Tag: enjten

  • Avokati i Popullit, Kalaja sfidon Berishën: Të enjten shkoni me një emër në seancë

    Avokati i Popullit, Kalaja sfidon Berishën: Të enjten shkoni me një emër në seancë

    Avokatja Adriana Kalaja, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, i kërkoi Partisë Demokratike që të enjten në seancë të shkojë me një emër për Avokatin e Popullit.
    “Partia Demokratike duhet të fusë të gjithë firmat që ka dhënë për të tetë kandidatët, t’i fusi në garë, fituesin ta vendosë me vendim politik dhe t’ia çojë Taulant Ballës dhe Edi Ramës. Nuk duhet të pyesë Partia Demokratike, ky është një kompleks absolutisht i papranueshëm. Madje, për mua është i panevojshëm që të thuash “nuk po çojmë ne këtë se na rrëzon Taulant Balla”. Atëherë, le të ikë PD-ja nga Parlamenti sepse Balla po i rrëzon çdo gjë”, tha Kalaja.
    “Partia Demokratike të çonte kandidatin e vet. Ka kohë deri të enjten, ta bëjnë me votim. Votimi të jetë i ndershëm, i fshehtë. Nëse unë nuk mbështetem nga PD-ja, nuk mund të kërkoj votat e Partisë Socialiste”, shtoi Kalaja.
    Sipas saj, “ky është vendim politik për t’i treguar opinionit që Avokatin e Popullit nuk e kthen në garë”.
    “Nuk më duket korrekte tërheqja nga gara”, tha më tej Adriana Kalaja.

  • Mësohen arbitrat shqiptarë që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e UEFA Europa League & Conference League

    Mësohen arbitrat shqiptarë që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e UEFA Europa League & Conference League

    9 Dhjetor 2025

    17:21

    Telesport

    Të enjten do të luhen ndeshjet e radhës në kompeticionet europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League.
    Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në dy takime shumë të rëndësishme.
    Në UEFA Europa League, ndeshjen Lyon – Go Ahead Eagles do ta drejtojë Juxhin Xhaja. Asistentë janë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj.
    Në rolin e VAR është skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert.
    Takimi Lyon – Go Ahead Eagles do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00.
    Në UEFA Conference League, ndeshjen Breiðablik – Shamrock Rovers do ta drejtojë Enea Jorgji. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi.
    Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj.
    Ndeshja Breiðablik – Shamrock Rovers do të luhet të enjten në “Laugardalsvöllur”, në Rejkjavik, në orën 18:45.

  • UEFA u beson arbitrave shqiptarë, kush do të vendosë drejtësi në 2 sfida europiane

    UEFA u beson arbitrave shqiptarë, kush do të vendosë drejtësi në 2 sfida europiane

    Ndeshjet e radhës të UEFA Europa League dhe UEFA Conference League do të zhvillohen të enjten ndërsa dy arbitra shqiptarë do të vendosin drejtësi në dy takime shumë të rëndësishme.
    Në UEFA Europa League, në ndeshjen Lyon- Go Ahead Eagles do ta drejtojë arbitri Juxhin Xhaja. Asistentë janë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj.
    Në rolin e VAR është skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert. Ndeshja do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00.
    Në UEFA Conference League, ndeshjen Breidablik- Shamrock Rovers do ta drejtojë arbitri Enea Jorgji. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi.
    Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj. Ndeshja do të luhet të enjten në “Laugardalsvöllur”, në Rejkjavik, në orën 18:45.

  • Një tjetër sulm me anije në Paqësor, Pentagoni njofton se ka vrarë 4 persona

    Një tjetër sulm me anije në Paqësor, Pentagoni njofton se ka vrarë 4 persona

    Pentagoni njoftoi të enjten se ushtria amerikane kishte kryer një tjetër sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të dyshuar për transportimin e narkotikëve të paligjshëm, duke vrarë katër burra në Paqësorin lindor, ndërsa shtohen pikëpyetjet mbi ligjshmërinë e sulmeve.
    Videoja e sulmit të ri u postua në mediat sociale nga komanda jugore e SHBA-së, me seli në Florida, me një deklaratë që thoshte se, me udhëzimin e Pete Hegseth , sekretarit të mbrojtjes, “Task Forca e Përbashkët Southern Spear kreu një sulm kinetik vdekjeprurës ndaj një anijeje në ujërat ndërkombëtare të operuar nga një Organizatë e Caktuar Terroriste”.
    “Inteligjenca konfirmoi se anija po transportonte narkotikë të paligjshëm dhe po kalonte tranzit përgjatë një rruge të njohur të trafikimit të drogës në Paqësorin Lindor. Katër narko-terroristë meshkuj në bordin e anijes u vranë”, thuhet në deklaratë.
    Pamjet filmike treguan një shpërthim të madh që papritur parakaloi një varkë të vogël ndërsa ajo lëvizte në ujë, e ndjekur nga një imazh i një anijeje në flakë dhe tymi të errët sipër saj.
    Ky është sulmi i 22-të që ushtria amerikane ka kryer kundër anijeve në Detin e Karaibeve dhe në Oqeanin Paqësor lindor, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 87 persona që nga shtatori, kur filluan sulmet.
    Sulmi i parë i njoftuar publikisht në gati tre javë, vjen ndërsa Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë kanë luftuar për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me bazën ligjore të fushatës për të vrarë të dyshuarit për kontrabandë droge. Ligjvënësit amerikanë kanë premtuar të hetojnë sulmin e parë të tillë, në shtator, në të cilin dy të mbijetuar që mbaheshin pas rrënojave u vranë në një sulm pasues.
    Hegseth është përballur me kritika gjithnjë e më të mëdha për sulmin e 2 shtatorit pas një raporti nga Ëashington Post se sekretari i mbrojtjes i kishte urdhëruar verbalisht ushtrisë që t’i “vriste të gjithë”. Të enjten, një ligjvënës demokrat paraqiti nene për shkarkim kundër Hegseth, duke treguar për sulmin me anije dhe një raport që zbuloi se ai shkeli rregullat duke ndarë informacione në lidhje me një sulm ndaj Signal, por një përpjekje e tillë nuk ka gjasa të ketë sukses.
    Admirali amerikan që komandoi sulmin u tha ligjvënësve të enjten se nuk kishte një urdhër të tillë për të vrarë të gjithë personat në bord. Megjithatë, Jim Himes, një kongresmen demokrat nga Connecticut, i përshkroi pamjet e sulmit të shtatorit, të cilat thuhet se tregonin dy të mbijetuar të kapur pas rrënojave, si “një nga gjërat më shqetësuese që kam parë gjatë kohës sime në shërbim publik”.
    “Keni dy individë në një gjendje të qartë të vështirë, pa asnjë mjet lëvizjeje, me një anije të shkatërruar”, tha Himes.
    Administrata ka argumentuar se SHBA-të janë në luftë me trafikantët e drogës dhe se sulme të tilla janë të ligjshme sipas rregullave të luftës, por shumica e ekspertëve ligjorë e hedhin poshtë këtë arsyetim.

  • Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

    Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

    Kina do të ofrojë 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët për të ndihmuar në zbutjen e krizës humanitare në Gazë dhe për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit, ka thënë të enjten presidenti, Xi Jinping.
    Xi ka bërë të ditur lajmin gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin francez, Emmanuel Macron pas takimit të tyre në Pekin të enjten.
    Armëpushimi në Gazë ka hyrë në fuqi më 10 tetor, teksa njerëzit atje vazhdojnë të përballen me kushte të rënda jetes, si pasojë e shkatërrimit nga lufta që ka zgjatur plot 3 vjet.
    Teksa faza e parë e armëpushimit të arritur sipas planit 20-pikësh të presidentit amerikan, Donald Trump është gati në fund, nuk është ende shumë e qartë se si do të zhvillohet faza tjetët, e cila parasheh ndër të tjera çështjen më problematike, çarmatosjen e Hamasit.

  • Abissnet Superiore/ Java e 14-të e kampionatit luhet të mërkurën & të enjten

    Abissnet Superiore/ Java e 14-të e kampionatit luhet të mërkurën & të enjten

    ava e 14-të e Abissnet Superiore do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 3 dhe 4 dhjetor.
    Dy ndeshjet e para të së mërkurës janë Teuta – AF Elbasani dhe Partizani – Bylis, në orën 16:30.
    Në “Niko Dovana” do të zhvillohet një duel i fortë mes Teutës dhe AF Elbasanit, ku durrsakët synojnë një tjetër fitore në shtëpi për të ngushtuar diferencën me kreun e renditjes. Ndërsa ndeshja Partizani – Bylis do të luhet në “Arenën e Demave”.
    Në mbrëmje, në orën 19:30, në “Air Albania” do të përballen Dinamo City – Tirana.
    Të enjten, në orën 16:30, do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të, Vora – Vllaznia në “Loro Boriçi” dhe Egnatia – Flamurtari në “Arena Egnatia”.
    Abissnet Superiore, java 14
    Teuta – AF Elbasani                     03.12.2025 16:30
    Partizani – Bylis                             03.12.2025 16:30
    Dinamo City – Tirana                 03.12.2025 19:30
    FK Vora – Vllaznia                         04.12.2025 16:30
    Egnatia – Flamurtari                   04.12.2025 16:30
     

  • Pezullimi i Ballukut, gjyqtarët mblidhen të Enjten për të shqyrtuar kërkesën

    Pezullimi i Ballukut, gjyqtarët mblidhen të Enjten për të shqyrtuar kërkesën

    Të Enjten pritet mbledhja e gjyqtarëve për kërkesën e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen Balluku. Do të vendosë nëse e pranon ose jo kërkesën. 
    Në varësi te vendimmarrjes vendoset edhe për qëndrimin ose rrëzimin e masës së pezullimit të urdhëruar nga Gjykata e Posaçme. Euronews.al

  • Papa Leoni pritet nga Erdogani në Ankara

    Papa Leoni pritet nga Erdogani në Ankara

    Papa Leoni XIV është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Ankara të enjten, në ndalesën e parë të turneut të tij të parë jashtë vendit.
    Më vonë të enjten ai do të shkojë në Stamboll për tri ditë takimesh ndërfetare, të cilat do të pasohen nga pjesa libaneze e udhëtimit të tij.
    Vizita e Leos vjen ndërsa Turqia, një vend me më shumë se 85 milionë banorë, kryesisht myslimanë sunitë, e ka paraqitur veten si një ndërmjetës kyç në negociatat e paqes për konfliktet në Ukrainë dhe Gazë. Ankaraja ka organizuar runde bisedimesh të nivelit të ulët midis Rusisë dhe Ukrainës dhe ka ofruar të marrë pjesë në forcën stabilizuese në Gazë për të ndihmuar në ruajtjen e armëpushimit të brishtë.

  • Matematika/ Bien shanset e Shqipërisë për vazon 2, mbetemi në 3

    Matematika/ Bien shanset e Shqipërisë për vazon 2, mbetemi në 3

    Humbja me Anglinë i ka komplikuar së tepërmi pozitat e kuqezinjve në “play-off”-in e ardhshëm të kualifikueseve të Botërorit, pasi disfata e së dielës na zbret në grupin e parafundit (vazo 3). Pra, e thënë ndryshe, Shqipëria jo vetëm që u mund 0-2 nga Anglia në ndeshjen e fundit të Kualifikueseve, por humbi edhe objektivin më të rëndësishëm të mbrëmjes: vazon e dytë. Fitorja e Ukrainës ndaj Islandës konfirmoi matematikisht vendin e tyre në “play-off” dhe i hoqi kuqezinjve çdo skenar të mbetur për t’u ngjitur në vazo 2.
    Me këtë rezultat, Shqipëria bie përfundimisht në vazon e tretë, pavarësisht paraqitjeve të mira në ndeshjet e grupit. Në fund suksesi i Ukrainës vulosi fatin kuqezi. Shqipëria humbet kështu një mundësi të rëndësishme në renditje, e cila do të kishte ndikuar drejtpërdrejt në shortin e “play off”-it të enjten e 20 nëntorit. Në fakt, Shqipëria do të presë të enjten, për të mësuar rivalin në gjysmëfinalen e “play off”. Fakt është tashmë se kuqezinjtë janë përfundimisht në vazon e tretë, dhe sfidën gjysmëfinale do e luajnë në transfertë. Data e paracaktuar është 26 mars. Përfaqësuese të tjera, mbeten në garë për të ndryshuar fatin e tyre. Në letër ekziston mundësia, që në përfundim të ditës sot të ketë një situatë të re në vazon e dytë.
    Në rast se Gjermania do humbasë ndaj Sllovakisë, atëherë janë sllovakët që kualifikohen direkt. Ky skenar do të vështirësonte gjithçka për kuqezinjtë në “play off”. Fillimisht Gjermania do të vendosej si rival i mundshëm në rast finaleje, ndërsa në anën tjetër do të ishte Polonia që merrte vendin e Sllovakisë në vazon e dytë. Gjithçka do të marrë zgjidhje të mërkruën pasi të jenë mbyllur të gjitha ndeshjet. Ndërsa shorti të enjten do të caktyojë kundërshtarët.

  • Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet

    Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet

    Administrata Trump tha të enjten se taksat e importit për kafenë dhe bananet do të ulen si pjesë e marrëveshjeve tregtare me katër vende të Amerikës Latine.
    Marrëveshjet me Argjentinën, Guatemalën, El Salvadorin dhe Ekuadorin vijnë në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përballet me kritika për mënyrën se si e ka trajtuar ekonominë dhe shqetësime rreth përballueshmërisë së çmimeve.
    Si pjesë e një kuadri fillestar, një tarifë reciproke prej 10% do të mbetet për mallrat nga Guatemala, Argjentina dhe El Salvadori, si dhe një tarifë prej 15% për importet nga Ekuadori në SHBA. Por marrëveshjet do të përjashtojnë produktet që nuk mund të prodhohen në SHBA “në sasi të mjaftueshme”, siç është kafeja.
    Marrëveshja SHBA-Argjentinë trajton gjithashtu aksesin e prodhuesve të mishit të viçit në tregjet e huaja.
    Këtë javë, Trump dhe Sekretari i Thesarit Scott Bessent u zotuan të ulin çmimet e kafesë, të cilat janë rritur me rreth 20% në SHBA këtë vit. Bessent sinjalizoi gjithashtu lehtësim të tarifave për bananet dhe frutat e tjera.
    Zyrtarë të lartë të administratës të enjten veçuan kafenë, kakaon dhe bananet si shembuj të importeve nga katër vendet e Amerikës Latine që janë gati t’i shpëtojnë tarifave.
    Guatemala dhe Ekuadori janë eksportuesit më të mëdhenj të bananeve në SHBA.
    Ndërsa SHBA-të importojnë kafe nga vendet e Amerikës Qendrore, përfshirë Guatemalën, Brazili është eksportuesi kryesor i kafesë në SHBA, sipas të dhënave nga Departamenti i Bujqësisë, dhe nuk mbulohet nga marrëveshja.