Tag: enrique

  • Luis Enrique konfirmon objektivat: Vjet hymë në histori, kjo na motivon ta përsëritim atë

    Luis Enrique konfirmon objektivat: Vjet hymë në histori, kjo na motivon ta përsëritim atë

    2 Shtator 2025

    9:44

    Telesport

    Trajneri i PSG, Luis Enrique, foli për objektivat sezonale të ekipit. S,kuadra francize, kampione në Ligue 1 dhe në Champions League sezonin e fundit, ka misionin e vështirë të mbrojë këto trofe.
    “Së pari, qëllimi është të përmirësohemi si ekip, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ka ende fusha të lojës sonë ku mund të përmirësohemi”, deklaori trajneri spanjoll.
    Më tej, Luis Enrique deklaroi: “Sa i përket trofeve, duam të jemi gati të garojmë për të gjithë trofetë ku marrim pjesë. Ne të gjithë besojmë se mund t’i fitojmë ato dhe të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar”.
    “Ne vjet hymë në histori në një mënyrë spektakolare. Kjo është ajo që na motivon më shumë këtë sezon për të përsëritur të njëjtat rezultate. Mendoj se ekipi është gati për këtë sfidë të madhe që na pret”, tha Luis Enrique.

  • Luis Enrique: Shorti na vuri kundër Barcelonës? Kam ndjenja pozitive dhe negative…

    Luis Enrique: Shorti na vuri kundër Barcelonës? Kam ndjenja pozitive dhe negative…

    Te PSG-ja vazhdon të dominojë tema “Donnarumma”. Portieri italian, zyrtarisht në merkato, me Manchester City në “pole position” për të, nuk është grumbulluar në dy ndeshjet e para të kampionatit francez, të fituara me rezultat minimal ndaj Nantes dhe Angers. “Parc des Princes” dhe tifozët e PSG-së e përshëndetën në mënyrë emocionuese, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm, që e çoi klubin në majën e Europës.
    Trajneri Luis Enrique mendon vetëm për të ardhmen me Chevalier mes shtyllave, duke e anashkaluar pothuajse temën: “A mund të qëndrojë Donnarumma? Nuk e di. Varet nga merkatoja, nga lojtari, nga klubet e tjera, nga agjentët. Ne vazhdojmë si zakonisht. Shpresoj që të gjejë një zgjidhje, sepse do të ishte gjëja më e mirë për të”.
    Më pas trajneri foli edhe për Champions League, ku PSG do të ketë statusin e kampionit europian në fuqi: “Është kompeticioni që të gjithë duan ta fitojnë. Është motivim i madh ta nisësh si kampion. Ky format sjell ndeshje të mëdha, ne do të kemi disa të tilla për t’i luajtur, ndoshta më shumë se skuadrat e tjera. Nuk do të ketë ndeshje të lehta për ne. Do të jenë të gjitha përballje të nivelit shumë të lartë”.
    PSG do të luajë në fazën e ligës kundër Barcelonës: “Është një ndjenjë pozitive dhe negative. Është bukur të luaj në shtëpinë time. Ata luajnë një futboll fantastik dhe ofensiv. Në të njëjtën kohë, do të jetë e vështirë për ne”.

  • Për herë të katërt! Enrique Iglesias do të bëhet baba në moshën 50 vjeçare

    Për herë të katërt! Enrique Iglesias do të bëhet baba në moshën 50 vjeçare

    Këngëtari dhe ish-tenistja janë rikthyer në lajmet rozë ndërsa përgatiten të mirëpresin një anëtar të ri të familjes. Imazhet e modeles ruse në Miami, e veshur me rroba sportive, konfirmuan se po vjen ne jete fëmija i katërt i çiftit.

    Në moshën 44-vjeçare, Kournikova po përballet me një amësi të re së bashku me Enrique Iglesias, i cili majin e kaluar mbushi 50 vjeç. Lajmi ka ardhur si surprizë për shkak të diskrecionit të saj dhe momentit në të cilin vjen, vetëm një javë pas rikthimit të këngëtarit në skenë.
    Çifti e di tashmë se si është të rritësh disa fëmijë. Binjakët e tyre, Lucy dhe Nicolas, janë shtatë vjeç, dhe e vogla Mary do të mbushë së shpejti pesë. Tre fëmijë që ishin po aq diskretë sa kjo shtatzëni e re, pa asnjë njoftim publik dhe të ndarë vetëm me miqtë e tyre më të ngushtë.
    Fëmija i ri që pritet të vijë në jetë për Enrique Iglesias do të jetë gjithashtu nipi i nëntë i Isabel Preysler. Nëna e artistit spanjoll ka tashmë një numër të madh pasardhësish midis fëmijëve të saj më të mëdhenj dhe martesave të mëparshme. Tre nga Chabeli Iglesias, tre nga Ana Boyer dhe Fernando Verdasco, dhe tani i katërti nga Enrique me Annën. Historia e çiftit filloi 24 vjet më parë, në vitin 2001, kur Kournikova luajti në videoklipin e këngës ‘Escape’. Një kimi që shkoi përtej ekraneve dhe i ka mbajtur ata bashkë që atëherë.

  • 7 largime brenda jave, Luis Enrique po “pastron” ekipin e PSG

    7 largime brenda jave, Luis Enrique po “pastron” ekipin e PSG

    22 Gusht 2025

    16:13

    Telesport

    Paris Saint-Germain është në fazën përfundimtare të një “pastrimi” të thellë të skuadrës, duke synuar largimin e shtatë lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique.
    Carlos Soler është afër kalimit te Ajax në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ndërsa Marco Asensio pritet të huazohet te Bayern ose të rikthehet tek Aston Villa për rreth 15 mln euro. Portieri Arnau Tenas, në vitin e fundit të kontratës, është i interesuar për një kalim te Villarreal, ndërsa Ilyes Housni mund të transferohet te Le Havre.
    PSG po shqyrton oferta për yje të tjerë: Randal Kolo Muani ka pranuar të kalojë te Juventusi, kurse Gianluigi Donnarumma mund të transferohet te Manchester City.

  • PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique

    PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique

    15 Gusht 2025

    19:03

    Telesport

    Pasi fitoi Superkupën e Europës dhe siguroi transferimin e portierit Lucas Chevalier, për 55 milionë euro në total (duke përfshirë bonuset), dhe mbrojtësit Illia Zabarnyi, për 67 milionë euro, PSG planifikon të bëjë edhe dy goditje të tjera para se të mbyllet merkato më 1 shtator.
    Kërkesat e Luis Enrique janë shumë të qarta, për pozicionet ku dëshiron të forcohet. Sipas “L’Equipe”, trajneri spanjoll kërkon një mbrojtës të djathtë për të mbuluar mungesën e Achraf Hakimi gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës dhe për t’i lejuar atij të pushojë gjatë sezonit, duke ditur numrin e madh të ndeshjeve.
    Kërkesa e dytë është një sulmues i krahut të majtë, i aftë për të shënuar gola dhe sigurisht të ndihmojë në efektivitetin e repartit ofensiv. Deri tani nuk përmendet ende ndonjë emër konkret.

  • Donnarumma drejt City-t, por të gjithë në Angli kanë një pyetje që ka nevojë për përgjigjje

    Donnarumma drejt City-t, por të gjithë në Angli kanë një pyetje që ka nevojë për përgjigjje

    14 Gusht 2025

    17:33

    Telesport

    Lajmi më i çuditshëm i merkatos së verës është interesi intensiv i Pep Guardiolës për portierin Donnarumma.
    Pas problemeve që u bënë publike mes italianit dhe drejtuesve të PSG (saktësisht shkaku ishte trajneri Luis Enrique), Donnarumma ka mbetur pa busullë.
    Për të ka interes edhe Manchester United, por City është më afër. Lind pyetja: Enrique, trajner i ngjashëm me Pep, nuk e ka pëlqyer kurrë italianin për shkak se ai nuk luan mirë me topin në këmbë. Atëherë, pse Pep e pëlqen atë?
    Mediat angleze e kanë shtruar këtë pyetje në rrjetet sociale dhe askush nuk ka dhënë një përgjigje të pranueshme.

  • Futbolli është i padrejtë ndonjëherë, trajneri i PSG e pranon pasi mundi Totenhemi: Kjo ishte çmenduri, nuk e meritonim fitoren…

    Futbolli është i padrejtë ndonjëherë, trajneri i PSG e pranon pasi mundi Totenhemi: Kjo ishte çmenduri, nuk e meritonim fitoren…

    PSG ka arritur të përmbys Totenhemin dhe të fitojë në fund finalen e Superkupës. Menjëherë pas fitores nga ruleta ruse, trajneri i PSG, Luis Enrique, u shpreh me sinqeritet se ekipi i tij nuk e meritonte fitoren.
    “Sa çmenduri! Kjo është fjala e duhur, çmenduri. Duhet të them se jam shumë i lumtur. Nuk mendoj se e meritonim të fitonim, sepse ka një ndryshim të madh midis një skuadre si Tottenham, e cila bëri shumë stërvitje, dhe nesh, që bëmë vetëm pesë seanca stërvitjeje. Është kaq ndryshe, mendoj se kjo është një mrekulli”, tha Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Superkupa e Europës, ja formacionet e mundshme. PSG dhe Tottenham duan ta bëjnë “sefte”

    Superkupa e Europës, ja formacionet e mundshme. PSG dhe Tottenham duan ta bëjnë “sefte”

    Sot është një ditë e rëndësishme për futbollin europian. Në stadiumin e Udines luhet Superkupa Europiane 2025 mes PSG, fitues i fundit i Champions League, dhe Tottenham, fitues i “Europa League”. Në letër duket qartë favoriti i madh, por shpesh Superkupa e UEFA-s ka rezervuar surpriza të mëdha. Ndeshja mes skuadrave të drejtuara nga Luis Enrique dhe Frank fillon në orën 21:00.
    Që nga momenti kur finalja e Superkupës Europiane luhet si një ndeshje e vetme dhe në vende të ndryshueshme çdo vit, kjo është hera e parë që zhvillohet në Itali. Mes kampionëve të Europës kanë pasur eksperienca në Serie A: Luis Enrique, Hakimi, Kvaratskhelia, Fabian Ruiz dhe Marquinhos, ndërsa te “Spurs”, në portë është Guglielmo Vicario, zëvendës i Donnarumma në kombëtaren axurre, që rrezikon të mos luajë nga minuta e parë. Vicario luan në shtëpi, pasi ka lindur pikërisht në Udine.
    Sonte do të ketë një fitues të ri të këtij trofeu. PSG-ja nuk e ka fituar kurrë më parë, luajti dhe humbi finalen me Juventusin më 1997. Në “Parc des Princes” u mund 6-1 në ndeshjen e parë. Për Tottenham, kjo është finalja e parë e tillë në histori.
    Formacionet e mundshme, PSG-TottenhamJoao Neves nuk do të jetë i disponueshëm. Portugezi është pezulluar dy ndeshje për incidentet në finalen e Botërorit të Klubeve (SHBA). Te Tottenham mungojnë tre lojtarë shumë të rëndësishëm: Maddison, Kulusevski dhe Dragusin.
    PSG (4-3-3): Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Mayulu, Vitinha, Fabian Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia. Trajner: Enrique.Tottenham (4-3-3): Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Davies; Sarr, Gray, Bentancur; Kudus, Tel, Brennan Johnson. Trajner: Frank.

  • Vjen lamtumira e Donnarumma-s nga PSG! Sulmon trajnerin Enrique

    Vjen lamtumira e Donnarumma-s nga PSG! Sulmon trajnerin Enrique

    Gigio Donnarumma ka reaguar direkt pasi trajneri i PSG Enrique tha se kishte vendosur ai se portieri do te ishte Chevallier.
    Komunikata: “Për tifozët e veçantë të Parisit,
    Që nga dita e parë që erdha, dhashë gjithçka – brenda dhe jashtë fushës – për të fituar vendin tim dhe për të mbrojtur portën e Paris Saint-Germain.
    Fatkeqësisht, dikush ka vendosur që unë nuk mund të jem më pjesë e grupit dhe të kontribuoj në suksesin e ekipit. Jam i zhgënjyer dhe i dekurajuar.
    Shpresoj të kem mundësinë t’i shoh tifozët në Parc des Princes në sy edhe një herë dhe t’u them lamtumirë siç duhet bërë.
    Nëse kjo nuk ndodh, dua që ta dini se mbështetja dhe dashuria juaj kanë shumë rëndësi për mua dhe nuk do ta harroj kurrë. Gjithmonë do ta mbaj me vete kujtimin e të gjitha emocioneve, netëve magjike dhe juve, që më bëtë të ndihem si në shtëpi.
    Shokëve të mi të ekipit – familjes sime të dytë – faleminderit për çdo betejë, çdo të qeshur, çdo moment që ndamë. Ju gjithmonë do të jeni vëllezërit e mi.
    Të luash për këtë klub dhe të jetosh në këtë qytet ka qenë një nder i madh.
    Faleminderit, Paris.”

  • Luis Enrique nuk njeh limite: Vështirësia shtohet, por do të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar

    Luis Enrique nuk njeh limite: Vështirësia shtohet, por do të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar

    PSG ishte shumë pranë fitimit të gjithçkaje sezonin e kaluar, duke humbur vetëm Kupën e Botës për Klube. Edhe në SHBA, skuadra pariziene tregoi epërsi fizike e teknike pothuajse në çdo repart. Pa shumë pushim, parizienët nisin sezonin e ri me të njëjtat ambicie, madje me përgjegjësi të reja: mbrojtjen e titullit kontinental.
    Në një intervistë për portalin zyrtar të UEFA-s, Luis Enrique tha se e ka fokusin te sezoni 2025-2026, që nis këtë të mërkurë kundër Tottenham-it në Superkupën e Europës, sfida që hap zyrtarisht sezonin kontinental. Ai kujtoi sukseset e sezonit të kaluar, por theksoi se futbolli nuk ka kujtesë dhe çdo sezon është një histori më vete.
    Fitimi i Champions-it, sipas tij, ka vendosur një pikë kthese në historinë e PSG-së: “Edhe pse në 3-4 ndeshjet e para ishim në fije të perit, e meritonim të kishim shumë më tepër pikë. Gjërat u vështirësuan dhe besimi ra. Altruizmi i lojtarëve e ndryshoi këtë”.
    Para finales ndaj Interit në Mynih, iu tha lojtarëve: “Le të përpiqemi të jemi në 105%, jo në 120%, sepse ky lloj futbolli të mbyt”.
    Objektivat mbeten të njëjtë; luftë për të gjithë trofetë: “Gjithçka do të jetë më e vështirë, sepse ka më shumë në lojë. Futbollistikisht, besoj se do të përmirësohemi si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Ende mund t’i përmirësojmë disa faza të lojës”.