Tag: enjte

  • Moti i qëndrueshëm dhe vranësira të lehta në zonat malore, parashikimi për këtë të enjte

    Moti i qëndrueshëm dhe vranësira të lehta në zonat malore, parashikimi për këtë të enjte

    Ditën e Enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa në orët e mesditës do të ketë shtim të vranësirave, kryesisht mbi relievet malore.
    Sipas parashikimeve, në zonat malore vranësirat do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët, të cilat do të ndërpriten në orët e mbrëmjes.
    Era do të fryjë nga drejtimi juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore ajo pritet të arrijë deri në 9 m/s.
    Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, në nivelin 1-2 ballë.

    Top Channel

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 gusht 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 gusht 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e enjte, 14 gusht 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Moti i qëndrueshëm dhe vranësira të lehta në zona malore, parashikimi për këtë të enjte

    Moti i qëndrueshëm dhe vranësira të lehta në zona malore, parashikimi për këtë të enjte

    Ditën e Enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa në orët e mesditës do të ketë shtim të vranësirave, kryesisht mbi relievet malore.
    Sipas parashikimeve, në zonat malore vranësirat do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët, të cilat do të ndërpriten në orët e mbrëmjes.
    Era do të fryjë nga drejtimi juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore ajo pritet të arrijë deri në 9 m/s.
    Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, në nivelin 1-2 ballë.

    Top Channel

  • Parashikimi i motit për këtë të enjte, ja sa pritet të arrijnë temperaturat

    Parashikimi i motit për këtë të enjte, ja sa pritet të arrijnë temperaturat

    Moti këtë të enjte në vendin tonë do të jetë i kthjellët, në pjesën më të madhe të territorit.

    Temperaturat do të arrijnë gjatë ditës së sotme deri në 33 gradë Celsius, maksimalja që pritet të arrihet në mesditë.
    Era do të fryjë me shpejtësi deri në 18m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

    Top Channel

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 7 gusht 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 7 gusht 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e enjte, 7 gusht 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • VIDEO/ Deputetët harrojnë luftën, grushta dhe sherr mes tyre

    VIDEO/ Deputetët harrojnë luftën, grushta dhe sherr mes tyre

    Bota E Enjte, 31 Korrik 2025 18:31
    Kaos dhe dhunë fizike u pa këtë të enjte në Parlamentin e Ukrainës. Dy deputetë u përleshën me grushte para votimit të një ligji vendimtar për rikthimin e pavarësisë së institucioneve kryesore antikorrupsion.
    Incidenti ndodhi gjatë seancës për miratimin e një projektligji të ri që garanton pavarësinë e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit, pas protestave masive që shpërthyen në vend. Ligji kaloi me 331 vota pro dhe asnjë kundër.

    Përplasja fizike mes deputetëve ndodhi në një atmosferë të tensionuar dhe u transmetua drejtpërdrejt, në atë që ishte seanca e parë parlamentare publike që nga fillimi i luftës me Rusinë. Arsyeja e konfliktit nuk u bë e ditur.

  • Dua Lipa ndez Prishtinën

    Dua Lipa ndez Prishtinën

    Showbiz E Enjte, 31 Korrik 2025 16:11
    Dua Lipa ka sjellë një tjetër atmosferë elektrizuese në Prishtinë. Mbrëmjen e së mërkurës, ajo është parë në një nga ambientet më të njohura të Prishtinës, përkrah të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner.
    Çifti ka zgjedhur të kalojë një natë të ngrohtë verore të rrethuar nga miq të afërt, kokteje dhe muzikë, duke shijuar një mbrëmje intime larg skenës, por jo larg vëmendjes së publikut. E veshur me stilin që e karakterizon dhe e buzëqeshur, Dua ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve, duke reflektuar po aq shkëlqim jashtë skene sa edhe mbi të.

    Prania e Duas në qytetin e saj të origjinës ka emocionuar fansat, të cilët mezi presin ta shohin në skenë këtë të premte në mbrëmjen e parë të festivalit “Sunny Hill 2025”. Ndërsa ajo përgatitet për një performancë madhështore, qyteti tashmë ndjen magjinë që vetëm një emër si Dua Lipa mund të sjellë.

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 31 korrik 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 31 korrik 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e enjte, 31 korrik 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Parashikimi i motit për ditën e Enjte

    Parashikimi i motit për ditën e Enjte

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e enjte do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira që do të shoqërohen me reshje shiu.
    Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim dhe jugperëndim. Gradualisht do të kemi shtim vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.
    Era do të fryjë e lehtë, kryesisht nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në bregdet dhe lugina, shpejtësia e erës hera-herës do të arrijë 7-16 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
    Temperaturat në Qytetet Kryesore:

  • Horoskopi i ditës së nesërme, e enjte 31 Korrik 2025

    Horoskopi i ditës së nesërme, e enjte 31 Korrik 2025

    Nga Paolo Fox
    DASHI
    Me këtë Hënë në opozitë, me siguri do të ketë tension. Ka pasur kaq shumë ndryshime në jetën tuaj, shumë prej të cilave edhe ju vetë i keni dëshiruar. Disa njerëz mund të mos i kenë pranuar zgjedhjet tuaja, por kjo nuk duhet t’ju shqetësojë aspak.
    DEMI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 31 korrik 2025), ju jeni krijesa të zakonit, por ndonjëherë futja e ndryshimeve mund të jetë një ndryshim freskues. Nëse keni punë të papërfunduara, është më mirë ta bëni këtë shpejt. Mund të jetë më mirë të adresoni çdo diskutim në fillim të ditës…
    BINJAKËT
    Shumë lajme po vijnë. Dikush mund të ketë marrë disa lajme interesante disa orë më parë. Me këtë Mars në opozitë, mund të përjetoni edhe disa mosmarrëveshje ose tensione me partnerin tuaj. Yjet këshillojnë kujdes.
    GAFORRJA
    Muaji gusht do të sjellë një valë emocionesh të forta dhe të sinqerta në jetën tuaj. Po ndjeni një dëshirë të fortë për të lënë pas muajt e errët. Hëna është në një aspekt të favorshëm, edhe nëse vini nga një fazë ku keni qenë disi të tërhequr.
    LUANI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 31 korrik 2025), jeni të mbushur me një energji të bukur që ju përshkon dhe ju bën të ndiheni mirë. Disave mund të mos u pëlqejë t’ju shohin në qendër të vëmendjes, veçanërisht pasi janë xhelozë dhe ushqejnë pakënaqësi ndaj jush.
    VIRGJËRESHA
    Kohët e fundit jeni mbingarkuar me angazhime dhe përgjegjësi, dhe e gjithë kjo ka qenë një burim stresi për ju. Po e ndjeni peshën e botës mbi supet tuaja, dhe jo të gjithë kanë forcën për të përballuar presionin. Mundohuni të gjeni pak kohë për t’u çlodhur.
    PESHORJA
    Prisni edhe pak. Nga 6 gushti, patjetër që do të keni një qiell shumë më të favorshëm dhe produktiv, por deri atëherë, do t’ju duhet të menaxhoni një periudhë stresi mendor dhe fizik që mund t’ju vërë në provë nervat.
    AKREPI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 31 korrik 2025), kjo Hënë tranzitore në shenjën tuaj sjell një valë të mirëpritur energjie që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë muajit. Të gjitha kushtet do të jenë të përshtatshme për forcimin e marrëdhënieve tuaja dhe rikthimin në lojë.
    SHIGJETARI
    Dëshira juaj për t’u shfaqur është shumë e fortë: nuk duhet të shtypet. Nëse keni investuar kaq shumë energji për të arritur një qëllim që e keni shumë për zemër, së shpejti do të shpërbleheni. Gushti do të jetë një muaj aktiv profesionalisht.
    BRICJAPI
    Nesër – 31 korrik – do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar dhe e tensionuar. Do të përpiqeni të përballeni me çdo sfidë me vendosmëri, edhe nëse gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë siç i keni imagjinuar. Duke filluar nga e shtuna, Hëna do të kthehet gjithashtu në një aspekt pozitiv, duke ju lejuar të shijoni një fundjavë më të relaksuar.
    UJORI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 31 korrik 2025), është dita perfekte për të sqaruar çdo çështje të mbetur pezull. Mos e shtyni për nesër gjithçka që mund të bëni sot, sepse nuk do të merrni të njëjtat rezultate.
    PESHQIT
    Muaji gusht do ta vërë dashurinë në qendër të vëmendjes. Gjatë orëve të ardhshme, do të keni më shumë nevojë për mbështetjen e të tjerëve, qoftë partneri/partnerja juaj, miqtë apo të dashurit tuaj. Empatia juaj do të vlerësohet.