Tag: enrique

  • Luis Enrique: E dominuam Real në çdo drejtim, tani edhe një hap të fundit për të shkruar historinë

    Luis Enrique: E dominuam Real në çdo drejtim, tani edhe një hap të fundit për të shkruar historinë

    Kampionët e Europës janë finalistët e dytë në Botërorit për klube. Ata mundën 4-0 Real Madrid, në një ndeshje pa histori dhe dominuar përgjatë 90 minutave. Gjithçka u vendos që në pjesën e parë, pas avantazhit 3-0 pas 25 minutash lojë.
    Pasi mposhti Real Madrid në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube, trajneri i PSG, Luis Enrique, është i kënaqur. “Ndihem shumë mirë. Është gjithmonë e vështirë të luash në këto kushte kundër Real“, shpjegoi trajneri spanjoll.
    “E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur me performancën tonë. E përsëris, është e vështirë të luash mirë në këto kushte. Bën shumë vapë dhe është e vështirë të japësh një shfaqje“, shtoi ai.
    Më tej, Luis Enrique shtoi: “Të dyja ekipet dhanë gjithçka, por ky është një sezon i veçantë për ne. Dembélé? Kjo është hera e parë që kemi mundur ta aktivizojmë në Kupën e Botës për klube. Ai po luan shkëlqyeshëm dhe po gjen formën e tij. Ai meriton të fitojë çdo trofe. Ai gjithmonë jep gjithçka dhe gjithmonë ndihmon ekipin“.
    Në finale, PSG do të përballet me Chelsea. “Kemi ende një hap të mbetur kundër një ekipi të shkëlqyer si Chelsea. Duhet të rikuperojmë për të qenë në formën tonë më të mirë për finalen. Duam të bëjmë histori për klubin tonë dhe pastaj të nisim pushimet”, tha Enrique.

  • PSG-ja turpëroi Realin e Madridit, Luis Enrique: Po më shpërthen telefoni nga tifozët e Barcelonës

    PSG-ja turpëroi Realin e Madridit, Luis Enrique: Po më shpërthen telefoni nga tifozët e Barcelonës

    PSG-ja ka dëshmuar sërish se momentalisht është ekipi më i mirë në glob. Parisienët kanë shkatërruar Realin e Madridit me shifrat e thella 4-0, duke u kualifikuar në finale të Botërorit për kkube. Luis Enrique ka thënë për mediat se ka marrë një numër të madh mesazhesh urimi nga tifozët e Barcelonës. Sa i përket homologut të tij te Reai, trajneri spanjoll ka kërkuar që Xabi Alonsos t’i jepet kohë për të ndëruar projektin e tij. Luis Enrike ka kujtuar faktin se ka punuar dy vite me grupin për të arritur suksesin e sotëm.
    “Po më shpërthen telefoni nga mesazhet e tifozëve të Barcelonës, të cilët më përgëzojnë. Xabi Alonso? Xabi Alonso nuk ka nevojë të vërtetojë asgjë. Ai ka nevojë për një fazë përgatitore. Projekti i tij sapo ka filluar. Unë kam dy vite që punoj për këtë, nuk mund të bëhen krahasime”, ka deklaruar Luis Enrique./Sport Ekspres/

  • Luis Enrique: Sfida kundër Real Madrid mbetet gjithnjë e veçantë, jemi afër një tjetër finaleje

    Luis Enrique: Sfida kundër Real Madrid mbetet gjithnjë e veçantë, jemi afër një tjetër finaleje

    9 Korrik 2025

    10:30

    Telesport

    Fituesit e Champions League, PSG, do të përballen sot në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për klube ndaj Real Madrid, në një sfidë që konsiderohet spektakolare. Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli për sfidën: “Të luash kundër Real Madridit është gjithmonë një ndeshje e veçantë“.
    “Jemi të kënaqur që po luajmë në një ndeshje si kjo sepse do të thotë se kemi bërë një punë të mirë deri më tani“, shtoi trajneri i PSG-së. Përballja PSG kundër Real Madrid shënon ribashkimin e parizienëve me Kylian Mbappe, këtë herë si kundërshtarë.
    “Ajo që mund të them është se kjo i përket të kaluarës”, shtoi trajneri spanjoll, që fokusohet te sfida: “Shumë gjëra e bëjnë këtë një ndeshje të veçantë. Është e rëndësishme sepse është një gjysmëfinale e Kupës së Botës për klube. Ne duhet të jemi të gatshëm të mbetemi të përqendruar te fusha”.
    “Jemi shumë afër të luajmë një finale tjetër dhe ky është një motivim i vërtetë. Mendoj se është shumë e vështirë të analizosh Real Madrid sepse Xabi Alonso sapo ka filluar punën e tij atje. Për mua ka qenë gjithmonë një kënaqësi të luaj kundër tyre dhe gjithmonë do të jetë“, tha Luis Enrique.

  • Befasia! Luis Enrique kthen në Paris dy titullarë para ndeshjes gjysmëfinale kundër Real Madrid

    Befasia! Luis Enrique kthen në Paris dy titullarë para ndeshjes gjysmëfinale kundër Real Madrid

    9 Korrik 2025

    9:17

    Telesport

    Në një veprim të papritur përpara gjysmëfinales të Kupës së Botës për klube kundër Real Madrid, trajneri i PSG, Luis Enrique, ka larguar nga ekipi dy lojtarë kyç.
    Bëhet fjalë për William Pacho që mori një karton të kuq në minutën e 82-të, i ndjekur shpejt nga Lucas Hernandez, që gjithashtu mori të kuqe në kohën shtesë.
    Të dy lojtarët tani përballen me një pezullim prej dy ndeshjesh, duke humbur si gjysmëfinalen e sotme ndaj madrilenëve ashtu dhe një finale të mundshme ndaj Chelsea (mundi 2-0 Fluminense)
    Kjo ka bërë që klubi francez t’i përjashtojë ata nga skuadra e Kupës së Botës për klube.
    Në mungesë të tyre, trajneri Luis Enrique do të mbështetet në një dyshe mbrojtëse të Lucas Beraldo dhe Marquinhos me përvojë. Kjo e lë ekipin me një mbrojtës të vetëm rezervë: talentin premtues të të rinjve Noham Kamara.
    Pavarësisht kësaj, ekipi mirëpret përsëri Achraf Hakimi dhe Fabian Ruiz, të cilët janë stërvitur individualisht. Të dy lojtarët mund të jenë gati për t’u përballur me Real Madrid.

  • Luis Enrique paralajmëron Real: Jemi kampionët e Europës, kemi shumë potencial

    Luis Enrique paralajmëron Real: Jemi kampionët e Europës, kemi shumë potencial

    Pas triumfit në Champions League një muaj më parë, skuadra e PSG vijon të shkëlqejë edhe në Botërorin për klube. Kampionët francezë kanë shkuar në gjysmëfinale, ku do të përballen me Real Madrid.
    Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, duke komentuar këtë rrugëtim, foli me superlativa për të tijtë. Sidomos pas fitores ndaj Bayern Munich, ku e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë.
    “Është folur shumë për qëndrueshmërinë dhe sigurisht që PSG tashmë e ka atë. Ne jemi gati të jemi konkurrues në çdo kohë dhe pavarësisht rezultatit”, tha Luis Enrique.
    “Kur përballesh me ekipe si Bayern, është e komplikuar kur luan 11 ndaj 11. Me dy lojtarë të përjashtuar mund të shndërrohet në llotari, por ia dolëm mbanë”, tha Luis Enrique.
    “Ndaj Real do të jetë e vështirë, por, siç e thashë, po fitojmë qëndrueshmëri në lojën tonë. Kjo na ka dhënë trofe, përfshi edhe Champions League, por të shohim se si do të shkojnë gjërat”, tha trajneri spanjoll.

  • Me Bayernin filloi gjithçka për PSG-në e Luis Enrique: Nëse dikush duhet fajësuar…, jam unë

    Me Bayernin filloi gjithçka për PSG-në e Luis Enrique: Nëse dikush duhet fajësuar…, jam unë

    Ndeshjet mes Bayern Munich dhe PSG janë shndërruar në një “klasike moderne”. Dy skuadrat janë përballur 14 herë në historinë e tyre. Ato kanë bilanc fitoresh mjaft të ekuilibruara: 8 fitore për bavarezët dhe 6 për parizienët. Megjithatë, kohët e fundit, Bayerni është kthyer në makthin e PSG-së. Ka fituar 6 nga 7 përballjet e fundit kundër klubit francez.
    Më e paharrueshmja mbetet finalja e Champions League 2019-2020, e luajtur gjatë pandemisë së koronavirusit. Bayerni fitoi 0-1 në stadiumin “Da Luz”, duke mposhtur skuadrën e udhëhequr nga Neymar, Di María dhe Mbappé. Goli, për ironi të fatit, u realizua nga një ish-lojtar i akademisë së PSG-së, që ishte larguar falas: Kingsley Coman.
    “Është një ndjesi e jashtëzakonshme. Ndihem shumë i lumtur, por edhe pak i trishtuar. Zemra më dhemb pak për PSG”, – deklaroi Coman, i cili shënoi gjithashtu golin e parë të këtij edicioni të Kupës së Botës për Klube.
    Fati, si gjithmonë i çuditshëm, bëri që Coman të shënonte sërish 905 ditë më vonë, duke ndihmuar eliminimin e PSG-së në 1/8 finale të Champions League 2022-2023. Ndërkohë, në sezonin 2020-2021, Bayerni e eliminoi PSG-në në çerekfinale.
    Ballafaqimi i fundit mes tyre ndodhi këtë sezon, më 26 nëntor në “Allianz Arena”. Ishte ndeshje e fazës së ligës së Champions League dhe Bayerni fitoi sërish 1-0, me gol të Kim Min-jae.
    Humbja e la PSG-në në prag të eliminimit, ishte e 26-ta në renditje, dhe e vuri Luis Enrique në qendër të kritikave. “Ky trajner të shteron. Është nga ata që e boshatis klubin. Sapo përballet me një skuadër me pak organizim, shembet”, – tha asokohe Daniel Riolo për “RMC”.
    “PSG nuk më emocionon fare, mërzitem duke e parë”, – shtoi Emmanuel Petit.
    “L’Équipe” shkroi thjesht: “Degradim”.
    Luis Enrique mbrojti veten: “Skuadra jonë ka një projekt shumë interesant për të ardhmen. Nuk duhet të kërkojmë heronj apo fajtorë, por nëse është dikush për t’u fajësuar, jam unë. Mos u shqetësoni, i pranoj të gjitha kritikat”.
    Në atë moment, “Lucho” u bë trajneri me përqindjen më të lartë të humbjeve në Champions, në historinë e PSG-së: 47%.
    Ultrasit e Bayernit shfaqën një pankartë kundër Al-Khelaïfit: “Ministër, pronar klubi, zotërues i të drejtave televizive, ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe anëtar bordi në ECA në të njëjtën kohë? Çfarë futbolli është ky? Shkofsh në djall, plutokrati Al-Khelaïfi!”
    Klubi gjerman kërkoi falje: “Kjo banderolë nuk përputhet me marrëdhëniet e mira që kemi me PSG-në”.
    Humbja në Mynih shënoi pikën e kthesës për PSG-në, që arriti të kalojë fazën e “pla yoff”-eve, duke eliminuar Salzburgun (3-0), City (4-2) dhe Stuttgartin (4-1). Dhe për ironi, e fitoi Champions-in e parë në historinë e vet në… “Allianz Arena”.
    Ajo ndeshje ishte pikë kthese edhe për Dembélé, që u ndëshkua me karton të kuq kundër Bayernit: “Ishte një ndeshje e vështirë, në një periudhë të vështirë. Duhej ta ndryshoja dinamikën dhe e bëra”.
    Sot, dy skuadrat do të përballen sërish, këtë herë në Kupën e Botës për Klube, teksa Bayerni i frikshëm rrezikon ëndrrën e PSG-së.

  • Dembélé: Te PSG jemi si një familje, po e shijoj lirinë taktike të Luis Enrique

    Dembélé: Te PSG jemi si një familje, po e shijoj lirinë taktike të Luis Enrique

    Gjatë një interviste për kanalet zyrtare të klubit, sulmuesi i PSG, Ousmane Dembélé, ka folur për raportin e tij me Luis Enrique: “Kur firmosa për PSG, ai pati menjëherë besim tek unë. Më jep shumë këshilla në fushë dhe më lë gjithashtu shumë liri, shpesh më thotë: Do të të kërkoj të bësh dy ose tri gjëra, por ti ke mundësinë të zgjedhësh vetë.
    Më pëlqen fakti që luaj në një rol që më lejon të jem i lirë në fushë. Më pëlqen kjo. Mund të shkoj djathtas, majtas…, mund të ndryshoj. Ndjehem mirë në këtë pozicion, ku kam shumë liri. Rol udhëheqës? Normalisht, unë mbetem vetvetja. Kam folur edhe me trajnerin në fillim të sezonit.
    Më tha të jap shembullin si për të rinjtë, ashtu edhe për lojtarët më të mëdhenj. Kjo shprehet në fushë, me presingun, me angazhimin, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Pastaj, në jetën e grupit, unë mbetem vetvetja. Nuk mund të ndryshoj. Argëtohem shumë me shokët e skuadrës, por kur vjen koha për të qenë serioz, duhet të jesh serioz.
    Lidhja që na bashkon? PSG është si një familje. Kalojmë më shumë kohë me këtë skuadër sesa me familjet tona. Krijohet një lidhje e veçantë. Po punojmë së bashku prej dy vitesh tashmë. Kjo i bën mirë skuadrës, forcon besimin, na ka dhënë këto rezultate në këtë sezon të dytë. Atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme.
    Të gjithë përpiqemi t’i japim këshilla njëri-tjetrit, të inkurajohemi dhe të angazhohemi për të tjerët. Kjo është e rëndësishme dhe po jep fryte. Jemi si një familje. Qoftë kur fitojmë, qoftë kur humbim, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Trajneri na e përsërit gjithmonë: jemi një skuadër dhe duhet të luajmë së bashku, të vrapojmë, të sulmojmë dhe të mbrojmë së bashku”.

  • Luis Enrique ia bën të qartë Nasser Al-Khelaifi-t: Dua yllin e La Ligës

    Luis Enrique ia bën të qartë Nasser Al-Khelaifi-t: Dua yllin e La Ligës

    2 Korrik 2025

    19:09

    Telesport

    Edhe pse ka një ekip super të kompletuar dhe mund të konsiderohet pa frikë si ekipi më i mirë momentalisht në botë, Luis Enrique ka kërkuar dy përforcime për sezonin e ri.
    I pari dihet pasi është përfolur prej kohësh, bëhet fjalë për Illia Zabarnyi, qendërmbrojtësin ukrainas të Bournemouth, ndërsa emri i dytë që Luis Enrique i ka kërkuar presidentit Al-Khelaifi, është braziliani i Real Madridit, Rodrygo.
    Trajneri i parizienëve e sheh lojtarin 24-vjeçar si një përshtatje të përsosur për strukturën e tyre ofensive, ku emra si Kvaratskhelia, Dembele, Desire Doue dhe Barcola ndërrojnë shpesh pozicione. Aftësia e Rodrygos për të luajtur në frontin sulmues e bën atë një lojtar të lakmuar për Luis Enriquen.
    Real Madridi ka vendosur një çmim afër 80 milionë eurosh, por në Paris janë të bindur që mund të arrijnë një marrëveshje më të favorshme, duke ditur që situata mes sulmuesit dhe klubit është acaruar ndjeshëm kohët e fundit, pasi Rodrygo është i pakënaqur me minutat e pakta që e ka aktivizuar Xabi Alonso dhe kjo gjë mund ta shtyjë atë sa më shpejt drejt kryeqytetit francez.

  • “T’i shkojmë deri në fund”, Enrique nuk do të ndalet: Të shkruajmë historinë

    “T’i shkojmë deri në fund”, Enrique nuk do të ndalet: Të shkruajmë historinë

    PSG kaloi me shumë lehtësi Inter Miami, por tani në fazën çerekfinale i pret një ekip si Bayern Munich. Për Luis Enrique nuk ka rëndësi kë kanë përballë, objektivi i tij dhe i klubit është të vijojnë rrugëtimin perfekt edhe në Botërorin e Klubeve pasi mbyllën një vit fantastik ku fituan gjithçka në Francë dhe Evropë:
    “Ky është padyshim një sezon historik për klubin tonë. Ne synojmë të vazhdojmë historinë edhe në këtë turne. Pushimet dhe përgatitjet për sezonin e ri janë gjëra që nuk më interesojnë tani. Duhet të mendojmë të rikuperojmë sa më mirë dhe të jemi në kushte sa më të mira të mundshme për ndeshjen e radhës”, u shpreh Luis Enrique.

    Në fund, trajneri i PSG u ndal edhe në një koment në lidhje me faktin që përballë kishte shumë ish lojtarë të tij, me në krye Leo Messin: “Ishte një ndeshje shumë e veçantë sepse takova njerëz që janë shumë të rëndësishëm për mua, njerëz më të cilët kemi ndarë suksese dhe dështime”, theksoi Luis Enrique.
    Për një ekip si Inter Miami ishte shumë e vështirë të përballej PSG, fakt që pranoi edhe trajneri Javier Mascherano:
    “Ata janë një skuadër e madhe. Për momentin kanë shumë cilësi dhe një trajner të madh, të shohim sa do të zgjasë. Leo Messi? Mendoj se zhvilloi një ndeshje të mirë, me aq pak raste sa kishim. Luajtëm më shumë me kundërsulme në pjesën e dytë. Edhe pse është 38 vjeç, për mua është një nder të jem trajner i rij. Kundër një ekipi si PSG, me këtë nivel që ata kanë, është e vështirë edhe për Messin”, u shpreh trajneri i Inter Miami.
    ()

  • Luis Enrique: Jam shumë i kënaqur me mënyrën si luajtën lojtarët e mi

    Luis Enrique: Jam shumë i kënaqur me mënyrën si luajtën lojtarët e mi

    Trajneri i PSG, Luis Enrique, foli për televizionin e klubit parizien pas fitores 4-0 kundër Inter Miami, të dielën, më 29 qershor, në Atlanta, në 1/8 finale të Botërorit për Klube: “Sigurisht që jam shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi.
    Mendoj se e nisëm ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, me intensitetin e duhur. Besoj se pjesa e dytë ishte pak ndryshe, sepse rezultati e ndikoi atë. Këta janë lojtarë me cilësi shumë të lartë. Në fund të fundit jemi në çerekfinale dhe ndihemi të lumtur.
    Do të jetë ose një klub europian, Bayern Munich, ose një brazilian, Flamengo (në fakt ndodhi sikurse pritej, u kualifikuan gjigantët bavarezë). Do ta ndjekim ndeshjen. Në këtë fazë të kompeticionit, do të jetë e vështirë, pa marrë parasysh kush do të jetë kundërshtari.
    Tani është koha të mendojmë për pushimin, duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen, por kemi kohë ta bëjmë këtë. Jemi shumë të kënaqur”.