Tag: errët

  • Vazhdon kërkimi për vrasësin e Charlie Kirk, Trump thotë se është një ‘moment i errët për Amerikën’

    Vazhdon kërkimi për vrasësin e Charlie Kirk, Trump thotë se është një ‘moment i errët për Amerikën’

    Autoritetet amerikane po vazhdojnë kërkimet për autorin e vrasjes së Charlie Kirk, një nga aleatët politikë më të afërt të presidentit Donald Trump, i cili u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi në një universitet në shtetin e Utah.
    Dy persona u ndaluan fillimisht në lidhje me ngjarjen, por më pas u lanë të lirë pasi hetimet nuk zbuluan ndonjë lidhje mes tyre dhe të shtënave.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas raportimeve të BBC, nuk ka ende informacion të qartë mbi vendndodhjen e autorit, por autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë ende brenda kampusit universitar.

    Trump reagoi pas ngjarjes, duke shprehur pikëllim dhe zemërim për vrasjen e Kirk, të cilën e cilësoi si një “moment të errët për Amerikën”.
    Charlie Kirk, i cili themeloi organizatën konservatore Turning Point USA që në moshën 18-vjeçare, ishte një figurë e njohur në rrethet republikane dhe kishte lidhje të ngushta me familjen Trump.
    31-vjeçari u godit nga një plumb i vetëm në qafë, i cili dyshohet se është qëlluar nga çatia e një ndërtese pranë vendit ku ai po mbante fjalimin. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve./vizionplus.tv

  • Dogji të gjallë gruan e tij pse kishte lëkurë të errët, gjykata dënon me vdekje bashkëshortin

    Dogji të gjallë gruan e tij pse kishte lëkurë të errët, gjykata dënon me vdekje bashkëshortin

    Një gjykatë indiane ka dënuar me vdekje burrin që akuzohet se dogji të gjallë gruan e tij, Lakshmi, sepse ajo kishte lëkurë të errët.

    Sulmi ndaj gruas së re ndodhi natën e 24 qershorit 2017, kur autori i krimit, i quajtur Kisantash, u kthye në shtëpi dhe i dha gruas së tij një shishe plastike me lëng ngjyrë kafe, të cilin ai e pretendoi se ishte ilaç për të zbardhur lëkurën e saj.

    Sipas deklaratave, ai e lyeu lëngun në trupin e saj dhe kur ajo u ankua se mbante erë acidi, ai i vuri flakën me një shkop temjani të ndezur. Kur trupi i saj filloi të digjej, ai derdhi lëngun e mbetur mbi të dhe iku.

    Prindërit e Lakshmit dhe motra e saj, Kisandas, e çuan atë në spital, ku ajo vdiq disa orë më vonë.

    Në deklaratën e saj në polici para vdekjes, gruaja tha se burri i saj “vazhdimisht e poshtëronte sepse kishte lëkurë të errët”. Lakshmi tha konkretisht se burri i saj shpesh e quante “kali” (e errët) dhe e poshtëronte për trupin e saj që nga martesa e tyre në vitin 2016.

    Gjykatësi i qarkut Rahul Choudhary e quajti vrasjen e gruas së re një “krim kundër njerëzimit”, duke justifikuar dënimin me vdekje.

    “Nuk do të ishte ekzagjerim të thuash se ky krim tragjik dhe barbar nuk ishte drejtuar vetëm kundër Lakshmi-t, por edhe kundër njerëzimit”, tha ai në vendimin e tij. Kisandas, shtoi ai, “tradhtoi besimin e gruas së tij” dhe tregoi “mizori të tepruar duke derdhur lëngun e mbetur mbi të” ndërsa ajo po digjej. “Ky është një krim që trondit ndërgjegjen dhe është i paimagjinueshëm në një shoqëri të shëndetshme dhe të civilizuar”, përfundoi ai në vendimin e tij.

    Prokurori publik Dinesh Paliwal e quajti vendimin “historik” dhe shprehu shpresën se do të shërbente si një “mësim për shoqërinë”.

    “Një grua e re në të 20-at u vra brutalisht. Ajo ishte motra e dikujt, vajza e dikujt, ajo kishte njerëz që e donin. Nëse nuk i mbrojmë vajzat tona, atëherë kush do ta bëjë?” tha ai.

    Avokati i Kisandas i tha BBC-së se klienti i tij është i pafajshëm dhe do të apelojë. Ai argumentoi se vdekja e Lakshmi-t ishte një aksident dhe se nuk kishte prova kundër klientit të tij, i cili ishte akuzuar padrejtësisht.

    Vendimi i gjykatës së Udaipurit ka nxjerrë në pah edhe një herë qëndrimet raciste ndaj njerëzve me lëkurë të errët në Indi. Vajzat dhe gratë me nuanca më të errëta të lëkurës shpesh quhen me emra përçmues dhe diskriminohen, ndërsa tregu i produkteve për zbardhjen e lëkurës është një biznes miliarda dollarësh.

  • Çfarë sjell pjesa e dytë, e sezonit të dytë të ‘Wednesday’?

    Çfarë sjell pjesa e dytë, e sezonit të dytë të ‘Wednesday’?

    Seriali gotik më i dashur i Netflix, “Wednesday”, rikthehet më 3 shtator 2025 me pjesën e dytë të sezonit të dytë, dhe me të, një stuhi e re misteresh, kërcënimesh të errëta dhe fytyrash të njohura e të reja që do të tronditin botën e Nevermore Academy.

    Pasi katër episodet e para të sezonit u publikuan në gusht, pritshmëritë për pjesën e dytë janë rritur ndjeshëm, falë zbulesave befasuese dhe narrativës që ka marrë një kthesë të errët. Këtë herë, Wednesday Addams nuk është më vetëm një nxënëse e re në një shkollë të çuditshme, ajo është një hetuese e ftohtë në një luftë të heshtur mes të vërtetës dhe iluzioneve që e rrethojnë, përcjellë KultPlus.

    Një nga momentet më të bujshme është rikthimi i Principal Weems, e interpretuar nga Gwendoline Christie. Edhe pse personazhi i saj u mendua i vdekur, traileri i pjesës së dytë e shfaq atë si një udhërrëfyese shpirtërore për Wednesday, çka ngjall pyetje të shumta për natyrën e vërtetë të vdekjes dhe jetës në Nevermore.

    Ndërkohë, Tyler, i njohur si Hyde, është i lirë dhe më i rrezikshëm se kurrë. Krijuesit e serialit e kanë përshkruar atë si “kartën e egër” që mund të shpërthejë në çdo moment, duke çuar në një përballje të pandalshme me Wednesday.

    Këtë sezon, kastit i është bashkuar edhe Lady Gaga në rolin e Rosaline Rotwood, një figurë enigmatike që pritet të ketë ndikim të thellë në zhvillimet e ardhshme. Ajo jo vetëm që sjell një prani të re në ekran, por edhe muzikë origjinale, përfshirë këngën “Dead Dance”, që do të shoqërojë momentet kulmore të serialit.

    Gjithashtu, familja Addams ka rol më të thelluar në këtë pjesë, me Morticia, Gomez dhe Pugsley që përfshihen më shumë në jetën dhe sfidat e Wednesday, duke thelluar lidhjet familjare dhe tensionet që i shoqërojnë ato.

    Një sekuencë shqetësuese në trailer paraqet varrin e Enid, mikeshës së ngushtë të Wednesday, duke ngritur frikën se mund të jetë ajo viktima e radhës në këtë betejë të errët. Fansat janë të shqetësuar për fatin e saj, duke krijuar teori të shumta online.

    Të gjithë mendonin se Wednesday tashmë e njihte Nevermore si pëllëmbën e dorës, por në pjesën e dytë zbulohet se asgjë nuk është siç duket. Konspiracione të fshehta, eksperimente të ndaluara dhe një fuqi e errët që po ngrihet nën sipërfaqe, gjithçka bëhet pjesë e një loje që mund të ketë pasoja të përjetshme për të gjithë.

    Pjesa 2 e sezonit të dytë të “Wednesday” pritet të jetë më e errët, më misterioze dhe më e mbushur me tronditje emocionale se kurrë më parë. Me rikthime dramatike, rritje tensioni dhe një kast gjithnjë e më të pasur, kjo pjesë e re pritet të përforcojë pozicionin e serialit si një prej prodhimeve më të suksesshme të Netflix-it në vitet e fundit.

    Premiera e pjesës së dytë, të sezonit të dytë të “Wednesday” është me 3 Shtator 2025, vetëm në Netflix./KultPlus.com

  • “Wednesday” rikthehet sot me sezonin e dytë: Më e errët dhe më enigmatike se kurrë

    “Wednesday” rikthehet sot me sezonin e dytë: Më e errët dhe më enigmatike se kurrë

    Pas suksesit të jashtëzakonshëm global, seriali “Wednesday” rikthehet sot, më 6 gusht, me pjesën e parë të sezonit të dytë në platformën Netflix.

    Me një atmosferë edhe më të errët, sezoni i ri sjell një kapitull të ri në jetën e Wednesday Addams, ndërsa misteret e Nevermore Academy thellohen edhe më tej. Ky sezon premton zbulime të forta, sekrete të pazbuluara dhe zhvillime që do të trondisin jo vetëm shkollën, por edhe botën e saj të errët.

    Jenna Ortega, e cila u bë ikonë me rolin e saj, rikthehet jo vetëm si protagoniste, por edhe si producente ekzekutive, duke shtuar më shumë thellësi dhe intensitet në rrëfim.

    Pjesa e dytë e sezonit pritet të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdim të ngjarjeve që premtojnë emocion, tension dhe kthesa të papritura.

    Fansat e gotikes, misterit dhe humorit të zi tashmë mund të rikthehen në botën magjepsëse të “Wednesday”, ku asgjë nuk është ashtu siç duket./KultPlus.com

  • “Kodi i ri Penal vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!”

    “Kodi i ri Penal vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!”

    Prezantimi i Kodit të ri Penal ka hasur në kundërshti të forta nga institucionet e vendit dhe jo vetëm.
    Avokati Sokol Hazizaj, tha se që para një viti ka patur zëra për një Kod të tillë, të cilin siç tha ai e kanë kundërshtuar që në momentin e parë. Ai e cilësoi Kodin e ri një rrethim për qytetarët.
    “Ky draft ka një vit e gjysmë që qarkullon ën sirtarët apo xhepat e atyre që e kanë formatuar këtë. Kur ka dalë para një viti, ne e kemi kundërshtuar atë. Na erdhi në vesh, që po përgatitej një Kod Penal, që e rrethonte njeriun jo më 360 gradë, por e dyfishonte rrethimin. Është një vrimë e zezë, e cila ëstë krijuar nga pamaturia ose për shkak të cinizmit dhe servilizmit të atyre njerëzve që e kanë formatuar këtë gjë”, tha ai
    Ai u shpreha në “Real Story”, se Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet ta miratojë këtë Kod të ri Penal.
    “Uroj që të jetë një stuhi në ditë behari, që mos të miratohet nga Kuvendi, sepse edhe rruga procedurale nga ka ardhur ai, të paktën deri tashmë, asnjë nuk ka mbajtur autorësinë e këtij kodi. Kemi vetëm një shtrëngim duarsh të ministritë drejtësisë dhe drejtorit të shkollës së magjistraturës.
    Vjen nga një skutë e errët. Vjen nga njerëz “no name”, që nuk dihet kush janë, tregon që kemi epuar shumë lart në rrethin sasior dhe cilësore drejt një diktature të padukshme, në konceptim tim. Janë reduktuar në maksimum dënimet alternative, janë gjithëpërfshirë të gjitha profesionet brenda kodit penal. Janë përfshirë të gjithë kundërvajtjet administrative dhe janë bërë s faje penale.”, tha ai.

  • Ana e errët e turizmit shqiptar: miliona drejt importit, fermeri ynë me gisht në gojë!

    Ana e errët e turizmit shqiptar: miliona drejt importit, fermeri ynë me gisht në gojë!

    Ndërsa turizmi, siç rreh gjoksin dhe qeveria, është në rritje, nga ana tjetër, bujqësia e blektoria që duhej të ishin po ashtu në rritje prej tij, janë paradoksalisht në rënie.
    Rritje ka pësuar importi i produkteve nga turizmi, duke bërë që miliona euro në vend që të shkojnë te fermeri shqiptar, kanë dalë jashtë Shqipërisë duke shkuar te i huaji. Kjo po që është emergjencë, por Rama ka të tjera zgjedhje për t’i shpallur të tilla.

    Siç raporton Monitor, gjatë pesë mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 4.5%, që përkthyer në vlerë monetare janë 62.4 miliardë lekë (1.5 miliard euro). Pra, e gjitha kjo para ka shkuar për import, duke e lënë fermerin shqiptar, për shumë prej atyre produkteve që mund t’i ofronte vetë, me gisht në gojë.
    Nga ana tjetër, sipas treguesve të INSTAT-it, në katër vitet e fundit Shqipëria është vizituar nga 35 milionë turistë, të cilët kanë ndikuar në pozitivisht konsum. Por paralel me këtë realitet pozitiv prodhimi vendas, sidomos në bujqësi dhe blegtori, ka shkuar në rënie.

    Ky është një ndër dështimet më të mëdha të qeverisjes, e cila nuk ka arritur të ndërtojë politika afruese mes fermerit dhe restoranteve hoteliere ose jo të tilla, ku bujqësia e blektoria të kishin të njëjtin hov me turizmin.
    Pra, boom-i turistik, si anë të errët ka pikërisht bujqësinë e blektorinë shqiptare, të cilat po shkojnë në emergjencë kombëtare. /tesheshi.com/     
     
     
     

  • Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët

    Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët

    Aktorja amerikane Ariel Winter, e njohur për rolin e saj si Alex në serialin e njohur “Modern Family”, ka treguar për herë të parë se ka përjetuar abuzim seksual dhe presion të vazhdueshëm që në moshë të vogël gjatë punës në industrinë e filmit.
    Në një intervistë për DailyMail, Winter, e cila nisi karrierën në Hollywood që në moshën 4-vjeçare, tha se ishte ekspozuar shumë herët ndaj burrave më të mëdhenj që i dërgonin mesazhe të papërshtatshme.
    “Jam e njohur me grabitqarët meshkuj. Kur fillova të përdorja laptop dhe celular, filluan të vinin mesazhe të frikshme. Ishte traumatike”, tha ajo, pa dashur të japë shumë detaje.
    Winter theksoi se ajo që ndodhte në prapaskenë ishte vetëm një pjesë e errët e industrisë, pjesa tjetër vinte nga presioni mediatik. Ajo u komentua dhe u kritikua ashpër për pamjen fizike ndërsa ishte ende adoleshente.
    “Kur isha 14 vjeçe, trupi im ishte lajm në çdo faqe. Çdo titull fliste për mënyrën si dukesha. Ishte e tmerrshme”, kujton ajo.
    Aktorja zbuloi gjithashtu se gjatë shkollës së mesme, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, iu desh të merrte ilaçe kundër depresionit, të cilat i sollën ndryshime fizike dhe emocionale.

  • 30-vjetori i gjenocidit i Srebrenicës, Ministri Hasani: Një prej kapitujve më të errët të historisë së afërt të Evropës

    30-vjetori i gjenocidit i Srebrenicës, Ministri Hasani: Një prej kapitujve më të errët të historisë së afërt të Evropës

    “Nuk mund të ketë pajtim pa të vërtetën, dhe as paqe pa drejtësi.Sot në Srebrenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë, kujtojmë 30-vjetorin e një prej kapitujve më të errët të historisë së afërt të Evropës – Gjenocidin e Srebrenicës.Përkujtimi i kësaj dite është një mënyrë për të nderuar viktimat dhe për të qëndruar pranë atyre që ende mbajnë peshën e kësaj humbjeje. Na kujton gjithashtu përgjegjësinë tonë të përbashkët për të përballuar të kaluarën me ndershmëri dhe për të mbrojtur vlerat e dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe paqes.Shqipëria qëndron në solidaritet me Bosnjë dhe Hercegovinën – për kujtesën, për të vërtetën dhe për një të ardhme pa urrejtje e ndarje”, shprehet Ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

  • Ana e errët e lëvizjes studentore serbe

    Ana e errët e lëvizjes studentore serbe

    Rajoni E Enjte, 3 Korrik 2025 16:42
    Nga Enver Robelli
    Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung kritikon ashpër fjalimet në tubimin e fundit të studentëve dhe opozitës serbe në Beograd. Protestat kundër regjimit autoritar të Aleksandar Vučić-it në Serbi, të nisura nga një lëvizje studentore në nëntor 2024, kanë arritur përmasa të mëdha. Më 28 qershor 2025, rreth 140 mijë qytetarë u mblodhën në Beograd për të kërkuar zgjedhje të reja. Por siç shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, protesta shënoi edhe një kthesë shqetësuese: brenda kësaj lëvizjeje po forcohet gjithnjë e më shumë një nacionalizëm i ashpër serbomadh, që risjell në kujtesë retorikën e viteve të hershme të regjimit të Slobodan Milošević-it.

    Zgjedhja e 28 qershorit – “Vidovdanit”, dita e Betejës së Kosovës – si datë e tubimit, ishte tregues simbolik. Hapjen e protestës e bëri një student me tone të ashpra, që foli për “lutje dhe gjak që bëhen një”, për “tokën e paraardhësve” dhe lexoi publikisht një tekst të peshkopit Nikolaj Velimirović, figurë nacionaliste dhe admirues i Hitlerit.Siç përshkruhet në Frankfurter Allgemeine Zeitung, kjo nuk ishte një devijim i izoluar, por pjesë e një atmosfere të përgjithshme që sundoi protestën.
    Një profesor letërsie lavdëroi publikisht Radovan Karaxhiçin dhe bëri thirrje për mbrojtjen e “serbëve jashtë Serbisë” në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut – kod për projektin e Serbisë së Madhe. Në vend që të theksonin rëndësinë e demokracisë dhe shtetit ligjor, shumë nga fjalimet u përqendruan në glorifikimin e “viktimave serbe” dhe bënë thirrje për bashkim kombëtar, duke lënë në hije qëllimin fillestar të lëvizjes.
    Audienca e cila brohoriste ndaj këtyre mesazheve ngjalli kujtime të dhimbshme në qytete si Prishtina, Sarajeva apo Vukovari, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung. Dikur, kur flitej për “eshtrat e paraardhësve serbë” dhe për vendet ku ata janë varrosur, pasonin luftëra dhe krime kundër popujve joserbë në gjithë Ballkanin.
    Megjithëse jo të gjithë studentët ndajnë këto qëndrime, mungesa e distancimit të qartë ndaj nacionalizmit i lë hapësirë zërit më të errët të shoqërisë serbe. Po të ndahej nga kjo rrymë, lëvizja do të dobësohej numerikisht, por do të forcohej në besueshmërinë e saj si përfaqësuese e vlerave demokratike. Në vend që të sfidojnë autokracinë me parime të qarta demokratike, disa brenda protestës po përpiqen ta tejkalojnë Vučić-in në krahun e djathtë. Por, siç përmbyll Frankfurter Allgemeine Zeitung, edhe kur e kalon një autokrat nga e djathta, mbetesh në një rrugë të rrezikshme dhe të gabuar.