Tag: ersekë

  • ‘Qukës–Qafë Plloçë apo Korçë–Ersekë pa standarte’, Balliu: Balluku është pezulluar, kush do t’i firmosë ndryshimet në Kodin Rrugor?

    ‘Qukës–Qafë Plloçë apo Korçë–Ersekë pa standarte’, Balliu: Balluku është pezulluar, kush do t’i firmosë ndryshimet në Kodin Rrugor?

    Zv. kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, u përplas sot me zëvendësministren e Infrastrukturës gjatë një debati në komision.

    “Fillimisht dua të di: kush do t’i firmosë këto ndryshime në Kodin Rrugor?”, tha Balliu, teksa theksoi se Ministrja Balluku është pezulluar dhe pyeti: “A do t’i firmosni ju? Apo sot askush nuk mban përgjegjësi për asgjë?”

    Balliu theksoi se rrugët që ndërton kjo qeveri janë vetë burimi i pasigurisë, sepse ndërtohen për të vjedhur, jo për t’u shërbyer qytetarëve. Ai përmendi veçanërisht rrugët Qukës–Qafë Plloçë dhe Korçë–Ersekë, duke i cilësuar si prova më e qartë: rrugë të shtrenjta, të rrezikshme dhe jashtë çdo standardi.

    “Projektligji është bosh: pa analiza, pa studime dhe pa transparencë. Qeveria justifikohet me BE-në, por lë rregullat kryesore peshat, përmasat dhe standardet t’i vendosë më vonë me vendime të Këshillit të Ministrave. Kjo do të thotë më pak kontroll, më shumë abuzim dhe zero garanci për qytetarët”, tha Balliu, duke shtuaar se Shqipërisë i duhet një ligj i qartë dhe i debatueshëm, jo një dokument formal që fsheh vendimmarrjen dhe shmang përgjegjësinë.

    “Siguria rrugore nuk rritet me justifikime, por me standarde, transparencë dhe përgjegjësi dhe asnjëra prej tyre nuk gjendet në këtë projektligj” , tha ai.

  • Aksident i rëndë/ Makina përplas 55-vjeçaren në aksin Korçë-Ersekë, shoqërohet menjëherë shoferi, e plagosura ndodhet..

    Aksident i rëndë/ Makina përplas 55-vjeçaren në aksin Korçë-Ersekë, shoqërohet menjëherë shoferi, e plagosura ndodhet..

    Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të hënë në aksin Korçë-Ersekë. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një 55-vjeçare në fshatin Ravonik. E plagosura ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Shoferi i mjetit është shoqëruar në polici.
    “Korçë/ Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Ravonik, automjeti me drejtues shtetasin A. D. ka përplasur shtetasen N. I., rreth 55 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

  • Alarm në aksin Korçë–Ersekë, plasaritje të thella në të njëjtin vend ku rrëshqiti toka një vit më parë

    Alarm në aksin Korçë–Ersekë, plasaritje të thella në të njëjtin vend ku rrëshqiti toka një vit më parë

    Janë evidentuar plasaritje të mëdha në aksin Korçë-Ersekë.
    Plasaritjet janë pikërisht në vendin ku një vit më parë pati rrëshqitje toke.
    Aktualisht aksi është i qarkullueshëm për automjetet.
    Ndërsa nuk dihet nëse plasaritja do të shkojë edhe më tej në strukturë duke rrëzuar plotësisht rrugën.

  • Plasaritje në aksin Korçë-Ersekë, çështja e ndërtimit të kësaj rruge nën hetim nga SPAK

    Plasaritje në aksin Korçë-Ersekë, çështja e ndërtimit të kësaj rruge nën hetim nga SPAK

    Pak minuta më parë janë evidentuar plasaritje të mëdha në aksin Korçë–Ersekë, pikërisht në vendin ku vetëm një vit më parë pati rrëshqitje toke. Aktualisht rruga është e qarkullueshme për qytetarët, por specialistët janë në terren për të vlerësuar nëse dëmtimi mund të thellohet më tej në strukturë dhe të çojë deri në rrëzimin e plotë të saj.

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për SYRI TV se situata po monitorohet me kujdes, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se nëse plasaritjet zgjerohet, aksi mund të mbyllet për qarkullim për arsye sigurie.

    Ndërkohë, pas ndërtimit të kësaj rruge, çështja është në hetim nga SPAK, i cili po verifikon procedurat dhe cilësinë e punimeve që u kryen në projektin e saj. 

  • Pas shembjes së Qukës-Qafë Plloçë, dëmtohet edhe rruga Korçë-Ersekë. Kushtoi 80 milionë euro

    Pas shembjes së Qukës-Qafë Plloçë, dëmtohet edhe rruga Korçë-Ersekë. Kushtoi 80 milionë euro

    Plasaritje të mëdha janë evidentuar në aksin Korçë-Ersekë pikërisht në vendin ku një vit më parë pati rrëshqitje toke.
    Aktualisht aksi është i qarkullueshëm ndërsa nuk dihet nëse plasaritja do të shkojë edhe më tej në strukturë.
    Kujtojmë se ndërtimi i rrugës ka kushtuar 80 milionë euro, ndërkohë që çështja është në hetim nga SPAK.

  • Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë dhe Ujësjellësi i Kolonjës, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Erion Isain

    Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë dhe Ujësjellësi i Kolonjës, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Erion Isain

    SPAK ka zgjatur me 3 muaj hetimet për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai.

    Prokuroria e Posaçme ka zgjat deri në muajin shkurt afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë, që akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.
    I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tenderë atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjë

  • VIDEO/ Hoxhaj: Si një projekt ‘dhuratë’ i kryebashkiakut Erion Isai, fshehu afera korruptive miliona euro

    VIDEO/ Hoxhaj: Si një projekt ‘dhuratë’ i kryebashkiakut Erion Isai, fshehu afera korruptive miliona euro

    Një investigim i emisionit “Plug” ka zbardhur një skemë të gjerë korruptive në Bashkinë e Kolonjës, të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Isai, ku miliona euro fonde publike dhe të Bashkimit Europian, dyshohet se janë abuzuar përmes tenderave të paracaktuar dhe projekteve fiktive.

    Gazetari Julian Hoxhaj i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, zbuloi detaje të aferave që janë tashmë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Në qendër të hetimit janë katër procedura prokurimi, përfshirë rrugën Korçë-Ersekë, kostoja e së cilës u fry nga rreth 40 milionë euro në 88 milionë.

    Sipas Hoxhajt, një nga rastet ilustron atë që ai e quan “korrupsion pasiv”, ku kryebashkiaku Isai dyshohet se ka marrë si “dhuratë”, një projekt nga një kompani private në këmbim të dhënies së tenderave të tjerë. Një nga mekanizmat kryesorë të abuzimit përfshinte manipulimin e plotë të garës.

    Kjo skemë, sipas gazetarit, krijonte një rrjet kompanish që bashkëpunonin, duke shkëmbyer projekte “copy-paste” pa studime fizibiliteti, çka shpjegon cilësinë e dobët të shumë veprave publike. Rasti më flagrant i denoncuar është ai i rezervuarit të Gjonçit, i cilësuar si një “skemë tipike 5D”.

    Hoxha shprehu skepticizëm të thellë dhe në lidhje me efektivitetin e SPAK, duke argumentuar se drejtësia e vërtetë nuk është thjesht thirrja e zyrtarëve për t’u marrë në pyetje, por ndalimi i “hemorragjisë financiare” nga kontratat dhe koncensionet korruptive që vazhdojnë të dëmtojnë buxhetin e shtetit.

    Shiko, ne kemi marrë indicie padyshim nga hetimi që ka nisur prokuroria e posaçme në lidhje me kryebashkiakun e Ersekës. Deri më tani SPAK thotë që ka hetuar apo po heton katër procedura prokurimi. Është ajo e rrugës Korçë-Ersekë dhe tre procedura prokurimi, dy nga të cilat janë mbikëqyrje punimesh dhe një është për tenderin e ujësjellësit të ri të Ersekës. Dhe sigurisht që në të katër procedurat e prokurimit përfshihet Erion Isai.

    Në tre procedura është titullar i autoritetit kontraktor dhe në një procedurë është njeriu që ka kërkuar tenderin si dhuratë nga një kompani private, supervizimi dhe në këmbim të tenderit, pra në këmbim falni të projektit të rrugës Korçë-Ersekë, i ka dhënë kompanisë disa tendera. Në një këndvështrim më të thjeshtë, kjo mund të cilësohet edhe si korrupsion pasiv. Pra që siç siç shkruhet vepra penale e korrupsionit, korrupsioni ka të bëjë me dhënie dhe marrje të një produkti. Në rastin konkret, kemi dhënien e një projekti, supozohet falas, por nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Ersekës ka shpërblyer ka shpërblyer një ëh autoren apo personazhin që i dhuroi pikërisht këtë projekt duke i dhënë disa tendera.

    Pra bëhet fjalë për shtetasen Entela Çano, sepse prokuroria ende nuk ka shkuar, domethënë, shumë larg në hetime, sigurisht që në këndvështrimin tim është e vonuar sepse kallëzimi penal është regjistruar që në vitin 2020, por gjithsesi është lajmi i mirë është që po hetohet. Sepse në fund të ditës janë para e qytetarëve shqiptarë që janë shpërdoruar, të cilat nuk kthehen më në të vërtetë, por që gjithsesi përgjegjësit duhet të mbajnë, duhet të dalin para ligjit edhe të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë. Tani, rruga Korçë-Ersekë, ne të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur. U tenderua, nisi në vitin 2013 dhe përfundoi në vitin 2024. Një rrugë e cila nisi me ëh nisi për t’u përfunduar me rreth 35 deri në 40 milionë euro, por më pas për shkak të devijimit të projektit në vitin 2020, kjo rrugë përfundoi me një kosto totale, sot që flasim, 88 milionë euro.

    Se ka. Patjetër që e ka ARRSH-ja, por ne do të flasim në emisionin e ardhshëm për këtë temë, prandaj nuk dua që të flas sot tepër, por dua të flas se çfarë ka ndodhur realisht në Bashkinë e Kolonjës, që duket si një bashki periferike. Në krye të bashkisë është një personazh, po themi përtej natyrës politike, pra një njeri që vinte nga fusha e artit dhe u bë kryetar bashkie, për t’u çuditur në fakt, sepse nga raportimet e tij, deklaratat e pasurisë rezulton që paguhej shumë herë më mirë, deri në pesë apo gjashtë herë më mirë si aktor sesa si kryetar bashkie. Por që gjithsesi të dhënat që ne kemi publikuar tregojnë edhe arsyen e vërtetë se pse një personazh i tillë ka lënë aktrimin për t’u bërë kryetar bashkie në Ersekë. Patjetër. Edhe ajo që, ajo që ka ndodhur me Erion Isain është te tenderat e ujësjellësit, e ujësjellësave në fakt se janë disa ujësjellësa dhe supervizimi i punimeve.

  • Iu falsifikua firma nga “Çuçka” dhe Entela Çano, ky është punonjësi i Bashkisë Kolonjë

    Iu falsifikua firma nga “Çuçka” dhe Entela Çano, ky është punonjësi i Bashkisë Kolonjë

    Personi që shihni në foton e mësipërme, krah kryebashkiakut komedian Erion Isai, është punonjësi i Bashkisë së Kolonjës, Muharrem Tartari, të cilit i është falsifikuar firma. Më konkretisht bëhet fjalë për një firmë në projektimin e rrugës Korçës-Ersekë.
    Në dosjen e SPAK thuhet se Autoriteti Rrugor Shqiptar (atëherë DPRR, sot ARRSH) kishte hartuar një projekt për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II. Projekti parashikonte ndryshime të konsiderueshme, me rreth 30% të gjatësisë në gjurmë të re dhe 70% në gjurmën ekzistuese. Por, ky projekt kalonte në zona të banuara dhe sillte dëmtime të mëdha nga ana mjedisore, urbane dhe rrëshqitje në fshatrat Mollas, Qinam, Selenicë. Parashikoheshin 5 ura të mëdha dhe vepra të tjera të artit (tombino, mure mbajtëse, pritëse, etj).
    10 vjet më pas Bashkia Kolonjës vendosi të kërkonte hartimin e një projekti të ri, me argumentin se nuk kishte staf teknik apo burime financiare për hartimin e një projekti të përmasave të tilla. Në pamundësi kapcitetesh, por dhe fondesh, iu drejtua kompanive private që ta realizonin në formë donacioni. Nga 3 kompania të cilave Bashkia Kolonjë u kërkoi shërbim, vetëm kompania “A & E Engineering” e Entela Çanos dha përgjigje pozitive.
    Pas kësaj, më 3 Prill 2020, Bashkia Kolonjë lidhi kontratën e sponsorizimit/shërbim me kompaninë “A & E Engineering”, në pronësi të Entela Çanos. Kontrata u nënshkrua nga kryebashkiaku Erion Isai, ndërsa për kompaninë firmosi administratorja Entela Çano.
    Më 1 Qershor 2020, kompania “A & E Engineering” dorëzoi pranë Bashkisë projekt-zbatimin, i cili u mor në dorëzim përmes një komisioni të ngritur me urdhër të kryebashkiakut Erion Isai. Komisioni përbëhej nga Muharrem Tartari (kryetar), Erjon Cenko dhe Engjëll Dine.
    Në procesverbalin e hartuar për marrjen në dorëzim, rezulton se në emër të komisionit dokumenti u nënshkrua nga vetë administratorja e A & E Engineering, Entela Çano, dhe u miratua nga kryebashkiaku Isai. E njëjta kompania që e projektoi (A & E Engineering) ishte edhe ajo që mbikëqyri punimet.
    Në dosje thuhet se përmes ekspertimit grafik me urdhër të SPAK, rezultoi se firma e Muharrem Tartarit ishte falsifikuar, pra ai nuk kishte marrë pjesë në marrjen në dorëzim të projektit, ndonëse në dokument ishte paraqitur si i pranishëm.
    Hetimet zbuluan se falsifikimi ishte kryer nga anëtarët e komisionit Erjon Cenko dhe Engjëll Dine, në bashkëpunim me administratoren e kompanisë Entela Çano, të cilët kishin sajuar procesverbalin duke përfshirë në mënyrë fiktive firmën e Tartarit.
    Kujtojmë se bashkë me Erion Isain, të pandehur në SPAK janë marrë edhe 6 punonjës të Bashkisë së Kolonjës, si dhe pronarja dhe njlkohësisht dhe administratorja e kompanisë “A & E Engineering”, Entela Çano.
    Nga hetimet ka rezultuar se ata kanë abuzuar dhe kanë paracaktuar fituesit e katër tenderave me vlerë 70 milionë euro, të cilat janë fituar nga kompania “A & E Engineering”. Më konkretisht, bëhet fjalë për prokurimet publike:
    1.Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë)2. Procedura e prokurimit me objekt “Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës KorçëErsekë, loti i 23.Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshatrave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”4.Procedura e prokurimit me objekt “Loti Nr.2 Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshatrave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”.

  • Skandali i shekullit në Kolonjë/ Ja kush është punonjësi i Bashkisë, të cilit iu falsifikua firma nga “Çuçka” dhe Çano

    Skandali i shekullit në Kolonjë/ Ja kush është punonjësi i Bashkisë, të cilit iu falsifikua firma nga “Çuçka” dhe Çano

    Personi që shihni në foton e mësipërme, krah kryebashkiakut komedian Erion Isai, është punonjësi i Bashkisë së Kolonjës, Muharrem Tartari, të cilit i është falsifikuar firma. Më konkretisht bëhet fjalë për një firmë në projektimin e rrugës Korçës-Ersekë.
    Në dosjen e SPAK thuhet se Autoriteti Rrugor Shqiptar (atëherë DPRR, sot ARRSH) kishte hartuar një projekt për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II. Projekti parashikonte ndryshime të konsiderueshme, me rreth 30% të gjatësisë në gjurmë të re dhe 70% në gjurmën ekzistuese. Por, ky projekt kalonte në zona të banuara dhe sillte dëmtime të mëdha nga ana mjedisore, urbane dhe rrëshqitje në fshatrat Mollas, Qinam, Selenicë. Parashikoheshin 5 ura të mëdha dhe vepra të tjera të artit (tombino, mure mbajtëse, pritëse, etj).
    10 vjet më pas Bashkia Kolonjës vendosi të kërkonte hartimin e një projekti të ri, me argumentin se nuk kishte staf teknik apo burime financiare për hartimin e një projekti të përmasave të tilla. Në pamundësi kapcitetesh, por dhe fondesh, iu drejtua kompanive private që ta realizonin në formë donacioni. Nga 3 kompania të cilave Bashkia Kolonjë u kërkoi shërbim, vetëm kompania “A & E Engineering” e Entela Çanos dha përgjigje pozitive.
    Pas kësaj, më 3 Prill 2020, Bashkia Kolonjë lidhi kontratën e sponsorizimit/shërbim me kompaninë “A & E Engineering”, në pronësi të Entela Çanos. Kontrata u nënshkrua nga kryebashkiaku Erion Isai, ndërsa për kompaninë firmosi administratorja Entela Çano.
    Më 1 Qershor 2020, kompania “A & E Engineering” dorëzoi pranë Bashkisë projekt-zbatimin, i cili u mor në dorëzim përmes një komisioni të ngritur me urdhër të kryebashkiakut Erion Isai. Komisioni përbëhej nga Muharrem Tartari (kryetar), Erjon Cenko dhe Engjëll Dine.Në procesverbalin e hartuar për marrjen në dorëzim, rezulton se në emër të komisionit dokumenti u nënshkrua nga vetë administratorja e A & E Engineering, Entela Çano, dhe u miratua nga kryebashkiaku Isai. E njëjta kompania që e projektoi (A & E Engineering) ishte edhe ajo që mbikëqyri punimet.
    Në dosje thuhet se përmes ekspertimit grafik me urdhër të SPAK, rezultoi se firma e Muharrem Tartarit ishte falsifikuar, pra ai nuk kishte marrë pjesë në marrjen në dorëzim të projektit, ndonëse në dokument ishte paraqitur si i pranishëm.
    Hetimet zbuluan se falsifikimi ishte kryer nga anëtarët e komisionit Erjon Cenko dhe Engjëll Dine, në bashkëpunim me administratoren e kompanisë Entela Çano, të cilët kishin sajuar procesverbalin duke përfshirë në mënyrë fiktive firmën e Tartarit.
    Kujtojmë se bashkë me Erion Isain, të pandehur në SPAK janë marrë edhe 6 punonjës të Bashkisë së Kolonjës, si dhe pronarja dhe njlkohësisht dhe administratorja e kompanisë “A & E Engineering”, Entela Çano.
    Nga hetimet ka rezultuar se ata kanë abuzuar dhe kanë paracaktuar fituesit e katër tenderave me vlerë 70 milionë euro, të cilat janë fituar nga kompania “A & E Engineering”. Më konkretisht, bëhet fjalë për prokurimet publike:
    1.Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë)2. Procedura e prokurimit me objekt “Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës KorçëErsekë, loti i 23.Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshatrave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”4.Procedura e prokurimit me objekt “Loti Nr.2 Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshatrave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”.

  • Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

    Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

    Teksa parodisti Erion Isai, për vite me rradhë në cilësinë e kryebashkiakut, ka vënë në “kthetra” tenderat publikës të institucionit, mjaftuan vetëm dy kallëzime penale kundër tij që ai të dalë zbuluar në një dosje penale të regjistruar nga SPAK.
    Çështja kundër Erion Isai dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Ersekë, është hapur 5 vite më parë në muajin Nëntor 2020, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike”.
    Dy njerëzit që morën guximin të bëjnë një shërbim qytetar për zonën e tyre, janë Romeo Nazarko dhe Esmerald Xhafa, të cilën ju drejtuan SPAK me kallëzime penale, duke kërkuar nisjen e hetimeve për zyrtarët e bashkisë Ersekë.
    Në fakt i pari që mori nismën për të bërë kallëzim ishte Romeo Nazarko, me profesion inxhinier gjeodet, i cili si njohës i mirë i ndërtimit, zbuloi shkelje të rënda kriteret dhe format e ndërtimit të rrugëve në Ersekë.
    Përmes kallëzimit disa faqe, në muajin Nëntor 2020 Nazarko orientonte SPAK, të hetonte kryebashkiakun e Ersekës për abuzime të rënda financiare dhe paracaktim të tenderave publikë përmes miqësive të veçanta që Erion Isai, kishte krijuar me administratorë dhe pronarë të kompanive private të ndërtimit.
    Mbi bazën e këtij kallëzimi, SPAK regjistroi procedimin penale Nr.280 për dy akuza atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së pabarazisë në tendera”.
    Kujtojmë se Romeo Nazarko, është personi i cili ka denoncuar në SPAK dhe në prokurorinë e Tiranës, skemën e korrupsionit të bërë nga zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, duke keqpërdorur fondet e Bashkimit Evropian përmes projekteve të OLAF-it për bujqësinë.

    Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë, ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës.
    Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR, pasi siç ka pretenduar ai në kallëzimin dorëzuar SPAK, inxhinieri gjeodet, refuzoi të bëhej pjesë e skemave të korrupsionit që ndërvepronin në këtë institucion.
    Aktualisht kjo dosje e dorëzuar nga Nazarko po ndiqet penalisht nga SPAK dhe hetues të Komisionit Evropian.
    Ndërsa personi i dytë është avokati i njohur Esmerald Xhafa, i cili në cilësinë e qytetarit të Korçës dhe teksa u vu në dijeni përmes raportimeve mediatike për shembjen e rrugës nacionale Ersekë-Korçë, vendosi në 29 shkurt 2024, ti drejtohet me një kallëzim SPAK, duke kërkuar ndjekjen penale të kryebashkiakut, Erion Isai, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
    Mbi bazën e këtij kallëzimi SPAK, regjistroi në 2024, procedimin Nr.39. Por duke qenë se dy kallëzimet të bërë nga Nazarko dhe Xhafa, kishin të njëjtin karakter dhe objekt denoncimi, në datën 22 korrik 2020, prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur bashkimin e këtyre dy procedimeve në një dosje të vetme me Nr.280.

    Pas kallëzimit të dytë, situata ndaj gaztorit të Ersekës, Erion Isai, dhe zyrtarëve të tjerë ndryshoi, pasi SPAK sekuestroi disa prej telefonave të zyrtarëve të bashkisë dhe administratores së kompanisë “A & E Engineering”, Entela Çano.
    Ku dukshëm kryebashkiaku Isai ka hyrë në komunikim privat me paracaktimin e çmimeve të ndërtimit, buxhetit financiar dhe paracaktimin e firmës fituese ku administratore është Entela Çano.
    /oranews/