Tag: estetike

  • Ndërhyrjet estetik mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut, verbëri…

    Ndërhyrjet estetik mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut, verbëri…

    Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në një trend masiv vitet e fundit, por bashkë me popullaritetin është rritur edhe rreziku.

    Ekspertët paralajmërojnë se këto procedura, që shpesh duken të thjeshta dhe të sigurta, mund të shkaktojnë komplikacione serioze, përfshirë bllokimin e arterieve që çon në deformime të fytyrës dhe madje verbëri. Ky paralajmërim vjen pas një studimi ndërkombëtar, ku përmes ekografisë u analizuan 100 raste komplikacionesh të shkaktuara nga këto injeksioni/ ndërhyrje estetike.

    Sipas studimit, klinikat duhet të kryejnë ekografi para çdo injeksioni në fytyrë, me qëllim identifikimin e enëve të gjakut dhe shmangien e dëmtimit të tyre. Udhëheqësja e kërkimit, Dr. Rosa Sigrist nga Universiteti i São Paulo-s në Brazil, tha se edhe pse të rralla, rastet e “okluzionit vaskular”, kur mbushësi injektohet në ose pranë arterieve  mund të rezultojnë fatale për indet e fytyrës.

    “Komplikacionet e tilla mund të shkaktojnë nekrozë, deformime të fytyrës, verbëri dhe në raste ekstreme goditje në tru”, deklaroi Dr. Sigrist. Ajo shtoi se zonat rreth hundës janë veçanërisht të rrezikshme, pasi enët e gjakut komunikojnë me struktura shumë delikate të kokës.

    Studimi u zhvillua midis majit 2022 dhe prillit 2025 në disa qendra ndërkombëtare radiologjie dhe dermatologjie në Brazil, Kolumbi, Kili, Holandë dhe SHBA. Rezultatet do të prezantohen këtë javë në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut.

    Nga analiza me ekografi, studiuesit zbuluan se në gati gjysmën e rasteve kishte mungesë qarkullimi në enët e vogla të gjakut të fytyrës, ndërsa në një të tretën e rasteve nuk kishte qarkullim as në enë më të mëdha. Sipas Dr. Sigrist, përdorimi i ekografisë si gjatë planifikimit ashtu edhe gjatë trajtimit të komplikacioneve lejon injektimin e saktë të ilaçit për shpërbërjen e mbushësit, duke ulur nevojën për doza të mëdha.

    Edhe Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastikë Estetikë (BAAPS) mbështet përdorimin e ekografisë, ndonëse thekson se ende nuk konsiderohet standard i detyrueshëm në klinikat estetike. Presidentja e shoqatës, Nora Nugent, tha se hartëzimi i enëve të gjakut para trajtimit rrit ndjeshëm sigurinë e pacientëve dhe se profesionistët e pakualifikuar përbëjnë rrezik të madh.

    Ndërkohë, qeveria britanike ka paralajmëruar masa të reja për rregullimin e procedurave estetike. Sipas propozimeve, procedurat me rrezik të lartë, përfshirë “Brazilian butt lift”, do të kryhen vetëm nga profesionistë të kualifikuar. Klinikat që ofrojnë mbushës dhe botoks do të kenë detyrimin të plotësojnë standarde të reja licencimi. Konsultimi publik për këto ndryshime pritet të hapet në fillim të vitit 2026, ndërsa vendimi final do t’i takojë Parlamentit britanik.

  • Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut, verbëri…

    Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut, verbëri…

  • Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore, Balluku inspekton punimet për projektin e ri të ARRSH: Shqipëria është kthyer në një pikë turistike

    Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore, Balluku inspekton punimet për projektin e ri të ARRSH: Shqipëria është kthyer në një pikë turistike

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar sot punimet për projektin e ri të Agjencisë Shqiptare të Rrugëve (ARRSH), i cili ka të bëjë me mirëmbajtjen estetike të akseve kombëtare rrugore.

    Ky projekt i ri ka nisur tashmë të zbatohet në terren dhe pritet të përmirësojë pamjen dhe cilësinë e infrastrukturës rrugore në Shqipëri.
    Balluku theksoi rëndësinë e këtij projekti, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e imazhit të vendit, veçanërisht për turizmin.

    “Shqipëria është kthyer në një destinacion të madh turistik dhe për këtë arsye, është e domosdoshme që të ofrojmë akse rrugore që janë jo vetëm funksionale, por edhe estetike,” u shpreh Balluku gjatë inspektimit.

    Top Channel

  • “Jo vetëm rrugë të sigurta, por edhe estetike”, Balluku inspekton punimet në rrethrrotullimin e Rinasit

    “Jo vetëm rrugë të sigurta, por edhe estetike”, Balluku inspekton punimet në rrethrrotullimin e Rinasit

    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur një projekt të ri që ka të bëjë me mirëmbajtjen estetike të rrugëve. Për këtë qëllim është krijuar një grup me mbi 120 persona, të ndarë në 4 rajone.
    “Kemi vënë re që tashmë, duke qenë se kilometrat e akseve kombëtare shtohen, ka ardhur momenti për të pasur një element shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe vizitorët, pasi Shqipëria është kthyer në një pikë të madhe turistike, ku vijnë vizitorë nga e gjithë bota dhe tashmë nuk është e rëndësishme për të pasur vetëm rrugë të sigurta, por edhe që plotësojnë kushtet estetike”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një inspektimi në rrethrrotullimin e Rinasit.
    “Për këtë arsye, në vitin 2023, ARRSH ka shtuar në fushën e përgjegjësisë, edhe mirëmbajtjen estetike të akseve kombëtare. Jemi në rrethrrotullimin e Rinasit ku po bëhet një punë e mirë për gjelbërimin. Këtu jemi në një pikë hyrje, jo të Tiranës, por të Shqipërisë. Është vetëm 100 metra nga dalja e aeroportit, një pikë shumë e rëndësishme prezantimi, ku estetika luan një rol të veçantë”.
    Punime të tilla kanë nisur të kryhen edhe në zona të tjera të vendit, në akset kombëtare dhe rrugët kryesore.

  • “Ky është operimi i katërt”/ Efi Dhedhes flet për herë të parë pas ndërhyrjes: Nuk ishte estetike

    “Ky është operimi i katërt”/ Efi Dhedhes flet për herë të parë pas ndërhyrjes: Nuk ishte estetike

    Efi Dhedhes ka ndarë një video-mesazh me ndjekësit e saj pak orë pas daljes nga operacioni, duke i siguruar se ajo është mirë dhe në gjendje të qëndrueshme. Në videon e postuar, ish-banorja e “Big Brother VIP” shfaqet e qetë dhe e sinqertë, teksa tregon se ndërhyrja që ka kryer nuk ka qenë estetike, por shëndetësore.
    “Zakonisht kur dal nga narkoza, sepse në fakt ky është operimi i katërt që unë bëj, jam shumë në qejf dhe kam shumë gjëra për të thënë, por kësaj radhe qenkam shumë e plogësht. Dje dola nga operimi mirë, kisha energji dhe jam çuar në këmbë,” – shprehet ajo.
    Efi theksoi se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze apo shqetësuese, por një procedurë mjekësore që e ka detyruar të ndalojë për pak ditë. Megjithatë, ajo ka shfrytëzuar momentin për të përcjellë një mesazh reflektues për ndjekësit e saj:
    “Jo, nuk është ndërhyrje estetike, është ndërhyrje shëndetësore, jo diçka për t’u shqetësuar. Thjesht ndonjëherë kur gjendesh në situata të tilla dhe ke dhimbje, kupton sa pa vlerë është çdo gjë tjetër përveç shëndetit tënd. Kështu, një kujtesë për ty: kujdesu për veten.”
    Ky reagim i saj është pritur me shumë komente pozitive dhe urime për shërim të shpejtë nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për transparencën dhe për mënyrën si e ka shfrytëzuar momentin për të dhënë një mesazh njerëzor.

  • Ndryshimet e habitshme fizike të yjeve të futbollit, si dukeshin para dhe pas ndërhyrjeve estetike

    Ndryshimet e habitshme fizike të yjeve të futbollit, si dukeshin para dhe pas ndërhyrjeve estetike

    Në një sport ku imazhi publik ka kaq ndikim mediatik, gjithnjë e më shumë futbollistë po iu nënshtrohen ndërhyrjeve estetike për ta përmirësuar pamjen e tyre. Rinoplastika, transplantet e flokëve, botoksi apo trajtimet dentare janë bërë të zakonshme në futbollin e elitës. Të vetëdijshëm për interesin që ngjall kjo anë më personale e futbollistëve, po ju shfaqim me foto disa nga ndryshimet fizike të lojtarëve.

    Sergio Ramos, ish-kapiteni i Real Madridit ka pranuar disa ndërhyrje estetike gjatë karrierës së tij, përfshirë rinoplastinë, injektimet me acid hialuronik dhe trajtimet për zbutjen e rrudhave. Përveç këtyre, Ramos ka zgjedhur transplant flokësh dhe një ndryshim estetik në dhëmbët e tij, me vene dhe zbardhje që kompletojnë imazhin e përkujdesur dhe mediatik.

    Joaquín, ikonë e përhershme e Betis dhe tani pjesë e stafit drejtues, gjithashtu e ka përmirësuar pamjen e tij me disa ndërhyrje. Ai ka pranuar se ka bërë mbushje për qeskat e syve, një dozë botoksi dhe transplant flokësh.

    CR7, ylli portugez është një nga futbollistët më të analizuar sa i përket imazhit. Gjatë karrierës së tij i është atribuar rinoplastika, trajtimet dentare me vene dhe ortodonti, si dhe ndërhyrje të mundshme faciale me botoks, mbushje për të ruajtur lëkurën të lëmuar dhe pa rrudha në moshën 40-vjeçare. Estetika e tij e kujdesur ka ushqyer gjithashtu thashethemet për trajtime të flokëve. Cristiano e ka kthyer transformimin fizik në pjesë të markës së tij personale.

    Mediat britanike kanë theksuar se ish-futbollisti anglez David Beckham mund të ketë kryer ndërhyrje me botoks, mbushje faciale, rinovim me lazer dhe madje transplant flokësh. Beckham ka qenë gjithmonë një ikonë stili dhe imazhi i tij vazhdon të gjenerojë tituj mediatikë, edhe pas tërheqjes nga futbolli.

    Sulmuesja zvicerane Alisha Lehmann ka qenë objekt i thashethemeve intensive pas paraqitjes së saj në Europianin 2025, ku habiti me buzët më të plota dhe fytyrën dukshëm më të lëmuar. Megjithëse kurrë nuk e ka konfirmuar, pamja e saj e re shkaktoi debat të gjerë në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.

    Portieri legjendar kolumbian Rene Higuaita ka qenë protagonist i një operacioni të transmetuar drejtpërdrejt në vitin 2005, që përfshinte rinoplastikë, implant të mjekrës, blefaroplastikë dhe liposucion. “Jam i lodhur si René i shëmtuar; dua të jem René i bukur”, – deklaroi ai pas ndërhyrjes.

  • Dha 5 mijë €, shërbimin s’e mori kurrë. Si portugezi zbuloi skandalin në klinikën estetike

    Dha 5 mijë €, shërbimin s’e mori kurrë. Si portugezi zbuloi skandalin në klinikën estetike

    Një denoncim i një shtetasi portugez zbuloi një prej skandaleve më të rënda në sektorin e klinikave estetike në Tiranë. Në prill të vitit 2024, shtetasi i huaj kishte kërkuar të kryente tre ndërhyrje estetike në një klinikë private pranë “Zogut të zi”. Ai deklaroi në polici se është mashtruar, teksa ka paguar plot 5 200 euro pa marrë asnjë shërbim mjekësor në këmbim.
    Sipas dëshmisë së tij, tre ndërhyrjet i ishin premtuar në periudha të ndryshme, por gjithmonë i ishte shtyrë data e operacioneve pa asnjë arsye të qartë. Portugezi ka deklaruar se pagesat i kishte bërë dorazi tek një punonjëse e klinikës, e quajtur Xhuana Liko, e cila i ishte prezantuar si drejtoreshë e spitalit.
    Por, gjatë hetimeve, Liko ka pohuar se nuk ka qenë asnjëherë drejtoreshë, por vetëm një recepsioniste, e cila vepronte sipas udhëzimeve të pronarëve të vërtetë të klinikës, shtetasi turk Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Ata sot ndodhen jashtë Shqipërisë, përkatësisht në Turqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe të shpallur në kërkim nga policia.
    Me marrjen e denoncimit, hetuesit ushtruan kontroll në ambientet e spitalit privat, ku ka gjetur një sërë shkeljesh të rënda që rrezikonin drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve. Mes tyre u zbuluan medikamente të skaduara dhe preparate të ndaluara për përdorim, të cilat mbaheshin në ambientet e klinikës. Pagesa të kryera dorazi, pa asnjë dokumentacion financiar apo përmes sistemit bankar dhe me punësim në të zezë.
    Skandali zgjerohet edhe më shumë, kur kuzhinieri i spitalit, Edmond Zaja, emërohet administrator zyrtar i klinikës, pavarësisht se ai nuk kishte asnjë përgatitje apo njohuri në menaxhimin e shërbimeve mjekësore. Zaja, 62 vjeç dhe i arrestuar nga blutë, ishte punësuar fillimisht për të përgatitur ushqimin e pacientëve, por më pas ishte detyruar të firmoste si administrator i klinikës.
    Hetimet u thelluan edhe më tej pas dëshmisë së një mjeku turk i cili deklaroi se vinte rregullisht dy herë në muaj për të kryer ndërhyrje kirurgjikale estetike në këtë klinikë. Sipas tij, kishte realizuar mbi 20 operacione, të gjitha pa u regjistruar ligjërisht, duke shkelur haptazi ligjin shqiptar për shërbimet shëndetësore dhe mjekësinë estetike.
    Aktualisht, ndaj klinikës dhe drejtuesve të saj po zhvillohen hetime të thelluara, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për bllokimin e aktivitetit të saj dhe referimin penal të personave të përfshirë. (A2 Televizion)

  • Portugezi zbuloi skandalin në klinikën estetike/ Dha 5 mijë € dhe shërbimin s’e mori kurrë

    Portugezi zbuloi skandalin në klinikën estetike/ Dha 5 mijë € dhe shërbimin s’e mori kurrë

    Një denoncim i një shtetasi portugez zbuloi një prej skandaleve më të rënda në sektorin e klinikave estetike në Tiranë. Në prill të vitit 2024, shtetasi i huaj kishte kërkuar të kryente tre ndërhyrje estetike në një klinikë private pranë “Zogut të zi”. Ai deklaroi në polici se është mashtruar, teksa ka paguar plot 5 200 euro pa marrë asnjë shërbim mjekësor në këmbim.
    Sipas dëshmisë së tij, tre ndërhyrjet i ishin premtuar në periudha të ndryshme, por gjithmonë i ishte shtyrë data e operacioneve pa asnjë arsye të qartë. Portugezi ka deklaruar se pagesat i kishte bërë dorazi tek një punonjëse e klinikës, e quajtur Xhuana Liko, e cila i ishte prezantuar si drejtoreshë e spitalit.
    Por, gjatë hetimeve, Liko ka pohuar se nuk ka qenë asnjëherë drejtoreshë, por vetëm një recepsioniste, e cila vepronte sipas udhëzimeve të pronarëve të vërtetë të klinikës, shtetasi turk Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Ata sot ndodhen jashtë Shqipërisë, përkatësisht në Turqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe të shpallur në kërkim nga policia.
    Me marrjen e denoncimit, hetuesit ushtruan kontroll në ambientet e spitalit privat, ku ka gjetur një sërë shkeljesh të rënda që rrezikonin drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve. Mes tyre u zbuluan medikamente të skaduara dhe preparate të ndaluara për përdorim, të cilat mbaheshin në ambientet e klinikës. Pagesa të kryera dorazi, pa asnjë dokumentacion financiar apo përmes sistemit bankar dhe me punësim në të zezë.
    Skandali zgjerohet edhe më shumë, kur kuzhinieri i spitalit, Edmond Zaja, emërohet administrator zyrtar i klinikës, pavarësisht se ai nuk kishte asnjë përgatitje apo njohuri në menaxhimin e shërbimeve mjekësore. Zaja, 62 vjeç dhe i arrestuar nga blutë, ishte punësuar fillimisht për të përgatitur ushqimin e pacientëve, por më pas ishte detyruar të firmoste si administrator i klinikës.
    Hetimet u thelluan edhe më tej pas dëshmisë së një mjeku turk i cili deklaroi se vinte rregullisht dy herë në muaj për të kryer ndërhyrje kirurgjikale estetike në këtë klinikë. Sipas tij, kishte realizuar mbi 20 operacione, të gjitha pa u regjistruar ligjërisht, duke shkelur haptazi ligjin shqiptar për shërbimet shëndetësore dhe mjekësinë estetike.
    Aktualisht, ndaj klinikës dhe drejtuesve të saj po zhvillohen hetime të thelluara, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për bllokimin e aktivitetit të saj dhe referimin penal të personave të përfshirë.
     
  • Bukuria me kosto? Çfarë duhet të dini për fillerët nëse keni sëmundje autoimune

    Bukuria me kosto? Çfarë duhet të dini për fillerët nëse keni sëmundje autoimune

    Përdorimi i fillerëve (injeksioneve estetike për mbushje të rrudhave apo volumin e fytyrës) është një temë që kërkon kujdes të veçantë kur bëhet fjalë për personat me sëmundje autoimune. Ekspertët paralajmërojnë se, ndonëse këto procedura konsiderohen përgjithësisht të sigurta për shumicën e njerëzve, tek pacientët me çrregullime autoimune ekziston një risk më i lartë për komplikacione.

    Pse ka rrezik?

    Sëmundjet autoimune si lupusi, artriti reumatoid, tiroiditi Hashimoto, skleroza multiple apo të tjera, bëjnë që sistemi imunitar të reagojë në mënyrë të paparashikueshme ndaj substancave të huaja. Fillerët, edhe pse të aprovuar për përdorim estetik, mund të shkaktojnë:
    • Inflamacion të theksuar në vendin e injektimit.
    • Reaksione alergjike më të forta se zakonisht.
    • Infeksione të mundshme, për shkak se shumë pacientë marrin mjekime që dobësojnë imunitetin (imunosupresive).

    Çfarë thonë mjekët?

    Dermatologët dhe mjekët estetikë këshillojnë që:
    • Çdo person me sëmundje autoimune të bëjë një konsultë të detajuar me mjekun specialist përpara çdo procedure estetike.
    • Të shmangen procedurat nëse sëmundja është në fazë aktive apo kur përdoren doza të larta imunosupresivësh.
    • Në raste të zgjedhura, mund të përdoren fillerë me rrezik minimal dhe monitorim të kujdesshëm, por gjithmonë duke peshuar më parë përfitimet dhe rreziqet.

    Mesazhi kryesor

    Fillerët nuk janë të ndaluar kategorikisht për pacientët me sëmundje autoimune, por çdo rast është individual dhe duhet vlerësuar nga mjeku. Siguria dhe shëndeti janë gjithmonë prioritet ndaj çdo ndërhyrjeje estetike.

  • Klinika estetike, administratori i “Sante PLus Medicare” ishte edhe kuzhinier i spitalit

    Klinika estetike, administratori i “Sante PLus Medicare” ishte edhe kuzhinier i spitalit

    Klinika estetike e bllokuar pak ditë më parë, që operonte në qendër të Tiranës, rezulton se për më shumë se një vit ka funksionuar në mënyrë tërësisht të jashtëligjshme, duke i shkaktuar shtetit evazion mbi 1 milion euro dhe duke rrezikuar shëndetin e dhjetëra pacientëve.
    Bëhet fjalë për klinikën “International Medicare”, pjesë e rrjetit “Sante Plus Group”, ku në vend të kirurgëve dhe mjekëve të licencuar, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri.
    Gjatë operacionit të koduar “Bilanci”, forcat e Policisë së Tiranës arrestuan të vetmin që figuronte si administrator, 62-vjeçarin Edmond Zaja, në fakt kuzhinier i klinikës, i cili do të dalë të hënën para Gjykatës për masën e sigurisë.
    Ndërsa dy bashkëaksionerët, Bilal Kara shtetas turk dhe Geriana Arapi, shqiptare, janë shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhen jashtë vendit. Në ambientet e klinikës, hetuesit gjetën 100 blloqe me fatura të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të ndaluara, të skaduara dhe kontrabandë, të përdorura për ndërhyrje estetike si botox, fillera e madje edhe për mbjellje flokësh. Pagesat për pacientët kryheshin në cash, pa fatura, ndërsa punonjësit paguheshin në dorë e pa sigurime. Një aktivitet informal, i mbuluar me luks dhe fasadë moderne, por që fshihte pas vetes një skemë mashtrimi dhe rreziku për jetën.
    Njëri prej aksionerëve kryesorë, Bilal Kara, nuk është emër i panjohur. Ai rezulton të jetë Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut në Izmir, kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut në DEIK, si dhe anëtar i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Turqi.
    Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet shqiptare janë në kontakt me partnerët për lokalizimin dhe ekstradimin e tij. Klinika “International Medicare” është bllokuar, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe përgjegjësve të vërtetë pas këtij mashtrimi multimilionësh.
    Ky nuk është thjesht një rast evazioni fiskal, por një alarm i fortë për mënyrën se si biznese të rrezikshme operojnë në mes të Tiranës, jashtë çdo kontrolli, duke vënë në rrezik shëndetin publik dhe integritetin e institucioneve shtetërore. Hetimi i Policisë dhe Prokurorisë së kryeqytetit vijon të zbulojë të tjera skandale për aktivitetin tërësisht të paligjshëm të klinikës së ndërhyrjeve estetike në kryeqytet “International Medicare”.
    gijotina.com/