Tag: engjëjt

  • “Gëzo me Engjëjt Leandro!” Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë

    “Gëzo me Engjëjt Leandro!” Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë

    Në gjimnazin “Ali Demi” të Vlorës ku mësonte Leandro Shametaj, 17-vjeçari që humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pasi u përplas nga një automjet me shpejtësi, ka rënë heshtja.
    Në klasën ku bënin mësim, Leandro dhe vëllai i tij Dejvi është vendosur një tabelë e madhe që shkruan “Gëzo me Engjëjt Leandro!”.
    Në klasat ku bënin mësim dy vëllezërit binjak, Leandro që humbi jetën dhe Dejvi nuk ka më sot as nxënës, pasi ata nuk mund të mungonin në ceremoninë mortore të 17-vjeçarit.
    Nxënës të klasës së tij dhe ato paralele kanë shkuar sot për të përcjellë për në banesën e fundit Leandron mikun e tyre. Në gjimnazin më të madh të Vlorës, sot mund të konsiderohet ditë zie.

  • VIDEO / “Gëzo me Engjëjt Leandro!” Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë

    VIDEO / “Gëzo me Engjëjt Leandro!” Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë

    Në gjimnazin “Ali Demi” të Vlorës ku mësonte Leandro Shametaj, 17-vjeçari që humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pasi u përplas nga një automjet me shpejtësi, ka rënë heshtja.
    Në klasën ku bënin mësim, Lenadro dhe vëllai i tij Dejvi është vendosur një tabelë e madhe që shkruan “Gëzo me Engjëjt Lenadro!”.
    Në klasat ku bënin mësim dy vëllezërit binjak, Leandro që humbi jetën dhe Dejvi nuk ka më sot as nxënës, pasi ata nuk mund të mungonin në ceremoninë mortore të 17-vjeçarit.

    Nxënës të klasës së tij dhe ato paralele kanë shkuar sot për të përcjellë për në banesën e fundit Leandron mikun e tyre. Në gjimnazin më të madh të Vlorës, sot mund të konsiderohet ditë zie.

  • Sot sërish marshohet në Koçan, kërkohet drejtësi për tragjedinë në ‘Pulse’

    Sot sërish marshohet në Koçan, kërkohet drejtësi për tragjedinë në ‘Pulse’

    Shoqata Qytetare “16 Marsi 2025 Koçani” njofton për sot një protestë të re, të 25-të me radhë, “Marshimi për Engjëjt” e cila do të fillojë në orën 16:05.

    Prindërit dhe qytetarët do të marshojnë nga “Parku i Revolucionit” përmes Qendrës Tregtare dhe ndërtesës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike deri në Stacionin e Policisë.

    Nga atje, marshimi do të vazhdojë deri në Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë në Koçani.

    “Ky marsh është simbol i unitetit, dinjitetit dhe një zëri që kërkon përgjegjësi. Ia kushtojmë engjëjve që nuk do të harrohen kurrë dhe luftës për të vërtetën që ua kemi borxh. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht fesë, etnisë apo përkatësisë politike, të na bashkohen dhe së bashku të tregojnë se drejtësia për engjëjt tanë është mbi të gjitha”, thuhet në deklaratën e Shoqatës “16 Marsi 2025 Koçani”.

    Marshimi zakonisht përfundon nga pika e fillimit në “Parkun e Revolucionit” në Koçan.

  • Odise Plaku: Pa një konkurs dramaturgjie të rregullt dhe të organizuar, shumë autorë ndihen të izoluar

    Odise Plaku: Pa një konkurs dramaturgjie të rregullt dhe të organizuar, shumë autorë ndihen të izoluar

    Në skenat tona vihen vepra të ndryshme, por me rëndësi është dhe zhvillimi i dramaturgjisë kombëtare. Dramaturgu Odise Plaku thotë se për të ndërtuar një skenë teatrore më të pasur dhe më të shumëllojshme duhet që të inkurajohen dramaturgët. Në intervistën për gazetën “SOT” dramaturgu vjen me një rrëfim për aktivitetin artistik, por dhe çfarëndodh sot me prurjet teatrore në skenat tona. Ai shprehet se sot në teatrin tonë ka një rikthim të vëmendjes ndaj krijimtarisë dhe autorëve shqiptarë, por promovimi i dramaturgjisë shqipe duhet të jetë më sistematik dhe më i strukturuar. Sipas tij edhe konkurset për dramaturgjinë kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin e kësaj fushe, sepse ofrojnë një platformë konkrete dhe të strukturuar për autorët që të shprehin krijimtarinë e tyre dhe të përballen me një audiencë më të gjerë. Sezoni artistik që u mbyll solli disa vepra teatrore që mbanin emrin e Odise Plakut si dramaturg, të cilat u vlerësuan dhe me çmime dhe u shfaqën në skena brenda dhe jashtë vendit. Ai shprehet se në këtë fazë të krijimtarisë së tij janë disa vepra të përfunduara, që thjesht presin momentin e duhur për të dalë në dritë.
    -Vepra “Engjëjt” që pas premierës në muajin shkurt në Tiranë vijoi në skena të ndryshme teatrore dhe pjesëmarrje në festivale teatri. Një vepër e shkruar nga ju, me regji nga Naser Shatrolli dhe interpretim nga Vefi Redhi. Në sezonin e vjeshtës, a do të vijojë më tej në skena kjo vepër? Çfarë planesh keni për shfaqjet e ardhshme?
    Po, me siguri që “Engjëjt” do të vazhdojë të jetë në skenë edhe këtë sezon. Kemi një pjesëmarrje të konfirmuar në Kosovë në muajin shtator, dhe jemi duke synuar të shfaqemi edhe në Athinë, si dhe në disa qytete të tjera të vendit. Është shumë e rëndësishme për ne që ky mesazh të arrijë sa më larg dhe të prekë sa më shumë njerëz, duke mbajtur gjallë kujtimin dhe reflektimin mbi ngjarjet e dhimbshme që kemi përjetuar.Tashmë kjo vepër është bërë trup në trupat tanë qoftë të Naserit si regjisor dhe Vefit si aktore, dhe vëmendja jonë e përbashkët është përqendruar në pyetjen “Ku do të jenë engjëjt nesër?”. “Engjëjt” tashmë është një vepër e vlerësuar me çmime të rëndësishme si në festivalin e parë të monodramës “Flas shqip” në Tiranë Vefi Redhi u vlerësua me çmimin “Aktorja më e mirë” dhe Naser Shatrolli me çmimin “Regjisori më i mirë”. Ndërsa në Festivalin Mono Akt në Kosovë u vlerësua me çmimin “Shfaqja më e mirë”.
    -Drama shqipe në skenat tona teatrore trajton tematika të ndryshme, por për ju sa është e rëndësishme vënia e veprave shqiptare në skena?
    Mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që veprat shqipe të jenë prezente dhe të zhvillohen fuqishëm në skenat tona teatrore. Drama jonë reflekton jo vetëm realitetin shoqëror e historik, por edhe shpirtin dhe identitetin tonë kombëtar. Përmes veprave shqipe, ne tregojmë historitë tona, vuajtjet, shpresat dhe aspiratat e një populli që ka kaluar shumë sfida.Kur vepra shqipe vjen në skenë, ajo krijon një hapësirë ku publiku mund të njohë veten, të përjetojë ndjesi të përbashkëta dhe të nisë një dialog mbi temat që janë të rëndësishme për ne. Këto drama na ndihmojnë të ruajmë lidhjen me rrënjët tona kulturore dhe të mbajmë gjallë kujtesën kolektive, veçanërisht për gjeneratat e reja që mund të jenë larguar nga traditat apo që nuk i kanë përjetuar drejtpërdrejt ngjarjet historike.Gjithashtu, dramaturgjia shqiptare ka potencial të madh për të ofruar perspektiva të reja dhe ngacmime që nxisin reflektim dhe ndryshim.Sot në teatrin tonë ka një rikthim të vëmendjes ndaj krijimtarisë dhe autorëve shqiptarë, dhe kjo është një gjë shumë pozitive që dëshmon për një ndërgjegjësim në rritje për rëndësinë e zhvillimit të dramaturgjisë tonë kombëtare. Ka shumë projekte që po realizohen, si shfaqje të reja, festivale teatrore dhe iniciativave që synojnë promovimin e autorëve të rinj dhe të atyre më të njohurve. Ky trend është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon që zëri i dramaturgëve shqiptarë të dëgjohet dhe të çojë mesazhe që lidhen ngushtë me realitetin, kulturën dhe identitetin tonë.Megjithatë, duhet thënë se ende ka shumë punë për të bërë. Promovimi i dramaturgjisë shqiptare duhet të jetë më sistematik dhe më i strukturuar. Po ashtu, për të ndërtuar një skenë teatrore më të pasur dhe më të shumëllojshme, është e nevojshme që të inkurajohen dramaturgët që të eksperimentojnë dhe të sjellin ide të reja, duke mos u ndalur vetëm te temat tradicionale, por duke reflektuar mbi ndryshimet shoqërore dhe kulturore që po ndodhin në shoqërinë tonë. Në këtë mënyrë, dramaturgjia shqiptare do të bëhet më e gjallë dhe më e lidhur me audiencën e sotme, duke krijuar një dialog të fuqishëm mes artit dhe jetës së përditshme. Unë gjej rastin të falënderoj Bashkinë e Tiranës që ka qenë një ndër mbështetësit kryesorë të veprave të mia të cilat kanë parë dritën e skenës, por edhe janë vlerësuar nga spektatori.
    -Ndërkohë që në Kosovë ekziston edhe një konkurs për dramën shqipe, sa shërbejnë këto konkurse për zhvillimin e dramaturgjisë? Si ndikon mungesa e një konkursi të tillë në vendin tonë?
    Konkurset për dramaturgjinë kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin e kësaj fushe, sepse ato ofrojnë një platformë konkrete dhe të strukturuar për autorët që të shprehin krijimtarinë e tyre dhe të përballen me një audiencë më të gjerë. Kur ka konkurse të organizuara dhe të mirëstrukturuara, ato nxisin shkrimtarët të shkruajnë më shumë, të eksperimentojnë me idetë dhe të përmirësojnë stilin e tyre. Një konkurs i tillë është gjithashtu një mundësi që autorët e rinj të njihen dhe të promovohen në skenën artistike, gjë që është shumë e rëndësishme për rinovimin dhe freskimin e dramaturgjisë kombëtare.Në Kosovë, ky model funksionon prej vitesh dhe si autor kam qenë pjesëmarrës në disa prej tyre, madje ka vepra që janë futur  “në rrethin e ngushtë të fituesve” si quhet atje.Mungesa e një konkursi të tillë tek ne krijon një boshllëk në inkurajimin sistematik të autorëve dhe në mbështetjen e krijimtarisë së re. Shumë vite më parë Ministria e Kulturës organizonte një konkurs për dramën shqipe, më parë ishte Teatri Kombëtar që nënte përzgjedhje dhe lexim skenik të pjesëve. Tashmë këto janë zhdukur si praktika.Sot, pa një konkurs të rregullt dhe të organizuar, shumë autorë ndihen të izoluar dhe nuk kanë hapësira të qarta për të nxjerrë veprat e tyre në dritë. Kjo mungesë i bën institucionet tona kulturore më pak dinamike dhe kufizon mundësitë për zhvillimin e dramaturgjisë kombëtare. Për të avancuar, do të ishte e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të rifillojnë ose të krijojnë iniciativa të reja që do të mbështesin në mënyrë aktive shkrimtarët dhe dramaturgjinë, duke e kthyer konkursin në një praktikë të vazhdueshme dhe të përkushtuar. Një konkurs i tillë jo vetëm që do të nxiste kreativitetin dhe do të promovonte vepra të reja, por do të krijonte edhe një sens komuniteti midis dramaturgëve dhe do të fuqizonte skenën teatrale në përgjithësi. Pa këto hapësira të organizuara dramaturgjia rrezikon zhvillimin e saj me prurje të reja.
    -Sezoni artistik që u mbyll solli dy vepra premierë të shkruara nga ju në skenë – monodrama “Engjëjt” dhe komedia “Pleqëri me kusure”, që pati premierën në Fier. Si ka qenë bashkëpunimi për këto vepra me regjisorët? Çfarë keni sugjeruar dhe si është ndërtuar marrëdhënia krijuese?
    Ky ka qenë një sezon shumë i frytshëm për mua nga pikëpamja krijuese dhe bashkëpunuese. Dy vepra të ndryshme në natyrë, njëra monodramë me tematikë tronditëse  si “Engjëjt”, dhe tjetra një komedi sociale si “Pleqëri me kusure” më dhanë mundësinë të shprehem në dy dimensione të ndryshme të dramaturgjisë dhe të bashkëpunoj me regjisorë që i vlerësoj shumë për qasjen e tyre profesionale dhe vizionin që sjellin në skenë. Bashkëpunimi ka qenë me të vërtetë i vlefshëm dhe frymëzues. Unë gjithmonë e kam parë marrëdhënien dramaturg-regjisor si një proces bashkëkrijimi, ku teksti është një pikënisje dhe pastaj merr jetë përmes syrit dhe ndjeshmërisë regjisoriale. Në të dy rastet, kam pasur mundësinë të ndaj vizionin tim mbi veprat, të sugjeroj thekse të caktuara që lidhen me qëllimin tematik, me ritmin, me ndërtimin e karaktereve apo tonin emocional të skenave. Por gjithmonë, këtë e kam bërë në funksion të bashkëpunimit dhe respektimit të gjuhës artistike të regjisorëve.Kur ndjen që puna jote interpretohet me përkushtim dhe ndjeshmëri në skenë, është një ndjesi përmbushjeje shumë e veçantë. Dhe kur kjo përmbushje ndodh në bashkëpunim të hapur e të ndershëm me regjisorët, është edhe më e vlefshme. Në këtë kuptim, ky sezon më ka motivuar që të shoh përpara me dëshirën për të sjellë vepra të reja dhe për të ndërtuar bashkëpunime të tjera artistike që pasurojnë jo vetëm skenën, por edhe vetë procesin krijues. Për mua, çdo bashkëpunim i tillë është një mundësi për të mësuar, për t’u rritur si autor dhe për të kontribuar në teatrin shqiptar. Ndihem me fat që këtë vit isha autori i parë që në MonoAkt përfaqësohesha me dy vepra “Engjëjt” dhe “Amber Alert” një produksion tërësisht grek ku aktorja Georgia Zoi fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”, ndërsa unë si autor me “Mirënjohjen speciale” për veprat e mia.
    -Për lexuesin, ju jeni i njohur për krijimtarinë tuaj në dy zhanre të veçantë: vëllime letrare dhe vepra skenike. Në vijim të rrugëtimit tuaj artistik, çfarë mund të presim? A ka ndonjë projekt të ri që pritet të dalë në dritë?
    Në këtë fazë të krijimtarisë sime janë disa vepra të përfunduara, që thjesht presin momentin e duhur për të dalë në dritë. Më së shumti është letërsi për fëmijë, një zhanër që e dua shumë dhe që më jep kënaqësi të veçantë. Është një botë e pastër dhe e ndjeshme, dhe përmes saj ndiej se lidhem me një brez që ka nevojë për letërsi me shpirt e mesazh.Por në këtë fazë mendja dhe shpirti im është përqendruar në shkrimin e veprave skenike.  Edhe kur nuk kam pasur mbështetje institucionale apo nuk më është inskenuar menjëherë ndonjë vepër, unë nuk kam ndalur së shkruari. Kam shkruar drama, komedi, monodrama, me të njëjtin pasion dhe përkushtim si në fillim. Mbetem gjithmonë në pritje të përgjigjeve për projekte të reja, sepse procesi krijues kërkon jo vetëm frymëzim, por edhe mbështetje dhe bashkëpunim për të marrë jetë në skenë.Aktualisht po shijoj frytet e një pune shumëvjeçare. Kam një kënaqësi të veçantë kur shoh se vepra që ke shkruar vite më parë, më në fund ngjitet në skenë dhe takohet me publikun. Për shembull, drama “Shtëpia e re” u shkrua në vitin 2004, por u vu në skenë në vitin 2024. Po ashtu “Engjëjt”, e shkruar në 2015, mori jetë këtë vit. Kjo më bën të ndihem i plotësuar dhe më tregon se asgjë nuk humbet kur shkruhet me zemër, gjithçka e gjen kohën dhe vendin e vet. Kam ripunuar disa nga veprat e vëna në skenë vite më parë. Unë do të vazhdoj të krijoj, me bindjen se fjala e shkruar dhe ajo e thënë në skenë kanë forcën për të prekur dhe për të ndryshuar.
    Intervistoi: Julia Vrapi

  • Festivali “Flas Shqip” finalizohet me monodramën “Engjëjt”, vepër e Odise Plakut

    Festivali “Flas Shqip” finalizohet me monodramën “Engjëjt”, vepër e Odise Plakut

    “Engjëjt” është vepra e autorit Odise Plakut, që ka në qendër të saj një nënë nga Kosova, që nuk ndalon asnjëherë përpjekjet për të zbuluar misterin e zhdukjes të fëmijëve gjatë gjenocidit serb në Kosovë.

    Monodrama që u interpretua nga aktorja Vefi Redhi finalizoi Festivalin Flas Shqip, dedikuar veprave dhe problemeve shqiptare.
    “U emocionova sepse unë kthehem dhe interpretoj në shqip pas një shkëputjeje shumë të gjatë. Ishte një festival shumë i ngrohtë dhe me aktorë që flasin shqip e që janë nga treva të ndryshme. Dhe nisma të tilla duhet të kemi shumë në Shqipëri, ta duam Teatrin më shumë”, shprehet aktorja.
    Pasi shtatë vepra u ngjitën në skenën e Teatrit Zonja e Bujtinës dhe Teatrit Kombëtar, në natën finale u ndanë çmimet nga juria e përbërë nga Bujar Asqeriu, Bujar Kapexhiu dhe Raimonda Bulku.
    Sipas organizatorëve, ky festival i shërbeu për të rikthyer vëmendjen te dramaturgjia shqiptare dhe për t’u dhënë mundësi artistëve të rinj.
    “Është detyrë e ne të vjetëve që të inkurajojmë të rinjtë sepse teatri ka nevojë për të gjitha moshat”, thotë regjisori Naun Shundi.
    “Është e rëndësishme që të zhvillojmë dhe të stimulojmë dramën shqipe  duhen të flasim shqip, të trajtojmë sa më shumë problematike shqiptare”, u shpreh aktorja Raimonda Shundi.
    Për të krijuar një traditë për interpretët dhe krijuesit e dramës, ky Festivali “Flas Shqip” synon të bëhet një aktivitet I përditshëm.

    Top Channel

  • Monodrama “Engjëjt” me regji nga Naser Shatrolli në festivalin “Flasim shqip”

    Monodrama “Engjëjt” me regji nga Naser Shatrolli në festivalin “Flasim shqip”

    Shfaqja “Engjëjt”, regjinë e së cilës e ka bërë Naser Shatrolli ndërsa autor është Odise Plaku dhe aktore Vefi Redhi që vjen nga Athina këtë mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Tiranës, në natën e fundit të festivalit të monodramës “Flasim shqip” . Genocidi serb ndaj popullsisë së pafajshme në Kosovë, fati i zhdukurve dhe një nënë që kërkon fëmijët e saj në monodramën “Engjëjt”. Monodrama në skenë bashkon tre artistë, dramaturgun Odise Plaku nga Shqipëria, aktoren Vefi Redhi që për këtë shfaqje vjen nga Greqia dhe regjisorin Naser Shatrolli nga Kosova. Dramaturgu Odise Plaku më herët ka thënë se është një vepër e fuqishme, që do të flasë shumë në interpretimin e fortë të aktores Vefi Redhi që vjen në skenë si Hana. Kjo monodramë ka qenë më parë edhe në skena të tjera, ndërsa është mirëpritur nga publiku, por këtë mbrëmje vjen në skenë në kuadër të festivalit “Flasim shqip”. Në vepër është Hana, një nënë kosovare, është në ditët më të vështira të jetës së saj. Bën vite që kërkon t’u dëgjojë edhe një herë zërin fëmijëve të saj, Verës dhe Diellit, që ia rrëmbyen barbarisht ushtarët serbë gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre. Jeta e saj ka humbur kuptimin.
    Nga përballja çdo ditë me të njëjtat gjëra: mediet, institucionet, gjykatat, policinë e deri te kalimtarët e rastit, i duket vetja si një robot, që kryen lëvizje mekanike. Edhe vetë ajo është lodhur nga kërkesa e përsëritur për të mësuar fatin e fëmijëve të saj. Të pagjeturit është një temë e nxehtë në jetën e Kosovës dhe të qytetarëve të saj, pjesë e së cilës është vetë Hana. Ajo ndien neveri për njerëzit e veshur me pushtet të çdo ngjyre politike,pasi përdorin emrat e të pagjeturve për të marrë vëmendje për të ngritur nivelin e pozitës së tyre. Ajo është në dilemë se kujt duhet t’i besojë e kujt jo, madje arrin deri aty sa vë në dyshim besimin ndaj Zotit. I duket se edhe ai po i bën padrejtësi me heshtjen e tij në këto momente të vështira të jetës së saj. Veprat me regji nga Naser Shatrolli janë vënë në skena si në Kosovë, në Shqipëri dhe më tej, por nuk kanë munguar edhe në festivale të ndryshme teatrore, ku këtë mbrëmje vjen “Engjëjt” në festival.