Tag: epstein

  • “Do të publikohet gjithçka, nëse e lejon gjykata”/ Dëshmitë për Epstein, Trump: Radikalët e majtë nuk do të kënaqen kurrë

    “Do të publikohet gjithçka, nëse e lejon gjykata”/ Dëshmitë për Epstein, Trump: Radikalët e majtë nuk do të kënaqen kurrë

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë të bëjë publike të gjitha dëshmitë e dhëna përpara jurisë së madhe në lidhje me çështjen Jeffrey Epstein.

    Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi se kjo do të ndodhë “vetëm nëse ka miratimin e gjykatës”. Por ai shtoi se edhe në këtë rast, sipas tij, nuk do të jetë e mjaftueshme për kritikët.
    “Kam kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë të publikojë të gjitha dëshmitë përpara Jurisë së Madhe në lidhje me Jeffrey Epstein, me kushtin e vetëm: miratimin nga Gjykata. Me këtë thënë, edhe nëse Gjykata do të jepte miratimin e saj të plotë dhe të palëkundur, asgjë nuk do të ishte e mjaftueshme për ata telashxhinj dhe lunatikë të majtë radikalë që po e kërkojnë këtë. Për ta, nuk ka kurrë mjaft. Gjithmonë duan më shumë, më shumë, më shumë. MAGA!”, shkruan Trump.
    Epstein, një financier miliarder, u arrestua në vitin 2019 nën akuzat për trafikim seksual të të miturve, por më vonë u gjet i vdekur në qelinë e tij, në një rast që ngjalli dyshime dhe teori të shumta konspirative në SHBA dhe përtej. Rasti i tij ka përfshirë figura të njohura të politikës, biznesit dhe shoubizit botëror.
    Deklarata e Trump vjen mes thirrjeve në rritje nga aktivistë, gazetarë dhe ligjvënës për më shumë transparencë lidhur me emrat dhe provat që lidhen me rrjetin e dyshuar të abuzimeve të Epstein. Kritikët e Presidentit e akuzojnë se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë, ndërsa përkrahësit e tij e shohin si një lëvizje për të “çmontuar shtetin e thellë”.
    Publikimi i mundshëm i dëshmive të jurisë së madhe do të ishte një hap i pazakontë, pasi ato përgjithësisht mbeten të klasifikuara për të mbrojtur procesin gjyqësor dhe dëshmitarët.

    Top Channel

  • Elon Musk i del në mbrojtje Donald Trump-it pas artikullit të Wall Street Journal

    Elon Musk i del në mbrojtje Donald Trump-it pas artikullit të Wall Street Journal

    Elon Musk nxitoi t’i dilte në mbrojtje Donald Trump-it pas një raporti të Wall Street Journal, i cili përshkruante një letër ditëlindjeje me përmbajtje të pahijshme që presidenti thuhet se ia kishte dhënë Jeffrey Epstein-it.

    Miliarderi i teknologjisë ka kërkuar në mënyrë të përsëritur publikimin e dokumenteve të plota dhe të pacensuruara që lidhen me rastin e trafikimit seksual të financierit të turpëruar, që prej momentit kur hodhi “bombën e madhe” muajin e kaluar, një pretendim pa prova se Trump po i mbante fshehur këto dokumente sepse përfshinin edhe vetë atë.

    Pasi Journal publikoi të enjten një përshkrim të një letre ditëlindjeje që dukej e firmosur nga Trump për ditëlindjen e 50-të të Epstein-it, Musk ndryshoi menjëherë qëndrim, duke kaluar në mbrojtje të ish-presidentit.

    “Gëzuar ditëlindjen, dhe qoftë çdo ditë një sekret tjetër i mrekullueshëm,” thuhej në mesazh, sipas gazetës. Raporti përshkruan gjithashtu se teksti ishte rrethuar nga vizatimi i një gruaje nudo, dhe me një nënshkrim të shtrembëruar me emrin “Donald” që imitonte një qime pubike.

    Disa orë pas publikimit të raportit, Musk tha: “Sinqerisht, nuk më duket si diçka që do ta thoshte Trump-i.”

    Musk rishpërndau një përmbledhje nga mjeti i tij i inteligjencës artificiale, Grok, që shprehte dyshime mbi autenticitetin e letrës së ditëlindjes. Në një tjetër përmbledhje të ngjashme nga Grok, ai reagoi me një emoxhi flake.

    Trump e mohoi përfshirjen e tij në letër, duke deklaruar: “Nuk kam vizatuar kurrë në jetën time.” “Nuk vizatoj gra. Nuk është gjuha ime. Nuk janë fjalët e mia,” i tha ai Journal-it.

    Ai gjithashtu kërcënoi se do të padiste Wall Street Journal-in nëse historia publikohej, një kërcënim që tani ka premtuar se do ta realizojë. Në një postim në Truth Social të enjten në mbrëmje, Trump deklaroi se planifikon të padisë gazetën, kompaninë mëmë News Corp, dhe pronarin e saj, Rupert Murdoch.

    “Wall Street Journal dhe Rupert Murdoch, personalisht, u paralajmëruan drejtpërdrejt nga Presidenti Donald J. Trump se letra e supozuar që ata botuan, e firmosur nga Presidenti Trump për Epstein-in, ishte E RREMË dhe, nëse e botonin, do të paditeshin,” shkroi Trump, duke iu referuar vetes në vetën e tretë.

    “Z. Murdoch tha se do ta rregullonte këtë çështje, por, qartazi, nuk pati fuqinë ta bënte.”

    “Redaktores së Wall Street Journal, Emma Tucker, iu tha drejtpërdrejt nga Karoline Leavitt dhe nga Presidenti Trump se letra ishte E RREME, por Emma Tucker nuk deshi ta dëgjonte. Në vend të kësaj, ata vazhduan me një histori të rreme, keqdashëse dhe shpifëse.”

    Trump përmendi gjithashtu disa padi të mëparshme që ka ngritur ndaj mediave si ABC dhe CBS, të cilat sipas tij janë zgjidhur.

    Ky raport publikohet në një kohë kur administrata Trump përballet me kritika të forta pas një memorandumi të publikuar javën e kaluar nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI, ku thuhej se nuk kishte prova për ekzistencën e një “liste klientësh” të Epstein-it.

    Trump që prej atëherë e ka cilësuar rastin Epstein si një “mashtrim,” “gënjeshtër” dhe “budallallëk.”

    Ai ka akuzuar ish-zyrtarët demokratë për falsifikimin e dokumenteve që lidhen me rastin, ndërsa ka qortuar disa mbështetës të tij nga baza MAGA që kanë kërkuar publikimin e dosjeve, duke i quajtur “të dobët.”

    Ndërkohë që votuesit ushtrojnë presion ndaj republikanëve në Kongres për më shumë transparencë rreth dokumenteve të Epstein-it, ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve votuan kundër një amendamenti demokrat të enjten në mbrëmje, që kërkonte publikimin e plotë të dokumenteve përkatëse.

    Të premten herët në mëngjes, Musk pranoi në X se “do të jetë e vështirë të pranohet që një projektligj i pastër nuk do të kalojë për votim.” / The Independent – Syri.net

     

  • Trump padit median për “Epstein”, Presidenti i SHBA: Wall Street Journal më shkaktoi dëm financiar e dëmtoi imazhin

    Trump padit median për “Epstein”, Presidenti i SHBA: Wall Street Journal më shkaktoi dëm financiar e dëmtoi imazhin

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paditur gazetën Wall Street Journal dhe pronarët e saj, përfshirë Rupert Murdoch, duke kërkuar të paktën 10 miliardë dollarë dëmshpërblim.

    Kjo pasi gazeta ka raportuar se emri i tij ishte në një urim të dërguar për ditëlindje për Jeffrey Epstein më 2003, që përmbante një vizatim me përmbajtje të nënkuptuar seksuale dhe një referencë për sekretet që ata ndanin.
    Padia, e dorëzuar në gjykatën federale në Majami, përmend si të paditur Rupert Murdoch, Dow Jones, News Corp dhe shefin ekzekutiv të kompanisë Robert Thomson, si dhe dy gazetarë të Wall Street Journal.

    Në kallzim pretendohet për shipfje ndaj Presidentit amerikan të cilit i është shkaktuar dëm i mëdha financiar si dhe i është dëmtuar imazhi.
    Epstein, një financier i dënuar për trafikim seksual, bëri vetëvrasje në qelinë e një burgu në Nju Jork më 2019.
    Rasti i tij ka nxitur teori konspirative dhe u bë i famshëm në mesin e mbështetësve të Trumpit të cilët besojnë se qeveria ka fshehur lidhjet e Espteinit me personat e pasur dhe të fuqishëm.
    Trump ka thënë se kishte ndarë rrugët me Epsteinin para se problemet ligjore të bëheshin publike më 2006.
    Presidenti amerikan e ka mohuar raportimin e gazetës Wall Street Journal, dhe më herët kishte paralajmëruar Murdoch se kishte ndërmend te padiste. Dow Jones, kompania mëmë e gazetës, është një degë e News Corp.

  • Trump kërkon 10 miliardë dollarë nga Murdoch për letrën “skenike” drejtuar Epstein

    Trump kërkon 10 miliardë dollarë nga Murdoch për letrën “skenike” drejtuar Epstein

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paditur gazetën Wall Street Journal, pronarin e saj Rupert Murdoch dhe drejtuesit e mediave të tij, duke kërkuar një dëmshpërblim rekord prej 10 miliardë dollarësh. Shkak është bërë një artikull i publikuar së fundmi, ku përmendet një letër e supozuar e Trump drejtuar financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, i dënuar për trafik seksual të miturish.
    Sipas gazetës, letra është gjetur në një album personal që partnerja e Epstein, Ghislaine Maxwell, i kishte përgatitur atij për 50-vjetorin në vitin 2003. Në të, Trump dhe Epstein shkëmbejnë batuta me nëntekste seksuale, ndërsa letra është e shoqëruar me një vizatim të një gruaje nudo ku firma e Trump është vendosur në mënyrë të pavend. Gazeta e quan letrën “skenike dhe të papërshtatshme”.
    Trump ka mohuar kategorikisht që kjo letër të jetë shkruar prej tij, duke e quajtur një “trillim të neveritshëm” dhe një sulm politik të qëllimshëm nga mediat e Murdoch. Ai ka deklaruar publikisht në rrjetin e tij social Truth Social: Wall Street Journal dhe vetë Murdoch ishin paralajmëruar personalisht nga unë dhe nga zëdhënësja ime Karoline Leavitt se letra është FALSIFIKIM. Ata gjithsesi vendosën ta botonin dhe tani do përballen me pasojat.
    Trump ka urdhëruar gjithashtu ministren e tij të Drejtësisë, Pam Bondi, që të deklasifikojë të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me rastin Epstein, duke thënë se kërkon transparencë të plotë. Por disa gjykata mund të refuzojnë, për të mbrojtur privatësinë e viktimave.
    Kjo çështje ka tensionuar edhe më tej marrëdhëniet mes Trump dhe pjesës së mediave konservatore që nuk e mbështesin plotësisht. Por ndërkohë, lajmi duket se ka ribashkuar bazën e tij politike, duke përfshirë aktivistët e MAGA, që ishin të ndarë për rastin Epstein. Edhe personalitete si Steve Bannon, Laura Loomer dhe Elon Musk e kanë quajtur letrën “një falsifikim të dukshëm”.
    Trump, për t’u mbrojtur, ka deklaruar se “nuk vizaton asnjëherë”, megjithëse mediat kanë rikujtuar disa skica të ndërtesave në Nju Jork që ai vetë ka bërë në të kaluarën dhe që janë shitur në ankand. Megjithatë, kampi i tij politik tani është rikthyer në një qëndrim të bashkuar, duke e konsideruar këtë çështje një tjetër “sulm të orkestruar nga mediat liberale”.

  • Artikulli për Epstein, Trump nuk humb kohë, padit Wall Street Journal

    Artikulli për Epstein, Trump nuk humb kohë, padit Wall Street Journal

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paditur gazetën Wall Street Journal dhe pronarët e saj, përfshirë Rupert Murdoch, duke kërkuar të paktën 10 miliardë dollarë dëmshpërblim, pasi gazeta ka raportuar se emri i tij ishte në një urim të dërguar për ditëlindje për Jeffrey Epstein më 2003, që përmbante një vizatim me përmbajtje të nënkuptuar seksuale dhe një referencë për sekretet që ata ndanin.

    Padia, e dorëzuar në gjykatën federale në Majami, përmend si të paditur Rupert Murdoch, Dow Jones, News Corp dhe shefin ekzekutiv të kompanisë Robert Thomson, si dhe dy gazetarë të Wall Street Journal. Në padi pretendohet se ata kanë shpifur ndaj Trumpit dhe i kanë shkaktuar atij dëme të mëdha financiare dhe dëmtim të imazhit.
    Epstein, një financier dhe i dënuar për trafikim seksual, bëri vetëvrasje në qelinë e një burgu në Nju Jork më 2019.
    Rasti ndaj tij ka nxitur teori konspirative dhe u bë i famshëm në mesin e mbështetësve të Trumpit të cilët besojnë se Qeveria ka fshehur lidhjet e Espteinit me personat e pasur dhe të fuqishëm.
    Trump ka thënë se kishte ndarë rrugët me Epsteinin para se problemet ligjore të financierit të bëheshin publike më 2006.
    Presidenti Trump e ka mohuar raportimin e gazetës Wall Street Journal, dhe më herët kishte paralajmëruar Murdochin se kishte ndërmend të padiste. Dow Jones, kompania mëmë e gazetës, është një degë e News Corp.
    “Sapo kemi dorëzuar një padi TË FUQISHME kundër të gjithë atyre që ishin të përfshirë në publikimin e artikullit të rremë, dashakeq, shpifës dhe TË RREMË në gazetën e pavlerë, siç është The Wall Street Journal”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
    “Shpresoj që Ruperti dhe ‘miqtë’ e tij të përballen me dhënie të dëshmive për orë të tëra për këtë rast”, shtoi Trump.
    Një zëdhënës i Dow Jones tha në një deklaratë: “Kemi besim të plotë në saktësinë e raportimit tonë, dhe do të mbrohemi fuqishëm kundër çdo padie”.
    Padia e përshkroi si “të rremë” urimin e supozuar të Trumpit për ditëlindjen dhe tha se Wall Street Journal e publikoi artikullin me qëllim që t’i dëmtojë imazhin.
    “Duket që artikulli nuk shpjegon nëse të paditurit kanë siguruar një kopje të letrës, e kanë parë atë, u është përshkruar, apo ndonjë rrethanë tjetër që do t’i jepte besueshmëri artikullit”, thuhet në padi.
    Për të fituar rastin për shpifje, Trump duhet të dëshmojë se të paditurit kanë vepruar me “keqdashje reale”, që do të thotë se e kanë ditur që artikulli ishte i pavërtetë ose kanë neglizhuar qëllimshëm të vërtetën.
    Rasti Epstein ka shkaktuar shqetësim në Shtëpinë e Bardhë, pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë këtë muaj erdhi në përfundim se nuk kishte prova që mbështesin teoritë e kamotshme konspirative rreth klientëve të Epsteinit dhe vdekjes së tij.
    Disa nga përkrahësit më besnikë të Trumpit u zemëruan kur administrata e tij e ndryshoi qëndrimin dhe hoqi dorë nga premtimi për të publikuar dosjet mbi këtë rast.
    Më 7 korrik, Departamenti i Drejtësisë tha se Epstein vrau vetën dhe nuk kishte “listë të klientëve të përfshirë” apo të dhëna që thoshin se Epstein kishte shantazhuar njerëz të fuqishëm.
    Trump të enjten tha se ka udhëzuar prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi, që të kërkojë nga gjykata publikimin e dëshmive të dhëna para Jurisë së Madhe në rastin Epstein.
    Një ditë më vonë, Qeveria amerikane kërkoi nga gjykata federale në Manhatan që të publikojë transkriptet e Jurisë së Madhe në rastin Epstein dhe ish-bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.
    Maxwell u shpall fajtore më 2021 lidhur me rolin e saj në abuzimin seksual të vajzave të mitura nga Epstein. Maxwell është në proces të apelimit të dënimit me 20 vjet burg në Gjykatën Supreme të SHBA-së./REL

    Top Channel

  • 10 miliardë USD/ Trump ngre padi ndaj Murdoch dhe ‘Wall Street Journal’

    10 miliardë USD/ Trump ngre padi ndaj Murdoch dhe ‘Wall Street Journal’

    Nga Max Matza, BBC

    Donald Trump ka depozituar një padi prej 10 miliardë dollarësh (7.5 miliardë paund) kundër kompanisë në pronësi të Wall Street Journal, Dow Jones, dhe pronarit të saj Rupert Murdoch, lidhur me pretendimet se ai kishte shkruar një shënim “të pahijshëm” për abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.

    Presidenti amerikan pretendon se publikimi ka shpifur dhe ka shkelur ligjet kundër shpifjes në një artikull që pretendon se një urim ditëlindjeje me emrin e Trump-it i ishte dërguar financuesit të ndjerë në vitin 2003, para se ai të akuzohej për krime seksuale.

    Trump tha se shënimi, që gazeta raportoi se ai e kishte dërguar për ditëlindjen e 50-të të Epstein, është “i rremë”.

    Kjo ngjarje ndodhi ndërsa Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së kërkoi nga një gjykatës që të bëjë publike materialet lidhur me Epstein, pas kritikave të forta për mënyrën se si administrata Trumpi e trajtoi çështjen.

    Trump tha në rrjetet sociale: “Sapo kemi depozituar një padi të fuqishme kundër të gjithë atyre që morën pjesë në publikimin e artikullit të rremë, keqdashës, shpifës dhe lajmeve false në atë ‘gazetë’ të pavlerë që është Wall Street Journal.

    “Shpresoj që Rupert dhe ‘shokët’ e tij po presin orët e gjata të dëshmive dhe deklaratave që do të duhet të japin në këtë rast,” shtoi ai.

    Ai tha se gazeta dhe Murdoch – me të cilin Trump ka pasur një marrëdhënie me ulje-ngritje prej dekadash – ishin paralajmëruar se do të paditeshin nëse do të botonin artikullin.

    Një zëdhënës i Dow Jones tha në një deklaratë për BBC-në: “Kemi besim të plotë në saktësinë dhe rigorozitetin e raportimeve tona dhe do të mbrojmë me forcë kundër çdo padie.”

    Murdoch, i cili u pa të dielën duke ndjekur Kupën e Botës së FIFA-s me Trump, themeloi një perandori mediatike që disa e llogarisin si një ndihmë që e çoi presidentin drejt Shtëpisë së Bardhë.

    Sipas Wall Street Journal, një letër me emrin e Trump-it “përmbante disa rreshta me tekst të shkruar me makinë shkrimi, të rrethuar nga silueta e një gruaje të zhveshur, që duket e vizatuar me dorë me një marker të trashë”.

    “Brenda siluetës së gruas së zhveshur ishte një shënim i shkruar me makinë shkrimi, i stilizuar si një bisedë imagjinare midis Trump dhe Epstein, i shkruar në person të tretë,” raporton gazeta.

    Në letrën thuhet në shaka se “Enigmat nuk plaken” dhe mendohet të përfundojë me fjalët: “Një shok është një gjë e mrekullueshme. Gëzuar ditëlindjen – dhe uroj që çdo ditë të jetë një sekret i mrekullueshëm tjetër.”

    Trump mohoi se e kishte shkruar këtë shënim pas publikimit të artikullit të enjten, duke postuar: “Këto nuk janë fjalët e mia, nuk flas kështu. Gjithashtu, unë nuk vizatoj figura.”

    Departamenti i drejtësisë së SHBA-së kërkon transkripte nga gjyqi i madh (grand jury) lidhur me rastin e trafikimit seksual të vitit 2019 kundër Epstein, materiale që zakonisht mbahen sekrete dhe mbrohen ligjërisht.

    Të enjten, Trump urdhëroi Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi të kërkonte lirimin e dokumenteve që lidhen me dëshminë e fshehtë të Epstein para gjyqit të madh.

    Departamenti i drejtësisë formalizoi kërkesën për një gjykatës në Nju Jork, duke argumentuar se materialet lidhur me rastin — ku Epstein akuzohej për trafikimin e dhjetëra vajzave, disa edhe 14-vjeçare — “janë çështje me interes publik”.

    Po ashtu, departamenti kërkon zbulime në rastin e shoqes së tij, Ghislaine Maxwell, e dënuar për konspiracion në trafikimin e fëmijëve.

    Gjyqi i madh është një panel njerëzish që kontrollojnë nëse ka prova të mjaftueshme për të akuzuar një person për një krim. Ata mund të dëgjojnë informatorë konfidencialë dhe persona me identitet të mbrojtur për sigurinë e tyre. Materialet e një gjyqi të tillë zakonisht mbahen sekrete, por një gjykatës mund të vendosë t’i publikojë nëse interesi publik është më i rëndësishëm se mbrojtja ligjore.

    Megjithatë, nuk dihet kur apo nëse do të publikohen këto dokumente, apo nëse ato përmbajnë detajet që mbështetësit e Trump po kërkojnë.

    Ngjarjet e së premtes erdhën pas një jave të trazuar për presidentin, ndërsa disa nga mbështetësit më besnikë kërkonin më shumë transparencë dhe publikim të dokumenteve në lidhje me rastin Epstein.

    Disa nga këta mbështetës kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Prokurores së Përgjithshme Bondi, pasi ajo ndryshoi qëndrim për lirimin e disa dokumenteve të lidhura me Epstein.

    Chad Bianco, një sherif republikan që kandidon për guvernator të Kalifornisë, i tha BBC-së se mënyra si Trump po menaxhon dosjet e Epstein “nuk është ajo që prisja” dhe se “miliona” nga ndjekësit e tij janë të zhgënjyer.

    “Na trajtojnë sikur të ishim fëmijë budallenj.”

    Ndërkohë, anëtarë të Kongresit po përpiqen të miratojnë një “peticion për lirimin e dokumenteve” që do të detyronte Bondi të publikonte një gamë të gjerë materialesh që departamenti i drejtësisë ka për Epstein.

    Kjo nismë ka bashkuar kundërshtarët më të ashpër të Kongresit, duke përfshirë republikanen Marjorie Taylor Greene dhe demokraten Alexandria Ocasio-Cortez, të cilat të dyja e mbështesin.

  • Dosjet sekrete të Epstein! Departamenti i Drejtësisë kërkon publikimin e dëshmive para jurisë federale

    Dosjet sekrete të Epstein! Departamenti i Drejtësisë kërkon publikimin e dëshmive para jurisë federale

    Administrata Trump po përballet sërish me presion për shkak të menaxhimit të dosjeve Epstein, pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykate federale të bëjë publike dëshmitë e dhëna para jurisë së madhe, vite më parë, në lidhje me rastin e Jeffrey Epstein.

    Në kërkesën zyrtare, Departamenti i Drejtësisë argumenton se interesi publik për çështjen Epstein mbetet i lartë, dhe se transparenca është në funksion të interesit të publikut.
    “Interesi i publikut për çështjen Epstein nuk është shuar. Duke marrë parasysh këtë interes të vazhdueshëm dhe të ligjshëm, qeveria kërkon hapjen e dëshmive të jurisë së madhe që lidhen me Epstein,”, thuhet në dosjen e dorëzuar.
    Vendimi vjen pasi Presidenti Donald Trump dhe Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi urdhëruan lëvizjen të enjten në mbrëmje, pas kritikave të forta publike për trajtimin e dokumenteve të ndjeshme të lidhura me Epstein. Bondi, e cila më parë kishte premtuar se do të bënte publike sa më shumë dokumente që posedon Departamenti i Drejtësisë, u tërhoq nga ky premtim javën e kaluar, ku theksoi se “nuk ka prova që Epstein mbante një listë klientësh” apo se ai “është vrarë”.
    Në dosje theksohet gjithashtu se një rishikim i fundit nga departamenti nuk gjeti asnjë provë që justifikon hetim të mëtejshëm për persona të tretë që nuk janë akuzuar.
    Lëvizja vjen pas publikimit të një raporti që përfshinte një letër për ditëlindjen që i ishte dërguar Epsteinit në 2003 me emrin e Trump dhe një vizatim të një gruaje nudo. Trump e mohoi historinë dhe ka ngritur padi kundër kompanisë mëmë të Wall Street Journal.
    Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: “Bazuar në sasinë qesharake të publicitetit që i është dhënë Epstein-it, i kërkova Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të dorëzojë të gjitha dëshmitë e mundshme të jurisë, me kusht që të miratohen nga gjykata. Ky mashtrim, i orkestruar nga demokratët, duhet të ndalojë, tani!”
    Dosja është firmosur nga Bondi dhe zëvendësprokurori Todd Blanche, të cilët shkruajnë se “zyrtarë publikë, ligjvënës, analistë dhe qytetarë të zakonshëm vijojnë të jenë të interesuar për çështjen Epstein” dhe kjo justifikon hapjen e materialeve.
    Tani, fjala i mbetet një gjyqtari federal, Richard M. Berman, i cili më parë kishte mbikëqyrur çështjen penale ndaj Epstein para se ai të vdiste në 2019, vdekje e cilësuar zyrtarisht si vetëvrasje.
    Sidoqoftë, çështja nuk është e thjeshtë: përpara publikimit të çdo materiali, gjykata duhet të konsultohet me viktimat dhe çdo person të përmendur në dëshmitë që nuk është akuzuar zyrtarisht, për të respektuar ligjet federale mbi privatësinë.
    Dëshmitë e jurisë janë vetëm një pjesë e vogël e mijëra dokumenteve që Departamenti i Drejtësisë ka në lidhje me hetimet për Epstein – pjesa më e madhe prej tyre nuk është bërë kurrë publike. Sipas CNN, FBI kishte nisur një operacion intensiv për shqyrtimin dhe redaktimin e dokumenteve që mbetën të fshehta. Problemi ishte se shumë prej faqeve dilnin thuajse të gjitha të zeza, për shkak të redaktimeve të detyruara nga ligji.
    Kërkimi i autorizimit nga gjykata mund të jetë mënyra që departamenti të heqë përgjegjësinë për vendimmarrjen, duke ia lënë gjithçka gjyqësorit. Deri tani, disa qindra dokumente janë publikuar në lidhje me rastin Epstein, por pjesa më e madhe është mbajtur e fshehur për të mbrojtur viktimat dhe individët që nuk janë proceduar ligjërisht.

    Top Channel

  • Trump hedh poshtë akuzat për lidhje me Epstein: Nuk ka prova, nuk ka asgjë

    Trump hedh poshtë akuzat për lidhje me Epstein: Nuk ka prova, nuk ka asgjë

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar për çështjen e Jeffrey Epsteinit, financierit të akuzuar për shfrytëzim seksual dhe pedofili, në platformën personale, Truth Social.
    Në postimin e tij, Trump ka ngritur pyetjen se nëse do të ekzistonte një “provë e fortë” apo një “armë zjarri” që implikonte personazhe të fuqishëm në këtë skandal, pse demokratët nuk e kanë publikuar këtë informacion gjatë administratës së presidentit Joe Biden.
    Ai nënkupton se ky informacion i mundshëm nuk është parë ndonjëherë sepse thjesht nuk ekziston.
    Në stilin e tij tipik, Trump e ka shkruar këtë pohim me shkronja të mëdha duke theksuar se “KJO NUK NDODHI SEPSE NUK KANË ASNJË GJË”.
    Postimi i Trump
    Ky qëndrim duket si një përpjekje për të qetësuar dhe bindur mbështetësit e tij, të cilët më parë kanë ngjallur pretendimet dhe spekulimet rreth ekzistencës së një “liste të fshehtë klientësh”, e cila thuhej se përmbante emra të njerëzve me ndikim të madh që Epstein i kishte kërcënuar dhe shantazhuar për qëllime personale.
    Sidoqoftë, deri tani, asnjë nga këto pretendime nuk është konfirmuar zyrtarisht, dhe çështja mbetet një nga më të diskutuarat dhe misteriozet në skenën politike dhe mediatike amerikane.

    Top Channel

  • Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së: Epstein s’kishte asnjë ‘listë klientësh’ inkriminues! Trump paralajmëron padi ndaj WSJ

    Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së: Epstein s’kishte asnjë ‘listë klientësh’ inkriminues! Trump paralajmëron padi ndaj WSJ

    Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI kanë arritur në përfundimin se dosja ‘Epstein’ nuk kishte “asnjë listë klientësh inkriminues”, që mund të implikonte bashkëpunëtorë të profilit të lartë.

    Rishikimi i tyre i përbashkët, i publikuar më 7 korrik, vjen pas spekulimeve që u përhapën në internet se ekzistonte një listë e klientëve të Epstein, që prisnin të liroheshin.

    Këtyre teorive iu shtua ‘benzinë’ disa komente nga anëtarë të shquar të administratës Trump, pasi presidenti u zotua në fushatën e tij për të deklasifikuar dosjet e Epstein, përfshirë “listën” e shumëpritur.

    Ndërkohë administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do t’i kërkojë një gjykate të lejojë publikimin e dëshmive të jurisë në rastin e të ndjerit, të dënuar për abuzues seksual, Jeffrey Epstein, pasi disa nga mbështetësit e tij reaguan me zemërim ndaj një raporti që arrinte në përfundimin se nuk kishte prova për të mbështetur teoritë e hershme rreth çështjes së tij.

    “Bazuar në sasinë qesharake të publicitetit që i është dhënë Jeffrey Epstein, i kam kërkuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të paraqesë çdo dëshmi përkatëse të Jurisë së Madhe, me kusht miratimin e Gjykatës. Ky MASHTRIM, i përjetësuar nga Demokratët, duhet të marrë fund, menjëherë!” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

    Menjëherë pas deklaratës së Trump, Bondi tha në X se Departamenti i Drejtësisë ishte gati t’i kërkonte gjykatës të premten të hapte transkriptet e jurisë së madhe.

    “Presidenti Trump – ne jemi gati ta çojmë gjykatën nesër për të hapur transkriptet e jurisë së madhe”, shkroi Bondi.

    Trump thotë se demokratët “kontrolluan” dosjet për vite me radhë, por ‘nuk kishin asgjë’, pas thirrjeve për transparencë nga disa preh mbështetësve të tij më besnikë.

    Diku tjetër, Wall Street Journal raportoi se emri i Trump u shfaq në një shënim personal “të pahijshëm” të vitit 2003 për Epstein – ndërsa presidenti e quan atë “të rremë”.

    Trump thotë se gazeta dhe pronari Rupert Murdoch “u paralajmëruan drejtpërdrejt”, se do të paditeshin nëse do ta botonin historinë, duke e përshkruar atë si “të rreme, keqdashëse dhe shpifëse”.

    Akuzat se Epstein kishte abuzuar seksualisht me vajza u bënë publike në vitin 2006 dhe ai u arrestua po atë vit, përpara se të pranonte një marrëveshje pranimi fajësie. Epstein vdiq në vitin 2019 në burg, pasi u arrestua për herë të dytë dhe u akuzua për konspiracion të trafikimit seksual./ BBC.

  • Trump: Publikoni dosjen “Epstein”! Presidenti thotë se aludimet e rivalëve politikë duhet të marrin fund tani

    Trump: Publikoni dosjen “Epstein”! Presidenti thotë se aludimet e rivalëve politikë duhet të marrin fund tani

    Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar publikimin e dëshmive nga gjyqi i abuzuesit seksual tashmë të ndjerë, Jeffrey Epstein.

    Kërkesa e Trump vjen pas kritikave të shumta dhe aludimeve se firma e presidentit amerikan ishte mes një albumi me foto nudo, dërguar Epsteinit në ditëlindjen e tij të 50.
    “Pas sasisë qesharake të publicitetit që i është dhënë Jeffrey Epstein, i kam kërkuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të paraqesë çdo dëshmi përkatëse të Jurisë së Madhe, në varësi të miratimit të Gjykatës”, tha Trump.

    Ishte gazeta amerikane The Wall Street Journal të cilën Trump ka thënë se do ta padisë, ajo që publikoi për herë të parë një urim të pahijshëm sipas gazetës, i bërë nga Trump, që iu dërgua Epsteinit në vitin 2003 para se të nisnin akuzat për krime seksuale.
    Sipas gazetës, urimi i pretenduar i Trump ishte pjesë e një koleksioni fotosh dhe urimesh të pahijshme për ditëlindje që u krijua nga bashkëpunëtorja e Epstein, Ghislaine Maxwell e cila gjithashtu është dënuar për ndihmë ndaj Epstein.
    Jeffry Epstein, i cili ishte një nga abuzuesit më famëkeq amerikan, vdiq në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat për trafikim seksual. Rasti i tij u raportua si vetëvrasje, por vërtetësia e këtij versioni është vënë shpesh në pikëpyetje.
    Në sërë personazhesh nga showbizi, politika, biznesi dhe fusha të tjera, besohet të kenë qenë pjesë e festave të shthurura të abuzuesit amerikan në ishullin e tij privat,  megjithatë deri më tani nuk është publikuar ndonjë listë më e detajuar apo të dhëna të tjera që vërtetojnë përfshirjen e tyre./vizionplus.tv