Tag: ester

  • Ester Alushi në pritje të ëmbël?! Fansat në shok pas postimit të saj të fundit

    Ester Alushi në pritje të ëmbël?! Fansat në shok pas postimit të saj të fundit

    Fermerja simpatike e Ferma VIP 2, Ester Alushi, ka ndezur rrjetin me një foto nga një mbrëmje gender reveal, ku zbuloi se në jetë po vjen një vajzë e vogël!

    Menjëherë pas publikimit, ndjekësit shpërthyen me komente dhe dyshime… “A është Ester në pritje?!”

    Por shumë shpejtë Ester i dha fund aludimeve me një tjetër postim ku sqaroi se ajo do bëhet hallë!
    Kujtojmë që Ester fitoi zemrat e shqiptarëve në Ferma VIP 2 me humorin, talentin në këngë dhe aktrim.

    /vizionplus.tv

  • VIDEO/ Ester Alushi rikthehet në fermë: Më kishte marrë malli pafund!

    VIDEO/ Ester Alushi rikthehet në fermë: Më kishte marrë malli pafund!

    Ester Alushi, një nga fermeret më të dashura për publikun gjatë edicionit të dytë të Ferma VIP 2, është rikthyer sërish në fermë.

    Në një instastory, aktorja shfaqet në ambientet e fermës ku rrëfen se kishte ndjerë mall për shtëpinë që dikur ndante me fermerët e tjerë.
    “Nuk e di a e dalloni dot ku jam këtu. Po jam ulur te i njëjti vend ku ulesha gjithmonë dhe këndoja. Jam te ferma ime e dashur. Po më kishte marrë malli shumë. Hoqa një lloj malli që kisha. Edhe pse i njëjti vend ku jam ulur dhe kam qarë pafund. Sinqerisht më kishte marrë malli pafund. Një lloj ndjesie që nuk di ta përshkruaj”, shprehet Ester.

    /vizionplus.tv

  • Ester dhe Nur në një mendje: Kush do të jetë fituesi i “Ferma VIP 2”

    Ester dhe Nur në një mendje: Kush do të jetë fituesi i “Ferma VIP 2”

    Dy nga ish fermeret shumë të dashura të publikut, Ester Alushi dhe Nur ishin sot pjesë e Ferma CLub.

    Reality show “Ferma VIP 2” është vetëm një javë larg finales dhe shpallja e triumfuesit është shumë pranë. Të dya vajzat ishin në një mendje dhe bëjnë tifo për fitoren e Anduelit Anduelin.
    “Andueli ka dhënë më shumë se çdo fermer tjetër. Për mua, ai është fituesi”, tha Ester. I të njëjtit mendim ishte edhe Nur.

    Për sa i përket sfidës së mbëmjes së djeshme, Nur u shpreh: Andueli dhe Andrea janë miq të vëretë. Po fitoi Andueli do fitoj dhe Andrea dhe e anasjellta. Ata të dy u treguan miq të mirë.
    /vizionplus.tv

  • Raporti që ngjalli dyshime, Ester zbulon çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit

    Raporti që ngjalli dyshime, Ester zbulon çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit

    Ester Alushi, pas largimit nga “Ferma VIP 2”, ishte e ftuar në “Ferma Club” ku komentoi eksperiencën e saj në reality-show, marrëdhëniet me banorët dhe reagimin ndaj vendimeve të publikut.

    Ester u shpreh se respekton vendimin e publikut për eliminimin e saj dhe se nuk mban hatër për asnjë situatë të ndodhur brenda fermës.
    “Jam pak impulsive dhe marrë flakë direkt. Ndoshta këtë pjesë duhet ta kisha fshehur sepse aty është lojë. Por unë kështu jam, s’mund të ndryshoj për lojën.”

    Për marrëdhënien me Anduelin, që në një moment të lojës u aludua se ishte më shumë se shoqëri, Ester u shpreh qartë:
    “Patjetër që do e vazhdoj miqësinë me Anduelin. Kam folur me Klean dhe jam shumë shoqe me të dashurën e tij. Kam komunikim edhe me motrat dhe familjarët e tij.”
    Ajo theksoi se miqtë e saj më të mirë brenda fermës ishin Andueli, Andrea dhe Big Mama, ndërsa shtoi se mund të krijojë një shoqëri të mirë edhe me Big Bastën.
    Ester e përmbylli intervistën duke shprehur mbështetjen e saj për Anduelin, të cilin e quajti “vëllai im jobiologjik” dhe kandidatin më të denjë për të fituar “Ferma VIP 2”.
    “Ai ka dhënë më shumë se çdo fermer tjetër. Për mua, ai është fituesi.”
    /vizionplus.tv

  • Erand Sojli shkon në finale, Ester eliminohet nga gara, Big Basta surprizohet nga prindërit

    Erand Sojli shkon në finale, Ester eliminohet nga gara, Big Basta surprizohet nga prindërit

    Spektakli i 21-të Prime i “Ferma VIP” në ekranin e Vizion Plus solli emocione të forta për fermerët dhe publikun. Një natë që nisi me tension dhe përfundoi me surpriza, vendime të papritura, largimin e një prej fermereve më të komentuara, si dhe shpalljen e finalistit të dytë.

    Pas televotimit të hapur të premten, publiku kishte në dorë fatin e fermerëve. Katër më pak të votuarit, Ylli, Elinara, Esteri dhe Andrea, u përballën në një sfidë vendimtare. Sfidë nga e cila Andrea rezultoi fitues, ndërsa tre fermerët e tjerë i priste një tjetër televotim.
    Por Agai, si gjithmonë, u tregua surprizues. Erandit, si një prej tre konkurrentëve më të votuar, iu dha Hajmalia e fatit, nëpërmjet së cilës do duhej të merrte një vendim të rëndësishëm që ndryshoi rrjedhën e lojës.

    Erandi kishte dy mundësi: të shpallej automatikisht finalist i dytë ose të shpëtonte një nga fermerët e rrezikuar, për ta sfiduar më pas për një vend në finale. Ai zgjodhi të siguronte për vete vendin në finale, duke i lënë tre të tjerët në dorë të televotimit të publikut.
    Në fund të votimit, Ester ishte ajo që u largua nga gara, duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e finales së madhe më 20 qershor. Largimi i saj u shoqërua me emocione të forta, ndërsa televotimi mbeti i hapur për të përzgjedhur finalistin e tretë mes Big Bastës dhe Anduelit, si dy më të pëlqyer të publikut.
    Teksa numërimi i ditëve mbrapsht ka nisur, spektakli i së hënës nuk kaloi pa surpriza. Rrëfimi i linjës së jetës së Big Bastës shpalosi një tjetër anë të ndjeshme të fermerit. Ndërsa një vizitë e veçantë nga prindërit e tij i dhuroi një prej momenteve dhe kujtimeve më të bukura të rrugëtimit në Ferma VIP.
    Në përfundim, siç është kthyer tashmë në traditë, Ferma u mbyll me muzikë të bukur dhe momente argëtuese, ndërsa gjatë kësaj nate u konfirmua edhe një herë se loja po hyn në fazën më të nxehtë, ku çdo vendim, debat apo emocion ndikon drejtpërdrejt në rrugën drejt finales së madhe.
    /vizionplus.tv

  • Ja kush është fermerja që u eliminua nga Ferma VIP dhe humb finalen e 20 Qershorit

    Ja kush është fermerja që u eliminua nga Ferma VIP dhe humb finalen e 20 Qershorit

    Ester është fermerja e cila u eliminua mbrëmjen e sotme nga Ferma Vip, pas rezultatit të televotimit, duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e finales së 20 qershorit.

    Largimi i Esterit erdhi pas televotimit të dytë, ku në televotim ishin dhe Ylli me Elinarën.
    Pjesë nga biseda:

    Luana: Sonte kemi emrin e fermerit që lë përfundimisht garën dhe humbet finalen e madhe në datë 20. Fermerë jam me ju për momentin e shumëpritur, atë të televotimit.
    Ester: Dua të falenderoj të gjithë publikun shqiptar që më ka mbajtur në këtë pikë të lojës.
    Ylli: E njëjta vlen edhe nga unë. Faleminderit që më keni sjellë deri në këtë pikë. Faleminderit të gjithë shqiptarisë.
    Elinara: Gjithashtu edhe unë Luana. Falenderoj produksion për këtë spektakël kaq të mrekullueshëm. Falenderoj publikun, kërkoj ndjesë edhe për gjëra që ndoshta nuk ju kanë pëlqyer. Gjithsesi kjo është një lojë.
    Luana: Fermeri që humbet përfundimisht statusin dhe që duhet të largohet sonte nga ferma Vip është Ester. Ester më vjen vërtet keq.
    Ester: Falenderoj Tring dhe Vizion Plus pë këtë mundësi fantastike. Ju jam falenderuese të gjtihëve, edhe gjithë fermerëve. Unë jam e lumtur që do takoj familjen time, por do qa shumë për ju.

  • “Njerëz pa dinjitet, pa karakter dhe fallco”/ “Shpërthen” Elinara: Ester ecën pas patericës së Big Mamës

    “Njerëz pa dinjitet, pa karakter dhe fallco”/ “Shpërthen” Elinara: Ester ecën pas patericës së Big Mamës

    Edhe në mbrëmjen e 21 nuk kanë munguar debatet në Ferma VIP.

    E gjitha ka nisur nga një lojë dhe batutë e fermerëve gjatë fundjavës. Kjo ka sjellë në përplasje të ashpër mes Esterit dhe Elinarës.
    Pjesë nga biseda:
    Elinara: Ka ndodhur kjo ndarja e grupeve, ajo çfarë ndodhi, loja, që ishte aq fallco, ishte për të bërë një debat me grupin tonë. Mos të na hedhin hi syve. Edhe pse kjo lojë ju kthye boomerang brenda grupit të tyre. Ideatorja, Big Mama, hodhi gjithë respektin për mua përballë publikut.
    Ester: Ku ju prek respekti, ça flet?
    Elinara: Ester është një lojtare që nuk ka një lojë të vetën, por ecën pas patericës së Big Mamës. U betuan dhe thanë që do dilnin nga loja, nëse e kishin bërë, dhe nuk e mbajtën fjalën. Pra, këtu kemi të bëjmë me njerëz pa dinjitet, pa karakter dhe njerëz fallco. Çdo gjë këtu e kanë arritur me mashtrime dhe manipulime.
    Ester: Nuk ta lejoj të më quash për të tretën herë pa karakter! Shumë turp! Shumë turp për ty.
    /vizionplus.tv

  • Sfida e shkathtësisë, ja kush është fermeri që i shpëton televotimit të dytë

    Sfida e shkathtësisë, ja kush është fermeri që i shpëton televotimit të dytë

    Andera është fermeri i cili doli fitues në sfidën e shpejtësisë, teknikës dhe ekuilibrit, duke shpëtuar në këtë mënyrë nga televotimi i dytë dhe ai i rrezikut për një eliminim të mundshëm, ku tashmë më të rrezikuarit janë Ester, Ylli dhe Elinara.

    “Andrea urime. Elinara, Ester dhe Ylli më vjen keq”, tha Luana.
    Megjithatë loja mund të marrë një tjetër kthesë pasi sonte do të aktivizohet edhe “Hajmalia”, dhe askush nuk e di përveç AGAIT se cila do të jetë fuqia.

  • “Një princeshë ka bota”/ Ester merr mesazhin emocionues në Ferma VIP: Të dua!

    “Një princeshë ka bota”/ Ester merr mesazhin emocionues në Ferma VIP: Të dua!

    Ester Allushi, fermerja që ka arritur të fitojë vemendjen në publik me dinamikat e saj, është surprizuar këtë të hënë me një mesazh emocionues.

    Në një dron, ku ishte vendosur një foto e fermeres “mbërriti” në ambientet e Ferma VIP. Në të shkruhej: “Një princeshë ka bota, ajo e ka emrin Ester.”
    Ajo që ngriti pikëpyetjet në fermë ishte pikërisht fakti se kush e kishte dërguar këtë surprizë.

     “Nuk e di kush e ka dërguar, por ndjehem jashtëzakonisht e emocionuar,” tha Ester.
    Një pjesë e fermerëve dyshuan se aktorja është në një lidhje, dhe ai mesazh ka ardhur nga partneri.
    “Kush mund ta ketë dërguar këtë dron? Paska edhe një zemër të kuqe”, tha Andueli me batuta. Erandi shtoi: “Kush të thotë princeshë?”.
    Ester u shpreh se princeshë e quajnë vetëm vëllezërit e saj.
     “Faleminderit shumë, ju dua shumë, kushdo që e ka dërguar. Të dua!”, tha ajo.
    /vizionplus.tv

  • Masazhi i Esterit “mollë sherri”, Zhaku: Nenna u sulmua padrejtësisht! Kastro: Fermerët po luajnë kartat e fundit

    Masazhi i Esterit “mollë sherri”, Zhaku: Nenna u sulmua padrejtësisht! Kastro: Fermerët po luajnë kartat e fundit

    Nenna, Andrea, Ylli, Ester dhe Andueli janë përfshirë në një debat të fortë me njëri-tjetrin ku shkas është bërë masazhi i këtyre dy të fundit.

    Akuza dhe përballje mes fermerëve nisën menjëherë pas klipit.
    Por, si e shohin këtë situatë dy opinionistët?

    Zhaku tha se në këtë debat sheh si të sulmuar padrejtësisht Nenën, teksa kritikoi sjelljen e Ester.
    Nga ana tjetër, Kastro u shpreh se masazhin e Ester për Anduelin e sheh shumë normal.
    Pjesë nga biseda:
    Zhaku: Nënna, mos u mërzit. Në këtë rast të pashë të sulmuar padrejtësisht. Ka ardhur aty ku nuk mban më, tani të gjithë janë të tensionuar dhe secili ka hallin e vet. Sa i përket Esterit, Andreas dhe Anduelit, jam e shokuar nga mënyra si po shfaqen. Esterit ja kam thënë shumë herë kohëve të fundit, por mesa duket nga një vesh i hyn, nga tjetri i del. Pasojat janë të tuat, ti do t’i vuash. Kjo nuk është mënyra e duhur për t’ju treguar dikujt. Nuk mund të vish këtu dhe të kërkosh falje për të 100-tën herë shqiptarëve. E përdor vazhdimisht që bën gjithçka që është skandaloze.
    Ester: Siç i the edhe Nënës, gjithashtu që po i thua “bravo” se po ndihet e sulmuar, ndërkohë që e sulmuar është ndjerë familja ime.
    Zhaku: Po mallkimet e tua?
    Ester: Mallkimet e mia?
    Zhaku: Po, ato “t’u kthefshin lotët e nënës sime”. Kjo qasje është e padrejtë. Kërkoji falje Nënës, jo publikut.
    Ester: Edhe Nëna duhet të më kërkojë falje mua.
    Zhaku: Jo, asgjë s’të ka bërë Nëna.
    Kastro: Masazhin e Esterit unë e quaj shumë normal. Nga ana tjetër kemi Nënën që masazhi me Limin ishte shumë seksual. Tek fjalori nuk po futem se e kemi thënë 100 herë. Nënën nuk e shoh të sulmuar, ajo ka rolin e një të forti aty që do të krijojë debate. Kartat e fundit që njeriu luan është lufta. Dhe luftën e fiton ai që është më i fortë.
    Andueli: Dua të shtoj diçka. Është tendencë dhe unë nuk kam dashur që situata të shkonte në këtë përfundim. Është zgjedhje e lojës së Nënës.
    /vizionplus.tv