Tag: erling

  • Guardiola “shenjtëron” Haaland: Statistikisht është në nivelin e Messit dhe Cristiano Ronaldos

    Guardiola “shenjtëron” Haaland: Statistikisht është në nivelin e Messit dhe Cristiano Ronaldos

    3 Nëntor 2025

    11:18

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland vazhdon të jetë i pandalshëm, siç tregoi edhe ndaj Bournemouth në “Etihad Stadium”. Sulmuesi norvegjez, 25 vjeç, ka shënuar 322 gola midis klubit dhe kombëtares, duke u futur në elitën e bomberëve të mëdhenj. Pep Guardiola e “shenjtëroi” kështu: “A i keni parë statistikat e tij? Sigurisht, është në nivelin e Messit dhe Cristianos. Diferenca është se ata e kanë bërë këtë për 15 vite, edhe Erling është në të njëjtën rrugë. Ai ka uri, mentalitet fitues. Të punosh me të është privilegj”.
    Trajneri katalanas theksoi nevojën për më shumë alternativa sulmuese: “Duhet që edhe të tjerët të shënojnë, por me Haaland gjithçka bëhet më e lehtë”.
    Ai lavdëroi edhe Rayan Cherki për dy asistimet: “Ka talent, vizion dhe guxim, po përshtatet mirë me Premier League.” Guardiola vlerësoi stabilitetin e ekipit kundër një Bournemouth agresiv dhe përfundoi: “Mungojnë 28 ndeshje, por ekipi po rritet. Me këtë ritëm mund të synojmë gjithçka”.
     

  • Haaland poston videon e parë në rrjetet sociale dhe zbulon sekretet e suksesit të tij

    Haaland poston videon e parë në rrjetet sociale dhe zbulon sekretet e suksesit të tij

    24 Tetor 2025

    12:13

    Telesport

    Erling Haaland ka zbuluar sekretet e suksesit të tij në videon e parë të ngarkuar ndonjëherë në kanalin e tij zyrtar në YouTube.
    Në video, sulmuesi i Manchester City prek tema të shumta të ndryshme, duke shfaqur dietën e tij dhe si është jeta e tij jashtë fushës së futbollit.
    Haaland gjithashtu përmend një nga pikat e tij të forta më të nënvlerësuara, fleksibilitetin e tij, si arsyen kryesore pse është në gjendje të shënojë kaq shumë gola.
    “Kam fleksibilitet të mirë natyral në ijë dhe vithe, të cilat, për mua, janë shumë të rëndësishme për t’u ruajtur, sepse si i shënon këto gola?” tha Haaland.
    “Duhet të kesh lëvizshmëri ose fleksibilitet të mirë për të shënuar këto gola të çmendur. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme”, tha sulmuesi i City.
    Day in the Life of a pro footballer: Erling Haaland

  • Renditet përpara CR7 dhe Messit, ja 7 rekordet që e bëjnë mbinjerëzor sulmuesin Haaland

    Renditet përpara CR7 dhe Messit, ja 7 rekordet që e bëjnë mbinjerëzor sulmuesin Haaland

    Erling Haaland është kthyer fuqishëm, pas sezonit të vështirë me Manchester City, duke marrë vendin e tij në “Olimpin” e futbollit përmes golave. Norvegjezi ka vendosur rekorde të jashtëzakonshme që nga debutimi, si 9 golat ndaj Hondurasit në Botërorin U-20, “hat-trick” debutues me Borussia Dortmund, dhe 36 gola në sezonin e parë në Premier League, duke thyer rekordin 30-vjeçar të Andy Cole dhe Alan Shearer.
    Në Champions, Haaland ka realizuar “repóker” ndaj RB Leipzig në 1/8 finale dhe është lojtari që ka arritur 50 gola në Champions më shpejt se çdo tjetër, duke kaluar Messi, Ronaldo, Mbappé, Lewandowski. Në kombëtare, ai gjithashtu ka shënuar 50 gola në vetëm 46 ndeshje, duke parakaluar rekordet e Pelé, Messi dhe Ronaldo.
    Sezonin aktual po vazhdon fenomenal; 21 gola në 11 ndeshje me klubin dhe kombëtaren, mesatarisht pothuajse 2 gola për ndeshje, më shumë se Kylian Mbappé. Haaland është një “bishë” e vërtetë, ndaj Evertonit realizoi gol për të 11-tën ndeshje radhazi.
    Lojtarët me më shumë gola në një ndeshje të Champions League:Leo Messi: 5 gola (2012)Luiz Adriano: 5 gola (2014)Erling Haaland: 5 gola (2023)
    Lojtarët që kanë arritur 50 gola në Champions League me më pak ndeshje:Erling Haaland: 49 ndeshjeRuud van Nistelrooy: 62 ndeshjeLionel Messi: 66 ndeshjeRobert Lewandowski: 77 ndeshjeKylian Mbappé: 79 ndeshjeKarim Benzema: 88 ndeshjeCristiano Ronaldo: 91 ndeshje

  • E PABESUESHME! Erling Haaland humb dy penallti rresht brenda një minute (video)

    E PABESUESHME! Erling Haaland humb dy penallti rresht brenda një minute (video)

    11 Tetor 2025

    18:33

    Telesport

    Norvegjia është duke u përballur me Izraelin në Olso, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Në minutat e para të ndeshjes ka ndodhur një episod aspak i zakontë, me protagonist Erling Haaland.
    Në minutën e 4-të, Erling Haaland gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi norvegjez godet me të majtën, por ndalet nga portieri izraelit. SHIKOPENALLTINE1
    Ndërhyn arbitri kryesor dhe penalltia duhej të ripërsëritej, pasi portieri kundështar doli nga vija. Në mënyrë të habitshme, Haaland humb penalltinë për herë të dytë brenda një minute. Këtë herë, Haaland gjuan në krahun tjetër nga hera e parë, por portieri Peretz e pret penalltinë për herë të dytë. SHIKOPENALLTINE2
    Përsa i përket rezultatit, Norvegjia po kryeson 3-0 pas 30 minutash, falë dy autogolave 18′ dhe 28′ dhe golit të Haaland 27′.

  • Erling Haaland zbulon destinacionin e ri pasi të largohet nga Man. City

    Erling Haaland zbulon destinacionin e ri pasi të largohet nga Man. City

    23 Shtator 2025

    17:30

    Telesport

    Edhe pse ka një kontratë afatgjatë me Manchester City deri në vitin 2034, Erling Haaland nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë dëshiron të veshë fanellën e Barcelonës.
    Interesi i katalanasve për sulmuesin norvegjez nuk është i ri, pasi ata tentuan ta transferonin edhe në vitin 2022, por nuk ia dolën dot për shkak të vështirësive ekonomike, gjë që nuk ndodh me financat e Man. City.
    Joan Laporta ka premtuar që në verën e ardhshme do tentojë transferimin e Haaland, por nuk dihet ende nëse është thjesht një premtim zgjedhor duke ditur që shumë shpejt janë zgjedhjet presidenciale te Barcelona, apo ka diçka më tepër se kaq.
    Largimi i Haaland nga Man. City duket i pamundur për momentin, por në vitet e ardhshme situata mund të ndryshojë dhe norvegjezi mund të bëjë realitet dëshirën e tij për të luajtur me Barcelonën.

  • Ceremonia “Topi i Artë”, dalin emrat e futbollistëve më pak të votuar

    Ceremonia “Topi i Artë”, dalin emrat e futbollistëve më pak të votuar

    Ndërkohë që të gjithë sportdashësit po presin me padurim për të mësuar fituesin e trofeut “Topi i Artë”, ceremoni e cila do të zhvillohet në Paris dhe nis në orën 20:00, kanë filluar të dalin emrat e kandidatëve më pak të votuar, duke nisur nga vendi i 30-të.
    Emra si Erling Haland, Xhud Bellingham, Florian Virtz dhe të tjerë yje, janë shumë poshtë në renditje.

    Ndërsa yjet favoritë ëpr të fituar këtë trofe prestigjoz janë Lamine Jamal dhe Osmane dembele.
    RENDITJA
    21 – Serhu Girasi
    22 – Aleksis MakAlister
    23 – Xhud Bellingam
    24 – Fabian Ruiz
    25 – Denzel Dumfris
    26 – Erling Haland
    27 – Deklan Rajs
    28 – Virxhil Van Dajk
    29 – Florian Virtz
    30 – Majkëll Olize

  • Kapiteni “tradhton” Napolin, por e shpëton nga goli i sigurt (video)

    Kapiteni “tradhton” Napolin, por e shpëton nga goli i sigurt (video)

    18 Shtator 2025

    21:28

    Telesport

    Minutat e para kanë qenë mjaft të zjarrta në “Etihad Stadium”, aty ku Manchester City po përballet me Napolin. Pas 22 minutash lojë, italianët e gjejnë veten me një lojtar më pak.
    Kapiteni, Giovanni Di Lorenzo, pengoi Erling Haaland në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 20-të. Arbitri pasi pa edhe vetë pmajet në ekran, ndëshkoi me karton të kuq Di Lorenzo-n. Kapiteni lë ekipin e tij me 10 lojtarë, por ama i shpëtoi nga një gol që ishte i sigurt.
    Në atë pozicion, një sulmues si Erling Haaland kurrësesi nuk mund ta humbte si rast, ndaj do ishte gol i pastër. Di Lorenzo mendoi të rrezikonte dhe në fund pagoi koston, që ishte kartoni i kuq. Minuta të vështira e presin Napolin tani…
    SHIKOVIDEON

  • “Nuk është faji im”, mesazhi i Haaland për portierin që turpëroi

    “Nuk është faji im”, mesazhi i Haaland për portierin që turpëroi

    Një masakër futbolli, një poshtërim sportiv: kjo ishte Norvegji-Moldavi, e cila përfundoi 11-1.
    Norvegjia po fluturon me të pandalshmin Erling Haaland. Sulmuesi pothuajse i kërkoi falje pas ndeshjes portierit moldav Cristian Avram që pësoi pesë gola nga norvegjezi.
    Në ndeshjen në Oslo, sulmuesi i Manchester City shënoi tregolëshin e pestë me kombëtaren midis minutave 11 dhe 43 të pjesës së parë, pastaj shënoi dy herë të tjera në pjesën e dytë, në minutat 52 dhe 83.
    Haaland vazhdon marshimin e tij të pandalshëm drejt Olimpit të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të futbollit.
    “Është një turp për ne. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”, tha trajneri i Moldavisë, Sergey Kleshchenko, pas ndeshjes, duke komentuar humbjen më të keqe të vendit të tij në histori.
    Ishte një natë veçanërisht e vështirë për portierin moldav, Cristian Avram, pavarësisht se nuk pati shumë faj.
    Portieri 31-vjeçar, i cili luan në kategorinë kryesore të Azerbajxhanit, zbuloi se çfarë i tha Haaland pas fundit të ndeshjes.
    “Fola me Erling”, tha Avram pas ndeshjes. “Ai më tha ‘nuk është faji im’ dhe se duhet të vazhdonin të shënonin për shkak të diferencës së golave. E kuptoj këtë. Çfarë mund të them? Nuk do të vdes. Duhet të qëndroj i fortë. Kam një ndeshje tjetër pas disa ditësh. Por njëmbëdhjetë gola janë shumë…”.

  • “Haaland po shkonte te Bayern! Kërkoi 10 mijë euro në muaj dhe na u duk shumë”

    “Haaland po shkonte te Bayern! Kërkoi 10 mijë euro në muaj dhe na u duk shumë”

    12 Korrik 2025

    16:08

    Telesport

    Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e kishte “në dorë” sulmuesin Erling Haaland, por humbi shansin ta blinte.
    Ishte viti 2017 kur Gerland punonte si trajner i dytë i skuadrës bavareze. Haaland atë vit mund të transferohej nga Molde për 2,8 mln euro. Bayern refuzoi.
    “Erling negocioi në Mynih. Ai kërkoi një pagë prej 10 deri në 15 mijë eurosh në muaj. Drejtuesve bavarezë iu duk shumë për një lojtar ende të pazhvilluar”.
    Eh, sa janë penduar sot!

  • Haaland: Dëmtimet nuk janë justifikim, skuadra nuk ishte mjaftueshëm e mirë për të fituar

    Haaland: Dëmtimet nuk janë justifikim, skuadra nuk ishte mjaftueshëm e mirë për të fituar

    9 Maj 2025

    9:19

    Telesport

    Sulmuesi norvegjez Erling Haaland është i vetëdijshëm për sezonin zhgënjyes të Manchester City: I eliminuar shpejt në Champions League, i eliminuar nga Carabao Cup dhe i treti në Premier League. Ai këmbëngul se së bashku me shokët e tij të skuadrës “nuk ishin mjaftueshëm të mirë”.
    Për ESPN tha: “Ne mund të justifikohemi për shkak të lëndimeve të shumta, por në fund ne nuk luajtëm mjaftueshëm mirë. Nuk e kishim urinë brenda nesh. Unë nuk isha mjaftueshëm i mirë. Nuk e ndihmova mjaftueshëm ekipin. Në fund, ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë”.
    Haaland e koi muajin e fundit jashtë fushës me një dëmtim në kyçin e këmbës të pësuar në fitoren 2-1 kundër Bournemouth në mars. Sulmuesi u kthye dhe qëndroi në stol kundër Wolverhampton fundjavën e kaluar, por është gati për ndeshjet e mbetura në sezonit dhe për finale e FA Cup ndaj Crystal Palace më 17 maj.
    Ai shënuar 30 gola në 40 ndeshje këtë sezon dhe kërkon të rifitojë ritmin e ndeshjes përpara finales në Wembley. “Është e tmerrshme të dëmtohesh, por është pjesë e punës tonë. Tani jam kthyer me shumë energji. Ndihem mirë, lëviz mirë dhe jam gati“, tha Erling Haaland.