Tag: erika

  • Erika Eleniak, nga ikona e Baywatch tek arti i tatuazheve: Pamja e re e aktorës çmend rrjetin

    Erika Eleniak, nga ikona e Baywatch tek arti i tatuazheve: Pamja e re e aktorës çmend rrjetin

    Erika Eleniak, aktorja e njohur që u bë ikonë e viteve ’90 falë rolit si Shauni McLain në serialin e famshëm “Baywatch”, ka surprizuar publikun me transformimin e saj të fundit. Sot, në moshën 56-vjeçare, ajo shfaqet me një pamje krejtësisht të re, larg imazhit biond të plazhit që e bëri të famshme. Trupi i saj tashmë është i mbuluar me tatuazhe, të cilat ajo i konsideron si një formë arti dhe mënyrë për të treguar histori personale.

    Eleniak nisi karrierën e saj në Hollywood që e re, duke debutuar në filmin kult të Steven Spielberg, “E.T. The Extra-Terrestrial”, në vitin 1982. Më pas, ajo fitoi vëmendjen e publikut pasi u shfaq si shoqe e Playboy, ndërsa fama e saj arriti kulmin me “Baywatch” midis viteve 1989–1992. Roli i Shaunisë e shndërroi në një prej figurave më të njohura të televizionit të asaj kohe.
    Në një intervistë të fundit për podkastin “Still Here Hollywood”, Eleniak zbuloi se pas largimit nga “Baywatch” ka filluar të bëjë tatuazhe, duke nisur këtë pasion në fund të të 20-ave. Sipas saj, çdo shenjë në trup ka një domethënie të veçantë. Ajo përmendi mes të tjerash një tatuazh dedikuar nënës së saj, duke shtuar se ndihet e lirë kur e përdor trupin si një kanavacë që mban historitë e jetës së saj.
    Gjatë viteve, aktorja ka luajtur në një sërë filmash e serialesh, përfshirë “Under Siege”, “The Beverly Hillbillies”, “A Pyromaniac’s Love Story” dhe “Bordello Of Blood”, duke ruajtur vazhdimisht një prani të qëndrueshme në botën e argëtimit.

  • “Le të shohë bota të keqen e vërtetë”, Erika Kirk kërkon kamerat e gjyqit të vrasësit së bashkëshortit së saj, Charlie Kirk

    “Le të shohë bota të keqen e vërtetë”, Erika Kirk kërkon kamerat e gjyqit të vrasësit së bashkëshortit së saj, Charlie Kirk

    Erika Kirk, bashkëshortja e aktivistit të ndjerë amerikan Charlie Kirk, ka kërkuar publikisht që media të lejohet të filmojë gjyqin e personit të akuzuar për vrasjen e tij, duke thënë se e vërteta nuk duhet të fshihet dhe “bota duhet të shohë se çfarë është e keqja e vërtetë”.

    Charlie Kirk u vra me armë më 10 shtator, gjatë një aktiviteti të organizatës konservatore Turning Point USA në Utah Valley University. I dyshuari, 22-vjeçari Tyler Robinson, ndodhet në burg dhe po pret gjyqin, ku nëse shpallet fajtor për vrasje me dashje, mund të përballet me dënim me vdekje.
    Teksa foli në një intervistë për Fox News, Erika Kirk tha se nuk është dakord me vendimin e gjykatës që të mos lejohen pamje të të pandehurit teksa hyn, del apo qëndron në sallën e gjyqit.
    “Le të shohë e gjithë bota se çfarë është e keqja e vërtetë. Nuk ka asgjë për të fshehur”, tha ajo me emocione, duke nënvizuar se çdo moment i vrasjes dhe dhimbjes së familjes së saj është dokumentuar nga kamerat, ndaj edhe drejtësia duhet të jetë transparente.
    Ajo kujtoi se vrasja e bashkëshortit të saj u regjistrua nga kamerat, ndërsa familja dhe miqtë e tyre janë ekspozuar publikisht në çdo hap të procesit të zisë: “Ne e meritojmë që të ketë kamera aty. Nuk ka asgjë për të fshehur.”
    Erika Kirk e përsëriti edhe një herë mesazhin e faljes që dha në ceremoninë madhështore mortore, ku mbi 60 mijë njerëz morën pjesë, duke thënë se burri i saj do të donte që ajo ta falte të dyshuarin për vrasjen e tij.
    Gjykata ka vendosur që i pandehuri të shfaqet me veshje civile gjatë gjyqit, por i lidhur me pranga dhe zinxhirë, të cilat nuk do të lejohen të regjistrohen nga kamerat, për të ruajtur prezumimin e pafajësisë para jurisë.
    Çështja ka tërhequr vëmendje të gjerë në SHBA, ku debati për transparencën në procese gjyqësore me profil të lartë dhe për trajtimin e të akuzuarve vazhdon të jetë i ndezur.

    Top Channel

  • Erika Kirk ngre padi prej 400 milionë dollarësh kundër George Soros për shpifje?

    Erika Kirk ngre padi prej 400 milionë dollarësh kundër George Soros për shpifje?

    Padia e Erika Kirk kundër George Soros raportohet të jetë për një fushatë të dyshuar shpifjeje, që synonte të heshtte zërat konservatorë.

    Nw internet po qarkullojnw lajme, se e veja e Charlie Kirk, Erika Kirk, dhe organizata e tyre, Turning Point USA, kanë ngritur një padi prej 400 milionë dollarësh kundër investitorit miliarder dhe filantropit George Soros.

    Padia thuhet se është lidhur me një fushatë të dyshuar shpifjeje, që synonte të heshtte zërat konservatorë dhe të manipulonte perceptimin publik.

    Një postim që qarkulloi në X thoshte: “Erika Kirk dhe Turning Point USA po padisin George Soros për 400 milionë dollarë, për një fushatë të dyshuar shpifjeje online që synonte Charlie Kirk. Ata po akuzojnë rrjetet e financuara nga Soros për orkestrimin e një operacioni shpifjeje për të heshtur zërat konservatorë dhe për të manipuluar perceptimin publik. Situata po ndryshon. Njerëzit që menduan se mund të sulmonin Patriotët pa pasoja, më në fund po ekspozohen. Drejtësia po vjen”.

    Erika Kirk and Turning Point USA are suing George Soros for $400 million over an alleged online slander campaign targeting Charlie Kirk.They’re accusing Soros-funded networks of orchestrating a smear operation to silence conservative voices and manipulate public perception.… pic.twitter.com/0Ap5wIWOKw— QThestorm (@17QStorm) October 15, 2025

    Kërkimet në Google News, Yahoo News, portalin e Qasjes Publike në të Dhënat Elektronike të Gjykatave (PACER) dhe Google Scholar, tregojnw se deri më tani, nuk ka prova që Erika Kirk ka ngritur padi kundër Sorosit.

    Për më tepër, padia e supozuar nuk u përmend në Instagramin e Erikës, në faqen e internetit të TPUSA, në njoftimet për shtyp apo në asnjë nga llogaritë e saj në mediat sociale. 

    Turning Point USA është një organizatë e bashkëthemeluar nga aktivisti konservator i vrarë Charlie Kirk, i cili u qëllua për vdekje gjatë një debati publik në Universitetin Utah Valley më 10 shtator. Gruaja e tij, Erika, është lidhur shpesh me pretendime të tilla.

  • E veja e Charlie Kirk mund të vendosë zgjedhjet e ardhshme në Amerikë

    E veja e Charlie Kirk mund të vendosë zgjedhjet e ardhshme në Amerikë

    BILD

    Erika Kirk mund të bëhet shpresa e re e republikanëve – si politikisht, ashtu edhe personalisht. Pas vrasjes së burrit të saj, Charlie Kirk (31 vjeç), aktivist pro-Trump dhe themelues i organizatës konservatore “Turning Point USA”, e veja po del në qendër të lëvizjes konservatore. Republikanët shpresojnë që ajo të arrijë të tërheqë sidomos një grup vendimtar votuesish: gratë e reja, të cilat deri më tani kanë qëndruar qartë me demokratët.

    Në ceremoninë mortore për burrin e saj, Kirk tregoi se sa e madhe mund të jetë fuqia e saj tërheqëse. Me një zë që i dridhej, ajo tha për autorin e krimit: “Unë e fal, sepse kjo është ajo që bëri Krishti, dhe sepse kjo është ajo që do të kishte bërë Charlie”.

    Fjalë që prekën miliona, u bënë virale dhe angazhuan mediat amerikane. Për shumë republikanë është e qartë: Kjo grua mund të prekë zemra – përtej bazës konservatore.

    “Turning Point USA”, që burri i saj e themeloi në 2012, sot sipas ‘Wall Street Journal’ konsiderohet një nga organizatat më të fuqishme konservatore. Ajo është aktive në 3,500 shkolla dhe universitete, ka një rrjet të madh mediatik dhe një program të fortë për të angazhuar votuesit. Që nga vdekja e Kirk, sipas një zëdhënëse, 62,000 njerëz janë shprehur të interesuar për t’u përfshirë ose për të krijuar grupe të reja.

    Zgjedhjet e vitit 2024 treguan pse Erika Kirk mund të bëhet kaq e rëndësishme për republikanët. Sipas ‘Washington Examiner’, të rinjtë meshkuj votuan kryesisht për Donald Trump dhe e ndihmuan atë të kthehej në Shtëpinë e Bardhë. Por gratë e reja dhanë pothuajse dy të tretat e votave për Kamala Harris – duke qëndruar besnike ndaj demokratëve.

    Këtu lindin shpresat për Erika Kirk. Deri tani ajo ka dalë më shumë si e krishterë, bashkëshorte dhe nënë. Ajo ka një podcast fetar, një linjë modë kristiane dhe po punon për një doktoraturë në studime biblike, raporton CNN. Tonet politike kanë qenë të rralla – por bashkëpunëtorët presin, sipas ‘Wall Street Journal’, që ajo të vazhdojë drejtimin e qartë konservator të organizatës. Paraqitja e saj konsiderohet më e butë se e burrit të saj, por po aq bindëse në besim – dhe kështu më e lidhshme për gratë e reja.

    Demokratët janë të shqetësuar

    Sde sa seriozisht vlerësohet ky potencial, shihet nga vlerësimi i Amanda Litman, kryesuese e një organizate progresive për të rinj pranë demokratëve. Ajo paralajmëroi në X: “Erika Kirk do të forcojë ndjeshëm përpjekjet e të djathtëve për të fituar gratë e reja. Askush nga ana jonë nuk është përgatitur për këtë”.

    Erika Kirk mund të bëhet kështu një figurë kyçe: simbol i një veje në zi, ikonë e besimit – dhe ndoshta gruaja që do t’u hapë republikanëve një grup votuesish që për dekada kanë qëndruar të vendosur pas demokratëve.

  • Bashkëshortja e Charlie Kirk fal vrasësin e aktivistit, zotohet të çojë para misionin e tij

    Bashkëshortja e Charlie Kirk fal vrasësin e aktivistit, zotohet të çojë para misionin e tij

    Erika Kirk

    SHBA- Presidenti Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance dhe një mori zyrtarësh të lartë të administratës u zotuan të dielën se misioni i aktivistit konservator të vrarë Charlie Kirk, do të forcohej edhe më shumë pas vrasjes së tij.
    Në një shërbim përkujtimor në Glendale të Arizonës, ku morën pjesë dhjetëra mijëra mbështetës, Kirk u përshkrua vazhdimisht si një martir që do të jetonte përmes lëvizjes së tij, pasi u vra në një universitet të Utah-ut 11 ditë më parë.
    “Ai është më i madh tani se kurrë më parë. Dhe është i përjetshëm”, tha Trump, duke vënë në dukje se do t’i jepte Kirkut Medaljen Presidenciale të Lirisë.
    Trump kryesoi ceremoninë përkujtimore, me një fjalim që nderoi jetën e Kirk dhe përmendi shumë fraza të njohura nga tubimet politike të presidentit, duke u thelluar në pretendimet për dhunë nga ekstremistët e krahut të majtë, të cilat shumica e folësve i qëndruan larg të dielën.
    Por ishte e veja e Kirk, Erika, ajo që mori reagimin më të madh nga të pranishmit, duke mbajtur një fjalim emocional ndërsa premtoi të merrte përsipër rolin e bashkëshortit të saj.
    Përkujtimi i së dielës ishte një përzierje e një festimi të vlerave të krishtera të Charlie Kirk dhe një thirrjeje politike për të mos lejuar që vrasja e tij të bëjë që të heshtë lëvizjen konservatore.
    “Vrasësi i lig që na e mori Çarlin priste që ne të kishim një funeral sot, dhe në vend të kësaj, miqtë e mi, ne kemi pasur një ringjallje dhe kremtim të Çarli Kirkut dhe Zotit të tij, Jezu Krishtit”, tha Vance me duartrokitje të forta.
    Erika Kirk, gruaja e aktivistit, ka dhënë një mesazh të fuqishëm faljeje gjatë funeralit të bashkëshortit të saj. Para një turme në ceremoninë mortore në Glendale, Arizona, ajo tha se e fal vrasësin e Kirk.
    “E fal atë, sepse ky është ajo që Krishti bëri dhe kjo është ajo që Charlie do të bënte.”
    Charlie Kirk, themelues i Turning Point USA, u qëllua për vdekje më 10 shtator 2025, gjatë një takimi në Universitetin e Utahut. I dyshuari për vrasjen është 22-vjeçari Tyler Robinson.
    Në fjalimin e saj, Erika theksoi se burri i saj synonte të shpëtonte rininë, përfshirë të rinjtë si ai që i mori jetën. Ajo shprehu se nuk do të kërkojë dënimin me vdekje për të akuzuarin, duke e lënë këtë çështje në duar të autoriteteve.
    Kirk e përfundoi fjalimin e saj duke u zotuar të merrte përsipër drejtimin e Turning Point USA, ku tani shërben si CEO dhe kryetare e bordit. Bota, tha ajo, “ka nevojë për një grup që do t’i largojë të rinjtë nga rruga e mjerimit dhe mëkatit”.
    Në ditët pas atentatit ndaj Kirk, pati thirrje për hakmarrje kundër grupeve të majta, përfshirë edhe nga presidenti.
    Por në shërbesën e së dielës, fokusi ishte kryesisht te vazhdimi dhe zgjerimi i lëvizjes që Kirk nisi — megjithëse disa folës u larguan drejt zemërimit.
    Ndjenjat e ndryshme nga podiumi pasqyruan përzierjen e emocioneve që kanë pushtuar lëvizjen konservatore pas vdekjes së Kirk.
    “Njëmbëdhjetë ditë më parë, ndërsa një vrasës frikacak zvarritej për t’i marrë jetën Charlie-t në tokë, unë vë bast se Charlie pa Birin e Zotit duke qëndruar drejt për ta mirëpritur në shtëpi,” tha Donald Trump Jr., i cili e përshkroi Kirk si një vëlla të vogël. /ZËRI

  • Nga rrëfimi i Erika për momentet e fundit me Charlie në spital, te falja e autorit dhe takimi i Trump me Musk, çfarë ndodhi në Arizona (E plotë)

    Nga rrëfimi i Erika për momentet e fundit me Charlie në spital, te falja e autorit dhe takimi i Trump me Musk, çfarë ndodhi në Arizona (E plotë)

    Presidenti Donald Trump, Zëvendëspresidenti JD Vance dhe një sërë zyrtarësh të lartë të administratës u zotuan të dielën se misioni i aktivistit konservator të vrarë Charlie Kirk do të bëhet edhe më i fortë pas atentatit ndaj tij.

    Në një shërbesë përkujtimore në Glendale, Arizona, ku morën pjesë dhjetëra mijëra mbështetës, Kirk u përshkrua vazhdimisht si një martir që do të jetojë përmes lëvizjes së tij pas vrasjes në një universitet të Utah-ut 11 ditë më parë.
    “Ai është më i madh tani se kurrë më parë. Dhe është i përjetshëm,” tha Trump, duke theksuar se do ta nderojë Kirk me Medaljen Presidenciale të Lirisë.
    Trump ishte kryefjalë e shërbesës përkujtimore, me një fjalim që nderoi jetën e Kirk dhe në të njëjtën kohë solli linja të njohura nga tubimet politike të Presidentit, duke hyrë në pretendime për dhunë nga ekstremistë të majtë – tema të cilave shumica e folësve iu shmangën. Por ishte e veja e Kirk, Erika Kirk, që mori duartrokitjet më të forta nga të pranishmit, duke mbajtur një fjalim emocional dhe duke premtuar se do të vazhdojë misionin e bashkëshortit të saj.

    Përkujtimi i së dielës ishte një kombinim i festimit të vlerave të krishtera të Charlie Kirk dhe një thirrje politike për të mos lejuar që vrasja e tij të heshtë lëvizjen konservatore. Zyrtarët e administratës Trump dhe figurat e MAGA që folën, e kujtuan 31-vjeçarin me tone inkurajuese dhe mesazhe vendosmërie, megjithëse disa shprehën hapur zemërimin për vrasjen e tij.
    “Vrasësi i lig që na mori Charlie-n priste që sot të kishim një funeral, por në vend të kësaj, miqtë e mi, kemi pasur një ringjallje dhe një festim të Charlie Kirk dhe të Zotit të tij, Jezu Krisht,” tha Vance mes duartrokitjeve të fuqishme.
    Donald Trump Jr. tha se “trashëgimia e Kirk duhet të jetë që, kur ata i morën jetën, një milion Charlies të tjerë u ngritën për të mbushur boshllëkun.”
    “Uria” e Trump për kundërshtarët ndryshe nga e Kirk
    Fjalimi i Trump-it në mbyllje të shërbesës lëvizi mes nderimit për bashkëthemeluesin e Turning Point USA dhe ndikimit të tij të qëndrueshëm në lëvizjen MAGA, si dhe retorikës tipike politike të presidentit kundër kundërshtarëve të tij.
    Trump bëri pak përpjekje për të dhënë një mesazh unifikues. Ndërkohë që shumica e folësve përqendroheshin tek besimi fetar dhe vendosmëria, Trump shpesh u zhvendos në tema më politike, përfshirë kritika ndaj paraardhësit të tij dhe mburrje për madhësinë e turmave.

    Ai lexoi pjesërisht nga teleprompteri, por ishte e dukshme kur fliste jashtë tekstit. Pas çdo devijimi, ai përpiqej ta lidhte përsëri me Kirk, si p.sh. në një plan për të luftuar krimin në Çikago.
    “Do të shkojmë në Çikago dhe do ta kemi Charlie-n në mendje kur të shkojmë atje, dhe do ta rregullojmë atë punë,” tha Trump.
    Ai përdori momentin për të prekur çështje kulturore ndarëse dhe tha se Departamenti i Drejtësisë po hetonte “rrjete të të çmendurve radikalë të majtë që financojnë dhunë politike të organizuar.”
    “Disa nga të njëjtët njerëz që ju quajnë ‘urrejtës’ sepse përdorni përemrin e ‘gabuar’, u mbushën me gëzim nga vrasja e një babai me dy fëmijë të mrekullueshëm,” u shpreh Trump.
    Në një moment të veçantë, Trump pranoi hapur se filozofia e tij ndaj kundërshtarëve ishte ndryshe nga e Kirk.“Ai ishte një misionar me shpirt fisnik dhe një qëllim të madh. Ai nuk i urrente kundërshtarët. Donte më të mirën për ta,” tha Trump, përpara se të devijonte nga teksti.
    “Aty unë nuk jam dakord me Charlie-n. Unë i urrej kundërshtarët e mi,” tha. “Dhe nuk dua më të mirën për ta.”
    Duke i kërkuar ndjesë me humor së vesë së Kirk, Trump shtoi se nuk ishte në natyrën e tij.
    “Erika, mund të flasësh me mua dhe me gjithë grupin, ndoshta ata mund të më bindin që nuk është e drejtë, por unë nuk i duroj dot kundërshtarët,” tha ai.

    E veja e Kirk premton të vazhdojë misionin e tij
    Fjalimi i Trump-it erdhi pas një fjalimi emocional dhe të fuqishëm nga Erika Kirk, e cila kujtoi bashkëshortin e saj, premtoi të vazhdojë punën e tij dhe ofroi falje për vrasësin.“Ai e la këtë botë pa pendesë. Bëri 100% çdo ditë. Por dua të dini diçka: Charlie vdiq me punë të papërfunduar, por jo me çështje të pambyllura,” tha ajo.
    Ajo përshkroi tronditjen dhe dhimbjen që ndjeu kur e pa burrin e saj në spital pas atentatit, por shtoi se kishte ndjerë edhe një ngushëllim të madh që ai nuk kishte vuajtur.
    Publiku me dhjetëra mijëra njerëz dëgjoi i heshtur ndërsa ajo tregonte momentet e fundit me bashkëshortin, duke bërë pauza gjatë fjalimit. Heshtja u thye nga duartrokitjet kur ajo tha se mbështetësit e Kirk nuk bënë trazira pas vdekjes së tij dhe kur përmendi të rinj që u kthyen drejt besimit të krishterë të frymëzuar nga shembulli i tij.
    Në një nga momentet më emocionale të ditës, Erika tha se e falte personin e akuzuar për vrasjen e burrit të saj. Ajo citoi Jezusin në kryq: “Atë, fali, sepse nuk dinë çfarë bëjnë.”

    Deklarata u përhap në gjithë stadiumin, duke ngritur turmën në këmbë.
    “E fal sepse këtë bëri Krishti,” tha ajo, pa përmendur emrin e të dyshuarit, Tyler Robinson. Ajo shtoi se misioni i burrit të saj kishte qenë të shpëtonte të rinjtë nga jeta të kota, të mbushura me mllef, zemërim dhe urrejtje.
    “Ai donte të shpëtonte të rinjtë, pikërisht si ai që ia mori jetën,” tha ajo, me zërin që i dridhej.Kirk e përfundoi fjalimin e saj duke premtuar se do të marrë përsipër udhëheqjen e Turning Point USA, ku tani shërben si
    CEO dhe kryetare e bordit. Bota, tha ajo, “ka nevojë për një grup që do t’i largojë të rinjtë nga rruga e mjerimit dhe mëkatit.”
    “Dhe kështu, unë ju premtoj sot, çdo pjesë e punës sonë do të bëhet më e madhe,” tha ajo.
    E veja e Kirk nuk ishte e vetmja që premtoi të vazhdojë punën e tij. Vance, i cili u kthye me trupin e Kirk në Air Force Two pas atentatit, u bëri thirrje mbështetësve të nderojnë jetën e aktivistit konservator duke vazhduar luftën e tij për besim, të vërtetën dhe atdheun.
    “Për Charlie-n, ne do ta rindërtojmë këtë Amerikë në madhështi. Për Charlie-n, kurrë nuk do të tërhiqemi, kurrë nuk do të strukemi, dhe kurrë nuk do të lëkundemi, edhe kur të na drejtohet gryka e pushkës,” tha Vance.

    Një mesazh vendosmërie, me shkëndija zemërimi
    Në ditët pas atentatit ndaj Kirk, pati thirrje për hakmarrje kundër grupeve të majta, përfshirë edhe nga presidenti.
    Por në shërbesën e së dielës, fokusi ishte kryesisht te vazhdimi dhe zgjerimi i lëvizjes që Kirk nisi — megjithëse disa folës u larguan drejt zemërimit.
    Ndjenjat e ndryshme nga podiumi pasqyruan përzierjen e emocioneve që kanë pushtuar lëvizjen konservatore pas vdekjes së Kirk.
    “Njëmbëdhjetë ditë më parë, ndërsa një vrasës frikacak zvarritej për t’i marrë jetën Charlie-t në tokë, unë vë bast se Charlie pa Birin e Zotit duke qëndruar drejt për ta mirëpritur në shtëpi,” tha Donald Trump Jr., i cili e përshkroi Kirk si një vëlla të vogël.

    “Trashëgimia e tij duhet të jetë se kur ata i morën jetën, një milion Charlies të tjerë u ngritën për të mbushur boshllëkun,” vazhdoi Trump Jr.
    Zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, dha tonin më luftarak, duke u zotuar të shkatërrojë “armiqtë” dhe të “mbizotërojë mbi forcat e ligësisë dhe të së keqes.”
    Miller tha se administrata Trump do të “shfrytëzojë gjithë zemërimin që kemi për fushatën e organizuar që çoi në këtë atentat, për të shkulur dhe shkatërruar këto rrjete terroriste.”
    “Ne qëndrojmë për atë që është e mirë, ajo që është virtyt, ajo që është e lavdërueshme. Dhe për ata që përpiqen të nxisin dhunë kundër nesh, ata që përpiqen të ndezin urrejtje kundër nesh, çfarë keni? Nuk keni asgjë,” tha ai me forcë.Publiku i madh në përkujtimin e së dielës u tregua më i ndjeshëm ndaj mesazheve frymëzuese për misionin dhe lëvizjen e Kirk — megjithëse disa nga retorikat e zjarrta të Miller dhe aktivistit të djathtë Jack Posobiec u pritën gjithashtu me brohoritje.
    Kirk përshkruhet si ‘martir’ ndërsa besimi i tij nderohet
    Kirk u përshkrua nga disa folës si një martir, një njeri që vdiq duke bërë punën e jetës së tij dhe mesazhi i të cilit do të jetojë shumë pas vdekjes.
    Mesazhi theksoi besimin e thellë të krishterë të Kirk që përshkonte mesazhin politik që ai predikonte si drejtues i Turning Point USA, ndërsa udhëtonte nëpër kampuset universitare të vendit.
    “Kur pret një martir, fuqia e tij rritet. Dhe këtë po e shohim,” tha podkasteri i djathtë Benny Johnson. “Fuqia e martirizimit — kjo është mënyra se si Zoti dhe Krishti gjithmonë e përhapin mbretërinë e tyre, dhe këtë po bën tani me Charlie Kirk.”

    Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e përshkroi Kirk si “një luftëtar për vendin, një luftëtar për Krishtin,” duke thënë se aktivisti konservator “vdiq ashtu siç jetoi, duke thënë të vërtetën.”
    Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., kujtoi “përkushtimin e Kirk ndaj Zotit të tij” dhe e krahasoi jetën e aktivistit të vrarë me atë të Jezu Krishtit.
    “Krishti vdiq 33 vjeç, por ndryshoi drejtimin e historisë,” tha Kennedy. “Charlie vdiq 31 vjeç. Edhe ai tani ka ndryshuar drejtimin e historisë.”
    Përkujtimi bashkoi establishmentin MAGA — dhe solli bashkë Trump-in me Musk-un
    Përkujtimi i Kirk ishte një mbledhje e figurave të rëndësishme të administratës së dytë Trump, të kaluar dhe të tanishme — përfshirë Elon Musk, ish-shefin e Departamentit të Efiçiencës Qeveritare, i cili ka pasur mosmarrëveshje me Trump muajt e fundit.
    Para fjalimit të presidentit, Trump dhe Musk u panë ulur pranë njëri-tjetrit në suitën e presidentit, bashkë me CEO-n e UFC, Dana White. Gjatë fjalimit të Hegseth, Trump u afrua dhe i tha diçka Musk-ut, ndërsa të dy bënin gjeste dhe miliarderi i teknologjisë pohonte vazhdimisht me kokë.
    Ribashkimi i Trump dhe dikur “shokut të parë” të tij duket se ishte hera e parë që dyshja shfaqeshin publikisht së bashku pas momentit kur presidenti e nderoi Musk-un në përfundim të shërbimit të tij qeveritar me DOGE, në maj. Më pas ata patën një përplasje të bujshme në rrjetet sociale për shkak të mosmarrëveshjeve mbi projektligjin e agjendës politike të presidentit dhe kërcënimeve të Musk për të nisur një parti të re politike.

    Kirk kishte luajtur rolin e ndërmjetësuesit mes Musk dhe Trump pas konfliktit të tyre. Ai kishte mbajtur kontakt me Musk-un, shpesh duke i dërguar mesazhe, përfshirë edhe për t’i thënë se retorika e tij negative për projektligjin do të dëmtonte agjendën e përgjithshme të Trump, tha një burim për CNN. Sipas burimit, Musk tregonte receptivitet ndaj Kirk dhe komenteve të tij.
    Musk postoi një foto në X të ribashkimit të tij me Trump, me mbishkrimin: “Për Charlie.”
    Në fjalimin e tij, Trump përmendi të gjithë personalitetet VIP që ishin mbledhur në Arizona për përkujtim, përfshirë zëvendëspresidentin, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe një numër senatorësh republikanë. Ai vlerësoi aftësinë e Kirk për të tërhequr turma të mëdha.
    “Kjo është si një ringjallje e vjetër, apo jo?” tha Trump.

    Top Channel

  • Gruaja e Charlie Kirk ngre në këmbë stadiumin në Arizona: E fal autorin që qëlloi mbi bashkëshortin tim

    Gruaja e Charlie Kirk ngre në këmbë stadiumin në Arizona: E fal autorin që qëlloi mbi bashkëshortin tim

    E prekur thellë gjatë ceremonisë përkujtimore, Erika Kirk tha se fal burrin që dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, duke marrë një ovacion në këmbë nga turma.

    “E fal,” tha ajo, në atë që u konsiderua momenti më i fuqishëm i ceremonisë.
    Ajo citoi fjalët e Jezusit në kryq: “Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç’bëjnë.”
    Ishte një deklaratë që jehoi në stadium, duke ngritur në këmbë turmën prej dhjetëra mijëra njerëzish.
    “E fal sepse kjo është ajo që bëri Krishti,” shtoi ajo, pa përmendur me emër të dyshuarin, Tyler Robinson. “Përgjigjja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja.”
    Ajo tha se misioni i bashkëshortit të saj kishte qenë të shpëtonte të rinjtë nga jeta e zbrazët, “e mbushur me mllef, zemërim dhe urrejtje.”
    “Ai donte të shpëtonte të rinj, njësoj si ai që i mori jetën,” tha ajo, me zërin që i dridhej.
    Erika Kirk tha se ishte e nderuar të emërohej drejtuese e re ekzekutive (CEO) e organizatës që bashkëshorti i saj, Charlie Kirk, themeloi, Turning Point USA, duke premtuar hapjen e mijëra degëve të reja dhe vazhdimin e aktiviteteve universitare që Kirk kishte zhvilluar.
    “Bota ka nevojë për Turning Point USA,” tha Erika Kirk. “Ka nevojë për një grup që do t’i largojë të rinjtë nga rruga e mjerimit dhe mëkatit. Ka nevojë për diçka që do t’i shpëtojë njerëzit nga ferri i kësaj bote dhe i botës tjetër. Ka nevojë për të rinj të drejtuar drejt së vërtetës dhe bukurisë, dhe unë ju premtoj sot se çdo pjesë e punës sonë do të bëhet më e madhe.”
    “Charlie dhe unë ishim të bashkuar në një qëllim. Pasioni i tij ishte pasioni im, dhe tani misioni i tij është misioni im,” shtoi ajo. “Gjithçka që Turning Point USA ndërtoi përmes vizionit dhe punës së palodhur të Charlie-t, ne do ta bëjmë dhjetëfish më të madhe përmes fuqisë së kujtimit të tij.”
    Erika Kirk tha se burri i saj “vdiq me punë të papërfunduar, por jo me mision të lënë përgjysmë,” duke theksuar se kauza e tij më e madhe ishte ringjallja e familjes amerikane.
    Ajo u bëri thirrje burrave që po ndiqnin ceremoninë të “pranonin sfidën e Charlie-t dhe të përqafonin burrërinë e vërtetë,” duke dashur dhe mbrojtur familjet e tyre.
    “Gruaja juaj nuk është shërbëtorja juaj. Gruaja juaj nuk është e punësuara juaj. Gruaja juaj nuk është skllavja juaj. Ajo është ndihmësja juaj. Ju nuk jeni rivalë,” tha ajo. “Ju jeni një trup i vetëm, që punoni bashkë për lavdinë e Zotit.”

    Top Channel

  • “Ai kishte buzëqeshjen e Mona Lizës”, bashkëshortja e të ndjerit Charlie Kirk prek me fjalët e saj

    “Ai kishte buzëqeshjen e Mona Lizës”, bashkëshortja e të ndjerit Charlie Kirk prek me fjalët e saj

    Erika Kirk, e veja e aktivistit konservator Charlie Kirk, përshkroi momentin e dhimbshëm kur pa trupin e bashkëshortit të saj pas vrasjes në një universitet në Utah.

    “Charlie kishte fytyrën e një të vdekuri të lumtur,” tha ajo për New York Times, duke shtuar se ai kishte një gjysmë buzëqeshje “si Mona Lisa”, sikur “Jezusi ta kishte shpëtuar.”
    Pavarësisht këshillës së sherifit lokal për të mos parë trupin, Erika këmbënguli ta shihte për herë të fundit.
    “Sytë e tij ishin gjysmë të hapur,” tha ajo, duke e cilësuar momentin si një dëshmi të paqes shpirtërore me të cilën Charlie u nda nga jeta.
    Charlie Kirk, themelues i lëvizjes Turning Point USA, u vra me armë zjarri në një incident të rëndë që ka tronditur opinionin publik konservator në SHBA.
    Mijëra mbështetës morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Glendale, ku folën edhe figura të rëndësishme të administratës Trump.

    Top Channel

  • “Refuzoi të vishte jelekun antiplumb!”, pak para funeralit, e veja e Charlie Kirk rrëfen detajet tronditëse

    “Refuzoi të vishte jelekun antiplumb!”, pak para funeralit, e veja e Charlie Kirk rrëfen detajet tronditëse

    Charlie Kirk refuzoi të vishte një jelek antiplumb ditën që u vra. E veja e tij, Erika Kirk, e zbuloi këtë për New York Times disa orë pas funeralit të aktivistit.
    Aktivisti gjithashtu kishte refuzuar sugjerimin e një miku për të folur në Utah pas xhamit antiplumb, duke thënë se kishte besim në ekipin e tij dhe se do të kishte siguri në universitet.

    E veja e Kirkut, Erika, foli për mbrëmjen para aksidentit fatal në një intervistë me Neë York Times.

    “Unë vërtet besoj se ky ishte plani i Zotit. Është kaq i qartë”, shtoi ajo, duke komentuar vdekjen e burrit të saj. Erika duhej të shoqëronte Charlie Kirk në Utah, por nëna e tij duhej t’i nënshtrohej trajtimit mjekësor po atë ditë. Kështu që çifti vendosi që e veja të mos merrte pjesë në ngjarjen në Utah dhe të vazhdonte udhëtimin me Charlie-n e saj në takimin e tij të radhës në Universitetin Shtetëror të Kolorados.

    Erika Kirk rrëfen ditët e saj të fundit pas vdekjes së burrit të saj. Ajo tregon se ende nuk ka qenë në gjendje të lajë peshqirët që aktivisti kishte përdorur për dushin e tij të fundit dhe se nuk mund të hyjë në dhomën e tyre të gjumit.
    Disa orë para funeralit, e veja pranon gjithashtu se mban veshur varësen e njollosur me gjak që aktivisti mbante veshur kur u qëllua me armë.

  • Trashëgimia e Charlie dhe Erika Kirk/ Një thirrje beteje për vlerat

    Trashëgimia e Charlie dhe Erika Kirk/ Një thirrje beteje për vlerat

    Nga Lindita Komani:

    Charlie Kirk u vra, por kush ka parë të paktën një nga filmimet e debatave nëpër kampuset universitare amerikane, mund ta kuptojë mirë që ajo që ndodhi ishte që vranë Charlie Kirk, por jo Charlie Kirk brenda të rinjve dhe të rriturve që ishin tashmë ndjekës të tij.

    “Turning point” ka mbirë tashmë si farë, sepse njeriu ka aftësinë të kthehet dhe të rimëkëmbet, të ketë një “turning point” në jetë, duke dëgjuar dhe duke mos u radikalizuar, duke dashur Zotin dhe të afërmin, duke zgjedhur bashkimin përballë përçarjes.

    Charlie Kirk ishte deri dje një njeri me të ardhme të ndritur përpara. Nga sot unë mendoj që modeli që ai ngriti është e ardhmja. Pjesë e këtij modeli është edhe e shoqja e tij, Erika.

    Me Erikën, Charlie krijoi jo vetëm një familje të shëndetshme dhe të lumtur, por dëshmoi që kjo lloj familjeje është e mundur, edhe për të rinjtë, në mes të çmendurisë kolektive të shekullit të 21-të, kur prej tyre, si pjesë e një eksperimenti të pamëshirshëm psikosocial global, ose më mirë një lufte të fshehtë-të hapur mbi njeriun, pritet që ta kenë humbur krejtësisht arsyen, marrëdhënien me Zotin dhe familjen, të jenë qenie të vogla, egoiste, narciziste, të paqëndrueshme, të vetmuara, të izoluara, urrejtës ndaj kujtdo që mendon ndryshe nga ata.

    Charlie dhe Erika krijuan një shembull publik të çiftit të krishterë, të cilët me Zotin në zemër e me ta, ishin të dashur, miq, familje për njëri-tjetrin dhe fëmijët dhe frymëzues për miliona të rinj të tjerë, që një jetë në Krishtin fal lumturi, siguri, mbrojtje.

    Ky shembull ishte ndryshe nga ai i shumë personazheve të rrjeteve sociale, të cilët ekspozojnë jetën familjare për të siguruar fitime të drejtpërdrejta përmes marketizimit të saj.

    Çifti Charlie – Erika ishte një çift që po punonte për të ardhmen, të tyren ndoshta në politikën e lartë, por njëkohësisht edhe për një shoqëri më të mirë, më pranuese, në shenjën e Krishtit. Kjo e fundit i jepte këtij çifti dhe familjeje të re hirin e misionarëve, të cilët mund t’i njohim edhe nga angazhimi i tyre në terren edhe këtu në Shqipëri.

    Po sa njerëz arritën të frymëzoheshin nga puna e misionarëve amerikanë, që synonin përhapjen e një mënyre jetese që përngjante deri diku me atë të familjeve shqiptare që dolën nga komunizmi, por që vendoste Krishtin në qendër dhe jetën e virtytshme nuk e lidhte me “Nënën Parti” dhe diktatorin e radhës, por me Shpëtimtarin e njerëzimit? Për 35 vjet tranzicion, në mënyrë konstante dhe të egër, kjo përpjekje misionare u zhurmua nga një përpjekje tjetër, e cila ishte zhvlerësuese e çdo vlere që jo vetëm ne, por edhe vetë amerikanët, mund të kishin për jetën familjare, rritjen e fëmijëve dhe virtytet mbi të cilat një njeri mund të ndërtonte jetën.

    Ne njohëm jo Amerikën e besimit, por Amerikën e zhbërjes së tij, që vinte në qendër individin, vazhdimisht në përpjekje për një lumturi që nuk u kuptua kurrë sesi duhet të ishte, por që vazhdimisht transformohej sipas një agjende të majtë globaliste, një agjendë që e radikalizoi Amerikën duke ia kthyer qytetarët kundër njëri-tjetrit.

    Tridhjetepesë vjet pas rënies së komunizmit, e ndoshta për shqiptarët që nuk kanë kontakt me Amerikën e besimit, me rastin e vrasjes së Charlie Kirk, për herë të parë u kuptua që ekziston një Amerikë më e madhe dhe shumë ndryshe nga ajo që kemi njohur. Prandaj, misioni i pambyllur i Charlie-t për ungjillizim, dialog dhe çradikalizim politik, për të qenë një burrë dhe baba i mirë dhe kushtrimi i Erikës si grua ideale, tani e ve, nënë e dhimbsur e fëmijëve dhe mikeshë e ngushtë po jehojnë vërtet nëpër botë si një thirrje beteje.