Tag: enjten

  • Vezët e kuqe të Pashkës! Gratë ortodokse tregojnë simbolikën dhe ruajtjen e besimit edhe gjatë viteve të errëta të ateizmit komunist

    Vezët e kuqe të Pashkës! Gratë ortodokse tregojnë simbolikën dhe ruajtjen e besimit edhe gjatë viteve të errëta të ateizmit komunist

    Besimtarët ortodoksë kremtuan sot të Enjten e Madhe, që i kushtohet Darkës Mistike të Krishtit me dymbëdhjetë apostujt e Tij.

    Dita nisi me ritualin më të rëndësishëm, atë të lyerjes së vezëve të kuqe.
    “Puna e parë që bëhet janë vezët të enjten për pjesëmarrjet e familjes dhe një tepër. Të shtunën fillon pjesa tjetër që është për të qerasur miqtë dhe fëmijët. Pasi mbarojnë na tepron boja e kuqe, të cilën e mbajmë në shtëpi për 40 ditë dhe pastaj e derdhim në një rrënjë trëndafili në oborr”, tregon Joana Bagaviki.
    Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur brenda lëvozhgës së saj dhe në momentin që shpërthen del në dritë, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Teksa përgatisin vezët e kuqe, gratë ortodokse kujtojnë një gojëdhënë të Kishës.
    “Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe”, kujton Joana Bagaviki.
    Gratë ortodokse rrëfejnë me nostalgji ruajtjen e besimit dhe ritualeve edhe gjatë diktaturës komuniste, kur ligjet absurd nuk i ndalën të luteshin e të festonin.
    “Fshehurazi hapej dhe radio greke dhe aty dëgjohej kur ishte pashka tamam. Për të lyer vezët të enjten, në atë kohë kishim disa letra punëdore të kuqe, i fusnim në ujë dhe aty i lyenim”, thotë një tjetër besimtare.
    Pashka simbolizon Ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duke u shënuar si dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

    Top Channel

  • Vezët e kuqe të pashkëve, nis që të enjten tradita e përgatitjes për ditën e shënuar

    Vezët e kuqe të pashkëve, nis që të enjten tradita e përgatitjes për ditën e shënuar

    Besimtarët ortodoksë kremtuan sot të Enjten e Madhe, që i kushtohet Darkës Mistike të Krishtit me dymbëdhjetë apostujt e Tij.

    Dita nisi me ritualin më të rëndësishëm, atë të lyerjes së vezëve të kuqe.
    “Puna e parë që bëhet janë vezët të enjten për pjesëmarrjet e familjes dhe një tepër. Të shtunën fillon pjesa tjetër që është për të qerasur miqtë dhe fëmijët. Pasi mbarojnë na tepron boja e kuqe, të cilën e mbajmë në shtëpi për 40 ditë dhe pastaj e derdhim në një rrënjë trëndafili në oborr”.
    Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur brenda lëvozhgës së saj dhe në momentin që shpërthen del në dritë, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Teksa përgatisin vezët e kuqe, gratë ortodokse kujtojnë një gojëdhënë të Kishës.
    “Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe”.
    Gratë ortodokse rrëfejnë me nostalgji ruajtjen e besimit dhe ritualeve edhe gjatë diktaturës komuniste, kur ligjet absurd nuk i ndalën të luteshin e të festonin.
    “Fshehurazi hapej dhe radio greke dhe aty dëgjohej kur ishte pashka tamam. Për të lyer vezët të enjten, në atë kohë kishim disa letra punëdore të kuqe, i fusnim në ujë dhe aty i lyenim”.
    Pashka simbolizon Ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duke u shënuar si dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

    Top Channel

  • Britania dhe Gjermania u kërkojnë partive politike të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të Kosovës

    Britania dhe Gjermania u kërkojnë partive politike të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të Kosovës

    Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Prishtinë u kanë bërë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, pasi ato dështuan për herë të dytë radhazi ta konstituojnë Kuvendin e ri të enjten.
    Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit.
    “Njerëzit kanë të drejtë të presim nga liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes të vendit”, tha ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, në një reagim në Facebook të enjten.

    Ai tha se Kosova ka nevojë “urgjente” për formimin e institucioneve të reja, pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj nga mbajtja e zgjedhje.
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) këmbëngulin që anëtarët e Qeverisë, të cilët janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje, përndryshe nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve, hap që duhet të kalohet për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
    Por, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thekson se një akt i tillë formal është i panevojshëm, për shkak se ekzekutivi është në detyrë, apo dorëheqje që nga 23 marsi.
    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se konstituimi i Kuvendi i Kosovës ka ngecur, “për shkak të taktikave penguese”.
    “Qytetarët meritojnë politikanë që e qesin Kosovës para politikave partiake. Prandaj, e përsëris: Bashkëpunimi i mirëfilltë është urgjentisht i nevojshëm për të garantuar institucione funksionale dhe formim të shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, shkroi Rohde në rrjetin social Bluesky.
    Nuk është e qartë nëse mosmarrëveshjet mes partive parlamentare do të zgjidhet para mbajtjes së vazhdimit të seancës së ndërprerë të enjten, e caktuar për të shtunën e 19 prillit.
    Në seancën e së enjtes, e cila ishte vazhdimësi e seancës së ndërprerë të martën, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike dhe më pas tha se nuk kishte konsensus se si të vazhdohet tutje, duke njoftuar se seanca do të vazhdojë më 19 prill në mesditë.
    PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton “të blejë kohë për pazare politike”, pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin e as Qeverinë.
    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë të enjten se dorëheqjet formale të anëtarëve të Qeverisë do ta zhbllokonin konstituimin e Kuvendit.
    Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.
    Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.
    Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.
    Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA.
    Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës./REL

  • Zelensky: Marrëveshja për mineralet mes Ukrainës dhe SHBA mund të nënshkruhet të enjten e ardhshme

    Zelensky: Marrëveshja për mineralet mes Ukrainës dhe SHBA mund të nënshkruhet të enjten e ardhshme

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka dhënë një deklaratë për shtp këtë të enjte, duke prekur disa çështje.
    Ai ka zbuluar se një marrëveshje shumë e pritur për mineralet me SHBA mund të nënshkruhet gjatë një takimi online të enjten që vjen.
    Donald Trump ka shtyrë për një marrëveshje që do të lejojë SHBA-në të ndajë fitimet nga burimet natyrore dhe mineralet kritike të Ukrainës.

    Ky është një propozim që ai e sheh si një shpërblim për ndihmën ushtarake që Uashingtoni ka ofruar për Ukrainën gjatë presidencës së Joe Biden.
    Zelenskyy ka akuzuar më parë SHBA-në për “ndryshimin konstant” të kushteve të marrëveshjes së propozuar, por ai shtoi se nuk dëshironte që Uashingtoni të mendonte se Kievi është kundër saj.

  • Bisedimet për Ukrainën, nisin takimet mes zyrtarëve amerikanë dhe evropianë

    Bisedimet për Ukrainën, nisin takimet mes zyrtarëve amerikanë dhe evropianë

    I dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, është takuar të enjten në Paris me zyrtarë francezë dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Powell.
    Parisi po pret të enjten një seri bisedimesh për Ukrainën dhe sigurinë e saj, duke përfshirë sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Witkoff, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe zyrtarë të lartë ukrainas, raporton AP.
    Rubio ka mbërritur në Paris të enjten në mëngjes. Rubio dhe Witkoff do të kenë “bisedime me homologët evropianë për të çuar përpara qëllimin e presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për të ndaluar gjakderdhjen”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
    Takimet vijnë pas rritjes së shqetësimeve për gatishmërinë e Trumpit për t’u afruar më shumë me Rusinë, ndërsa ai kërkon të ndërmjetësojë një armëpushim në Ukrainë, po ashtu lidhur me lëvizjet e tjera të administratës së tij, nga tarifat ndaj disa prej partnerëve të saj më të afërt e deri te retorika për NATO-n dhe Grenlandën.

  • Vodhën 420 mijë franga zvicerane nga disa bankomata, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

    Vodhën 420 mijë franga zvicerane nga disa bankomata, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

    Tre kosovarë kanë thyer disa bankomate në rajon dhe në Zvicrën perëndimore. Në gjykatë kanë pranuar veprën dhe morën një ndalim për shtatë vjet hyrje në Zvicër.
    Gjykata penale e Basel-Landschaft në Muttenz ka miratuar të enjten dënime pjesërisht me kusht për tre burra nga Kosova.
    Në qendrën e drejtësisë penale në Muttenz tre burrat, të moshës 43, 47 dhe 48 vjeç, nga Kosova morën miratimin për “marrëveshjen” e tyre me zyrën e prokurorit publik Basel-Landschaft të enjten.
    Në verën e vitit 2022, grupi kishte përdorur presa hidraulike për të thyer disa ATM (bankomate) në të gjithë Zvicrën, duke përfshirë ato në Hofstetten dhe Allschwil.
    Ata kishin jetuar në një kasolle në Francë. Bashkëpunimi i policisë zvicerane dhe franceze përfundimisht çoi në arrestimin e tyre. Megjithatë, një pjesëtar i katërt i grupit arriti të arratisej dhe ende nuk është kapur, shkruan gazeta Aargauer Zeitung. Në Francë, të tre personat ishin dënuan menjëherë, për krijimin e një organizate kriminale dhe u ekstraduan në Zvicër pas vuajtjes së dënimit.
    Batuta dhe atmosferë relaksuese në sallën e gjykimit: “Lëreni atë me ne edhe për një kohë”
    Të hënën, dhoma me tre gjyqtarë e Gjykatës Penale të Basel-Landschaft miratoi dënimin e negociuar për vjedhje të kryera nga bandat dhe “vjedhje komerciale” si dhe dëmtim të rëndë të pronës: Personat morën dënime pjesërisht me kusht nga 34 deri në 36 muaj. Konkretisht, ata duhet të shërbejnë nga 16 deri në 18 muaj secili. Një nga të përfshirët qe ekstraduar në Zvicër në nëntor 2023 dhe tani ka vuajtur dënimin; prandaj ai u lirua të enjten.
    “Lëreni atë me ne edhe për një kohë,” bënë shaka dy të akuzuarit tjerë në gjykatë.
    Megjithatë, “liruar” do të thotë se Zyra e Migracionit e merr përsipër dhe e shoqëron deri në aeroport, ku e hipin në aeroplan për në Prishtinë. Të gjithë të dënuarit e kanë të ndaluar hyrjen në Zvicër për shtatë vjet dhe gjykata e bëri të qartë se marrëveshja do të miratohet vetëm nëse ndalimi zbatohet për të gjithë zonën Schengen.
    “Ne pranojmë çdo vendim,” komentuan tre burrat duke qeshur.
    Pavarësisht nga të gjitha batutat që bënë, ata ishin dukshëm të lumtur të enjten që çdo gjë tashmë kishte marrë fund. Njëri prej tyre theksoi se dënimi i tij gati tre vjet burg në Francë i kishte mjaftuar: ai nuk donte të përjetonte më një gjë të tillë.
    Gjykata: Delikti i tyre nuk është i krahasueshëm me shpërthimin e bankomatëve
    Normalisht, në procedurën e shkurtuar, gjykatat mund të miratojnë ose refuzojnë vetëm marrëveshjen, por ndryshimet e vogla janë të zakonshme në praktikë. Nëse kërkesa refuzohet, ekziston rreziku i procedurave të rregullta që përfshijnë shumë më shumë përpjekje për prokurorin publik dhe gjykatën.
    Ajo që ishte gjithashtu vendimtare, ishte se nuk u përdor dhunë ndaj njerëzve gjatë vjedhjeve.
    “Këto raste nuk janë të krahasueshme me shpërthimet shumë të rrezikshme në ATM,” tha Grange.
    Plaçka e personave tashmë të dënuar arrinte në rreth 420.000 franga. Bankat pësuan dëme materiale që kapin vlerën e gati gjysmë milioni frangave.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut shpall ofertën presidenciale

    Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut shpall ofertën presidenciale

    Udhëheqësi i opozitës koreano-jugore Lee Jae-myung njoftoi të enjten ofertën e tij për presidencën, duke u zotuar të trajtojë pabarazinë ekonomike dhe të stimulojë rritjen.

    Lee dha dorëheqjen të mërkurën nga kryesimi i Partisë së tij Demokratike (PD) për të kandiduar për president në zgjedhjet e planifikuara për 3 qershor, të cilat u shkaktuan nga rrëzimi i ish-presidentit Yoon Suk Yeol për shkak të deklaratës së tij jetëshkurtër të ligjit ushtarak në dhjetor.

    Në një video të publikuar të enjten, Lee, i cili është kryesuesi në sondazhet për të qenë udhëheqësi i ardhshëm i vendit, u zotua të rregullojë polarizimin ekonomik që ai tha se ishte një burim kyç i konfliktit social, i cili ai mendonte se kishte përkeqësuar trazirat e fundit politike në vend pas shpalljes së ligjit ushtarak të Yoon.

    Duke e konsideruar veten një pragmatist, ai tha se do të nxiste investime në shkallë të gjerë në nivel qeveritar në zhvillimin e teknologjisë dhe talenteve për të ringjallur rritjen ekonomike.

    Lee u zgjodh kryetar i PD-së pasi humbi garën presidenciale me një diferencë të vogël ndaj Yoon në 2022. Ai e udhëhoqi partinë e tij drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet parlamentare në prill të vitit të kaluar./ AA.

  • Marrëdhënia Rusi-SHBA/ Diplomatët rusë do takohen me ata amerikanë në Stamboll të enjten, në fokus normalizimi i punës së ambasadave

    Marrëdhënia Rusi-SHBA/ Diplomatët rusë do takohen me ata amerikanë në Stamboll të enjten, në fokus normalizimi i punës së ambasadave

    Një delegacion i Ministrisë së Jashtme ruse do të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara të enjten në Stamboll, sipas Kremlinit.

    Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në SHBA Alexander Darchiev dhe zëvendësndihmës sekretarja e shtetit për Rusinë dhe Evropën Qendrore, Sonata Coulter, njoftoi media shtetërore TASS, duke cituar ministrinë e jashtme.
    Sipas TASS, bisedimet “do t’i kushtohen normalizimit të punës së ambasadave”.
    Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha më herët se takimi pason raundin e diskutimeve midis Moskës dhe Uashingtonit në Stamboll më 27 shkurt, i cili u fokusua në punën për të ulur tensionet dhe rivendosjen e kontakteve dypalëshe.
    Departamenti Amerikan i Shtetit i quajti bisedimet e mëparshme në Stamboll “konstruktive”.
    Zëdhënësi i Kremlinit tha në një konferencë për shtyp sot se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë negociatat përmes ministrisë së saj të jashtme, duke shtuar se përditësime të mëtejshme do të sigurohen nga ministria.

    Top Channel

  • Kosova dënon heqjen e flamurit nga Kongresi në Serbi, kërkon sqarime nga UEFA

    Kosova dënon heqjen e flamurit nga Kongresi në Serbi, kërkon sqarime nga UEFA

    FOTO ILUSTRUESE

    PRISHTINË- Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e ka dënuar të enjten largimin e flamurit të Kosovës nga Kongresi i UEFA-së në Beograd si veprim të “turpshëm dhe të papranueshëm”. Në një reagim në Facebook të enjten vonë, Çeku tha se Kosova pret sqarime nga UEFA-ja dhe “veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”.
    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Federata e Futbollit e Serbisë (FFS) u përplasën rreth pranisë së flamurit të Kosovës në Kongresin e 49-të të Federatës Evropiane të Futbollit në Beograd të enjten. Derisa Federata Serbe tha se e kishte hequr flamurin e Kosovës nga vendtakimi i Kongresit në kryeqytetin serb, Federata Kosovare nguli këmbë se flamuri ishte i pranishëm deri në përfundim të mbledhjes.
    Një video e shefit të futbollit kosovar, Agim Ademi, duke u fotografuar pranë flamurit të Kosovës në ngjarjen e UEFA-s në Beograd mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në media të mërkurën vonë. Në ditën e Kongresit të UEFA-s, të enjten, Federata Serbe tha se e hoqi flamurin, duke e fajësuar UEFA-n për vendosjen e tij.
    UEFA nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë në pyetjet e saj rreth kësaj ngjarjeje. Nuk është e qartë se në çfarë ore është hequr flamuri i Kosovës nga vendtakimi i Kongresit, ndërsa tubimi vjetor i UEFA-s përfundoi pak pas mesditës të enjten.
    Kosova është anëtare me të drejta të plota e UEFA-s që nga viti 2016, por Serbia vazhdon ta kundërshtojë praninë e saj në shtëpinë e futbollit evropian, ashtu siç e kundërshton pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008. Ministri Çeku tha se largimi i simboleve është “sulm i drejtpërdrejtë ndaj integritetit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë nuk mund të kalojë pa reagim të mirëfilltë ndërkombëtar”.
    “Presim sqarime nga UEFA-ja dhe veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”, tha ai në Facebook.
    Ai u bëri thirrjes UEFA- dhe FIFA-s të mos zhvillojnë ngjarje sportive në Serbi për aq gjatë sa Beogradi zyrtar “nuk e ndryshon qasjen në raport me pjesëmarrjen e Kosovës”.
    “Shteti serb nuk ka ndryshuar, është i njëjti që ka kryer masakra e gjenocid para pak dekadash. As atëherë e as sot, nuk e ka kursyer as sportin”, shtoi ai.
    Kongresi i 49-të i rregullt i UEFA-s u mbajt në Qendrën e Kongreseve Sava në Beograd. Ky tubim vjetor mblodhi presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm nga 55 federatat kombëtare anëtare të UEFA-s për të diskutuar çështjet kryesore që formësojnë futbollin evropian. Në fjalimin e tij hapës, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në futbollin evropian.
    “Ne jemi një ekip i bashkuar. Një forcë e unifikuar. Dhe një union i fuqishëm. Ne jemi unioni i futbollit evropian”, tha ai./REL

  • Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën & të enjten do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale

    Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën & të enjten do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale

    Të mërkurën dhe të enjten do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
    Vllaznia – Dinamo City është takimi i parë në stadiumin “Loro Boriçi”. Dy skuadra që janë shumë pranë sigurimit të fazës “Final 4” në “Abissnet Superiore” kanë si objektiv edhe finalen e Kupës së Shqipërisë. Të dyja ekipet kanë bërë mjaft mirë deri më tani dhe nesër, në 19:00, do të jetë një ndeshje e luftuar për të hedhur hapin e parë drejt finales së madhe.
    Të enjten, në orën 19:00, do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale, Egnatia – Partizani. Në “Egnatia Arena”, rrogozhinasit, që janë fituesit në fuqi të këtij kompeticioni, do të kërkojnë të sigurojnë një tjetër finale. Kampionët në fuqi vijnë më të qetë në këtë sfidë, pasi në kampionat kryesojnë renditjen dhe kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në “Final 4”.
    Në anën tjetër, Partizani, pas një ecurie negative, u rikthye te fitorja ndaj Laçit në “Abissnet Superiore”. “Demat” janë në vendin e katërt, një nga skuadrat pretendente për të siguruar “Final 4”, por nga ana tjetër, kanë si objektiv arritjen e finales së Kupës së Shqipërisë, që për kryeqytetasit mungon që prej vitit 2004.