Tag: erioni

  • VD- Pllakos heshtja në banesën e familjes Boba në Durrës, Erioni do të prehet në Bulqizë: Ta bësh djalin 15-vjeç dhe të ta vrasin…

    VD- Pllakos heshtja në banesën e familjes Boba në Durrës, Erioni do të prehet në Bulqizë: Ta bësh djalin 15-vjeç dhe të ta vrasin…

    pronarja e baneses ku jetonte familja e erionit

    DURRËS- Banesa ku jetonte familja Boba në zonën e ish-Kënetës Durrës, është sot e braktisur, për shkak se trupi i Erionit 15-vjeçar do të varroset në Bulqizë, nga ku ishte dhe origjina e prindërve të tij. Familja ishte shpërngulur 3 vite më parë në Durrës, për një jetë e edukim më të mirë për fëmijët, njëri prej të cilëve iu vra në mënyrë barbare nga një bashkëmoshatar i tij.
    Ngjarja ka shokuar të gjithë banorët e zonës, pore dhe shokët e lagjes së të miturit, i cili për ditë më radhë u dergj në QSUT, pa mundur që t’iu mbijetojë plagëve të marra me thikë, pas një sherri që ka nisur fillimisht në rrjetet sociale.
    “Na erdhi shumë keq për ngjarjen, tani çfarë të bëjmë? Më erdhi shumë keq. Duhet të merren masa, po ndodhin ngjarje të rënda shpesh. Unë nuk i njoh familjarët, por djali i djalit ka qenë moshatar në shkollë, dhe më ka ardhur shumë keq”, shprehet një banor i zonës me lot në sy.
    Ndërkohë që një prej shokëve të Erionit, me të cilin qëndronin në të njëjtën lagje u shpreh: “E kam pasur shok në lagje dhe më erdhi shumë gjynah. Ishte djalë shembullor. Ka qenë djalë shumë i mirë, se di… djalin tjetër (autorin) nuk e njoh. Erionit i pëlqente të bëhej mekanik.”

    Pronarja e shtëpisë ku jetonte familja Boba, e përshkroi Erionin si djalë të urtë dhe të sjellshëm.
    “Jemi tronditur të gjithë. Ta bësh djalin 15 vjeç… kur ta merr Zoti ta merr… te kabina e kanë varrë afër shtëpisë. Kanë tre vite që jetojnë në shtëpinë me qira. Erioni djalë i urtë, i sjellshëm. Ta varin atje në litar, kam rritur 5 fëmijë dhe s’ka ndodhur ndonjëherë diçka e tillë”, u shpreh ajo.

    Erion Boba, vetëm 15 vjeç, u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një përleshjeje të nxitur nga një debat online. Katër plagë i përshkuan gjoksin, një prej të cilave në zemër, që rezultoi të ishte fatale për të miturin. Jo më larg se dy ditë më parë, familja e Erion iu bëri thirrje shqiptarëve për ndihmë, pasi shpresat te shteti shqiptar duket se u shuan. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin e Durrësit, dhe më pas të atyre në QSUT, Erioni nuk ia doli, duke u bërë rasti i dytë në pak kohë, pas atij të Martin Camit, ku nxënësit vriten pas konflikteve të nisura në shkollë.
    Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI

  • Pas daljes nga SPAK, Tom Doshi imiton Veliajn: Siç ka thënë Erioni, kolegët pyesin për…

    Pas daljes nga SPAK, Tom Doshi imiton Veliajn: Siç ka thënë Erioni, kolegët pyesin për…

    Pas paraqitjes së tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ka dhënë një deklaratë për mediat, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen për të cilën po hetohet.
    “Mos u shqetësoni, asgjë nuk ka lidhje me mua,” u shpreh Doshi me ironi, duke iu referuar situatës së tij para hetuesve. Ai shtoi: “Siç ka thënë edhe Erioni… kolegët pyesin edhe për gjëra që s’kanë lidhje me ne”, duke bërë një krahasim me deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kur ky i fundit u paraqit në SPAK muaj më parë.
    Doshi u thirr nga Prokuroria e Posaçme për të dhënë shpjegime në lidhje me një çështje që lidhet me zgjedhjet, pas dyshimeve se ai ka zhvilluar biseda me një kryebashkiak në periudhën zgjedhore.

  • “Siç tha Erioni…”, pas daljes nga SPAK, Tom Doshi ‘thumbon’ Veliajn: Më pyetën për një çështje që s’ka lidhje me mua

    “Siç tha Erioni…”, pas daljes nga SPAK, Tom Doshi ‘thumbon’ Veliajn: Më pyetën për një çështje që s’ka lidhje me mua

    Kreu i PSD, Tom Doshi pasi u paraqit këtë të martë në ambientet e SPAK, ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për gazetarët.
    Në prononcimin e tij, Doshi zgjodhi të ironizojë ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke përdorur një deklaratë të bërë prej këtij të fundit lidhur me thirrjet nga SPAK.
    Lexo edhe:Vokshi: Shqipëria s’ka përmbushur standardet demokratike të KE! Krimi dhe korrupsioni po diktojnë zgjedhjet në Shqipëri‘U pyeta për një çështje që s’ka lidhje me mua, kolegët siç ka thënë Erioni të thërrasin edhe për çështje që s’kanë lidhje me ty…’, u shpreh Tom Doshi.
    Deklarata vjen në një kohë kur hetimet dhe thirrjet në SPAK ndaj figurave politike janë shtuar ndjeshëm, duke sjellë në vëmendje reagime dhe komente të ndryshme nga aktorët kryesorë në skenën politike.
    Kujtojmë që Tom Doshi ka qenë deputet me PS për tri mandate, 2005, 2009, 2013. Ndërkohë edhe pse garoi në zgjedhjet parlamentare të 2021, Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar më 25 prill 2021. Por në zgjedhjet e 11 majit, Doshi doli fitues por la mandatin si përfaqësues në qarkun e Shkodrës.
    Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndaluan udhëtimin në Amerikë atij dhe familjes, për shkak “të përfshirjes në korrupsion të përmasave të gjera.”

  • VD-Kreu i PSD-së, Tom Doshi paraqitet në SPAK: Çështje që s’ka lidhje me mua, por siç ka thënë Erioni…

    VD-Kreu i PSD-së, Tom Doshi paraqitet në SPAK: Çështje që s’ka lidhje me mua, por siç ka thënë Erioni…

    Tom Doshi

    TIRANË- Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Tom Doshi, është paraqitur pasditen e kësaj të martë në ambintet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht arsyeja, por kjo është hera e dytë që Doshi merret në pyetje nga ky institucion. 
    Siç duket edhe në videon e mëposhtme, ai shihet duke folur në telefon dhe shfaqet i buzëqeshur para gazetarëve. Pasi qendroi për rreth 50 minuta në ambientet e SPAK, në një prononcim të shkurtër për mediat, Doshi u shpreh me ironi duke thënë se ishte thirrur për një çështje që nuk kishte lidhje me të. 

    “U pyeta për një çështje që nuk kishte lidhje me mua, ashtu siç ka thënë Erioni (Veliaj): kolegët të thërrasin edhe për çështje që nuk kanë lidhje me ty”,- tha Doshi.

    Më 24 shkurt të këtij viti, Tom Doshi u paraqit për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme, ku u mor në pyetje për rreth 90 minuta. Pas daljes, ai u zbuloi për mediat se ishte pyetur për  zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK./ZËRI

  • “I them Peleshit, zgjidhe mirë…”/ Berisha paralajmëron kryetarit të Kuvendit: Do të jesh Erioni biss ose më keq

    “I them Peleshit, zgjidhe mirë…”/ Berisha paralajmëron kryetarit të Kuvendit: Do të jesh Erioni biss ose më keq

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka kërkuar kryeparlamentarit Niko Peleshit të zhvillojë mocionin me debat të kërkuar nga opozita ndaj tij, në të kundërt ka paralajmëruar se “do ta kesh njëlloj siç pati Erioni protestën”. Berisha theksoi se Peleshi duhet të plotësojë kërkesën e tij, në të kundërt theksoi se do të dorëzojnë mocion për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit derisa të zbatojë rregulloren.
    “I them Peleshit ‘o respekto të drejtat kushtetuese të opozitës, ose do të jesh Erioni biss, por më keq, se ai nuk rrinte, ia mbathte nuk rrinte në Bashki kur rrethohej, kurse t’i s’ke ku shkon do të jesh aty, do të kërkojmë llogari gjer më një”, tha ai.
    Sali Berisha: Qëndrojmë të vendosur që në Parlament të bëjmë çdo përpjekje për të paraqitur alternativën tonë, dhe i them atij Peleshit, mos e shty më mocionin ndaj teje, se do ta kesh njëlloj siç pati Erioni protestën, zgjidhe mirë’. Opozita nuk tërhiqet në të drejtat e vet Kushtetuese.
    Edhe Erioni u përpoq ta shkurajonte protestën, por kot. Tani i them Peleshit ‘o respekto të drejtat kushtetuese të opozitës, ose do të jesh Erioni biss, por më keq, se ai nuk rrinte, ia mbathte nuk rrinte në Bashki kur rrethohej, kurse t’i s’ke ku shkon do të jesh aty, do të kërkojmë llogari gjer më 1.
    Bëje mocionin, votat i ke, nxirr mësime, se ne s’kemi vota, ndryshe do të kesh çdo javë një mocion derisa të zbatosh rregulloren, gjer sa të dorëzosh Olta Xhaçkën në Kushtetuese, është krim në vazhdim. Olta Xhaçka është krim në vazhdim në Parlament, këta s’kanë Kushtetutë.

  • Berisha paralajmëron mocion ndaj Bajram Begajt: E bëjmë për të mbrojtur Presidencën

    Berisha paralajmëron mocion ndaj Bajram Begajt: E bëjmë për të mbrojtur Presidencën

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar për mocion edhe ndaj presidentit Bajram Begaj.

    Gjatë konferencës për shtyp, kryedemokrati sqaroi se opozita po e bën këtë për të mbrojtur Presidencën.
    Po ashtu Berisha i bëri thirrje Niko Peleshit, duke i thënë që të mos e shtyjë mocionin ndaj tij.
    “Po këto që po bën ky tani dhe që janë zhvilluar që të gjitha përpara syve të tij, keni parë ndonjë përgjegjësi kund ju?
    Këto të gjitha janë vepër e tyre, por vepër e narkoshtetit, sepse ligji nuk ekziston, ekziston xhepi.
    Ndaj dhe qëndrojmë të vendosur që në parlament të bëjmë çdo përpjekje për të paraqitur alternativën tonë dhe për të denoncuar këto akte antikushtetuese, antiligjore të këtij pushteti.
    Dhe dua t’i them atij Peleshit, mos e shtyj më mocionin ndaj teje se do ta kesh njëlloj siç pati Erioni protestën, ti do kesh mocionin. Zgjidh e merr. Opozita nuk tërhiqet nga të drejtat e saj kushtetuese.
    Edhe Erioni u përpoq me të gjitha mënyrat që të shkurajonte protestën, por më kot.
    Tani i them Peleshit, ose respekto të drjetat kushtetuese të opozitës, ose do jesh Erioni bis. Më keq bile, se Erioni nuk rrinte, ia mbathte nga bashkia kur rrethohej, kurse ti nuk ke ku shkon. Do të kërkojmë llogari një më një.
    Prandaj bëje mocionin. Nxirr mësime, përndryshe ti do kesh çdo javë një mocion gjersa të zbatosh rregulloren e parlamentit dhe Kushtetutën. Gjersa të zbatosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjersa të dorëzosh Olta Xhaçkën në Gjykatë Kushtetuese. Ajo është krim në vazhdim.
    Olta Xhaçka është krim në vazhdim në parlament.
    Por këta nuk kanë Kushtetutë.
    Edhe mocioni ndaj atij vasalit të Ramës, duhet ta bëjmë. Ai është një figurë kukull. Ajo bëhet vetëm për postin e presidentit, se për një kukull nuk ia vlen të ndërmarrësh asnjë lloj veprimi.
    Por ne e ndërmarrim në respekt të institucionit të presidentit, që duhet të jetë një institucion që të mbrojë Kushtetutën.
    Se një ditë futet nën tavolinë, më tha stafi, ditën tjetër thotë në emër të shtetit.
    Çfarë shteti mor? Ti je një vasal që turpëron shtetin.
    Prandaj edhe ajo duhet të jetë pa diskutim në rendin e ditës sikundër interpelanca me kreun e narkoshtetit dhe qeveritarët.”, u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • “Vasalë të Ramës”, jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Begaj

    “Vasalë të Ramës”, jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Begaj

    Sali Berisha sot i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të pranojë mocionin për shkarkimin e tij nga detyra, të paraqitur nga grupi parlamentar i PD.
    Kreu i selisë blu madje e paralajmëroi Peleshin se do të ketë fatin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke përmendur edhe protestat para Parlamentit si opsion, deri në largimin e tij nga posti.
    “Dua t’i them atij Peleshit, mos e shtyj më mocionin ndaj teje se do ta kesh njëlloj siç pati Erioni protestën, ti do kesh mocionin. Zgjidh e merr. Opozita nuk tërhiqet nga të drejtat e saj kushtetuese. Edhe Erioni u përpoq me të gjitha mënyrat që të shkurajonte protestën, por më kot. Tani i them Peleshit, ose respekto të drejtat kushtetuese të opozitës, ose do jesh Erioni bis. Më keq bile, se Erioni nuk rrinte, ia mbathte nga bashkia kur rrethohej, kurse ti nuk ke ku shkon. Do të kërkojmë llogari një më një. Prandaj bëje mocionin. Nxirr mësime, përndryshe ti do kesh çdo javë një mocion gjersa të zbatosh rregulloren e parlamentit dhe Kushtetutën. Gjersa të zbatosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por këta nuk kanë Kushtetutë”, tha Berisha.
    Teksa mobilizonte grupin e vetë parlamentar për aksionin në Kuvend, Berisha shtoi se fatin e Peleshit do ta ketë edhe Presidenti Bajram Begaj. Duke e cilësuar Kreun e Shtetit si një vasal të Ramës, Berisha tha se ai e fshihte poshtë tavolinës dekretin për zgjedhjet e 9 nëntorit.
    “Edhe mocioni ndaj atij vasalit të Ramës, duhet ta bëjmë. Ai është një figurë kukull. Ajo bëhet vetëm për postin e presidentit, se për një kukull nuk ia vlen të ndërmarrësh asnjë lloj veprimi. Por ne e ndërmarrim në respekt të institucionit të presidentit, që duhet të jetë një institucion që të mbrojë Kushtetutën. Se një ditë futet nën tavolinë, më tha stafi, ditën tjetër thotë në emër të shtetit. Çfarë shteti mor? Ti je një vasal që turpëron shtetin. Prandaj edhe ajo duhet të jetë pa diskutim në rendin e ditës sikundër interpelanca me kreun e narkoshtetit dhe qeveritarët”, u shpreh Berisha.

  • “Ajo që di është fatale për dikë”, juristi Kara i bën thirrje Veliajt të flasë: Erioni nuk e ka në ADN…

    “Ajo që di është fatale për dikë”, juristi Kara i bën thirrje Veliajt të flasë: Erioni nuk e ka në ADN…

    Juristi Romeo Kara ka komentuar postimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dje në “Tik Tok”, ku paralajmëronte se ai mund të flasë.
    Mesazhi ishte i koduar. Sipas juristit, ai di shumë dhe nuk e ka zakon që të heshtë. Kara shkruan se heshtjes duhet t’i vijë fundi dhe Erioni të fillojë të flasë.
    “Sigurisht që Veliaj nuk e ka në ADN dhe në karakterin e tij kodin e heshtjes, që përgjithësisht e respektojnë punëkatranët.
    Ai do marrë me vete ç’të mundet dhe me shumë gjasa një pjesë të saj do t’ia servirin në pjatë, për t’i blerë një heshtje të pjesshme.
    Ajo që mësuam nga goja e tij është se ai di shumë dhe ajo që di është fatale për dikë.
    Shpresojmë ta dëgjojmë sa më shpejt lajmin e fundit dhe heshtjes së tij t’i vijë fundi.

    Ne duam drejtësi!”, shkruan Romeo Kara në Facebook.
     
     
     

  • “Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt

    “Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt

    Një gardian është marrë i pandehur në lidhje me dosjen “Veliaj”. Fatjon Baçi akuzohet për veprën penale të “Futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
    Më saktësisht, ai dyshohet se i ka dhënë celularin e tij kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë që ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
    Bëhet fjalë për tre raste të ndodhura më 11, 12 dhe 13 mars. Veliaj ka telefonuar vëllain e tij, Arbër Veliajn dhe bashkëshorten, Ajola Xoxa, duke u kërkuar që të komunikojnë në WhatsApp.
    Gazetarja Glidona Daci ka siguruar dëshminë e gardianit të akuzuar nga SPAK për të gjitha këto raste. Ai tregon se çfarë ka biseduar Veliaj dhe më me interes shfaqet dëshmia për datën 13 mars, ditë ku Apeli e la në burg.
    Veliaj, sipas gardianit ka folur për një “Plan B për të shpëtuar”, kryebashkiakë që do bëhen deputetë për t’i shpëtuar SPAK-ut dhe një ministër që e dinte se e kishte mik.
    Dëshmia e gardianit
    Baçi pretendon se pas mbarimit të seancës gjyqësore të zhvilluar më 11 mars, disa minuta pasi ishin nisur drejt Durrësit, Erion Veliaj i ka kërkuar një nder pasi donte të merrte vëllain e tij në telefon.
    “Bisedën e parë e ka bërë me vëllain e tij, emrin e së cilit nuk e di. Në bisedë, unë dëgjova që Erioni tha: “folën avokatët, foli prokurori dhe gjyqtari.” Erioni në bisedë i thoshte se ishte shumë i shqetësuar për këtë pjesë. Në dijeninë time dhe siç më tha Erion Veliaj, ai do të bisedonte vetëm me vëllain. Nga ana juaj kam kuptuar që atë ditë kishte folur edhe me nusen e tij. Unë nuk arrita ta kuptoja kur u mbyll telefonata e parë dhe kur nisi telefonata e dytë, për shkak se në rrugë kishte zhurmë. Erioni e ka përdorur telefonin tim për 2-3 minuta”, thuhet në dëshminë e Baçit.
    Kërkesën për ta përdorur telefonin, Erion Veliaj ia ka kërkuar gardianit edhe ditën tjetër (12 mars) para dhe pasi ka mbërritur në SPAK.
    “Unë ia kam dhënë nisur nga frika që kisha, për shkak të pushtetit dhe personit që përfaqësonte”, rrëfehet Baçi.
    Më tej, ai tregon për bisedën që ka bërë Erion Veliaj me të vëllanë.
    “Thoshte se avokatët i kishin thënë që në seancë ke folur 10/10, pra shkëlqyeshëm, edhe Erioni i thoshte vëllait se avokatët kishin thënë se nuk kishin parë njeri kaq të përgatitur. Gjatë komunikimit me vëllain, Erioni i ka thënë se mund të kishte shpresa që të dilte, pasi vendimi ishte shtyrë për ditë tjetër. Erioni i shprehej se nuk ishte i kënaqur që shpallja e vendimit ishte shtyrë për ditën tjetër. Mesa kujtoj, pasi mbaroi bisedën mе vëllain Erioni nuk ma ktheu telefonin se bëri telefonatë tjetër, pa më thënë mua. Kujtoj se ka biseduar me gruan, e tij, Këtë gjë e kuptova se u dëgjua një zë femre. Me gruan e tij, foli të njëjtat gjëra si me vëllain. Erioni i thoshte gruas së tij, se në seancë kishte folur edhe për përgjimet që i kishin bërë. Po kështu, gjatë bisedës me bashkëshorten, Erioni i thoshte që të shkonte të takonte avokatin për të bërë një prokurë apo kontratë, që mos i vinte aforfe”, tregoi Baçi.
    Më pas, kryebashkiaku ka vijuar ta mbajë telefonin për të lexuar disa lajme.
    “Kur më ktheu telefonin, nuk më tha asgjë. As faleminderit. Kam dorëzuar Erionin në IEVP dhe jam larguar për në banesë”, tha gardiani.
    Dëshmia e Baçit ka vijuar edhe për ditën e tretë të shoqërimit të Erion Veliajt drejt Tiranës. Bëhet fjalë për seancën ku Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që ta linte në burg kryebashkiakun. Sipas dëshmisë së gardianit, situata e Erion Veliajt ka qenë më e rënduar këtu.
    “Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Unë ia dhashë dhe foli më vëllain e tij. Këtë gjë e di se e kam verifikuar më vonë. Vëllait i thoshte: “Skam ca të them, e kanë me mua personale”. Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin”, thuhet në dëshmi.
    Biseda e Veliajt ka vijuar edhe më tej. Ai ka folur për një plan B për të shpëtuar. Sipas asaj që dëshmon gardiani, Veliaj i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se disa kryebashkiakë të tjerë “po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut”.
    “Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci аро nјë me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut”, tregon Baçi.
    Sipas Baçit, Veliaj ka folur edhe për Ulsi Manjën.
    “Thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik”, thuhej në dëshmi.
    Prokuroria e Posaçme kur i ka komunikuar akuzën Baçit thotë se ai ka përsëritur me dashje këtë veprim.
    Dosja “Veliaj”
    Më 23 korrik, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i komunikuan katër akuza zyrtare kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
    Edhe Ajola Xoxa u mor zyrtarisht e pandehur. E pandehur për rastin u mor edhe Klotilda Bushka, deputetja e Partisë Socialiste, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës. Siç raportoi gazetarja Daci një ditë më parë, në total për dosjen në fjalë janë marrë të pandehur 30 persona dhe shoqëri fizike.
    Ndërkohë Adela Kondakçiu, financierja e Ajola Xoxës ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Posaçme duke e bërë e para e penduar grua që bashkëpunon për të zbardhur korrupsionin e zyrtarëve të lartë. E konsideruar si njeriu më i besuar i Xoxës, Kondakçiu është ndërkohë e pandehur në të njëjtën çështje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij./tvklan.al

  • “Veliaj qante”, zbardhet dëshmia e gardianit: Foli më vëllain e tij, ai i thoshte që nuk…

    “Veliaj qante”, zbardhet dëshmia e gardianit: Foli më vëllain e tij, ai i thoshte që nuk…

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, një ditë më parë, më 23 korrik, u mor i pandehur nga SPAK.
    Agjentët e BKH-së i komunikuan në paraburgimin e Durrësit akuzat që rëndojnë mbi të, konkretisht korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim  të të ardhurave dhe futja e sendeve të paligjshme në qeli.
    Fatjon Baci, gardian në burgun e Durrësit, gjithashtu është marrë i pandehur pasi akuzohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, pasi sipas SPAK i ka dhënë celularin e tij kryebashkiakut për të komunikuar me bashkëshorten dhe vëllanë e tij, Arbër Veliaj.
    Në dosjen e siguruar nga gazetarja  Blerina Cene, zbardhet dëshmia e Bacit, i cili thotë se ia ka dhënë telefonin Veliajt nga frika, për shkak të pushteti dhe personit që përfaqëson kryebashkiaku.
    Pjesë nga dosja
    Në datë 13.03.2025, shtetasi Fatjon Baci ka shpjeguar se Erion Veliaj i ka kërkuar dhe ka aksesuar aparatin e tij telefonik para mbërritjes në SPAK dhe pas daljes së tij nga ambientet ku u njoh me vendimin.
    Ky shtetas shpjegon se “Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një Pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Unë ia dhashë, dhe foli më vëllain e tij. Këtë gjë e di se e kam verifikuar më vonë. Vëllait i thoshte: “Skam ca të them, e kanë me mua personale”. Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin. Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që ti shpëtonte burgut”.
    Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci аро një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet. Unë e lashë ta përdorte telefonin tim.