pikash, prezantuar si version modernizuar i propozimeve të tij gjatë takimit historik me Trump-in në Alaska, nuk është respektuar nga Europa dhe Ukraina.
    Për Putinin, prania e Evropës në bisedime pengon interesat ruse dhe e bën të domosdoshëm një rishikim të marrëdhënieve.
    “Larg Evropës, Rusia ka të ardhme më të sigurt. Partneritetet me Kinën dhe Indinë janë në zhvillim, tregtia rritet dhe sovraniteti teknologjik po përmirësohet”, ka deklaruar një zyrtar i lartë rus.
    Aleksandr Yakovenko, ish-ambasador në Londër dhe tani rektor i Akademisë Diplomatike, nënvizon se qëllimi i Putin është të krijojë një distancë sa më të madhe midis SHBA-ve dhe asaj që ai e quan “Perëndimi kolektiv”. Sipas tij, Trump mund të rigjallërojë madhështinë amerikane duke sfiduar aleancën atlantike, e cila sipas Putinit është bërë një barrë për SHBA-të.
    Në këtë kontekst, mesazhi i Putinit është si një ultimatum: Trump duhet të zgjedhë anën e Rusisë dhe të largojë Europën nga ekuacioni. Në të kundërt, marrëdhënia e tyre strategjike rrezikohet dhe Europa mbetet armiku kryesor në imazhin që propaganda ruse ka krijuar: si një mbështetëse e “nazistëve ukrainas”.
    Në thelb, Kremlini po tenton të ridrejtojë fuqinë globale sipas interesave ruse, duke e detyruar partnerin amerikan të marrë një vendim të qartë në një lojë ku Europa nuk ka vend.
    Analizë e Corriere della Sera, e përshtatur në shqip

  • EMRAT-Kush është zyrtari i lartë që u arrestua së bashku me Federica Mogherinin. Në pranga edhe menaxheri i…

    EMRAT-Kush është zyrtari i lartë që u arrestua së bashku me Federica Mogherinin. Në pranga edhe menaxheri i…

    Ish-shefja e diplomacisë së BE-së dhe aktualisht rektore e “Collegio d’Europa”, Federica Mogherini, është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion që përfshin një program trajnimi të diplomatëve europianë.
    Sipas mediave belge, së bashku me Mogherinin është ndaluar edhe Stefano Sannino, ish-sekretar i përgjithshëm i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (SEAE) dhe aktualisht drejtues i DG Mediterraneo në Komisionin Europian. Personi i tretë i arrestuar është një menaxher i Collegio d’Europa, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.
    Prokuroria Europiane ka kryer kontrolle në zyrat e SEAE në Bruksel dhe në disa ambiente të “Collegio d’Europa” në Bruges. Hetimi lidhet me dyshime për favorizim, konkurencë të pandershme dhe shpërndarje të paracaktuar të tenderëve, gjatë periudhës 2021-2022, në lidhje me një program 9-mujor trajnimi për diplomatët e rinj të BE-së.
    Autoritetet po hetojnë nëse përfaqësues të Kolegjit kanë pasur akses paraprak në kriteret e tenderit dhe nëse janë kryer shkelje që përfshijnë korrupsion, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe mashtrim me fondet e BE-së.
    Prokuroria Europiane kishte kërkuar më parë heqjen e imunitetit të disa zyrtarëve, kërkesë që është miratuar para operacionit të sotëm. Ndërkohë, Komisioni Europian ka refuzuar komentet me argumentin se “hetimi është në proces”.

  • Skandali në BE, kush është zyrtari tjetër i lartë që u arrestua së bashku me Federica Mogherinin për mashtrim fondesh

    Skandali në BE, kush është zyrtari tjetër i lartë që u arrestua së bashku me Federica Mogherinin për mashtrim fondesh

    Zgjerohen përmasat e një skandali të rëndë korrupsioni në zemër të institucioneve europiane.

    Ish-shefja e diplomacisë së BE-së dhe aktualisht rektore e “Collegio d’Europa”, Federica Mogherini, është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion që përfshin një program trajnimi të diplomatëve europianë.
    Sipas mediave belge, së bashku me Mogherinin është ndaluar edhe Stefano Sannino, ish-sekretar i përgjithshëm i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (SEAE) dhe aktualisht drejtues i DG Mediterraneo në Komisionin Europian. Personi i tretë i arrestuar është një menaxher i Collegio d’Europa, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.
    Prokuroria Europiane ka kryer kontrolle në zyrat e SEAE në Bruksel dhe në disa ambiente të “Collegio d’Europa” në Bruges. Hetimi lidhet me dyshime për favorizim, konkurencë të pandershme dhe shpërndarje të paracaktuar të tenderëve, gjatë periudhës 2021-2022, në lidhje me një program 9-mujor trajnimi për diplomatët e rinj të BE-së.
    Autoritetet po hetojnë nëse përfaqësues të Kolegjit kanë pasur akses paraprak në kriteret e tenderit dhe nëse janë kryer shkelje që përfshijnë korrupsion, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe mashtrim me fondet e BE-së.
    Prokuroria Europiane kishte kërkuar më parë heqjen e imunitetit të disa zyrtarëve, kërkesë që është miratuar para operacionit të sotëm. Ndërkohë, Komisioni Europian ka refuzuar komentet me argumentin se “hetimi është në proces”.

    Top Channel

  • “Shqiptarët po shënjestrohen për qëllime politike”, Rama replikon sërish me sekretaren e brendshme të Britanisë

    “Shqiptarët po shënjestrohen për qëllime politike”, Rama replikon sërish me sekretaren e brendshme të Britanisë

    Kryeministri Rama e ka vijuar edhe këtë të premte debatin me sekretaren e brendshme britanike. Sipas Ramës po shënjestrohet një komunitet si 700 familjet shqiptare që kërkohen të riatdhesohen nga Mbretëria e Bashkuar vetëm për përfitime politike të brendshme.
    “Për të justifikuar një valë të re kthimesh familjare, 700 familje në një vend me 67 milionë banorë është një pëshpërim statistikore e fryrë me një sirenë politike.E solla këtu këtë situatë jo për t’u ankuar, jo për të dramatizuar e jo më për ta ngatërruar BE me të divorcuarën aq të hidhur, por pikërisht sepse është ky lloj refleksi politik që Europa duhet t’i rezistojë nëse do t’i mbetet besnike vetes dhe t’ia dalë në një botë që po ndryshon në mënyrë dramatike. Kur një ministër europian, edhe pas Brexit, që edhe mund ta kuptojmë se ka trauma atje, zgjedh të veçojë një bashkësi të vogël për të fituar politikë, ka diçka shumë të rëndësishme: frika flet më fort sesa faktet. Stereotipet udhëtojnë ende më shpejt sesa e vërteta dhe demagogjia ende vijon të gjejë audiencë të madhe.“
    Rama përshëndeti studentët e Kolegjit të Europës dhe ka mirëpritur brezin e dytë të studentëve në dyert e tij. Ai foli gjatë për të gjitha pengesat dhe sfidat që vende kandidate si Shqipëria janë përballur drejt rrugës së anëtarësimit, por e gjitha kjo nuk e zbeh sipas tij vendosmërinë për t’u bërë pjesë e kësaj familje, duke rreshtuar arsyet.
    Europa nuk është një vend, Europa është një vendim për të zgjedhur bashkëpunimin përballë përplasjes. Ligjin përballë forcës, dialogun përballë britmave. Të vërtetën në vend të stereotipeve.
    Në vitin e dytë Kolegji i Europës në Tiranë ka pranuar 40 studentë me 24 kombësi të ndryshme, ku vetëm 1/4 janë nga Ballkani, të tjerët nga vendet e BE.

  • Dëbimi i 700 familjeve shqiptare, Rama i përgjigjet sekretares së Brendshme britanike: Pëshpërimë statistikore, kërkon të fitojë pikë politike

    Dëbimi i 700 familjeve shqiptare, Rama i përgjigjet sekretares së Brendshme britanike: Pëshpërimë statistikore, kërkon të fitojë pikë politike

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në çeljen e Vitit Akademik 2025 -2026 të Kolegjit të Europës.

    Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh Europa nuk është gjeografi, por një zgjedhje.
    Më tej u ndal te dëbimi i 700 familjeve shqiptare në Britani të Madhe, duke sulmuar sektaren e Brendshme britanike, duke thënë se po kërkon të fitojë politike.
    Kryeministri argumentoi se Britani ka një popullsi prej 67 mln banorësh dhe 700 familje shqiptare nuk janë gjë tjetër veç se pëshpërimë statistikore.
    “Europa nuk është gjeografi është një zgjedhje. Nuk është një vend, është vendim, vendimi për të zgjedhur bashkëpunimin kundrejt përplasjes. Më lini t’ju përmend një shembull të vogël që thotë shumë. Pak dirë më parë sekretarja e Brendshme Britanisë përmënoj 700 familje shqiptare që jetojnë në financime pas refuzimit të lejeve të tyre për azil. 700 familje në një vend prej 67 mln njerëz, një pëshpërimë statistikore e fryrë në një sirenë politike.
    Pse po e përmend, jo për tu ankuar, apo ngatërruar BE me të divorcuarën kaq të hedhur. Kur një ministër europian edhe pas Brexit që mund edhe ta kuptojmë, se ka traumë, zgjedh të bashkojë një bashkësi të vogël për të fituar pikë politike. Frika flet më shumë se faktet. Ende vijon të gjejë një audiencë.
    Mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar thuajse janë zhdukur. Shqiptarët janë kontribuues neto në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që marrin përfitime nga MB është i papërfillshëm në krahasim me popullsitë e tjera.
    Këtu vjen lidhja. Zgjerimi që u e shoh si ribashkim dështon kurdoherë kur stereotipat lulëzojnë. Europa dobësohet sa herë që faktet u dorëzohen narrativeve të sajuara. E ardhmja e Europës, administratorët e ardhshëm të Europës, duhen formuar, jo vetëm në të drejtë e politika, por për të mbrojtur të vërtetën edhe kur politika tenton ta deformojë atë.
    Nëse Shqipëria beson thellësisht te besimi euriopian, është sepse ne e dimë, dhe jo vetëm sepse e kemi lexuar në libra, por e ndjejmë në lëkurë nga se çfarë i shpëton Europa. Ishim diktatura e fundit në Europë. Ne kuptojmë terrin që vjen kur një vend veçohet nga rrjedha europiane e gjakut, por është një botë e re. Kur ishim në atë lloj zymtësie, bota nuk ishte kaq e ndërlidhur. Kur na kishin veçuar nga e gjithë nimfa europiane, ai nuk ishte ndërveprues, nuk reagonte ndaj vetë gjakut tonë. Sot, kjo është e pashmangshme. Kur zgjerimi mbet në vend, ashtu siç na ka treguar historia, nuk shohim vetëm vonesë politike, shohim një paralajmërim. Kur një ministre europiane ve nën shënjestër një bashkësi njerëzish, nuk shohim vetëm një titull apo një akt demagogjie, shohim një simptomë, sepse një Europë që normalizon padrejtësitë e vogla, ditë pas dite, dikur do të jetë krejt e paaftë të përballet me padrejtësitë e mëdha.”, tha Rama.

    Top Channel