Tag: enrike

  • “Pedri është si Harri Poteri, shpresoj mos ta ketë shkopin magjik nesër”, Luis Enrike e ka ende zemrën te Barça: I ndjek me dashuri ndeshjet e tyre

    “Pedri është si Harri Poteri, shpresoj mos ta ketë shkopin magjik nesër”, Luis Enrike e ka ende zemrën te Barça: I ndjek me dashuri ndeshjet e tyre

    Të gjithë sportdashësit i pret një shfaqje e vërtetë spektakli mbrëmjen e nesërme. Barcelona pret PSG-në në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Luis Enrike gjendet në stolin e PSG-së, por zemrën pranon se e ka ende te Barça. Trajneri katalanas ka deklaruar në konferencë për shtyp se vazhdon t’i ndjekë me kënaqësi ndeshjet e klubit blaugrana. Ai ka bërë gjithashtu një batutë për Pedrin, të cilin e quan magjistar si Harri Poteri.
    “E dashuroj ta shoh Barçën! Më pëlqen shumë se si ky ekip performon. Ju e dini që unë jam një anëtar i klubit, jam një tifoz. I ndjek ndeshjet e Barçës. Barcelona është shtëpia ime. 8 vite si një lojtar, 6 vite si menaxher mes ekipit të parë dhe ekipit të të rinjve. Pedri? Për mua ai është Herri Poteri. Shpresoj që nesër mos ta sjelli shkopin magjik”, ka deklaruar ndër të tjera Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • Braktisi stolin dhe e pa ndeshjen në tribunë, çudit Luis Enrike: Mundësi e mrekullueshme, mund ta bëj sërish

    Braktisi stolin dhe e pa ndeshjen në tribunë, çudit Luis Enrike: Mundësi e mrekullueshme, mund ta bëj sërish

    Luis Enrike i ka çuditur të gjithë në përballjen e sotme mes PSG-së dhe Lenit, e fituar me shifrat 2-0 nga kryeqytetasit. Trajneri spanjoll nuk ishte i pranishëm në pankinë si përherë. Këtë herë Luis Enrike kishte braktisur stolin për tribubën. Ai shpjegoi gjatë konferencës për shtyp se është frymëzuar nga trajnerët e regbisë. Kreu i pankinës së PSG-së u shpreh se nga tribuna kishte mundësinë të monitoronte më mirë performancën e skuadrës.
    “Kam kohë që mendoj për përmirësimin e performancës sonë me stafin e trajnerëve. I pashë trajnerët e regbisë ta shihnin situatën nga një perspektivë tjetër. E pashë pjesën e parë nga tribunat dhe duhet të them se është një mundësi e mrekullueshme. Isha në gjendje të monitoroja gjithçka në lidhje me performancën tonë dhe në pushimin e pjesës së parë u ktheva në dhomën e zhveshjes me shumë më tepër informacion. Mund ta bëj përsëri në të ardhmen”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • Luis Enrike optimist: Dembele mund të përmirësohet më tej në sezonin e ri, potenciali i tij është i jashtëzakonshëm

    Luis Enrike optimist: Dembele mund të përmirësohet më tej në sezonin e ri, potenciali i tij është i jashtëzakonshëm

    Adriatik BALLA
    Sezoni i ri në Europë ka nisur në shumicën e top-ligave, duke bërë që të rikthehen shpejt emocionet e lojës së topkëmbës e bashkë me të edhe pretendimet e klubeve për të pasur sukses në të gjitha frontet. Trajneri i Paris San Zhermenit, Luis Enrike, është i bindur se sulmuesi Osmane Dembele mund të përmirësojë edhe më shumë paraqitjet e tij këtë sezon 2024-25, pas një viti ku udhëhoqi PSG-në drejt tripletës historike dhe u rendit mes kandidatëve kryesorë për “Topin e Artë”. 28-vjeçari doli nga hija e ish-yllit të PSG-së, Kilian Mbape, dhe u shndërrua në figurë kyçe në triumfin e Ligës së Kampionëve, ndërsa vazhdoi të shkëlqejë edhe në Kupën e Botës për Klube, ku parizienët u renditën nënkampionë. Me 35 gola dhe 16 asistime sezonin e kaluar, Dembele mbajti gjallë PSG-në edhe në Superkupën e UEFA-s javën e kaluar, duke asistuar golin e barazimit në minutën e 94-të të Gonçalo Ramos, para se portieri i ri, Lukas Chevalier, të shkëlqente me pritjet e tij në fitoren me penallti ndaj Totenhem Hotspur. “Mendoj se ky sezon është një sfidë e madhe për Osmane.
    Viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm, por jam i bindur se ai mund të përmirësojë edhe më shumë paraqitjet e tij, pa asnjë dyshim,” tha Luis Enrique para ndeshjes së së premtes ndaj Angersit. “Duhet guxim për ta thënë këtë, por besoj se ai e ka nivelin. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ka cilësi si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Shoh sa i lumtur është, dhe shpresoj që ky vit të jetë edhe më i mire”, nënvizoi ai. Ndeshja e së premtes do të jetë e para e PSG-së në Parc des Princes pas tre muajsh, si dhe debutimi para tifozëve për Chevalier dhe mbrojtësin ukrainas Illia Zabarnyi. Klubi do të prezantojë gjithashtu pesë trofetë e fituar (Ligue 1, Kupa e Francës, Liga e Kampionëve, Superkupa e Francës dhe Superkupa e UEFA-s) para publikut vendas.
    “Është shumë e rëndësishme për ne të rikthehemi në Parc des Princes pas 10 ndeshjesh si mysafirë. Na ka munguar shumë stadiumi dhe tifozët. E dimë që atmosfera bën gjithmonë diferencën”, theksoi Enrike. I pyetur nëse konflikti i vazhdueshëm mes Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar probleme në dhomat e zhveshjes, duke pasur parasysh se PSG tani ka në skuadër portierin rus Matvei Safonov dhe mbrojtësin ukrainas Zabarnyi, Enrike tha se futbolli i bashkon njerëzit. “Futbolli është mënyra më e mirë për të bashkuar njerëzit dhe për të krijuar unitet, jo ndasi,” u shpreh ai. “Sporti dhe njerëzit vijnë përpara interesave politike apo ekonomike të politikanëve”, nënvizoi ai.

  • Ishte vendimtar në suksesin e PSG-së, Luis Enrike largon Donarumën: Dua një tjetër lloj portieri, do të jetë jashtë ekipit

    Ishte vendimtar në suksesin e PSG-së, Luis Enrike largon Donarumën: Dua një tjetër lloj portieri, do të jetë jashtë ekipit

    Xhanluixhi Donaruma nuk do të jetë më pjesë e PSG-së. Vendimi për largimin e tij është marrë nga Luis Enrikja. Pavarësisht faktit se italiani ishte vendimtar në suksesin e PSG-së me pritjet e tij dhe se është favoriti për t’u shpallur portieri më i mirë i vitit, vetë trajneri spanjoll ka deklaruar se po kërkon një tjetër lloj portieri në skuadër.
    “Donaruma është jashtë ekipit, pasi ky është vendimi im. Jam 100% përgjegjës. Dua një tjetër lloj portieri dhe e kam marrë këtë vendim. Xhixhio është një nga portierët më të mirë në botë”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • Enrike flet pas incidentit në finalen e Botërorit të Klubeve, e zvogëlon përplasjen me Pedron

    Enrike flet pas incidentit në finalen e Botërorit të Klubeve, e zvogëlon përplasjen me Pedron

    Adriatik BALLA
    Botërori i Klubeve mbylli aktivitetin të dielën në mbrëmje, me ndeshjen finale, ku u përplasën Çelsi dhe Paris San Zhermen, fituar nga anglezët që merituan trofeun, por nga ana tjetër, finalja tërhoqi vëmendjen edhe për përplasjet e shumta në fushë dhe ndërprerjen për disa minuta të takimit, duke shkaktuar habi edhe tek të pranishmit në stadium, përfshi dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Trajneri i Paris San Zhermenit, Luis Enrike, është munduar të minimizojë shtyrjen e sulmuesit të Çelsi, Zhao Pedro, në një përleshje masive midis lojtarëve dhe stafit të trajnerëve pas finales së Kupës së Botës për Klube.
    Të dielën mbrëma, Çelsi fitoi 3:0 ndaj PSG-së, ndërsa me të përfunduar ndeshja erdhi te një incident i madh. Incidenti nisi kur portieri i PSG-së, Xhianluigji Donaruma nisi debatin me sulmuesin e Çelsit, Zhao Pedro. Enrike u afrua dhe ka shtyrë në fytyrë brazilianin. Zhao Pedro u rrëzua, ndërsa një lojtar i PSG-së shihet duke ndalur Enriken. Tollovia ka zgjatur më shumë, ndërsa janë parë shtyrje të tjera mes lojtarëve.
    Por përfshirja e Enrikes nuk pritej. “Në fund të ndeshjes pati një situatë që besoj se mund të ishte shmangur nga të gjithë”, ka thënë Enrike në konferencë për shtyp. “Objektivi dhe qëllimi im, si gjithmonë, është të përpiqem të fitoj mbështetjen e lojtarëve në mënyrë që të mos ketë më probleme. Ka shumë tension, shumë presion”, ka shtuar spanjolli. Ai megjithatë nuk ka pranuar përgjegjësinë për incidentin. “Kishte një seri shtyrjesh, të cilat mendoj se të gjithë duhet t’i shmangnim dhe të cilat nuk duhet të ndodhin përsëri”. Zhao Pedro, që u sulmua, mbeti i qetë pas ndeshjes. “Nuk dua të flas për ta, pasi është plotësisht normale. Secili dëshiron ta fitojë ndeshjen. Mendoj se e humbën kontrollin  në fund”, ka thënë sulmuesi i Çelsit, që shënoi gol në finale. Enrike mund të dënohet për shtyrjen ndaj Zhao Pedros.
    Humbja e finales nga PSG shoqërohet me një rënie të lehtë morali të grupit, për më tepër ka mërzitur trajnerin Luis Enrike i cili ishte shumë pranë një triumfi historik në karrierën e tij teknike, pasi Botërori i Klubeve zhvillohej për herë të parë me formatin e 32 ekipeve pjesëmarrëse. Natyrisht që kjo nuk ndodhi, pasi Çelsi u tregua më i saktë dhe ishte në një farë mase i merituar, ku rolin kryesor në ndeshje e pati Kol Palmer. Mbetet të shihet se çfarë lëvizjesh do të bëjë PSG në merkato, nëse Enrike ka në plan ndonjë lëvizje të bujshme.

  • “Nuk kam dyshime, Mesi është më i miri i historisë”, Luis Enrike: Ishte në kulmin e karrirës për 15 vite

    “Nuk kam dyshime, Mesi është më i miri i historisë”, Luis Enrike: Ishte në kulmin e karrirës për 15 vite

    Luis Enrike është përballur sot me Luis Suarezin, Zhordi Albën dhe Lionel Mesin. Dikur i drejtonte në fushë drejt suksesit te Barcelona, ndërsa sot i duhej t’i mposhtte si kundërshtarë në Botërorin e Klubeve. PSG-ja fitoi thellë 4-0 ndaj Inter Majemit, duke u kualifikuar në raundin pasardhës.
    Luis Enrike i ka thurur elozhe Lionel Mesit në konferencën për shtyp. Trajneri i PSG-së ka thënë se ylli argjentinas është më i miri i të gjitha kohërave dhe këtë e dëshmon fakti se kulmi i tij në karrierë ka zgjatur mbi 10 vite.
    “Për mua, padyshim që Lionel Mesi është futbollisti më i mirë në histori. Kulmi i karrierës së Mesit zgjati 10-15 vite. Ai është etaloni matës për lojtarin më të mirë në histori. Jetëgjatësia e tij zgjati për shumë vite, duke garuar në nivelin më të lartë çdo 3 ditë”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/
     

  • Gavi: Më do PSG? Enrike më afroi në Kombëtare, unë dua Barçën

    Mesfushori spanjoll i Barcelonës Gavi i ka mbyllur derën PSG për një transferim të mundur. 20 vjeçari ka ide shumë të qarta teksa një intervistë për Mundo Deportivo është ndalur për të folur për dashurinë e tij për klubin Blaugrana, planet e tij për të ardhmen, me një shënim të vogël dhe të veçantë në stol për Luis Enriquen.

    Gavi:

    Trajneri i PSG, Luis Enrike, triumfoi në Ligën e Kampionëve kundër Interit (5-0), por ai ishte gjithashtu trajner i Spanjës dhe i dha mundësi Gavit të debutonte me ekipin kombëtar: “Për mua, ai është më i miri. Ai është numër një, një kampion, ai dhe stafi i tij. Jam shumë i lumtur për të. Ai ishte personi që më dha debutimin tim në ekipin kombëtar, kundër kampionit evropian, Italisë, në San Siro. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë. Dhe ai pati guximin të më linte të luaja, sepse të gjithë ishin kundër tij. Jam shumë i lumtur për të dhe ai meriton gjithçka”.

    Në një fragment tjetër, atij iu treguan disa thashetheme për PSG-në, e cila synonte ta kishte atë në grupin e kampionëve europianë dhe francezë. Por lojtari i lindur në vitin 2004 nuk ka dyshime për këtë:

    “Po, për mua është shumë e qartë. Njerëzit besojnë atë që lexojnë në çdo media… Që PSG më do, e besoj. Po, po, mund të ndodhë. Dhe e kuptoj që njerëzit mund ta besojnë. Por kjo nuk do të ndodhë, jam shumë i qetë. Ëndrra dhe mentaliteti im janë ta kaloj të gjithë karrierën time te Barça. Është klubi i jetës sime dhe ku dua të kem sukses. Nuk dua askënd tjetër dhe do të jap gjithçka që ta bëj të mundur”.

    Vazhdo leximin

  • Luis Enrike, strategu që shkatërroi Interin në Mynih, futet në rangun e teknikëve të mëdhenj

    Luis Enrike, strategu që shkatërroi Interin në Mynih, futet në rangun e teknikëve të mëdhenj

    Adriatik BALLA
    Luis Enrike duhet të quhet vizionar, pasi orkestroi shkatërrimin 5:0 të Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, të shtunën mbrëma në Munih. Ndeshja ishte aq e njëanshme saqë i ngjante një seance stërvitore kundër një ekipi amator, e jo ndeshje ndaj skuadrës që ka fituar tri herë kupën evropiane. Pasime, lëvizje, energji. Presing i pandalshëm, sulmues që tërhiqen për të mbrojtur, lojtarë të krahut që ruajnë mbrojtësit e krahut. Të gjitha këto atribute u shfaqën në Munih, ndërsa Luis Enrike iu bashkua listës elitare të trajnerëve që fituan Ligën e Kampionëve me më shumë klube. Suksesin i parë i tij në Champions ishte me Barcelonën në vitin 2015.
    Ajo finale ndaj Juventusit kishte përfunduar 3:1, por fitorja e së shtunës ishte më e ëmbël. “Është koha për një festë të madhe dhe për të shfrytëzuar sa më shumë këtë moment”, ka thënë Luis Enrike pas ndeshjes. “Ndjeva lidhjen me lojtarët dhe tifozët. Mendoj se ishte një lidhje shumë e fortë gjatë gjithë edicionit”. Para ardhjes së Luis Enrikes, në fillim të edicionit të kaluar, një punë e tillë grupore dhe shpirti ekipor nuk ishin shenja dalluese të PSG-së. Parisi në një mënyrë kënaqej që kishte në përbërje yje si Nejmar, Thiago Silva, Lionel Mesi, Edinson Kavani, Zlatan Ibrahimoviç dhe Kilian Mbape.
    Të gjithë lojtarë të mirë, disa madje të shkëlqyer, por që erdhën e u larguan pa fituar çmimin kryesor të futbollit evropian. Si pasojë, padurimi i pronarëve nga Katari bëri që të ketë ndryshime të shpeshta të trajnerëve. Kur Luis Enrike erdhi, ai me guxim shkoi në drejtim të kundërt të asaj që pronarët e PSG-së kishin bërë që kur morën drejtimin e klubit 14 vjet më parë. Nuk kishte të bënte më me angazhimin e sa më shumë yjeve dhe kënaqjen e tyre. Edhe më e rëndësishme, nuk kishte të bënte me lojtarët që po vinin, por me ata që po shiteshin. Nejmar dhe mesfushori Marko Verrati u larguan. Ata ishin shpesh në media për stilin e jetës dhe festat. Pastaj erdhi tronditja më e madhe – largimi i superyllit Mbape për te Real Madridi.
    Në një natë me shi vjeshte në Londër, Osmane Dembele u mbajt jashtë lojës nga Luis Enrike dhe PSG-ja humbi 2:0 nga Arsenali në një paraqitje shumë të zbehtë. Enrike e bëri të qartë se po kërkonte përkushtim në skuadër dhe kjo ishte e panegociushme. Dembele nuk tha asgjë. Disa muaj më pas ai u transformua në një golashënues të shkëlqyer dhe tani është fitues potencial i “Topit të Artë”. Tifozët e PSG-së mbajtën lart një baner me emrin e Xanës, vajzës së Enrikes. “Është këtu çdo ditë të jetës sime”, tha ai për vajzën e ndjerë.
     

  • “Nuk kam dyshime”, Luis Enrike është i bindur: Topin e Artë do t’ja jepja Dembelesë

    “Nuk kam dyshime”, Luis Enrike është i bindur: Topin e Artë do t’ja jepja Dembelesë

    PSG-ja arriti një sukses historik, teksa për herë të parë fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve. Një kontribut të rëndësishëm përgjatë këtij sezoni ka ardhur nga Osman Dembeleja, i cili është përfolur edhe si një kandidat potencial për të fituar Topin e Artë. Kandidatura e tij është mbështetur edhe nga Luis Enrikja. Ky i fundit tha pas finales se nuk ka aspak dyshime për fituesin e Topit të Artë,pasi për të e meriton Dembeleja.
    “Do t’ja jepja Topin e Artë Osman Dembelesë. Mënyra se si ai mbrojti sot… vetëm kjo vlen për Top të Artë. Kjo është mënyra se si udhëhiqet një skuadër. Gola, tituj, lidership, mbrojtje, mënyra se si po ushtronte presion… Osmani është Topi im i Artë. Nuk kam aspak dyshime”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • “Nuk kemi frikë”, Luis Enrike i patrembur në prag të finales: Dua të bëj histori me Parisin

    “Nuk kemi frikë”, Luis Enrike i patrembur në prag të finales: Dua të bëj histori me Parisin

    Edhe më pak se 24 orë na ndajnë nga finalja e Ligës së Kampionëve. Luis Enrike do të sfidojë Interin për t’i dhënë PSG-së për të parën herë trofeun veshëgjatë. Ky është edhe motivimi më i madh për trajnerin spanjoll, të bërit histori me parisienët. Luis Enrike ka deklaruar në konferencë për shtyp se nuk ka frikë në prag të finales dhe se nuk do të ndryshojë asgjë nga mënyra e lojës së PSG-së.
    “Motivimi im më i madh është që të bëj histori në Paris. Dua që t’i bëj tifozët, qytetin dhe klubin krenarë. Rrugëtimi jonë ka qenë shumë kërkues. Përgjatë kompeticionit i kemi luajtur ndeshjet si të ishin finale. Nuk kemi frikë. Do të dalim në fushë me armët tona më të mira. Nuk do të ndryshojmë asgjë nga qasja jonë. Sigurisht që ka edhe nuanca. Të luajturit kundër Interit nuk është njësoj si të luash kundër kundërshtarëve të tjerë”, është shprehur Luis Enrike./Sport Ekspres/