Tag: enjte

  • VIDEO/ Del tym i bardhë nga Vatikani, zgjidhet Papa i ri

    VIDEO/ Del tym i bardhë nga Vatikani, zgjidhet Papa i ri

    Politikë E Enjte, 8 Maj 2025 18:12

    Në raundin e tretë të votimit, nga Vatikani ka dalë tymi i bardhë. Bota katolike ka tashmë një Papë të ri. Tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë të enjte pasdite. Ende nuk dihet kush është përzgjedhur, por pritet që brenda një ore, kardinalët të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine.

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 8 maj 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 8 maj 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e enjte, 8 maj 2025:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 1 maj 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 1 maj 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e enjte, 1 maj 2025:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 1 maj 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 1 maj 2025…

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
    Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira të pakta kalimtare, pjesërisht me re.
    Era do të fryjë me drejtim nga veri me shpejtësi mesatare deri 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të fitojë shpejtësi 6-13m/s, shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 24 prill 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 24 prill 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e enjte, 24 prill 2025:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 17 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 17 prill 2025…

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët nga orët e mesditës fillimisht në zonën e veriut për tu shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit.
    Prej orëve të pasdites deri në mbrëmjen vonë në zonën e veriut reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
    Era ka fryrë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 6m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës fitoi shpejtësi deri 17m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Temperaturat vijojnë të mbeten të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte

    Temperaturat vijojnë të mbeten të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte

    Kjo e enjte do të vijojë të jetë me temperatura të larta.

    Vranësirat nuk do të mungojnë gjatë ditës, teksa pritet të ketë reshje të pakta shiu në zonat veriore, por jo vetëm.
    Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 9°C, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.
    Era do të fryjë me shpejtës mbi 65 km/h, duke shkaktuar në dete dallgëzim deri në 6 ballë.

    Top Channel

  • SYRI TV/ Wall street hapet në rënie këtë të enjte: Përpos pauzës tarifore, tregjet në rënie

    SYRI TV/ Wall street hapet në rënie këtë të enjte: Përpos pauzës tarifore, tregjet në rënie

    Tregjet e aksioneve amerikane kanë pësuar një tjetër tronditje me hapjen e Wall Street këtë të enjte, një ditë pasi pauza e tarifave nga Presidenti Donald Trump ngjalli shpresë për normalizimin e bursave.

    Tre indekset kryesore të Wall Street kanë pësuar rënie të konsiderueshme. Indeksi S&P500 u hap me 2.1%, Dow Jones ra me 1.6% dhe Nasdaq ra me 2.8%.

    Ndërkohë në anën tjetër të Atlantikut, panorama duket po aq e pasigurtë.

    Ndonëse tregjet europiane dhe aziatike panë disa rritje të vogla, duket se ende nuk janë ende aq të forta sa ishin disa javë më parë.

    Pavarësisht disa rritjeve, FTSE i Britanisë së Madhe, Dax i Gjermanisë, Cac 40 i Francës dhe Ibex 35 i Spanjës janë të gjithë akoma më të ulët se sa ishin përpara se Trump të bënte njoftimin e tij për tarifat.

    Të mërkurën, tregu i aksioneve amerikane pati një nga ditët më të mira të tregtimit, me S&P 500 që kërceu 9.5%, në rritjen e tij më të madhe që nga viti 2008. Ky pozitivitet fillestar duket se i ka lënë vendin pasigurisë pasi kompanitë ende janë në mëdyshje se si do të përkthehet për ta pauza tarifore. 

  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte! Temperaturat maksimale arrijnë 22 gradë Celsius

    Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte! Temperaturat maksimale arrijnë 22 gradë Celsius

    Kjo e enjte do të vijojë me mot të kthjellët dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën.

    Nuk do të mungojnë as reshjet e shiut, në pothuajse të gjithë territorin.
    Temperaturat e ajrit këtë mëngjes kanë shënuar rritje, me dy gradë, krahasuar me një ditë më parë (sot 4 gradë Celsius).
    Gjatë ditës temperatura maksimale pritet të arrijë në 22 gradë Celsius.
    Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

    Top Channel

  • Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 3 Prill 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 3 Prill 2025

    Dashi
    Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, pasi do të jetë e mbushur me probleme të sferës profesionale dhe ekonomike. Është një periudhë e mbushur me ulje-ngritje, ku duhet të tregoheni të durueshëm, në pritje të ditëve më të mira.
    Demi
    Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet, pasi kohëve të fundit kanë qenë të shumta. Me gjasë mund të jeni përballur me situata të paparashikueshme, por tashmë duhet munduar që ta mblidhni dorën sa më shumë, aty ku është e mundur. Sa i takon ndjenjave, situata është e tensionuar.
    Binjakët
    Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Mjaft të favorizuara janë takimet, ndaj përfitoni. Keni nevojë që të argëtoheni.
    Gaforrja
    Ju pret një ditë e mbushur me tensione lidhur me sferën profesionale. Ndiheni disi të lodhur për shkak të detyrave të reja dhe përgjegjësive të shumta. Mundohuni që të mos nervozoheni.
    Luani
    Venusi do të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë do të bëjë që të ndiheni më të fortë. Yjet favorizojnë të gjitha projektet e reja, si dhe historitë e reja të dashurisë.
    Virgjëresha
    Kjo e enjte do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe aspak në ritmin e duhur sa i takon punës. Do të ndiheni të pakënaqur, për shkak se nuk do të vlerësoheni siç duhet. Lidhur me disa projekte do të ketë ngadalësime, ende pa nisur mirë.
    Peshorja
    Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të merrni vendime të rëndësishme, madje edhe drastike. Kjo gjë mund të ndodhë edhe në dashuri, nëse jeni përballur me keqkuptime të cilat i keni konsideruar të pazgjidhshme.
    Akrepi
    Do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kësaj të enjteje dhe nuk do të keni aspak dëshirë për të bërë asgjë, shkruan noa.al. Mundohuni që të shkarkoni nervozizmin tek të tjerët, sidomos tek njeriu i zemrës.
    Shigjetari
    Kjo e enjte do të jetë pozitive dhe paralajmëron një periudhë rikuperimi, pas një faze në vend numëro, sidomos sa i takon dashurisë. Mundohuni që të jeni më entuziast, pasi në të kundërt rrezikoni që të mërziteni.
    Bricjapi
    Mund të ketë probleme në sferën sentimentale lidhur me të kaluarën, por që do arrini që ti kapërceni, sidomos nëse arrini që të rifitoni besimin dhe optimizmin. Yjet do të kenë ndikim pozitiv për të lindurit e kësaj shenje, duke bërë që ta rimerrni veten.
    Ujori
    Duhet të mundoheni që të rishikoni shpenzimet, pasi keni nxjerrë shumë më shumë nga sa kanë hyrë. Mund të ketë debate, pikërisht lidhur me paratë.
    Peshqit
    Kjo ditë do të nxjerrë në pah disa probleme në dashuri, ku mund të ketë tensione, ndoshta për shkak të problemeve që keni patur më parë. Mundohuni që të sqaroni gjithçka sa më parë.