Tag: enrique

  • Allegri, drejtim nga tribuna si Luis Enrique: Nuk e di nëse do t’ia dal dot si ai…

    Allegri, drejtim nga tribuna si Luis Enrique: Nuk e di nëse do t’ia dal dot si ai…

    19 Shtator 2025

    14:41

    Alfred Lleshi

    Milani do të luajë kundër Udineses pa Massimiliano Allegrin në pankinë, i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Jo për zgjedhje personale, siç bëri Luis Enrique në ndeshjet e fundit të PSG-së kundër Lens dhe Atalantës: “Ndoshta do ta provoj, nuk e di… Luis Enrique mendoj se është shumë i aftë t’i shohë ndeshjet nga tribuna. Unë nuk e di nëse ia dal, shpresoj të shkojë mirë”.
    Max zbuloi cili do të jetë kapiten i Milanit në këtë ndeshje: “Mendoj se 99% kapiten do të jetë Gabbia. Kështu ju zbuloj një lojtar që luan nga fillimi”.
    A beson te titulli: “Mendoj se ka një detaj të lehtë për t’u kuptuar, gëzimi i skuadrës. Si në Lecce, ashtu edhe ndaj Bologna, lojtarët festuan në një mënyrë që tregon se e kanë të qartë objektivin që duan të arrijnë”.
     

  • “Poker” ndaj Atalantas, Luis Enrique: Nisje e mirë, e merituam fitoren

    “Poker” ndaj Atalantas, Luis Enrique: Nisje e mirë, e merituam fitoren

    PSG e fillon aty ku e mbylli, “shpërthen” me goleadë ndaj një ekipi italian, këtë herë “viktimë” e ekipit të Luis Enrique-s ishte Atalanta e Berat Gjimshitit. Francezët triumfuan me rezultatin e pastër 4-0, një ndeshje që nuk kishte histori nga fillimi në fund, thjesht u zhvillua me një drejtim.
    Pas vetëm 3 minutash lojë, Marquinho-s i befasoi mbrojtjen italiane dhe me një prekje të lehtë dërgoi topin në rrjetë. Në Paris, djemtë e Luis Enriques nuk e ulën ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 39-të, Kvaratskhelia me një aksion shumë të bukur personal dyfishoi shifrat. Pjesa e parë nuk kishte fund, pasi në minutën e 44-të, PSG fitoi një 11-metërsh për faull ndaj Marquinho-s. Nga pika e bardhë, Barcola goditi keq duke shpordëruar një rast të pastër për të trefishuar shifrat.

    Pavarësisht këtij episodi, goli ishte në ajër dhe me fillimin e pjesës së dytë, Nuno Mendes depërtoi deri në thellësi të zonës duke realizuar golin e tretë. Me Atalantën të pafuqishme për të reaguar, Gonçalo Ramos në shtesë kompletoi pokerin e golave. Luis Enrique i cili e ndoqi një pjesë të lojës në tribunë dhe një pjesë në stol, vlerësoi faktin që ekipi i tij i bëri një nisje me 3 pikë këtij edicioni në Champions ku zbresin në fushë si kampionët në fuqi:
    “Mendoj se ishte një nisje e mirë, një ndeshje që tregon idenë dhe mënyrën tonë të lojës. Mendoj se e merituam fitoren kundër një ekipi të fortë si Atalanta”, theksoi Luis Enrique.
    ()
    © BalkanWeb

  • “Luis Enrique ishte i pari që i tha Neymarit: Shumë mirë që po largohesh…”

    “Luis Enrique ishte i pari që i tha Neymarit: Shumë mirë që po largohesh…”

    16 Shtator 2025

    14:38

    Alfred Lleshi

    Luis Campos, drejtori sportiv i PSG, ka zbuluar në një intervistë për “RMC Sport” detaje të forta mbi largimin e Neymar në vitin 2023 dhe rolin e Luis Enrique. Sipas tij, trajneri spanjoll ishte i pari që ia tha brazilianit hapur: “Është më mirë që të largohesh”.
    Campos shpjegon se Enrique e pa futbollin ndryshe, duke vënë në plan të parë lojën kolektive dhe aktivizuar ata që tregonin më shumë në stërvitje çdo javë. Neymar u transferua drejt Arabisë Saudite në të njëjtën kohë kur Enrique mbërriti në Paris, pasi kishin punuar bashkë më herët te Barcelona.
    Campos e cilësoi ardhjen e trajnerit spanjoll si “vendimin më të mirë” të tij te PSG, duke kujtuar takimin vendimtar në Barcelonë: “Në pak minuta kuptova se ai ishte njeriu i duhur. Pas një dite, gjithçka u mbyll. I thashë që do të ndërtonim një ekip pa presionin e Champions-it dhe ai m’u përgjigj: Unë vij për ta fituar atë”.
     

  • Luis Enrique, para ndeshjes ndaj Atalantës: Synimi ynë është i qartë, ta fitojmë sërish Champions-in

    Luis Enrique, para ndeshjes ndaj Atalantës: Synimi ynë është i qartë, ta fitojmë sërish Champions-in

    16 Shtator 2025

    13:28

    Alfred Lleshi

    Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli në prag të përballjes së Champions-it kundër Atalantës. Fillimisht komentoi gjendjen e tij pas rrëzimit me biçikletë dhe ndërhyrjes kirurgjikale në shpatull: “Jam shumë mirë. Ende nuk kam vendosur nëse do ta ndjek ndeshjen nga pankina apo tribuna. Në shtëpinë tonë është një pozicion i shkëlqyer nga lart, gjithmonë më ka pëlqyer t’i shoh ndeshjet nga kjo perspektivë”.
    Për gjendjen e Ousmane Dembélé dhe Khvicha Kvaratskhelia, trajneri shpjegoi: “Nuk e dimë ende nëse do të jenë. Kvaratskhelia mori një goditje të fortë në tibie dhe do të vendosim nesër. Shëndeti i lojtarëve është prioritet”.
    Objektivi i PSG është i qartë; të mbrojë trofeun e Champions-it, fituar sezonin e kaluar: “Sigurisht që po, është qëllimi ynë. Kemi bërë historinë sezonin e kaluar, por në një klub si i yni synimi është ta fitojmë përsëri”.

  • Luis Enrique ndjek PSG nga tribuna dhe mahnitet: “Këtu është gjithçka ndryshe”

    Luis Enrique ndjek PSG nga tribuna dhe mahnitet: “Këtu është gjithçka ndryshe”

    Luis Enrique vazhdon të fitojë me PSG-në e tij pasi fitoi gjithçka sezonin e kaluar.
    Trajneri spanjoll tani po përgatitet për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League si kampion në fuqi, ku do të përballet me Atalanta-n e Juric në Parc des Princes.
    Ndërkohë, megjithatë, skuadra e tij PSG fitoi 2-0 ndaj Lens në kampionat. Një fitore e shënuar nga një episod mjaft kurioz që konfirmon edhe një herë origjinalitetin e vetë Luis Enrique.
    Trajneri i PSG-së nuk ishte në stol gjatë pjesës së parë të ndeshjes, por në tribunë. Por pse? Luis Enrique nuk ishte i pezulluar, por ishte një zgjedhje e qëllimshme.
    Trajneri i PSG-së foli për këtë pas ndeshjes: “Doja ta shihja pjesën e parë nga tribunat, dhe është e mahnitshme, ndryshe, unë mund të kontrolloj gjithçka”.
    Luis Enrique më pas u kthye në stol pas pjesës së parë, por gjesti i tij mund të sjellë një risi të vogël që trajneri spanjoll synon ta përsërisë në ndeshjet e ardhshme të PSG-së, ndoshta edhe në Champions League kundër Atalanta-s.
    “Unë dhe stafi im jemi përpjekur të përmirësojmë paraqitjet tona për një kohë të gjatë”, vazhdoi trajneri i PSG-së, duke folur më tej rreth vendimit të tij për të parë pjesën e parë nga tribunat.
    “Kam parë trajnerë të ragbisë që i shohin ndeshjet nga një perspektivë shumë e ndryshme për një kohë të gjatë, dhe më pëlqen mundësia për të qenë në gjendje të kërkoj atë përmirësim”.
    Trajneri spanjoll shtoi më pas: “Është një opsion interesant që do ta përdor në të ardhmen, gjithashtu sepse mund të flasësh në mënyrë të qartë me ekipin pas pjesës së parë sepse mund të shohësh qartë se kush luan mirë në fushë.
    “Përveç kësaj, kemi shumë informacion falë kësaj perspektive. Në këtë kuptim, është shumë pozitive”.
    Gjatë pjesës së tij të parë në tribunë, Luis Enrique i dha udhëzime ndihmësit të tij besnik Rafel Pol, i cili ishte i lidhur me trajnerin nëpërmjet kufjeve.

  • U aksidentua me biçikletë dhe operua, Luis Enrique shfaqet ne konferencë “i fashuar”

    U aksidentua me biçikletë dhe operua, Luis Enrique shfaqet ne konferencë “i fashuar”

    13 Shtator 2025

    14:51

    Alfred Lleshi

    Luis Enrique u shfaq në konferencë për shtyp me dorën në mbajtëse, pas aksidentit me biçikletë që i shkaktoi frakturë në klavikul, por nuk ka ndërmend të ndalet. Trajneri i PSG do të jetë në pankinë në ndeshjen e Ligue 1 kundër RC Lens, të dielën në “Parc des Princes”.
    Spanjolli, i vendosur të japë shembull force dhe profesionalizmi, zhvilloi normalisht seancën stërvitore dhe i qetësoi të gjithë: “Kam udhëhequr stërvitjen si zakonisht. Nesër do të jem gati për ndeshjen kundër Lens”.
    Edhe pse me një dëmtim serioz, Luis Enrique nuk pranon justifikime: “Aksidenti im nuk do të ndryshojë asgjë. Jam gati, mund të bëj gjithçka, mund të vazhdoj të punoj si zakonisht”.

  • U operua pas rrëzimit me biçikletë, PSG rinis stërvitjet pa trajnerin Luis Enrique

    U operua pas rrëzimit me biçikletë, PSG rinis stërvitjet pa trajnerin Luis Enrique

    11 Shtator 2025

    14:56

    Alfred Lleshi

    PSG është rikthyer në stërvitje, pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve), por pa trajnerin Luis Enrique. Spanjolli, që javën e kaluar pësoi një frakturë në klavikul, pas rrëzimit teksa pedalonte me biçikletë, iu nënshtrua një operacioni në Spanjë.
    Për pasojë, me shumë gjasë nuk do të jetë në pankinë të dielën kundër Lens, në javën e katërt të kampionatit francez. Klubi parizien nuk ka dhënë shumë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore. Për momentin, seancat stërvitore po i drejton zëvendësi i trajnerit spanjoll të parizienëve, Rafel Pol.

  • Luis Enrique shtrohet në spital, aksidentohet me biçikletë dhe thyen klavikulën

    Luis Enrique shtrohet në spital, aksidentohet me biçikletë dhe thyen klavikulën

    6 Shtator 2025

    7:48

    Alfred Lleshi

    Trajneri i PSG, Luis Enrique, pësoi të premten një aksident me biçikletë, njoftoi klubi parizien në rrjetet sociale. Teknikut spanjoll iu desh të dërgohej me urgjencë në spital pas rrëzimit të rëndë dhe pritet të operohet në orët në vijim.
    Në komunikatë, PSG-ja nuk specifikoi kohën e mungesës së tij, por bëri të ditur se ka pësuar frakturë në klavikul. Pas pushimit prej kombëtareve, më 14 shtator, parizienët do të luajnë kundër Lens.
    Klubi francez shprehu “mbështetje të plotë” për trajnerin e tij dhe i uroi “shërim sa më të shpejtë”. Në orët e ardhshme pritet të jepen më shumë detaje mbi gjendjen e Luis Enrique dhe rrethanat e incidentit.

  • Luis Enrique përfshihet në një aksident me biçikletë, trajneri i PSG-së transportohet menjëherë në spital/ Si paraqitet gjendja e tij

    Luis Enrique përfshihet në një aksident me biçikletë, trajneri i PSG-së transportohet menjëherë në spital/ Si paraqitet gjendja e tij

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një aksident teksa po udhëtonte me biçikletën e tij.

    Incidenti ndodhi të premten dhe për pasojë Enrique ra nga biçikleta, duke pësuar një frakturë në klavikulë.
    Sipas mjekëve, spanjolli nuk ka marrë dëmtime të tjera serioze, por do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të riparuar dëmtimin.
    Klubi francez konfirmoi ngjarjen përmes një deklarate në rrjetet sociale: “Pas një aksidenti me biçikletë të premten, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u trajtua nga shërbimet e urgjencës dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për një frakturë në klavikulë. Klubi shpreh mbështetjen e tij të plotë dhe i uron atij shërim të shpejtë. Përditësime të mëtejshme do të ndahen në kohën e duhur.”
    Fatmirësisht, gjendja e tij është nën kontroll, por mungesa e trajnerit spanjoll në pankinë mund të ndikojë në përgatitjet e PSG-së për ndeshjet e ardhshme.

    Top Channel

  • Portieri anglez kritikon Luis Enrique: Donnarumma është shumë më i aftë se të luajë me këmbë

    Portieri anglez kritikon Luis Enrique: Donnarumma është shumë më i aftë se të luajë me këmbë

    5 Shtator 2025

    12:38

    Alfred Lleshi

    Joe Hart ka reaguar ndaj deklaratave të trajnerit Luis Enrique lidhur me largimin e Gianluigi Donnarumma nga PSG (pastaj erdhi transferimi te Manchester City). Trajneri spanjoll kishte theksuar se vendimi teknik ishte i bazuar në aftësitë me këmbë të Lucas Chevalier, por Hart e kundërshton:
    “Unë nuk mund të mos mendoj për atë që ka bërë Donnarumma. Ai është më shumë i aftë se vetëm të luajë me këmbë. Po flasim për një djalosh që debutoi te Milani në moshën 16-vjeçare, pastaj shkoi te PSG dhe fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit. Jam i lumtur që erdhi në Premier League; është një transferim pozitiv. Pep e di që ai është portier i klasit botëror”.
    Donnarumma pritet të mbrojë portën e Italisë në ndeshjen e sotme kundër Estonisë, ku kombëtarja e Gattusos synon një tjetër fitore, pas asaj ndaj Moldavisë, për të synuar kreun e grupit, që mbahet nga Norvegjia.