Tag: erërat

  • Video/ Të paktën dy të vdekur nga tajfuni Fung-wong në Filipine, shihni si tundet ura nga erërat e forta

    Video/ Të paktën dy të vdekur nga tajfuni Fung-wong në Filipine, shihni si tundet ura nga erërat e forta

    Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Filipine, ndërsa tajfuni Fung-wong ka goditur rajonet qendrore dhe lindore të vendit, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.

    Pjesë të mëdha të rajonit Bicol kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa stuhia pritet të godasë më vonë Luzonin verior.
    Më shumë se një milion banorë janë larguar nga zonat e rrezikut në provincën Aurora, ku tajfuni pritet të zbarkojë të dielën në mbrëmje. Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë urdhrat e detyrueshëm të evakuimit.
    Sipas autoriteteve meteorologjike, erërat kanë arritur deri në 230 km/h, duke goditur tashmë disa zona të Luzonit, ishulli më i populluar i vendit.
    Alarm i lartë në shumicën e rajoneve
    Shumë zona në Luzon janë vendosur në nivelet e para dhe të dyta më të larta të alarmit, ndërsa kryeqyteti Manila vazhdon të jetë në nivelin 3. Të hënën, shkollat dhe ndërtesat publike do të mbeten të mbyllura në pjesën më të madhe të vendit. Rreth 300 fluturime janë anuluar.
    Një video e qarkulluar në rrjetet sociale tregon urën e varur në qytetin Camaligan, në provincën Camarines Sur, duke u lëkundur nga erërat e forta.

    HAPPENING NOW: Strong Winds Shake Camaligan’s Hanging Bridge.
    Strong gusts from Typhoon Fung-wong (#UwanPH) caused a famous hanging bridge in Camaligan, Camarines Sur, Philippines, to sway dangerously.
    Source: Richard Cecilio, DWIZ 95.1 South Luzon pic.twitter.com/z63SdyWuOd
    — Weather Monitor (@WeatherMonitors) November 9, 2025

    “Valët filluan të rriteshin rreth orës 07:00”, tha Edson Casarino, banor i ishullit Catanduanes, për AFP. “Kur godasin valëpritësin, e ndjej tokën të dridhet. Pikon shi me rrëmbim dhe era dëgjohet fort.”
    Agjencia meteorologjike paralajmëron se Catanduanes mund të goditet drejtpërdrejt nga tajfuni, pasi “syri” i tij është shumë afër zonës.

    UWAN IS COMING. Strong waves smash into the coastline of Dinapigue, Isabela on Sunday (Nov. 9, 2025), as Super Typhoon #UwanPH (Fung-wong) approaches the landmass of Luzon.
    The powerful cyclone is expected to make landfall in Aurora province tonight or early Monday (Nov. 10)… pic.twitter.com/AIjQiwgKPf
    — Philippine News Agency (@pnagovph) November 9, 2025

    Shtëpi të lidhura me litarë dhe kisha të përmbytura
    Të shtunën, disa banorë lidhën shtëpitë e tyre me litarë për t’i mbrojtur nga rrëzimi ose zhvendosja nga erërat e fuqishme.
    Në një video të verifikuar nga AFP, një kishë në qytetin Birac duket e rrethuar nga ujërat, të cilët kanë arritur deri në gjysmën e hyrjes së saj.
    Më në jug, në ishullin Mindanao, përmbytjet e para të lidhura me mbërritjen e Fung-wong shkaktuan vonesa të mëdha në qarkullim.
    Në provincën Sorsogon, në jug të Luzonit, shumë banorë u strehuan në një kishë. “Jam këtu sepse valët pranë shtëpisë sime janë bërë shumë të mëdha. Jetoj pranë bregdetit dhe erërat janë tepër të forta,” tregoi Maxine Dugan.
    Rreziqet e përmbytjeve masive
    Tajfuni pritet të sjellë mbi 200 mm shi, çka mund të shkaktojë përmbytje të përhapura, paralajmëroi zyrtari meteorologjik Benison Estarreja. Ai shtoi se është e mundur që pellgjet kryesore ujëmbledhës në vend të tejmbushen.
    Stuhia mbërrin vetëm pak ditë pas tajfunit Kalmagi, i cili shkaktoi më shumë se 224 të vdekur dhe u përshkrua si tajfuni më vdekjeprurës i vitit, sipas të dhënave të EM-DAT.
    Në provincën Cebu, e cila u godit rëndë nga Kalmagi, operacionet e shpëtimit u ndërprenë të dielën për shkak të afrimit të Fung-wong. “Nuk mund të vëmë në rrezik ekipet tona. Nuk duam që të bëhen viktimat e radhës,” tha Mira Daven, zyrtare rajonale e menaxhimit të emergjencave.
    Filipinet goditen nga rreth 20 stuhi tropikale dhe tajfune çdo vit. Zonat më të varfra janë zakonisht më të prekura. Shkencëtarët paralajmërojnë prej vitesh se ndryshimet klimatike po e bëjnë motin ekstrem më të shpeshtë, më vdekjeprurës dhe më shkatërrues.

    Top Channel

  • Erërat e forta rrëzojnë pemë në Shkodër, ndërhyn Bashkia për normalizimin e situatës

    Erërat e forta rrëzojnë pemë në Shkodër, ndërhyn Bashkia për normalizimin e situatës

    Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën “Martin Camaj”, pranë pallatit 8-katësh, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.
    Në reagim të menjëhershëm, ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe Policinë Bashkiake, kanë ndërhyrë për pastrimin dhe lirimin e rrugës, duke mundësuar kalimin e sigurt të mjeteve dhe qytetarëve.

    Sipas Becit, qarkullimi në zonë është tashmë rikthyer në normalitet, ndërsa monitorimi i situatës vijon për të garantuar sigurinë e qytetarëve./J.H/

  • Bora dhe erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik në Kukës, shkëputet energjia për 20 familje

    Bora dhe erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik në Kukës, shkëputet energjia për 20 familje

    Në fshatin e thellë malor Turaj të Kukësit, bora dhe erërat e forta kanë sjellë probleme në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji rreth 20 familje.
    Telat e këputur e të bashkuar mes tyre kanë vështirësuar furnizimin, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë ngjitur në terrenet e vështira në zonë dhe po punojnë pa ndërprerje mes dëborës për të riparuar defektet.
    Sipas Drejtorisë Rajonale të OSHEE Kukës, reshjet e dëborës në të gjithë zonën e qarkut Kukës kanë rritur vështirësitë në terren, por grupet janë në gatishmëri të plotë për të garantuar furnizimin me energji edhe në këto kushte ekstreme.
    Ndërkohë, OSHEE Kukës thekson se i gjithë territori i qarkut Kukës, përveç zonës së prekur, furnizohet normalisht me energji elektrike. Në Turaj aktualisht po punohet për rikthimin e energjisë.

  • Dëbora dhe erërat e forta shkaktojnë probleme në rrjetin elektrik, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

    Dëbora dhe erërat e forta shkaktojnë probleme në rrjetin elektrik, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

    Në fshatin malor Turaj të Kukësit, reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji rreth 20 familje.

    Telat e këputur dhe nyjat e improvizuara kanë vështirësuar furnizimin me energji, ndërsa ekipet e OSHEE-së kanë ndërhyrë menjëherë, duke u ngjitur në terrenet e vështira të zonës për të riparuar defektet.
    Sipas OSHEE Kukës, kushtet atmosferike të përkeqësuar në të gjithë qarkun kanë shtuar vështirësitë në terren. Megjithatë, ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë pa ndërprerje për të garantuar rikthimin e furnizimit me energji elektrike edhe në kushte ekstreme.
    Aktualisht, po vijon puna intensive për rikthimin e energjisë në zonën e prekur, ndërsa pjesa tjetër e qarkut Kukës furnizohet normalisht me energji elektrike.

    Top Channel

  • Maqedoni e Veriut/ Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup

    Maqedoni e Veriut/ Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup

    Erërat e forta  dhe moti i keq kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit të Shkupit.

    Shërbimet kompetente po e ndjekin situatën me kujdes, ndërsa Qendra për Menaxhimin e Krizave është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përkatëse në terren.
    Sipas raportimeve ka dëme materiale dhe zjarre.

    Siç informojnë nga ky institucion, Drejtori Muhamed Ali, së bashku me shërbimet e përhershme në QMK, i koordinojnë aktivitetet dhe informojnë të gjitha institucionet kompetente për të siguruar ndërhyrje në kohë për të siguruar lëvizjen e qytetarëve.

  • Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup

    Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup

    Erërat e forta  dhe moti i keq kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit të Shkupit.

    Shërbimet kompetente po e ndjekin situatën me kujdes, ndërsa Qendra për Menaxhimin e Krizave është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përkatëse në terren.
    Sipas raportimeve ka dëme materiale dhe zjarre.

    Siç informojnë nga ky institucion, Drejtori Muhamed Ali, së bashku me shërbimet e përhershme në QMK, i koordinojnë aktivitetet dhe informojnë të gjitha institucionet kompetente për të siguruar ndërhyrje në kohë për të siguruar lëvizjen e qytetarëve.

  • Greqia në luftë me zjarret! Evakuohen banorët në disa vendbanime, një viktimë

    Greqia në luftë me zjarret! Evakuohen banorët në disa vendbanime, një viktimë

    Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme.

    Më shumë se 200 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë dhe shtatë helikopterë, po i luftojnë zjarret në Keratea, në juglindje të Athinës, tha për televizionin shtetëror ERT, Kostas Tsigkas, kreu i zjarrfikësve grekë.
    Ai tha se banorët në disa vendbanime janë evakuuar për shkak të “zjarreve të mëdha” si pasojë e erërat e forta.
    Zjarrfikësit gjetën trupin e një të moshuari brenda shtëpisë së tij të djegur në Keratea, ndërsa erërat e forta po ua vështirësojnë punën avionëve cisternë për të vepruar, tha zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, në një konferencë për shtyp.
    Një gazetar i AFP-së në qytetin e afërt Palaia Fokaia, rreth 45 kilometra në jug të Athinës, pa një shtëpi të përfshihej nga flakët dhe tym të dendur mbi të.
    Më herët, një zjarr tjetër në ishullin Kefalonia ishte vënë nën kontroll, sipas autoriteteve lokale, ndërsa situata “është përmirësuar” në gadishullin e Peloponezit, në perëndim të Athinës, njoftoi Vathrakogiannis.
    Ministria e Mbrojtjes Civile kishte njoftuar se erërat do të arrinin deri në 88 kilometra në orë, veçanërisht në Egjeun Jugor dhe Detin e Kretës.
    Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) tha se erërat do të dobësoheshin pas mesnatës, por Ministria e Mbrojtjes Civile vendosi disa zona në nivelin më të lartë të alarmit për zjarre për të shtunën, përfshirë rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina.
    Greqia dhe vende të tjera të Mesdheut ndodhen në një zonë që shkencëtarët e quajnë “pikë të nxehtë të zjarreve”, pasi ka zjarre të shpeshta gjatë verave të nxehta dhe të thata.
    Franca jugore, e tharë nga thatësira, po përballet aktualisht me zjarrin më të madh në dekada.
    Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po shkaktojnë zjarre më të shpeshta dhe më intensive dhe katastrofa të tjera natyrore./Rel

    Top Channel

  • Greqia përballet me zjarret, një i moshuar humbi jetën brenda në shtëpi nga flakët

    Greqia përballet me zjarret, një i moshuar humbi jetën brenda në shtëpi nga flakët

    Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme.

    Më shumë se 200 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë dhe shtatë helikopterë, po i luftojnë zjarret në Keratea, në juglindje të Athinës, tha për televizionin shtetëror ERT, Kostas Tsigkas, kreu i zjarrfikësve grekë.
    Ai tha se banorët në disa vendbanime janë evakuuar për shkak të “zjarreve të mëdha” si pasojë e erërat e forta.

    Zjarrfikësit gjetën trupin e një të moshuari brenda shtëpisë së tij të djegur në Keratea, ndërsa erërat e forta po ua vështirësojnë punën avionëve cisternë për të vepruar, tha zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, në një konferencë për shtyp.
    Një gazetar i AFP-së në qytetin e afërt Palaia Fokaia, rreth 45 kilometra në jug të Athinës, pa një shtëpi të përfshihej nga flakët dhe tym të dendur mbi të.
    Më herët, një zjarr tjetër në ishullin Kefalonia ishte vënë nën kontroll, sipas autoriteteve lokale, ndërsa situata “është përmirësuar” në gadishullin e Peloponezit, në perëndim të Athinës, njoftoi Vathrakogiannis.
    Ministria e Mbrojtjes Civile kishte njoftuar se erërat do të arrinin deri në 88 kilometra në orë, veçanërisht në Egjeun Jugor dhe Detin e Kretës.
    Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) tha se erërat do të dobësoheshin pas mesnatës, por Ministria e Mbrojtjes Civile vendosi disa zona në nivelin më të lartë të alarmit për zjarre për të shtunën, përfshirë rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina.
    Një gazetar i AFP-së në qytetin e afërt Palaia Fokaia, rreth 45 kilometra në jug të Athinës, pa një shtëpi të përfshihej nga flakët dhe tym të dendur mbi të.
    Më herët, një zjarr tjetër në ishullin Kefalonia ishte vënë nën kontroll, sipas autoriteteve lokale, ndërsa situata “është përmirësuar” në gadishullin e Peloponezit, në perëndim të Athinës, njoftoi Vathrakogiannis.
    Ministria e Mbrojtjes Civile kishte njoftuar se erërat do të arrinin deri në 88 kilometra në orë, veçanërisht në Egjeun Jugor dhe Detin e Kretës.
    Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) tha se erërat do të dobësoheshin pas mesnatës, por Ministria e Mbrojtjes Civile vendosi disa zona në nivelin më të lartë të alarmit për zjarre për të shtunën, përfshirë rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina. /REL/

  • Shënohet një viktimë, ndërsa Greqia lufton me flakët e zjarreve të pa kontrolluar

    Shënohet një viktimë, ndërsa Greqia lufton me flakët e zjarreve të pa kontrolluar

    Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Mbi 200 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë dhe shtatë helikopterë, po luftojnë zjarret në Keratea, në juglindje të Athinës, tha Kostas Tsigkas, kreu i zjarrfikësve grekë, për televizionin shtetëror ERT.

    Ai shtoi se disa banorë të zonave të prekuara janë evakuuar për shkak të “zjarreve të mëdha”, të cilat janë nxitur nga erërat e forta. Zjarrfikësit gjetën trupin e një të moshuari brenda shtëpisë së tij të djegur në Keratea, ndërsa erërat po ua vështirësojnë punën avionëve cisternë për të vepruar, tha zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, në një konferencë për shtyp.

    Një gazetar i AFP-së në qytetin e afërt Palaia Fokaia, rreth 45 kilometra në jug të Athinës, pa një shtëpi që përfshihej nga flakët, ndërsa tymi i dendur mbulonte gjithçka. Më herët, një zjarr tjetër në ishullin Kefalonia ishte vënë nën kontroll, sipas autoriteteve lokale, ndërsa situata “është përmirësuar” në gadishullin e Peloponezit, në perëndim të Athinës, njoftoi Vathrakogiannis.

    Ministria e Mbrojtjes Civile njoftoi se erërat mund të arrijnë deri në 88 kilometra në orë, veçanërisht në Egjeun Jugor dhe Detin e Kretës. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) parashikoi që erërat të dobësoheshin pas mesnatës, por Ministria e Mbrojtjes Civile vendosi disa zona në nivelin më të lartë të alarmit për zjarre për të shtunën, përfshirë rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina.

    Greqia dhe vendet e tjera të Mesdheut ndodhen në një zonë që shkencëtarët e quajnë “pikë të nxehtë të zjarreve”, pasi përballen me zjarr të shpeshta gjatë verave të nxehta dhe të thata. Në këtë kontekst, Franca jugore, e dëmtuar nga thatësira, po përballet aktualisht me zjarrin më të madh në dekada. Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po shkaktojnë zjarre më të shpeshta dhe më intensive, si dhe katastrofa të tjera natyrore.

  • Greqia përballet me zjarret, evakuohen disa zona/ Një i moshuar humb jetën brenda në shtëpi nga flakët

    Greqia përballet me zjarret, evakuohen disa zona/ Një i moshuar humb jetën brenda në shtëpi nga flakët

    Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme.
    Më shumë se 200 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë dhe shtatë helikopterë, po i luftojnë zjarret në Keratea, në juglindje të Athinës, tha për televizionin shtetëror ERT, Kostas Tsigkas, kreu i zjarrfikësve grekë.
    Ai tha se banorët në disa vendbanime janë evakuuar për shkak të “zjarreve të mëdha” si pasojë e erërat e forta.
    Zjarrfikësit gjetën trupin e një të moshuari brenda shtëpisë së tij të djegur në Keratea, ndërsa erërat e forta po ua vështirësojnë punën avionëve cisternë për të vepruar, tha zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, në një konferencë për shtyp.
    Një gazetar i AFP-së në qytetin e afërt Palaia Fokaia, rreth 45 kilometra në jug të Athinës, pa një shtëpi të përfshihej nga flakët dhe tym të dendur mbi të.
    Më herët, një zjarr tjetër në ishullin Kefalonia ishte vënë nën kontroll, sipas autoriteteve lokale, ndërsa situata “është përmirësuar” në gadishullin e Peloponezit, në perëndim të Athinës, njoftoi Vathrakogiannis.
    Ministria e Mbrojtjes Civile kishte njoftuar se erërat do të arrinin deri në 88 kilometra në orë, veçanërisht në Egjeun Jugor dhe Detin e Kretës.
    Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) tha se erërat do të dobësoheshin pas mesnatës, por Ministria e Mbrojtjes Civile vendosi disa zona në nivelin më të lartë të alarmit për zjarre për të shtunën, përfshirë rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina.
    Një gazetar i AFP-së në qytetin e afërt Palaia Fokaia, rreth 45 kilometra në jug të Athinës, pa një shtëpi të përfshihej nga flakët dhe tym të dendur mbi të.
    Më herët, një zjarr tjetër në ishullin Kefalonia ishte vënë nën kontroll, sipas autoriteteve lokale, ndërsa situata “është përmirësuar” në gadishullin e Peloponezit, në perëndim të Athinës, njoftoi Vathrakogiannis.
    Ministria e Mbrojtjes Civile kishte njoftuar se erërat do të arrinin deri në 88 kilometra në orë, veçanërisht në Egjeun Jugor dhe Detin e Kretës.
    Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) tha se erërat do të dobësoheshin pas mesnatës, por Ministria e Mbrojtjes Civile vendosi disa zona në nivelin më të lartë të alarmit për zjarre për të shtunën, përfshirë rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina./ REL