Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk, aktivistit të njohur të krahut të djathtë, i cili u vra kohët e fundit, është emëruar CEO dhe kryetare e bordit të Turning Point USA, organizata që ai themeloi në vitin 2012.
Në deklaratën zyrtare, Turning Point USA theksoi se Charlie Kirk kishte shprehur më parë dëshirën që bashkëshortja e tij të merrte drejtimin e organizatës në rast të ndonjë fatkeqësie. “Charlie na përgatiti për një moment si ky. Ai punoi pa u lodhur që Turning Point USA të mbetej e fortë edhe përballë sfidave më të mëdha,” u tha në njoftim.
Erika Kirk, në mesazhin e saj, përsëriti fjalët e të shoqit: “Kemi një vend për të shpëtuar. Nuk do të dorëzohemi dhe as nuk do të gjunjëzohemi përballë së keqes. Ne do të vazhdojmë.”
Charlie Kirk u bë një figurë me ndikim në politikën amerikane përmes përpjekjeve për të tërhequr të rinjtë drejt kauzave konservatore dhe mbështetjes së Donald Trump dhe lëvizjes MAGA. Organizata e tij u rrit ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke u shndërruar në një nga platformat më të rëndësishme të të djathtës amerikane.
Nga ana e saj, Erika Kirk ka një profil të larmishëm. Ajo ka studiuar shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Arizona State University, ka një master në drejtësi nga Liberty University dhe një doktoraturë në lidership të krishterë. Përveç karrierës akademike, ajo ka punuar si modele e aktore, ka fituar titullin Miss Arizona USA në vitin 2012 dhe zotëron markën e modës fetare Proclaim Streetwear.
Erika dhe Charlie Kirk u martuan në maj të vitit 2021.
Tag: erika
-

Pas humbjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij udhëheq Turning Point USA
-

“Nuk e keni idenë se çfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk betohet se do të ndjekë rrugën e bashkëshortit: Tani fillon “lufta”
Në deklaratën e saj të parë që vdekja e Charlie Kirk, bashkëshortja e aleatit të Donald Trumpit, Erika u zotua të vazhdojë rrugën e aktivistit konservator.
Lëvizja e ngritur prej tij nuk do të vdesë, ishte premtimi publik i ish Miss Arizonës.
“Nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk keni idenë se çfarë keni lëshuar tani në të gjithë vendin. Ju nuk e dini se cfarë zjarri keni ndezur. Britmat e kësaj vejushës që po shikoni këtu do të jehojnë në të gjithë botën si një kushtrim beteje. Unë nuk do te lejoj kurrë qe trashëgimia e tij të vdesë. Zotohem ta kthej Turning Point USA në organizatën më të madhe që ky komb ka parë ndonjëherë”, shprehet Erika Kirk.
Erika theksoi më tej se turneu që Charlie kishte planifikuar të zhvillonte nëpër kampuset studentore, do të vazhdojë. Konferenca vjetore e Turning Point USA do të mbahet ashtu siç ishte parashikuar, në Phoenix të Arizonës në dhjetor dhe ka për të qenë më e madhja e zhvilluar ndonjëherë, shtoi ajo.
Erika premtoi më tej të vazhdojë edhe podkastin për të cilin 31 vjecari ishte aq krenar, ndërsa falënderoi zëvendëspresidentin J.D. Vance, gruan e tij Usha dhe Presidentin Trump për miqësinë e tyre me bashkëshortin e saj. Kirk, një podcaster i suksesshëm dhe aktivist u qëllua gjatë një takimi me përkrahës në Utah. Ai ishte drejtues dhe bashkëthemelues i Turning Point USA, një organizatë që përhap pikëpamje shumë konservatore në shkollat e mesme, kolegjet dhe universitetet, e që numëron më shumë se 250.000 anëtarë studentë.
Kirk i përdorte masivisht mediat sociale për të mobilizuar të rinjtë për vlerat konservatore. Ai ishte një mbështetje e fortë për Donald Trump në fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe kishte lidhje mjaft të mira me administratën amerikane.Top Channel
-

I vranë bashkëshortin! Erika Kirk mban fjalimin tronditës: Autorët nuk e dinë çfarë kanë ndezur brenda meje, do nis beteja
Në deklaratën e saj të parë publike pas vrasjes së bashkëshortit të saj, aktivistit konservator Charlie Kirk, Erika Kirk e përshkroi atë si një bashkëshort dhe baba “të përsosur”, dhe tha se ata që e vranë “nuk e kanë idenë se çfarë kanë shkaktuar”.
“Ju nuk keni asnjë ide për zjarrin që keni ndezur brenda kësaj gruaje. Klithmat e kësaj të veje do të jehonojnë në mbarë botën si një thirrje për betejë,” tha ajo, nga studioja ku burri i saj regjistronte podcast-in.
Në një fjalim emocional, ajo paralajmëroi se misioni i Charlie-t do të vazhdojë më fuqishëm se kurrë:“Nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk keni idenë çfarë keni nisur. Nuk e keni idenë çfarë keni shpërthyer në këtë vend dhe në këtë botë.”
Erika falënderoi ish-presidentin Donald Trump, zëvendëspresidentin JD Vance dhe bashkëshorten e tij, Usha, për mbështetjen, si dhe ekipet emergjente që tentuan ta shpëtonin Charlie-n.“Charlie kishte një qëllim të qartë: nëse do të kandidonte ndonjëherë për një post publik, prioriteti i tij do të ishte ringjallja e familjes amerikane,” tha ajo.
“Por mbi të gjitha, Charlie i donte fëmijët e tij. Dhe më donte mua. Me gjithë zemrën e tij. Dhe bënte gjithçka që ta ndjeja këtë çdo ditë,” përfundoi Erika Kirk.
/vizionplus.tv -

Charlie Kirk u vra në Utah, gruaja e tij reagon mes lotësh: Nuk do ta lë kurrë të shuhet trashëgiminë e tij
Bashkëshortja e Charlie Kirk, Erika, ka mbajtur një fjalim prekës pas vrasjes së bashkëshortit të saj, ku falenderoi ekipet e shpëtimit që u përpoqën t’i shpëtonin jetën aktivistit konservator, i cili u qëllua për vdekje të mërkurën në një universitet në Utah.
Në një transmetim live nga selia e Turning Point USA në Arizona, ku në qendër qëndronte karrigia bosh që Kirk përdorte për regjistrimin e podkasteve, Erika citoi vargje nga Bibla dhe foli për dashurinë e tij ndaj presidentit Donald Trump, zëvendëspresidentit JD Vance, Shteteve të Bashkuara dhe dy fëmijëve të tyre.
“Zëri i bashkëshortit tim do të mbetet përjetë. Nëse mendoni se misioni i tij ka qenë i fuqishëm më parë, nuk keni asnjë ide çfarë keni shkaktuar tani”, tha ajo me lot në sy.
Ajo falenderoi gjithashtu stafin e bashkëshortit të saj, Shtëpinë e Bardhë dhe Vance me bashkëshorten e tij, që shoqëruan arkivolin drejt Arizonës. Mes emocionit, ajo kujtoi dashurinë e Kirk për fëmijët.
“Mbi të gjitha, Charlie më donte mua dhe fëmijët tanë me gjithë zemër”, tha ajo.
Erika tregoi se po përpiqet t’i shpjegojë vajzës 3-vjeçare dhe djalit 1-vjeçar mungesën e babait.
“Mos u shqetëso, babi është me Jezusin në një udhëtim pune”, tha ajo.
Charlie Kirk, 31 vjeç, ishte një nga figurat më të zëshme të konservatorizmit amerikan dhe një mbështetës i fortë i Trump. Ai njihej për qëndrimet e tij kundër abortit, mbështetjen për të drejtat e armëmbajtjes dhe kritikat ndaj komunitetit LGBT, që shpesh e bënin një figurë tejet përçarëse në universitetet ku mbante ligjërata.
Turneu i tij në kampuset amerikane dhe podkasti i nisur prej tij do të vazhdojnë, konfirmoi e veja, duke e cilësuar këtë si mënyrën më të mirë për të mbajtur gjallë trashëgiminë e tij.
Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen, Tyler Robinson, u arrestua të enjten pasi iu dorëzua policisë.
-

“Zoti është forca jonë”, Erika Frantzve pa momentin tragjik kur u qëllua për vdekje bashkëshorti i saj, Charlie Kirk
Erika Frantzve, bashkëshortja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, ishte e pranishme në momentin tragjik kur ai u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti në një universitet në Utah. Sipas dëshmive, ajo e pa teksa ai prekte qafën, me gjak që i rridhte, ndërsa njerëzit e sigurisë e rrethuan menjëherë pas të shtënës.
Erika, e njohur më parë si Miss Arizona 2012, kishte ndarë vetëm disa orë para ngjarjes një varg nga Bibla në rrjetet sociale:“Psalmi 46:1 – Perëndia është strehimi dhe forca jonë, ndihmë gjithnjë e pranishme në vështirësi.”Lexo edhe :Related Posts
Dy ditë para vrasjes së bashkëshortit, Frantzve kishte postuar psalme dhe mesazhe fetare në profilin e saj në X (ish-Twitter), duke treguar besimin e saj të thellë në Zot.Erika Frantzve është ish-modele, aktore dhe ish-basketbolliste. Ajo ka ndjekur gjithmonë karrierën me bazë besimin fetar dhe ka themeluar linjën e veshjeve të krishtera “PROCLAIM”, e cila synon t’i ndihmojë njerëzit “të veshin besimin e tyre me vetëbesim”. Ajo ka gjithashtu një doktoraturë në Studime Biblike nga Universiteti Liberty.
Çifti ishte martuar në vitin 2021 dhe kanë dy fëmijë së bashku një vajzë trevjeçare dhe një djalë njëvjeçar. Deri më tani, Erika nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike pas humbjes tragjike të bashkëshortit të saj.
/vizionplus.tv
