Tag: espanyol

  • Real Madrid merr fitoren e pestë radhazi, vendosin dy supergola ndaj Espanyol (video)

    Real Madrid merr fitoren e pestë radhazi, vendosin dy supergola ndaj Espanyol (video)

    20 Shtator 2025

    18:09

    Telesport

    Real Madrid ka fituar 2-0 ndaj katalanasve të Espanyol në “Santiago Bernabeu”, duke marrë fitoren e pestë radhazi në La Liga. Në minutën e 22-të, ishte Eder Militao që zhbllokoi rezultatin me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.
    Pjesa e parë mbyllet 1-0 për madrilenët, e dyta nis direkt me gol. Kylian Mbappe dyfishon shifrat me një gol fantastik po nga distanca, pas asistit të Vinicius Junior.
    Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Real Madrid fiton 2-0 dhe kalon presionin te Barcelona. Aktualisht madrilenët kryesojnë me 15 pikë, katalanasit ndjekin me 10 pikë, por presin nesër Getafe-n.
    SHIKOGOLAT

  • Real Madrid-Espanyol, fillon mes lotësh dhe duatrokitjeve të mëdha. Gjest fantastik nga klubi madrilen (video)

    Real Madrid-Espanyol, fillon mes lotësh dhe duatrokitjeve të mëdha. Gjest fantastik nga klubi madrilen (video)

    20 Shtator 2025

    16:46

    Telesport

    Real Madrid po përballet me Espanyol-in në “Santiago Bernabeu”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në La Liga. Topin e parë për këtë ndeshje e shqelmoi Abderrahim Ouhida, ku nuk munguan lotët dhe duartrokitjet e mëdha në stadium.
    Abderrahim Ouhida është një djalosh i ri, i cili i mbijetoi tërmetit të vitit 2023 në Marok, në të cilin humbi prindërit, gjyshin dhe 2 nga vëllezërit e motrat e tij. Menjëherë pas tërmetit, ai u pa duke qarë në TV, ndërsa mbante veshur fanellën e Real Madrid.
    I vëmendshëm ndaj rasteve të tilla, klubi i Real Madrid e ndihmoi djaloshin maroken të transferohej në Madrid, të nisë studimet aty, si dhe javën e fundit ka nënshkruar për akademinë e klubit. Abderrahim Ouhida ishte i pranishëm në stadium edhe në ndeshjen ndaj Olimpique Marseille, gjatë javës ai ka marrë autografet e gjithë lojtarëve të Real Madridit si dhe të presidentit Florentino Perez.
    Pasi lojtarët e të dy ekipeve i bënë gardën e nderit dhe e pritën me duartrokitje të shumta, Abderrahim Ouhida shqelmoi topin e parë në fushë.
    SHIHVIDEON

  • Real Madrid mjaftohet me një supergol në pjesën e parë ndaj Espanyol (video)

    Real Madrid mjaftohet me një supergol në pjesën e parë ndaj Espanyol (video)

    20 Shtator 2025

    17:06

    Telesport

    Real Madrid po përballet me Espanyol në “Santiago Bernabeu”, për javën e pestë në La Liga. Madrilenët e kanë mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë, ku vendosi supergoli i Eder Militaos.
    Mbrojtësi braziliani shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 22-të, duke “shkundur” rrjetën e portës së Espanyol. Në minutat në vazhdim nuk pati ndonjë gjë të jashtëzakonshme, pjesa e parë mbyllet 1-0.
    Në rast se po pyesni veten pse lojtarët e Real Madridit mbajnë në krahë shiritë në ngjyrë vjollcë sot, kjo është për të përkujtuar Ditën Botërore të Alzheimerit.
    SHIKOGOLIN

  • Mallorca, flet Marash Kumbulla: Kam bërë zgjedhjen e duhur, ndaj Espanyol jap maksimumin

    Mallorca, flet Marash Kumbulla: Kam bërë zgjedhjen e duhur, ndaj Espanyol jap maksimumin

    Marash Kumbulla zgjodhi të transferohej te Mallorca në merkaton e verës. Së fundmi, mbrojtësi kuqezi ka prekur tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë për mediat.
    “Ndihem mirë me shokët e ekipit dhe me stafin teknik. Kemi një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin edhe në dhomat e zhveshjes jo vetëm në fushë. Punojmë shumë për takimin e radhës pasi duam ta fitojmë.

    “Ndeshja ndaj Espanyol- Ne duam që të fitojmë. Na duhet që të marrim tri pikë dhe këtë e shikoj nga dëshira që kanë lojtarët kur stërviten”, tha Kumbulla.
    © BalkanWeb

  • Supergoli i Alvarez nuk mjafton, Espanyol fiton me përmbysje ndaj Atletico Madrid (video)

    Supergoli i Alvarez nuk mjafton, Espanyol fiton me përmbysje ndaj Atletico Madrid (video)

    17 Gusht 2025

    23:25

    Telesport

    La Liga nis me surpriza që në javën e parë. Espanyol ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Atletico Madrid, edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre. Ishte Julian Alvarez në minutën e 37-të që ekzekutoi një goditje perfekte dënimi, duke i dhënë avantazhin Atletico-s.
    Përmbysja e madhe e katalanasve ndodhi në pjesën e fundit të ndeshjes. Në minutën e 72-të, Rubio barazon shifrat pas asistit të marrë nga Exposito nga goditja e dënimit.
    Espanyol nuk u mjaftua me kaq, por gjeti shumë shpejt golin e avantazhit. Në minutën e 84-të, Pere Milla shënon me kokë pas krosimit perfekt që mori nga El Hilali. Një gol fantastik nga sulmuesi vendas. Rezultati përfundimtar 2-1 për Espanyol.
    SHIKOGOLAT

  • Nuk bindet Gasperini, Roma nxjerr në shitje Kumbullën

    Nuk bindet Gasperini, Roma nxjerr në shitje Kumbullën

    Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi 35 ndeshje në Spanjë, titullar i pa diskutuar. Pavarësisht këtij fakti, dëshira e Kumbullës ishte të rikthehej në Serie A, të provonte edhe një herë shanset tek ekipi i Romës, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.
    Me një trajner të ri në kryeqytet, Kumbulla është përpjekur këtë periudhë të bind Gasperinin, por sipas mediave italiane, futbollisti kuqezi nuk bën pjesë në planet teknike të trajnerit. Il Tempo shkruan se Kumbulla pritet të largohet sërish gjatë kësaj merkatoje verë pasi Roma është e detyruar të liroj një vend në prapavijë për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Gasperini elementët që ai kërkon.

    Kumbulla
    Problem në këtë pikë mbetet vlera e tij e kartonit, me Romën që nuk ka ndërmend të lëshojë nën kosto pasi Kumbulla është një lojtar për të cilin investuan mbi 20 milionë euro për ta blerë nga Verona. Në kushte të tilla, Kumbulla pritet të largohet sërish në formë huazimi, me Espanyol që është gati ta rikthehej edhe një herë në Spanjë.
    ()

  • E ardhmja e Kumbullës, flet drejtori sportiv i Espanyol: E vërteta

    E ardhmja e Kumbullës, flet drejtori sportiv i Espanyol: E vërteta

    E ardhmja e Kumbullës, flet drejtori sportiv i Espanyol: E vërtetaE ardhmja e Marash Kumbullës mbetet në udhëkryq. Mbrojtësi u rikthye te Roma, pas përfundimit të huazimit te Espanyol.
    Drejtori Sportiv i Espanyol, Garagarza, foli së fundmi për mundësinë që Kumbulla të luajë sërish për këtë skuadër.
    “Është e qartë se ai na ka dhënë shumë. …

  • Espanyol heq dorë nga Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares ka oferta të tjera. Vendoset brenda dy javësh

    Espanyol heq dorë nga Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares ka oferta të tjera. Vendoset brenda dy javësh

    Një sezon i fundit i mirë pas një viti të tërë makth te Espanyol, me një dëmtim serioz dhe një përvojë jo shumë emocionuese te Sassuolo. Marash Kumbulla është rikthyer te Roma dhe do të stërvitet nën drejtimin e Gian Piero Gasperini të dielën, por e ardhmja e tij mbetet paksa në pikëpyetje.
    Për momentin, ai po qëndron – Të jemi të qartë: askush nuk do ta largojë qendërmbrojtësin shqiptar, veçanërisht atë, pasi trajneri i ri i verdhekuqve ka shumë pak mbrojtës në dispozicion. Ky reaprt duhet të forcohet, padyshim, por ekziston edhe çështja se kush mund të ndihmojë ende: ky është pikërisht rasti i ish-lojtarit të Hellas Veronas, i cili u rikthye nga një periudhë huazimi te Espanyol.

    Në Katalonjë, Max e gjeti veten përsëri, duke filluar dhe duke luajtur një sezon të fortë, madje duke shënuar tre gola në 35 ndeshje. Bardheblutë spanjollë do të donin ta rikthenin atë, por në konferencën për shtyp të së enjtes, Drejtori Sportiv Garagarza ishte shumë i qartë: “Sot, rikthimi i tij duket si një opsion i papritur, dhe pastaj pas dy javësh, nuk e di.”
    Oferta – Drejtori sportiv shtoi më pas një detaj domethënës: “Ai është një mbrojtës që e duam, por ka pasur oferta dhe nuk jam optimist. Mund t’ju ​​siguroj se nuk kemi bërë asnjë gjë për të.” Roma ka pasur oferta për Kumbulla-n, sipas Garagarza-s. Në fakt, disa klube të La Ligas (dhe të tjera) kanë bërë hetime paraprake për futbollistin e Kombëtares shqiptare. Kërkesa për informacion, por asgjë më shumë për momentin. Prandaj, tani për tani, Marashi do të fillojë sezonin 2025-26 me Romën, pastaj do të shohim. Ndoshta gjithçka do të ndryshojë brenda dy javësh…
    ()

  • Ka qenë pjesë e stafit të Udinese-s dhe ka luajtur për Real Betisin e Espanyol-in, Flamurtari zyrtarizon trajnerin e ri

    Ka qenë pjesë e stafit të Udinese-s dhe ka luajtur për Real Betisin e Espanyol-in, Flamurtari zyrtarizon trajnerin e ri

    Flamurtari ka zyrtarizuar kreun e ri të pankinës. Kuqezinjtë kanë zgjedhur një spanjoll për t’i udhëhequr në “Abissnet Superiore”. Carlos Garcia do të drejtojë vlonjatët në sezonin e ardhshëm. Garcia na qrnë zëvendës trajner në klube is Chicago dhe Udinese, ndërsa si futbollist ka mbajtur veshur fanellat e Espanyol-it, Real Betisit e Almerias në Spanjë, të Maccabi Tel Avivit në Izrael dhe të Alanyaspor-it në kampionatin turk.
    “Carlos García është zyrtarisht trajner i Flamurtari Football Club. Më herët ka qenë zv.trajner te Chicago, si dhe në Itali tek Udinese.Sa i përket karrierës si futbollist, ka luajtur me RCD Espanyol, UD Almería, Real Betis, Maccabi Tel Aviv në Izrael, Alanyaspor në Turqi. Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C”, ka njoftuar klubi Flamurtari./Sport Ekspres/

  • Destinacioni i Marash Kumbullës, në lojë edhe Verona

    Destinacioni i Marash Kumbullës, në lojë edhe Verona

    Marash Kumbulla mund të kthehet vërtet te Verona, ku nisi gjithçka. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ka patur kontakte midis agjentit të mbrojtësit dhe drejtorit sportiv Sean Sogliano.
    Kumbulla kaloi disa sezone të vështira, ndërsa pika e kthesës erdhi me huazimin e tij në Spanjë, te Espanyol, ku u shndërrua në protagonist.

    Klubi i Espanyol ka paraqitur një ofertë prej 7 milionë eurosh, të cilën Roma (ekip që zotëron kartonin) megjithatë e konsideroi të pamjaftueshme. Këtu hyn në lojë Verona, e cila ëndërron një rikthim në shtëpi të futbollistit.