Tag: enrike

  • Enrike: Jemi optimistë, fitojmë Ligën e Kampionëve

    Finalja e Champions League PSG- Inter nesër në orën 21:00 në Mynih, flet Enrike: “Mbaj mend që në prezantimin tim te PSG thashë se qëllimi im ishte të fitoja një trofe të rëndësishëm. Ky trofe është Liga e Kampionëve”

    Pas Interit, PSG mbërriti gjithashtu në Allianz Arena për të prekur impiantin përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit dhe për të folur për ndeshjen e madhe në një konferencë për shtyp. Luis Enrike e mban veten të qetë dhe i paralajmëron Nerazzurrët.

    “Mbaj mend që në prezantimin tim thashë se qëllimi im ishte të fitoja një trofe të rëndësishëm, ky trofe është Liga e Kampionëve. Ka shumë pritje, por ne arrijmë me qetësi dhe vetëdije. Mendoj se gjëja e rëndësishme është që nëse kemi ardhur deri këtu duke luajtur në këtë mënyrë, duhet të vazhdojmë të luajmë kështu”.“Kultura e futbollit është universale, nuk ka të bëjë me kombësinë – vazhdoi ai duke folur për kundërshtarin -. Ne kemi mposhtur një ekip francez, anglezët, tani përballemi me Interin: ata janë një ekip me cilësi të shkëlqyera”.

    “Ideja është të përgatitemi për çdo lloj ndeshjeje. Është një finale, ne përgatitemi të kemi posedimin dhe të menaxhojmë ndeshjen. Do të mendojmë për aspektet në të cilat mendoj se jemi më të fortë. Interi e qarkullon topin mirë, nuk dua të ndryshoj fazën tonë ofensive, por do të duhet të jemi të kujdesshëm për disa gjëra, si gjithmonë”.

    “Interi është një ekip me shumë lojtarë individualë, të një niveli të lartë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje: kjo është arsyeja pse ata po luajnë në finale, kjo është arsyeja pse e luajtën dy vjet më parë. Ky është problemi. Por ne gjithashtu dimë si të përshtatemi me ndeshjen, në fillim të saj, jam optimist”.

    Vazhdo leximin

  • “Asgjë nuk është siguruar”! Luis Enrike kërkon kujdes: Edhe Liverpuli fitoi 0-1 në Paris, por ne i eleminuam

    “Asgjë nuk është siguruar”! Luis Enrike kërkon kujdes: Edhe Liverpuli fitoi 0-1 në Paris, por ne i eleminuam

    PSG-ja ka kryer me sukses pjesën e parë të misionit në Ligën e Kampionëve. Parisienët kanë marrë një fitore 0-1 në transfertën ndaj Arsenalit. Por Luis Enrike ka qendruar me këmbë në tokë dhe ka theksuar në konferencë për shtyp se ky rezultat ende nuk u ka siguruar asgjë. Madje ka risjellë në kujtesë përballjen kundër Liverpulit. Të kuqtë fituan 0-1 në Paris, por humbën në “Enfild” dhe u eleminuan nga Liga e Kampionëve.
    “Ishte një atmosferë e pabesueshme në stadium. Ishte një zhurmë shurdhuese në stadium. Goli na dha vetëbesim në pjesën e parë, të cilën e kontrolluam mirë. Mund të ishte më mirë, mund të ishte më keq. Tashmë të presim ndeshjen e kthimit. Mund të humbasim, mund të fitojmë, por garojmë në fushë. E pamundur të vish e të luash ndaj Arsenalit, një ekip të këtij niveli, dhe të jesh hezitues. Ne dhamë gjithçka, si kur kishim topin, edhe kur nuk e kishim topin. Nuk mund të mbrosh ndaj Sakasë, Martinelit apo Odegardit nëse nuk kthehen të gjithë pas për të mbrojtur.
    Objektivi i parë i ndeshjes së parë është arritur. Ky është rezultati, nuk mund ta ndërrojë askush. Duhet të fitojmë edhe ndeshjen e dytë në shtëpi. Ata mund të shënojnë një gol dhe mund të kthehet loja në barazim. Ata nuk kanë asgjë për të humbur. Kur luajtëm me Liverpulin, ata fituan 0-1, por ne nuk u dorëzuam. Kështu që asgjë nuk është siguruar. Ndeshja e kthimit do të jetë mjaft e bukur për tifozët, por me vuajtje për ne trajnerët”, është shprehur Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • “Qëllimi jonë është që të shkruajmë historinë”, Luis Enrike: Pyetjet e gazetarëve kanë klimë negative

    “Qëllimi jonë është që të shkruajmë historinë”, Luis Enrike: Pyetjet e gazetarëve kanë klimë negative

    Luis Enrike është një hap larg finales së Ligës së Kampionëve. Pengesa e fundit për parisienët e tij është Arsenali, me të cilin do të luajë ndeshjen e parë mbrëmjen e nesërme. Trajneri katalanas ka deklaruar në konferencë për shtyp se objektivi i klubit që ai drejton është që të shkruajë historinë.
    “A ka klimë negative përreth klubit? Pyetjet që vijnë nga gazetarët… Mendoj që është shumë negative, por ndoshta kështu më duket mua. Të gjithë flasin për Premier Ligën si ligën më të mirë në botë. Nuk e di nëse jam dakort me këtë apo jo. Nuk ka rëndësi. Mund të them po ose jo, të gjithë do më kritikojnë gjithsesi.
    Qëllimi jonë është që të shkruajmë një faqe në histori dhe kjo përfshin këto përballje kundër Arseanlit. PSG-ja dhe Arsenali janë të ngjashëm. Ata janë një ekip i aftë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, njësoj si ne. Nuk kemi një individ te i cili jemi të varur. Ata janë një nga ekipët më të mira, si ne.”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • PSG synon ta mbyllë pa humbje, trajneri Enrike i motivuar për të fituar “tripletën”

    PSG synon ta mbyllë pa humbje, trajneri Enrike i motivuar për të fituar “tripletën”

    Adriatik BALLAKampionatet në të gjithë Europën po shkojnë drejt përfundimit dhe skuadrat që mbajnë kryesimin po përpiqen të mos lëshojnë pe në këto momente të fundit por të bëjnë realitet ëndrrën e tyre për trofeun. Kuptohet, një pjesë e klubeve elitare kanë përvojë dhe dinë ta menaxhojnë situatën, por ka dhe klube që kanë ambicie më të mëdha. Përveç titullit në vendin e tyre duan edhe titullin europian dhe një nga skuadrat që është në valle për të gjithë trofetë e mundshëm sezonalë është padyshim parisian Zhermen, kampionia e Francës dhe njëherësh skuadra që po udhëton drejt titullit edhe në UEFA Champions League.
    Kampioni i elitës së futbollit francez, Paris San Zhermen synon që ta mbyll sezonin pa humbje, por e ka vëmendjen në fitimin e “tripletës”. Kështu ka thënë të enjten trajneri Luis Enrike, në prag të ndeshjes ndaj Nicet në kampionatin francez. PSG-Nice luhet të premten nga ora 20:45. PSG-ja ka 78 pikë në 30 ndeshje dhe e fitoi titullin e katërt rresht më herët gjatë këtij muaji. Skuadra pariziene në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve luan të martën ndaj Arsenalit. PSG-ja e trajnerit Luis Enrike më pas do ta ketë synimin për ta fituar Kupën e Francës, pasi në finale muajin e ardhshëm luan ndaj Reimsit. “Rekordet nuk janë synimi ynë kryesor. Janë titujt. Nëse dikush më siguron se nëse humbim nga Nice, të shkojmë në finale të Ligës së Kampionëve, do ta nënshkruaja menjëherë. Por askush nuk mund të më sigurojë për këtë.
    Jemi ekip ambicioz dhe jemi në pozitë të mirë për ta përfunduar kampionatin pa humbje. Mendoj se e rëndësishme për ne është të luajmë ndaj Arsenalit duke e dhënë 100 për qind nga vetja”, ka deklaruar Luis Enrike. PSG-ja mund të bëhet e vetmja skuadër në elitën e futbollit francez që e përfundon kampionatin pa humbje. Pas Nicet, PSG-ja luan edhe me Strasbourgun, Montpellierin dhe Okserin. Rivaliteti i skuadrave të tjera franceze këtë sezon në Europë nuk ka qenë ai i pritshmi, por duhet thënë se këtë oshllëk mund ta mbulojë pikërisht Paris San Zhermen. Do të ishte historike nëse skuadra franceze ia del të fitojë trofeun “veshëmadh”, aq i kërkuar nga ky klub përgjatë historisë së prezantimeve ndërkombëtare. PSG ka fituar shumë tituj në Francë, por i mungon një trofe i madh në Champions League. Ky është një shans historik për francezët që të kapin fillimisht finalen e më pas të mendojnë për trofeun. Dueli final do të zhvillohet në fund të majit.

  • Enrike: Ndaj Arsenalit? E dimë se kë eleminuan

    Enrike: Ndaj Arsenalit? E dimë se kë eleminuan

    PSG do të përballet me Arsenalin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Tani që çifti është zyrtar, trajneri spanjoll i skuadrës nga Parisi, Luis Enrike, shfrytëzoi konferencën për shtyp përpara ndeshjes së ligës kundër Le Havre për të dhënë mendimin e tij mbi potencialin e “Topçinjve”:

    “E dimë kush u eliminua nga Arsenali. Po përballemi me një nga ekipet më të mira në Europë. Ata kanë pasur një evolucion të shkëlqyer nën drejtimin e Mikel Artetas në sezonet e fundit, janë vërtet shumë konkurrues.

    Nuk është as avantazh dhe as disavantazh”, specifikoi megjithatë Luis Enrikue. Duke pranuar se “mund të ketë një model të përbashkët midis ekipeve angleze”.

    Vazhdo leximin

  • “Nuk kam për ta harruar për një kohë të gjatë këtë ndeshje”, Luis Enrike: Ishte e çuditshme

    “Nuk kam për ta harruar për një kohë të gjatë këtë ndeshje”, Luis Enrike: Ishte e çuditshme

    PSG-ja është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Një kualifikim jo i lehtë për parisienët, të cilët u mposhtën me shifrat 3-2 nga Aston Vila. Luis Enrike është shprehur pas përfundimit të ndeshjses se këtë përballje nuk ka për ta harruar për shumë kohë.
    “Mendoj se nuk do ta harroj këtë ndeshje për një kohë të gjatë. Ishte një ndeshje e çuditshme. Dominuam që nga minuta e parë dhe shënuam dy gola të shpejtë. Por më pas kryem disa gabime dhe e paguam prej tyre. Kur pëson 2 gola në 3 minuta në atë lloj atmosfere, është e vështirë”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/

  • “A ka ndonjë koncert? Paska shumë njerëz”! Luis Enrike e nis me batuta dhe tregon dëshirën: Frymëzohem nga ndeshja me Liverpulin

    “A ka ndonjë koncert? Paska shumë njerëz”! Luis Enrike e nis me batuta dhe tregon dëshirën: Frymëzohem nga ndeshja me Liverpulin

    PSG-ja do të përballet mbrëmjen e nesërme me Aston Vilën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri i skuadrës franceze është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide. Luis Enrikja e nisi me një batutë për numrin e gazetarëve të pranishëm, ndërsa më pas shtoi se do të dëshironte që skuadra e tij të luante si në të njëjtën mënyrë si kundër Liverpulit nëndeshjen e parë në Paris.
    “Shumë njerëz këtu? A ka ndonje koncert sot?”, ishte batuta me të cilën hapi komferencën për shtyp trajneri i PSG-së. Më pas Luis Enrike vazhdoi me fjalët: “Cilën ndeshje do të merrja si frymëzim? Me Livepurlin në “Parkun e Princave”, pavarsisht humbjes. Këtë dua të shikoj edhe nesër, megjithëse do të jetë e vështirë. Thjesht do të doja të ndryshoja rezultatin. Preferoj të luaj pak më keq, por me një rezultat pozitiv”./Sport Ekspres/