Tag: ersekë

  • Rama shembi bujtinat në Theth/ Edhe “Çuçka” i Kolonjës nuk mbetet pas, i sulet stallës së fermerit

    Rama shembi bujtinat në Theth/ Edhe “Çuçka” i Kolonjës nuk mbetet pas, i sulet stallës së fermerit

    Teksa IKMT-ja ndërmori një aksion për prishjen e rreth 80 objekteve të ndërtuara pa lejë në zonën e Parkut Kombëtar të Thethit, në skajin tjetër të Shqipërisë në Ersekë, kryebashkiaku Erion Isai është angazhuar personalisht të prishë forcërisht stallën e një fermeri të zonës.
    Kryebashkiaku i Kolonjës, i njohur gjerësisht në zonë me nofkën “Çuçka”, ka vendosur t’i vërsulet një stalle të ndërtuar para vitit 2020 nga fermeri Elodjan Beqo.
    Ky i fundit prej muajit qershor 2021 ka aplikuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës dhe aktualisht është në proces legalizimi të objektit stallë, ku mban qindra bagëti.
    Objektin fermeri e ka ndërtuar në tokën e tij të hipotekuar për nevoja të familjes dhe fermës së tij ku mbarështon bagëtitë. Por përmes një vendimi të menjëhershëm, kryetari i Ersekës, Erjon Isai, ka vendosur t’ia prishë.
    Përmes një njoftimi të firmosur nga vetë kryebashkiaku Isa, ai ka paralajmëruar fermerin, Elodjan Beqo, se ditën e nesërme ditë e hënë në datën 28 Korrik 2025,në orën 11:00 do kryejë me fadromat e bashkisë objektin (stallë) në vendin e quajtur “Pyllëzimi i Ersekës”.

    Nga ana tjetër para se të kryhet kjo procedurë, fermeri Elodjan Beqo pretendon se është tërësisht i rregullt, ka paguar taksat e femerit dhe ka ndërtuar në një sipërfaqe toke që është tërësisht e tij dhe me dokumenta hipotekorë.
    Për shkak të veprimeve arbitrare të zyrtarëve të bashkisë Ersekë dhe veprimeve të personalizuara nga kryebashkiaku i zonës, Erion Isai, Beqo, ka paraqitur një kallëzim penal ndaj zyrtarit të bashkisë.
    Kallëzimi është referuar nëprokurori për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa të drejtë të titujve” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.
    Kjo pasi sipas kallëzimit kryetari i bashkisë Ersekë ka shmangur qëllimit Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, duke marë kopetencat e këtij organi dhe vepruar edhe si kryebashkiak edhe si drejtor IMT-je.
    Ndërkohë të kallëzuar në prokurorinë e Shkodrës janë dhe Petro Risto, me detyrë zv/kryetar i bashkisë Ersekë, Brikena Ali me detyrë Drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Ermal Zylfo me detyrë Drejtor i Policisë Bashkiake dhe Orgest Lifo me detyrë Drejtor i Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike./Ora News
           

  • Dhunoi vjehrrën, procedohet penalisht dhëndri 40-vjeçar në Ersekë

    Dhunoi vjehrrën, procedohet penalisht dhëndri 40-vjeçar në Ersekë

    Një 40-vjeçar është proceduar penalisht në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij.
    Ngjarja është raportuar menjëherë në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. I., 40 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij”, njoftoi policia.
    Ndërkohë, materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

  • E rëndë! 65-vjeçari goditet nga rrufeja, po kulloste bagëtitë në Ersekë

    E rëndë! 65-vjeçari goditet nga rrufeja, po kulloste bagëtitë në Ersekë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak minuta më parë në Ersekë.

    Një 65 vjeçar nga fshati Qinam ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një rrufe. Sipas informacioneve paraprake, 65 vjeçari me iniciale A.A.
    ka qenë në kullota për të nxjerrë bagëtitë ndërsa ka qenë me persona të tjerë i shoqëruar dhe këta të fundit kanë parë të gjithë ngjarjen si dhe kanë lajmëruar policinë. Policia konfirmon viktimën A.A. ndërsa është nisur drejt vendngjarjes.

    Top Channel

  • E rëndë në Ersekë! 65-vjeçari goditet nga rrufeja, ndërron jetë

    E rëndë në Ersekë! 65-vjeçari goditet nga rrufeja, ndërron jetë

    FOTO ILUSTRUESE

    ERSEKË-Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e goditjes nga rrufeja. Sipas informacioneve, 65-vjeçari me iniciale A.A. ka qenë duke punuar në tokën e tij kur ka ndodhur ngjarja. Këta të fundit kanë parë të gjithë ngjarjen dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
    “Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit“, njofton policia.

  • Tragjedi në Ersekë, 65-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja

    Tragjedi në Ersekë, 65-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së mërkurës fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

    Sipas burimeve paraprake nga policia, viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili dyshohet se është goditur nga rrufeja gjatë një stuhie që përfshiu zonën. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa mësohet se i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Menjëherë pas njoftimit, forcat policore dhe grupi hetimor janë nisur drejt fshatit për të kryer veprimet e nevojshme procedurale dhe për të zbardhur plotësisht dinamiken e incidentit. Trupi i pajetë i viktimës është transportuar për në morg, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

  • Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset shoferi, transportohet në spital

    Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset shoferi, transportohet në spital

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran.

    Sipas të dhënave, mjeti ka dalë nga rruga ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi, i cili po dërgohet drejt spitalit të Korçës pas nxjerrjes nga mjeti.
    Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
    Njoftimi:
    Rreth orës 20:35 në aksin rrugor “Korçë- Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
    Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi V. Sh., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të akside

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në aksin Korçë–Ersekë, dyshohet për të plagosur

    Aksident i rëndë në aksin Korçë–Ersekë, dyshohet për të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë–Ersekë, pranë fshatit Dvoran.
    Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat anësore.
    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e ambulancës dhe policisë, ndërsa dyshohet për persona të plagosur rëndë. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.

  • Berisha: Në 12 vite ka bërë gjysmën e rrugës Korçë-Ersekë dhe ajo shembet çdo muaj

    Berisha: Në 12 vite ka bërë gjysmën e rrugës Korçë-Ersekë dhe ajo shembet çdo muaj

    Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përmbyllur takimin e tij elektoral në qarkun e Korçës, nga ku dhe kërkoi votën e qytetarëve për zgjedhjet e 11 Majit, por gjithashtu lëshoi dhe akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh se qeverisja aktuale, e vetmja gjë që ka bërë për Korçën është aksi rrugor “Korçë-Ersekë”, por dhe ajo e ndërtuar gjysmë sipas kryedemokratit, e se shembet çdo muaj. Ai vijoi duke thënë se problemet ekonomike kanë goditur këtë qark, duke sjellë falimentime.
    “Çdo korçar i mençur dhe korçare që mbyll sytë dhe mendon këto 12 vite, do të gjejë se, Korça nga një vend shprese, nga një qytetet i mrekullueshëm, i famshëm për dhuntitë e veta, për kulturën, për atdhedashjen, për shpirtin punëtor, shpirtin krijues, për pastërtinë, për çdo gjë. Fermerët e Korçës, burra dhe gra ndër më efecientët, ndër më të zotët. Po kështu, të Devollit, Pogradecit, Ersekës. Në 12 vite, u larguan nga Korça, nga Erseka, Pogradeci, Devolli, ndofta si kurrë në historinë e tyre. U larguan, jo se nuk donin Korçën, Pogradecin, Devollin apo Ersekën. Përkundrazi, me pasuritë e mëdha të kësaj treve, me liqej mahnitës, fantastikë, jo vetëm për Ballkanin, Europën. Me fermerët e saj ndër më të zotët që mund të ekzistojnë. Me intelektualët e saj të shquar. Me artistët, me këngëtarët, me shkrimtarët, me elitën e saj, Korça është vetëm për t’u admiruar.
    Po ata, u larguan sepse, nga viti në vit rënia ekonomike u bë më e madhe. Sepse, nga viti në vit çmimet u rritën, sepse, nga viti në vit vendet e punës u mbyllën, sepse sofra nuk kishte më për aq sa ishin anëtarët e familjes. Nuk kishte të ndante më. Sepse, prodhimet mbeteshin në fushë, sepse, të sëmurët nuk kishin më ilaçe për t’u mjekuar. Qendrat shëndetësore u shkatërruan. Çfarë ndodhi në Korçë 12 vite për qytetarët? Mendojeni pak. Ka bërë në 12 vite, gjysmën e rrugës Korçë-Ersekë, dhe ajo shembet çdo muaj. Çfarë ndodhi në Korçë? Rruga Qafë Plloçë-Qukës ka 12 vite dhe nuk duket kurrkund. Çfarë ndodhi në Korçë? Shkollat u mbyllën njëra pas tjetrës, numri i studentëve ra frikshëm, ndërmarrjet falimentuan dhe fermat falimentuan”, deklaroi Berisha.
     

  • “Ia bën bufi s’ka si unë në dynja”, Rama pritet me këngën polifonike në Ersekë, ironizohet Berisha

    “Ia bën bufi s’ka si unë në dynja”, Rama pritet me këngën polifonike në Ersekë, ironizohet Berisha

    Kryeministri Edi Rama u ndal në Ersekë të shtunën gjatë takimeve me qytetarët.

    Një grup grash performuan një këngë të vjetër polifonike që daton prej 1905, ku përmendej bufi, epitet që kryesocialisti i ka vendosur kreut të PD, Sali Berishës.
    Kryeministri nuk e ka mbajtur të qeshurën gjatë performancës.
     

    Top Channel