Tag: enrique

  • Luis Enrique mund të buzëqeshë, Dembélé i bën “dhuratën” e çmuar para kthimit ndaj Arsenalit

    Luis Enrique mund të buzëqeshë, Dembélé i bën “dhuratën” e çmuar para kthimit ndaj Arsenalit

    Lajme të mira vijnë për Luis Enrique në prag të ndeshjes gjysmëfinale të kthimit, e cila do të luhet të mërkurën mbrëma në “Parc des Princes” kundër Arsenalit. Për të arritur finalen e Ligës së Kampionëve, trajneri asturian do të mund të mbështetet edhe tek Ousmane Dembélé, lojtari më i rëndësishëm i skuadrës së tij, si dhe ai që vendosi ndeshjen në “Emirates” me golin pas vetëm 4 minutash lojë.
    Francezi ishte i pranishëm me grupin gjatë stërvitjes së të hënës, edhe të martën ka marrë pjesë në seancën përgatitore me shokët e skuadrës. Kujtojmë se gjatë ndeshjes, të martën e kaluar, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Borussia Dortmundit kishte pësuar një “shtrirje të muskulit të pasëm të kofshës së djathtë”.
    Sipas mediave franceze, është bashkuar me stërvitjen e grupit edhe Kang-In Lee. Si zakonisht, përpara një eventi kaq të rëndësishëm, në terrenet e qendrës stërvitore ishin të pranishëm edhe presidenti Nasser Al-Khelaifi dhe drejtori sportiv Luis Campos.
    Dembélé, i lindur më 1997, po luan një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Në të gjitha kompeticionet ai ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 12 asiste. Në Ligën e Kampionëve, deri tani ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 3 pasime vendimtare, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i parizienëve deri këtu.

  • Luis Enrique: E kishim mendjen te kthimi ndaj Arsenalit, kjo humbje nuk na shqetëson

    Luis Enrique: E kishim mendjen te kthimi ndaj Arsenalit, kjo humbje nuk na shqetëson

    4 Maj 2025

    11:39

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes ndaj Strasbourg, trajneri i skuadrës pariziene, kampione e Francës, Luis Enrique, komentoi: “Mendoj se ishte një ndeshje shumë e luftuar mes dy ekipeve që duan të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. E nisim ndeshjen me 4 lojtarë nga akademia, prandaj mendoj se kemi luajtur shumë mirë.
    U vëmë në vështirësi, por duhet t’i uroj lojtarët. Jam shumë krenar për të rinjtë, sepse treguan vlerat e tyre. Nuk është e lehtë të luash kundër ekipit të Strasbourg, sepse ka shumë cilësi dhe përvojë. Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, por nuk arritëm rezultatin që donim. Tani duhet të rimarrim veten dhe të përqendrohemi te ndeshja e së mërkurës”.

  • Enrique: Më pëlqen më shumë PSG, prandaj jam këtu. Arsenali? Na ngjan shumë neve

    Enrique: Më pëlqen më shumë PSG, prandaj jam këtu. Arsenali? Na ngjan shumë neve

    PSG po ndizet. Me titullin e Ligue 1 të vendosur tashmë në “palmares”, lojtarët kuqeblu mendojnë vetëm për lavdinë në Europë, pra në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit. Këtë e di mirë Luis Enrique, trajneri i parizienëve, i cili foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale, që do të zhvillohet sonte në mbrëmje në Londër:
    “Bëhet fjalë për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, por mbeten dy ndeshje mes dy skuadrave që kanë të njëjtin objektiv, dy kundërshtarë që duan të jenë më të mirët. Çelësi do të jetë menaxhimi i presionit, tërheqjes mbrapa… Duhet ta menaxhojmë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo do të jetë shumë e rëndësishme”.
    Sa iu përket mundësive të Arsenalit për të arritur në finale, Luis Enrique tha: “Nuk dua të flas as mirë, as keq për kundërshtarin. Në fund të fundit, është një nga skuadrat më të mira në Europë, po bën një punë të jashtëzakonshme me trajnerin e vet prej disa vitesh. Të gjithë e kemi merituar të jemi këtu. Mua më pëlqen më shumë skuadra ime, prandaj jam këtu. Disa do të preferojnë PSG, të tjerë Arsenalin, kjo është pjesë e jetës”.
    Për sa i përket situatës së fundit të PSG-së në kampionat (një humbje dhe një barazim), Enrique u tregua i qartë: “Nuk jam fare i shqetësuar”.
    Duke u kthyer te përballja me Arsenalin, tekniku spanjoll shtoi: “Arsenali dhe PSG janë të ngjashëm. Të dyja janë skuadra që dinë të sulmojnë dhe të mbrojnë në grup, kanë individualitete të nivelit të lartë, por pa u varur prej tyre. A është Arsenali skuadra më e mirë që kemi përballuar? Nuk e di, është e vështirë të thuhet. Megjithatë, është një nga skuadrat më të mira në Europë, kjo është e sigurt. Edhe ne jemi një prej tyre”.
    Tani mbetet vetëm një objektiv në lojë: “Kemi vetëm një rrugë, të synojmë finalen”.

  • “Arsenal-i?”, Luis Enrique: Këtë gjë nuk e bëj kurrë

    “Arsenal-i?”, Luis Enrique: Këtë gjë nuk e bëj kurrë

    21 Prill 2025

    15:36

    Telesport

    Luis Enrique ka folur në lidhje me gjysmëfinalen e ardhshme të Champions League kundër Arsenal-it.
    “Do të përgatitemi në të njëjtën mënyrë që kemi bërë kundër Liverpool-it. Ishte një skuadër që kishte të njëjtin potencial, nëse jo më shumë, se Arsenal-i.
    “Goditjet standarde? Të gjitha skuadrat në Francë kanë një potencial të madh në goditjet standarde. Unë nuk e përgatis ndeshjen në bazë të këtyre karakteristikave. Objektivi është të jemi konkurrues në të gjitha aspektet e lojës.
    Në lidhje me rotacionet: “Ka shumë faktorë që duhen marrë në konsideratë. Është më e komplikuar nga sa mendohet. Mund të luash 90 minuta me një bllok të ulët në mbrojtje, por kjo mund të jetë e lodhshme në një ndeshje të Champions League.
    “Analizojmë gjithçka. Nëse një lojtar ka temperaturë, nëse ka marrë një goditje… Ka shumë faktorë. Jam i kënaqur me sezonin tonë”.

  • Kualifikim drithërues, Luis Enrique: Të shohim anët pozitive, do të luftojmë deri në fund

    Kualifikim drithërues, Luis Enrique: Të shohim anët pozitive, do të luftojmë deri në fund

    Luis Enrique, trajneri i PSG-së, foli për “Canal+” pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes së mbrëmshme ndaj Aston Villa: “Gjithmonë është e vështirë të kualifikohesh në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
    Kjo është hera e dytë radhazi për ne. Ndeshja ishte shumë e vështirë, e nisëm në mënyrën më të mirë, por pastaj patëm disa vështirësi. Në pjesën e parë kishim shumë besim, gjë që është pozitive.
    Duhet të përmirësohemi shumë dhe ta ndihmojmë skuadrën të bëjë edhe më mirë. Duhet të jemi të lumtur, gjithsesi. Dua të falënderoj tifozët, që janë gjithmonë me ne. Është një moment shumë i bukur për PSG.
    Nuk duhet të jemi kurrë shumë të sigurt, sepse një ndeshje futbolli mund të ndryshojë në çdo moment. Pra, duhet të jemi të përgatitur për çdo të papritur. Aston Villa është një skuadër shumë e mirë, që luan mirë dhe ka lojtarë me cilësi.
    Duhet të shohim anët pozitive, jemi shumë të kënaqur. Jemi shumë të kënaqur me përparimin tonë si ekip. Ka qenë një vit i vështirë, ka pasur shumë dyshime, por PSG është madje edhe më mirë se sezonin e kaluar. Do të luftojmë deri në fund”.

  • Aston Villa – PSG, publikohen formacionet zyrtare! Unai Emery “all in” për mrekullinë, Enrique “full” në sulm

    Aston Villa – PSG, publikohen formacionet zyrtare! Unai Emery “all in” për mrekullinë, Enrique “full” në sulm

    Aston Villa sonte ka një mision thuajse të pamundur. Duhet minimalisht të fitojë me dy gola diferencë në shtëpi kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.
    PSG fitoi 3-1 në ndeshjen e parë. Trajneri Unai Emery do të luajë me Rashford dhe Rogers, kurse trajneri Luis Enrique do të luajë me Kvaratskelia, Dembele dhe Barcola.
    Aston Villa: Martinez, Cash, Digne, Kamara, Konsa, McGinni, Onana, Rashford, Rogers, Tielemans.
    PSG: Donnarrumma, Barcola, Dembele, Hakimi, Kvaratskelia, Marquinhos, Mendes, Neves, Pacho, Ruiz, Vitinha.

  • Aston Villa do tentojë përmbysjen e madhe në Champions League, Luis Enrique: Ne jemi gati për të vuajtur shumë

    Aston Villa do tentojë përmbysjen e madhe në Champions League, Luis Enrique: Ne jemi gati për të vuajtur shumë

    Luis Enrique ka folur para ndeshjes që PSG do të ketë në transfertë ndaj Aston Villa. Kjo ndeshje është e vlefshme për Champions League, ndeshja e kthimit, ndërsa takimi i parë përfundoi në shifrat 3-1 në favor të francezëve.
    Trajneri i PSG e di fare mirë se ekipi i tij do të vuajë në Birmingham, pavarësisht formës fantastike që po kalon dhe faktit që ka eliminuar Liverpulin.  “Kemi kaluar nga pesimizmi i plotë në fillim të sezonit në eufori, por mendoj se më e rëndësishmja është se jemi pjekur. Duhet të fokusohemi te ne dhe futbolli ynë sepse asgjë nuk ka mbaruar. Na pret një ndeshje e vështirë dhe pres që do të vuajmë shumë. Megjithatë, jemi gati të vuajmë dhe shpresoj se do t’ia dalim”, tha Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • Luis Enrique: Champions-i? Ekipet e tjera favorite janë eliminuar, është garë e vështirë

    Luis Enrique: Champions-i? Ekipet e tjera favorite janë eliminuar, është garë e vështirë

    Në prag të ndeshjes Aston Villa-PSG, francezët janë të qetë, sepse duhet të mbrojnë epërsinë 3-1 nga ndeshja e parë. Ky rezultat i afron ata me gjysmëfinalet e Champions League. Në konferencën për shtyp, trajneri Luis Enrique tha se pret reagim të fortë nga skuadra e Emery përpara publikut të vet:
    “Duam të përpiqemi t’i zgjidhim problemet që Aston Villa do të na paraqesë, qëllimi ynë është fitorja. Për ne, të luash në një stadium si ‘Villa Park’ do të thotë gjithmonë të jesh konkurrues. Na pëlqen të luajmë si në shtëpi, ashtu edhe jashtë. Nuk është problem transferta, por motivim”.
    Për rivalët, trajneri spanjoll shtoi: “Në kthim, Aston Villa do të ketë me siguri një mbrojtje më të fortë. Është një ndeshje kthimi, e rrezikshme dhe e paparashikueshme. Do të jetë një sfidë shumë interesante. Në Champions League është e vështirë të bësh krahasime, sepse askush nuk ka luajtur kundër të njëjtëve kundërshtarë.
    Sidoqoftë, rezultatet tona kanë qenë pozitive, sidomos në ndërtimin e lojës. Që në fillim kemi qenë mes më të mirëve për sa i përket zotërimit të topit dhe rasteve të krijuara. Kur e rifituam efikasitetin tonë, ishim një nga skuadrat më të mira. Po përpiqemi të vazhdojmë të përmirësohemi.
    Ne favoritë? Rruga për në Champions League është e mbushur me skuadra favorite, që janë eliminuar gjatë rrugës. Sigurisht, në ndeshjen e parë ishim superiorë dhe fitorja ishte e merituar, por ajo histori tashmë është lënë pas nesh. Tani fillon një histori e re. Do të shohim kush do të jetë më i miri dhe kush do të fitojë.
    E kemi këtë avantazh, por nuk përputhet aspak me filozofinë tonë për të menduar me siguri. Gjithmonë kemi idenë të mos bëjmë llogari. Nëse Aston Villa shënon apo fiton, do të duhet të tregojmë në këtë ndeshje se kemi nivelin e nevojshëm për të kaluar në gjysmëfinale”.

  • Mposhti Aston Villa 3-1, Luis Enrique: Mund të përmirësohemi ende, ky është një projekt i madh

    Mposhti Aston Villa 3-1, Luis Enrique: Mund të përmirësohemi ende, ky është një projekt i madh

    10 Prill 2025

    8:25

    Alfred Lleshi

    Luis Enrique, trajneri i PSG-së, dha një intervistë për “Sky Sport”, pas fitores 3-1 ndaj Aston Villa në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
    Çfarë ndeshjeje ishte?Gjendja shpirtërore është e rëndësishme, në çdo aspekt të futbollit. Luajtëm në një mënyrë tërheqëse për tifozët tanë, duam të arrijmë rezultate të mira në këtë mënyrë. Nuk është një objektiv që e ndjekim për kotësi.
    A jeni i kënaqur me këtë skuadër?E nisa vitin e kaluar me PSG-në dhe është interesante të kesh mundësinë për të afruar lojtarë të rinj me ambicie. Mendoj se skuadra ka një ekuilibër të mirë mes përvojës dhe rinisë.
    Sa ju kujton ky ekip parizien Barcelonën tuaj?Ka lojtarë krejtësisht ndryshe. Te Barça kisha një skuadër të përbërë nga top-lojtarë, ndërsa këtu kemi një projekt ndryshe, po rritemi hap pas hapi. Kemi një projekt për disa vite dhe ekziston mundësia për ta përmirësuar ekipin.

  • Enrique: Nuk nënvlerësojmë Aston Villa ashtu sikurse bëri Liverpool me ne

    Enrique: Nuk nënvlerësojmë Aston Villa ashtu sikurse bëri Liverpool me ne

    Pasi fituan titullin kampion në Ligue 1, te skuadra e PSG vëmendja është përqendruar totalisht në Champions League. Sot, skuadra pariziene do të presë në fushën e saj anglezët e Aston Villa.
    Trajneri i PSG, Luis Enrique, duke folur për këtë sfidë tha: “Nuk ka asnjë favorit, pasi mendoj se është e njëjta gjë si kundër Liverpool. Asokohe thanë se ne nuk kishim asnjë shans por u kualifikuam”.
    “Ka pasur skuadra që kanë arritur të shkojnë në nivelin tjetër. Ne duhet të bëjmë atë që duhet për t’u kualifikuar, të fitojmë”, tha trajneri spanjoll, që në këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion Marquinhos.
    “Ky kompeticion absolutisht nuk lejon relaksim. Ne nuk do të biem në këtë kurth. Ju nuk mund të arrini gjysmëfinale nëse nuk jeni në nivelin më të lartë nga ndeshja e parë deri në të fundit”, shtoi më tej Luis Enrique.
    Duke folur për rivalët e Aston Villa, ai komentoi: “Kanë një trajner të madh si Unai Emery, që kujdeset për punën e tij. Aston Villa është përmirësuar nën drejtimin e Unai Emery, një nga trajnerët me karrierën më të rëndësishme evropiane”.