Tag: erandit

  • A do të nisë një histori e re dashurie? Elinara i përgjigjet ftesës së Erandit

    A do të nisë një histori e re dashurie? Elinara i përgjigjet ftesës së Erandit

    Një nga raportet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Ferma VIP” ka qenë pa dyshim ai mes Erand Sojlit dhe Elinara Shehut. Dyshja jo vetëm që spikatën për mënyrën si luajtën lojën, por edhe për dinamikën e afërt që krijuan mes tyre, duke ngjallur dyshime për një marrëdhënie të mundshme romantike.

    Megjithatë, pas eliminimit të Elinarës nga loja, ajo u shpreh në “Ferma Club” se nëse Erandi do të kishte ndjenja të vërteta për të, nuk do ta kishte eleminuar atë nga gara për çmimin e madh.
    Për të sqaruar këtë raport mes tyre, Erandi i ftuar në emisionin “Livingroom” në Vizion Plus, i bëri një thirrje publike Elinares për një takim ballë për ballë, duke shprehur dëshirën për të sqaruar gjithçka që kishte mbetur pezull mes tyre.

    Mesa duket kjo thirrje e Erandit nuk mbeti pa përgjigje nga Elinara. Dyshja është ribashkuar për herë të parë publikisht jashtë formatit të Fermës dhe  kanë zhvilluar një bisedë të shumëpritur nga fansat e tyre.
    Por përveç bashkëpunimeve artistike, Elinara ka konfirmuar se është e hapur për ta njohur Erandin edhe jashtë kamerave dhe vëmendjes së spektaklit, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre mund të ketë një vazhdim edhe në jetën reale.

  • “Mua duhet të më rrëmbesh”, Elinara flet për marrdhënien me Erandin dhe kë mendon ajo se do të fitojë Ferma VIP 2

    “Mua duhet të më rrëmbesh”, Elinara flet për marrdhënien me Erandin dhe kë mendon ajo se do të fitojë Ferma VIP 2

    Elinara Shehu ishte e eliminuara e parë ë gjysmëfinales në Ferma Vip 2. Pas daljes nga Ferma ajo u drejtua në skenën e Farmsa VIP, ku ju përgjigj pyetjeve të drejtpërdrejta të Luanës dhe dy opinionistëve Kastros dhe Zhakut.

    E pyetur se çfarë e penalizoi, Elinara tha se publiku ende nuk është gati të shohë gjëra të vërteta.
    “Publiku shqiptar nuk është ende gati për një femër kampione. Ne jetojmë në një shoqëri patriarkale ku nuk jemi gati për një vërtetësi. Dashamirësia dhe vërtetësia besoj se mua më kanë pelnalizuar”, tha Elinara.

    Por interesit të Luanës, Zhakut dhe Kastros nuk kishte si t’i ikte edhe marrdhënia mes Elianrës dhe Erandit ku u duk siokur pati një flirt gjatë qendrimit të tyre në Ferë,
    Më batutë Elinara ju përgjigj të gjitha pyetjeve, duke lënë të hapur se njohja mes tyre mund të vijojë edhe jashtë Fermës.
    Pjesë nga biseda:
    Zhaku: Si ishte marrëdhënia me Erandin, pasi motra jote në një intervistë nuk e shihte një lidhje të tillë?
    Elinara: Po të shohësh motrën time,a snjë burrë nuk ëhstë nëi denjë për mua.
    Luana: Po ty vetë do të mungojë Erandi?
    Elinara: Në atë ambient aq të mbyllur saç jemi neve, Erandi kishte karakteristikat që mua më plëqen të shoh te një mashkull.
    Luana: Pse nuk pati finalizim?
    Elinara: Nuk isha futur me syrin që do gjej burrë.
    Luana: Ai është një zotëri që ka karakteristika që ty të tërheqin?
    Elinara: Jam pak e frikësuar unë. Do më pëlqente ta njihja nga jashtë.
    Luana: A e hodhi ndonjëherë hapin Erandi?
    Elinara: Edhe mbasë. Por unë nuk jam personazhi që mua duhet të më lusësh, duhet të më rrëmbesh.
    Sa i përekt pyetjes së kush e meriton ta fitojë Fermën, Elinara u nda Mes Big Bastës dhe Erandit.
    Luana: Për kë voton ti?
    Elinara: Jam midis Erandit dhe Big Bastës.
    Luana: Nëse duhet të zgjedhësh një?
    Elinara: Nuk është rasti. Që të dy e meritojnë.

  • “Elinarën ia lashë Erandit”, Frederik Ndoci sqaron konfliktet në Ferma VIP: Ylli më ngacmoi, më preku

    “Elinarën ia lashë Erandit”, Frederik Ndoci sqaron konfliktet në Ferma VIP: Ylli më ngacmoi, më preku

    I ftuar Ferma Club pas daljes nga “Ferma VIP”, këngëtari Frederik Ndoci ka folur për konfliktet dhe keqkuptimet që ka pasur brenda fermës, duke sqaruar situatat me konkurrentët Elinara dhe Ylli.

    Përplasja me Elinarën, sipas tij, nuk ka qenë një konflikt i mirëfilltë, por një veprim i qëllimshëm për t’i dhënë hapësirë, Erandit.
    “Unë s’kam bërë asnjë konflikt. Elinara ishte në një moshë që mund të shihej nga unë dhe nga Erandi. Për t’i lënë Erandit terren të lirë, meqë kishte ardhur nga një histori martese, ju kundërvura Elinarës që ajo të mendonte: ‘Me Frederikun s’kam shpresë, po shkoj me Erandin’,” – tha ai.

    Ndërsa konflikti me Yllin, sipas Ndocit, lindi nga një mungesë komunikimi. Ai ngriti dhe një hije dyshimi se Ylli e ngacmoi duke e prekur.
    “Ylli ishte njeri shumë i mirë, i edukuar. Një ditë po flija me pantallona të shkurtra dhe ndjeva një dorë që më preku lehtë. Ishte Ylli. Më tha se donte të shihte nëse po flija. Ai kishte mangësi në komunikim dhe ngado që shkonte, kruhej. I thashë: ‘Kujdes, se të sheh edhe familja ime’. Por ai ma ndërpreu fjalinë. Doja t’i thoja që kam vajzë, djalë, grua. Ndërsa ai jeton vetëm me meshkuj në shtëpi.,” – sqaroi këngëtari.
    Frederiku theksoi se nuk kishte hyrë në “Ferma VIP” për të garuar me imazhin e një burri joshës:
    “Aty janë njëri më i bukur se tjetri. Unë nuk kisha hyrë me idenë e sex appeal-it. Kam qenë aty si ‘gjyshi i mirë’, ashtu siç jam në jetën reale.”
    Rrëfimi i tij sjell një tjetër këndvështrim për dinamikat e reality-show-t, ku shpesh perceptimet përplasen me realitetin personal të konkurrentëve.
    /vizionplus.tv

  • Rrëfimi për divorcin në Ferma VIP, miqtë e Erandit zbulojnë qëndrimin e ish-bashkëshortes së aktorit

    Rrëfimi për divorcin në Ferma VIP, miqtë e Erandit zbulojnë qëndrimin e ish-bashkëshortes së aktorit

    Altin dhe Jona Brari, miq të vjetër të aktorit Erand Sojli ishin sot pjesë e Ferma Club.
    Në një moment rrëfyes, ata folën për marrëdhënien mes Erandit dhe ish-bashkëshortes së tij, Rinës, duke theksuar qasjen e tyre të pjekur dhe mbështetëse pavarësisht ndarjes.
    “Divorci është një temë shumë personale që i përket vetëm atyre. Ata e dinë vetë arsyet pse arritën deri këtu, dhe ne nuk kemi gjë tjetër veçse respekt,” u shprehën ata. Sipas tyre, edhe pse të ndarë, Erandi dhe Rina vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë për mirëqenien e vajzave të tyre.

    “Erandi është shumë i lidhur me fëmijët. Ai dhe Rina punojnë ngushtë për t’u siguruar që vajzat të mos ndjejnë mungesën e një familjeje të bashkuar,” – shtuan miqtë.
    Po ashtu, ata zbuluan se Rina e ka mbështetur plotësisht Erandin në vendimin për të marrë pjesë në “Ferma VIP”. “Ai është konsultuar me të para se të futej në program. Të dy janë profesionistë dhe e dinë që pjesëmarrja në një reality show sjell komente, por janë gati t’i përballojnë,” u shprehën ata.
    Erandi, që gjithmonë është shfaqur si shumë familjar, sipas Altinit dhe Jonës, “lë kokën për vajzat e tij” dhe mbetet një figurë e dashur për publikun, brenda dhe jashtë fermës.
    /vizionplus.tv

  • Dashuri e re në Ferma VIP? Kastro: Kam parë “xixa” mes Erandit dhe Elinarës

    Dashuri e re në Ferma VIP? Kastro: Kam parë “xixa” mes Erandit dhe Elinarës

    Një batutë mes Erandit dhe Elinarës gjatë javës në Fermë u bë shkak që të kishte disa aludime për ndjenja mes tyre mbrëmjen e së hënës në spektaklin e Ferma Vip 2.
    Ndërsa po i kujtojnte Elinarës se është në nominim, dhe kjo e fundit i kërkoi ndihmë Erandit për të marrë sa më shumë vota, Erandi duke qeshur i tha se zgjidhja e vetme mbetet “seksi”.
    Pas këtij klipi opinionisti i Ferma VIP 2, Kastro, tha se pavarësisht se në dukje kjo është një shaka ai ka vënë re disa shkëndija mes Erandit dhe Elinarës.

    Ndërkohë që edhe Zhaku ishte e të njëjtit mendim, ku me batutë tha se do të ishte e kënqaur nëse ata të dy do e gjenin lumturinë te njëti-tjetri.
    Pjesë nga biseda:
    Kastro: Kam parë disa xixa mes ju të dyve dhe kjo nuk është se ka pak ditë me thënë të drejtën, u bë disa kohë, megjithatë mos kalo direkt ke seksi.
    Erandi: Po bëhet fjalë për nominim, kjo është gjëja e parë që bëhet.
    Kanstro: Domethënë po vetë sarifikohesh. Elinara e ke parë ndonjëherë Erandin me sy tjetër?
    Elinara: Erandin e kam shumë xhan. Duan të më fejojnë me zor.
    Luana: Ku ka zë s’është pa gjë, thonë…
    Zhaku: Do doja t’i shihja shumë të lumtur dhe Erandin dhe Elinarën, nëse ata do të ta gjenin lumturinë te njëri-tjetri.
     

  • “Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe”, çfarë ndodhi në Ferma VIP mes Elinarës dhe Erandit

    “Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe”, çfarë ndodhi në Ferma VIP mes Elinarës dhe Erandit

    Një nga miqësitë më të veçanta që ka marrë formë brenda “Ferma VIP” është ajo mes Elinarës dhe Erand Sojlit. Dyshja kalon shumë kohë së bashku, duke ndarë biseda që variojnë nga temat serioze te batutat spontane që gjallërojnë atmosferën në fermë.
    Edhe mëngjesin e sotëm ata nisën ditën bashkë, duke shijuar kafen e parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Me një shaka tipike, Erandi i tha Elinarës:“Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe. Unë jam dielli vetë, nuk ma merr ti mua diellin.”
    Pavarësisht kësaj dinamike të ngrohtë, jashtë fermës, vajza e Elinarës, Sophie, e bëri të qartë në emisionin “Ferma Club” të shtunën se nuk beson në një lidhje romantike mes nënës së saj dhe Erandit, duke theksuar se mes tyre ka vetëm miqësi.

    Megjithatë, afrimiteti mes Elinarës dhe Erandit mbetet një nga lidhjet më simpatike dhe të përfolura të sezonit.

  • “Ishalla nuk i ka rënë mamisë nga duart”, Erandi dhe Alba si “Tom&Jerry”, nuk ndalen debatet mes tyre

    “Ishalla nuk i ka rënë mamisë nga duart”, Erandi dhe Alba si “Tom&Jerry”, nuk ndalen debatet mes tyre

    Marrëdhëniet mes Albës dhe Erandit në Fermë duket se shkojnë gjithnjë e më tepër drejt përkeqësimit.
    Ashtu siç nisën ditën e parë, empatia mes tyre duket se nuk ekziston askund. Edhe mbrëmjen e sotme nuk munguan batutat fyese me njëri-tjetrin, ku padiskutim “cekja” e intelektit ishte një prej pikave që u luajt më shumë.
    Pjesë nga biseda:

    Luana: Je i mërzitur?
    Erandi: Jo nuk jam i mërzitur.
    Zhaku: Je pak je. Pse duhet Alba të ekzistojë.
    Erandi: Jo pse nuk e merr atë që japim.
    Alba: Erandi ankohet se nëse publiku voton Albën dhe jo tipin e Erandit unë do të dal, unë i them derën aty e ke.
    Erandi: A më qafsh mu.
    Alba: E dija se kështu do të reagionte.
    Erandi: Unë nuk e di ku ka lind Alba, po ishalla nuk i ka rënë mamisë nga dora.

  • Gani Gërmia i rrëfen Erandit në Ferma VIP historinë e trishtë: Vëllai ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë

    Gani Gërmia i rrëfen Erandit në Ferma VIP historinë e trishtë: Vëllai ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë

    Mbrëmjen e djeshme, aktori Gani Gërmia është bërë pjesë e Ferma VIP, si fermeri më i ri.
    Sot, Erand Sojli e ka mirëpritur Ganiun duke i bërë kafen e mëngjesit dhe gjithashtu ka kërkuar të dijë më shumë rreth tij dhe familjes.
    Ganiu i ka rrëfyer Erandit për historinë e trishtë të humbjes së vëllait në moshë të re.

    “Kam prindërit dhe një vëlla. Kemi qenë 3 vëllzër, kemi mbetur 2. Njëri ka ndërruar jetë prej një sëmundje të rëndë, para 3 vitesh. Unë jam 30 vjeç”, tregoi ai./vizionplus.tv

  • “Zhduku, jashtë nuk do të flisja”, Kastro nuk i kursen kritikat ndaj Erandit, pas gjuhës që përdori me Albën

    “Zhduku, jashtë nuk do të flisja”, Kastro nuk i kursen kritikat ndaj Erandit, pas gjuhës që përdori me Albën

    Opinionisti i ferma VIP 2, Kastro Zizo, ka qenë mjaft i ashpër në analizën e tij sa i përket sjelljes së Erand Sojlit ndaj Albës, gjatë një diskutimi mes tyre në fermë.
    Zizo tha se është e papranueshme mënyra se si Erandi komunikoi me një femër, dhe aq më tepër në një moment kur situata dukej e qetë dhe nuk kishte aspak tension.
    “Në këtë edicion ka disa VIP-a por dhe HIPERVIPA. Por ajo që mua nuk më pëlqeu është se si Erandi dhe Andrea iu sulën Albës në një moment. Për më tepër Erandi me një gjuhë kur situata nuk është se kishte agravuar, ishte mjaft e qetë madje. Duke i thënë se mu zhduk, unë ty nuk do të flisja jashtë. Dua t’i them Erandit se ai vjen në një nga vendet më liberele të botës nga Boston Masachusest, dhe aty nuk do të guxonte t’i fliste me këtë gjuhë një personi as në autobus jo më në një format televiziv”, tha Kastro.