Tag: erandi

  • “I marri mban mend, i zgjuari shkruan”/ Erandi dhe Frederiku sfifojnë njëri-tjetrin në “RAP”, të qeshura pa fund në Fermë

    “I marri mban mend, i zgjuari shkruan”/ Erandi dhe Frederiku sfifojnë njëri-tjetrin në “RAP”, të qeshura pa fund në Fermë

    Erandi dhe Frederiku kanë dhuruar show mbrëmjen e sotme në Ferma Vip, ku kanë sfiduar njëri tjetrin në muzikë rap.

    Të qeshura dhe rimë pa fund nga ana e të dy fermerëve.
    Frederiku: Ka rrepista këtu?

    Luana: Po e harove çikë tesktin.
    Frederiku: Kisha harru syzet.
    Erandi: E kisha mbajt përmendësh.
    Frederiku: I marri man mend, i zgjuari shkruan.

  • Buxheti “mollë sherri”, Erandi përplaset me Ester: Jam shumë i madh për t’u marrë me ty!

    Buxheti “mollë sherri”, Erandi përplaset me Ester: Jam shumë i madh për t’u marrë me ty!

    Buxheti i ulët i javës ka sjellë vështirësi në menaxhimin e shpenzimeve, duke krijuar situata tensionuese mes fermerëve.
    Ester Allushi teksa vijon të mbajë për të dytën herë titullin e kryefermeres, i është dashur të përballet edhe me pjesën tjetër të fermervë në lidhje me ndarjen e buxhetit, e kryesisht me Erandin.
    Ky i fundit është shprehur se nuk duhej të merreshin cigare, kur buxheti ishte shumë i ulët. Ai deklaroi se Ester e ka ndarë buxhetin sipas dëshirës së saj.

    Nga ana tjetër, Ester tha se toni i zërit dhe të bërtiturat e Erandit ishin të papranueshme.
    Pjesë nga biseda:
    Ester: Kur u bë buxheti, zgjodha dy fermerë, por nuk donin të merrnin pjesë dhe e bëra vetë. Erandi kishte zgjedhur të ulëriste. Nuk e di për çfarë dhe pse me atë ton zëri. Ishte shumë e shpifur. Dhe dua t’i them Big Mamës që nuk bëj si e fortë, ishin thjesht momente acarimi. Buxheti u nda shumë mirë. Të gjithë thonë sikur nuk i duan cigaret, por shkallojnë kur s’i kanë.
    Erandi: Ti nuk e kupton atë që them. Unë të kërkova listën dhe ti nuk ma dhe. Ti më bërtite.
    Ester: Unë të kam bërtitur ty? Jo. Ngritja ime e zërit erdhi si pasojë e tonit tënd.
    Erandi: O Ester, jam shumë i madh për t’u marrë me ty. Ndarja ishte vërtet problem. Kërkova një shampo trupi dhe s’e kam marrë. Kur ti më heq të drejtën mua, unë nuk të shoh a qesh, a ç’a bën. Shumë gabim kur njëri e ka problem dhe ti qesh pas krahëve.
    /vizionplus.tv

  • “Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

    “Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

    Fermerët patën një përballje interesante spektaklin e kësaj të hëne të Ferma VIP në televizionin kombëtar Vizion Plus.
    Gjatë javës AGAI ju kërkoi të gjithëve që të japin secili prej tyre mendimet personale për çdo fermer për defektet që shohin tek të tjerët.
    Pas transmetimit të klipit secili prej tyre ajo që ra më shumë në sy ishin komentet e Frederikut për Erandin.

    Komente të cilat u komentuan edhe nga Kastro Zizio në studio për të cilat tha se janë të papranueshme.
    Pjesë nga diskutimi:
    Luana: Pse the artist pa titull?
    Frederiku: Për keqardhje, ngaqë ka shumë të tjerë që nuk e ka martë.
    Kastro: Nuk më duket normale kjo ironi.
    Frederiku: Nuk e kam thënë ashtu ja kam thënë dhe në sy.
    Erandi: O Riku ti the që e kërkon titullin patjetër, as se kam vrarë mendjen as për titull as për gjë. Të kesh mendjen po merr ndaj titull a asgjë. Unë nuk vij këtu të them sa tituj kam marrë, pasi unë këtu jm njësoj dhe me Esterin dhe me Yllin.
    Frederiku: Pse sma ke thënë mua.
    Erandi: Çfarë të të them. Unë rri i heshtur, të respektoj.
    Frederiku: Ti flet pas krahëve.
    Erandi: Asnjëherë.

  • Sfidë spektakolare në Ferma VIP, fermerët mes zjarrit për fitoren, kush doli në televotim

    Sfidë spektakolare në Ferma VIP, fermerët mes zjarrit për fitoren, kush doli në televotim

    Mbrëmja e sotme në “Ferma VIP” ishte e mbushur me emocione dhe surpriza. Sipas formulës së përcaktuar nga Agai, kryefermerja e javës, Ester, pati privilegjin të zgjedhë dy konkurrentë për sfidën e radhës. Ajo vendosi që përballja të zhvillohej mes Big Bastës dhe Anduelit.
    Në vijim të rregullave të reja, secili prej tyre duhej të zgjidhte një partner për kundërshtarin. Big Basta zgjodhi që në krah të Anduelit të ishte Frederik Ndoci, ndërsa Andueli vendosi që Erandi të bashkohej me Big Bastën.
    Kështu, sfida u zhvillua mes dy çifteve: Big Basta dhe Erandi kundër Anduelit dhe Frederikut.

    Gara ishte sfiduese – konkurrentët u detyruan të kalonin nëpër tela nën shi artificial dhe më pas të përballeshin me kalimin mes flakëve për të siguruar fitoren. Në fund, pas një gare të fortë, fitues dolën Big Basta dhe Erandi.
    Për pasojë, Andueli dhe Frederik Ndoci u dërguan automatikisht në televotim. Ata zgjodhën të marrin me vete edhe dy konkurrentë të tjerë: Limin dhe Elinarën, duke kompletuar kështu katërsheën që do të përballet me votën e publikut.
    /vizionplus.tv

  • ZGJEDHJET 2025/ Voton Erand Sojli, konkurrenti i Ferma VIP: Shpresoj të fitojë më i miri, ai që bën më pak dallavere!

    ZGJEDHJET 2025/ Voton Erand Sojli, konkurrenti i Ferma VIP: Shpresoj të fitojë më i miri, ai që bën më pak dallavere!

    Ndodh për herë të parë në Shqipëri! Fermeri Erand Sojli ka lënë Ferma VIP për të votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” i njësisë Nr.3.
    Erandi është ndjekur LIVE nga Ferma VIP e deri në shkollën “Andon Zako Çajupi, nga produksioni i Ferma VIP, Tring dhe Vizion Plus.
    Pasi hodhi votën, Erandi u shpreh se le të fitojë ai që është më i mençuri dhe që bën më pak dallavere, për ta bërë kështu vendin tonë sa më të mirë.

    “Ishte roman, jo listë. Për shkak edhe të rrethanave që ndodhemi në fermë, s’kemi pasur mundësi të ndjekim as fushatën. Por, unë i pashë prapë. U vonova se jam një qytetar i përgjegjshëm. Mbase po të isha në shtëpi, jo në fermë, do ishte një gjë normale, por në këto rrethana është ndryshe. Koha e leximit është shumë më e gjatë, sepse ti sheh emra shumë të njohur dhe lind një dyzim brenda vetes, një person që ti e njeh shumë mirë mund të ndodhë të jetë me një parti që nuk përputhet me bindjet e tua. Shpresoj të fitojë më i miri, më i mençuri dhe ai që bën më pak dallavere,” tha Erandi.
    Kujtomë se 3 fermerët e tjerë që kanë votuar më herët janë: Ester Alushi, Federik Ndoci dhe Big Basta.
    /vizionplus.tv

  • Rrëfimi për divorcin në Ferma VIP, miqtë e Erandit zbulojnë qëndrimin e ish-bashkëshortes së aktorit

    Rrëfimi për divorcin në Ferma VIP, miqtë e Erandit zbulojnë qëndrimin e ish-bashkëshortes së aktorit

    Altin dhe Jona Brari, miq të vjetër të aktorit Erand Sojli ishin sot pjesë e Ferma Club.
    Në një moment rrëfyes, ata folën për marrëdhënien mes Erandit dhe ish-bashkëshortes së tij, Rinës, duke theksuar qasjen e tyre të pjekur dhe mbështetëse pavarësisht ndarjes.
    “Divorci është një temë shumë personale që i përket vetëm atyre. Ata e dinë vetë arsyet pse arritën deri këtu, dhe ne nuk kemi gjë tjetër veçse respekt,” u shprehën ata. Sipas tyre, edhe pse të ndarë, Erandi dhe Rina vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë për mirëqenien e vajzave të tyre.

    “Erandi është shumë i lidhur me fëmijët. Ai dhe Rina punojnë ngushtë për t’u siguruar që vajzat të mos ndjejnë mungesën e një familjeje të bashkuar,” – shtuan miqtë.
    Po ashtu, ata zbuluan se Rina e ka mbështetur plotësisht Erandin në vendimin për të marrë pjesë në “Ferma VIP”. “Ai është konsultuar me të para se të futej në program. Të dy janë profesionistë dhe e dinë që pjesëmarrja në një reality show sjell komente, por janë gati t’i përballojnë,” u shprehën ata.
    Erandi, që gjithmonë është shfaqur si shumë familjar, sipas Altinit dhe Jonës, “lë kokën për vajzat e tij” dhe mbetet një figurë e dashur për publikun, brenda dhe jashtë fermës.
    /vizionplus.tv

  • E denjë për në filma, Erand Sojli ndan historinë e jetës së tij, nga divorci me gruan te marrëdhëniet me familjen

    E denjë për në filma, Erand Sojli ndan historinë e jetës së tij, nga divorci me gruan te marrëdhëniet me familjen

    Erand Sojli, një nga personazhet më të pëlqyer të shqiptarëve i cili tashmë është pjesë e Ferma VIP, ka ndarë me publikun historinë e jetës së tij.
    Ai ka rrëfyer se prej tre vitesh është i divorcuar nga gruaja e tij Rina, por megjithatë marrdhënia mes tyre mbetet e mirë dhe respekti po ashtu.Lexo edhe :Related Posts
    Erandi rrëfeu gjithashtu se ai ka dy vëllezër dhe një motër me të cilët po ashtu ka marrëdhënie fatastike, por sërish pika e tij e dobët mbetet motra Irisi, e cila tashmë është në luiftë me një sëmundje të rëndë.

    Një histori me dhimbje, por dhe me mesazhe të forta nga ana e Erandit, i cili në çdo moment vinte theksin te ringritja, te gjetja forcë brenda vetes për tu bërë njeri më i mirë, më i dashur, por edhe më i fortë.
    Sipas tij në jetë nuk ka rëndësi se si bie, e rënësishme është ngritja.
    Pjesë nga biseda:
    Luana: Erand çfarë ke?
    Erandi: Nga profesioni kuptoj që duhet të ketë diçka.
    Luana: Jo mos u shqetëso, dua thjeshtë të flasim dhe të dëgjojmë një rrëfim që e ke ndarë me ne. Si kanë qenë këto ditë te Ferma?
    Erandi: Akoma i hutuar jam, nuk më ka ndodhur ndonjëherë që të ndalem nga çdo gjë që më rrethon, nga njerëzit e mi të dashur nga të gjithë.
    Luana: Meqë përmende njerëzit e dashur për këtë ka marrë malli?
    Erandi: Nuk i ndaj dot, janë shumë. Jam i sigurtë që kushdo që të jetë është i rëndësishëm. Merakun e kam te motra për shkak …
    Historia e Erandit: Më thua shpesh se do ikësh. Thonë se njeriu kur lind dhe vdes është gjtihmonë një. Kënga është “Eja dhe ti në trenin tim”, këngën e kam bërë me vëllain tim Leonardin. Edhe Irisi vetë nuk e kishte dëgjuar, pastaj më tha e këndojmë bashkë e më tregoi që kishte kancer agresiv. Amerika mbeti faktikisht. Gocat u mërzitën javën e parë. I kishin thënë të shkolla që gënjen, se jao kishte thënë që e kam mamin dhe bain aktorë. Jemi ndarë, kemi tre vjet. Kishte mbaruar por se kishim kuptuar. E provuam të ribashkohemi, por e kupton që është të rrafësh ujë në haca kot. Gocat janë mësuar, e dinë që divorci nuk është problem. Gocat filluan të qeshin se s’më imagjinojnë dot duke pastruar bajgat. E madhja studion biologji, e vogla gjimnaz. Jam në një moment të jetës time sa i mirë aq i luhatshëm. Më ka marrë malli shumë për të gjithë. Kam dy vëllezër, një vëlla dhe një motër nga babi dhe një nga mami. Është i vetmi person që mi di të gjitha. I them që të bëhet e fortë dhe t’ia dali.
    Luana: Po tëshohim për herë të parë në një realty show ku je 100% ti. Si janë marrëdhëniet e tua sot me ish-bashkëshorten?
    Erandi: Normal, e respektojmë njëri-tjetrin. Kemi komunikim. Na bashkojnë dy fëmijët,. Kemi kaluar gjysëm jete shumë të mrië, kemi qenë mbështetje. Unë kam menduar më shumë për pjesën e jashtme, ajo më shumë për familjen dhe kështu e kishim stabilizuar në një farë mënyre jetën, komunikojmë kur na duhet. Natyrisht është një gjë që mund t’i ndodhë gjithkujt, nuk është një gjë e mirë. Por neve jemi përballur në historitë tona familjare si unë si Rina, gjej momentin ta përshëndes, pra kemi patur histori të tilla. Në kohën e diktaturës në historitë familjare me halla, me xhaja dhe për shkak se kemi qenë njerëz të mirë, na kanë dashur por nuk i kanë rezistuar presionit politik. Janë ndarë, janë rimartuar, e rëndësishme në këtë jetë është rifillimi. Nuk është e rëndësishme rënia, por ngritja. Dhe të ngrihesh jo në mundin dhe sakrificate  të tjerëve, por mbia të dhimbje.
    Luana: Nëse do ktheje kokën pas do bëjë diçka ndryshe?
    Erandi: Jo, asgjë.
    Luana: Gocat si e kanë përjetuar?
    Erandi: Gocat natyrisht janë rritur me ne, janë rritur në ambiente të tilla. Janë mësuar se dhe unë kam patur dy nëna dhe dy baba. Divorcet në familjet tona nuk kanë qenë tragjike, popr kemi patur histori që shkojnë dhe vijnë. Në momentin që jemi dashuria është, dmth mbaron dashuria por mbetet respekti.
    Luana: Faleminderit që ndan mesazhe të tilla.

  • “Vuan nga një sëmundje e rëndë”/ Erand Sojli surprizohet nga e bija dhe motra, letra që përloti fermerin

    “Vuan nga një sëmundje e rëndë”/ Erand Sojli surprizohet nga e bija dhe motra, letra që përloti fermerin

    ​Aktori i njohur Erand Sojli ka prekur zemrat e publikut në “Ferma VIP 2” me një rrëfim të sinqertë dhe emocional nga Plevica.
    Pasi ndau historinë e jetës së tij, duke folur për vështirësitë, arritjet dhe sakrificat që ka përjetuar, Erandi lexoi një letër të mbërritur në fermë nga vajza e tij 16-vjeçare, Greta.Lexo edhe :Related Posts
    Kjo letër e shkruar nga vogëlushja e tij, siç u shpreh aktori i dha forcë dhe motivim për rrugëtimin e tij në spektakël.​

     “Babi, jam Greta! Shpresoj që je mirë. Unë të kam ndjekur. Po ta dërgoj këtë letër për të thënë që jam mirë dhe po mendoj për ty. Vazhdo përpara me forcë dhe trego vlerat e tua pavarësisht çdo situate që ndodhesh. Gjithmonë mbaje mend mirë që të tregosh respekt për të gjithë dhe të mendosh për ta. Më pëlqen kur duhet të gatuash dhe të pastrosh, se e di që është sfidë e madhe për ty. Gjithsesi, shijoje eksperiencën. Kujdesu për veten dhe njerëzit rreth teje. Me dashuri, Greta!”, shkruhej në letër.​
    I pyetur nga moderatorja Luana Vjollca se si vajzat e tij e kanë përjetuar divorcin e prindërve, Erandi u shpreh se të dy prindërit (ai dhe ish bashkëshortja) janë aty për çdo problem apo arritje të tyre.
    Erandi u shpreh se ka shumë besim dhe është shumë krenar për to, duke theksuar se forca e tij më e madhe vjen prej tyre.​
    “Të dyja vajzat janë rritur me ne në skena, projekte. Janë frymëzimi jonë për cdo gjë që kemi bërë. Greta është njeriu me të cilin hahem më shumë.
    Vajzat na kanë pranë, babi është me to kur i duhet. Unë kam shumë besim dhe jam shumë krenar me to. Forca ime më e madhe është prej tyre. Unë nuk kam qenë një baba tradicional, kam pasur besim tek to. Tek vajzat nuk ndikon, përkundrazi, ato janë të rritura, e kuptojnë”, u shpreh ai.
    Surprizat për aktorin nuk përfunduan këtu. Një lidhje Skype me motrën e tij, Irisi, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë e emocionoi thellësisht Erandin.
    Irisi shprehu mbështetjen dhe krenarinë për vëllain e saj, duke i dhënë kurajë për të përballuar sfidat e fermës.​
    Pjesë nga biseda:
    Irisi: Përditë jam me terapi dhe nuk udhëtoja dot. Shpirti i motrës, jam shumë mirë. Jam shumë e lumtur që po flas me ty. Vajza, Gerta është këtu me mua, Sonja të përqafon shumë, po është me provime.
    Erandi: Flokët janë të tuat apo paruke?
    Irisi: Të mijat, më janë rritur! Të gjithë jemi me ty. Jemi shumë krenar me ty. Na ke nga mbrapa.
    Erandi: Janë gjithë gjërat okej?
    Irisi:Çdo gjë është okej. Forca se nuk është ambient i lehtë. Jam e lumtur që s’ke telefona dhe kompjutera në duar, të komunikosh me natyrën. Je shumë i zoti ti përballosh gjërave, ke argumentin, mirësinë dhe tolerancën.
    /vizionplus.tv

  • “Je i vetmi mashkull që më refuzon”, Erandi batuta me Luanën: Me ty flas vetëm në ëndrra

    “Je i vetmi mashkull që më refuzon”, Erandi batuta me Luanën: Me ty flas vetëm në ëndrra

    Nuk kanë munguar as batutat në spektaklin e kësaj të hëne në Vizion Plus në Ferma VIP.
    Ndërkohë që Luana po përgatitet t’i bënte surprizën Danelës, ka ndërhyrë Erandi i cili ka thënë se e di se kush e ka sjellë dronin në fermë por nuk do e tregonte.
    Refuzimi i Erandit, solli dhe një dialog mes tij dhe Luanës që shkatkoi të qeshura pafund në studio.

    Pjesë nga diskutimi:
    Erandi: Unë e di, po nuk e them.
    Luana: Do flasësh tani?
    Erandi: Jo nuk flas?
    Luana: Je i vetmi mashkull që më thua Jo.
    Erandi: Unë ty? Unë me ty flas vetëm në ëndrra.
     

  • “Ishalla nuk i ka rënë mamisë nga duart”, Erandi dhe Alba si “Tom&Jerry”, nuk ndalen debatet mes tyre

    “Ishalla nuk i ka rënë mamisë nga duart”, Erandi dhe Alba si “Tom&Jerry”, nuk ndalen debatet mes tyre

    Marrëdhëniet mes Albës dhe Erandit në Fermë duket se shkojnë gjithnjë e më tepër drejt përkeqësimit.
    Ashtu siç nisën ditën e parë, empatia mes tyre duket se nuk ekziston askund. Edhe mbrëmjen e sotme nuk munguan batutat fyese me njëri-tjetrin, ku padiskutim “cekja” e intelektit ishte një prej pikave që u luajt më shumë.
    Pjesë nga biseda:

    Luana: Je i mërzitur?
    Erandi: Jo nuk jam i mërzitur.
    Zhaku: Je pak je. Pse duhet Alba të ekzistojë.
    Erandi: Jo pse nuk e merr atë që japim.
    Alba: Erandi ankohet se nëse publiku voton Albën dhe jo tipin e Erandit unë do të dal, unë i them derën aty e ke.
    Erandi: A më qafsh mu.
    Alba: E dija se kështu do të reagionte.
    Erandi: Unë nuk e di ku ka lind Alba, po ishalla nuk i ka rënë mamisë nga dora.