Tag: ester

  • Buxheti “mollë sherri”, Erandi përplaset me Ester: Jam shumë i madh për t’u marrë me ty!

    Buxheti “mollë sherri”, Erandi përplaset me Ester: Jam shumë i madh për t’u marrë me ty!

    Buxheti i ulët i javës ka sjellë vështirësi në menaxhimin e shpenzimeve, duke krijuar situata tensionuese mes fermerëve.
    Ester Allushi teksa vijon të mbajë për të dytën herë titullin e kryefermeres, i është dashur të përballet edhe me pjesën tjetër të fermervë në lidhje me ndarjen e buxhetit, e kryesisht me Erandin.
    Ky i fundit është shprehur se nuk duhej të merreshin cigare, kur buxheti ishte shumë i ulët. Ai deklaroi se Ester e ka ndarë buxhetin sipas dëshirës së saj.

    Nga ana tjetër, Ester tha se toni i zërit dhe të bërtiturat e Erandit ishin të papranueshme.
    Pjesë nga biseda:
    Ester: Kur u bë buxheti, zgjodha dy fermerë, por nuk donin të merrnin pjesë dhe e bëra vetë. Erandi kishte zgjedhur të ulëriste. Nuk e di për çfarë dhe pse me atë ton zëri. Ishte shumë e shpifur. Dhe dua t’i them Big Mamës që nuk bëj si e fortë, ishin thjesht momente acarimi. Buxheti u nda shumë mirë. Të gjithë thonë sikur nuk i duan cigaret, por shkallojnë kur s’i kanë.
    Erandi: Ti nuk e kupton atë që them. Unë të kërkova listën dhe ti nuk ma dhe. Ti më bërtite.
    Ester: Unë të kam bërtitur ty? Jo. Ngritja ime e zërit erdhi si pasojë e tonit tënd.
    Erandi: O Ester, jam shumë i madh për t’u marrë me ty. Ndarja ishte vërtet problem. Kërkova një shampo trupi dhe s’e kam marrë. Kur ti më heq të drejtën mua, unë nuk të shoh a qesh, a ç’a bën. Shumë gabim kur njëri e ka problem dhe ti qesh pas krahëve.
    /vizionplus.tv

  • Nis Ferma VIP! Surpriza dhe emocione të forta, çfarë do të ndodhë sonte

    Nis Ferma VIP! Surpriza dhe emocione të forta, çfarë do të ndodhë sonte

    Nis Ferma VIP në Vizion Plus, spektakli i rekordeve dhe i gjithë familjeve shqiptare.
    Nën moderimin e Luana Vjollcës dhe nën opinionet pikante dhe të drejtpërdrejta të Zhakut dhe Kastro Zizos, sot do të ketë të tjera debate, surpriza dhe përballje mes fermerëve.
    Katër fermerë, Ester, Big Basta, Federiku dhe Limi ushtruan të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit, të monitoruar nga ekipi i Ferma VIP, Vizion Plus dhe Tring.

    Kush është fermeri që do të tregojë historinë e tij dhe do të surprizohet spektaklin e sotshëm?
    Ester si kryefermere, a ia doli të qëndrojë në krye të punëve në fermë?
    Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv

  • Ester Alushi del nga Ferma VIP, voton në Zall-Herr: Jam më shumë se e emocionuar

    Ester Alushi del nga Ferma VIP, voton në Zall-Herr: Jam më shumë se e emocionuar

    Ndodh për herë të parë në Shqipëri. Ester Alushi ka lënë për pak çaste ambientet e Ferma VIP për të shkuan në Zall Herr në Tiranë, për të shprehur vullnetin e saj si votues.
    Ester ëhstë ndjekur LIVE nga Ferma VIP e deri në Zall Herr, nga produksioni i Ferma VIP, Tring dhe Vizion Plus.
    “Jam shumë e emocionuar. Pas një muaji po shoh njerëz të tjerë vecc fermerëve. Shumë e emocionuar dhe nuk e prisja këtë emocion. Në prani të kamerave nuk kisha votuar kurrë. Isha shumë e qartë me idetë e mia dhe personin që do zgjidhja. I ftoj gjithë shqiptarët të votojnë”, u shpreh Ester.

    Si asnjëherë më parë në një reality show në Shqipëri, ndodh që një garues të votojë LIVE për zgjedhjet politike në vend.
    /vizionplus.tv

  • Në lidhje jashtë apo ndjenja për Limin? Vëllai i Ester sqaron publikun në Ferma Club

    Në lidhje jashtë apo ndjenja për Limin? Vëllai i Ester sqaron publikun në Ferma Club

    I ftuar në emisionin “Ferma Club”, Donaldi vëllai i konkurrentes Ester, komentoi rrugëtimin e saj në reality show-n “Ferma VIP”. Ai foli me ndjenjë dhe krenari për motrën e tij, duke theksuar se Ester është njësoj si në jetën reale: e sinqertë, e ndjeshme dhe e rezervuar kur vjen puna te ndjenjat.
    “Ester është njësoj siç e njohim ne, familja dhe shoqëria. Nuk i fsheh emocionet dhe e ka bërë të qartë gjithçka. Mbase publiku është keqkuptuar për marrëdhënien me Limin, ka një energji të këndshme mes tyre, por nuk shoh një ndjenjë të thellë nga ana e saj,” tha Donald.
    Ai sqaroi se Ester nuk ka një lidhje jashtë shtëpisë dhe është e fokusuar në rrugëtimin e saj në fermë. “Mendoj që Ester është e rezervuar dhe di çfarë kërkon. Unë si vëllai i saj e kuptoj shumë qartë. Nuk ka asgjë që s’më ka pëlqyer në sjelljen e saj jam shumë krenar për të,” përfundoi ai.

    /vizionplus.tv

  • Nuk kanë fund surprizat në FERMA VIP, çfarë vendosi AGAI për Limin dhe Esterin pas realizimit të sfidës me qypat

    Nuk kanë fund surprizat në FERMA VIP, çfarë vendosi AGAI për Limin dhe Esterin pas realizimit të sfidës me qypat

    Pas Big Mamas e cila fitoi imunitetin si më e votuara e publikut, edhe Lim dhe Ester nuk do të jenë në nominim.
    Gjatë javës dy fermerët Limi dhe Ester realizuan me sukses sfidën e qypave të vendosur nga AGAI.
    Por surprizat për dy fermerët nuk mbarojnë këtu, ata do të darkojnë sëbashku mbrëmjen e nesërme.

    Pjesë nga biseda:
    Luana: Limi dhe Ester. Po ashtu edhe ju të dy jeni imun pasi kryet me sukses sfidën e qypave. Po ashtu mbrëmjen e nesërme ka dhe një darkë vetëm për ju të dy.
    Ester: Falenderoj Erandin, Anduelin, Ronin dhe Yllin, pasi u treguan xhentilë, sepse vendosën të ma linin fitoren mua meqë isha e vetmja femër përballë 5 burrave.

  • VIDEO/ Ester Alushi feston ditëlindjen në “Ferma VIP”, cili nga djemtë surprizoi aktoren në mesnatë

    VIDEO/ Ester Alushi feston ditëlindjen në “Ferma VIP”, cili nga djemtë surprizoi aktoren në mesnatë

    Aktorja e njohur dhe tashmë banorja e “Ferma VIP”, Ester Alushi, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 24-t në një atmosferë të veçantë brenda reality show-t. Një moment mjaft i ndjerë ndodhi në mesnatë kur ajo u surprizua nga shoku i saj në fermë, Ylli, i cili kishte porositur një tortë të personalizuar për të shënuar ditën e saj të lindjes.
    Surpriza u prit me shumë emocione nga Ester, e cila nuk i mbajti dot lotët. Ajo falenderoi banorët për urimet dhe gjestin e veçantë të Yllit. Mes muzikës, duartrokitjeve dhe përqafimeve, atmosfera në fermë u kthye në një festë të ngrohtë, ndryshe nga ditët e zakonshme të sfidave.
    /vizionplus.tv

     
     

  • “Të kam xhan!” ‘Shkëndija’ dashurie në Ferma VIP, Limi dhe Ester çifti i parë?

    “Të kam xhan!” ‘Shkëndija’ dashurie në Ferma VIP, Limi dhe Ester çifti i parë?

    Edhe pse vetëm një javë, ngacmimet nuk kanë munguar në Ferma VIP.
    Limi dhe Ester, janë dy prej konkurrentëve që duket se do të kenë një histori dashurie. Ishte Limi ai që shprehu pëlqimin i pari.
    Por, në spektaklin e sotëm, ai tha nga Plevica se ka një mërzitje me aktoren, teksa nënvizoi shenja xhelozie nga marrëdhënia e Ester me Yllin.

    Ndërkohë Ester u shpreh se e ka shumë xhan fermerin si dhe sqaroi raportin saj me Yllin.
    Pjesë nga biseda:
    Limi: Ma ka prishur qejfin Ester. Është shumë gocë e mirë. Unë kam rrugën time. Do e shohim si do shkojnë punën. Por, nuk dua të përfshihem më me Ester për këtë çështje. Më ka interesuar Ester dhe mendimi i Ester. Por, ja lëmë kohës.
    Ester: Fakti që Limi shprehu një pëlqim, okej ishte e dukshme. Por, unë nuk kam shprehur asnjë pëlqim.
    Luana: Kur i thua të kam xhan, çfarë do të thotë?
    Ester: E kam xhan si njeri. Jo detyrimisht se më shprehu Limi pëlqimin, duhet ta shprehja në atë moment edhe unë. E kam shumë xhan. Vazhdoj t’a kem xhan.
    Limi: Ke 7 ditë dhe se ke gjetur rastin  të vish të flasim.
    Ester: Në spektakël u shpreh direkt nuk kam më pëlqim për ty, vetëm se unë thashë që nuk kam ende pëlqim për ty.
    Limi: Unë në spektakël thashë kam pëlqim për Nur, por ishte shaka.
    Ester: Do të përçash dy shoqe?
    Limi: Ti rri me Yllin…
    Ester: Nuk është nevoja të jesh xheloz. Yllin e kam shok. Nuk dua të merrem më me Limin.
    /vizionplus.tv
     

  • “Ylli të ka bërë si dele”/ Debat me tone të larta në Ferma VIP, Ester shpërthen në lot

    “Ylli të ka bërë si dele”/ Debat me tone të larta në Ferma VIP, Ester shpërthen në lot

    Dy fermeret, Ester dhe Nur janë përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme. Me tone të larta, ato kanë hedhur akuza të rënda ndaj njera-tjetrës.
    Nur pretendon se Ester nuk është kujdesur për të dhe nuk i ka interesuar se si ndihet ajo në Fermë.
    Nga ana tjetër, kjo e fundit e quajti deklaratën e Nur si të turpshme

    Pjesë nga debati:
    Ester: Do marrësh urdhra nga Limi?
    Nur: Unë Limin e kam larguar nga ty, e di vetë ai
    Nur: Kam ndenjur me ty një javë, ndërsa me njerëzit që kanë ndenjur me mua dy ditë kanë ardhur më kanë pyetur a je mirë, çohu ha bukë.
    Ester: Për sot e ke?
    Nur: Që në spektakël Ylli të ka bërë për vete dhe ti shkon pas tij si pas deles
    Ester: A ishe dje me mua dhe me Yllin, pse se the që dje këtë gjë?
    Limi: Qimja po bëhet tra, jam dhe unë pjesë e kësaj Ferme. Na ke bërë dalje të gjithëve.
    Nur: Unë thashë që s’të ka interesuar
    Ester: Ti po e thua këtë për mua?
    Nur: Më vjen keq që jam sjellë me ty si me motrën tënde
    Ester: Të të vijë turp që për një vend në tavolinë, flet kështu për mua.

    Debati i ashpër me Nur, e ka prekur shumë Ester, e cila edhe është përlotur.
    Ajo tha se në ambientet e Ferma VIP nuk mund të krijosh shoqëri të vërteta, duke u ndjerë kështu e zhgënjyer nga marrëdhënia me Nur.
    Pjesë nga biseda:
    Albi: Ester po qan ti?
    Ester: Jo
    Ylli: Nuk i vjen turp, nuk duhet me qa prej një njeriu që nuk e njeh.
    Kejsi: Mos e lësho veten para askujt
    Ester: Jam me nerva, dhe po nuk qava plas.
    24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe në ekranin e Vizion Plus.
    vizionplus.tv