Tag: epstein

  • Melania Trump hedh në gjyq djalin e Joe Biden

    Melania Trump hedh në gjyq djalin e Joe Biden

    Bota E Enjte, 14 Gusht 2025 10:50
    Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka paralajmëruar një padi prej mbi 1 miliard dollarësh ndaj Hunter Biden, pasi ky i fundit pretendoi se ajo ishte prezantuar me bashkëshortin e saj, Donald Trump, nga pedofili i dënuar dhe i vetëvrarë në burg Jeffrey Epstein.
    Avokatët e Melanias e kanë quajtur deklaratën e Biden-it “të rreme, shpifëse dhe nxitëse të urrejtjes”, duke theksuar se synon të dëmtojë imazhin dhe integritetin e saj. Ata kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të akuzës dhe një kërkimfalje publike, përndryshe do të nisin procedurat ligjore.

    Pretendimet u bënë gjatë një interviste të Hunter Biden me regjisorin Andrew Callaghan, ku ai sugjeroi se ekzistojnë dokumente të pazbuluara që “implikojnë” Trump-in dhe lidhen me takimin e parë të çiftit. Një pjesë e kësaj historie është përmendur edhe nga gazetari Michael ëolff, por media që e publikoi më vonë e tërhoqi artikullin pas ndërhyrjes ligjore të avokatëve të Melanias.
    Donald Trump ka pranuar se ka njohur Epstein-in, por thotë se marrëdhëniet u prishën dekada më parë, ndërsa sipas një interviste të vitit 2016 në Harper’s Bazaar, takimi i tij me Melanian ka ndodhur në një festë të organizuar nga një agjenci modelingu në vitin 1998, pa asnjë lidhje me Epstein.
    Ngjarja vjen në një moment kur presioni publik për publikimin e dokumenteve të plota të çështjes Epstein po rritet. Trump ka thënë se do t’i bëjë ato publike nëse rizgjidhet president, ndërkohë që FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kanë mohuar ekzistencën e një “liste klientësh” të inkriminuar.

  • Melania Trump kërcënon të padisë Hunter Biden me 1 miliard dollarë për akuzat ndaj Epstein

    Melania Trump kërcënon të padisë Hunter Biden me 1 miliard dollarë për akuzat ndaj Epstein

    Zonja e Parë, Melania Trump, ka kërcënuar me një padi prej mbi 1 miliard dollarësh ndaj Hunter Biden, pas pretendimeve të këtij të fundit se ajo ishte prezantuar me bashkëshortin e saj, Donald Trump, nga abuzuesi seksual i dënuar Jeffrey Epstein.

    Avokatët e Melania Trump e përshkruan deklaratën si “të rreme, përçmuese, shpifëse dhe nxitëse”, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të dëmtuar reputacionin dhe integritetin e saj.
    Në një intervistë të fundit, Hunter Biden – djali i presidentit aktual Joe Biden – aludoi për lidhje të ngushta midis Donald Trump dhe Jeffrey Epstein, duke shtuar se “Epstein e prezantoi Melanian me Trumpin”, duke sugjeruar një lidhje të dyshimtë mes figurave.
    Në përgjigje, avokatët e zonjës së parë i dërguan një letër paralajmëruese ligjore avokatit të Hunter Biden, duke kërkuar tërheqje të menjëhershme të pretendimit dhe një kërkimfalje publike, përndryshe do të përballen me veprime ligjore për dëmshpërblim financiar që tejkalon 1 miliard dollarë.
    Sipas letrës, Melania Trump ka pësuar dëm të konsiderueshëm financiar dhe të reputacionit për shkak të komenteve që, sipas saj, janë të bazuara në burime të pavërtetuara dhe artikuj të tërhequr.
    Hunter Biden e bëri deklaratën gjatë një interviste me regjisorin Andrew Callaghan, ku sugjeroi se dosje të papublikuara për Epstein do të “implikonin” Donald Trumpin dhe përfshinin historinë e takimit të tij me Melanian.
    Një pjesë e pretendimit duket se i referohet Michael Wolff, gazetar që ka shkruar biografi kritike për Trump, i cili në një intervistë për Daily Beast sugjeroi se Melania mund të jetë prezantuar me Trump përmes një bashkëpunëtori të Epstein. Megjithatë, pas një letre ligjore nga avokati i Melanias, Daily Beast e tërhoqi artikullin dhe kërkoi falje për çdo keqkuptim.
    “Pas botimit të kësaj historie, The Beast mori një letër nga avokati i Zonjës së Parë Melania Trump, duke sfiduar titullin dhe përmbajtjen e artikullit. Pas shqyrtimit, artikulli u hoq dhe kërkohet falje për çdo konfuzion të mundshëm.”
    Donald Trump ka qenë më parë mik i Epstein, por ka deklaruar se marrëdhënia e tyre u përkeqësua në fillim të viteve 2000, kur Epstein dyshohet se përvetësoi punonjës nga një spa në resortin e Trump në Florida.
    Sipas një profili të vitit 2016 nga Harper’s Bazaar, Melania e ka takuar Donald Trumpin në një festë në nëntor të vitit 1998, e organizuar nga një agjenci modelingu. Në atë kohë, Trump ishte sapo ndarë nga gruaja e tij e dytë, Marla Maples, dhe më vonë u martua me Melanian në vitin 2005.
    Nuk ka asnjë provë zyrtare që e lidh takimin e parë të çiftit me Jeffrey Epstein.
    Kjo ngjarje ndodh në një kohë kur ka rritur presion mbi Shtëpinë e Bardhë dhe autoritetet për të publikuar dokumentet e papublikuara të çështjes Epstein, që mendohet se mund të zbulojnë emra të përfshirë në aktivitetet e tij kriminale.
    Trump ka deklaruar se do të publikojë të dhënat nëse rizgjidhet president, ndërsa FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kanë konfirmuar në korrik se nuk ekziston një “listë klientësh” inkriminuese në lidhje me bashkëpunëtorët e Epstein.
    Avokati i Melania Trump, Alejandro Brito, i referoi BBC një deklaratë të dhënë nga ndihmësi i saj, Nick Clemens, ku thuhet:
    “Avokatët e Zonjës së Parë Melania Trump po kërkojnë në mënyrë aktive tërheqje të menjëhershme të akuzave dhe kërkimfalje nga ata që përhapin gënjeshtra keqdashëse dhe shpifëse.”
    Në pritje të një reagimi zyrtar nga Hunter Biden apo përfaqësuesit e tij ligjorë, çështja pritet të shkaktojë valë të reja tensioni politik dhe ligjor në periudhën parazgjedhore në SHBA.

    Top Channel

  • Pa “listë klientësh”, Gjykata mban sekrete dosjet e jurisë për Ghislaine Maxwell

    Pa “listë klientësh”, Gjykata mban sekrete dosjet e jurisë për Ghislaine Maxwell

    Gjykata amerikane vendos të mbajë të fshehta materialet e jurisë së madhe në çështjen Ghislaine Maxwell
    Një gjykatës federal në SHBA ka refuzuar kërkesën për të bërë publike materialet për çështjen ndaj Ghislaine Maxwell për trafikimin seksual, duke argumentuar se publikimi i tyre “nuk do të zbulonte informacione të reja me rëndësi”.
    Sipas BBC, Departamenti i Drejtësisë kishte kërkuar hapjen e dokumenteve për të zbutur zemërimin mes mbështetësve të presidentit Donald Trump, pas vendimit për të mos publikuar të gjitha dosjet federale mbi Jeffrey Epstein, bashkëpunëtorin e Maxwell-it dhe abuzues seksual të miturve, i cili ndërroi jetë në paraburgim. Maxwell, që po vuan një dënim prej 20 vitesh burg, e kundërshtoi kërkesën.
    Gjykatësi Paul Engelmayer theksoi rëndësinë e ruajtjes së sekretit të jurive të mëdha, të cilat vendosin për ngritjen e akuzave penale. Ai paralajmëroi se thyerja e këtij parimi pa arsye të forta mund të krijojë precedent që do t’i dekurajonte dëshmitarët në të ardhmen.
    Në vendimin prej 31 faqesh, gjykatësi theksoi se materialet “nuk identifikojnë asnjë person tjetër përveç Epstein dhe Maxwell si të përfshirë në kontakte seksuale me të mitur” dhe “nuk përmendin asnjë klient të tyre”. Ai shtoi se pjesa më e madhe e informacionit tashmë është bërë publike gjatë gjyqit të Maxwell-it dhe se dokumentet nuk do t’i shtonin pothuajse asgjë të re opinionit publik.
    Maxwell, 63 vjeçe, u dënua në dhjetor 2019 dhe së fundmi është transferuar nga një burg në Florida në një institucion me siguri minimale në Teksas. Javën e kaluar, një nga akuzueset e saj kërkoi që ajo të mbetet në burg për pjesën tjetër të jetës.
    Çështja Maxwell-Epstein mbetet një temë e nxehtë politike në SHBA. Gjatë fushatës, Trump kishte premtuar të publikonte të ashtuquajturat “Dosjet Epstein”, por këtë verë Departamenti i Drejtësisë dhe FBI njoftuan se nuk ekziston një “listë klientësh” dhe se nuk do të bëhen publike dokumente shtesë. Një komision kongresional ka dërguar një thirrje zyrtare për dorëzimin e dokumenteve të hetimeve federale mbi akuzat që datojnë mbi 20 vite më parë.

  • Çështja Epstein, gjykata refuzon kërkesën për publikimin e dokumenteve mbi Maxwellin

    Çështja Epstein, gjykata refuzon kërkesën për publikimin e dokumenteve mbi Maxwellin

    Një gjyqtar federal amerikan hodhi poshtë të hënën një kërkesë të Departamentit të Drejtësisë për të publikuar dokumente nga çështja penale kundër Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja prej vitesh e financierit të ndjerë dhe trafikantit të seksit, Jeffrey Epstein.

    Sipas gjyqtarit, dokumentet nuk përmbajnë informacion të ri me rëndësi publike. Bëhet fjalë për deklarata të dëshmitarëve të dhënë para jurisë së madhe, gjatë gjyqit në të cilin znj. Maxwell u shpall fajtore në vitin 2022, për rekrutimin dhe shfrytëzimin seksual të vajzave të mitura në emër të Epstein.
    Në vendimin e tij, gjyqtari i Nju Jorkut, Paul Engelmayer, theksoi se deklasifikimi i dokumenteve “nuk ofron ndonjë informacion të ri domethënës”.
    “Këto dokumente nuk përmendin apo identifikojnë asnjë person tjetër përveç Epstein dhe Maxwell që ka pasur marrëdhënie seksuale me të mitura. Ato nuk përmbajnë as emra klientësh të mundshëm të rrjetit të tyre,” deklaroi ai.
    Administrata e Presidentit amerikan është përballur me presion të shtuar nga një pjesë e elektoratit të tij, që kërkon më shumë transparencë lidhur me rastin Epstein — një figurë qëndrore në shumë teori konspirative dhe debat publik, pasi u gjet i varur në burg në vitin 2019, pak para se të niste gjyqi ndaj tij për një seri krimesh seksuale.
    Për muaj me radhë, presidenti kishte premtuar zbulime të rëndësishme mbi këtë çështje. Megjithatë, kur administrata njoftoi se nuk ishte gjetur asnjë provë e re që të justifikonte publikimin e mëtejshëm të dokumenteve, zhgënjimi i mbështetësve të tij u rrit ndjeshëm, duke ndezur sërish retorikën brenda lëvizjes MAGA.
    Hetime të mëtejshmeNë këtë kuadër, Departamenti i Drejtësisë kishte kërkuar heqjen e sekretit mbi provat e paraqitura para jurisë së madhe. Një gjyqtar tjetër pritet të shqyrtojë një kërkesë të ngjashme, që ka të bëjë me dëshminë e paraqitur në hetimet e zhvilluara rreth vetë Jeffrey Epstein.
    Ghislaine Maxwell, tashmë 63 vjeçe, po vuan një dënim me 20 vjet burg. Ajo është transferuar kohët e fundit në një burg me kushte më të lehta sigurie.
    Ndërkohë, Todd Blunts, zëvendësdrejtor i Departamentit të Drejtësisë dhe ish-avokat personal i Donald Trump, ka marrë pjesë në seanca të gjata marrjeje në pyetje të ish-bashkëpunëtorëve të Epstein. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë publik asnjë informacion në lidhje me atë që është zbuluar në këto seanca.

    Top Channel

  • “Ngritja dhe rënia e shtëpisë së Jorkut”/ Biografia që shkatërron princin Andrew! Skandale me para, seks dhe lidhje të errëta me Epstein

    “Ngritja dhe rënia e shtëpisë së Jorkut”/ Biografia që shkatërron princin Andrew! Skandale me para, seks dhe lidhje të errëta me Epstein

    Një biografi e re e Princit Andrew hedh dritë mbi skandalet që kanë tronditur familjen mbretërore për vite me radhë, duke u përqendruar tek dy temat që nuk kanë pushuar kurrë së shkaktuar telashe: paratë dhe skandalet seksuale.

    Libri “Ngritja dhe rënia e shtëpisë së Jorkut” nga Andrew Lownie është një portret i pamëshirshëm i princit, i cili përshkruhet si arrogant, egoist dhe në mohim të lidhjeve të tij me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein. Ky studim me më shumë se 450 faqe, i bazuar në katër vite kërkime dhe qindra intervista, ofron detaje të reja e të papritura për një histori tashmë të njohur.
    Nga mbrëmjet e beqarisë me yje si Billy Connolly, Sir Elton John dhe regjisori Woody Allen, që po ashtu është lidhur me Epstein, tek rutina e çuditshme e dietës së tij dhe beteja personale me aftësitë akademike, libri sjell anekdota dhe portrete që zbulojnë më shumë sesa kaq.
    Princi Andrew, i njohur ndryshe si “Baby Grumpling”, paraqitet si një figurë problematike, me sjellje të vrazhda ndaj stafit, gafat diplomatike dhe shoqëritë e gabuara, që variojnë nga kontrabandistë armësh deri te spiunë. Sipas burimeve, ai ka pasur vështirësi në lidhjet personale dhe është përfshirë në marrëdhënie të komplikuara që kanë rënë në sy për natyrën e tyre të dyshimtë.
    Një nga pjesët më të forta të librit janë detajet mbi lidhjet e hershme me Jeffrey Epstein, që datojnë që nga fillimi i viteve 1990, dhe natyra e pabalancuar e marrëdhënies së tyre, e cila sipas librit përfshinte edhe një formë operacioni shantazhi. Fotografia e famshme e Virginias Giuffre me Princin Andrew dhe Ghislaine Maxwell është një nga dëshmitë kyçe që ngre pyetje të mëdha, ndërsa burimet hedhën dyshime mbi vdekjen e Epstein dhe mungesën e transparencës në hetimet e tij.
    Pas intervistës së tij katastrofike në BBC Newsnight dhe çështjes ligjore me Virginia Giuffre, princ Andrew është tërhequr nga jeta publike dhe nuk konsiderohet më një “mbretëror aktiv”. Historiani Ed Owens thekson se, edhe pse kanë kaluar pothuajse gjashtë vjet, ai ende shfaqet në lajme për arsyet e gabuara, duke i shkaktuar dëme reputacionit të familjes mbretërore, të cilën Mbreti Charles dhe Princi William po përpiqen ta mbrojnë.
    Në krah të tij mbetet Sarah Ferguson, ish-gruaja e tij, e cila e përshkruan marrëdhënien e tyre si “të divorcuar nga njëra-tjetra, por jo nga jeta”, duke jetuar ende bashkë në Royal Lodge. Libri zbulon ciklin e pafund të shpenzimeve, borxheve dhe marrëveshjeve të komplikuara financiare në të cilat ajo është përfshirë, por edhe aftësinë e saj për t’u rikthyer dhe për të ruajtur një imazh të pëlqyeshëm në publik. Ferguson përshkruhet si “e shkëlqyer, e freskët dhe elegante” në punën e saj si ambasadore për Waterford Wedgwood.
    Komentatori mbretëror Richard Palmer vlerëson se ky libër ngre pyetje serioze dhe i rikthen Andrew në qendër të skandalit Epstein në një kohë kur edhe Donald Trump po përballet me akuza për lidhjet me abuzuesin seksual.
    “Është një skandal që nuk do të largohet lehtë nga familja mbretërore, edhe pse ata përpiqen të distancohen nga Andrew”, shprehet Palmer.
    Ngritja dhe Rënia e Shtëpisë së Jorkut” nga Andrew Lownie, botuar nga William Collins, do të jetë në libraritë tona nga data 14 gusht.

    Top Channel

  • Një vështrim brenda “strofullës” së Jeffrey Epstein në Manhattan: Zbulohen letra dhe foto të reja!

    Një vështrim brenda “strofullës” së Jeffrey Epstein në Manhattan: Zbulohen letra dhe foto të reja!

    Një grup letrash dhe fotografish të papublikuara më parë, që lidhen me Jeffrey Epstein-in, u bënë publike të martën nga New York Times, duke rihapur vëmendjen ndaj një prej skandaleve më të mëdha të dekadës së fundit.
    Letra të shumta nga figura të fuqishme dhe të njohura – përfshirë politikanë, miliarderë, akademikë dhe artistë – u zbuluan si pjesë e një dhurate për ditëlindjen e 63-të të Epstein-it në vitin 2016. Publikimi i tyre ndodh ndërsa rritet spekulimi për lidhjet mes Epstein-it dhe presidentit amerikan Donald Trump.
    Në një nga letrat, ish-kryeministri izraelit Ehud Barak dhe bashkëshortja e tij i shkruanin Epstein-it: “Ti je si një libër i mbyllur për shumë, por di gjithçka për të gjithë… një koleksionist njerëzish.”
    Regjisori Woody Allen përmendte darkat e organizuara nga Epstein si “gjithmonë interesante”, ku merrnin pjesë “politikanë, shkencëtarë, magjistarë, gazetarë dhe madje edhe anëtarë të familjeve mbretërore”. Ai përmend gjithashtu se shërbimi shpesh bëhej nga “vajza të reja” që i kujtonin skenat nga “Drakula”.
    Emra të tjerë që rezultojnë të kenë dërguar letra janë miliarderi i medias Mortimer Zuckerman, akademiku Noam Chomsky me bashkëshorten, drejtuesi i atëhershëm i MIT Media Lab Joichi Ito, fizikani Lawrence Krauss dhe biologu i Harvardit Martin Nowak. Shumica nuk kanë pranuar të komentojnë.
    Fotografitë nga vila shtatëkatëshe e Epstein-it në Manhattan tregojnë detaje të pazakonta dhe të dyshimta: një tigër i balsamosur, një kopje e rrallë e romanit kontrovers Lolita, kamera sigurie në dhomën e gjumit dhe piktura nudo në dhomën e masazheve – vendi ku dhjetëra viktima kanë dëshmuar se janë abuzuar seksualisht.
    Në shtëpi gjendeshin gjithashtu fotografi me figura të njohura si Ghislaine Maxwell, Papa Gjon Pali II, Mick Jagger, Elon Musk, Fidel Castro, Bill Clinton, Richard Branson, princi saudit Mohammed bin Salman dhe ish-këshilltari i Trump-it, Steve Bannon.
    Një dollar i firmosur nga Bill Gates me mesazhin “I was wrong!” ishte po ashtu i ekspozuar.
    Sipas New York Times, në hyrje të vilës ndodheshin sy protetikë të vendosur në korniza dhe një skulpturë e një gruaje me fustan nusërie të varur në atriumin qendror.
    Epstein vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për akuza të trafikut seksual. Zyrtarisht, vdekja u cilësua si vetëvrasje, por ajo ka ushqyer teoritë konspirative për vite me radhë, për shkak të lidhjeve të tij me njerëz të pushtetshëm.
    Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që fillimisht premtoi transparencë, ka deklaruar së fundmi se nuk do të publikojë më dokumente shtesë mbi rastin, gjë që ka nxitur reagime të ashpra, përfshirë nga vetë mbështetës të Trump-it.
    Për më tepër, është raportuar se emri i Trump-it figuron në dosjet e Epstein-it dhe se ai i kishte dërguar një kartolinë ditëlindjeje në vitin 2003. Trump e ka mohuar këtë dhe ka paditur Wall Street Journal për shpifje.
    Ndërkohë, zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA-së ka zhvilluar një takim dy-ditor me Ghislaine Maxwell në korrik, për të hetuar nëse ajo ka informacion mbi të tjerë persona të përfshirë në abuzime. Maxwell u transferua më pas në një burg me siguri më të ulët në Teksas.
    Artikulli origjinal: https://www.nytimes.com/2025/08/05/us/jeffrey-epstein-mansion-photos.html

  • Strategjia e administratës Trump për dosjen Epstein, zyrtarët e presidentit amerikan vendosin publikimin e materialeve

    Strategjia e administratës Trump për dosjen Epstein, zyrtarët e presidentit amerikan vendosin publikimin e materialeve

    Zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit Donald Trump do të mblidhen mbrëmjen e së mërkurës në rezidencën zyrtare të zëvendëspresidentit JD Vance, për të diskutuar strategjinë e mëtejshme të administratës mbi dosjen Epstein.

    Konkretisht do diskutohet nëse do të bëhet publike një audio-regjistrim dhe transkripti i një interviste mes zëvendësprokurorit të përgjithshëm Todd Blanche dhe Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein.

    Takimi, i konfirmuar nga tre burime të afërta me zhvillimet thotë CNN, do të përqendrohet tek mënyra se si administrata Trump duhet të menaxhojë presionin në rritje për transparencë dhe publikimin e informacioneve që lidhen me rrjetin e abuzimeve seksuale të drejtuar nga Epstein.

    Në këtë darkë do të marrin pjesë zëvendëspresidenti JD Vance, shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, drejtori i FBI-së, Kash Patel dhe zëvendësprokurori i Përgjithshëm Todd Blanche.

    Sipas burimeve, administrata është duke shqyrtuar mundësinë për të publikuar regjistrimin dhe transkriptin e intervistës që Blanche zhvilloi muajin e kaluar me Maxwell në zyrën e prokurorisë në Tallahassee, Florida. Audio-materiali përfshin më shumë se 10 orë, dhe ende po transkriptohet e redaktohet për të mbrojtur emrat e viktimave dhe informacione të ndjeshme.

    Gjithashtu, janë duke u shqyrtuar mundësitë që Todd Blanche të mbajë një konferencë për shtyp ose të japë një intervistë ekskluzive, me përmendje të mundshme edhe të një bisede me podkastin e njohur të Joe Rogan. Edhe pse Rogan e ka mbështetur Trumpin, ai ka qenë kritik për mënyrën se si administrata ka menaxhuar çështjen Epstein, duke e quajtur “vijë ndarëse” refuzimin për të zbardhur të gjithë dosjen.

    Departamenti i Drejtësisë dhe FBI nuk kanë dhënë komente për këtë çështje, ndërkohë që CNN raporton se brenda administratës ka patur përplasje mes zyrtarëve si Bondi dhe Patel lidhur me mënyrën e trajtimit të dosjes.

    Presidenti Trump, duke komentuar takimin e Blanche me Maxwell, deklaroi se qëllimi ishte “të mos dëmtohen njerëz të pafajshëm” dhe se nuk ka pasur ndonjë bisedë personale me Blanche për këtë takim. Ai shtoi se është në favor të publikimit të dosjes, por “duhet kujdes që të mos cenohet askush që nuk ka lidhje me rastin”.

    Nga ana tjetër, Komiteti i Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve ka lëshuar disa thirrje zyrtare ndaj Departamentit të Drejtësisë dhe disa figurave të larta politike të të dyja partive, për të dorëzuar informacione dhe dokumente të lidhura me Epstein, një lëvizje që shihet si presion i hapur ndaj administratës për transparencë.

    Maxwell, e dënuar në vitin 2022 me 20 vite burg për bashkëpunim me Epstein në abuzimin seksual të vajzave të mitura, ka vazhduar të apelojë dënimin e saj, përfshirë edhe në Gjykatën Supreme. Javën e kaluar ajo u transferua në një kamp burgimi me siguri më të ulët në Teksas – një lëvizje e rrallë për një të dënuar për krime seksuale.

    Ndërkohë, Trump nuk ka përjashtuar mundësinë e një faljeje presidenciale për Maxwell, ndonëse një zyrtar i lartë i administratës i ka thënë CNN-it se aktualisht kjo nuk është në shqyrtim.

  • Dhoma e Përfaqësuesve thërret në gjyq Bill dhe Hillary Clinton për çështjen Epstein

    Dhoma e Përfaqësuesve thërret në gjyq Bill dhe Hillary Clinton për çështjen Epstein

    Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i udhëhequr nga republikani James Comer, ka thirrur në gjyq disa ish-zyrtarë qeveritarë, përfshirë Bill dhe Hillary Clinton dhe ish-drejtorin e FBI-së James Comey, ndërsa i ka kërkuar gjithashtu Departamentit të Drejtësisë të gjitha dokumentet përkatëse mbi Jeffrey Epstein deri më 19 gusht.

    Komiteti gjithashtu kërkon të detyrojë personat e mëposhtëm të dëshmojnë: ish-Prokurorët e Përgjithshëm Loretta Lynch, Eric Holder, Meryl Garland, William Barr, Jeff Sessions dhe Alberto Gonzalez, si dhe ish-drejtorin e FBI-së Robert Mueller.
    Konfliktet politike dhe presionet për transparencë
    Sipas Axios, ky veprim është një sfidë e drejtpërdrejtë për udhëheqjen republikane në Kongres, pasi komiteti po kërkon të gjitha dokumentet që lidhen me çështjen Epstein, pas njoftimit të fundit nga Departamenti i Drejtësisë se nuk kishte “listë klientësh” dhe se vdekja e tij ishte për shkak të vetëvrasjes. Ky qëndrim ka provokuar reagime midis bazës së mbështetësve të Trump, të cilët po bëjnë thirrje për hetime të mëtejshme.
    Pavarësisht përpjekjeve të Trump për të “mbyllur” çështjen, ligjvënësit demokratë arritën të miratojnë një rezolutë për të lëshuar thirrjet në gjyq në një veprim të papritur, pak para se Kongresi të mbyllej për në gusht. Republikanët, si Nancy Mays, Scott Perry dhe Brian Jack, iu bashkuan atyre në votim, duke intensifikuar presionin dypartiak për zbulime të mëtejshme.
    Ndërkohë, përfaqësuesit Thomas Massie (R-Kenia) dhe Ro Canna (D-Kenia) po udhëheqin një iniciativë të veçantë për të deklasifikuar dosjet e çështjes. Votimi pritet të mbahet në shtator, me qëllim mbledhjen e 218 nënshkrimeve – një numër që do të kërkonte që Dhoma e Përfaqësuesve ta sillte çështjen në një debat publik.

    Top Channel

  • FOTOT- Brenda “strofullës së orgjive” të Epstein në Manhattan, Bill dhe Hillary Clinton thirren në gjyq

    FOTOT- Brenda “strofullës së orgjive” të Epstein në Manhattan, Bill dhe Hillary Clinton thirren në gjyq

    Jeffrey Epstein

    SHBA- Si dhuratë për ditëlindjen e 63-të të Jeffrey Epstein, miqtë e tij i dërguan letra. Shumë prej tyre kishin një temë të përbashkët: të kujtonin darkat që Epstein organizonte rregullisht në rezidencën e tij luksoze në Upper East Side të Manhattanit.
    “Kurioziteti juaj nuk njeh kufij”, shkruan ish-kryeministri izraelit Ehud Barak dhe gruaja e tij në një mesazh, i cili iu shkrua së bashku me të tjerë në janar 2016 Epstein-it.
    “Për shumë ju jeni si një libër i mbyllur, por ju dini gjithçka për të gjithë.”
    Në një mesazh tjetër të botuar nga New York Times, manjati i medias Mortimer Zuckerman përmendi përbërës për një vakt që do të pasqyronte kulturën e rezidencës: një sallatë të thjeshtë dhe çdo gjë tjetër që do të “përmirësonte performancën seksuale të Jeffrey-t”.
    Regjisori Woody Allen përshkroi se si “darkat e tij të kujtonin kështjellën e Drakulës, ku Lugosi ka tre vampirë të rinj që i shërbejnë atij vendi”. Por shtëpia luksoze e Epsteinit nuk ishte një kështjellë e zymtë transilvaniane. Ai kishte kaluar vite duke e transformuar rezidencën e tij 7-katëshe në një vend ku mund të shfaqte – dhe të thellonte – lidhjet e tij me të pasurit dhe të fuqishmit.
    Që nga vdekja e Epstein në vitin 2019, e cila zyrtarisht u cilësua si vetëvrasje, shumë mistere rreth jetës së tij mbeten të pazgjidhura. Si e grumbulloi ai një pasuri 9-shifrore? Dhe pse kaq shumë burra të fuqishëm shoqëroheshin me të edhe pasi u zbuluan aktivitetet e tij të paligjshme?
    Shtëpia e Bardhë ishte zotuar të publikonte detaje të hetimit federal ndaj Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por këtë verë administrata Trump u tërhoq. Zemërimi i krahut të djathtë që pasoi kërcënon të shkatërrojë lëvizjen “Make America Great Again” – për të cilën zoti Epstein është një figurë qendrore në teoritë e konspiracionit – dhe e ka vënë presidentin Donald Trump në mbrojtje si shumë pak çështje të tjera. Në një përpjekje për të qetësuar reagimin negativ, Departamenti i Drejtësisë dërgoi një zyrtar të lartë për t’u takuar me Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtoren e vjetër të Epstein, e cila po vuan një dënim me 20 vjet burg për shfrytëzim seksual. Të premten, Maxwell u transferua në një burg me siguri më të ulët. Kjo shkaktoi spekulime se Donald Trump ka për qëllim të ulë dënimin e saj ose edhe t’i jepte një falje në këmbim të bashkëpunimit të saj.
    Për vite me radhë, Maxwell ishte një vizitore e rregullt në rezidencën e Epstein në Nju Jork, ku ajo kishte edhe zyrën e saj. Megjithatë, të dy ishin ndarë në mesin e viteve 2010.

    Rezidenca në Manhattan ishte një nga pesë pronat që Epstein zotëronte në të gjithë botën. Pas lirimit të tij në vitin 2009 nga një burg në Florida, ku vuajti një dënim prej 13 muajsh për “prostituimin e një të mituri”, rezidenca shërbeu si një vendpushim personal ku ai mund të mblidhte intelektualë, shkencëtarë dhe financues të shquar. Mezoneta, shumë pranë Central Park, iu shit Epsteinit në vitin 1998 nga Les Wexner, pronari miliarder i “L Brands”. Epstein e rinovoi pronën, duke i dhënë një stil më të çuditshëm.
    Një skulpturë e një gruaje me fustan nusërie që mbante një litar varej në atriumin qendror të rezidencës. Në dhomën e ngrënies në katin përdhes, zoti Epstein priti një sërë personazhesh të famshëm, akademikë, politikanë dhe biznesmenë. Ushqimi mund të ketë qenë i zakonshëm – ndonjëherë nuk ishte gjë tjetër veçse një bufe me ushqim kinez, siç vuri në dukje Woody Allen në letrën e tij – por ngjarjet që organizoi Epstein sigurisht që nuk ishin të zakonshme.
    Fotot e publikuara nga New York Times tregojnë mysafirë të ulur në karrige me printime leopardi rreth një tavoline të madhe drejtkëndëshe.
    Po ashtu, Epstein mbante një hartë të Izraelit të vizatuar në një tabelë të zezë me firmën e Ehud Barakut, siç shihet në një foto të publikuar nga New York Times.
    Në zyrë, sipas fotove të shqyrtuara nga The New York Times, Jeffrey Epstein kishte ekspozuar një botim të parë me ngjyrë jeshile të “Lolitës”, romanit të vitit 1955 në të cilin një intelektual zhvillon një obsesion seksual me një vajzë 12-vjeçare dhe e përdhunon atë vazhdimisht. Një kat më sipër, në katin e tretë, ishte “streha” e Epsteinit – një suitë që përfshinte dhomën e tij të gjumit, dhomën famëkeqe të masazhit dhe një sërë banjosh.

    Një koleksion i mëparshëm letrash, i dhënë kriminelit famëkeq në një album lëkure për ditëlindjen e tij të 50-të në vitin 2003, pasqyronte një kohë në jetën e tij para arrestimit të tij të parë. Libri përfshinte edhe mesazhe nga Trump dhe Clinton, ndër dhjetëra të tjerë, sipas The Wall Street Journal.
    Megjithatë, në vitin 2016, ndërsa reputacioni i Epstein si një “grabitqar” seksual u bë më i njohur, rrethi i tij shoqëror nisi të tkurrej.
    Tre vjet më vonë, ai do të vdiste në një burg të Manhattanit, ndërsa priste gjyqin për akuzat federale për shfrytëzim seksual. 
    Tashmë, Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i udhëhequr nga republikani James Comer, ka thirrur në gjyq disa ish-zyrtarë qeveritarë, përfshirë Bill dhe Hillary Clinton dhe ish-drejtorin e FBI-së James Comey, ndërsa i ka kërkuar gjithashtu Departamentit të Drejtësisë të gjitha dokumentet përkatëse mbi Jeffrey Epstein deri më 19 gusht. Komiteti gjithashtu kërkon të detyrojë personat e mëposhtëm të dëshmojnë: ish-Prokurorët e Përgjithshëm Loretta Lynch, Eric Holder, Meryl Garland, William Barr, Jeff Sessions dhe Alberto Gonzalez, si dhe ish-drejtorin e FBI-së Robert Mueller./ZËRI

  • Libri që tregon marrëdhënien e vëllait të mbretit të Anglisë dhe Epstein, autori anglez: Financieri amerikan shiti sekretet e princit Mossadit, Arabisë dhe Libisë

    Libri që tregon marrëdhënien e vëllait të mbretit të Anglisë dhe Epstein, autori anglez: Financieri amerikan shiti sekretet e princit Mossadit, Arabisë dhe Libisë

    Një libër i ri pretendon se Jeffrey Epstein u shiti agjencive të huaja të inteligjencës në të gjithë botën “sekretet më intime” të Princit Andrew.

    Materiale kompromentuese mbi Dukën e Jorkut dyshohet se i janë kaluar Mossadit të Izraelit, autoriteteve të Arabisë Saudite dhe shërbimeve të inteligjencës libiane nën Kolonel Gaddafin.
    Detajet e pretendimeve janë bërë në një libër të ri mbi princin, nga autori Andrew Lownie, i cili përshkruan se si princi ishte pre e lehtë për një “gjarpër me zile” si Epstein.
    Viktimat e financierit amerikan, i cili i mori jetën vetes në vitin 2019, kanë pretenduar për vite me radhë se Epstein mbante regjistrime video të miqve të tij të profilit të lartë që kryenin marrëdhënie seksuale me gra. Asnjë provë për ndonjë regjistrim nuk është bërë publike deri tani.
    Lownie, në librin e tij të ri, ia atribuon një dokumentari nga gazetari kanadez Ian Halperin si burimin e pretendimeve se Epstein u shiti sekretet e Andrew agjencive të huaja në Lindjen e Mesme dhe Libi. Pretendimet iu “konfirmuan” Halperin nga “shumë në rrethin e Andrew”, shkroi Lownie.
    Halperin shkroi për Epstein në librin e tij, Kontradiktat: Seksi, Gënjeshtrat dhe Paratë e Pista nga Elita e Fuqishme e Botës, i cili u botua në Amazon në vitin 2020.
    Në librin e tij, Halperin pretendon se foli me Epstein në vitin 2001 dhe citon financierin ndërsa diskutonte për Dukën e Jorkut dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore. Epstein citohet t’i ketë thënë Halperin se kishte takuar Mbretëreshën Elizabeth dhe e kishte prezantuar Princeshën Diana me Dodi Fayed, ndër pretendime të tjera që të ngjallin habi.
    Familja mbretërore ishte “plotësisht e shkëlqyer” sepse ata ishin “mashtruesit më të pasur” në botë, ndërsa mblidhnin para nga taksapaguesit britanikë, citohet t’i ketë thënë Epstein Halperin.
    Gazetari kanadez, i cili shkroi një libër bestseller për Michael Jackson në vitin 2009, ka një të kaluar të gjallë. Një artikull i shtatorit 2007 në faqen e internetit Spiked Online, shtatë muaj pas vdekjes së modeles Anna Nicole Smith, tha se Halperin pretendonte se dikur kishte fjetur me të para varrit të Marilyn Monroe. Halperin i tha The Times se incidenti ndodhi me të vërtetë.
    Ai shtoi: “Kur intervistova Epstein, ai bëri pretendime të shumta sensacionale. Siç e kam thënë shumë herë, Epstein ishte një sociopat të cilit nuk mund t’i besohej fare, të paktën kështu mendoj unë.”
    Lownie i tha The Times se nuk “i kishte besuar të gjitha” në librin e Halperin për Epstein, por shtoi se informacioni që kishte futur në librin e tij ishte “verifikuar”.
    Ai tha: “Pretendimin për shantazhin e kam marrë nga burime të tjera.”
    Në librin e tij me titull: Ngritja dhe Rënia e Shtëpisë së Jorkut, Lownie shkroi se “burime të tjera” pretendonin se Epstein kishte lidhje me Kremlinin dhe mund të ketë qenë një agjent për Vladimir Putinin.
    Epstein luajti rolin e Andrew, tha Lownie. Ai shkroi në librin e tij: “Princi ishte një idiot i dobishëm që i jepte atij respekt, akses te udhëheqësit politikë dhe mundësi biznesi. Ai e gjeti atë të lehtë për t’u shfrytëzuar.”
    Libri citon gjithashtu biznesmenin amerikan dhe mashtrues të dënuar, Steven Hoffenberg, i cili e njihte Epstein, duke thënë se Andrew ishte “trofeu i tij” dhe Epstein planifikonte t’ia shiste sekretet e Andrew Mossad-it.
    “Andrew kishte një dobësi për vajzat dhe jetën e shpejtë, Epstein ia ofronte atë fantazi”, tha Hoffenberg
    “Andrew më pas jepte informacione që Epstein do t’ia jepte Izraelit. Andrew nuk e kuptonte se po përdorej”, shtoi ai.
    Duka i Jorkut, 65 vjeç, i cili ishte mik me Epstein dhe të dashurën e tij Ghislaine Maxwell për vite me radhë, u akuzua se kishte fjetur me 17-vjeçaren Virginia Giuffre, e njohur atëherë si Virginia Roberts, në Londër.
    Ai më vonë e zgjidhi çështjen me Giuffre në vitin 2022, pa pranuar akuzat ndaj tij, pasi ajo e paditi në SHBA. Giuffre u vetëvra në fillim të këtij viti.

    Top Channel