Tag: epstein

  • “Unë nuk vizatoj gra”, Trump hedh poshtë letrën e “pistë” për abuzuesin Epstein

    “Unë nuk vizatoj gra”, Trump hedh poshtë letrën e “pistë” për abuzuesin Epstein

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili është vënë nën presion për çështjen Epstein, ka njoftuar se synon të publikojë disa dokumente ligjore që lidhen me rastin e abuzuesit seksual tashmë të ndjerë.
    Rëndësia e këtyre dokumenteve është e paqartë. Trump shkroi në platformën e tij Truth Social: “Për shkak të vëmendjes së jashtëzakonshme që po merr Jeffrey Epstein”, ai i kishte kërkuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të paraqiste të gjitha “deklaratat përkatëse” të ashtuquajturës juri e madhe në këtë çështje.
    Ai e përshkroi përsëri çështjen që rrethon multimilionerin si një mashtrim të Partisë Demokratike. Epstein u arrestua dhe më pas u padit në vitin 2019.
    Arrestimi i Epstein, i cili kishte abuzuar sistematikisht me të mitur për shumë vite, shkaktoi trazira në SHBA dhe në mbarë botën. Sipas shifrave zyrtare, ai kreu vetëvrasje në qelinë e tij të burgut në vitin 2019 në moshën 66 vjeç. Trump ka qenë nën presion në rritje për ditë të tëra – përfshirë edhe nga brenda kampit të tij.
    Gjithnjë e më shumë kritikë presin që Trump të publikojë dosjet. Ky ishte një nga premtimet e tij të fushatës. Njoftimi i Trump për dokumentet erdhi menjëherë pas publikimit të një raporti të Wall Street Journal, të cilin presidenti amerikan e qortoi menjëherë. Gazeta amerikane raportoi për një letër të supozuar me përmbajtje të pistw, që dyshohet se mbante emrin e Trump dhe ishte pjesë e një albumi që përmbante letra të shumta ditëlindjeje për Epstein në vitin 2003. Duke cituar qasjen në dokumente, gazeta shkroi se letra e supozuar dyshohet se përmbante një skicë të trupit të një gruaje.
    Presidenti mohon të jetë autori dhe Trump ka njoftuar një padi kundër gazetës. Në profilin e Trump në platformën e tij Truth Social, një postim në përgjigje të raportit thotë: “Ky është një tjetër shembull i LAJMEVE TË RREME!”
    Në të njëjtin artikull, gazeta citoi Trumpin të thoshte: “Kjo është e rreme. Është një mashtrim i Wall Street Journal.” Presidenti amerikan u citua më tej të thoshte: “Unë nuk vizatoj gra.” Dhe, “Nuk është gjuha ime. Nuk janë fjalët e mia.”
    Trump dëshiron të padisë jo vetëm gazetën, por edhe manjatin e medias Rupert Murdoch, portofoli i të cilit përfshin “Wall Street Journal”. Presidenti amerikan shkroi në Truth Social: “I thashë Rupert Murdoch se kjo është një mashtrim dhe të mos e botojmë këtë histori të rreme.” Ai do ta padisë atë – Trump përdori termin përçmues “pratanka e tij” (fjalë për fjalë të pasmet ose prapanica e tij). Trump gjithashtu e quajti WSJ një gazetë “të dorës së tretë”.

  • Letër sekrete mes Trump dhe Epstein? Presidenti paralajmëron padi ndaj WSJ

    Letër sekrete mes Trump dhe Epstein? Presidenti paralajmëron padi ndaj WSJ

    Donald Trump

    SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë thirrje për publikimin e dokumenteve shtesë që lidhen me hetimin ndaj të dënuarit për krime seksuale, Jeffrey Epstein. Trump, në një postim në “Social Truth”, tha se i kishte urdhëruar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi që të paraqiste çdo dëshmi relevante të jurisë së madhe, në varësi të miratimit të gjykatës.
    Bondi shkroi në “X” se ishte e përgatitur t’i kërkonte një gjykate të premten të deklasifikonte transkriptet. E gjitha ndodhi pas publikimit të një artikulli në Wall Street Journal në lidhje me një letër të dyshuar në emër të Trump, të përfshirë në një album kartolinash ditëlindjeje për financierin. Një letër provokuese nga Donald Trump është një nga dhjetëra shënime të përfshira në një album që u krijua për të festuar 50-vjetorin e financierit Jeffrey Epstein, sipas një raporti të publikuar të enjten.
    Kujtesa me kapak lëkure u përpilua nga ndihmësja e gjatë e Epstein dhe trafikantja e dënuar për abuzim seksual me fëmijë, Ghislaine Maxëell, në vitin 2003, sipas gazetës The Wall Street Journal. Ajo përfshinte gjithashtu letra nga ish-drejtori ekzekutiv i Victoria’s Secret, Leslie Wexner, dhe avokati pro-Izraelit, Alan Dershoëitz.
    Edhe letra e supozuar e Trump është e ngjashme me disa të tjera në koleksionin që u shqyrtua nga Journal. Ajo përbëhet nga një tekst i shkruar me makinë shkrimi i përshtatur nga skica e një gruaje të zhveshur që duket e vizatuar me dorë me emrin “Donald” poshtë belit të saj.
    Teksti përfshin një bisedë në formën e një skenari të dukshëm filmi ose televiziv midis Epstein dhe Trump.
    Zëri: Duhet të ketë më shumë në jetë sesa të kesh gjithçka.
    Donald: Po, ka, por nuk do të të tregoj se çfarë është.
    Jeffrey: As unë nuk do ta them, pasi edhe unë e di se çfarë është.
    Donald: Kemi disa gjëra të përbashkëta, Jeffrey.
    Jeffrey: Po, kemi, kur e mendoj.
    Donald: Enigmat nuk plaken kurrë, a e ke vënë re këtë?
    Jeffrey: Në fakt, më ishte e qartë herën e fundit që të pashë.
    Donald: Një mik është një gjë e mrekullueshme. Gëzuar ditëlindjen – dhe çdo ditë të jetë një tjetër sekret i mrekullueshëm.
    Nuk është e qartë se cili është misteri apo enigma që përmendet në shënim.  Raporti tronditës vjen ndërsa Trump e gjen veten në një moment të vështirë me dosjet Epstein, ose koleksionin e dokumenteve qeveritare që Departamenti i Drejtësisë i Trump deri më tani ka refuzuar t’i bëjë publike, duke krijuar përçarjen më të madhe deri më sot brenda lëvizjes MAGA të presidentit.
    Trump e ka quajtur skandalin Epstein një “mashtrim” dhe u ka kërkuar mbështetësve të tij të heqin dorë nga çështja, edhe pse ata vazhdojnë të kërkojnë publikimin e dokumenteve, duke përfshirë “listën e klientëve” që Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha në shkurt se: E kam në tavolinën time!.
    Elon Musk, miliarderi i teknologjisë dhe ish-aleati i Trump, ka hedhur në rrjet pretendimet se në dosje ishte edhe emri i presidentit, por e tërhoqi pas pretendimin e tij.
    Për të gjitha këto, Trump njofton padi kundër Wall Street Journal/.
    “Wall Street Journal e ka zbuluar vërtet veten si një ‘leckë e neveritshme dhe e ndyrë’, dhe duke shkruar gënjeshtra shpifëse si kjo, ajo demonstron dëshpërimin e saj për të mbetur relevante”.
    Presidenti mohoi ta ketë shkruar ndonjëherë letrën, duke e quajtur atë “të rreme”.
    “Nuk kam pikturuar kurrë në jetën time. Nuk vizatoj gra. Nuk është gjuha ime. Nuk janë fjalët e mia,”- e mbylli Trump pretendimin e tij./ZËRI 

  • Vizatim nudo dhe “Donald”/ Trondit WSJ: Letra e Trump për Epstein kur ai mbushi 50 vjeç

    Vizatim nudo dhe “Donald”/ Trondit WSJ: Letra e Trump për Epstein kur ai mbushi 50 vjeç

    Wall Street Journal ka sjellë në vëmendje një letër të dyshimtë që dyshohet të jetë nënshkruar nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe t’i jetë dërguar Jeffrey Epstein për ditëlindjen e tij të 50-të në vitin 2003.
    Sipas gazetës prestigjioze amerikane, letra përmban një vizatim të një gruaje të zhveshur, ku në vend të qimeve pubike është shkruar emri “Donald”. Rreth vizatimit ndodhen disa rreshta të cilat përmbyllen me mesazhin: “Happy Birthday and may every day be another wonderful secret” (Gëzuar ditëlindjen dhe çdo ditë qoftë një sekret i bukur!)
    Letra dyshohet të jetë pjesë e një sërë urimesh të mbledhura nga Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e ngushtë e Epstein, tashmë e dënuar për trafikim të të miturve.
    Trump: Letra është “e rreme”, paralajmëron padi
    Lidhur me këtë ka reaguar Trump, duke mohuar që të ketë shkruar apo vizatuar ndonjëherë një letër të tillë.
    “Unë nuk vizatoj. Nuk kam shkruar asnjëherë vizatime. Nuk është gjuha ime, nuk janë fjalët e mia,” citohet të ketë thënë ai.
    Përmes një postimi në rrjetin e tij TruthSocial, Presidenti paralajmëroi se do të padisë Wall Street Journal dhe themeluesin Rupert Murdoch. Ai e cilësoi letrën si “të rreme” dhe “shpifje dashakeqe”.
    “Të zbardhen dosjet”
    Në të njëjtin postim, Trump njoftoi se i ka kërkuar Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi, të nxjerrë çdo dëshmi të mundshme nga proceset e Grand Jury që lidhen me rastin Epstein, natyrisht, me miratim gjyqësor. Bondi reagoi menjëherë, duke thënë se ishte gati të paraqiste kërkesën në gjykatë të nesërmen. Megjithatë, procedura për zhbllokimin e dëshmive kërkon miratimin e gjykatës dhe mund të zgjasë me javë.
    Kritika dhe mbështetje nga radhët konservatore
    Publikimi i historisë ka ndezur sërish debatet brenda bazës konservatore në SHBA. Aktivistja Laura Loomer e quajti letrën “plotësisht të rreme”, duke shkruar se “kushdo që e njeh Trump-in, e di që ai nuk përdor shtypshkronjë”.
    Ndërkohë, komentatori i njohur Charlie Kirk deklaroi: “Ky nuk është stili i të folurit të Trump. Nuk e besoj këtë histori.”
    Zëvendëspresidenti JD Vance, nga ana e tij, e cilësoi raportin e Wall Street Journal si “marrëzi e plotë”.
    Një skandal që nuk ‘shuhet‘
    Rasti Epstein ka tronditur prej kohësh politikën amerikane, për shkak të lidhjeve që financieri kishte me figura të rëndësishme në SHBA dhe botë. I akuzuar për trafikim seksual të të miturve, Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin. Vdekja u cilësua vetëvrasje, por ka ngjallur teori të shumta konspirative.
    Javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë deklaroi se nuk ekziston një “listë klientësh” të Epstein dhe se nuk do të publikohen më dokumente mbi çështjen, një vendim që irritoi bazën më të zëshme të Trump.
    Trump reagoi ashpër ndaj kritikave të mbështetësve të tij, duke e quajtur këtë një “mashtrim” dhe duke i akuzuar se ranë pre e një loje politike. “Kjo është një gënjeshtër që do ta quajmë përherë ‘Mashtrimi Epstein’,” shkroi ai.

  • Dyshime për hetimet e Epstein/ Trump ofendon mbështetësit e tij: Naivë, ratë pre e mashtrimit të majtë radikal

    Dyshime për hetimet e Epstein/ Trump ofendon mbështetësit e tij: Naivë, ratë pre e mashtrimit të majtë radikal

    Në një postim të gjatë në platformën e tij Truth Social, Trump akuzoi përkrahësit e tij se kanë rënë pre e një “mashtrimi të majtë radikal” të orkestruar nga kundërshtarët politikë për ta diskredituar atë.
    “Mashtrimi i ri do të quhet përgjithmonë Mashtrimi Epstein, dhe përkrahësit e MIJËHERSHËM e kanë gëlltitur këtë budallallëk me gjithë grep, fill dhe plumb,” shkroi Trump të mërkurën. “Këta dobësira nuk kanë mësuar asgjë, dhe me gjasë nuk do të mësojnë kurrë, edhe pas 8 vitesh mashtrime nga e Majta e Çmendur.”
    Ai shtoi: “Le të vazhdojnë këta të dobët dhe të bëjnë punën e Demokratëve. As mos guxoni të flisni për sukseset tona të jashtëzakonshme dhe të paprecedenta – nuk dua më mbështetjen e tyre!”
    Reagimi i Trump vjen mes një rritjeje të presionit nga baza e tij konservatore, e cila kërkon publikimin e dokumenteve të quajtura “Dosjet Epstein” dhe akuzon administratën se po fsheh informacione për të mbrojtur elitën e pasur me të cilën Epstein ishte i lidhur – përfshirë vetë Trump-in, sipas The Guardian.
    Disa nga teoritë më të përhapura midis përkrahësve të Trumpit sugjerojnë se Epstein nuk vrau veten në burg në vitin 2019, por u vra për të mos zbuluar emrat e njerëzve të fuqishëm të përfshirë në rrjetin e tij të abuzimit seksual.
    Në komente të tjera në Truth Social, disa përdorues e akuzuan Trump-in për mungesë transparence. “Po humb përkrahësit më besnikë, zoti President,” shkruante një komentues. Një tjetër e pyeste drejtpërdrejt: “Pse po mbron pedofilët?”
    Të martën, Trump u përpoq ta zvogëlonte rëndësinë e çështjes duke e quajtur hetimin “të mërzitshëm”, por shtoi se do të mbështeste publikimin e çdo dokumenti “të besueshëm”, pa dhënë hollësi se çfarë konsideron si të tillë. “Nuk kuptoj pse rasti Epstein është me interes për këdo,” tha ai para gazetarëve. “Është diçka e ndyrë, por e mërzitshme.”
    Trump, gjatë fushatave të kaluara, ka nxitur teori konspirative për ekzistencën e një “deep state” – një elitë e fshehtë që kontrollon qeverinë – duke ushqyer paranojën brenda bazës së tij.
    Javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë dhe FBI njoftuan se një rishikim i dosjes së Epstein konfirmoi se ai kishte vrarë veten dhe se nuk kishte një listë klientësh që mund të publikohej. Megjithatë, shumë republikanë nuk janë të bindur dhe kërkojnë transparencë të plotë nga Trump dhe qeveria amerikane.

  • “Dosjet Epstein”, çfarë janë & pse Trump është nën presion?!

    “Dosjet Epstein”, çfarë janë & pse Trump është nën presion?!

    Një mungesë e dukshme transparence mbi hetimet në SHBA lidhur me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein ka krijuar një ndarje të rrallë mes Presidentit Donald Trump dhe bazës së tij besnike republikane.
    Origjina e çështjes Epstein
    Jeffrey Epstein, një financier i pasur amerikan, u akuzua për herë të parë për krime seksuale në vitin 2006. Ai shmangu akuzat federale përmes një marrëveshje të diskutueshme që e dënoi për më pak se 13 muaj burg. Në korrik të vitit 2019 u arrestua sërish për trafikim të vajzave adoleshente dhe akte seksuale në këmbim të parave. Ai vdiq në burg, në gusht të 2019-s. Autoritetet deklaruan se ishte vetëvarur.
    Ghislaine Maxwell, e dashura e Epstein, u burgos në vitin 2022, për ndihmë në abuzimet. Dosja e saj zbuloi lidhje me figura të njohura si Princi Andrew dhe ish-presidenti Clinton, të cilët i mohuan akuzat.
    Pse ka teori konspirative?
    Disa besojnë se autoritetet po fshehin të dhëna për të mbrojtur elitën e pasur që lidhej me Epstein. Një teori kryesore përfshin një listë klientësh të dyshuar për krime seksuale, për të cilën administrata Trump thotë se nuk ekziston. Disa vënë në dyshim vdekjen e Epstein, për shkak të defekteve në kamerat e sigurisë dhe të tjera parregullsi.
    Trump dhe dosjet Epstein
    Duke qenë pjesë e botës së pasurive të patundshme në New York, Trump ka pasur kontakte me Epstein. Ai ka premtuar më parë se do të publikonte dosjet, por nuk e ka përmbushur premtimin, gjë që ka zhgënjyer përkrahësit. Elon Musk ka sugjeruar më herët (në një postim të fshirë) se Trump është pjesë e dosjeve, gjë që ka shtuar spekulimet. Videot dhe dokumentet e publikuara deri tani nuk kanë dhënë informacione të reja, madje mungesa e një minute në pamjet filmike ka shtuar dyshimet.
    Çfarë pritet më tej?
    Trump thotë se mbështet publikimin e dosjeve “të besueshme”, por e cilëson çështjen si “të mërzitshme.” Presioni për më shumë transparencë vazhdon, madje edhe nga aleatët e tij politikë.

  • Trump: Moska nuk duhet sulmuar. Presidenti amerikan kërkon edhe publikimin e dosjes së Jeffrey Epstein

    Trump: Moska nuk duhet sulmuar. Presidenti amerikan kërkon edhe publikimin e dosjes së Jeffrey Epstein

    Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar raportimet e gazetës britanike Financial Time se ka patur një bisedë telefonike me Zelenskyn, të cilin e kishte pyetur nëse do të sulmonte Moskën. Ai theksoi se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.

    “Jo, ai nuk duhet ta shënjestrojë Moskën”, tha Trump.
    I pyetur se çfarë opsionesh priste të kishte nëse Rusia nuk i përgjigjej ultimatumit, ai tha: Epo, në fund të 50 ditëve, nëse nuk kemi një marrëveshje, do të jetë, shumë keq… tarifat do të vazhdojnë dhe sanksione të tjera do të vazhdojnë.

    Presidenti Trump ka shprehur mbështetje edhe për publikimin e dosjeve mbi të akuzuarin për trafikim seksual, Jeffrey Epstein mes zemërimit midis mbështetësve të tij për mënyrën se si administrata e tij e trajtoi çështjen.
    “Nuk e kuptoj pse çështja Jeffrey Epstein do të ishte interesante për këdo. Është diçka mjaft e mërzitshme.. Dhe nuk e kuptoj pse vazhdon”, tha Trump.
    Ai i ka bërë thirrje  prokurores Pam Bondi të publikojë gjithçka që ajo mendon se është e besueshme.
    “Ajo na ka dhënë vetëm një informim shumë të shpejtë, dhe në lidhje me besueshmërinë e gjërave të ndryshme që kanë parë. Dhe do të thoja se, e dini, këto dosje u sajuan nga Comey, u sajuan nga Obama, u sajuan nga Biden… Dhe ne kaluam nëpër vite me këtë mashtrim. Por ajo e ka trajtuar shumë mirë, dhe do të varet nga ajo. Çfarëdo që ajo mendon se është e besueshme, ajo duhet ta publikojë”, tha Presidenti amerikan.
    Trump foli edhe në lidhje me tarifat e BE-së , ndërsa theksoi se bisedimet me Unionin po shkojnë mirë./vizionplus.tv

  • Elon Musk ‘plas bombën’ e radhës, akuzon ish-këshilltarin e Trump se është i përfshirë në dosjen ‘Epstein’

    Elon Musk ‘plas bombën’ e radhës, akuzon ish-këshilltarin e Trump se është i përfshirë në dosjen ‘Epstein’

    Miliarderi i shndërruar në provokator politik, Elon Musk ka lëshuar një tjetër breshëri në botën e MAGA-s duke pretenduar se ish-këshilltari i Trump, Steve Bannon, është i implikuar në dosjet e Jeffrey Epstein .

    Biznesmeni i cili kohët e fundit është larguar nga ‘orbita’ e Trump pasi kritikoi ashpër projektligjin e tij “Projektligji i Madh dhe i Bukur”, doli me një sulm të ri kundër këshilltarit dhe drejtorit të fushatës së republikanit në mandatin e parë.
    “Bannon është në dosjet e Epstein”, shkroi Musk të martën në X, sipas Daily Mail.
    Drejtori ekzekutiv i Teslës po i përgjigjej një postimi në mediat sociale nga një tjetër ish-këshilltar i Trump, Roger Stone.
    “Pse do të takohej Bannon me Jeffrey Epstein si në shtëpinë e tij në Nju Jork ashtu edhe në Paris, pasi Epstein u dënua për krime seksuale në Florida?”, pyeti Stone në X. “Pse do ta stërviste Epstein për paraqitjen e tij 60-minutëshe?”

    Përgjigja e shkurtër e Musk duke pretenduar përfshirjen e Bannon në aferat e pedofilit të dënuar vjen vetëm disa javë pasi ai tronditi botën duke pretenduar se vetë Trump përmendet në dosjet e ndyra.
    “Koha për të hedhur bombën vërtet të madhe: (Trump) është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Kalofsh një ditë të mbarë, DJT!”, shkroi ai në fillim të qershorit.
    Dhoma e Luftës e Bannon nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Daily Mail për koment mbi akuzën e Musk.

    Top Channel

  • Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

    Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

    Bota E Martë, 8 Korrik 2025 21:20
    Elon Musk ka shkaktuar një stuhi të re reagimesh pas një postimi të ashpër dhe kontrovers në platformën X, ku ai sulmon administratën Trump duke përmendur rastin Epstein.
    “Ata arrestuan (dhe vranë) Peanut [ketrin], por as që janë përpjekur të ngrenë akuza ndaj ndonjërit prej klientëve të Epstein,” shkroi miliarderi dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Trump.

    Duke e thelluar sulmin, Musk shtoi: “Qeveria është thellësisht e thyer”, ndërsa publikoi edhe imazhe të manipuluara nga seriali The Office, ku pretendohej me ironi se “më shumë ketra dhe rakuna janë arrestuar sesa njerëz nga lista e Epstein”.
    Referenca ndaj Peanut lidhet me rastin e ketrit të famshëm të mediave sociale, i cili u eutanazua në nëntor 2024 nga autoritetet e Nju Jorkut, pas ankesave anonime dhe një incidenti ku një oficer u kafshua. Autoritetet deklaruan se eutanazia ishte e domosdoshme për testimin e kafshës për tërbim. Fred, një rakun që gjithashtu ishte bërë viral, pati një fat të ngjashëm.
    Ky rast kishte nxitur reagime dhe protesta të forta në rrjetet sociale, ndërsa vendimi i autoriteteve ishte kritikuar ashpër nga Donald Trump dhe J.D. Vance.

  • Dosja “Epstein” nuk publikohet/ Departamenti i drejtësisë: Nuk ka prova që u vra! 

    Dosja “Epstein” nuk publikohet/ Departamenti i drejtësisë: Nuk ka prova që u vra! 

    Departamenti amerikan i drejtësisë nuk do  të publikojë asnjë dokument të ri në lidhje me Jeffrey Epstein, pasi ka dalë në përfundimin se ai nuk është vrarë, por i ka dhënë fund jetës në burgun ku po mbahej dhe se nuk kishte një “listë klientësh”, që e përdorte për shantazh.
    Jeffrey Epstein ishte një milioner, i njohur për lidhjet e tij me politikanë, biznesmenë dhe yje të shoëibiz. Ai është akuzuar nga dhjetëra viktima për abuzim seksual dhe u arrestua për herë të parë në vitin 2005, me akuzën se kishte paguar një 14-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale. Për shkak të lidhjeve të forta që kishte me njerëz të pushtetshëm, Epstein arriti të mos kryente dënimin e plotë. Mirëpo, në korrik të vitit 2019, ai u arrestua në aeroport në Neë Jersey, kur po kthehej në Amerikë nga Franca. Ai kreu vetëvrasje vetëm disa javë më vonë, në gusht, pa arritur të paraqitej para trupës gjykuese, siç ishte planifikuar.
    10 orë pamje nga kamerat e sigurisë në burg, tregojnë se askush nuk hyri në qelinë e Epstein në ditën kur ai vdiq, sipas departamentit të drejtësisë.
    Shumë njerëz për vite me radhë, mes tyre figura mediatike të krahut të djathtë, kanë sugjeruar se qeveria po fsheh sekrete që lidhen me Epstein. Madje disa thanë se ai mbante një “listë klientësh” si shantazh kundër figurave të fuqishme që ai i ndihmoi të kryenin krime të ngjashme në ishullin e tij.
    Pasi u konfirmua si prokurore e përgjithshme në fillim të këtij viti, Pam Bondi nuk i rrëzoi këto teori dhe mori direktivë nga presidenti Donald Trump për të thelluar hetime.
    Në bashkëpunim me Shtëpinë e Bardhë, Departamenti i Drejtësisë publikoi një seri dokumentesh që lidhen me hetimin e Epstein dhe thuajse të gjitha nuk ofruan informacion që nuk dihej tashmë nga publiku.
    Në muajin maj, gjatë përplasjes së tyre publike, Elon Musk e akuzoi Trump se emri i tij ishte në dosjet Epstein dhe prandaj ato nuk bëhen publike. Megjithatë ish aleati i presidentit amerikan u tërhoq më vonë dhe tha se një deklaratë e tillë ishte e gabuar.

  • Trump paralajmëron Elon Musk: Do të ketë pasoja të rënda nëse mbështet rivalët demokratë

    Trump paralajmëron Elon Musk: Do të ketë pasoja të rënda nëse mbështet rivalët demokratë

    Në javët e fundit, debate të forta dhe deklarata të ashpra kanë ndezur një klimë të tensionuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk. Konflikti mes tyre ka marrë vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, duke u kthyer në një prej polemikave më të nxehta në skenën politike dhe teknologjike amerikane.

    Tensioni arriti kulmin kur Trump bëri një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se Elon Musk do të përballet me “pasoja të rënda” nëse financon demokratët, pasi shpenzoi gati 300 milionë dollarë në mbështetje të rizgjedhjes së Trump vitin e kaluar. Ndërsa është pyetur nëse ka ndonjë mundësi për të rregulluar marrëdhëniet me Musk, ai u përgjigj “JO”, ndërsa theksoi se marrëdhënia e tyre ka mbaruar tashmë.
    “Jam shumë i zënë duke bërë gjëra të tjera, nuk kam ndërmend të flas me të,” shtoi ai.

    Më herët, një deklaratë e Musk trazoi rrjetin, ndërsa thoshte në një postim se Trump është në listën e Jeffrey Epstein, të cilin më pas e fshiu.
    Trump, administrata e të cilit premtoi të publikonte dosjet Epstein, ka hedhur poshtë akuzat e Musk, duke u thënë gazetarëve se ai kishte “humbur toruan”.
    Një financues me ndikim në SHBA, Epstein u vu nën shqyrtim të rëndësishëm publik pasi u akuzua për abuzim seksual me dhjetëra vajza të mitura në fillim të viteve 2000.
    Sakaq, përplasja mes Musk dhe presidentit amerikan po shkakton kaos në NASA, duke e futur agjencinë hapësinore amerikane në atë që ekspertët po e quajnë “kriza më e madhe në historinë e saj”.
    Buxheti i ri i propozuar nga Shtëpia e Bardhë parashikon shkurtime drastike për NASA-n, ku thuajse gjysma e projekteve shkencore janë në rrezik të anulimit. Rreth 40 misione, disa aktive në hapësirë dhe të tjerë në zhvillim, mund të ndërpriten.
    Në qendër të krizës qëndron kërcënimi i presidentit Trump për të tërhequr kontratat federale me kompaninë SpaceX të Elon Musk. NASA mbështetet te raketat Falcon 9 të SpaceX për furnizimin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ndërsa ka plane që të përdorë raketën Starship për misione në Hënë dhe Mars.
    /vizionplus.tv