Etrit Berisha po përjeton “jetën e dytë”! Një tjetër shans i është dhënë portierit shqiptar dhe ai e ka shfrytëzuar atë më së miri. Berisha eleminoi Anderlehtin nga Europa me dy penallti të pritura në 11-metërsh dhe me një tjetër penallti të shënuar.
Te Hacken, të gjithë flasin për Etrit Berishën. Portieri i Kombëtares qëndroi pa ekip për shumë kohë, por në një intervistë për mediat në Suedi, Berisha ka treguar se çfarë ka bërë gjatë kohës që ishte pa ekip.Stërvitja vazhdonte, madje ishte edhe pak e çuditshme. Në orën 10 të mbrëmjes, në mesin e Stokholmit që ka jetë nate të shfrenuar, Berisha lidhte fort atletet dhe dilte për të vrapuar.
Disa shkëmbenin edhe batuta pasi ishin “ngrohur” pak nga pija dhe pasi një nate e gjatë i priste, ndërsa shihnin dikë si Berisha që vraponte te shkallët duke u ngjitur dhe zbritur për të mbajtur trupin në formë.“Takoja njerëz që ishin pak të dehur dhe bënin shaka me mua. Kur vrapoja te shkallët dhe zbuluan se isha futbollist, filluan të më pyesnin nëse mbështesja Hammarby apo AIK”, tha Berisha. /Sport Ekspres/
Tag: etrit
-

Stërvitja e çuditshme e Etrit Berishës! Në jetën e shfrenuar të Stokholmit bënte vrap në darkë: Disa të pirë bënin shaka me mua
-

Etrit Berisha bëri heroin në Europë me Haken, klubi suedez i rinovon kontratën
Lojtarët e përfaqësueses po marrin lajme të mira ditë pas dite, e ka prej tyre që edhe lënë gjurmë në skuadrat dhe ligat ku aktivizohen, por edhe në kompeticionet europiane. Kështu, Etrit Berisha nuk është lojtar i zakonshëm. Ai është një portier i jashtëzakonshëm, pasi edhe pse veteran në fushat e futbollit, di të bëj ëmë të mirën e tij, e falë eksperiencës e ka çuar skuadrën e tij në turin e tretë të Ligës së Europës, një sukses jo i vogël dhe që ka ndodhur krejtësisht për meritë të portierit shqiptar. Janë vetë mediat e huaja që shprehen se portieri i përfaqësueses së Shqipërisë (i paftuar nga trajneri Silvinjo në Kombëtare gjatë dy viteve të fundit), Etrit Berisha, vendosi fatin e Haken në Europë, teksa eliminoi Anderlehtin e Besnik Hasit me pritje dhe gol vendimtar. Në shpërblim të performancës heroike, klubi suedez, vendosi menjëherë t’i rinovojë kontratën deri në vitin 2027 gardianit 36-vjeçar nga Prishtina.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Haken, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa vetë Berisha nuk e ka fshehur lumturinë për arritjen e kësaj marrëveshje. “Ndihem vërtet mirë të zgjas kontratën me klubin. Kemi bërë shumë gjëra të mira gjatë muajve që kam qenë këtu. Kemi një ekip që ka potencial të mirë dhe mund të bëjë edhe më mirë në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ndihem mirë të zgjas kontratën. Kur erdha këtu, u habita nga sa mirë është gjithçka këtu; qendra stërvitore, lojtarët dhe udhëheqësit. Muajt e parë kanë qenë shumë argëtues. Finalja e kupës është kulmi deri më tani. Fitorja në Kupën e Suedisë është diçka që nuk do ta harrojmë. Kur luajmë si ekip, mund të jemi vërtet të mirë. Kemi bërë shumë arritje të mira. Ne ende luajmë në Evropë dhe kemi mundësi të mira për t’u zhvilluar dhe për t’u argëtuar me lojën tonë”, deklaroi Berisha pas rinovimit. Marvin Çuni ikën nga Rubin Kazani e firmos me Sampdorian në Itali Ndërkohë që Berisha merr propozimin për rinovimin e kontratës, një tjetër lojtar shqiptar bën zgjedhje për se zonin e ri. Bëhet fjalë për Marvin Çunin që sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në një skuadër me Mirlind Dakun në Rusi.
Referuar mediave sportive, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni do të vijojë karrierën te skuadra e Sampdorias që mil iton në Serinë B italiane. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi xhenoves, nëpërmjet faqen zyrtare. Bëhet fjalë për një huazim nga Rubin Kazani, me mundësi blerje, në rast se 24-vjeçari do të arrijë të bindë drejtuesit e Samp dorias. Çuni është aktivizuar 1 ndeshje me fanellën kuqezi më 17 tetor të vitit 2023, teksa vitin e kaluar u shit nga Frozinone drejt Rubin Kazan për 2 milionë euro. Sulmuesi e njeh mjaftueshëm futbollin italian, teksa numëron 22 paraqitje në Serinë A dhe 3 në Serinë B, ku në total ka shënuar 2 gola. Çuni mund të rritet si fut bollist me këtë lëvizje dhe mund të hapë një dritare të re për kar rierën, pasi futbolli italian gjithnjë është tërheqës dhe promovues dhe aty ai mund të gjejë vetveten. Për më tepër Sampdoria është klub i njohur pavarësisht se në këtë moment nuk është në ditët e veta më të mira. -

VIDEO/ Ka akull në venat e tij! Etrit Berisha i shënon gol Anderleht, e eleminon nga Europa League dhe ecën si…Conor McGregor
Etrit Berisha po përjeton jetën e dytë! Pasi u largua nga futbolli për shumë kohë, portieri shqiptar nënshkroi për Hacken në Suedi. Në mbrëmjen e djeshme, Berisha u kthye edhe njëherë në heroin e suedezëve.
Hacken luajti ndaj Anderleht në turin e dytë të Europa League dhe ndeshja u vendos me penallti. Atje Berisha priti dy penallti dhe penalltinë e fundit e gjuajti vet.
Portieri i Anderleht kërkoi ta vendoste në presion, por Titi ka akull dhe jo gjak në venat e tij. Aspak në presion, frikshëm i ftohtë, Berisha dërgoi topin në një anë dhe portierin në tjetrën. Gardiani shqiptar filloi të ecte si McGregor, ndërsa i gjithë ekipi shkoi të festonte me të. /Sport Ekspres/ -

Etrit Berisha hero, kualifikon Haken ndaj Anderleht të Hasit
Heroi i mbrëmjes në “Brivida Arena” ka një emër. Ai është portieri kuqezi Etrit Berisha pjesë te skuadra suedeze e Haken. Në duelin për turin e dytë të Ligës së Europës, Berisha priti një penallti dhe shënoi të fundit që kualifikoi vendasit duke u shndërruar në një triumfues të vërtetë.
Në këtë takim të kthimit, Haken duhej të përmbyste rezultatin 0-1 të duelit të parë në favor të Anderletit të trajnerit shqiptar Besnik Hasi.
I’a doli në të 92′ kur shifrat shkuan në 2-1 për suedezët. Pas shtesës 2×15′ pa risi, i erdhi radha e penalltive aty ku Etrit Berisha sikundër dhe në Kupën e Suedisë shkëlqeu duke merituar komplimentet më të mëdha në kampin e tij./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Etrit Berisha kualifikon Haken ndaj Anderleht
Heroi i mbrëmjes në “Brivida Arena” ka një emër. Ai është portieri kuqezi Etrit Berisha pjesë te skuadra suedeze e Haken. Në duelin për turine dytë të Ligës së Europës Berisha priti një penallti dhe shënoi të fundit që kualifikoi vendasit duke u shndrruar në një triumfues të vërtetë.
Vazhdo leximin
-

LIGA E EUROPËS/ Besnik Hasi përballë Etrit Berishës, UEFA u cakton grup gjyqtarësh nga Superiorja
Një grup gjyqtarësh të kampionatit shqiptar, do të gjykojë një përballej shumë interesante mes shqiptarësh në Ligën e Europës. Nga një anë do të jetë Anderlehti i drejtuar nga Besnik Hasi, ndërsa nga tjetra BK Haken ku luan titullar Etrit Berisha.
UEFA ka vendosur që ndeshja në fjalë të gjykohet nga kryesori Eldorjan Hamiti, i cili do të mbështetet nga një trupë plotësisht shqiptare, si në katërkëndorin e fushës, ashtu edhe në sallën e VAR-it. Asistentë të tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj, ndërsa Erjon Bastari është caktuar si gjyqtar i katërt.Ndërkohë, në sallën e VAR-it është Kreshnik Bajramaj si kryesor në ndeshjen e të enjtes në Bruksel, me Olsion Yzeirajn si asistent të tij.
-

Etrit Berisha uron me plis në kokë: Suksese djema, dalshit faqebardhë
Etrit Berisha, portieri legjendar i ekipit kuqezi, nuk u grumbullua nga Silvinjo për ndeshjet e Kombëtares kundër Serbisë dhe Letonisë. Gardiani kuqezi nuk ka harruar të motivojë shokët e tij në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme. Përmes një postimi në “InstaStory” ai ka postuar një foto të vetën teksa është me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”. Sfida kundër Serbisë luhet sot në orën 20:45 ndërsa ajo kundër Letonisë më datë 10 qershor.
-

Etrit Berisha tregon “recetën” ku e mori përvojën e gjuajtjes së penalltive
Adriatik BALLA
Trajneri Silvinjo nuk e ftoi në këtë grumbullim, por Etrit Berisha me prova po dëshmon se është portieri i duhur, gjë që e tregoi finalja e kupës së Suedisë. Kështu, afro dy muaj më parë Etrit Berisha u transferua te Hakeni, kurse portieri shtatlartë ishte pa klub për nëntë muaj. Tani Berisha është kthyer në hero të skuadrës elitare të Suedisë. Ai priti dy penallti dhe realizoi një tjetër në triumfin në Kupën e Suedisë ndaj Malmos. Ndeshja finale pas 120 minutave u mbyll pa gola dhe merita për këtë pati portieri me shumë përvojë.
Berisha ka përvojë sidomos në futbollin italian te skuadra si Lacio, Atalanta, SPAL-i, Torino e Empoli. Berisha prej kohësh është shquar me pritje të mira të penalltive dhe realizim të tyre. Por cili është tregimi që fshihet prapa këtyre sukseseve të portierit prishtinas? Berisha bën të ditur se kjo është arritur falë Henrik Rydstromit, trajnerit të Malmos. Berisha ka qenë bashkëlojtar me Rydstormin te skuadra e Kalmarit shumë kohë më parë. Për trajner e kishin Nane Bergstrandin.
“Këto i kam mësuar nga Henke. Ai i gjuante penalltitë te Kalmari dhe pas një ndeshjeje që e luajtëm kundër Malmos, ishte thuajse e njëjta situatë si kjo e finales. Ka qenë Nane i cili në atë kohë ka thënë se duhet të bëhesha ekzekutues i penalltive pasi kisha shënuar shumë gola në stërvitje. Dhe ai tha se këtë gjë mund ta bëj shumë mirë. Kam shkuar para, shënova dhe e fituam atë ndeshje. Ishte thuajse e njëjta gjë si sot”, ka deklaruar pas finales së Kupës, Etrit Berisha.
Përgëzimet
Nuk kanë qenë vetëm tifozët e Hakenit që e përgëzuan Berishën për paraqitjen në finalen e Kupës. Ishte edhe trajneri i Malmos, Rydstrom, që e vlerësoi shumë 36-vjeçarin dhe e quajti hero të Kupës. Është një epitet i cili i pëlqen edhe portierit. “Henke është model për mua dhe për të gjithë futbollistët të cilët e njohin atë. Ai ka qenë kapiteni im dhe ndoshta më i miri që e kam pasur në gjithë karrierën time. Është pak keq që luajtëm kundër njëri-tjetrit në finale. Por, këtë nuk e kam menduar shumë gjatë ndeshjes. Kam provuar vetëm të fokusohem në pritjen e penalltive dhe në situata të tjera”, thotë Berisha. Me triumfin në Kupë Hakeni do të luajë në kualifikimet e Ligës së Evropës. “Kjo është gjë shumë e mirë. Është gjëja më e mirë që kam mundur ta bëj për klubin dhe jam i lumtur sepse kemi lojtarë shumë të mirë. Mendoj se do të bëjmë mirë në ndeshjet në Evropë dhe jam i lumtur”, ka përfunduar Berisha.
Muçit i vijnë oferta të majme
Ndërkohë që Berisha po merr elozhe në shtyp për performancën e tij, një tjetër futbollist i Kombëtares po merr vëmendje në merkato. Kështu, Ernest Muçi po monitorohet nga klube italiane dhe gjermane. Beshiktashi kërkon plot 10 milionë euro për shitjen e kartonit të sulmuesit, siç raportohet në Turqi. Kjo shumë përkon me shpenzimin e kryer nga klubi turk te Legia, pikërisht në shkurtin e vitit 2024. Beshiktashi pretendon të rifitojë shumën e investuar në këtë mënyrë. Muçi ka luajtur 54 ndeshje në Turqi. Gjatë kësaj kohe ka gjetur rrugën e rrjetës 11 herë dhe ka asistuar 4 gola. Kontrata e Muçit përfundon në vitin 2027. Kështu edhe Beshiktashi pritet t’i marrë maksimumin në rast të shitjes së kartonit këtë verë. -

Broja gjithnjë e më larg Çelsit, Etrit Berisha fiton Kupën e Suedisë me Haken
Adriatik BALLA
Çelsi është shumë pranë finalizimit të transferimit të sulmuesit premtues Liam Delap nga Ipsuiç, duke fituar garën ndaj një sërë klubesh të mëdha nga Anglia dhe Europa. Vendimi i Delap për të zgjedhur “Blutë” konfirmon jo vetëm prioritetin e tij për të vijuar karrierën në “Stamford Bridge”, por njëkohësisht mbyll përfundimisht derën për Armando Brojën që të ketë një vend në klubin londinez. Sipas “The Athletic”, Delap i ka njoftuar të gjithë klubet e interesuara – përfshirë Mançester Junajtid, Njukasëll, Everton, Notingham Forest, Milan dhe Juventus – se do t’i refuzojë për t’u transferuar te Çelsi.
Sulmuesi 22-vjeçar, i biri i ish-futbollistit Rori Delap, ka shkëlqyer këtë sezon me 12 gola për Ipsuiç, dhe klauzola e lirimit prej 30 milionë paundësh ka nxitur interes nga shumë klube elitare. Trajneri i Ipsuiç, Kieran McKenna, konfirmoi ditë më parë se Delap po shqyrtonte të ardhmen pas rënies së skuadrës nga Premier League, dhe tani duket se vendimi është marrë. Për Çelsin, ardhja e Delap do të thotë se fokusi për repartin ofensiv është i mbyllur, duke larguar përfundimisht mundësinë që Armando Broja të rikthehet te Blutë, pas huazimit dhe një sezoni të vështirë te Everton. Ky zhvillim gjithashtu mund të ndikojë në planet e merkatos për emra si Viktor Xhiokeres dhe Benjamin Sesko, të cilët ishin përfolur si objektiva të Çelsit, por tani janë më afër objektivave të Arsenalit apo Mançester Junajtid.
Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” pritet të përqendrojnë vëmendjen e tyre te transferimi i Matheus Kunja nga Uolves për rreth 62.5 milionë paund. Siç dihet sulmuesi i Kombëtares u rikthye nga huazimi tek Evertoni. Duke qenë se hapësirat po mbyllen edhe më tepër, londinezët vështirë ta mbajnë në skuadër. Për këtë duhen pritur zhvillimet e ditëve në vazhdim. Por Broja me të gjitha gjasat do të largohet nga Çelsi.
Etrit Berisha pret dy penallti dhe shënon e fiton kupën
Trajneri Silvinjo ka ftuar në kuadër të ndeshjeve të qershorit Thomas Strakoshën dhe disa portierë të rinj, por ka kohë që nuk e ka në planet e tij Etrit Berishën, i cili i është kthyer futbollit madje me pompozitet e trofe, aq sa dje la gjurmë të shkëlqyera në futbollin suedez. Në fakt, dje ishte një ditë e paharrueshme për Etrit Berishën. Portieri shqiptar bëri heroi për Haken, që fitoi Kupën e Suedisë. Ndaj kampionëve të Malmos, gjithçka u vendos përmes penalltive. Ishte Berisha që mori në dorë fatin e skuadrës së tij duke shënuar një gol dhe duke pritur dy penallti. Pasi koha e rregullt dhe shtesa kishin përfunduar në barazim 0 me 0, 11-metërshat vendosën fituesin e trofeut të Kupës. Nga aty, Berisha u tregua i saktë në penalltinë e goditur vetë ndërsa priti edhe dy të tjera. Ky rezultat ndaj kampionëve të Suedisë rikthen momentet e bukura te Berisha, që po luan futboll nga prilli. Kujtojmë se gardiani kuqezi ishte pa skuadër nga fillimi i sezonit dhe deri në prill ku firmosi me Haken. -

Priti dy penallti dhe shënoi një, Etrit Berisha i jep trofeun e Kupës së Suedisë ekipit
Hacken-i ka fituar sot Kupën e Suedisë. Ekipi verdhezi është përballur me Malmon në finale. Koha e rregullt ka përfunduar në baraspeshë 0-0 dhe për të shpallur fituesin është nevojitur ekzekutimi i penalltive.
Nga pika e bardhë e 11 metrave prozhektorët u kthyen të gjithë drejt Etrit Berishës. Portieri shqiptar priti penalltinë e parë dhe të tretë të lojtarëve të Malmos. Gjithashtu, Berisha tundi rrjetën për ekipin e Hacken-it, duke qenë kështu protagonisti kryesor në fitoren e trofeut./Sport Ekspres/