Tag: energjisë

  • Rama në Lezhë, prezanton kandidatët: Mes energjisë së të rinjve dhe për Shqipërinë në BE

    Rama në Lezhë, prezanton kandidatët: Mes energjisë së të rinjve dhe për Shqipërinë në BE

    Kreu i PS-së, Edi Rama e ka vijuar turin e tij këtë të martë në qarkun e Lezhës, ku pas inspektimeve dhe vizitave, mes tyre edhe ai te shtëpia e poetit Gjergj Fishta, ka mbledhur strukturat lokale dhe kandidatët për deputetë. I rrethuar nga të rinjtë ai prezantoi skuadrën e re për Shqipërinë në BE 2030, moto elektorale për këto zgjedhje në fushatën që pritet të nisë. ”Mes energjisë së të rinjve, prezantojmë skuadrën e re për Shqipërinë në BE”, shprehet kryeministri.
    Ai bëri prezantimin e të gjithë kandidatëve emër për emër, dy në listën e sigurtë dhe 7 të tjerët në listën e hapur. Më pas fjalën e mori edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtues politik në këtë qark.

    ”Votoni për numrin 5, PS-në dhe kryeministrin Edi Rama. Lista e kandidatëve është me moshë të re, me përjashtim mua, që ta udhëheqim partinë drejt mandatit të katërt dhe fitoren në këtë qark”, tha Manja, teksa i ftoi mes emocionesh kandidatët në skenë.
    Në fjalën e tij, kryeministri ftoi të rinjtë që të bëheshin pjesë e projektit të PS për të ardhmen europiane të vendit. “Përfituesit më të mëdhenj të 11 majit do jetë gjenerata juaj, për Shqipërinë në BE. Do jeni ju masivisht, që mbështesni planin europian, planin ambicioz për mbyllje negociatash më 2027 dhe anëtarësimin e Shqipërisë brenda kësaj dekade”.

  • Paralajmërohet protestë gjithëpopullore kundër shtrenjtimit të rrymës

    Paralajmërohet protestë gjithëpopullore kundër shtrenjtimit të rrymës

    Nga data 1 prill qytetarët pritet ti marrin faturat e energjisë elektrike me tarifa me të larta.
    Kjo pasi Zyra e Rregullatorit për Energjisë Elektrike ka propozuar rritjen e çmimit të rrymës për 15% nga muaji i ardhshëm.
    E kjo nuk është mirëpritur nga qytetarët në vend.
    Madje, këta, kanë nisur edhe një iniciativë në rrjetet sociale me moton “Asnjë cent më shumë”.
    Themeluesi i kësaj nisme, Luan Hasanaj, ka treguar qëllimin e kësaj fushate.
    “ Pra rritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë është me të vërtetë e papranueshme sepse Kosova edhe ashtu po përballet me rritje enorme në çdo sektor dhe ne nëse rrisim edhe çmimin e energjisë ne e dimë se kjo do të pasohet pastaj edhe me rritje shtesë zinxhirë të çdo çmimi tjetër , qoftë të produkteve apo edhe në prodhimtari industri apo edhe tjerat”, shprehet Hasanaj.
    Madje nëse institucionet e vendit nuk zmbrapsen nga ky vendim atëherë priten edhe protesta gjithë-popullore.
    “Fokusi tani i ZRRE-së është që sa më shumë njërzit të i shkruaj dhe të i tregojnë që ata janë të pakënaqur me ketë vendim që pretendohet të merret dhe krahas kësaj mandej do të angazhohemi për të organizuar një protestë të madhe ku do të ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë e kësaj dhe gjithë së bashku të kundërshtojmë këtë vendim dhe të mos lejojmë marrjen e tij prej anës së ZRRE-së”, thotë Hasanaj.
    E dje gjatë ditës, disa aktivistëve të shoqërisë civile kanë mbajtur një aksion simbolike tek zyrat e ZRRE-së për ta kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Pajisjet shtëpiake që harxhojnë 800 kWh, çfarë ndodh nëse kemi diçka shtesë?

    Pajisjet shtëpiake që harxhojnë 800 kWh, çfarë ndodh nëse kemi diçka shtesë?

    Çdo kilovat mbi 800 kWh, do të paguhet me çmimin e tregut. Ministrja e Energjisë Belinda Balluku në prezantimin e paketës së dy të rezistencës sociale në kuadër edhe të masave të përballimit të krizës energjetike tha se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë kilovati për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kWh.

    Aktualisht një familje shqiptare që harxhon maksimumin e 800 kWh, e paguan 9.5 lekë kilovatin ( 7 mijë e 600 lekë në një muaj ). Ndërkohë nëse një familje do të harxhojë 801 kWh do të paguaj 7 mijë e 600 lekë për 800 kWh, ndërsa 1 kWh do ta paguaj me 42 lekë.

    “Paketa nis me vendosjen e fashës 800 kWh. Pra u përket një grupi të vogël abonentësh. Se janë 4 % e abonentëve familjarë që harxhojnë më shumë.” tha Balluku.

    Kjo fashë do të zgjasë së paku deri më 31 dhjetor. Ndërsa më pas do të rishikohet.

    “Cdo kilovator mbi 800 kilovator është 42 lekë në total. Kjo do të jetë deri më 31 dhjetor më pas do analizohet sërish, për të parë se ku jemi.” tha Balluku

    Ndërkohë është publikuar edhe një skemë se si shpenzon një familje. Këto pajisje të mëposhtme që janë në përdorim të përditshëm, përllogaritur në total për një muaj shpenzojnë 800 kilovator energji, ose 7 mijë e 600 lekë në një muaj.

    Burimi: ABC NEWS

  • Vendimi i ERE/ Ulet çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë

    Vendimi i ERE/ Ulet çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë

    Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë.
    Çmimi i ri i energjisë ulet nga 9.5 Lekë në 8.5 Lekë për konsumin 700 KWH, pra ulet me 1 Lek.

    Ndërsa për konsumin mbi këtë fashë tarifa do të jetë e pandryshuar, 9.5 Lekë.
    Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga data 1 Shkurt 2025 dhe do të jetë në fuqi deri më 31 Dhjetor 2025.
    Ulja e çmimit të energjisë me këto tarifa ishte propozim i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

    Aktualisht çmimi i energjisë elektrike për familjet është 9,5 Lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11,4 Lekë.