Një prokuror me dritëhije, Arjan Ndoja, shënjestër e një atentati mafioz vite më parë, tashmë deputet i PD-së, ka befasuar me një lloj etike ndërsa foli në foltoren e parlamentit, duke u prezantuar si person që bën diferencën në këtë aspekt.
Mes rreshtash, ai u shfaq kritik dhe ndaj kolegëve të tij demokratë për mungesë etike, njëherësh duke adresuar një kritikë ndaj kundërshtarëve politikë.
“Mua nuk më keni parë t’i bie tavolinave, nuk keni për të më parë ndonjëherë t’i bie tavolinave sepse nuk e kam atë edukatë, nuk e kam atë formim. Ju bëj thirrje, edhe ju zoti Balla, mos e etiketoni të gjithë grupin parlamentar se nuk është e sjellshme. Një pjesë e grupit të PD-së, që është pjesa më e madhe, duan që të zhvillohet seanca parlamentare dhe duan të flasin. Nuk kam asgjë personale, nuk ia zë askujt emrin me gojë se nuk kam qejf që të ma zërë askush emrin me gojë. Nuk e meriton grupi parlamentar i PD-së, aq më tepër që një pjesë prej nesh, gjashtë prej nesh nuk janë as produkt i listave të mbyllura që të vijnë me kokën ulur këtu dhe të bëjnë veprime me regji”.
Këto fraza të Ndojës, dikur dhe shënjestër akuzash nga kryeministri Rama si “prokuror i krimit”, imponuan dhe vlerësimin nga ana e kryeparlamentarit Peleshi.
“E vlerësoj shumë fjalën tuaj. Besoj te fjala opozitare e fortë. Jo vetëm unë po kushdo qoftë këtu, nuk e ka për kënaqësi të ndërpresë fjalën e deputetit”, tha socialisti në krye të jetës parlamentare. /tesheshi.com/
Tag: etikë
-

Deputeti i ri demokrat që bëri diferencën në seancën më të fundit
-

“Kodet etike janë mure mbrojtëse ndaj çdo presioni”, Altin Dumani rendit tre problematikat: SPAK po përballet me sfida
Është mbajtur sot takim i institucioneve të drejtësisë mbi pavarësinë dhe llogaridhënien, nga projekti Matra i qeverise holandeze.
Në këtë takim ka mbajtur fjalë edhe kreu i SPAK Altin Dumani i cili ndër të tjera tha se veprimet e këtij institucioni është mbështetur në ligj dhe parime.
Por ai tha se ka dhe një sërë sfidash, ku veçoi mbingarkesën procedurale, pamjaftueshmërinë stafit dhe infrastrukturën.
“Në kohën kur besimi te drejtësia është i brishtë dhe pritshmëritë janë të larta, veprimet e SPAK janë mbështetur në ligj dhe parime. SPAK është zotuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke rritur kështu besimin.
Pavarësia dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesore ku mbështetet SPAK. Kushtetuta garanton pavarësinë e jashtme dhe të brendshme të SPAK. Prokurorët veprojnë dhe marrin vendime të pavarura të paanshme. Kodet etike janë mure mbrojtëse ndaj çdo presioni dhe ndikim politik apo mediatik. Pavarësisht arritjeve, SPAK përballet edhe me sfida, ku veçojmë mbingarkesën procedurale, pamjaftueshmërinë stafit dhe infrastrukturën”, tha Dumani.Top Channel
-

Gjashtë mënyra për të drejtuar me guxim
Në një botë ku krizat ekonomike, dilemat etike dhe presioni publik janë bërë të zakonshme, udhëheqësit nuk mjaftohen më vetëm me ekspertizë.Sot kërkohet diçka më shumë: guximi i përditshëm. Jo si një akt heroik e i rrallë, por si një praktikë e qëndrueshme, e mbështetur te vlerat dhe integriteti personal. Ky guxim i vazhdueshëm është ai që ndërton kulturën e organizatës, fiton besimin dhe formëson trashëgiminë e një lidershipi.Guximi moralNjë nga provat më të vështira është të qëndrosh besnik ndaj parimeve, edhe kur kjo ka kosto të larta. Refuzimi i një marrëveshjeje fitimprurëse, por të padrejtë, është shembulli tipik i guximit moral. Përfitimi është i qartë: integriteti dhe besimi afatgjatë nga punonjësit, partnerët dhe publiku.Guximi shoqërorShumë njerëz në punë heshtin nga frika e refuzimit ose përjashtimit. Guximi shoqëror nënkupton të ngresh zërin kundër mendimit dominues apo sjelljes së papërshtatshme. Edhe një ndërhyrje e vogël mund të ndryshojë dinamikën e një takimi dhe të tregojë se mospajtimi është i mirëpritur. Kjo krijon kulturë sigurie psikologjike dhe nxit sjelljen etike.Guximi emocionalNdryshe nga ai shoqëror, guximi emocional lidhet me botën e brendshme. Të pranosh emocionet e vështira dhe t’i shprehësh hapur është një akt i fuqishëm udhëheqës. Një drejtues që merr përgjegjësi dhe qëndron i pranishëm edhe në momente të dhimbshme ruan besueshmërinë dhe forcon lidhjen me ekipin.Guximi intelektualTë kesh kurajon të vësh në dyshim supozimet e tua, të pranosh mundësinë e gabimit dhe të lini hapësirë për opinine të ndryshme është thelbësore për një vendimmarrje më të mençur. Ky guxim intelektual i lejon drejtuesit të shmangin kurthet e vetëkënaqësisë dhe të hapin rrugën për ide të reja.Guximi krijuesNë vend që të mbeten tek zgjidhjet e sigurta, drejtuesit me guxim kreativ propozojnë ide të guximshme, duke pranuar rrezikun e dështimit. Një koncept i pazakontë mund të refuzohet, por mund të hapë edhe derën për inovacion që ruan konkurrueshmërinë dhe gjeneron rritje afatgjatë.Guximi fizikKy guxim manifestohet në momente të rrezikut real. Të jesh i pranishëm në terren, në një fabrikë me probleme sigurie apo në një zonë rreziku, tregon solidaritet dhe fiton respektin e punonjësve. Lidershipi i vërtetë nuk qëndron larg, por përballet nga afër me sfidat.Guximi i përditshëm nuk është i rezervuar për momentet dramatike. Ai shfaqet tek zgjedhjet e vogla, të përsëritura çdo ditë. Drejtuesit që veprojnë sipas vlerave, inkurajojnë mendimin ndryshe, pranojnë emocionet dhe mbështesin kreativitetin, ndërtojnë organizata ku e vërteta ka rëndësi dhe rreziku shihet si mundësi.Në një botë të pasigurt dhe të zhurmshme, ky është avantazhi më i madh i një stili lidershipi që nuk mund të kopjohet nga konkurrentët. / HBR, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

‘Që të kesh etikë duhet të kesh moral!’/ Berisha ndan videon: Gazetari i gozhdon kriminelët elektoral!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer vëmendjen te një moment kontrovers gjatë një konference për shtyp të mbajtur më 1 korrik 2022 nga Kryeministri Edi Rama. Në atë kohë, gazetari Klevin Muka nga stacioni A2 CNN pyeti ministren Olta Xhaçka lidhur me një konflikt interesi, duke përmendur bashkëshortin e saj si investitor strategjik në sektorin e turizmit.
Përgjigja e Ramës ishte e ashpër: ai i tha Mukës se nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë konferencë tjetër për shtyp për tre muajt e ardhshëm dhe se duhet të dërgohej në “riedukim” për atë që e konsideroi si sjellje joetike.
Ky reagim i Kryeministrit nxiti kritika dhe polemika mbi lirinë e medias dhe etikën e qeverisë.
Kreu i PD Sali Berisha ka shpërndarë videon e momentit në rrjetet sociale, duke komentuar: “Gazetari i gozhdon kriminelët elektoral! Mungon vetëm Altin Troplini. Që të kesh etikë duhet të kesh moral!”
Postimi i Berishës rikthen në qendër të debatit tensionin mes qeverisë Rama dhe gazetarëve, duke theksuar rolin kritik të medias në ndjekjen e abuzimeve dhe konfliktit të interesit brenda qeverisë.
Postimi i Berishës:
Gazetari i gozhdon kriminelët elektoral! Mungon vetëm Altin “Troplini”. Që të kesh etikë duhet të kesh moral!
