Tag: errësirë

  • VIDEO/ Qyteti më verior i Amerikës i thotë lamtumirë diellit për 65 ditë, si është të jetosh në errësirë për tre muaj

    VIDEO/ Qyteti më verior i Amerikës i thotë lamtumirë diellit për 65 ditë, si është të jetosh në errësirë për tre muaj

    Qyteti më verior i kontinentit amerikan, Utqiagvik në Alaskë, i dha lamtumirën dritës së diellit më 18 nëntor. Që nga ajo ditë dhe për rreth 64–65 ditë, banorët nuk do ta shohin më diellin.

    Lindja e ardhshme e diellit pritet më 22 janar 2026, sipas shumicës së mediave ndërkombëtare. Aktualisht, Utqiagvik ndodhet në ditët e para të natës polare.

    Deri në fund të janarit, qyteti do të jetojë në errësirë të gjatë, ku burime të vetme të dritës natyrore do të jenë agimi i dobët në horizontin jugor dhe Shkëlqimi i Veriut, që shpesh ndriçon qiellin.

    Sipas mediave lokale, perëndimi i fundit i diellit ndodhi më 18 nëntor në orën 13:56, ndërsa lindja e ardhshme është më 22 janar në 13:23, që do të thotë 64 ditë pa diell.

    AccuWeather flet për rreth 65 ditë errësire, duke cituar të njëjtën datë për kthimin e diellit.

    Fox Weather thekson se nuk bëhet fjalë për errësirë absolute, pasi çdo ditë ka pak dritë të agimit polar dhe shfaqje mahnitëse të Shkëlqimit të Veriut. Daily Mail përmend 66 ditë dhe datën 23 janar, duke treguar një ndryshim të vogël në llogaritje.

     

  • Fiken dritat në “Fadil Vokrri”, Zvicra e kryen stërvitjen në errësirë

    Fiken dritat në “Fadil Vokrri”, Zvicra e kryen stërvitjen në errësirë

    Kosova do të luajë mbrëmjen e 18 nëntorit ndeshjen e saj të fundit në grup për sa i përket kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Dardanët do të përballen me Zvicrën e vendit të parë, duke nisur nga ora 20:45. Zvicra ka kryer seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku është hasur me një situatë të pakëndshme.
    Për disa çaste helvetët janë detyruar të stërviten në errësirë. Në “Fadil Vokrri” u ndërpre energjia elektrike, duke bërë që ekipi i Zvicrës të mbetej në terr. Vetë Federata Zvicerane e Futbollit ka shpërndarë në “Instagram” një foto nga fusha e stadiumit, ku ka shkruajtur: “Upsss… Ikën dritat”. Një situatë e kaluar me sportivitet nga pala zvicerane./Sport Ekspres/

  • OSHEE hesht, qyteti i Fushë-Krujës në errësirë prej 8 orësh

    OSHEE hesht, qyteti i Fushë-Krujës në errësirë prej 8 orësh

    Prej më shumë se tetë orësh, qyteti i Fushë-Krujës dhe disa fshatra përreth vijojnë të jenë pa energji elektrike, duke lënë rreth 30 mijë banorë në errësirë.
    Sipas një njoftimi të shpërndarë më herët nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ndërprerja e energjisë u shkaktua nga një avari në nënstacionin e ri elektrik, dhe energjia pritej të rikthehej rreth orës 15:00.
    Megjithatë, edhe pse OST ka njoftuar se avaria në linjën e tyre është sistemuara në kohë, furnizimi me energji vijon të mos jetë rikthyer.
    Burime lokale bëjnë me dije se shkak i vonesës janë defektet në kabinat elektrike që ndodhen në varësi të OSHEE-së, pasi fidrat e tyre kanë marrë lagështi si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.
    Gazetarët janë përpjekur të kontaktojnë me drejtuesit teknikë të OSHEE-së për të marrë informacion mbi situatën dhe afatin e rikthimit të energjisë, por pa sukses. Sipas raportimeve, drejtuesi teknik ka fikur telefonin, ndërsa punonjësit lokalë të OSHEE-së nuk japin asnjë informacion zyrtar.

  • Ukraina në errësirë​/ Mungon energjia elektrike në tetë rajone për shkak të sulmeve ruse

    Ukraina në errësirë​/ Mungon energjia elektrike në tetë rajone për shkak të sulmeve ruse

    Ukraina ka mbetur pa energji elektrike si pasiojë e sulmeve ruse. Rreth tetë rajone të saj janë në errësirë, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga sulmet e fundit ruse. Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur Sumy, Kharkiv, Poltava, Dnipropetrovsk, Kirovohrad, Cherkasy, Zaporizhia dhe rajonin e Kievit.

    Mediat e huaja shkruajnë se javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë, duke shkaktuar shqetësim për miliona banorë ndërsa afrohet dimri. Ndërprerjet afatgjata të energjisë elektrike goditën pothuajse të gjithë Ukrainën, duke prekur pjesën më të madhe të kryeqytetit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të terrorizojë civilët duke shkatërruar infrastrukturën energjetike të vendit të tij.Megjithatë, forcat ukrainase kanë kryer gjithashtu sulme me dronë ndaj rafinerive dhe tubacioneve të naftës në Rusi, një strategji që ka rritur çmimet e karburantit në vend që nga vera. Ato gjithashtu goditën edhe një termocentral në rajonin Belgorod të Rusisë, duke shkaktuar një ndërprerje të energjisë.

  • Errësirë në Vorë dhe Bërxullë për më shumë se dy orë, banorët të revoltuar: Ndodh sa herë bie shi

    Errësirë në Vorë dhe Bërxullë për më shumë se dy orë, banorët të revoltuar: Ndodh sa herë bie shi

    Vora dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen prej më shumë se dy orësh me ndërprerje të energjisë elektrike, e cila ka nisur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme. Banorët e zonës raportojnë se situata nuk është e re, por përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu, duke shkaktuar shqetësime serioze në jetën e përditshme dhe aktivitetet ekonomike.

    Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë errësirë të plotë në gjithë zonën, ku të vetmet burime ndriçimi janë dritat e automjeteve që kalojnë në segmentin Tiranë–Durrës. “Kjo ndodh çdo javë kur bie shi! Jemi lodhur me premtime dhe arna. Kërkojmë zgjidhje të përhershme,” – thonë banorët. 

    Banorët i bëjnë thirrje urgjente OSHEE-së dhe institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë menjëherë për të rikthyer energjinë elektrike dhe për të shmangur përsëritjen e këtyre situatave në të ardhmen.

    Deri në momentin e raportimit, nuk ka ende një reagim zyrtar nga OSHEE lidhur me shkakun e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të furnizimit me energji.

  • “Ditë të humbura”, tregim nga Dino Buzzati

    “Ditë të humbura”, tregim nga Dino Buzzati

    Nga Dino Buzzati

    Disa ditë pasi u bë pronar i një vile luksoze, Ernest Kacira, ndërsa kthehej në shtëpi, vuri re një burrë me një arkë mbi shpinë, i cili doli nga dera e murit rrethues dhe e ngarkoi arkën në një kamion.

    Nuk pati kohë ta kapte para se të nisej. Atëherë e ndoqi me makinë. Kamioni eci një copë kohë të gjatë deri në fund të rrethinave të qytetit dhe qëndroi buzë një lugine.

    Kacira zbriti nga vetura dhe u afrua për të parë se e hodhi në shtratin e një përroi të mbushur plot e përplot me mijëra e mijëra arka të tilla.

    Iu përqas burrit dhe i tha: “Të pashë që nxore një arkë nga kopshti im. Çfarë ka brenda saj? Pastaj ç’janë këto arka?”

    Tjetri e shikoi buzagaz: “Në kamion kam plot të tjera që duhen hedhur. Ju nuk e dini ç’janë këto? Janë ditët.”

    -Ditët?

    -Po, ditët tuaja.

    -Ditët e mija?

    -Ditët tuaja të humbura. Nuk i pritnit ato, apo jo?

    Ja, ku erdhën. Shikoji ku janë, të paprekura, të plota, Tani…”

    Kacira i shikoi. Kishte një sasi të madhe. Zbriti poshtë dhe hapi njërën.

    Brenda ishte një rrugë vjeshtore dhe në fund ishte Graciela që po largohej përgjithmonë. Atij as që i kujtohej ajo.

    Hapi një tjetër. Aty ishte një dhomë spitali. Në shtrat dergjej Xhosuesja, vëllai i tij i sëmurë, i cili priste. Po ai atë kohë ishte duke udhëtuar për çështje pune.

    Hapi një të tretë. Pas shufrave të hekurta, atje tek shtëpia e vjetër shkatarraqe, rrinte Duku, qeni besnik, i cili e priste që prej dy vjetësh. Kafsha ishte tretur e bërë rrasht e lëkurë. Kurse ai as që mendonte të shkonte tek ai.

    Iu duk se diçka, si një punë ngërçi, po ia shtrëngonte grykën e stomakut. Transportuesi rrinte në këmbë buzë luginës, i heshtur, i shtangur si xhelat.

    “Zotëri!”, thirri Kacira, “më dëgjoni. Më jep leje të marrë të paktën këto tri ditë. Të lutem shumë. Të paktën këto tri ditë. Unë kam të holla. Ju paguaj sa të doni…”

    Bartësi bëri një lëvizje me dorën e djathtë për të treguar diçka që nuk mbërrihej dot dhe për të thënë se tani s’mund të bënte gjë, ishte shumë vonë. Pastaj u zhduk në ajër dhe në të njëjtën kohë u zhduk edhe grumbulli i stërmadh i arkave misterioze. Pas pak zbriti errësira e natës.

    (Shkëputur nga përmbledhja me tregime “Kolombreja”, përkthyer nga Gjergj Vlashi)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DINO BUZZATI: SECILI ËSHTË PRONAR I NJË KOPSHTI KU NDODHIN FENOMENE TË DHIMBSHME

    Kur bie nata, mua më pëlqen të bëj një shëtitje në kopsht. Nuk besoni që të jem i pasur. Një kopsht si i imi e keni të gjithë. Pak më vonë do ta kuptoni përse.

    Në errësirë-por nuk është krejtësisht errësirë, sepse nga dritaret e ndriçuara të shtëpisë vjen një refleks i dobët drite-në errësirë unë eci mbi livadh, këpucët fundosen paksa në bar dhe ndërkaq mendoj e, duke menduar, ngre sytë për të vështruar qiellin nëse është i kthjellët dhe, në qoftë se ka yje, i vrojtoj duke pyetur veten për shumë gjëra.

    Por ka netë që nuk i bëj pyetje vetes, yjet qëndrojnë atje lart sipër meje si të budallepsur e nuk më thonë asgjë.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Një ‘ylber’ ngjyrash! Bimët kthehen në abazhurë nate

    Një ‘ylber’ ngjyrash! Bimët kthehen në abazhurë nate

    Shkencëtarët kanë krijuar bimë që shkëlqejnë në errësirë duke injektuar bimët sukulente me materiale të ngjashme me ato që ndriçojnë posterët. Bimët ndriçojnë sa një abazhur nate dhe mund ta bëjnë këtë me një larmishmëri ngjyrash, thuhet në revistën Nature.

    Kërkuesit e udhëhequr nga Xuejie Zhang, nga Universiteti Bujqësor i Kinës jugore në Guangzhou, kanë aplikuar për një patentë dhe besojnë se kjo teknologji mund të krijojë instalacione dekorative dhe drita “të gjalla”.

    Ideja nuk është risi sepse është shfaqur që në vitin 1980. Në SHBA, vitin e shkuar nisi shitja e petuniave që ndriçojnë në errësirë duke lëshuar një dritë të gjelbër të zbehtë, falë gjeneve të një kërpudhe.

    Ndryshe nga petunia, bimët sukulente ndriçojnë për shkak të materialeve të injektuara në gjethet e saj. Këto janë pjesëza fosfori të përbëra nga stronciumi, alumini dhe metale të tjera dhe e përthithin energjinë nga drita në të njëjtën gjatësi vale, ruajnë disa energji dhe e lëshojnë sërish në gjatësi të ndryshme vale për disa orë.

    Për shembull, një material përthith dritën ultravjollcë dhe blu që më pas e lëshon si dritë të gjelbër.

    Ky lloj fosfori përdoret te disa lodra, bojëra dhe si gjurmues imazherik te kafshët e laboratorit. Ai mund të prodhojë nuanca të ndryshme, përfshirë blu e të kuqe dhe kur kombinohen, të bardhë.

  • ‘Jetoj midis formave të ndritshme e të paqarta që ende errësirë s’janë bërë’

    ‘Jetoj midis formave të ndritshme e të paqarta që ende errësirë s’janë bërë’

    Nga Jorge Luis Borges

    Pleqëria (kështu e quajnë të tjerët)mund të jetë koha e lumturisë sonë.Kafsha ka ngodhur ose do të ngordhë.Jetoj midis formave të ndritshme e të paqartaqë ende errësirë s’janë bërë.Buenes Aires,që dikur është shkyer midis periferishderi te rrafshi i pafund,prapë janë Rokeleto, Retiro,rrugët plot baltë të Kuartit Njëmbëdhjetëdhe shtëpizat e rrënuaraqë i quajmë J u g u.Gjërat në jetën timekanë qenë prore shumë të mëdha.Demokriti prej Abderrenxorri sytë e vet që të mendojë më mirë;koha ishte Demokriti im.Kjo gjysmë errësi është e ngathët e nuk dhemb;lëshohet nga një shpat i lehtëdhe i ngjan amshimit.Miqt e mi nuk kanë fytyra,gratë janë po ato që ishin para shumë vjetësh,ndoshta udhëkryqet janë krejtësisht ndryshe,në faqet e librave nuk ka germa.Të gjitha këto duhet të më frigsojnë,ndërsa kthimi ma ngjall gëzimin.Nga korrja e teksteve që dheu na falipak nga ato do t’i lexoj,vetëm ato që më kanë mbetur në kujtesëdo t’i lexoj dhe do t’i ndërroj.Nga Jugu, Lindja, Perëndimi, Veriulidhen shtigjet që më kanë çuarkah epiqendra ime e fshehur.Këto shtigje janë jehonë dhe hapa,gra, burra , agoni ,ringjallje,ditë dhe netë,gjysmë ëndrra dhe ëndrra,çdo çast i vogël i së djeshmesdhe e djeshma e botēs ,pallë e sigurtë e Danezitdhe hënëza e Persianit,qëndrimi i të vdekurve,dashuri e përgjigjur,fjalë,Emersoni e bora shumë gjëra të tjera.Tash mund t’i harroj.Arrij në epiqendrën time,algjebrës sime dhe çelsit tim,pasqyrës sime.Shpejt do ta di se kush jam.

    Përkthyer nga Enver Gjergjeku,marrë nga libri:“Zjarri në breg”/KultPlus.com

  • Velipoja turistike zhytet në errësirë në kulmin e sezonit

    Velipoja turistike zhytet në errësirë në kulmin e sezonit

    Velipoja është përballur sërish me ndërprerje të energjisë elektrike në mbrëmjen e sotme, duke u zhytur në errësirë në kulmin e sezonit turistik. Sipas raportimeve nga banorët dhe pushuesit, mungesa e energjisë ka nisur që prej orës 19:00 dhe po shkakton shqetësim të madh, veçanërisht për bizneset që funksionojnë gjatë orëve të mbrëmjes.
    Aktualisht, nuk dihen ende shkaqet e ndërprerjes, ndërsa OSHEE nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për situatën.
    Pushuesit shprehen të revoltuar, duke theksuar se kjo situatë përsëritet çdo verë, pikërisht në periudhën kur Velipoja pret mijëra vizitorë dhe kërkesa për shërbime është në kulm. Vetëm dy ditë më parë, qindra turistë mbetën pa energji elektrike për disa orë, në një tjetër rast të ngjashëm.
    U duk sikur problemi do të zgjidhej. Kryetari i bashkise Shkoder Benet Beci, i cili tha se po punohet me te gjitha kapacitetet per rikthimin e energjise dhe kthimin e normalitetit.
    “Për shkak të një defekti në nënstacionin e Bushatit që furnizon me energji elektrike plazhin e Velipojës, tani ka një ndërprerje të energjisë në një pjesë të zonës tek “Fishta”dhe qendra.
    Ekipet e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit me energji për konsumatorët.
    Kërkojmë mirëkuptimin e pushuesve dhe ju sigurojmë se po punohet me kapacitet të plotë për të rikthyer furnizimin normal.“- shkruan Beci ne “Facebook”.
    gijotina.com/

  • Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë

    Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë

    Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë Petrit Ruka

    Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s’të dua,Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarëMe dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s’ka parë.Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,Po ja që s’bëjmë dot pa këtë helm të mallkuarMos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!/KultPlus.com