Tag: ergys

  • SPAK kontrolle në biznese dhe banesë/ Reagon Ergys Agasi: Jam i hapur për hetime!

    SPAK kontrolle në biznese dhe banesë/ Reagon Ergys Agasi: Jam i hapur për hetime!

    Ergys Agasi

    TIRANË- Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi ka bërë reagimin e tij të parë pas lajmit se bizneset dhe banesa e tij është kontrolluar nga SPAK. Në një prononcim për “CNA”, Agasi u shpreh se është i hapur për hetime nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po ashtu, shtoi se është vënë në dispozicion të drejtësisë.
    “E kam thënë që në krye të herës. Jam i hapur për çdo lloj hetimi dhe vihem në dispozicion të organeve të drejtësisë. Sot është ushtruar kontroll në një nga aktivitetet e mia, të blera pak kohë më parë, që është përfshirë në një hetim penal nga SPAK. Siç e theksova, jam i hapur për çdo lloj hetimi,”-reagoi Agasi.
    Ndërkohë nga ana e SPAK, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar nga SPAK. Po ashtu, nuk dihet se përse akuzohet Agasi. Ndërkohë burime jo zyrtare në media të tjera raportojnë se ka pasur edhe urdhër-arreste të prera nga SPAK, por nuk dihet me saktësi nëse kanë arrestuar apo jo, Ergys Agasin apo persona të tjerë./ZËRI

  • ‘Rama e bëri Ergys Agasin biznesmen’, gazetari zbulon prapaskenat: Ja si i dha kompanitë kryesore në vend

    ‘Rama e bëri Ergys Agasin biznesmen’, gazetari zbulon prapaskenat: Ja si i dha kompanitë kryesore në vend

    Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndihmuar Ergys Agasin të bëhet biznesmen, duke i dhënë në administrim disa prej kompanive më të rëndësishme në Shqipëri.
    Sipas Kokës, Ergys Agasi ka qenë i afërt me Partinë Socialiste falë kontributit të babait të tij, Bardhyl Agaçi, por më pas është afruar nga Lefter Koka dhe ka nisur të ndërtojë karrierën e tij. Koka theksoi se Agasi u bë një figurë kyçe në organizimin e grupeve kriminale, duke marrë këtë rol pas goditjes së ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, dhe shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA.
    Sipas Kokës, Edi Rama e “shkëputi” Agasin nga detyrimet shtetërore dhe e transformoi në biznesmen, duke i mundësuar të marrë nën administrim katër kompani të rëndësishme, të cilat më parë nuk kishin qarkullim financiar. Ndër to përmenden “E.A Solution”, “E.A Tabacco” (ish-DS e Durrësit) dhe 30% e aksioneve në “Dinamo City”, një projekt i lidhur edhe me akademinë e Manchester City-t, i promovuar nga kryeministri Rama.
    Koka theksoi gjithashtu se Agasi ka ndikim të madh në Kadastrën e Durrësit, një institucion kyç për pronat dhe zhvillimet në portin e Durrësit. Ai e përshkroi Agasin si një figurë me pushtet të konsiderueshëm në fusha të ndryshme, duke përfshirë biznesin, sportin dhe teknologjinë.
    Fjala e plotë e Kokës: 
    Egrys Agasi ka qenë e para e punës është çuni i babës së vetë. Është Bardhyl Agaçi një figure të nderuar. Si më thënë ka vënë kontribut në PS dhe më pas u tërhoq nga aktiviteti politik. Më pas Ergys Agasi është afruar nga Lefter Koka i LSI dhe ka qenë drejtues. Edhe më pas nga aty ka filluar të bëjë karrierën e vetë siç bëjnë këto personazhet çuditshme të heshtur. Momenti i Ergys Agasit erdhi pasi u godit Vangjush Dako.
    Punën që bën sot Agasi atë që thotë me të drejtë Ahmetaj, koordinatorin e grupeve kriminale, për jo vetëm të Durrësit por z.Ahmetaj flet për koordinatorin e krimit në të gjithë Shqipërinë. Pra në momentin që Dako u godit, duket se Rama edhe me non gratan që Dako morri nga SHBA në 2018. Rama e pa të nevojshme që të vendoste një rend të ri në Durrës dhe po themi që e zhveshi z.Agasi nga detyrimet shtetërore dhe vendosi që ta bëjë atë biznesmen. Pse vendosi ta bëjë biznesmen, sot z.Agasi është një biznesmen i cili ka 4 kompani, të cilët çuditërisht sapo deri në momentin që nuk i kishte në administrim ky ishin kompani që s’kishin asnjë lloj qarkullimi.
    Një kompani që po shikoja tani, menjëherë mbasi doli informacioni për kontrollin e z.Agasit. Open Corporation.al na ofroi menjëherë exctractin e kompanive që ka z.Agasi. Dhe doli E.A solution, E.A tabacco(ish DS e famshme e Durrësit) ku dhe kjo është marrë në 2018. Po ashtu z.Agasi është edhe 30% pronar i Dinamo City-t. Përse po i përmend këto, meqë ra fjala Dinamo City apo afilacioni mes akademisë së Manchester City-t dhe Dinamo City-t është e vetmja nga projektet me të promovuara nga Rama.
    Çuditërisht në Dinamon dikur kishte një pronësi me katër donatorë, tre prej tyre ikën mbeti vetëm Bardhi i cili është pronari i kompanisë Pasçuci në Shqipëri. Dhe krejt papritur zbulojmë se 70% i ka z.Bardhi dhe 30% z.Agasi. Pra që nga 2019 deri më këtej z.Agasi vendosi t’i shkëputë lidhjet nga një zyrtar i thjeshtë i shteti dhe u bë pronari i 4 kompanive kryesore, ku secilat prej tyre janë në pikat kryesore. Është në futboll, në cigaret, është dhe në solution, pra në këto lidhjet teknologjike.
    Pra po të shikoni pushtet i z.Agasit është pushtet maksimal në një prej organeve kryesore të tatimit të bonove në Shqipëri që është Kadastra e Durrësit. Kur themi Kadastra e Durrësit, themi dhe porti i Durrësit, kur themi Dianmo City, themi dhe Manchester City, dhe Dubai dhe Edi Rama.

  • ‘Rama e ka bërë biznesmen me kompanitë me kryesore’/ Koka: Ergys Agasi, koordinator i grupeve kriminale në Shqipëri

    ‘Rama e ka bërë biznesmen me kompanitë me kryesore’/ Koka: Ergys Agasi, koordinator i grupeve kriminale në Shqipëri

    Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në emisionin Task Force në Syri TV me moderatorë Sonila Meçon, theksoi se Edi Rama e ka bërë Ergys Agasin biznesmen, ku sipas tij, i ka dhënë kompanitë më kryesore në vend.

    Koka tha se Ergys Agasi është koordinator i grupeve kriminale në Shqipëri dhe sipas tij kjo ka ndodhur që në kohën kur u godit ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

    “Egrys Agasi ka qenë e para e punës është çuni i babës së vetë. Është Bardhyl Agaçi një figure të nderuar. Si më thënë ka vënë kontribut në PS dhe më pas u tërhoq nga aktiviteti politik. Më pas Ergys Agasi është afruar nga Lefter Koka i LSI dhe ka qenë drejtues. Edhe më pas nga aty ka filluar të bëjë karrierën e vetë siç bëjnë këto personazhet çuditshme të heshtur. Momenti i Ergys Agasit erdhi pasi u godit Vangjush Dako. Punën që bën sot Agasi atë që thotë me të drejtë Ahmetaj, koordinatorin e grupeve kriminale, për jo vetëm të Durrësit por z.Ahmetaj flet për koordinatorin e krimit në të gjithë Shqipërinë. Pra në momentin që Dako u godit, duket se Rama edhe me non gratan që Dako morri nga SHBA në 2018. Rama e pa të nevojshme që të vendoste një rend të ri në Durrës dhe po themi që e zhveshi z.Agasi nga detyrimet shtetërore dhe vendosi që ta bëjë atë biznesmen. Pse vendosi ta bëjë biznesmen, sot z.Agasi është një biznesmen i cili ka 4 kompani, të cilët çuditërisht sapo deri në momentin që nuk i kishte në administrim ky ishin kompani që s’kishin asnjë lloj qarkullimi. Një kompani që po shikoja tani, menjëherë mbasi doli informacioni për kontrollin e z.Agasit. Open Corporation.al na ofroi menjëherë exctractin e kompanive që ka z.Agasi. Dhe doli E.A solution, E.A tabacco(ish DS e famshme e Durrësit) ku dhe kjo është marrë në 2018. Po ashtu z.Agasi është edhe 30% pronar i Dinamo City-t. Përse po i përmend këto, meqë ra fjala Dinamo City apo afilacioni mes akademisë së Manchester City-t dhe Dinamo City-t është e vetmja nga projektet me të promovuara nga Rama. Çuditërisht në Dinamon dikur kishte një pronësi me katër donatorë, tre prej tyre ikën mbeti vetëm Bardhi i cili është pronari i kompanisë Pasçuci në Shqipëri. Dhe krejt papritur zbulojmë se 70% i ka z.Bardhi dhe 30% z.Agasi. Pra që nga 2019 deri më këtej z.Agasi vendosi t’i shkëputë lidhjet nga një zyrtar i thjeshtë i shteti dhe u bë pronari i 4 kompanive kryesore, ku secilat prej tyre janë në pikat kryesore. Është në futboll, në cigaret, është dhe në solution, pra në këto lidhjet teknologjike. Pra po të shikoni pushtet i z.Agasit është pushtet maksimal në një prej organeve kryesore të tatimit të bonove në Shqipëri që është Kadastra e Durrësit. Kur themi Kadastra e Durrësit, themi dhe porti i Durrësit, kur themi Dianmo City, themi dhe Manchester City, dhe Dubai dhe Edi Rama.” tha Koka.

  • Hetimet për kontrabandën e cigareve, SPAK kontrolle edhe në banesën e Ergys Agasit

    Hetimet për kontrabandën e cigareve, SPAK kontrolle edhe në banesën e Ergys Agasit

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ushtruar kontrolle në banesën dhe biznese të biznesmenit Ergys Agasi.
    Hetuesit e BKH, të mbështetur nga efektivë të Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar një vendim gjyqësor të lëshuar nga Gjykata e Posaçme për kontrollin e disa ambienteve në qytetin e Durrësit dhe Tiranës.
    Burime pranë SPAK, konfirmuan për A2 CNN, ndërmarrjen e  kontrolleve për llogari të një hetimi të kësaj strukture.
    Jozytarisht, mësohet se veprimi hetimor lidhet me një procedim penal mbi persona të dyshuar si të përfshirë në kontrabandën e cigareve.
    Gjatë kontrolleve janë sekuestruar akte shkresore dhe pajisje elektronike, të konsideruara nga hetuesit me vlerë për hetimin.

  • BKH e SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e Ergys Agasit, ende s’ka njoftim zyrtar

    BKH e SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e Ergys Agasit, ende s’ka njoftim zyrtar

    Ergys Agasi

    TIRANË- Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë ushtruar kontrolle me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në banesën e ish-kreut të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi. Me urdhër të prokurorit Bledar Maksuti janë ushtruar kontrollë në banesën dhe bizneset e tij në Durrës dhe në Tiranë. Por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar nga SPAK. Po ashtu, nuk dihet se përse akuzohet Agasi.
    Ndërkohë burime jo zyrtare në media të tjera raportojnë se ka pasur edhe urdhër-arreste të prera nga SPAK, por nuk dihet me saktësi nëse kanë arrestuar apo jo, Ergys Agasin apo persona të tjerë.
    Por kush është Ergys Agasi?
    Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i ish-deputetit socialist, Bardhyl Agasi, i cili ka qenë Sekretar i Partisë Socialiste në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Fatos Nano. Edhe pse i ati ka qenë socialist, në skenën politike Ergys Agasi u integrua në asokohe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai ka mbajtur postin e kreut të Inspektoratit të Mjedisit. Pas dorëheqjes, ai u integrua në strukturat e PS-së. Për shumë kohë, emri i tij nuk lakohej derisa u përdor nga disa eksponetë të opozitës.
    Ende deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ishte ndër të parat që ka ngritur akuza publike ndaj Agasit. Madje për këtë të fundit tha se “urdhëroi” arrestimin e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta.
    “Agasi është personi që ka urdhëruar mënyrën e arrestimit të Ilir Metës,”-pretendonte ajo në intervista. 
    Po ashtu, akuza ndaj Agasit ka ngritur edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Gjatë një interviste për Rai3, Ahmetaj pretendonte se Agasi ishte “koordinatori” që drejtonte bandat kriminale dhe i përdorte në favor të maxhorancës për zgjedhje.
    “Rama nuk është vetëm i lidhur me grupet kriminale, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve. Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Rama i takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë.“
    Ndërkohë që ndaj tij, nuk kanë munguar përmendjet as nga kryedemokrati Sali Berisha. Edhe ky i fundit e ka akuzuar Agasin si person të lidhur me bandat që operojnë në Durrës. Deri më tani, për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, Agasi ka zgjedhur që të mos i kthejë kurrë një përgjigje publike. Por kjo nuk e ka ndihmuar që të mos jetë në çdo denoncim të opozitës, sidomos gjatë zgjedhjeve parlamentare të majit./ZËRI

  • Denoncimi në Strasburg/ Berisha akuzon Ergys Agasin si “krahu i drogës” së Ramës: E mban në zyrë si…

    Denoncimi në Strasburg/ Berisha akuzon Ergys Agasin si “krahu i drogës” së Ramës: E mban në zyrë si…

    Edhe kryetari i opozitës, Sali Berisha e ka denoncuar më herët, Ergys Agasin, si  një personazh kyç pranë Partisë Socialiste, që sipas kryedemokratit vepron si koordinatori i kartelit të drogës në shërbim të pushtetit.
    Denoncimet dhe akuzat e Berishës përveç konferencave dhe daljeve publike në media, lideri demokrat i ka bërë edhe në Parlamentin Evropian, përpara eurodeputetëve më 3 qershor të këtij viti.
    Gjatë fjalës së tij në në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane (PPE) në Bruksel, Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë të rëndë, e kapur nga kartelet e drogës.
    ‘Zonja Sekretare e Përgjithshme, ju theksuat përfshirjen e shtetit. Në të vërtetë, nuk ishte vetëm shtet, ishte një narko-shtet. Shqipëria është i pari dhe i vetmi narko-shtet në Europë.
    Ne ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Në zyrën e tij, ai mban një person të quajtur Ergys Agasi, që vepron si koordinatori i kartelit të drogës në shërbim të pushtetit.
    Nuk është një situatë e lehtë, por është një situatë që duhet dhe mund ta luftojmë.
    Ndihma që kërkoj ende nga PPE-ja dhe partitë motra është dërgimi i një misioni verifikues në vendin tim, një mision fakt-mbledhës, që do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet tuaja. Sepse Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge. Dhe gjithashtu, një eksportuese shumë e madhe emigrantësh.
    Një mision fakt-mbledhës nga Partia Popullore Europiane është më se i domosdoshëm. Ne kemi në dispozicion një sasi të jashtëzakonshme dokumentesh që tregojnë si funksionon ky narko-shtet, cilat janë lidhjet e tij me kartelin Sinaloa të Meksikës, me kartelet në Medelin, Bolivi, Peru, Ekuador’, pati deklaruar Berisha në Bruksel para ligjvënësve të PPE.

  • Ahmetaj në RAI 3:  Ergys Agasi, ndërmjetësi i Ramës me grupin e Troplinëve! Bën koordinatorin e i përdor për zgjedhje

    Ahmetaj në RAI 3: Ergys Agasi, ndërmjetësi i Ramës me grupin e Troplinëve! Bën koordinatorin e i përdor për zgjedhje

    Në qershor 2024, Emisioni “Report” në RAI 3 transmetoi pjesën e dytë të dokumentarit për Shqipërinë ku gazetari Giorgio Mottola intervistoi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj i cili ndodhej në Zvicër pas mandatit të arrestit ndërkombëtar. Ky i fundit flet për ergys Agasin, biznesmenin nga Durrësi, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë dhe lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

    Pjese nga intervisa ne Rai 3 

    Në “Report”, ish-krahu i djathtë denoncoi marrëdhëniet mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar

    Vetë Ahmetaj deklaroi se ka qenë i vetmi që ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit, por sipas tij, Edi Rama iu përgjigj se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit.

    “Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë?” – thotë Ahmetaj gjatë një rregjistrimi të fshehtë të bërë nga “Report”.

    Ish-numri “dy” i qeverisë bën akuza të forta edhe për lidhje të Ramës me krimin e organizuar.

    “Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.

    Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” – thotë Ahmetaj.

    Rai 3 thotë se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

    “Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Ahmetaj në rrëfimin për RAI3. ©LAPSI.al

  • SPAK mësyn në banesën e biznesmenit Ergys Agasi, zbarkim kontrolli edhe në bizneset e tij

    SPAK mësyn në banesën e biznesmenit Ergys Agasi, zbarkim kontrolli edhe në bizneset e tij

    Agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Ergys Agasi.
    Sot në mëngjes, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit kanë zbatuar një vendim të gjykatës GJKKO, duke ushtruar kontrolle në banesën dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit.
    Ende nuk dihet me saktësi se për çfarë hetimi bëhet fjalë për çështjen e kontrabandës së cigareve, lidhjen me drejtuesit e klanit “Troplini” apo korrupsionin zgjedhor, por gjatë ditës së sotme BKH është vënë në zbatim të një vendimi gjykate.
     
     

  • BKH kontrolle në banesë dhe bizneset njeriut të Ramës, Ergys Agasi, sekuestron 2 automjete

    BKH kontrolle në banesë dhe bizneset njeriut të Ramës, Ergys Agasi, sekuestron 2 automjete

    Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, sot në mëngjes kanë zbatuar një vendim të gjykatës GJKKO, duke ushtruar kontrolle në banesën dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit.

    “Ora News” ka mësuar se bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, ku agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Ergys Agasi.

    Ende nuk dihet me saktësi se për çfarë hetimi bëhet fjalë për çështjen e kontrabandës së cigareve, lidhjen me drejtuesit e klanit “Troplini” apo korrupsionin zgjedhor, por gjatë ditës së sotme BKH është vënë në zbatim të një vendimi gjykate.

    Ende e paqartë mbeten informacionet për këtë rast për shkak se dhe SPAK po qëndron tepër hermetik.

    Ndërkohë burime jo zyrtare konfirmuan për gazetarin e “Ora News”, Elton Qyno, se në këtë çështje ka pasur dhe urdhër-arreste, por nuk dihet me saktësi nëse kanë arrestuar apo jo, Ergys Agasin apo persona të tjerë. /Elton Qyno, ora news/

  • BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit Ergys Agasi

    BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit Ergys Agasi

    Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, sot në mëngjes kanë zbatuar një vendim të gjykatës GJKKO, duke ushtruar kontrolle në banesën dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit.

    “Ora News” ka mësuar se bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, ku agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Ergys Agasi.

    Ende nuk dihet me saktësi se për çfarë hetimi bëhet fjalë për çështjen e kontrabandës së cigareve, lidhjen me drejtuesit e klanit “Troplini” apo korrupsionin zgjedhor, por gjatë ditës së sotme BKH është vënë në zbatim të një vendimi gjykate.

    Ende e paqartë mbeten informacionet për këtë rast për shkak se dhe SPAK po qëndron tepër hermetik.

    Ndërkohë burime jo zyrtare konfirmuan për gazetarin e “Ora News”, Elton Qyno, se në këtë çështje ka pasur dhe urdhër-arreste, por nuk dihet me saktësi nëse kanë arrestuar apo jo, Ergys Agasin apo persona të tjerë. /Elton Qyno, ora news/