Tag: etjen

  • Ish-deputeti i PS në krye të Postës Shqiptare, Balluku prezanton Etjen Xhafajn: Profesionist i sprovuar me eksperiencë

    Ish-deputeti i PS në krye të Postës Shqiptare, Balluku prezanton Etjen Xhafajn: Profesionist i sprovuar me eksperiencë

    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar ditën e sotme, drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj.

    Xhafaj, i cili do të mbajë detyrën e Administratorit të Postës Shqiptare, një prej institucioneve më të vjetra në vend, ka qenë deputet i Partisë Socialiste.
    “Etjeni është bashkëpunëtor i hershëm i imi. Kemi punuar bashkë në disa institucione. Ka mbajtur një mandat të qarkut të Tiranës.
    Sot drejtimi i Postës shkon në duart e një profesionisti të sprovuar që ka eksperiencë në disa fusha. Në bashkëpunim me Admirin (ish drejtori i Postës Shqiptare) do të optimizohet procesi i Postës Shqiptare. Për ne është e rëndësishme që Posta të performojë duke optimizuar shërbimet. Digjitalizimi është në bazën e tyre.“, u shpreh Balluku.

    Top Channel

  • Lëvizje e re/ Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

    Lëvizje e re/ Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare.
    Vendimi u firmos nga ministrja e Ekonomisë, Ibrahimaj, duke i besuar Xhafajt drejtimin e institucionit publik që mbulon shërbimin postar dhe logjistikën shtetërore në mbarë vendin.
    Xhafaj ka një eksperiencë të gjatë në administratën shtetërore, ku ka mbajtur poste të rëndësishme, ndër to edhe atë të zëvendësministrit të Brendshëm dhe deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij ai është angazhuar në disa procese të reformës në administratë dhe në digjitalizimin e shërbimeve publike.
    Emërimi i tij në krye të Postës Shqiptare vjen në kuadër të një procesi riorganizimi të institucionit, me synim modernizimin e shërbimeve dhe zgjerimin e ofertës postare e financiare për qytetarët.

  • Ish-deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj emërohet Drejtor i Postës Shqiptare

    Ish-deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj emërohet Drejtor i Postës Shqiptare

    Etjen Xhafaj

    TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar në krye të Postës Shqiptare. Xhafaj do të jetë Administrator i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe mban datën 27 tetor 2025.

    vendimi

    Etjen Xhafaj ka mbajtur më herët funksione politike dhe administrative në radhët e Partisë Socialiste dhe qeverisë. Më herët, Xhafaj ka mbajtur postin e deputetit të Partisë Socialiste në legjislaturën e kaluar. Gjithashtu, ai ka mbajtur postet e Zv. Ministrit në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Zv.Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Tashmë, me emërimin e ri, ai merr drejtimin e një prej institucioneve më të vjetra të vendit. Emërimi i tij në krye të Postës Shqiptare shihet si pjesë e një riorganizimi të brendshëm të institucionit.

  • Ish-deputeti i PS-së Etjen Xhafaj emërohet Drejtori i Përgjitshëm i Postës Shqiptare

    Ish-deputeti i PS-së Etjen Xhafaj emërohet Drejtori i Përgjitshëm i Postës Shqiptare

    Ish-deputetët që nuk arritën të merrnin mandatin në 11 Maj, po shpërblehen një nga një nga kryeministri Rama.
    Radha i ka ardhur Etjen Xhafajt, i cili është emëruar drejtor i Postës Shqiptare, me vendimin e firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
    Në zgjedhjet e 11 Majit, Xhafaj nuk arriti të merrte vetëm 1245 vota, shumë pak për të marrë mandatin e deputetit, por kjo nuk e ka penguar që të emërohet në një post të rëndësishëm.
    Shpërblimi i ish-deputetëve është një praktikë që Rama e bën shpesh, duke i emëruar ata në poste drejtuese apo si zv.ministra.

  • Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet drejtor i Postës Shqiptare

    Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet drejtor i Postës Shqiptare

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. 

    Vendimi është bërë zyrtar ditën e sotme, duke i besuar Xhafajt drejtimin e institucionit publik që mbulon shërbimin postar dhe logjistikën shtetërore në mbarë vendin. 

    Xhafaj ka një eksperiencë të gjatë në administratën shtetërore, ku ka mbajtur poste të rëndësishme, ndër to edhe atë të zëvendësministrit të Brendshëm dhe deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij ai është angazhuar në disa procese të reformës në administratë dhe në digjitalizimin e shërbimeve publike. 

    Emërimi i tij në krye të Postës Shqiptare vjen në kuadër të një procesi riorganizimi të institucionit, me synim modernizimin e shërbimeve dhe zgjerimin e ofertës postare e financiare për qytetarët.