Tag: enrique

  • Luis Enrique, specialisti i finaleve. 10 ndeshje-10 fitore, tani e pret Interi…

    Luis Enrique, specialisti i finaleve. 10 ndeshje-10 fitore, tani e pret Interi…

    Luis Enrique nuk njeh humbje kur vjen puna te finalet. Me ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Interit, që po afron, trajneri spanjoll do të drejtojë për herë të 11-të një finale në karrierën e tij si trajner. Bilancin e ka perfekt: 10 fitore në 10 ndeshje.
    Gjithçka nisi në mënyrë madhështore me Barcelonën, në sezonin e jashtëzakonshëm 2014-2015, kur fitoi finalen e Champions League kundër Juventusit në Berlin me rezultatin 3-1. Po atë vit, Enrique fitoi edhe tre trofe të tjerë: Superkupën e Europës ndaj Sevilla (5-4 në një thriller golash), Kupën e Botës për Klube ndaj River Plate (3-0), dhe Kupën e Mbretit, 3-1 ndaj Athletic Bilbao.
    Sukseset vazhduan me dominimin në kupat spanjolle: 2-0 ndaj Sevilla në finalen e “Copa del Rey” 2016 dhe 3-1 ndaj Alaves më 2017.
    Edhe në Francë, te PSG, trajneri iberik e ka mbajtur të paprekur rekordin e tij. Në dy vite në Paris (2024 dhe 2025), ai ka fituar dy herë Kupën e Francës; ndaj Lyon (2-1) dhe Reims (3-0), si dhe dy Superkupa Franceze, të njohura si “Trophée des Champions”, ndaj Tolosa (2-0) dhe Monaco (1-0).
    Tani vjen sfida finale numër 11. Kundërshtar ka një Inter të etur për trofe, por që duhet të përballet me një trajner që finalet i ka kthyer në territor personal…

  • Luis Enrique: Dua të bëj histori me PSG. Jam mësuar me finalet, nuk do të kemi frikë

    Luis Enrique: Dua të bëj histori me PSG. Jam mësuar me finalet, nuk do të kemi frikë

    Pas Interit, edhe PSG mbërriti në “Allianz Arena” për të testuar fushën, përpara finales së madhe të Champions-it kundër zikaltërve. Në konferencën për shtyp, trajneri Luis Enrique u shfaq i qetë dhe i vendosur:
    “Mbaj mend që në prezantimin tim thashë se objektivi ishte të fitoja një trofe të madh. Trofe i tillë është Champions League. Kemi shumë pritshmëri, por jemi të qetë dhe të vetëdijshëm për forcat tona. Nëse kemi arritur deri këtu me këtë stil loje, duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë.
    Futbolli është universal, nuk ka të bëjë me kombësinë. Kemi eliminuar një ekip francez, disa anglezë dhe tani ndeshemi me Interin, kundërshtar me shumë cilësi. Duam ta kontrollojmë lojën dhe të shfrytëzojmë pikat ku jemi më të fortë. Interi luan mirë me topin, por nuk do ta ndryshojmë identitetin tonë ofensiv, thjesht duhet të jemi të kujdesshëm.
    Interi ka individë të nivelit të lartë, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje, prandaj ka mbërritur në finale. Sidoqoftë, edhe ne dimë të përshtatemi, jam optimist. Skuadra ime është e re, por me përvojë. Nuk kam frikë të aktivizoj lojtarë të rinj, formacioni i përket më të mirit, jo më të vjetrit.
    Jemi të mësuar të luajmë në finale. Motivimi është thelbësor, por edhe përvoja bën diferencën”.
    Për Donnarumma: “Kur je në nivel të lartë, duhet t’i pranosh edhe kritikat. Jemi shumë të kënaqur me Gigio”.
    Për emocionet personale: “Fitorja e Champions-it më 2015 ishte e paharrueshme, por tani jam më i pjekur dhe dua ta transmetoj këtë qetësi te lojtarët. Mund të shkruajmë historinë, por pa rënë në kurthin e emocioneve të tepërta”.
    Për Interin, krahasuar me finalen e Stambollit: “Ka gjithmonë dy mënyra për ta parë një ndeshje. Në futboll është e vështirë të parashikosh, por përvoja përbën avantazh relativ. Rruga jonë ka qenë e vështirë, por kjo mund të na ndihmojë. Jemi gati, nuk do të kemi frikë”.
    Për Dembélé: “Mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ dhe është meritë e tij. Ka qenë ndër më të mirët e sezonit, një lider i vërtetë. Është bukur ta kem në dispozicion dhe të kem besim te cilësitë e tij”.
    Për motivimin personal: “Dua të shkruaj historinë me PSG-në. Është një klub i jashtëzakonshëm, ndihem me fat që jam këtu. Sonte do të japim gjithçka për tifozët tanë”.

  • Luis Enrique: Dua të shkruajmë historinë, pas Champions së parë do të vijnë edhe të tjerë

    Luis Enrique: Dua të shkruajmë historinë, pas Champions së parë do të vijnë edhe të tjerë

    Paris Saint-Germain është një hap larg shkrimit të historisë, pasi synon të fitojë për herë të parë Champions League. Gjithçka do të varet nga rezultati i finales kundër Inter, këtë të shtunë, më 31 maj në Mynih.
    Në intervistën e dhënë për UEFA, trajneri i PSG, Luis Enrique, tha: “Ajo që më motivon më shumë është të bëj historinë me PSG, gjë për të cilën kam ardhur këtu: Të fitoj për herë të parë Champions League”.
    “E para është gjithmonë më e vështira, është si Botërori i parë për Spanjën. Dikush duhet të udhëheqë rrugën dhe të thotë, ‘Ne mund ta bëjmë këtë!’. Nëse e bëjmë ne, mund ta bëjnë edhe brezat e ardhshëm”, shtoi Enrique.
    Ai u fokusua në dy vitet e kaluara në PSG: “Ndryshimi dhe evolucioni i ekipit janë evident. Objektivi ynë ishte të krijonim gradualisht diçka ndryshe, e cila mund të tërhiqte lojtarët në Paris. Ne duhej të bënim blerjet e duhura”.
    “Ne besuam në profilin e lojtarëve që kërkonim, si Willian Pacho, João Neves dhe Désiré Doué. Të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin. Të gjithë më dhanë besim të plotë kur mbërrita dhe nuk u ndjeva kurrë nën presion. Vitin e kaluar ishim afër finales”, tha spanjolli.
    “Fituam kampionatin, Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës, që është e mrekullueshme, por Liga e Kampionëve ka qenë prioriteti i klubit për një kohë të gjatë. Unë nuk jam dikush që planifikon të fitojë tituj në tre ose katër vjet”, tha Luis Enrique.

  • Enrique: Pres një finale të bukur me Interin

    Enrique: Pres një finale të bukur me Interin

    Tekniku i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, po përgatit me përkushtim finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Interit.
    I intervistuar nga “Sky”, ai ndalet në ecurinë e skuadrës franceze gjatë këtij sezoni dhe shpreh besim në punën e bërë:
    “Nuk ishte e mundur të dinim 100% që do të arrinim këtë nivel, por kur punon maksimalisht, përgatitesh për çdo skenar të mundshëm. Nuk e di kurrë çfarë do të ndodhë ose deri ku mund të shkojë skuadra, por jemi përmirësuar ndjeshëm që nga fillimi i sezonit.”

    I pyetur për ‘yjet’ e PSG-së, tekniku spanjoll thekson se forca e ekipit qëndron te kolektivi:
    “Për mua ka shumë ‘yje’ në këtë skuadër, por ajo që më pëlqen është se ata punojnë për ekipin, jo e kundërta. Jam me fat që kam lojtarë të një niveli të lartë, por suksesi vjen sepse të gjithë kontribuojnë për skuadrën. Futbolli është një lojë kolektive, kjo është më e rëndësishmja për mua. Nuk varet nga individët.”
    Luis Enrique foli edhe për ndeshjen spektakolare Inter–Barcelona 4-3, që u dha italianëve finalen:
    “E pashë ndeshjen drejtpërdrejt dhe më pas përsëri, edhe si tifoz i Barcelonës. Të dyja skuadrat meritonin finalen. Interi ka vite që luan në nivele të larta. Ata luajnë ndryshe nga shumë ekipe: dinë të shtyjnë lart apo të tërhiqen, kanë lojtarë si Lautaro dhe Thuram dhe dinë të ndryshojnë presionin.
    Për mua, është një ekip i vërtetë: të gjithë punojnë për kolektivin, por kanë edhe shumë cilësi individuale. Të gjithë e dinë çfarë duhet të bëjnë.”
    Finalja pritet të jetë një spektakël i vërtetë:
    “Mendoj se do të jetë një finale e hapur, e luftuar, e bukur për t’u parë nga të gjithë tifozët, jo vetëm ata të dy skuadrave. Më pëlqen shumë mënyra si luan Interi: i pëlqen të sulmojë, hedh shumë lojtarë në pozicione ofensive. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur.”

  • Enrique gjen fajin te Mbappe: Nuk e kontrolloja dot lojën me atë në skuadër

    Enrique gjen fajin te Mbappe: Nuk e kontrolloja dot lojën me atë në skuadër

    Në dokumentarin e “Movistar Plus+” për Luis Enrique, me titull “nuk e keni as idenë më të vogël”, trajneri i PSG-së flet për mënyrën se si ishte i kufizuar nga prania e Kylian Mbappe në skuadrën e tij dhe parashikon se pa sulmuesin francez ai do të kontrollojë të gjitha aspektet e lojës.
    Në pamjet e transmetuara nga “Movistar Plus+”, Luis Enrique rikujtoi në vitin 2024 çfarë do të thoshte të luaje me një futbollist të nivelit të Mbappe dhe si kjo e ndikonte punën e tij:
    “A besoj se do t’i përmirësoj rezultatet sezonin e ardhshëm krahasuar me 2023-2024? Pa asnjë dyshim. Fakti që kishim një lojtar (Mbappe), i cili lëvizte ku të donte ai, nënkupton se kishte situata loje që unë nuk i kontrolloja. Sezonin tjetër do t’i kontrolloj të gjitha. Të gjitha”.

    Skuadra e Luis Enrique këtë sezon, tashmë pa Mbappe, ka fituar titullin e Ligue 1 dhe është në garë për të siguruar dy trofe të tjerë.
    Më 24 maj do të luajë finalen e Kupës së Francës ndaj Reims, ndërsa më 31 maj do të përballet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve.
     

  • “Mbappé më kufizonte sistemin e lojës te PSG, tani çdo detaj është në dorën time”

    “Mbappé më kufizonte sistemin e lojës te PSG, tani çdo detaj është në dorën time”

    20 Maj 2025

    13:04

    Alfred Lleshi

    Në dokumentarin e “Movistar Plus+” për Luis Enrique, me titull “nuk e keni as idenë më të vogël”, trajneri i PSG-së flet për mënyrën se si ishte i kufizuar nga prania e Kylian Mbappé në skuadrën e tij dhe parashikon se pa sulmuesin francez “ai do të kontrollojë të gjitha aspektet e lojës”.
    Në pamjet e transmetuara nga “Movistar Plus+”, Luis Enrique rikujtoi në vitin 2024 çfarë do të thoshte të luaje me një futbollist të nivelit të Mbappé dhe si kjo e ndikonte punën e tij: “A besoj se do t’i përmirësoj rezultatet sezonin e ardhshëm krahasuar me 2023-2024?
    Pa asnjë dyshim. Fakti që kishim një lojtar (Mbappé), i cili lëvizte ku të donte ai, nënkupton se kishte situata loje që unë nuk i kontrolloja. Sezonin tjetër do t’i kontrolloj të gjitha. Të gjitha”.
    Skuadra e Luis Enrique këtë sezon, tashmë pa Mbappé, ka fituar titullin e Ligue 1 dhe është në garë për të siguruar dy trofe të tjerë. Më 24 maj do të luajë finalen e Kupës së Francës ndaj Reims, ndërsa më 31 maj do të përballet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve.

  • Luis Enrique: “Ja pse PSG meriton ta fitojë Champions League”

    Luis Enrique: “Ja pse PSG meriton ta fitojë Champions League”

    Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, këmbëngul se ata e meritojnë të fitojnë Champions League këtë sezon.
    Me finalen e 31 majit, kampionët e Ligue 1 mund ta përfundojnë sezonin me tripletën, pasi janë në finalen e Kupës së Francës 24 majin e ardhshëm.
    “Jemi shumë krenarë për atë që kemi arritur”, tha Enrique të premten përpara përballjes me Montpellier.
    “Luajtëm shumë mirë gjatë gjithë vitit dhe treguam forcë mendore. I respektojmë kundërshtarët tanë, por ka ardhur momenti t’u japim hapësirë ​​edhe lojtarëve më të rinj.
    “Kemi përcaktuar një plan bazuar në minutat e luajtura dhe udhëtimet, kështu që duhet të balancojmë gjithçka për të arritur në dy finalet në formën më të mirë të mundshme.
    “Çdo lojtar ka orarin e tij të personalizuar, pasi duam t’i arrijmë këto ndeshje me këmbë dhe mendje të freskëta.”
    Për përballjen me Interin në Mynih, Enrique u kërkoi tifozëve të argëtohen.
    Ai tha gjithashtu: “Do të jetë finalja e parë që tifozët e PSG-së mund të ndjekin. Ne e meritojmë ta fitojmë këtë finale, sepse pritëm kaq gjatë.
    “E di që klubi u themelua vetëm në vitin 1970, që është edhe viti kur linda unë, por shpresojmë që kjo lidhje me tifozët të na ndihmojë të fitojmë Champions League.
    “Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm, pasi Interi është mësuar të luajë finale dhe ishte në të vetëm dy vjet më parë”.

  • PSG mer vendimin e pabesueshëm: “Kemi një plan para finales ndaj Interit”, Luis Enrique tregon diçka…

    PSG mer vendimin e pabesueshëm: “Kemi një plan para finales ndaj Interit”, Luis Enrique tregon diçka…

    Midis tani dhe 31 majit, datës së caktuar të finales së Ligës së Kampionëve, Interi dhe Paris Saint-Germain do të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur lojtarët e tyre më të mirë për ngjarjen më të rëndësishme të sezonit. Simone Inzaghi duhet të fillojë rotacionin kundër Torinos, edhe pse zikalterit duhet të përpiqen të bëjnë më të mirën në rast se Napoli bën ndonjë gabim.
    Nga ana tjetër, ka zëra se Luis Enrique do të bëjë të njëjtën gjë kundër Montpellier. Gianluigi Donnarumma, Achraf Hakimi, Marquinhos, Nuno Mendes, Willian Pacho, Fabian Ruiz dhe Vitinha: RMC Sport raporton se të gjithë këta lojtarë nuk pritet të jenë pjesë e ndeshjes, pasi parisienët janë tashmë Kampionë të Francës. Sakaq, kane dale fjale qe te gjithe keto do te jene disa dite pushim dhe do te mund te relaksohen dhe shkepusin “prizen”.
    Gjatë konferencës së sotme për shtyp, vetë Luis Enrique foli për këtë temë, pa zbuluar shumë, por duke lënë të kuptohet se do të shihen disa ndryshime: “Kemi një plan të gatshëm, i cili do të varet nga koha e lojës që lojtarët kanë pasur dhe udhëtimet që kanë bërë gjatë sezonit. Duhet t’i balancojmë të gjitha këto për të mbërritur në kushtet më të mira të mundshme për dy finalet (të Ligës së Kampionëve dhe të Kupës së Francës)”.
    Ai shtoi: “Kur të mbarojë finalja e Ligës së Kampionëve, shumica dërrmuese e lojtarëve do të shkojnë në ekipin kombëtar. Çdo lojtar ka nevojë për një plan të personalizuar. Ne e kemi arritur këtë dhe ka ende disa ndeshje për të arritur qëllimet tona. Lojtarët duhet të vijnë mendërisht të freskët. Do t’i jap vetes pushimin e zakonshëm; lojtarët që nuk do të shkojnë në ekipin kombëtar janë të mjaftueshëm. Do të luajmë kundër Montpellier dhe Auxerre; kjo do të na ndihmojë të përmbahemi planit. Nuk janë vetëm festat që na lejojnë të shkëputemi. Ka shumë lojtarë; ne e menaxhojmë këtë individualisht.”

  • Luis Enrique në finalen e jetës! Një premtim për vajzën që humbi betejën me kancerin

    Luis Enrique në finalen e jetës! Një premtim për vajzën që humbi betejën me kancerin

    Luis Enrique, trajneri i Paris Saint-Germain (PSG), ka shprehur dëshirën e tij për të përsëritur një moment të paharrueshëm nga finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2015, kur fitoi me Barcelonën kundër Juventusit në Berlin.

    Në atë ndeshje, vajza e tij, Xana, e cila ishte vetëm 6 vjeçe, mbante në dorë flamurin e Barcelonës dhe e vendosi atë në fushë gjatë festimeve. Ky moment mbeti i gdhendur në kujtesën e tifozëve dhe të trajnerit spanjoll.
    Në vitin 2019, Xana humbi betejën me osteosarkomën, një kancer i rrallë dhe agresiv i kockave, në moshën 9-vjeçare. Pas humbjes së saj, Luis Enrique ka shprehur shpesh se ajo vazhdon të jetë e pranishme në jetën e tij shpirtërisht.
    Ai ka thënë: “Për mua, ajo nuk ka vdekur, por është gjithmonë me ne. Çdo ditë flasim për të dhe mendoj se Xana ende na shikon nga diku.”
    Finalja e Ligës së Kampionëve 2025, që do të luhet më 31 maj në Mynih kundër Interit, ka një kuptim të veçantë për Luis Enriquen. Ai dëshiron të realizojë një homazh ndaj vajzës së tij, duke ngritur flamurin e PSG-së në fushë, ashtu siç bëri më parë me Barcelonën.
    Në një intervistë të fundit, ai shprehu dëshirën për të përsëritur atë moment të paharrueshëm, duke thënë: “Do të doja të bëja të njëjtën gjë me PSG-në. Vajza ime nuk do të jetë atje fizikisht, por do të jetë atje shpirtërisht.”
    PSG ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve pas një fitoreje 2-1 kundër Arsenalit në gjysmëfinale, duke siguruar një rezultat të përgjithshëm 3-1. Kjo është hera e dytë që PSG arrin në finale të këtij kompeticioni, pas vitit 2020.
    Në finalen e 31 majit, PSG do të përballet me Interin, që ka kaluar në finale pas një fitoreje dramatike 4-3 kundër Barcelonës.
    Për Luis Enriquen, ky moment është një mundësi për të nderuar kujtimin e vajzës së tij dhe për të realizuar një ëndërr të tij të vjetër. Ai shpreson që ky homazh të jetë një simbol i dashurisë dhe kujtimit të përjetshëm për Xana-n.

    Top Channel

  • “Ishte një ndeshje e çuditshme”, Luis Enrique: Kemi misionin për të shkruar historinë

    “Ishte një ndeshje e çuditshme”, Luis Enrique: Kemi misionin për të shkruar historinë

    8 Maj 2025

    8:48

    Telesport

    Pasi siguroi një vend në finalen e Champions League, trajneri Luis Enrique po shijon momentin dhe nis të mendojë për ndeshjen e fundit të turnout, atë kundër Inter.
    Trajneri i PSG, duke folur për Sky Sport, komentoi ndeshjen në “Parc des Princes”, duke u shprehur: “Para së gjithash, ishte një ndeshje e çuditshme, e ndryshme, sepse ata u përpoqën të luanin shumë në goditje standarde dhe ne u mbrojtëm mirë dhe arritëm të shënonim golin e parë në kundërsulm”.
    Trajneri spanjoll më pas vlerësoi portierin Donnarumma: “Ashtu si në ndeshjen e parë, ai ishte fantastik, i shkëlqyer. Ekipi ynë është bërë për të sulmuar dhe ne mbrohemi shumë larg portës, kështu që të kemi një portier si ai është thelbësore”.
    “Objektivi ynë është të përpiqemi të shkruajmë histori në Paris dhe në Champions League. Dhe, për ta bërë këtë, duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve në Mynih“, deklaroi Luis Enrique.