Tag: errësirë

  • Shpikje revolucionare: Lente kontakti që lejojnë shikim në errësirë dhe me sytë mbyllur

    Shpikje revolucionare: Lente kontakti që lejojnë shikim në errësirë dhe me sytë mbyllur

    Shkencëtarët në Kinë kanë krijuar një lente kontakti inovative që u jep njerëzve aftësinë për të parë në errësirë – madje edhe me sytë mbyllur. Këto lente, të zhvilluara nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës, përdorin nano-partikula që kapin dritën infra të kuqe, të padukshme për syrin e lirë.

    Testimet treguan se shikimi përmirësohej ndjeshëm edhe kur sytë ishin të mbyllur, pasi drita infra të kuqe kalon më lehtë përmes qepallave sesa drita e zakonshme.

    Përveç shikimit në errësirë, kjo teknologji mund të ndihmojë edhe personat me daltonizëm, duke shndërruar dritën e kuqe në të gjelbër dhe bërë të perceptueshme ngjyra që më parë nuk shiheshin.

    Studiuesit besojnë se kjo është vetëm fillimi i zhvillimit të pajisjeve jo-invazive që ofrojnë “super-shikim”, duke hapur rrugën për aplikime të shumta në të ardhmen.

  • Problemet me energjinë prekin Kanën, jugu i Francës në kaos dhe në errësirë totale

    Problemet me energjinë prekin Kanën, jugu i Francës në kaos dhe në errësirë totale

    Errësirë totale në Kanë. I gjithë qyteti, me përjashtim të Pallatit të Kinemasë, është pa energji elektrike. Dyqanet i kanë qepenat të ulura, restorantet nuk po shërbejnë, ndërsa edhe farmacitë kanë mbyllur dyert.
    Shumë policë u dislokuan, veçanërisht në udhëkryqe për shkak të semaforëve të fikur dhe trafikut të ndaluar, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.
    Mungesë e energjisë elektrike vihet re në të gjithë pjesën perëndimore të Alpeve. Ndërprerja ndodhi në orën 10:00 të mëngjesit, por problemet filluan pas orës tetë e gjysmë.
    Nuk dihen ende shkaqet, por hetimet kanë nisur. Festivali i Kanës nuk do të ketë probleme pasi organizatorët kanë gjetur një furnizim të pavarur me energji elektrike.
    Kjo mundëson që të gjitha ngjarjet dhe shfaqjet e planifikuara, përfshirë ceremoninë e mbylljes, të zhvillohen sipas planit dhe në kushte normale.