Tag: erioni

  • I dha celularin Veliajt, zbardhet dëshmia e gardianit: Dëgjova Erionin që po qante, tha se nuk i ka bërë keq njeriu

    I dha celularin Veliajt, zbardhet dëshmia e gardianit: Dëgjova Erionin që po qante, tha se nuk i ka bërë keq njeriu

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, një ditë më parë, më 23 korrik, u mor i pandehur nga SPAK.

    Agjentët e BKH-së i komunikuan në paraburgimin e Durrësit akuzat që rëndojnë mbi të, konkretisht korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim  të të ardhurave dhe futja e sendeve të paligjshme në qeli.
    Fatjon Baci, gardian në burgun e Durrësit, gjithashtu është marrë i pandehur pasi akuzohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, pasi sipas SPAK i ka dhënë celularin e tij kryebashkiakut për të komunikuar me bashkëshorten dhe vëllanë e tij, Arbër Veliaj.

    Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, zbardhet dëshmia e Bacit, i cili thotë se ia ka dhënë telefonin Veliajt nga frika, për shkak të pushteti dhe personit që përfaqëson kryebashkiaku.
    Pjesë nga dosja
    Në datë 13.03.2025, shtetasi Fatjon Baci ka shpjeguar se Erion Veliaj i ka kërkuar dhe ka aksesuar aparatin e tij telefonik para mbërritjes në SPAK dhe pas daljes së tij nga ambientet ku u njoh me vendimin.
    Ky shtetas shpjegon se “Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një Pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Unë ia dhashë, dhe foli më vëllain e tij. Këtë gjë e di se e kam verifikuar më vonë. Vëllait i thoshte: “Skam ca të them, e kanë me mua personale”. Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin. Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që ti shpëtonte burgut”.
    Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci аро një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet. Unë e lashë ta përdorte telefonin tim.”/vizionplus.tv 

  • “As nuk më falenderoi”/ Gardiani i burgut: Ja porosia që i la Veliaj bashkëshortes për avokatin!

    “As nuk më falenderoi”/ Gardiani i burgut: Ja porosia që i la Veliaj bashkëshortes për avokatin!

    Gardiani i burgut, Fatjon Baci ka rrëfyer të tjera momente nga bisedat që kreu Erion Veliaj me të afërmit, përmes telefonit të tij përgjatë dy ditëve kur udhëtoi nga qelitë e paraburgimit të Durrësit, për në SPAK.
    Ai ka zbuluar se në bisedë me bashkëshorten Ajola Xoxe, kryebashkiaku i ka dhënë porosi që të takonte avokatin për të bërë një prokurë apo kontratë, që fatura e  shërbimit të mos i vinte afrofe.
    Fatjon Baci: Mesa kujtoj, pasi mbaroi bisedën me vëllanë, Erioni nuk ma ktheu telefonin se bëri telefonatë tjetër, pa më thënë mua. Kujtoj se ka biseduar me gruan, e tij. Këtë gjë e kuptova se u dëgjua një zë femre. Me gruan e tij, foli të njëjtat gjëra si me vëllain. Erioni i thoshte gruas së tij, se në seancë kishte folur edhe për përgjimet që i kishin bërë. Po kështu, gjatë bisedës me bashkëshorten, Erioni i thoshte që të shkonte të takonte avokatin për të bërë një prokurë apo kontratë, që mos t’i vinte aforfe. Pra, kërkonte që të bënte kontratën për çmimin e avokatit. Pasi foli me gruan, më tha nëse mund ta përdorte telefonin edhe për disa minuta, pasi donte të lexonte lajmet. Unë ia lashë në përdorim për rreth 5 minuta, shfletoi internetin në Safari ku shfletoi mediat.
    Kur më ktheu telefonin, nuk më tha asgjë. As faleminderit. Kam dorëzuar Erionin në IEVP dhe jam larguar për në banesë. Gjatë rrugës, verifikova numrat, që ishin po të njëjtët që kishte biseduar një ditë më para. Pra dy numrat, vëllai dhe bashkëshortja. Numrin tjetër që përmenda më sipër që kishte “21” nuk e gjeta. Kam fshirë thirrjet dhe kam vijuar programin tim ditor”.
    Erion Veliaj është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurive” dhe “futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.
    Akuzat iu komunikuan ditën e djeshme në paraburgimin e Durrësit ku mbahet me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur në total 30 persona, kompani dhe organizata jofitimprurëse, mes tyre dhe bashkëshorten e Veliajt, ish-kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka, 7 biznesmenë, familjarë e punonjës të kompanive të Ajola Xoxës.

  • “Plan B, për ti shpëtuar qelisë”/ Gardiani i dha Veliajt telefonin: Erioni po qante, i tha nuk ka të mirë për të mirin!

    “Plan B, për ti shpëtuar qelisë”/ Gardiani i dha Veliajt telefonin: Erioni po qante, i tha nuk ka të mirë për të mirin!

    Erion Veliaj

    TIRANË-Fatjon Baci, gardiani i burgut telefonin e të cilit përdori Erion Veliaj, ka folur me detaje para Prokurorëve të Posaçëm për bisedat që kryebashkiaku i Tiranës ka realizuar gjatë kohës që u transportua nga paraburgimi i Durrësit për në ambientet e gjykatës së posaçme të Apelit. 
    Baci ka rrëfyer se e ka dëgjuar kryebashkiakun duke qarë teksa fliste në telefon me vëllain dhe bashkëshorten, ku u kërkoi të kujdeseshin për djalin, duke përsëritur se nuk i kishte bërë njeriu keq. Më tej gardiani ka treguar edhe planin që Veliaj kishte për ti shpëtuar burgut.
    Fatjon Baci: Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një Pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Unë ia dhashë, dhe foli më vëllanë e tij. Këtë gjë e di se e kam verifikuar më vonë. Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin.
    Baci deklaroi se në një nga bisedat ka dëgjuar që ai, Veliaj po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte nga burgu. Këtu kryebashkiaku ka përmendur edhe kolegë të tij, si ata që po bëhen deputetë për t’i shpëtuar SPAK-it, ministrin e Mbrojtjes, Ulsi Manjën dhe Tërmet Peçi. Megjithatë, plani i tij përmes imunitetit të deputetit dështoi, pasi nuk u përfshi në listën e kandidatëve të Tiranës.
    Fatjon Baci: Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet.  lexoi artikujt dhe ma ktheu telefonin. Kur më ktheu telefonin, nuk më tha asgjë. As faleminderit. Kam dorëzuar Erionin në IEVP dhe jamlarguar për në banesë. Gjatë rrugës, verifikova numrat, që ishin po të njëjtët që kishte biseduar një ditë më para. Pra dy numrat, vëllai dhe bashkëshortja. Numrin tjetër që përmenda më sipër që kishte “21” nuk e gjeta. Kam fshirë thirrjet dhe kam vijuar programin tim ditor.”
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u mor e pandehur për tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim parash. Edhe Fatjon Baçi, u mor i pandehur./ZËRI

  • Dëshmia e gardianit: Veliaj qante. Përdori telefonin dhe nuk më tha as ‘faleminderit’

    Dëshmia e gardianit: Veliaj qante. Përdori telefonin dhe nuk më tha as ‘faleminderit’

    Erion Veliaj

    TIRANE- Gardiani i burgut të Durrësit, Fatjon Baci, tashmë me akuzë zyrtare nga SPAK për ‘futje të sendeve të palejuara’ në qeli, rrezikon 1-3 vite burg pasi i dha telefonin kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, për të komunikuar me familjarët e tij. Në dëshminë e tij, të siguruar nga ZËRI, Baci shpjegon se Veliaj i ka kërkuar telefonin para mbërritjes në SPAK dhe pas mbarimit të seancës gjyqësore. Në dëshminë e tij, ai thotë se Veliaj ka qarë dhe ka shprehur keqardhjen që djali do të rritej vetëm. 
    “Skam ca të them, e kanë me mua personale”. Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin.”-thotë Baci. 
    Më tej shton se pasi i ka kthyer telefonin, Veliaj nuk i ka thënë as “faleminderit”. 
    “Mbaj mend se e kemi pritur dhe, pasi mbaroi seanca, nuk e mbaj mend orën fiks, por pasi ka dalë nga gjyqi, e kemi hipur në furgon ku jemi nisur për në IEVP Durrës. Para se të kalonim shinat e trenit, pranë SPAK-ut, më ka kërkuar prapë telefonin për të bërë një telefonatë me vëllain. Unë ia kam dhënë, nisur nga frika që kisha për shkak të pushtetit dhe personit që përfaqësonte.”
    “Në telefonatë, ai ka folur me vëllain, ku thoshte se avokatët i kishin thënë që në seancë ke folur ‘10/10’, pra shkëlqyeshëm. Edhe Erioni i thoshte vëllait se avokatët kishin thënë se nuk kishin parë njeri kaq të përgatitur. Gjatë komunikimit me vëllain, Erioni i ka thënë se mund të kishte shpresë që të dilte, pasi vendimi ishte shtyrë për një ditë tjetër. Erioni shprehej se nuk ishte i kënaqur që shpallja e vendimit ishte shtyrë.”
    “Mesa kujtoj, pasi mbaroi bisedën me vëllain, Erioni nuk ma ktheu telefonin, sepse bëri një telefonatë tjetër pa më thënë mua. Kujtoj se ka biseduar me gruan e tij. Këtë gjë e kuptova sepse u dëgjua një zë femre. Me gruan foli për të njëjtat gjëra si me vëllain. Erioni i thoshte gruas se në seancë kishte folur edhe për përgjimet që i kishin bërë. Gjatë bisedës me bashkëshorten, Erioni i kërkonte që të shkonte të takonte avokatin për të bërë një prokurë apo kontratë, që të mos ia vinte ‘aforfe’. Pra, kërkonte të bënte kontratën për emërimin e avokatit.””Pasi foli me gruan, më tha nëse mund ta përdorte telefonin edhe për disa minuta, pasi donte të lexonte lajmet. Unë ia lashë në përdorim për rreth 5 minuta. Shfletoi internetin në Safari, hapi faqen e Top Channel dhe Tema, lexoi artikujt dhe më ktheu telefonin.””Kur më ktheu telefonin, nuk më tha asgjë. As ‘faleminderit’. Kam dorëzuar Erionin në IEVP dhe jam larguar për në banesë. Gjatë rrugës verifikova numrat, të cilët ishin po të njëjtët me ata që kishte biseduar një ditë më parë, pra dy numrat: vëllai dhe bashkëshortja. Numrin tjetër që përmenda më sipër, që kishte ‘21’, nuk e gjeta. Kam fshirë thirrjet dhe kam vijuar programin tim ditor.”/ZËRI

  • “Peci dhe Malaj po bëhen deputete t’i shpëtojnë SPAK-ut”/ Gardiani zbardh bisedën e Veliajt me familjarët: Plani B…

    “Peci dhe Malaj po bëhen deputete t’i shpëtojnë SPAK-ut”/ Gardiani zbardh bisedën e Veliajt me familjarët: Plani B…

    Fatjon Baci, gardiani i burgut telefonin e të cilit përdori Erion Veliaj, ka folur me detaje para prokurorëve të posaçëm për bisedat që kryebashkiaku i Tiranës ka realizuar gjatë kohës që u transportua nga paraburgimi I Durrësit për në ambientet e gjykatës së posaçme të Apelit.
    Në dëshminë e tij polici i burgjeve deklaroi se ia vuri në dispozicion telefonin Veliajt, pasi kishte frika nga pushteti që ai kishte.
    Baci tha se në një nga bisedat ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte nga burgu. Këtu kryebashkiaku ka përmendur edhe kolegë të tij si
    “Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet”, tha ai.

  • “Plani B për të shpëtuar…”/ Veliaj i përdori telefonin, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët: Sakrifikoni…

    “Plani B për të shpëtuar…”/ Veliaj i përdori telefonin, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët: Sakrifikoni…

    Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
    “Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet”, tha ai.

  • Veliaj në burg, Tirana pa kryetar/ Meçe: Erioni, motor pune për kryeqytetin, por duhej të dorëhiqej…

    Veliaj në burg, Tirana pa kryetar/ Meçe: Erioni, motor pune për kryeqytetin, por duhej të dorëhiqej…

    Analisti Arben Meçe komentoi mbajtjen në paraburgim të Veliajt për më shumë se 6 muaj. Meçe tha për ‘Real Story’ se Veliaj duhet të jepte dorëheqjen qëkur nisi çështja e 5D. Më tej, analisti tha se Veliaj është motor pune për Tiranën dhe se kryeqyteti nuk do të ketë zgjedhje për kryetar të ri.
    “Kur prokuroria nis çështjen e 5D, Veliaj duhet të jepte dorëheqjen. Kur vjen te 5 D, Veliaj duhet të thoshte që përgjegjësia morale dhe politike është imja. Drejtorët janë në lidhje
    Pushteti lokal është ekzekutiv, drejtorët takohen me Veliajn. Tirana në 10 vjet të Veliajt, falë energjisë dhe mbështetjen e Ramës, ishte një motor pune. Ai që ka emëruar Rama si kryetar bashkie, është një person që nëse ikën Erioni, ai do të vijë. Veliaj është punëtor. Tirana nuk do të ketë zgjedhje”, tha ai.

  • Bushka flet për Veliajn: Na mungon! E kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë

    Bushka flet për Veliajn: Na mungon! E kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë

    Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ka folur sot për mungesën e kryebashkiakut Erion Veliaj në fushatën elektorale, pas arrestimit të tij disa muaj më parë.
    Bushka është shprehur se vetë ajo personalisht, por edhe shokëve të tjerë të partisë, i ka munguar Veliaj në fushatë.
    “Mua personalisht Erioni më mungon, si mik si shok, si një shok partie, si një mbështetës jo vetëm i imi por i të gjithëve, sa herë kemi fushatë dhe jo vetëm, sa herë që kemi problematika me qytetarët, kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë dhe të Erionit”, tha ajo në News 24.
    Ndër të tjera ajo thotë së edhe pse Veliaj nuk është pranë kolegëve socialistë fizikisht, ai është kudo më punët që ka bërë.
    “Erioni nuk mungon, Erioni është kudo, në çdo shkollë, kopsht, në çdo lagje, komunitet ku ai ka qenë prezentë si në njësinë 3”, tha ajo, ndërsa theksoi se është në pritje që çështja ndaj tij të sqarohet dhe ai të jetë sërish aktiv në politikë.
    “Unë pres që të sqarohen çështjet, të jetë aktiv, por fushata ecën, ekipi është duke punuar”, tha Bushka.
    Klotilda Bushka: Ne jemi një ekip shumë i madh në terren. Mua personalisht Erioni më mungon, si mik si shok, si një shok partie, si një mbështetës jo vetëm i imi por i të gjithëve, sa herë kemi fushatë dhe jo vetëm, sa herë që kemi problematika me qytetarët, kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë dhe të Erionit.
    Erioni nuk mungon, Erioni është kudo, në çdo shkollë, kopsht, në çdo lagje, komunitet ku ai ka qenë prezentë si në njësinë 3. Unë pres që të sqarohen çështjet, të jetë aktiv, por fushata ecën, ekipi është duke punuar.
    Pavarësish ndjesive personale, të mungesës së një shoku, miku, bashkëpunëtori partie, ndihet prezenca më punët që ai ka bërë, qytetarët i vlerësojnë mundin që ai ka bërë dhe të gjithë rezultatin që ka dhënë Bashkia në drejtim të tij.

  • ‘Fol me KM, thuaji që për kokën time kërkohen 2 mln euro!’ Ja porositë e Veliajt nga qelia për Ajolën

    ‘Fol me KM, thuaji që për kokën time kërkohen 2 mln euro!’ Ja porositë e Veliajt nga qelia për Ajolën

    Në komunikimet e përgjuara brenda ambienteve të paraburgimit të Durrësit, zbulohet si Veliaj i kërkon Ajolës të flasë me Endri Fugën dhe t’i shkruajë KM-së që ka një informacion të rëndësishëm për t’i dhënë duke sajuar që kanë përhapur informacione se për kokën e tij kërkohej dy milionë euro.

    Ndërsa gjatë komunikimit me të vëllanë shqëtësohet se pse është bërë publikë kontrata me amerikanët, bashkë me shumën, për të cilën Arbri thotë se ka kaluar në shumë institucione dhe është transparente dhe e porosit të flasë me Fatmir Xhafën.

    Pjesë nga vendimi i zbardhur

    Eshtë gati t’ia provojë dhe të tregojë tre dëshmitarët që koka e tij vlen kaq. Këtë situatë kërkon ta bisedojë edhe me Fugën. Po kështu, i thotë që Ajola duhet t’i shkruajë “atij” dhe t’i thotë që Erionit i kanë kërkuar kaq, ngaqë s’ka pranuar është aty. Në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të bisedojë me KM dhe t’i thotë që Erioni ka këtë informacion. T’i thotë që për kokën e Erionit janë kërkuar dy milionë euro, o paguaj ose do të marrim pagesën që ka bërë dikush tjetër. I thotë që t’i shkuaje Edit, që për këtë gjë të dëgjojë Arbrin e vogël, ose Maznikun, ose Fugën, ose Meron. Erion Veliaj i thotë se nuk ka çfarë të bëjë me këtë informacion, pasi ai ishte takuar me Alban Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslym Murrizin, dhe i kanë thënë që koka e jote vlen dy milionë euro.

     I kërkon Ajolës që të merret seriozisht me këtë gjë. Erioni gjatë bisedës me Ajolën është këmbëngulës, dhe sërish i thotë në këtë komunikim, që t’i shkruaje KM-së që ka një informacion të rëndësishëm për t’i dhënë, pasi Erionit i kanë kërkuar dy milionë euro, ose koka e tij do ikë për lesh. Në orën 15:24, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se ai tha jo në mënyrë kategorike, por nuk i kishte dhënë asnjë arsyetim. Erioni i thotë se bënë mirë që e pyetën, pasi ai, e di sa shkon pazari aty. Në orën 15:43, Arbëri bisedon me Erion Veliajn dhe i thotë që të hënën do të vijnë dy Amerikanë (avokatët) dhe do të bëjnë një deklaratë për median, ku do të flasin për standartet, do të përcjellin mesazhin që “The world is watching”. Erion Veliaj i thotë që duhet të gjejnë një hotel, një konferencë shtypi për amerikanët, por Arbëri i thotë “Not worry”. Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon edhe ecurinë e konferencës së avokatëve që ishte planifikuar, ku i tregon se ka shkuar shumë mirë dhe tani do të fillojë të shpërndahet. Erion Veliaj i kërkon Arbrit që “të merret pak me gjërat.

    Tuesday është important. Është kshu Life or Death” Në orën 21:01, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ku ky i fundit e njofton se takimi me gazetarët ka patur goxha mbulim (nënkupton kohë televizive) duke i thënë se ka dalë kudo, madje dhe të nesërmen paradite do ta mbajë me mbulim (duke nënkuptuar që do shfaqet në media). Arbëri i trergon se do të mbyllet “po do mbyllet mo plak je në terezi apo jo. E përkohshme është.” Erioni përgjigjet: “I hope so”.

    Në fund të bisedës Arbëri i thotë të ketë durim dhe ta qetësojë veten, ndërsa Erioni e pyet nëse ka biseduar me Redaktorin, gjë të cilën Arbëri ja konfirmon dhe çdo gjë është okej. Në orën 23:22, Erioni bisedon me Ajolën ku flasin në lidhje me takimin që është zhvilluar nga avokatët me gazetarët. Ajola i thotë se Maksi (avokati) kishte një autoritet shumë të madh dhe nuk pati asnjë provokim gjatë takimit.

    Erioni e pyet nëse kanë qenë gazetarët e Syrit dhe Ora, gjë të cilën Ajola e pohon dhe thotë se nuk pati provokime nga ta. Ata bisedojnë edhe në lidhje me seancën gjyqësore të së hënës, për sekuestrot, ku bien dakord që Ajola të shkojë në seancë, por të flasë vetëm avokati. Erion Veliaj i thotë se, të martën po dola do të marrin tjetër drejtim gjërat. Ai i thotë se te shtëpia në Qerret nuk do ta ndalojë kush të shkojë, madje këtë gjë e thotë konkretisht: “Po pse ca do të të ndalojë njeri të shkosh te shpia në Qerret, do të të ndalojë ajo Risena aman”

    08.03.2025 – Në orën 11:09, Erioni bisedon me Arbërin në lidhje me takimin me avokatët amerikanë, për të cilën Arbëri i thotë se ditën e hënë do të organizojë një takim me avokatët amerikanë (nënkupton në IEVP Durrës). Erioni e pyetën Arbrin se si ka mundësi është bërë publike kontrata me Amerikanët, bashkë me shumën, për të cilën Arbrin thotë se ka kaluar në shumë institucione dhe është transparente.

    Në orën 20:41, Erioni bisedon me Arbrin dhe i thotë se është shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e Redaktorit. Arbëri i shprehet se i kanë thënë që e kanë mbështetjen. Në vijim, Erioni i kërkon të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata, se nuk duhet të perceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund. Erioni i thotë: “Fol një cik me Fatmirin dhe me të tjerët, të gjithë ushtrinë”

    09.03.2025-Në orën 11:58, Erioni bisedon me Arbërin dhe ky i fundit i kërkon të mos përmendë emra në bisedë. Erioni i thotë në gjuhë angleze se ka vetëm një ditë, dhe nëse nuk fitojnë, do të jetë këtu (IEVP) për një kohë të gjatë. I kërkon që avokatët të përgatiten mirë, me argumenta, me amerikanët. Konkretisht, Erioni shprehet: “Ee have only one day” “One day edhe if we dont ein im gonna be here a long time”.

  • “Shkova u fala, filloj edhe unë agjërimin”, Veliaj drejtuar të vëllait: Duhet marrë çik feedback nga..

    “Shkova u fala, filloj edhe unë agjërimin”, Veliaj drejtuar të vëllait: Duhet marrë çik feedback nga..

     Pjesë të tjera të përgjimeve kanë dalë ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Dosja.al ka siguruar vendimin e gjykatës së Apelit të GJKKO-së për Veliajn.

     

     

    PJESË NGA DOSJA:
    01.03.2025 Në orën 20:16. Erion Veliaj pyet vëllain e tij, Arbrin, nëse ka folur me të gjithë ata që i kishte lënë porosi, pasi java tjetër do të jetë “javë sulmi” (java e Apelit), duke thënë se do të vazhdojë ende betejën publike, që nënkupton fushatën e tij mediatike. Arbri i thotë patjetër që po dhe se Media ka qenë shumë angazhuar shumë fort.
    02.03.2025 – Në orën 12:32. Erion Veliaj bisedon me Ajola Xoxën shprehet se ndihet pak i mërzitur, se u bë disa kohë në paraburgim dhe ka frikë nëse e kanë harruar apo jo. Me pas, i thotë se po pret që të dalë data (nënkupton të Apelit) që të orientohet. Në vijim të bisedës, Erion Veliaj i thotë se ditën e martë (04.03.2025) do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme në Tiranë, pasi ka gjyqin për telefonin. Ai thotë se është i sigurt që telefonin nuk do i’a kthejnë, por do të bëjë dy orë fjalime, sepse seancat regjistrohen e do të dalin. Ajola e pyetën nëse mund të vijë dhe ai në seancën që do të zhvillohet, por Erion Veliaj i thotë që më mirë jo, se do të dalë te kamerat. I thotë se në seancë do t’u bëjë zbor 2-3 orë, të lexojë të gjitha ato çfarë ka analizuar dhe duke qenë se do të regjistrohet seanca, do të zbardhet dhe më pas t’i publikojë, me qëllim që publiku të dëgjojë se çfarë ndodh. Në orën 12:38, Erion Veliaj bisedon me Arbrin
    03.03.2025 – Në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre, ndërhyrë Arbëri. Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, numrin e së cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erjoni i thotë nëse po merren me gjërat apo e kanë harruar fare. Arbëri e vë në dijeni se çdo ditë po merren. Erjon Veliaji kërkon Arbrit që të merret me Median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike). Në fund të komunikimit, Erion Veliaj i kërkon që t’i dërgojë për të lexuar materialin e Ilir Yzeirit, lajme të tjera të portaleve, ato që janë pikante.
    04.03.2025 Në orën 09:56, Erion Veliaj bisedon me Arbër Veliaj, në lidhje me shkrimin e Yzeirit, i thotë që të shohë mundësinë që t’i bëjë sponsorizim në mënyrë jo të dukshme, me qëllim që shkrimin e tij ta lexojnë një milionë vetë, dyqind mijë vetë, pesëqind mijë vete. Arbri thotë: “po e bëjmë plako, po e bëjmë”. Në orën 20:46, Erion Veliaj bisedon me Arbrin të cilit shprehet i çuditur që në lajmet e orës 19:30 nuk kishte lajme për të, siç i kanë thënë (duke nënkuptuar premtimin). Erion Veliaj i kërkon që të flasë me Albin, që ky i fundit të bisedojë me Visin, e ti thotë që beteja duhet të bëhet çdo ditë. Erion Veliaj tregon se është i sigurt që nga Prokuroria mund të ketë ndikim, por kjo gjë (beteja mediatike) nuk duhet të lëshohet javën e fundit, se një jetë ka. Në orën 22:58, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet se çfarë kishte ndodhur me Top Channel që nuk ka dal artikulli për të. Arbëri i thotë se ka qenë neglizhencë. Erion Veliaj i shprehet se: “Po lihet njëherë porosia dhe nuk shkelet”
    05.03.2025-Në orën 12:28, shtetasi Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbërin, dhe e pyet se si po shkojnë gjërat. Duke qenë se është bërë publike data e Apelit, Erioni i thotë që aty ke xhamia duhet marrë icik feedback, se nuk po lidhet dot.” Në orën 13:05, Erion Veliaj bisedon me Arbrin ku fillimisht i thotë: “Ore s’e kishte parë ai Redaktori atë sot, ka ndonjë gjë apo? Më pas, komunikimi vijon nga Erioni duke i thënë Arbrit se i duhet mbështetja e Redaktorit, dhe duhet të jetë “On”, pasi ka dalë data e Apelit, 11 Mars. Në orën 18:12, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet se si i ka shkuar dita. Arbëri përgjigjet duke i thënë se “shkova u fala, filloj edhe unë agjërimin”. Për këtë gjë, Erioni i thotë “shumë mirë”. Në orën 20:04, Erioni bisedon me Arbrin, ku ky i fundit e vë në dijeni se e ka mbyllur marrëveshjen me amerikanet. Erioni i thotë se do ishte ideale që ata të vinin të hënën, para të martës. Më pas, komunikimi zhvillohet në lidhje me postimet/statuset e Erionit, ku Arbëri i kërkon që të bëje dy-tre, që t’i ketë me vete. Erioni i thotë se “Fishtë edhe ajo e atij të BKH-së, atij…”
    06.03.2025-Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s’ke as Albën as Karlon?”. Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t’ia japë edhe Renato. Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë. Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp…