Tag: epërsi

  • Botërori i Volejbollit/ Mposhti rivalin e fortë, Italia në finale me Bullgarinë

    Botërori i Volejbollit/ Mposhti rivalin e fortë, Italia në finale me Bullgarinë

    Italia pasi fitoi Botërorin e vajzave “axurrët” shkojnë në finale të Botërorit edhe për meshkuj. Ekipi kombëtar i shtetit fqinj, kampionë në fuqi, do të përballen me Bullgarinë nëë finale. Kjo e fundit mundi po sot Republikën Çeke në gjysmëfinalen tjetër. Italianët fituan një ndeshje të interpretuar me klas 3-0, duke mposhtur Poloninë e Leonit me një rikthim të jashtëzakonshëm në setin e tretë: 25-21, 25-22, 25-23.

    Ndeshja gjysmëfinale e luajtur në Filipine, midis dy kampionëve të fundit të botës, ishte jashtëzakonisht e ngushtë që nga fillimi. Polakët morën një vrapim në fillim të setit të parë, madje duke marrë një epërsi prej tre pikësh, por Italia i arriti, duke shkaktuar një duel të vërtetë pikë për pikë. Megjithatë në fund fituan 25-21. I njëjti model u përsërit edhe në të dytin,teksa Italia triumfoi: 25-22.

    Megjithatë, seti i tretë pati një fillim tronditës, me polakët fillimisht në epërsi 5-1, por në fund ata morën një epërsi 10-5 dhe dukeshin se ishin në kontroll të plotë. Trajneri italian vendosi të kryejë disa lëvizje efikase dhe në fund të fitojë setin dhe gjithë takimin 3-0.

    Vazhdo leximin

  • Vijon me epërsi zjarri në malin e Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë, rrezikohen disa banesa

    Vijon me epërsi zjarri në malin e Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë, rrezikohen disa banesa

    Më shumë se katër orë që vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi duke djegur kryesisht kullota që ka ky mal, por duke rrezikuar disa banesa të fshatit Kaninë, por dhe stanet me bagëti.

    Rreth 20 forca zjarrfikëse ndodhen në mal duke izoluar flakët dhe mbajtjen në kontroll të tyre.
    Situata bëhet kritike në orët e mbrëmjes për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për të operuar.

    Top Channel

  • Ishte duke iu drejtuar titullit kampion, Gattuso tronditet javët e fundit. Kryesfida e Splitit fitohet nga Dinamo Zagreb (VIDEO)

    Ishte duke iu drejtuar titullit kampion, Gattuso tronditet javët e fundit. Kryesfida e Splitit fitohet nga Dinamo Zagreb (VIDEO)

    3 Maj 2025

    23:46

    Telesport

    Hajduk Split i Rino Gattusos fundoset në përballjen direkte ndaj Dinamo Zagrebit. Në Split, mysafirët fituan 1-3, duke bërë kështu një parakalim të bujshëm në renditje.
    Pjesa e parë përfundoi pa gola, pastaj në minutën e 51-të Pierre-Gabriel e kaloi Dinamon në epërsi. Livaja barazoi pesë minuta më vonë, por Kulenovic i riktheu mysafirët në epërsi në minutën e 64-të.

    Sucic – qe do te bashkohet me Interin gjate Boterorit te Klubeve pasi eshte blere ne janar – shënoi golin e tretë në minutën e 102-të pasi shtesa ishte e madhe.
    Ne garë për titullin eshte gjithahtu edhe Rijeka, qe duhet te luaje ndaj Gorica-s ne shtepi.

  • Berisha nga Tirana: Kemi epërsi ndaj kundërshtarit, programi ynë po pushton zemrat e shqiptarëve

    Berisha nga Tirana: Kemi epërsi ndaj kundërshtarit, programi ynë po pushton zemrat e shqiptarëve

    Kjo mbrëmje e ka gjetur Sali Berishën në një takim elektoral me demokratët nga dega numër 4 në Tiranë, ku u shpreh i bindur se PD është në epërsi të madhe në krahasim me kundërshtarin e tyre, Partinë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD ka një mbështetje të fuqishme dhe një entuziazëm të pa parë më parë.
    ”Ne kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë, kemi një mbështetje të fuqishme, entuziazëm të pa parë më parë, një program i cili në të vërtetë çdo orë e ditë, po pushton mendjen dhe zemrat e qindra shqiptarëve.

    Ky program, ka si qëllim kryesor një mundësi të re për çdo shqiptarë, nga fëmijët për një shkollë më të mirë, te pensionistët për një jetë më të mirë. Tek të rinjtë për shanse shkollimi dhe punësimi reale, te bizneset për shanse suksesi, tek punonjësit për vlerësim dhe respekt të punës së tyre. Ka para së gjithash rikthimin e parave te qytetarët.
    Ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar asnjë njeri këtu. Do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionit, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, të papunë, jetim, student me bursë”.

  • ‘Më quan mua buf’, Berisha entuziazmohet nga etiketimi i Ramës: Më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshme

    ‘Më quan mua buf’, Berisha entuziazmohet nga etiketimi i Ramës: Më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshme

    Në një takim me skuadrën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur “meme e gjallë” dhe duke ironizuar një nga etiketimet që Rama i ka bërë më herët.
    “Ai më ka quajtur buf, por nuk e kupton se më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme. Unë ju premtoj se do përdor gjithë mencurinë time për ta përzënë më 11 maj,” u shpreh Berisha para mbështetësve.
    Ndër të tjera, ish-kryeministri preku edhe çështjet ekonomike dhe situatën e bujqësisë, duke vënë theksin tek fermerët e Lushnjës dhe prodhimet vendase. Ai u zotua për mbështetje konkrete ndaj sektorit bujqësor dhe për përkrahje ndaj prodhimeve shqiptare.
    “2 mijë tonë patate iu prishën fermerëve në Pogradec për shkak të projektit të ‘Ballkanit të Hapur’. Unë ju them se këtë projekt do e hedhim në kosh,” deklaroi Berisha, duke shtuar se pas 11 majit do të mbështetet fuqimisht marka “Made in Lushnja” dhe “Made in Albania”.

  • Rama e quan “Buf kënete”, Berisha: Ai është meme! Më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshme

    Rama e quan “Buf kënete”, Berisha: Ai është meme! Më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshme

    Në fjalën e mbajtur në takimin me skuadrën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, Berisha nuk ka lënë pa përmendur rivalin e tij politik, Edi Ramën i cili e quan buf.
    “Ai është meme e gjallë, më ka quajtur mua Buf, por ai nuk e di se më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshme. Ju premtoj se do përdor gjithë mencurinë time për ta përzënë më 11 maj”, tha Berisha, teksa se ndaj fermerëve të Lushnjës e gjithë Shqipërisë do të ketë mbështetje për prodhimet e tyre.
    “2 mijë tonë patate ju prishën fermerit në Pogradec për shkak të “Ballkanit të Hapur”, unë ju them se këtë projekt do e hedhim në kosh”, tha Berisha duke shtuar se pas 11 majit do të ketë produkte “Made in Lushnja” dhe “Made in Albania”.