Tag: ersekë

  • Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK, kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai?

    Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK, kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai?

    Teksa parodisti Erion Isai, për vite me rradhë në cilësinë e kryebashkiakut, ka vënë në “kthetra” tenderat publikës të institucionit, mjaftuan vetëm dy kallëzime penale kundër tij që ai të dalë zbuluar në një dosje penale të regjistruar nga SPAK.
    Çështja kundër Erion Isai dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Ersekë, është hapur 5 vite më parë në muajin Nëntor 2020, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike”.
    Dy njerëzit që morën guximin të bëjnë një shërbim qytetar për zonën e tyre, janë Romeo Nazarko dhe Esmerald Xhafa, të cilën ju drejtuan SPAK me kallëzime penale, duke kërkuar nisjen e hetimeve për zyrtarët e bashkisë Ersekë.
    Në fakt i pari që mori nismën për të bërë kallëzim ishte Romeo Nazarko, me profesion inxhinier gjeodet, i cili si njohës i mirë i ndërtimit, zbuloi shkelje të rënda kriteret dhe format e ndërtimit të rrugëve në Ersekë.
    Përmes kallëzimit disa faqe, në muajin Nëntor 2020 Nazarko orientonte SPAK, të hetonte kryebashkiakun e Ersekës për abuzime të rënda financiare dhe paracaktim të tenderave publikë përmes miqësive të veçanta që Erion Isai, kishte krijuar me administratorë dhe pronarë të kompanive private të ndërtimit.
    Mbi bazën e këtij kallëzimi, SPAK regjistroi procedimin penale Nr.280 për dy akuza atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së pabarazisë në tendera”.
    Kujtojmë se Romeo Nazarko, është personi i cili ka denoncuar në SPAK dhe në prokurorinë e Tiranës, skemën e korrupsionit të bërë nga zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, duke keqpërdorur fondet e Bashkimit Evropian përmes projekteve të OLAF-it për bujqësinë.
    Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë, ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës.
    Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR, pasi siç ka pretenduar ai në kallëzimin dorëzuar SPAK, inxhinieri gjeodet, refuzoi të bëhej pjesë e skemave të korrupsionit që ndërvepronin në këtë institucion.
    Aktualisht kjo dosje e dorëzuar nga Nazarko po ndiqet penalisht nga SPAK dhe hetues të Komisionit Evropian.
    Ndërsa personi i dytë është avokati i njohur Esmerald Xhafa, i cili në cilësinë e qytetarit të Korçës dhe teksa u vu në dijeni përmes raportimeve mediatike për shembjen e rrugës nacionale Ersekë-Korçë, vendosi në 29 shkurt 2024, ti drejtohet me një kallëzim SPAK, duke kërkuar ndjekjen penale të kryebashkiakut, Erion Isai, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
    Mbi bazën e këtij kallëzimi SPAK, regjistroi në 2024, procedimin Nr.39. Por duke qenë se dy kallëzimet të bërë nga Nazarko dhe Xhafa, kishin të njëjtin karakter dhe objekt denoncimi, në datën 22 korrik 2020, prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur bashkimin e këtyre dy procedimeve në një dosje të vetme me Nr.280.
    Pas kallëzimit të dytë, situata ndaj gaztorit të Ersekës, Erion Isai, dhe zyrtarëve të tjerë ndryshoi, pasi SPAK sekuestroi disa prej telefonave të zyrtarëve të bashkisë dhe administratores së kompanisë “A & E Engineering”, Entela Çano.
    Ku dukshëm kryebashkiaku Isai ka hyrë në komunikim privat me paracaktimin e çmimeve të ndërtimit, buxhetit financiar dhe paracaktimin e firmës fituese ku administratore është Entela Çano.

  • Kryebashkiaku i Ramës – Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK, ‘Çuçkën’ e Ersekës, Erion Isain

    Kryebashkiaku i Ramës – Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK, ‘Çuçkën’ e Ersekës, Erion Isain

    Nga Elton Qyno

    Romeo Nazarko

    Esmerald Xhafa

  • “Sa më shpejt pls zjarr, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Erion Isait me fituesen e tenderave abuzivë

    “Sa më shpejt pls zjarr, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Erion Isait me fituesen e tenderave abuzivë

    Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzimet me tenderat në institucionin që ai drejton.
    Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash si veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
    Bashkë me të janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe një biznesmen.
    Hetimet po kryen nga prokurori Dritan Prençi, ku procedimi penal është regjistruar pas kallëzimit të avokatit Esmerald Xhafa, teksa bisedat e zbardhura nga telefonat e sekuestruar kanë hedhur dritë mbi abuzimet me tre tendera, më konkretisht:

    Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-69427-08-21-2020
    Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-75548-10-14-2020
    Ndërtimi i ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave, faza e dytë nga burimet e Kozelit – REF-68285-08-11-2020

    Autoriteti kontraktor për rrugën Korçë-Ersekë ka qenë Autoriteti Rrugor Shqiptar, por mësohet se Bashkia Kolonjë e drejtuar nga Erion Isai ka patur rol aktiv në projektimin e rrugës, si dhe në mbikëqyrjen e punimeve.
    Firma projektuese e rrugës ka qenë “A&E ENGINEERING” me administratore dhe pronare shtetasen Entela Çano, kompani e cila kishte lidhje me Erion Isain, teksa aksionerë të saj më parë kanë qenë edhe Albert Metaj dhe Arian Shtembari.
    Kompania e Entela Çanos ishte edhe mbikëqyrëse e punimeve, pra që do të garantonte cilësinë e punimeve, por një pjesë e rrugës u shemb pasditen e 18 shkurtit të vitit 2024, ende pa nisur qarkullimi i mjeteve.
    Rruga Korçë – Ersekë është gjithsej 35 kilometër e gjatë, standard normal i kategorisë C, me vetëm një korsi. Ndërtimi i aksit u nda në dy pjesë. Pjesa e parë me gjatësi 18 kilometra u bë gjatë qeverisjes demokrate me kosto totale 15 milionë euro.
    Ndërsa pjesa e mbetur me gjatësi 17 kilometra u tenderua nga qeveria aktuale me një vlerë fillestare 5 miliardë lekësh ose gati 48 milionë euro. Por, faturës së kripur iu shtuan dhe 9,4 milionë euro përmes dy procedurash modifikimi të kontratës. Pra, Qeveria “Rama” e ndërtoi gjysmën e rrugës me mbi 3 herë kosto më të larta se Qeveria e Berishës.
    Me këto ndryshime, kosto totale e rrugës shkoi në 72,4 milionë euro pa TVSH. Rruga Korçë-Ersekë duhet të përfundonte në qershor të vitit 2023. Por afati u shty me një vit dhe teksa pritej inagurimi, një pjesë e rrugës u ‘shkërmoq’ ende pa nisur qarkullimi i mjeteve. Punimet për këtë aks rrugor u kryen nga kompania “A.N.K ” e familjes së ish-deputetit Ndue Kola.
    Kompania “A&E ENGINEERING” ka qenë fituese e paracaktuar edhe e tenderave të ujësjellësit në Bashkinë Kolonjës, dhe kjo është zbardhur nga një bisedë në Whats App mes pronares Entela Çano dhe Erion Isait. Ata flasin për vlerat e tenderit dhe për “verën e mirë” që do miku i kompanisë.
    Përmbajtja e bisedave të datës 01.07.2020:
    10:05 – Erion Isai i shkruan Entela Çanos: “Mirëmëngjes. Shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuaj Entelës. Vetëm rrjeti i jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18 755 ml x 6793 lekë = 127 402 715 pa tush, kurse pesari fi 200 me gjatësi 1 880 x 4747 lekë = 8 924 360 lekë.”
    10:06 – Entela Çano: “Mirëmëngjes… ok… më dërgo. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne… reduktim parametrash.”
    10:08 – Erion Isai: “Sa më shpejt pls.”
    10:09 – Entela Çano: “Ok… pa merak.”
    14:57 – Erion Isai: “Më duhet deri të premten. Më duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat për çdo fshat, vëlla. Një zjarr të lutem.”
    15:00 – Entela Çano: “Pa merak. Do bëj të pamundurën që të premten t’i dorëzojmë.”
    15:01 – Erion Isai: “Je yll s’o dooa.”
    21:22 – Erion Isai: “Kemi gati ndonjë preventiv të ndonjë fshati?”
    21:24 – Entela Çano: “Nesër paradite mendoj se mund të kemi diçka. Po sforcohemi shumë për të arritur vlerën… 230 me TVSH. Jam e saktë? Ma konfirmo të lutem.”
    21:24 – Erion Isai: “330 është max.”
    21:25 – Entela Çano: “Shyqyr.”
    21:28 – Erion Isai: “Pls zjarrrrr. Se nesër duhet me i printu. Vulos këtu te ue. Të premten në mëngjes herët duhen dorëzu.”
    21:29 – Entela Çano: “Do bëj më të mirën e mundshme… por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.”
    21:29 – Erion Isai: “Ishte teeeeper e lartë. As bëhej fjalë.”
    21:30 – Entela Çano: “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane.”
    Bisedat e datës 03.07.2020:
    12:39 – 12:42 – Entela Çano ka katër thirrje të humbura nga Erion Isai.
    12:46 – Erion Isai: “Shoqeeee.”
    12:46 – Bëhet një bisedë telefonike mes Çanos dhe Isait.
    12:46 – Çano: “Isha në telef, të më falësh.”
    12:47 – 12:57 – Kryhen disa biseda telefonike midis dy personave.

  • “U morën celularët e vartësve”, Lala zbulon detajet: SPAK ka bisedat e kryebashkiakut Erion Isai me…

    “U morën celularët e vartësve”, Lala zbulon detajet: SPAK ka bisedat e kryebashkiakut Erion Isai me…

    Dy ditë më parë, kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai, u mor i pandehur nga SPAK-u. Gazetarja Klodiana Lala, zbuloi në një emision televiziv akuzat ndaj Isait, që lidhen me rrugën Korçë-Ersekë dhe një ujësjellës në Korçë dhe për këto prokuroria ka edhe bisedat e eprorit me vartësit.
    “Është një kallëzim për rrugën Korçë-Ersekë, sepse kjo rrugë është shembur disa herë dhe ka patur probleme me rritjen e kostove.
    Zoti Isai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe janë marrë të pandehur edhe 7 zyrtarë të tjerë dhe një përfaqësues i kompanisë që ka fituar tenderin. Njëra ka të bëjë me rrugën Korçë-Ersekë në favor të kompanisë fituese dhe tjetra ka të bëjë me ndërtimin e një ujësjellësi në zonën e Korçës. Zoti Isai është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza bashkë me personat e tjerë. Pjesa tjetër për shpërdorimin e detytës, falsifikimin e dokumenteve dhe të korrupsionit, janë veçuar dhe hetimi për këtë pjesë është duke vijuar.
    Aty ka edhe komunikime. Në momentin që zoti Isai është marrë në pyetje dhe janë marrë celularët e vartësve dhe të anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, zonja që është vartëse komunikon se si plotësohen dokumentet dhe kur janë analizuar me procedurat tenderuese, sipas prokurorëve ka shkelje.”- tha Lala.

  • VKM/ Qeveria miraton ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 MW në Ersekë

    VKM/ Qeveria miraton ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 MW në Ersekë

    Në mbledhjen e ditës së sotme qeveria miratoi ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 MW në Ersekë. 
    Investimi pritet të realizohet brenda 36 muajve dhe centrali do të ketë një afat operimi 49-vjeçar. 
    Shoqëria “MET INVEST” sh.p.k., ka detyrimin të raportojë çdo tre muaj mbi ecurinë e punimeve, të respektojë kushtet mjedisore dhe të dorëzojë sigurimin e kontratës në masën 5% të investimit. 
     
    Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave: 
    V E N D I M PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE QENDËR ERSEKË, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “MET INVEST”, SH.P.K. 
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave 
    V E N D O S I: 

    Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrikefotovoltaikedhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në njësinë administrative Qendër Ersekë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria “MET INVEST”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon: 
    a) Emri iaplikuesit: Shoqëria “MET INVEST”,p.k.; 
    b) NIPT/NUIS: L81310039M;
    c) Tipi i centralit:Fotovoltaik;

    ç)  Kapaciteti i instaluar: 30MW; 

    d)  Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantitfotovoltaikdo të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; 
    dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në njësinë administrative Qendër Ersekë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë;
    e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

    ë)  Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; 

    f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia,konformitetidhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe dokumentacionin e projektit; 
    g)  Shoqëria “MET INVEST”,p.k., ka detyrimin që:
    të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralitfotovoltaik;
    ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

    iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “MET INVEST”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj; 

    iv. t’i japë falas, në formëroyalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
    të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
    Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “MET INVEST”,sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 
    K R Y E M I N I S T R I 
    EDI RAMA 

  • Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy persona përfundojnë në spital

    Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy persona përfundojnë në spital

    Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë – Ersekë.
    Burime bëjnë me dije se një mjet humbi kontrollin dhe për pasojë u përmbys anash rrugës.
    Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në mjet ndodheshin dy persona.
    Ata janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe po dërgohen drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
    Gjithashtu policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Aksident në aksin Korçë-Ersekë/ Automjeti përmbyset në anë të rrugës, lëndohen dy persona

    Aksident në aksin Korçë-Ersekë/ Automjeti përmbyset në anë të rrugës, lëndohen dy persona

    Aksident në aksin rrugor Korçë – Ersekë, një mjet humb kontrollin dhe përmbyset anës rrugës. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në mjet ndodheshin dy persona.
    Ata janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe po dërgohen drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Pamjet e rrugës Ersekë-Leskovik/ Rama: Shkurton distancat, nxit turizmin dhe..

    Pamjet e rrugës Ersekë-Leskovik/ Rama: Shkurton distancat, nxit turizmin dhe..

    Kryeministri Rama ka publikuar pamjet e rrugës së re Ersekë-Leskovik.
    Ai e ka konsideruar këtë aks të ri, jo vetë si një investim që shkurton distancat, por edhe si një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone.
    Kreu i qeverisë shkruan gjithashtu se aksi rrugor do të nxisë turizmin dhe zvillimin e sipërmarrjes lokale.
    ‘Rruga e re Ersekë – Leskovik, jo vetëm një investim që shkurton distancat, por një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone, që nxit turizmin, zhvillon sipërmarrjen lokale, ruan traditën e motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të investojnë në vendlindjet e tyre’, shkruan Rama.

  • Rama ndan pamjet e rrugës Ersekë – Leskovik: Një udhëtim magjepsës që nxit turizmin dhe motivon të mos emigrojnë

    Rama ndan pamjet e rrugës Ersekë – Leskovik: Një udhëtim magjepsës që nxit turizmin dhe motivon të mos emigrojnë

    Rruga e re Ersekë – Leskovik, nuk shkurton vetëm distancat por është një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në Facebook, teksa ndan pamjet nga ky aks rrugor. Sipas kreut të qeverisë ky aks nxit turizmin dhe motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të investojnë në vendlindjet e tyre.

    “Rruga e re Ersekë – Leskovik, jo vetëm një investim që shkurton distancat, por një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone, që nxit turizmin, zhvillon sipërmarrjen lokale, ruan traditën e motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të investojnë në vendlindjet e tyre”, shkruan Rama krahas videos.

  • Pamjet fantastike nga rruga e re Ersekë – Leskovik: Një një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone

    Pamjet fantastike nga rruga e re Ersekë – Leskovik: Një një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje fantastike nga rruga e re Ersekë – Leskovik, e cila shkurton ndjeshëm disatancat në juglindje të vendit.
    “Rruga e re Ersekë – Leskovik, jo vetëm një investim që shkurton distancat, por një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone, që nxit turizmin, zhvillon sipërmarrjen lokale, ruan traditën e motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të investojnë në vendlindjet e tyre“, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.