Tag: ergys

  • “Ju mungojnë 300 mijë vota, 10 fishuat humbjen”/ Mërtiri debat me Nokën për rezultatin e 11 majit

    “Ju mungojnë 300 mijë vota, 10 fishuat humbjen”/ Mërtiri debat me Nokën për rezultatin e 11 majit

    Analisti Ergys Mërtiri dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit”  për përmsasat e humbjes së PD-së më 11 maj. Ndërsa Mërtiri i tha se opozita ka humbur 300 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, duke dhjetëfishuar humbjen, Noka tha se kur bëhet fjalë për farsë shifrat i cakton “autokrati”.
    Debati
    Noka: Më thoni një gjë. Ti më thuaj a ishin zgjedhje të lira dhe demokratike, edhe ti Ergys?
    Mërtiri: Për mua këtu nuk ka patur ndonjëherë zgjedhje të lira dhe demokratike. Por problemi qëndron këtu. Ti thua u vodhën. Kështu ka qenë përherë. Niveli më i lartë ku është gjeneruar vjedhja e votës ka qenë viti 2021. Janë dhënë shtëpi për tërmetin dhe pandeminë. Dhe prapë diferenca që patët ju me LSI ishte vetëm 2 për qind, sot është 20 për qind. Juve ju mungojnë 300 mijë vota. Dakord ju vodhi ai, ai mund të ketë vjedhur 50-100 mijë, por 200 mijë të tjerat ku i çuat? Diferenca juaj ishte 30 mijë vota. Keni 10 fishuar humbjen. Këtu duhet të jepni llogari ju. Dakord Rama i vodhi dhe sigurisht duhet bërë hataja për t’i mbrojtur ato vota, sepse demokracia te vota mbahet, por ju duhet të jepni llogari për humbjen, sepse keni pjesën tuaj të fajit që nuk fituat. Ka edhe një gjë tjetër, se me këtë logjikë që ke ti, po u përcjell një mesazh të keq njerëzve që me Ramën nuk fitohet kurrë.
    Noka: Pa disktutim që me Ramën nuk fitohet kurrë.
    Mërtiri: Po atëherë çfarë na mbetet ne? Të marrim dhe të ikim të gjithë.
    Noka: Ta them unë se çfarë mbetet. Ajo që tha Ylli.
    Mërtiri: Tani më thuaj këtë ti mua, këto 300 mijë votat…
    Noka: Ergys të falënderoj për parantezën. Je i madh. Thua ja po pranojmë 100 mijë, 150 mijë. Kur bëhet fjalë për farsë shifrat i cakton autokrati.
    Haxhiu: Na shpjego farsën.
    Noka: A e mbani mund që u ul ai në Vlorë dhe shkroi 83. Tani më gjeni një lider politik në botë që ka përcaktuar shifrën në kokë të rezultatit. Ai di ushtrinë. Ka bërë mekanizmin e të gjithë farsës se këtu kaq do të blihen, kaq do të shantazhohen dhe kaq do të tjetërsohen me trenin bullgar dhe eci. Edi Rama është trembur, është bërë pishman me këtë që po i kthehet kundër se ai mund të thoshte 95 dhe i gjithë mekanizmi kriminal i tij do të nxirrte 95.
    Mërtiri: Më thuaj sa vota ka inxhinieruar ai në 2021, shtoji edhe 300 mijë tani dhe më thua që 400-500 mijë shqiptarë shesin votën? Ky vend pra meriton Enver Hoxhën, jo Edi Ramën.

  • U kap me kokainë/ Lirohet nga qelia Ergys Isufi, kandidati i “Shqipëria Bëhet” u ndalua një ditë më parë

    U kap me kokainë/ Lirohet nga qelia Ergys Isufi, kandidati i “Shqipëria Bëhet” u ndalua një ditë më parë

    U lirua nga policia kandidati për deputet i “Nismës Shqipëria Bëhet” i arrestuar një ditë më parë pasi u kap me kokainë.

    Top Channel mëson se Ergys Isufi, u lirua nga ambientet e Policisë së Sarandës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, por në mungesë të një deklarate zyrtare për ndalimin e tij nuk dihet të jetë ngritur apo jo ndonjë akuzë për të.
    Që nga dita e djeshme, kandidati i Adratik Lapajt në listë të hapur për zgjedhjet parlamentare, nuk do të jetë më pjesë e kësaj forcë. Adriatik Lapaj, drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” njoftoi largimin e tij nga koalicioni. Lapaj tha se kandidati i arrestuar nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.
    Megjithatë, vetëm pak ditë më parë, në prezantimin që koalicioni i bënte këtij kandidati, vlerësohej figura e Ergys Isufit, teksa thuhej se është inxhinier elektrik me eksperiencë në menaxhimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjetike brenda dhe jashtë vendit.
    Ergys Isufaj u ndalua një ditë më parë nga policia teksa udhëtonte së bashku me një person tjetër të mitur, nga Saranda drejt Borshit aty ku edhe do të kishte një miting elektoral dhe më tej do të nisej në Tiranë për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbante sot “Nisma Shqipëria Bëhet”.
    Gjatë kontrollit kandidatit iu gjet doza e kokainës që burimet thonë se dyshohet ta kishte për përdorim vetjak. Gjatë kontrollit, Isufi fillimisht ka tentuar të largohet, por është ndaluar dhe neutralizuar nga uniformat blu.
    Gjatë ditës së djeshme u ushtruan kontrolle edhe në banesën e Ergys Isufit, por nuk i gjetur asgjë e jashtëligjshme.

    Top Channel

  • U kap me kokainë, në pranga Ergys Isufi, kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë, tentoi t’i ikë policisë, ja…

    U kap me kokainë, në pranga Ergys Isufi, kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë, tentoi t’i ikë policisë, ja…

    Vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Vlorës, Ergys Isufi, është ndaluar nga policia. Kandidatit të Adriatik Lapajt iu gjet një dozë kokainë me vete, që burimet thonë se dyshohet ta kishte për përdorim vetjak. Ai u ndalua nga policia teksa udhëtonte së bashku me një person tjetër të mitur nga Saranda drejt Borshit aty ku edhe do të kishte një miting elektoral dhe më tej do të nisej në Tiranë për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbajë nesër Nisma Shqipëria Bëhet. Gjatë kontrollit, Isufi fillimisht ka tentuar të largohet me vrap, por është ndaluar dhe neutralizuar nga uniformat blu. Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të qëndrojë në Komisariatin e Sarandës ku ka dhënë edhe deklarimin e tij.
    Vetë shtabi elektoral e cilësoi inskenim për të dëmtuar këtë forcë politike në kushtet kur sipas tyre, sondazhet e nxjerrin “forcë të parë në qytet”. Burime pranë shtabit thonë se ngjarja mund të jetë stisur nga dy persona që kandidati takoi në Sarandë vetëm pak para se të ndalohej në Borsh. Këta persona dyshohet t’i kenë dhënë edhe lëndën narkotike për përdorim personal. Ndalimi i kandidatit të Lapaj është ironizuar edhe nga ministri për marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla që tha se tashmë do të gjendet justifikimi i organizimit të qëllimtë. “Se mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht. Se një armik do ta gjesh ti tani, siç të ka mësuar baba bufi”, tha Balla. Burime nga policia thonë se janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e Ergys Isufit, por nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme.

  • “Po kjo ç’është o Tiku?”,  Balla thumbon pas arrestimit të Ergys Isufit me kokainë: Mos është dorë e brendshme?

    “Po kjo ç’është o Tiku?”, Balla thumbon pas arrestimit të Ergys Isufit me kokainë: Mos është dorë e brendshme?

    Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi u kap ditën e sotme me kokainë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar duke thënë: ‘Mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht’.
    ‘Mirë prindër, familjarë e krushq kandidatë, po kjo ç’është o Tiku?! Se mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht. Se një armik do ta gjesh ti tani, siç të ka mësuar baba bufi’, tha ai.

  • Iu gjet 1 dozë kokainë, në pranga Ergys Isufi, kandidat i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

    Iu gjet 1 dozë kokainë, në pranga Ergys Isufi, kandidat i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

    Ergys Isufi

    VLORË- Kandidati për deputet i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Ergys Isufi është vendosur në pranga pasi iu gjet me vete një dozë kokainë. Sipas të dhënave të deritanishme, raportohet se gjatë kontrollit, në momentin që i është zbuluar lënda narkotike, Isufi ka tentuar që të arratiset, por është neutralizuar në kohë nga Policia. 
    Aktualisht, Policia po ushtron kontrolle edhe në banesën e tij në Sarandë. Megjithatë, Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Isufit. 
    Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” lidhur me arrestimin e kandidatit të tyre.
    vijon…

  • U kap me kokainë/ Në pranga Ergys Isufi, kandidat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kontrolle në banesë

    U kap me kokainë/ Në pranga Ergys Isufi, kandidat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kontrolle në banesë

    Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi.
    Burime bëjnë me dije se Isufi është kapur me kokainë.
    Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë. Aktualisht, burimet bëjnë me dije se policia ka bastisur banesën e tij në Sarandë për kontroll.

  • Ergys Isufi – Kandidat për deputet i Shqipëria Bëhet në Qarkun Vlorë – VIDEO

    Ergys Isufi – Kandidat për deputet i Shqipëria Bëhet në Qarkun Vlorë – VIDEO

    Ergys Isufi – Kandidat për deputet i Shqipëria Bëhet në Qarkun Vlorë
     
    Në zgjedhjet që po afrojnë, qytetarët e qarkut Vlorë kanë mundësinë të mbështesin një figurë të re, të përgatitur dhe me një profil të fuqishëm profesional: Ergys Isufi, kandidat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
     

    Kush është Ergys Isufi?
     
    Ergys Isufi është një inxhinier elektrik me përvojë të gjatë dhe të suksesshme në menaxhimin e projekteve madhore infrastrukturore dhe energjetike, si në Shqipëri, ashtu edhe në disa prej vendeve më të zhvilluara të Europës. Ai është një profesionist që vjen nga fusha reale e punës, jo nga burokracia, dhe që ka ndërtuar karrierën mbi meritokraci, integritet dhe përkushtim ndaj rezultateve.
     

     
    Në Suedi, ai ka qenë një nga drejtuesit e iniciativave inovative për transportin detar elektrik, një projekt që është pjesë e tranzicionit drejt energjisë së pastër dhe reduktimit të ndotjes. Ky kontribut e vendos atë në radhët e atyre shqiptarëve që jo vetëm kanë përfaqësuar denjësisht vendin jashtë kufijve, por që janë të gatshëm të rikthejnë dijet dhe përvojën për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.
     
    Pse Ergys Isufi për Qarkun Vlorë?
     
    Vlora është një nga qarqet më të pasura në burime natyrore, potencial turistik dhe energjetik. Por, prej vitesh, kjo pasuri nuk është shfrytëzuar me vizion dhe nuk ka sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e saj. Ergys Isufi vjen me një plan të qartë për zhvillim të qëndrueshëm dhe modernizim të shërbimeve publike, infrastrukturës dhe energjisë në rajon.
    Ai është i orientuar drejt efikasitetit, zgjidhjeve konkrete dhe bashkëpunimit me komunitetin. Kandidatura e tij është një thirrje për të ndërtuar ura midis dijes dhe politikës, midis përvojës teknike dhe nevojave reale të qytetarëve.
     
    Çfarë përfaqëson Ergys Isufi?
     

    Profesionalizëm – Ai vjen nga sektori i inxhinierisë dhe energjisë, me një CV të mbushur me projekte reale dhe të suksesshme.
    Zgjidhje konkrete – Jo premtime boshe, por plane që mund të realizohen me dije, përvojë dhe vullnet.
    Integritet – Një njeri i ndershëm, që nuk ka lidhje me korrupsionin dhe klientelizmin politik.
    Angazhim qytetar – Gati për të qenë zëri i qytetarëve të Vlorës në çdo nivel vendimmarrjeje.

    Shqipëria Bëhet me njerëz si Ergys Isufi
     
    Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka zgjedhur të investojë te figurat e reja, te profesionistët me përvojë ndërkombëtare që duan të kthejnë vlerën e tyre në shërbim të vendit. Ergys Isufi është një shembull i gjallë i këtij vizioni: një kandidat që e njeh mirë botën moderne, por që nuk ka harruar kurrë rrënjët dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit të tij.
    Nëse jeni banor i qarkut Vlorë dhe dëshironi një përfaqësim dinjitoz, teknik dhe të ndershëm, mbështeteni Ergys Isufin – një zë ndryshe në politikën shqiptare, një zë që flet me dije dhe vepron me përgjegjësi.
     
     
     Voto Ergys Isufi – për një Vlorë që bëhet, për një Shqipëri që ecën përpara!
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb
     
     

  • Epopeja e 5 drejtorëve “Balluk”, Ergys Verdho i Hekurudhës batërdi me tenderat, ja njollat e tij të zeza te KESH e…

    Epopeja e 5 drejtorëve “Balluk”, Ergys Verdho i Hekurudhës batërdi me tenderat, ja njollat e tij të zeza te KESH e…

    Pas drejtorëve, Blendian Dalipaj i energjisë, Klevis Jahaj i ujësjellësit, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli i rrugëve të cilët dyshohet se kanë shfrytëzuar pozitën e tyre për të përfituar miliona euro përmes kompanive familjare dhe për të favorizuar në tendera miqtë, në skenën e pasurive dhe korrupsionit, del dhe besniku i Belindës, Ergys Verdho. Ditën që SPAK dhe Gjykata e Posaçme arrestuan Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, Evis Berberi, për korrupsion me tenderët e për pastrim parash, kryeministri Edi Rama e hoqi nga KESH Ergys Verdhon dhe emëroi Drejtor të Hekurudhës. Referuar 3 kallëzimeve penale për të e dhjetëra denoncime, Verdho mban mbi supe batërdinë me tenderët gjatë 3 viteve 2018 -2021 kur ishte Drejtor i Rrugëve dhe gjatë 2 viteve e gjysmë drejtor i KESH.
    Vetëm në një kallëzim penal të bërë në muajin tetor 2020, SPAK ka prova për 130 milionë Euro abuzime me tenderët e rrugëve. Ndërsa sipas raportit të KLSH, Ergys Verdho i ka shkaktuar 620 milionë Euro dëme shtetit, deri në muajin maj 2021 kur ishte Drejtor i Rrugëve, por edhe me gjithë këto skandale ai u emërua drejtor i KESH. Edhe për periudhën maj 2021-mars 2024 te KESH, Ergys Verdho është kallëzuar në SPAK, për 380 milionë Euro vjedhje me tenderët e blerjes së energjisë shtrenjtë në bursë dhe shitje lirë të saj. Kallëzim tjetër në SPAK, është afera me 2 anijet e sjella nga Bangladeshi në Vlorë; të cilat megjithëse nuk janë vënë në punë, kanë marrë lekë nga buxheti i shtetit. Në emër të tyre, ai bërë dhe tenderin fiktiv 100 milionë Euro për gjoja furnizim me karburant.
    Pronat e fshehura
    Verdho dyshohet se fsheh edhe pasurinë. Në deklaratën fillestare të besnikut të Ballukut që daton në vitin 2018 përshkruan një apartament të cilin ia ka dhuruar i vëllai në 2012 dhe e ka shitur në vitin 2015. Gjithashtu ka deklaruar një apartament në Vlorë në vlerë 54 mijë euro. Më tej në ILDKPKI, Ergys Verdho ka përfshirë edhe një dyqan, gjithashtu të dhuruar nga i vëllai në vitin 2012. Pra sipas deklaratës së pasurisë në Tiranë, Ergys Verdho jeton me qira dhe nuk ka banesë në emër të tij. Por gazetarët investigativ të emisionit Vetting kanë zbuluar një banesë që figuron në emër të Ergys Verdho e cila nuk është e deklaruar në ILDKPKI të paktën në këto vite 2018, 2019, 2020. Në faturë drejtori ka në emër të tij kontratën e lidhur nga OSHE rrjedhimisht ngre dyshime të forta se Ergys Verdho këtë shtëpi nuk e ka deklaruar dhe me enigmë mbetet burimi i të ardhurave që mund të jetë blerë kjo banesë.
    Një tjetër detaj i rëndësishëm bije në sy në këtë faturë energjetike, pasi Verdho paguan një faturë që nuk përputhet fuqia e instaluar me automatin e banesës, pasi ai praktikisht po paguan si abonent, por që duhet të paguaj më shumë kjo sipas ekspertëve përbën anomali. Sipas ekspertit të energjetikës Azmer Duleviç: “Mesa shoh kjo është një faturë familjare kapaciteti 25 amper, por në faturën tjetër që po shoh shikoj që fuqia e instaluar është 9 KË gjë që nuk përkon pra nga ana teknike kush do qoftë ky abonent. Paguan me çmimin sa paguan një familjare. Por me ketë fuqi 9 kW nuk duhet të kishte rrjet 1 fazor, por duhet 3 fazor. Mua nuk më përputhet fuqia e instaluar me automatit. Unë mendoj se fizikisht nuk do jetë ky automat rryma nuk del kaq rryma del më e madhe. Me këtë automat paguhet më lirë.”
    Shkeljet
    Ergys Verdho u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) në tetor të viti 2018. Por Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, firmosi emërimin e tij në krye të ARRSH në një kohë kur Ergys Verdho figuronte në Qendrën Kombëtare të Biznesit me kompaninë “V & CE Studio”. Në shkelje Verdho ka pranuar detyrën edhe pse dispononte kompani që binte ndesh me pozicionin e punës. Objekti i aktivitetit të Ergys Verdhos rezultonte “vlerësim pasurish të paluajtshme dhe projektim ndërtimesh”. Sipas të dhënave si administrator figuron Ndriçim Allkaj, i cili dispononte asokohe 50% të aksioneve. Referuar të dhënëve zyrtare, shoqëria “V & CE” sh.p.k është regjistruar në QKB konkretisht në 4 nëntor 2019. Sipas të dhënave të ILDKPKI më herët Ergys Verdho rezulton që të jetë emëruar fillimisht zv. Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në Korrik 2018.
    Për periudhën 2018- 2019 Verdho dyshohet se ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, pasi ka qenë aksioner me 50 % të kuotave të kompanisë, ndërkohë që ka pasur poste drejtuese në ARRSH. Kjo pasi Ergys Verdho ka vijuar ta ketë në emër të tij kompaninë deri në nëntor 2019, kohë kur mori emërimin si Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve. Ligji për “Parandalimin e konfliktit të interesave…” ndalon çdo zyrtar të administratës publike, aq më tepër të nivelit të lartë, ku përfshihet edhe zv. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, për të pasur aktivitet privat si “Person fizik” sipas Rregullores për parandalimin e konfliktit te interesave ne ARRSH. Pra Ergys Verdho, qoftë si zëvendës drejtor i ARRSH, por akoma më keq si drejtor i përgjithshëm duke qenë aksioner, ka shkelur ligjin. Për më tepër që objekti i kompanisë dhe ARRSH janë dy drejtëza që takohen me ndërtimin dhe projektimin të rrugëve, godinave apo çdo lloje forme konstruksioni. Sipas avokatit Spartak Ngjela: “Është shkelje administrative deri në ndjekje penale se lejon ligji të gjitha abuzimet kështu janë bërë me kompanitë e tyre, por janë bërë me kompanitë e korrupsionit të miqve të tyre”.
    Por çfarë ndodh me kompaninë “V & CE studio” me aksioner drejtorin e ARRSH?
    Ky subjekt përfiton 2 tendera nga Programi i rindërtimit me objekt rikonstruksion shkolle me vlerë 7 milion e 800 mijë lekë. Në garën e hapur datë 31-12-2020 kanë marr pjesë 12 kompani por subjekti i Ergys Verdhos ka arritur të fitoi bindshëm. Pasi merr këtë tender Ergys Verdho e kupton se nuk duhet të vazhdoj të mbaj aksionet e kësaj kompani duke vendosur t’i shesë kuotën prej 50% që dispononte me një vlerë anormalisht të ulët për vetëm 50 euro. Pas kësaj lëvizje të datës 24.11.2020 tashmë administratori, aksioner me të drejta të plota merr tenderin e radhës nga rindërtimit me vlerë 162 milion lekë. Objekti i kësaj pune publike është studim i projektit për ndërtimin e Rrugës Jorgo Panajoti. Këto tendera kompania “V & CE studio” e Ergys Verdhos , i ka marr në bashkëpunim me subjektin tjetër “Sphaera shpk”.