Tag: enjten

  • UEFA Europa League, Enea Jorgji drejton të enjten sfidën Viktoria Plzen – Malmö

    UEFA Europa League, Enea Jorgji drejton të enjten sfidën Viktoria Plzen – Malmö

    Të enjten zhvillohen ndeshjet e raundit të dytë në UEFA Europa League dhe takimi Viktoria Plze? – Malmö do të gjykohet nga arbitri shqiptar Enea Jorgji.
    Në krah të tij do të jenë asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Florian Lata është përzgjedhur arbitër i katërt. Në dhomën e VAR-it, Jorgjin do ta mbështesë gjyqtari italian Luca Pairetto, së bashku me shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR.
    Ndeshja do të luhet të enjten, më 2 tetor, në orën 18:45, në stadiumin “Stadion m?sta Plzn?”.
     
     

  • Vendim historik për Tiranën/ Qeveria mblidhet të enjten për shkarkimin e Veliajt

    Vendim historik për Tiranën/ Qeveria mblidhet të enjten për shkarkimin e Veliajt

    Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 51 vota pro propozimin e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.Pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak, tanimë Prefekti i qarkut Tiranë do te njoftojë zyrtarisht Këshillin e Ministrave.
    Të enjten do te mbahet mbledhja e qeverise ku pritet te shkarkohet Veliaj.
    Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak munguan 3 anëtarë të këshillit bashkiak, Anuela Ristani, kryetare e komanduar dhe këshilltarët e majtë Gazmend Paja dhe Joleza Koka.
    Erion Veliaj u shkarkua me shumicë votash, pasi për shkarkimin e tij votuan Partia Socialiste, Partia Demokratike, Nisma Thurje dhe PS Nisma. Ndërkohë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike nuk morën pjesë në votim.
    Gjithashtu, këshilltarët, Aldo Merkoci, Gazment Paja, Joleza Koka dhe Alfred Muharremi nuk morën pjesë në procesin e votimit.

  • Në pritje të kabinetit ‘Rama 4’/ Asambleja e PS-së mblidhet të enjten në Pallatin e Kongreseve

    Në pritje të kabinetit ‘Rama 4’/ Asambleja e PS-së mblidhet të enjten në Pallatin e Kongreseve

    Kabineti qeveritar “Rama 4” do të mësohet të enjten. Emrat pritet të bëhen publik në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila mblidhet për herë të parë pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit.
    Vetë kryesocialisti Edi Rama ka paralajmëruar se në takimin e që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, do të shpallë dhe emrat e ministrave që do të bashkë-qeverisin krahë tij për katër vitet e ardhshme.
    Por jo vetëm kaq, burime pranë partisë socialiste bëjnë gjithashtu me dije se objektivat sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jenë në fokus të fjalës së kreut të qeverisë ndaj anëtarëve të partisë që ai drejton. Sa i përket emrave të rinj, duket se përgjigjen e di vetëm Kryeministri Edi Rama, i cili është kujdesur që të jetë hermetik duke lënë në tension ministrat aktualë.
    Megjithatë, në pikëpyetje mbetet dhe emri i kryetarit të Kuvendit dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të cilët do të jenë eksponentë të rëndësishëm sa i përket legjislaturës së XI-të. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste fitoi për herë të katërt zgjedhjet, që prej vitit 2013 kur po qëndron në pushtet, për 4 vitet e ardhshme në parlament do të ketë 83 deputetë

  • Samiti në Paris/ Macron: 26 vende kanë premtuar të çojnë trupa në Ukrainë…Zelensky: Kjo është një ‘fitore’

    Samiti në Paris/ Macron: 26 vende kanë premtuar të çojnë trupa në Ukrainë…Zelensky: Kjo është një ‘fitore’

    Zelensky-Macron

    PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten nga Parisi se 26 nga aleatët e Ukrainës janë zotuar të dërgojnë trupa si një “forcë sigurie” për vendin e shkatërruar nga lufta, sapo të përfundojnë luftimet në konfliktin me Rusinë. 
    Duke folur pas një takimi të të ashtuquajturit “Koalicioni evropian i të vullnetshmëve” në Paris, Macron tha se vendet ishin zotuar të vendosnin trupa në Ukrainë – ose të ruanin një prani në tokë, në det ose në ajër – për të ndihmuar në garantimin e sigurisë së vendit një ditë pas arritjes së një armëpushimi ose paqeje. Nuk u dhanë detaje se çfarë do të kontribuojë secili vend, megjithëse Macron konfirmoi se Italia dhe Gjermania ishin midis 26 vendeve.
    Më herët të enjten, Macron dhe udhëheqës të tjerë evropianë u takuan me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të dërguarin e SHBA-së për bisedimet e paqes, Steve Witkoff, për të diskutuar mënyrat e sigurimit të mbështetjes ushtarake afatgjatë dhe vazhdimit të mbështetjes amerikane për Ukrainën pasi të përfundojë konflikti. Zyra e Zelensky tha se ai zhvilloi gjithashtu një takim me dyer të mbyllura me Witkoff.
    Udhëheqësit evropianë, disa prej të cilëve iu bashkuan takimit virtualisht, thanë se Rusia tani duhet të punojë për t’i dhënë fund luftimeve, dhe qeveria gjermane sugjeroi që sanksionet evropiane ndaj Rusisë do të shtoheshin nëse Moska zvarritet. Udhëheqësit evropianë folën më vonë edhe në telefon me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e përshkroi numrin e vendeve të gatshme të merrnin pjesë në forcën e sigurisë së pasluftës si një “fitore”.
    “Ne po mbështetemi në një marrëveshje mbrojtëse nga SHBA-ja,” tha ai. “Kontributi i saktë amerikan do të specifikohet në ditët në vijim.”
    Të dy udhëheqësit folën nga Pallati Élysée në Paris, pas një takimi të Koalicionit të Vullnetit të enjten në mëngjes, në të cilin u përfaqësuan 35 vende. Më pas, ata e informuan Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, mbi bisedimet në orët e para të pasdites./ZËRI

  • Trump i heq mbrojtjen nga Shërbimit Sekret Kamala Harris, urdhrin e kishte nënshkruar në fshehtësi Joe Biden para se të linte zyrën

    Trump i heq mbrojtjen nga Shërbimit Sekret Kamala Harris, urdhrin e kishte nënshkruar në fshehtësi Joe Biden para se të linte zyrën

    Presidenti Donald Trump hoqi mbrojtjen e Shërbimit Sekret për Kamala Harris të enjten, sipas një dokumenti të cilin e pa edhe CNN.

    Presidentët e mëparshëm marrin mbrojtje nga Shërbimi Sekret për gjithë jetën. Harris, si Zv.presidente, mori gjashtë muaj mbrojtje pas largimit nga posti, sipas ligjit federal. Kjo periudhë përfundoi më 21 korrik. Megjithatë, mbrojtja e saj ishte zgjatur për një vit shtesë përmes një urdhri – i cili nuk ishte bërë publik deri tani – i nënshkruar nga Presidenti atëherë, Joe Biden, pak para se të largohej nga posti, sipas disa personave të njohur me këtë marrëveshje të padeklaruar.
    Në urdhrin e titulluar “Memorandum për Sekretarin e Sigurisë Kombëtare” të nënshkruar të enjten nga Presidenti Trump thuhet: “Ju jeni i autorizuar të ndërprisni çdo procedurë të lidhur me sigurinë që ishte autorizuar më parë nga Memorandumi Ekzekutiv, përtej asaj që kërkohet nga ligji, për individin e mëposhtëm, duke filluar nga 1 shtatori 2025: Ish-nënpresidentja Kamala D. Harris”.
    Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të CNN për koment.
    Anulimi i mbrojtjes së Harris nga Trump ndodh ndërsa ajo po përgatitet për një turne në shumë qytete për promovimin e librit të saj “107 Days,” memoari i saj i ri mbi fushatën e shkurtër presidenciale, i cili do të publikohet më 23 shtator. Kjo do ta vendosë atë më shumë në qendër të vëmendjes publike sesa ka qenë që nga largimi nga posti.
    “Nënpresidentja është mirënjohëse ndaj Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e palëkundur për sigurinë,” tha për CNN Kirsten Allen, këshilltare e Harris.Presidentët dhe kandidatët presidencialë përballen me kërcënime të shpeshta sigurie. Gjatë fushatës së tij presidenciale vitin e kaluar, pati dy tentativa për atentat ndaj Trump.
    Një zëdhënës i Biden refuzoi të komentojë mbi arsyet që e çuan atë të nënshkruante urdhrin për zgjatjen e mbrojtjes së Harris.
    Por ajo që tani do të zhduket nuk janë vetëm agjentët e caktuar për ta ruajtur atë fizikisht 24 orë në 7 ditë:
    Mbrojtja e Shërbimit Sekret përfshin analizë të vazhdueshme të inteligjencës për kërcënimet dhe mbulim të situatave, email-eve, mesazheve dhe mediave sociale.
    Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, u njoftua për heqjen e mbrojtjes së Harris të enjten vonë. Një person i njohur me diskutimet i tha CNN se zyra e guvernatorit nuk mund të komentonte mbi rregullimet ose metodat e sigurisë që mund të aktivizohen si zëvendësim.
    Megjithatë, zëdhënësi i Newsom, Bob Salladay, shprehu zemërim për ndryshimin e bërë nga Trump.“Siguria e zyrtarëve tanë publikë nuk duhet të jetë kurrë subjekt i impulseve të çrregullta dhe hakmarrëse politike,” tha Salladay për CNN.
    Harris, si banore e Los Angeles, mund të marrë gjithashtu mbrojtje nga departamenti i policisë së qytetit. Kryetarja e Los Angeles, Karen Bass, dhe Newsom ishin në kontakt të enjten në mbrëmje për situatën.“Ky është një tjetër akt hakmarrjeje pas një liste të gjatë shkarkimesh, revokimesh të autorizimeve të sigurisë dhe më shumë. Kjo e vendos ish-zv.presidenten në rrezik dhe pres me padurim të punoj me Guvernatorin për të siguruar që Zv.presidentja Harris të jetë e sigurt në Los Angeles,” tha Bass për CNN në një deklaratë.

    Top Channel

  • Rregullatori vulos rezultatin e 11 Majit, të enjten merr fund saga e zgjedhjeve

    Rregullatori vulos rezultatin e 11 Majit, të enjten merr fund saga e zgjedhjeve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, që pritet të miratohet në mbledhjen e Komisionit Rregullator në 28 gusht.

    KQZ publikoi listën me rezultatin përfundimtar për çdo qark.
    Tashmë, hapi i fundit i takon Komisionit Rregullator, që do të mblidhet të enjten në orën 11:30 për të miratuar rezultatin final.

    Top Channel

  • Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, zyrtarizohet të enjten Kuvendi i ri

    Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, zyrtarizohet të enjten Kuvendi i ri

    Komisioni Rregullator (KRR) shpall zyrtarisht të enjten, 28 gusht, rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Në vendimin e miratuar, Komisioni ka pasqyruar numrin e votave të fituara nga çdo subjekt zgjedhor në çdo zonë zgjedhore, numrin e mandateve të fituara nga secili subjekt dhe listën emërore të deputetëve për secilën zonë dhe në rang kombëtar.
    Palët që kanë kundërshtime mund të paraqesin ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e këtij rezultati.
    Ky hap shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe çel rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri.

  • Europa thërret: Dinamo City luan të enjten ndeshjen e parë të play-off ndaj Jagiellonia

    Europa thërret: Dinamo City luan të enjten ndeshjen e parë të play-off ndaj Jagiellonia

    20 Gusht 2025

    17:31

    Telesport

    Dinamo City do të luajë të enjten ndeshjen e parë të fazës play-off të UEFA Conference League. Një rrugëtim shumë i suksesshëm deri tani për dinamovitët, të cilët janë vetëm një hap larg për të shkruar historinë, ndërsa pengesa e radhës është skuadra polake Jagiellonia.
    Një ekip me shumë forcë dhe eksperiencë europiane, por aspak i pakalueshëm. Skuadra e Ilir Dajës e tregoi këtë ndaj gjigandëve kroatë të Hajduk Split, ku në “Air Albania” zhvilloi një ndeshje të madhe, fitoi 3-1 dhe siguroi kualifikimin për në fazën play-off të Conference League.
    Ndeshja e parë Jagiellonia – Dinamo City do të luhet të enjten, më 21 gusht, në orën 20:15, në stadiumin “Stadion Miejski w Białymstoku”.
    Telesport i uron shumë suksese Dinamo City-t në ndeshjen e parë të fazës play-off të Conference League.

  • UEFA Conference League/ Të enjten luhen ndeshjet e para të fazës play-off, arbitrat shqiptarë drejtojnë dy takime

    UEFA Conference League/ Të enjten luhen ndeshjet e para të fazës play-off, arbitrat shqiptarë drejtojnë dy takime

    UEFA Conference League ka arritur në fazën më kulminante, teksa të enjten do të luhen ndeshjet e para të play-off-it, ku skuadrat do të luftojnë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve. Në dy prej sfidave më të rëndësishme të kësaj jave do të vendosin drejtësi arbitrat shqiptarë.
    Në takimin Ba?ak?ehir – U. Craiova, që do të luhet në stadiumin “Ba?ak?ehir Fatih Terim” në Stamboll, arbitër kryesor do të jetë Juxhin Xhaja. Asistentë të tij janë caktuar Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsid Ferataj. Në dhomën e VAR-it do të jenë Kreshnik Bajramaj (VAR) dhe Olsion Yzeiraj (AVAR). Kjo sfidë do të zhvillohet të enjten, më 21 gusht, në orën 19:45.
     
    Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj faze, Sparta Praha – Riga, arbitër kryesor është përzgjedhur Enea Jorgji. Dy asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Florian Lata. Sistemi VAR do të drejtohet nga italiani Aleandro Di Paolo, i ndihmuar nga Albert Doda në rolin e AVAR-it. Ndeshja do të luhet të enjten, më 21 gusht, në stadiumin “Letná” në Pragë, në orën 20:00.
    Ky është një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar, që vijon të jetë i pranishëm në ndeshje të rëndësishme të futbollit europian

  • “Të mërkurën dhe të enjten…”/ 3 shenjat më me fat dhe ato më sfiduese të javës: Nga data 6 gusht…

    “Të mërkurën dhe të enjten…”/ 3 shenjat më me fat dhe ato më sfiduese të javës: Nga data 6 gusht…

    Java nis me një klimë astrale të pasur me lëvizje: Hëna kalon në Luan, Marsi hyn në Peshore nga e mërkura, ndërsa ndikimi i Mërkurit dhe Jupiterit sjell sfida për disa dhe rikuperim për të tjerë.

    Disa shenja marrin hov në dashuri dhe karrierë, ndërsa disa të tjera do ndihen më të lodhura dhe të pasigurta.
    3 shenjat më me fat të javës:
    Binjakët – Java e rilindjes emocionale dhe profesionale
    Kjo javë të vjen në ndihmë në të gjitha frontet: dashuria lëviz drejt emocioneve të reja, dhe puna hap mundësi të papritura për bashkëpunim ose rikthim kontakti me njerëz që ke humbur rrugës. Nëse je vetëm, udhëtimet apo kontaktet me persona nga qytete të tjera sjellin ndjenja të bukura. Të rinjtë janë më të favorizuarit: energjia, kurajoja dhe zgjuarsia të ndihmojnë të lëvizësh me efikasitet. Të hënën dhe të martën ndjehet pak lodhje, por në vijim java përmirësohet në çdo drejtim. Shfrytëzoje këtë moment për të investuar në idetë e tua.

    Peshqit – Qartësi në dashuri dhe fitore në sfida të vjetra

    Një javë e qetë, me një qiell që pastron paqartësitë. Nga e mërkura, me largimin e Marsit nga opozita, mendja dhe energjia stabilizohen. Në dashuri, çiftet mund të mendojnë për hapa të rëndësishëm si martesa apo fëmijë, ndërsa beqarët mund të pajtohen me dikë pas një ndarje. Në punë, je më i kthjellët për të vendosur çfarë ia vlen të vazhdosh dhe çfarë jo. Debatet e mëparshme mund të marrin zgjidhje përfundimtare këtë javë – në favorin tënd. Vetëm të hënën dhe të martën shmang ngarkesën mendore. Qetësia rikthehet.
    Demi – Ndjeshmëri, përkëdhelje dhe stabilitet profesional
    Venusi kthehet në pozicion të favorshëm dhe dashuria rilind. Kjo javë të jep emocione të buta, dëshirë për intimitet dhe për t’u ndjerë i dashur. Beqarët ndihen më të hapur për ndjenja të reja, ndërsa çiftet stabilizojnë marrëdhënien. Në punë, përkundër disa ndryshimeve që kanë ndodhur më parë, tani ke mbështetjen e dikujt me ndikim. Kujdes nga shpenzimet e papritura, por përndryshe situata është pozitive. E diela sjell një rikuperim të plotë në gjendjen fizike dhe shpirtërore. Një javë e butë, me themele të forta.

    3 shenjat më pak me fat të javës:
    Bricjapi – Vendime të vështira dhe energji e konsumuar
    Java nis me nervozizëm të brendshëm. Hëna në shenjë të mërkurën dhe të enjten nxjerr në pah nevojën për qartësi emocionale dhe shpirtërore, por kjo shoqërohet me lodhje. Në dashuri, situatat e pasigurta apo marrëdhëniet në distancë krijojnë stres. Në punë, mungesa e mbështetjes dhe pesha e përgjegjësive të lodhin emocionalisht. Marsi që hyn në një pozicion të ndërlikuar nga data 6 rrit padurimin dhe mund të çojë në prishje marrëdhëniesh apo shkëputje drastike. Kujdes me gjuhën dhe reagimet. Shmang vendimet impulsive.
    Peshorja – Tension i brendshëm dhe vendime të ndërlikuara
    Kjo javë është një përzierje emocionesh dhe sfidash praktike. Në dashuri, edhe lidhjet më të bukura po përjetojnë një distancë që duhet kapërcyer. Nëse ka kërkesa nga një ish-partner ose shpenzime për shtëpi, tensioni rritet. Në punë, ke nevojë për rikthim stabiliteti, por të mërkurën dhe të enjten vjen lodhja më e madhe, sidomos me hyrjen e Marsit në shenjë që sjell nervozizëm. Nëse je i ri, para teje ndodhet një provë ose zgjedhje që nuk është e lehtë. Lodhja mendore rritet. Java kërkon shumë durim dhe vetëkontroll.
    Ujori – Paqartësi në marrëdhënie dhe pengesa financiare
    Jeta sentimentale nuk sjell ndonjë zhvillim të madh – shumë Ujorë po përjetojnë një lloj “ngrirjeje” emocionale, duke mos dashur të përfshihen thellë. Me Mërkurin dhe Diellin në kundërshti, vështirësitë financiare apo ngërçet në pagesa të vonuara shkaktojnë stres. Nëse je në një marrëdhënie pune jo të sigurt, mund të dalin debate për rolin tënd. Vetëm nga e premta, me hyrjen e Hënës në shenjë, fillon të ndjesh një lloj çlirimi emocional. Këshilla: mos shpenzo për kënaqësi të momentit dhe planifiko çdo vendim.