Tag: enrique

  • Nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique, Milan shumë i interesuar për mesfushorin e PSG-së

    Nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique, Milan shumë i interesuar për mesfushorin e PSG-së

    6 Gusht 2025

    21:02

    Telesport

    Lee Kang-in është një nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique, ndaj trajneri spanjoll e ka vendosur emrin e koreano-jugorit në listën e largimeve. Duke pasur parasysh këtë situatë, Milan është një nga klubet më të interesuara për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.
    Drejtuesit e Milanit janë të bindur se talenti i koreano-jugorit ende nuk është shfrytëzuar plotësisht në futbollin evropian. Profili i tij teknik, vizioni dhe aftësia e tij për të lundruar midis linjave përputhen me qasjen e Max Allegri-t. Mundësia e sigurimit të një lojtari me karakteristikat e tij ka ngjallur interesin e drejtuesve kuqezinj, të cilët tashmë po vlerësojnë opsionet për marrëveshjen me PSG-në.
    24-vjeçari mund të luajë si mesfushor sulmues dhe si anësor, dy pozicione ku te PSG ka një konkurrencë tejet të fortë, ndaj dhe ai nuk ka pasur mundësinë të luajë rregullisht.
    Klubi parizien vlerëson potencialin e Lee Kang-in dhe është gjithashtu i vetëdijshëm se konkurrenca e tepërt në pozicionin e tij mund të pengojë përparimin e mëtejshëm të lojtarit. Një huazim me mundësi blerjeje ose një transferim i plotë nuk përjashtohen, me kusht që të gjitha palët të jenë dakord, dy klubet në fjalë dhe sigurisht vetë lojtari.

  • Verratti i sinqertë: Te PSG, fitoret ishin bërë monotone. Nuk ika për shkak të Luis Enrique

    Verratti i sinqertë: Te PSG, fitoret ishin bërë monotone. Nuk ika për shkak të Luis Enrique

    31 Korrik 2025

    10:04

    Alfred Lleshi

    Marco Verratti shpjegon arsyet e largimit nga PSG dhe zgjedhjen për të kaluar në Katar: “Kisha nevojë për një sfidë të re, për stimuj të rinj. Doha më ka pëlqyer gjithmonë, ishte një zgjedhje jete dhe jam i lumtur për të”.
    Për kampionatin e Katarit: “Është kompetitiv. Vitin e kaluar isha në një tjetër skuadër, Al Duhail, e imja doli e dyta. Qëllimi është të fitojmë kampionatin. Ndryshe nga Europa, këtu edhe kur je në stol nuk ka tension. Ka vetëm buzëqeshje dhe dëshirë për të qenë bashkë”.
    Për largimin nga PSG: “Në Paris, të fituarit ishte kthyer në diçka monotone, thuajse pa emocione. Këtu kam rigjetur gëzimin ‘fëmijëror’ të fitores. U tha se ika nga PSG sepse nuk më donte Luis Enrique. Gënjeshtër. Kisha folur me Nasser shumë më parë dhe i kisha thënë që do të largohesha. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira”.

  • PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës, “fiksimi” i Luis Enrique

    PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës, “fiksimi” i Luis Enrique

    30 Korrik 2025

    20:44

    Telesport

    Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është i pakënaqur dhe po kërkon një përforcim të bujshëm.
    Zgjedhja e Luis Enrique është pikërish mesfushori i Barcelonës, Gavi, të cilin e sheh si një përforcim ideal përkrah emrave si Fabian Fuiz dhe dy portugezëve, Vitinha dhe Joao Neves.
    Lojtari ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2030 dhe largimi i tij duket disi i vështirë, por jo i pamundur. Arseja është e thjeshtë. Oferta e PSG-së për Barcelonën është plot 80 milionë euro, një shifër që mund të rregullonte disi problemet që kanë katalanasit në aspektin financiar. Po ashtu për lojtarin, PSG ka një rrogë më të madhe se ajo që merr aktualisht si dhe një rol kyç, gjë që i mungon aktualisht te Barcelona.
    Pavarësisht se e vlerësojnë shumë Gavi-n, Barcelona e ka repartin e mesfushës shumë të mbipopulluar dhe ka një konkurrencë të fortë për spanjollin. Sezonin e kaluar, Gavi ka qenë një zgjedhje e dytë për Hansi Flick, gjë që pritet të ndodhë edhe këtë sezon.

  • U kthye në portierin më të mirë në botë! Donaruma i thotë Luis Enrique se do të largohet, tani hyjnë edhe “sheikët e Turqisë”

    U kthye në portierin më të mirë në botë! Donaruma i thotë Luis Enrique se do të largohet, tani hyjnë edhe “sheikët e Turqisë”

    PSG ka një sezon fantastik pas vetes, pasi klubi francez më në fund arriti të fitojë Champions League për herë të parë në historinë e tij. Ata mund ta kishin mbyllur sezonin në një mënyrë madhështore, por u mposhtën së fundmi në finalen e Kupës së Botës për Klube nga Chelsea.
    Lojtarët e PSG-së janë gati të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri, dhe sipas mediave franceze, Luis Enrique mori një goditje të papritur pasi u kontaktua nga Gianluigi Donnarumma. Portieri italian ka qenë portieri i parë i zgjedhur në Parc des Princes për disa sezone dhe Enrique nuk e ka fshehur se sa i kënaqur është me performancat e Donnarumma-s.
    Megjithatë, mediat franceze po bëjnë bujë këtë mëngjes se Donnarumma dhe Enrique patën një bisedë mjaft të sikletshme pasi italiani i tha trajnerit të PSG-së se po mendonte seriozisht të largohej nga klubi. Italiani kërkohet nga disa klube nga Arabia Saudite të cilat po i ofrojnë shuma të mëdha parash, dhe ekziston edhe interesi i Galatasaray, i cili është gjithashtu i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm për të sjellë Donnarumma-n në Turqi. /Sport Ekspres/

  • Luis Enrique kërkon 3 super përforcime, që PSG të fitojë sërish Champions League

    Luis Enrique kërkon 3 super përforcime, që PSG të fitojë sërish Champions League

    25 Korrik 2025

    19:07

    Telesport

    Edhe pse ka një super ekip të mirë organizuar, pavarësisht humbjes 3-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube, Luis Enrique ka kërkuar nga drejtuesit e PSG-së tre përforcime në pozicione specifike, nëse duan që të fitojnë sërish Champions League.
    Enrique ka kërkuar një portier, në rast se konfirmohet largimi i Gigio Donnarumma, i përfolur jo pak kohët e fundit. Italiani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe deri tani rinovimi nuk ka ardhur, ndaj largimi i tij duket mëse i mundshëm. Duke ditur interesin që ka për të nga disa ekipe dhe të mos largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme, PSG mund të lejojë largimin e tij që këtë verë, nëse vjen oferta e duhur.
    Në qendër të mbrojtjes, Luis Enrique dëshiron të shtojë një mbrojtës për të konkurruar me Marquinhos dhe William Pacho, me Illia Zabarnyi-n favorit në listë, për të cilin Bournemouth kërkon jo më pak se 60 milionë euro.
    Përforcimi i fundit kërkohet në krahun e djathtë, për t’i dhënë pak hapësirë frymëmarrjeje Achfraf Hakimi-t. Pjesa e mesfushës dhe e sulmit është mëse e kompletuar dhe nuk ka nevojë për përforcime të tjera.

  • “Nuk e dua atë në ekip”, Luis Enrique del kundër transferimit të yllit të Real Madridit

    “Nuk e dua atë në ekip”, Luis Enrique del kundër transferimit të yllit të Real Madridit

    21 Korrik 2025

    18:42

    Telesport

    Vazhdon situata e nderë mes Vinicius Junior dhe drejtuesve të Real Madridit. Duke parë gjendjen aktuale, shumë ekipe të mëdha kanë shtuar ndjeshëm interesin ndaj yllit brazilian.
    Një nga këto ekipe që ka shfaqur fillimisht interes për Vinicius Junior ka qenë edhe PSG, por së fundmi klubi francez është tërhequr nga mundësia për të nënshkruar me brazilianin dhe e gjithë kjo ka ardhur nga vendimi i Luis Enrique.
    Trajneri spanjoll mendon se Vinicius Junior nuk do ishte një përforcim i duhur për ekipin e tij. Kërkesat e shumta që ka pasur te Real Madrid dhe mbi të gjitha angazhimi i tij në fushë dhe ana taktike nuk përshtaten me idetë që ka Luis Enrique dhe me vizionin e tij. Drejtuesit e PSG-së po shqyrtojnë opsione të tjera për t’u forcuar në sulm që përshtaten me profilin e kërkuar nga Luis Enrique.
    Në rast largimi nga Real Madrid, klubet e vetme që mund të plotësojnë shifrën e kërkuar nga drejtuesit e “Los Blancos” si dhe shifrën e kërkuar nga ylli brazilian, janë vetëm vetëm klubet arabe.

  • Joao Pedro sqaron sherrin me Luis Enrique në finale: Ata nuk e pranonin humbjen dhe provokonin

    Joao Pedro sqaron sherrin me Luis Enrique në finale: Ata nuk e pranonin humbjen dhe provokonin

    Një nga lojtarët kyç në Kupën e Botës për klube, duke shënuar tre gola në pak më shumë se dy ndeshje, ishte sulmuesi Joao Pedro, i cili iu bashkua Chelsea pas fazës së grupeve. Lojtari u ble për 70 milionë eurosh nga Brighton këtë verë.
    Braziliani ka provuar të jetë një shtysë në këtë turne, duke lënë gjurmë edhe në finale. Ai realizoi një gol (të tretin në fitoren 3-0) dhe ishte protagonist në incidentin në fund të takimit me trajnerin e PSG, Luis Enrique.
    “Ndeshja ishte gati të mbaronte dhe ata filluan të provokonin, gjë që është normale. Ata fituan Champions League, por kjo ishte një ndeshje tjetër. Ata duhet ta kishin pranuar humbjen dhe nuk duhet të kishin provokuar“, tha Joao Pedro.
    Sulmuesi dha detaje rreth origjinës së përleshjes: “I pashë të rrethonin Andrey dhe shkova ta mbroja. Në atë pikë, Luis Enrique më shtyu dhe unë rashë. Ata nuk dinë të humbasin“.
    Joao Pedro foli për momentin fantastik personal që po përjeton. “Kalova 40 ditë me pushime, mbërrita në mes të një Kupe Bote dhe është hera e parë që përballem me ekipe të mëdha. Po përjetoj diçka të pabesueshme, nuk di çfarë të them”.
    “Punova me një trajner personal dhe mbërrita në Amerikë duke eliminuar menjëherë një ekip që më dha gjithçka (Fluminense), duke arritur në finale. Finalja ime e parë, dy gola në gjysmëfinale dhe një në finale. E gjitha falë Zotit”, tha Joao Pedro.

  • Al-Khelaifi mbron Luis Enrique pas sherrit: Kemi trajnerin më të disiplinuar në botë

    Al-Khelaifi mbron Luis Enrique pas sherrit: Kemi trajnerin më të disiplinuar në botë

    15 Korrik 2025

    9:50

    Telesport

    PSG nuk arriti dot të triumfojë në finalen e Kupës së Botës për klube, ku u mund 0-3 nga Chelsea. Parizienët u përfshinë në një sherr në fund të ndeshjes, ku protagonist ishte trajneri Luis Enrique.
    Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, foli për atë incident që shpërtheu. Ai mbrojti trajnerin Luis Enrique, duke shpjeguar situatën.
    “Ne kemi trajnerin më të disiplinuar dhe më të respektuar në botë. Ai shkoi ta ndërpresë përleshjen dhe e gjeti veten të përfshirë. Trajnerët meritojnë respekt“, theksoi Al-Khelaifi.
    Në atë incident, trajneri spanjoll goditi në fytyrë sulmuesin e Chelsea, Joao Pedro, që më pas ra në tokë. Trajneri pranoi se ra pre e provokimeve, duke kërkuar ndjesë.

  • Kërkon dy yjet e Barcelonës, Luis Enrique i papërmbajtshëm pas humbjes ndaj Chelsea-s

    Kërkon dy yjet e Barcelonës, Luis Enrique i papërmbajtshëm pas humbjes ndaj Chelsea-s

    15 Korrik 2025

    8:42

    Telesport

    Humbja e PSG-së 3-0 ndaj Chelsea në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, ka trazuar ujërat te kampionët e Francës, të cilët do të ndërhyjnë menjëherë në merkato.
    Luis Enrique mendon se reparti ku duhet ndërhyrë është mesfusha, ndaj ai ka kërkuar nga drejtuesit e PSG-së transferimin e dy yjeve të Barcelonës, Marc Casado dhe Fermin Lopez.
    I pari është mesfushor difensiv, ndërsa i dyti mesfushor sulmues por mund të luajë shumë mirë dhe si anësor në sulm. Edhe pse klubi katalanas i vlerëson shumë të dy lojtarët dhe ata janë pjesë e rëndësishme e projektit sportiv të klubit, situata financiare mbetet delikate dhe ata mund të pranojnë oferta nëse skuadra pariziene paraqet një propozim bindës. Por, oferta duhet të jetë mbi 70 milionë euro për secilin nga dy lojtarët e përmendur, ndryshe asnjëri prej tyre nuk do të largohet për një shifër më të ulët.
    Luis Enrique është i bindur që ardhja e Marc Casado dhe Fermin Lopez do të sjellë freski dhe cilësi në mesfushën e PSG-së dhe dyshja e Barcelonës do të përshtatej shumë mirë me Vitinha-n dhe Joao Neves, dy mesfushorët e vetëm që konsiderohen të paprekshëm te klubi francez.

  • E BUJSHME: Luis Enrique kërkon nga PSG të “vjedhin” objektivin e madh të Real Madridit në merkato

    E BUJSHME: Luis Enrique kërkon nga PSG të “vjedhin” objektivin e madh të Real Madridit në merkato

    14 Korrik 2025

    15:41

    Telesport

    Duke qenë se Ibrahima Konate ka refuzuar rinovimin me Liverpool dhe kontrata e tij skadon pas një viti, kjo ka bërë që francezi të kthehet në objektiv merkatoje për disa klube të mëdha.
    Edhe pse dëshira e qendërmbrojtësit francez është të transferohet te Real Madrid, së fundmi në garë për 26-vjeçarin është futur fuqishëm edhe PSG. Luis Enrique e shikon Konate si lojtarin e duhur për të përforcuar mbrojtjen, sidomos pas humbjes 3-0 ndaj Chelsea-s në finalen e Kupës së Botës për Klube.
    Propozimi i PSG-së jo vetëm që përfshin një pagë tërheqëse, por edhe një projekt ambicioz sportiv që mund ta tundojë lojtarin të ndryshojë mendje dhe të mos transferohet në Madrid.
    Në anën tjetër, Liverpool është gati të lërë të lirë lojtarin që këtë verë, mjafton të paguhet shifra 50 milionë euro. Një shifër mëse normale kur bëhet fjalë për merkaton e PSG-së.