Tag: ermal

  • AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro, si u pezullua për gjashtë muaj një nga…

    AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro, si u pezullua për gjashtë muaj një nga…

    Komisioni i Prokurimit Publik ka zhbllokuar tenderin me fond limit 7.7 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit, një prej procedurave më të rëndësishme për funksionimin e administratës tatimore. Vendimi vjen pas gati gjashtë muajsh pezullim, periudhë gjatë së cilës AKSHI dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ishin të detyruara të ndalonin çdo hap deri në reflektimin e rekomandimeve të KPP-së. Tenderi ka në objekt “Mirëmbajtjen e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit”, që garanton operimin 24/7 të sistemit të fiskalizimit, një shërbim që përdoret nga rreth 125 mijë tatimpagues dhe strukturat e administratës. KPP ka lejuar vijimin e procedurës pasi AKSHI dhe Tatimet njoftuan me shkresë zyrtare se kanë kryer ndryshimet e kërkuara, të protokolluara më 20 nëntor.

    Zhvillimet te AKSHI
    Vendimi i KPP për tenderin e fiskalizimit erdhi vetëm pak ditë para se institucioni zhbllokoi po ashtu një tjetër procedurë të debatueshme të AKSHI-t, një tender me vlerë rreth 2.4 milionë euro për integrimin e sistemeve të ndihmës ekonomike dhe shërbimeve sociale. Zhbllokimi i tij ndodhi në të njëjtën ditë që ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u pyet për tre orë nga SPAK lidhur me të paktën 12 tenderë të dyshuar si problematikë. Ndërkohë, hetimet po prekin edhe emra të tjerë kyç të prokurimeve të teknologjisë, përfshirë Ermal Beqirin dhe Gerond Meçen.
    SPAK gati arrestimet
    Kujtojmë se SPAK ka intensifikuar veprimet lidhur me hetimin e tenderëve të AKSHI gjatë viteve të fundit, dhe pritet që në vijim të merren masa që mund të godasin zyrtarë të lartë të institucionit, si edhe biznesmenë të përfshirë në procedurat fituese. Gjatë ditëve të fundit janë thirrur rreth 20 punonjës dhe zyrtarë me role drejtuese në AKSHI, një hetim që po kryhet nga prokurori Bledar Maksuti. Sipas këtyre burimeve, përfitues kryesor i tenderëve në fjalë ka rezultuar kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, ndërsa po hetohet edhe roli i kompanisë Advanced Business Solution të Gerond Meçes. SPAK ka konstatuar veprime të dyshimta, pasi kjo kompani ka ankimuar thuajse të gjitha procedurat e tenderëve të mëdhenj të muajve të fundit që ka organizuar AKSHI, për shkak të konfliktit të saj me Soft & Solution, dhe më pas është tërhequr papritur nga të gjitha ankimimet. Në qendër të hetimeve që mund të çojnë në zbulimin e një mega-skandali të tenderëve të AKSHI është kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, e cila dyshohet se është përdorur nga persona që dyshohet se kanë pasur nën kontroll vendimmarrjen e Mirlinda Karçanajt. Sipas burimeve, pasi tenderët merreshin nga Soft & Solution, kompania angazhonte gjoja për marrje shërbimesh një ose dy kompani të lidhura me personazhet që kontrollonin Karçanajn dhe KVO-në në AKSHI duke pranuar fatura, ndërsa puna në fakt bëhej po nga stafi i Ermal Beqirit. Kjo bëhej për justifikuar më pas transfertat financiare përmes kontratave të shërbimit. SPAK po heton pikërisht faturat e shërbimeve të marra nga Soft & Solution, pas dyshimeve se të paktën një kompani në emër të një biznesmeni të njohur ka lëshuar fatura të shumta për shërbime fiktive ndaj kësaj kompanie.

  • Emri/ Atentati i dështuar në Berat, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari

    Emri/ Atentati i dështuar në Berat, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari

    Është ekstraduar nga Spanja shtetasi Ermal Gora, i cili në bashkëpunim me tre persona të tjerë, tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit.

    Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
    Gora dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas.
    Atentati ishte planifikuar të kryhej në maj të vitit 2023, ku shtetasit Ali Shehu, Ermal Gora dhe kosovari Hamit Berisha duke përdorur 2 armë me silenciator, maska, doreza si dhe një motor të vjedhur do të kryenin eliminimin.
    Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!

    Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!

    Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!Së fundmi, qeveria shqiptare i ka hapur luftë frontale informalitetit. Biznese të mëdha e të vogla po hyjnë gjithnjë e më shumë në një sitë të imët, për t’u vënë në darën e ligjit çdo shkelje, sado e vogël të jetë.
    Por krahas bizneseve të shënjestruara nga qeveria, me të cilat përballemi në përditshmëri, vitet e fundit ka lulëzuar një lloj tjetër biznesi, i cili serviret në formën e spektaklit, me regji drita, muzikë dhe entuziazëm.
    Motivimi.
    Salla që mbushen dhe njerëz që kërkojnë zgjidhje të shpejta, ndërsa figurat publike e kanë shndërruar këtë interes masiv në mënyrën më të mirë për t’u dhënë një dorë individëve që kanë nevojë të rriten emocionalisht dhe financiarisht.
    Një nga figurat më të njohura si motivues i masave është Ermal Mamaqi, një figurë e njohur e showbiz-it shqiptar, i cili ka pasur një karrierë si DJ, aktor humori, këngëtar, producent dhe madje edhe biznesmen në sektorin e gastronomisë.
    Në fakt, lokali që Mamaqi provoi të hapte në kryeqytet, nuk mbijetoi gjatë, dhe pronarit ambicioz iu desh ta mbyllte pa lënë aspak gjurmë.
    Gjëra që ndodhin në një treg kaq të egër të Tiranës, ku në çdo hap që hedh ka restorante luksoze. Sidoqoftë, menjëherë pas këtij eksperimenti jo të suksesshëm në biznes, ish-aktori u orientua drejt një fushe krejt tjetër: trajnimeve motivuese. Seminare, fjalime për suksesin, strategji për arritje personale dhe profesionale — të gjitha këto të strukturuara në formën e një pakete që premton transformim.
    Një realitet i ambalazhuar bukur, por që fsheh një anë tjetër, të cilën nuk e tregojnë dritat e skenës. Paketat për trajnime me Mamaqin vijnë me një çmim jo të vogël, një investim financiar që shumë pjesëmarrës e bëjnë me bindjen se ndryshimi nis pikërisht aty.
    Por ka edhe një paketë tjetër, tërësisht informale, e cila nuk kalon aspak në sitën e organeve tatimore.
    Para në dorë, por asnjë faturë nuk jepet, nga një vajzë në stendë e cila vetëm mbush zarfet plot. Dhe kjo ndodh në një zonë shumë të frekuentuar të Tiranës, ku syri dhe veshi i institucioneve pretendohet të jenë më të vëmendshëm.
    Një praktikë që hap shumë pikëpyetje për metodat se si ky individ operon, në një aktivitet publik që reklamohet në rrjetet sociale, televizione dhe kudo, por njëkohësisht duke kryer evazion fiskal në mes të Tiranës. Pak metra larg një dyqani fruta-perimesh apo një byrektoreje, të cilët gjobiten qoftë edhe për një kupon të vetëm tatimor.
    Evazioni fiskal nuk mund të matet me të mëdhenj e të vegjël, as me njerëz të thjeshtë e të famshëm. Ai është një fenomen që duhet goditur, dhe për këtë qeveria meriton duartrokitje, por kur një aktivitet i tillë kaq i madh, i paralajmëruar prej kohësh, kryhet në informalitet, atëherë pyetja vjen natyrshëm…
    A jemi vërtet të gjithë të barabartë përpara ligjit?/Piranjat

  • Skandal fiskal? Trajnimet motivuese të Ermal Mamaqit marrin pagesa me zarf, pa faturë

    Skandal fiskal? Trajnimet motivuese të Ermal Mamaqit marrin pagesa me zarf, pa faturë

    Një video e publikuar nga emisioni “Piranjat” ka hapur debate të forta mbi mënyrën e faturimit në aktivitetet e motivuesit Ermal Mamaqi. Pamjet tregojnë se gjatë eventit të tij të fundit në Pallatin e Kongreseve, një pjesë e pagesave të pjesëmarrësve janë marrë në dorë, në zarfa, pa u shoqëruar me faturë apo kupon tatimor.
    Sipas raportimit, pjesëmarrja në trajnime kushton mbi 100 euro për person, por në sportelin e aktivitetit shihen zarfa të mbushur me para të dorëzuar nga pjesëmarrësit. Vajza që qëndron pas sportelit, e regjistruar në video, deklaron se pagesat “cash” janë një praktikë e zakonshme në këto aktivitete dhe se shpesh nuk lëshohet asnjë faturë tatimore.
    Aktiviteti është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, në zemër të Tiranës, një nga hapësirat më prestigjioze për evente zyrtare dhe kulturore. Pavarësisht kësaj, mesa duket, vendndodhja nuk ka ndikuar që procesi i faturimit të kryhet sipas rregullave fiskale.
    Rasti vjen në një moment të ndjeshëm, ku qeveria ka paralajmëruar kontrolle të ashpra dhe gjoba të rënda për bizneset që shmangin detyrimet tatimore. Shqetësimi i ngritur nga videoja është se një figurë publike, që organizon evente me qindra pjesëmarrës dhe me çmime të larta, nuk po i nënshtrohet të njëjtave standarde fiskale që po kërkohen me forcë nga bizneset e tjera.
    Biseda mes gazetares së infiltruar dhe vajzës në sportel
    Sportelistja: Do të paguash për një?
    Gazetarja: Po, ka pasur shumë si puna ime me lekë në dorë
    Sportelistja: Plot, ja shiko zarfin…
    Gazetarja: Plot qenka…

  • SPAK heton tenderët e AKSHI: Faturat drejt Soft & Solution të Ermal Beqirit, dyshohet se bënte “hinkën”

    SPAK heton tenderët e AKSHI: Faturat drejt Soft & Solution të Ermal Beqirit, dyshohet se bënte “hinkën”

    SPAK ka intensifikuar veprimet lidhur me hetimin e tenderëve të AKSHI gjatë viteve të fundit, dhe pritet që në javët në vijim të merren masa që mund të godasin zyrtarë të lartë të institucionit, si edhe biznesmenë të përfshirë në procedurat fituese.
     Gjatë ditëve të fundit janë thirrur rreth 20 punonjës dhe zyrtarë me role drejtuese në AKSHI, një hetim që po kryhet nga prokurori Bledar Maksuti, ndërsa sot në ambientet e SPAK është parë të hyjë edhe drejtoresha e institucionit, Mirlinda Karçanaj.
    Burime për Skyweb.al bëjnë me dije se Karçanaj dyshohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryesisht në tenderët ku dyshohet se fituesi ka qenë i paracaktuar.
    Sipas këtyre burimeve, përfitues kryesor i tenderëve në fjalë ka rezultuar kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, ndërsa po hetohet edhe roli i kompanisë Advanced Business Solution të Gerond Meçes.
    SPAK ka konstatuar veprime të dyshimta, pasi kjo kompani ka ankimuar thuajse të gjitha procedurat e tenderëve të mëdhenj të muajve të fundit që ka organizuar AKSHI, për shkak të konfliktit të saj me Soft & Solution, dhe më pas është tërhequr papritur nga të gjitha ankimimet.
    Skema, Ermal Beqiri “hinka” e parave të AKSHI, SPAK po heton faturat 
    Skyweb.al mëson se në qendër të hetimeve që mund të çojnë në zbulimin e një mega-skandali të tenderëve të AKSHI është kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, e cila dyshohet se është përdorur nga persona që kanë pasur nën kontroll vendimmarrjen e Mirlinda Karçanajt.
    Sipas burimeve, pasi tenderët merreshin nga Soft & Solution, kompania angazhonte gjoja për marrje shërbimesh një ose dy kompani të lidhura me personazhet që kontrollonin Karçanajn dhe KVO-në në AKSHI duke pranuar fatura, ndërsa puna në fakt bëhej po nga stafi i Ermal Beqirit.
    Kjo bëhej për justifikuar më pas transfertat financiare përmes kontratave të shërbimit.
    SPAK po heton pikërisht faturat e shërbimeve të marra nga Soft & Solution, pas dyshimeve se të paktën një kompani në emër të një biznesmeni të njohur ka lëshuar fatura të shumta për shërbime fiktive ndaj kësaj kompanie.
    Burime të Skyweb.al bëjnë me dije se SPAK po verifikon edhe një adresë në qendër të Tiranës, që ka shërbyer deri para disa muajsh si zyrë për kompanitë e përfshira.
    Në këtë hetim, SPAK po ndjek parimin “ndiq paratë”, me synimin për të zbuluar rolin e Beqirit si person që ka funksionuar si “hinkë” për kanalizimin e parave publike të AKSHI-t drejt xhepave të atyre që dyshohet se kanë organizuar skemën.

    Përveç Soft & Solution, Ermal Beqiri është gjithashtu pronar i kompanisë Horizon.

    Të dyja kompanitë kanë fituar rreth 40 milionë euro tendera publike gjatë viteve të fundit, ku pjesa dërrmuese vjen nga AKSHI.
    Skyweb.al mëson se gjatë ditëve të fundit Ermal Beqiri ka bërë disa lëvizje brenda dhe jashtë vendit, në një shtet të BE-së, për të shpëtuar veten pas thellimit të hetimeve nga SPAK.  /skyweb.al

  • Ermal Mamaqi reagon pas deklaratës që bëri bujë nga aktorja Ema Andrea

    Ermal Mamaqi reagon pas deklaratës që bëri bujë nga aktorja Ema Andrea

    Showbiz E Enjte, 13 Nëntor 2025 19:47
    Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin ”Goca dhe Gra”, e ftoi aktoren Ema Andrea të merrte pjesë në një nga trajnimet që ai organizon. Panelistja Ema Andrea refuzoi ftesën duke argumentuar se kishte angazhime të tjera më të rëndësishme.
    Refuzimi i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe mediat. Ky episod u bë lajm i ditës, me shumë portale që raportuan mbi ftesën dhe refuzimin e saj, duke e bërë këtë situatë një temë të nxehtë në rrjetet sociale.
    Mamaqi reagoi më pas përmes një videoje në TikTok, ku theksoi se nuk kishte asnjë problem me vendimin e aktores. Ai shtoi se ka shumë miq të ngushtë që gjithashtu nuk kanë marrë pjesë në trajnimet e tij, teksa e ka kaluar situatën me qetësi dhe humor. Ermali duket se ka marrë gjithçka me sportivitet, duke treguar se për të më e rëndësishme është puna dhe pasioni për trajnimet dhe projektet që organizon.

  • “Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”/ Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

    “Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”/ Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

    Në puntatën e radhës së emisionit “Goca dhe Gra”, një moment mori vëmendjen e të pranishmëve, kur gjatë bisedës në studio u prek tema e trajnimeve motivuese që organizon Ermal Mamaqi.
    Teksa po shpjegonte formatin e seminarit që do të zhvillojë këtë fundjavë, Mamaqi u shpreh se ky trajnim synon t’u tregojë pjesëmarrësve mënyra për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien e tyre me veten, duke shtuar se në të marrin pjesë personazhe të njohur publikë.
    “Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde,” tha ai, duke ia drejtuar ftesën edhe aktores së mirënjohur Ema Andrea, e cila ndodhej në panel.
    Por Ema zgjodhi t’i përgjigjej hapur dhe pa e zbutur tonin:
    “Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.”
    Deklarata e saj krijoi një moment reflektimi në studio, duke nxitur panelin të ndërhyjë për ta zhvendosur bisedën në argumentet mbi mënyrat e ndryshme të qasjes ndaj zhvillimit personal.

  • U tërhoq nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha dekretohet nga Presidenti Begaj si Ambasador i Zvicrës

    U tërhoq nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha dekretohet nga Presidenti Begaj si Ambasador i Zvicrës

    Ermal Dredha është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër dhe Lihtenshtein.

    “Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.
    Vetëm pak kohë më parë, Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Vlorës.

    Top Channel

  • Begaj dekreton Dredhën si Ambasador të Shqipërisë në Zvicër

    Begaj dekreton Dredhën si Ambasador të Shqipërisë në Zvicër

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.
    Kujtojmë që Ermal Dredha dha dorëheqjen në 10 shtator të këtij viti si kryetar i Bashkisë së Vlorës, pasi ishte zgjedhur në këtë post nga qytetarët vlonjat në 14 maj 2023.